Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 161 deri 171 prej 171
  1. #161
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Oliver Schmitt: Nuk ka vijimėsi iliro-shqiptare, mungojnė faktet

    “Shumica e shqiptarėve besojnė se ēfarė mėsuan nė shkollė dhe lexuan e dėgjuan nė media ėshtė e vėrteta e vetme. Atyre nuk ju ėshtė shpjeguar kurrė se historia u shkrua nga njerėz, tė cilėt ishin objekte tė njė programi tė madh indoktrinimi dhe propagande. Vazhdimėsia e elitės dhe presioni i madh politik mbi historianėt bėri qė diskutimi i hapur i historiografisė komuniste tė ishte i pamundur. Aleks Buda, pėrgjegjės pėr shovinizmin kombėtar-stalinist, ashtu sikundėr Arshi Pipa, vendosi ksenofobinė, sllavofobinė, izolimin, homogjeninė etnike dh eunitetin gjuhėsor (dikush mund tė shtojė dhe grekofobinė e ortodoksofobinė) konsiderohet akoma si shtyllė e kulturės shqiptare”

    Oliver Schmitt
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  2. #162
    i/e regjistruar Maska e Akili-A
    Anėtarėsuar
    06-11-2006
    Postime
    2,962

    Pėr: Oliver Schmitt: Nuk ka vijimėsi iliro-shqiptare, mungojnė faktet

    pjesė nga libri

    Kur fillon historia e shqiptarėve?
    Nė kėndvėshtrimin shqiptar, pėrgjigja e kėsaj pyetjeje ėshtė e qartė: shqiptarėt janė populli mė i lashtė i Europės, bashkė me ta nis edhe historia europiane. Nė kėtė vėshtrim, historia shqiptare ėshtė histori e popullit dhe kjo ėshtė e lidhur ngushtė me gjuhėn shqipe. Pėrpara Mesjetės sė vonė nuk kemi ndonjė dokument qė njė shqiptar tė jetė shprehur pėr grupin e vet; pėrpara shek. XIV nuk ekzistojnė tekste tė gjata nė shqip, libri i parė shqip, pėrkthimi i njė meshari katolik nga Gjon Buzuku *1555), na ka mbėrritur nė njė ekzemplar tė vetėm. Pėrpara vitit 1912 nuk ka pasur shtet shqiptar dhe as ndonjė histori politike tė pėrbashkėt tė shqiptarėve. Ngaqė ata, kėto fakte, krahasuar me historinė e fqinjėve nė Ballkan, i ndjenė si deficite, nacionalistėt shqiptarė zhvilluan pėrfytyrimin e njė vijimėsie iliro-shqiptare tė popullit dhe tė gjuhės, qė sot merret si njė e vėrtetė e padiskutuar, por edhe e padiskutueshme. Nė njė krahasim historik europian tė bien nė sy paralelet me njė popull tjetėr tė vjetėr europian jo tė romanizuar, me baskėt, tė cilėt kanė njė histori qė shkon deri nė fillimet e kohės sė re, veē pėrmes dėshmive tė tė jashtmėve, me njė gjuhė qė u pėrdor pėr njė libėr veē nė vitin 1545, me njė prejardhje tė pasqaruar e tė kontestuar ideologjikisht, me njė nacionalizėm qė mbėshtetet nė kufizimin prej fqinjėve, qė janė ndjerė si sipėranė nė kulturė dhe politikė, mbi lashtėsinė e gjuhės dhe ngulmimit.
    Dija jashtėshqiptare pėrpiqet qė nė ēėshtjen e vijimėsisė tė pėrdorė njė qasje mė tė diferencuar. Historia e lashtė e shqiptarėve ėshtė mė tepėr njė problem kėrkimor, sesa objekt i fakteve tė mirėqena. Edhe pse ėshtė e mundshme ta pėrshkruash historinė antike tė trevave tė sotme tė ngulimit tė shqiptarėve, e pra historinė e ilirėve dhe tė bashkėjetesės sė tyre me ngulimet qytetare greke tė bregdetit dhe pushtuesit romakė, prapė se prapė kjo duhet bėrė me rezervėn qė teza e vijimėsisė nuk ėshtė e sigurt…

    “Moti i madh”
    “Moti i madh” e quanin tė ikurit e krishterė arbėr nė Itali tė poshtme, duke vėshtruar pas kryengritjen qė udhėhoqi Gjergj Kastrioti, i quajtur Skėnderbej, kundėr osmanėve, midis viteve 1443 e 1468. Me kėtė kryengritje shqiptarėt mbėrritėn pėr herė tė parė nė vetėdijen e Perėndimit e pėr shekuj tė tėrė pėr shqiptarėt nuk dihej aty ndonjė gjė tjetėr pėrveēse veprave heroike tė luftėtarit kundėr turqve, tė cilat u glorifikuan nga biografi i tij, prifti shkodran Marin Barleti, nė njė nga veprat e shtypura mė tė suksesshme tė Rilindjes. Nė “motin e madh” erdhėn e u bashkuan shtjellat e historisė mesjetare arbre; nė fund tė saj, Arbėria e krishterė u ēua nė varr. Trevėn Arbėri osmanėt e kishin nėnshtruar hap pas hapi midis viteve 1385-1430; por qė ta sundonin atė me tė vėrtetė, sė paku pėrkohėsisht, atyre iu desh njė shekull i tėrė. Kryengritja e Skėnderbeut nuk ishte e vetmja, por falė figurės sė tij udhėheqėse, kjo ishte kryengritja mė e rrezikshme e tė krishterėve tė Ballkanit kundėr osmanėve. I lindur si bir i njė fisniku tė vogėl ortodoks nė krahinėn malore arbre-sllave-vllahe tė Dibrės, ai u ēua nga i ati nė moshė tė re si peng nė oborrin osman, aty ndėrroi fenė nė islam dhe pėrshkoi njė karrierė tė shkėlqyer ushtarake. Por, nė 1443 ai dezertoi nga njė ushtri osmane dhe iu rikthye krishterimit. Vepronte nė aleancė tė ngushtė me Hungarinė, prej vitit 1451 si vasal i Napolit, nga Papėt e Rilindjes i mbėshtetur si “Atlet i Krishtit”…
    Pa ndihmėn nga jashtė, Skėnderbeu nuk do tė kishte mbijetuar 25 vjet. Pėrgjatė vitesh tė tėra u luftua edhe njė luftė vėllavrasėse mes arbrish, tė krishterė kundėr myslimanėsh e kundėr ndihmėsve tė tyre tė krishterė. Frontet shkonin jo vetėm pėrgjatė kufijve tė besimit: Skėnderbeu luftoi kundėr venedikasve tė krishterė, kundėr rivalėve tė krishterė, sikurse ishte dinastia e Dukagjinit nė Shqipėri tė Mesme dhe kundėr trupave ndihmėse ortodokse tė osmanėve. Ishte njė luftė tipike guerile…
    Qė Skėnderbeu me gjithė goditjet arrinte pėrherė tė gjente pasues, kjo kish tė bėnte me karizmin e tij tė fortė dhe adhurimin qė u ngjallte princi i tyre luftėtar malėsorėve. Skėnderbeu e pat braktisur karrierėn e tij tė suksesshme nė ushtrinė osmane pėr t’u hakmarrė pėr vrasjen e t’et; kjo duhet ta ketė shtyrė edhe shpurėn e vjetėr tė familjes Kastrioti drejt kryengritjes. Porse arsyet e thella tė kryengritjes lidheshin me njė tipar themelor nė historinė shqiptare, me mosdėshirėn e banorėve tė malėsisė qė t’ua dorėzonin lirinė e tyre zotėrinjve tė ultėsirės.

    Pavarėsia
    Nė verė tė vitit 1912, kryengritėsit shqiptarė marshuan nė Shkup-krijimi i njė Shqipėrie autonome brenda Perandorisė Osmane po dukej fare i afėrt. Sikur tė mos kishin sulmuar menjėherė pas kėsaj fuqitė ballkanike, pa dyshim qė Shkupi do tė ishte bėrė kryeqytet i njė Shqipėrie me rėndesė pėr nga lindja e maleve e me karakter tė theksuar sunit. Mirėpo ndodhi ndryshe. Kur nė Vlorė, mė 28 Nėntor 1912 u shpall njė shtet i pavarur shqiptar, ky ishte njė akt dėshpėrimi pa tjetėr alternativė dhe jo fundi i lavdishėm i njė zhvillimi tė gjatė. Udhėheqės politikė nė lindje tė maleve, si Hasan Prishtina, Bajram Curri, Isa Boletini apo Nexhip Draga ose ishin zėnė rob, ose kishin marrė arratinė. Nė Luftėn e Parė Ballkanike, Serbia, Mali i Zi dhe Greqia kishin mėsyrė pjesė tė mėdha tė Ballkanit Perėndimor osman. Nė 1913-n ranė Shkodra dhe Janina, trupat serbe marshuan deri nė bregdetin e Adriatikut. Vetėm kėrcėnimeve tė Austro-Hungarisė me luftė e gjithashtu qėndrimit antiserb e antigrek tė Italisė ia detyroi shteti i ri mbijetesėn e vet.


    pjese nga libri "Shqiptaret, nje histori midis Lindjes dhe Perendimit"
    Oliver Jens Schmitt
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Akili-A : 15-03-2013 mė 14:33
    Te gjithe ankohen se s`kane para....por asnje nuk ankohet se nuk ka tru

  3. #163
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt

    pjesė nga libri:

    1. Kur fillon historia e shqiptarėve?
    Nė kėndvėshtrimin shqiptar, pėrgjigja e kėsaj pyetjeje ėshtė e qartė: shqiptarėt janė populli mė i lashtė i Europės, bashkė me ta nis edhe historia europiane. Nė kėtė vėshtrim, historia shqiptare ėshtė histori e popullit dhe kjo ėshtė e lidhur ngushtė me gjuhėn shqipe.

    2. Pėrpara vitit 1912 nuk ka pasur shtet shqiptar dhe as ndonjė histori politike tė pėrbashkėt tė shqiptarėve. Ngaqė ata, kėto fakte, krahasuar me historinė e fqinjėve nė Ballkan, i ndjenė si deficite, nacionalistėt shqiptarė zhvilluan pėrfytyrimin e njė vijimėsie iliro-shqiptare tė popullit dhe tė gjuhės, qė sot merret si njė e vėrtetė e padiskutuar, por edhe e padiskutueshme.

    3. Nė njė krahasim historik europian tė bien nė sy paralelet me njė popull tjetėr tė vjetėr europian jo tė romanizuar, me baskėt, tė cilėt kanė njė histori qė shkon deri nė fillimet e kohės sė re, veē pėrmes dėshmive tė tė jashtmėve, me njė gjuhė qė u pėrdor pėr njė libėr veē nė vitin 1545, me njė prejardhje tė pasqaruar e tė kontestuar ideologjikisht, me njė nacionalizėm qė mbėshtetet nė kufizimin prej fqinjėve, qė janė ndjerė si sipėranė nė kulturė dhe politikė, mbi lashtėsinė e gjuhės dhe ngulmimit.

    4. Historia e lashtė e shqiptarėve ėshtė mė tepėr njė problem kėrkimor, sesa objekt i fakteve tė mirėqena. Edhe pse ėshtė e mundshme ta pėrshkruash historinė antike tė trevave tė sotme tė ngulimit tė shqiptarėve, e pra historinė e ilirėve dhe tė bashkėjetesės sė tyre me ngulimet qytetare greke tė bregdetit dhe pushtuesit romakė, prapė se prapė kjo duhet bėrė me rezervėn qė teza e vijimėsisė nuk ėshtė e sigurt…

    ************************************************** *************************
    Akili-A;
    E t'kurrem historinė e disa shekujve nė 4 shtyllat kryesore mbi tė cilat mbahėrt historia e popullit shqiptar qė sipas Schmitt-it, po ti hiqet njėra shtyll shėmbėt kulla e ėndrrave tona, mirėpo habitemi se si autori zvicranė e fillon albanogjinė vetėm duke filluar qė nag viti 1912 ?
    Mė duhet tė permendim fjalimin e autorit tonė Ismail Kadare i cili iu dha pėrgjigjie tė pranishive nė njė konferenc nė Paris me tematik tė ngjajshme, e drejtuar nga Kristian Gyt nė vitin 1994, tema pra ishte: "letersija shqiptare dhe nacionalizmi nėn diktaturen" ku nė kėtė forum moren pjesė autor shqiptar edhe nga Kosova e Maqedonia ku secili mbronte vepren e tij duke e cilsuar as mė tė madhe as mė tė vogėl se nacioonalizamat tjerė nė Ballkan, ku fatkeqėsishtė sot, populli shqiptar ėshtė tepėr i urtė nė krahasim mė fqinjėt tanė.
    Kur u shtrua nė pyetje edhe vijimsija Iliro-shqiptare, Kadare e tha se," fatkeqėsishtė se, kjo tezė nuk u zbulua nga shqiptarėt por nga dijetar te huajt, qė nga Majeri para gati 200 vitėsh, mbi bazat shkėncore, duke deklaruar se shqiptarėt janė mė periardhje Ilire. Pa dyshim se kjo teori sot i pezmaton nacionalizmat pėr rreth popullit shqiptar, sidomos ato serbe, prandaj sapo dėgjojnė nga Kadare njė fjalė apo lexojnź diku njė rreshtė se shqiptarėt janė vijimsija ilire ata si tė terbuar ngriten tė revoltuar, por duhet tė ju themi se populli shqiptar ėshtė i lashtė, ėshtė e dėshmuar me argumente se rrjedh nga lashtėsija".
    Prandaj duhėt t'iu besojmi kėtyre tź dhėnave e zbulimeve arkeologjike tė Neolitit tė cilat kanė treguar se populli shqiptar ėshtė njė rac europiane e jo aziatike, i pėrketė races dinarike qė jetonte pa nderpre qė nga para historia nė kėto viset e gadishullit. Dhe tani nėse Schmitt-i edhe ky ua mbanė krahun nacionalizmave serbė, nuk mund tė fajsohet kėtu as regjimi komunist as diktatura, sepse fqinjėt tanė shkonin edhe mė tutje, duke elaboruar plane e projekte pźr shfarosjen e shqiptarve, siē e tha edhe Jusuf Buxhovi nė njė konferencė edhe kjo nė Paris por 25 vite pas Kadares, dhe mė kėtė rast pėrseri nacionalzmat serbė u ngriten kundėr historisė shqiptare me vajtimet e tyre te njohura rreth kishes, por Buxhovi ia kthej pergjigjien siē e meritonte serbofili kėshtu; " Sidoqoftė populli shqiptar asnjėherė nuk ka projektuyar plane ndaj zhdukjes sė ndonjė populli tjetėr siē bėri populli serbė nė krye me Akademin e shkencave serbe krijoi plane pėr shfarosjen definitive tź shqiptarve"...
    Dhe tani mezi presim nga autori Oliver Jenes Schmitt, te na dali mė njė libėr ku do na i sqaronte permes argumenteve te tija edhe ēpikjet e fantezirat e nacionalizmit serbė.
    Besoj se njė libėr rreth historisė serbe nga Schmitt do i interesonte mė shumė popullit serbė por me kushtin qė tė mbetet i drejtė nga pikpamjet e nacionalizmave serbė tė hershėm si dhe tė tanishėm, se si ata mbjellin ende urrejtje ndaj popullit shqiptar dhe nuk ndalen...!

    Kėtyre katėr pikave nuk iu pergjigja, t'ia lėmi dikujt tjetėr, mė duket se e kam perseritur disa here; pa diskutim, mbi 80% e popullit shqiptar sot ėshtė i races europiane Dinariko-Adriatike e jo aziatike, pėr mua ky ėshtė njė argument i fortė se populli shqiptar ėshtė pa prejardhje por autokton nė viset ku banojnė sot, nė krahasim tė popujve tjerė fqinjė te cilėt u munduan pźrmes tė elaborimeve e intrigave te tyre nacionaliste e ēnjerzore tentuan ta zhdukin njė popull tjatėr prej tokave te stergjyshve te tyre vetėm e vetem se ishin mė te lashtė se ardhacakėt serbė.

    Pra i nderuari Akill-a, me padurim presim librin rreth historisź serbe nga Schmitt-i, se nźse mź te vertetė AmeriIndianėt ua kanė pru maje hundes emigranteve kźta edhe pse te ardhur, mendoj se duhej te mbrohen, dy duar per njė krye..por, mesa e dini edhe ju, ka ndodhur e kunderta, poashtu edhe mes popullit shqiptar dhe serbė, nėse ende Oliver Jenes Schmitt nuk e ka kuptuar se cili ia trubullon ujin njėri tjetrit, atėherĖ fare mos ti thotė veti jam historianė, prandaj presim historine e nacionalizmit serbė sipas Schmitt-it, unź jam i pari qź do e blej nźse kushton edhe deri 50 euro !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #164
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt

    Ismail kadare i pergjigjet shumė bukur Schmitt-it..nė librin e tij; La Discorde: L'Albanie face ą elle-mźme
    Par Ismail Kadaré
    http://books.google.fr/books?id=4ink...ed=0CDUQuwUwAA
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #165
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Schmitt; Lufta e Skenderbeut , hakmarrje personale.

    Citim Postuar mė parė nga chaos_ Lexo Postimin
    Ylli me gjashte cepa gjendet ne heraldiken e shume fisnikeve te europes anembane dhe domethenia nuk eshte sigurisht ortodokse,,,tek vula e Skenderbeut gjendet dhe ylli me tete cepa, pra ylli i Aleksandrit.
    Lidhjet pagane jane te qarta nuk e kuptoj pse injorohen.
    S'mund te quash ortodokse briret e dhise, as yllin me tete cepa.
    Dhe sa per ta rikujtuar dhe njehere Skenderbeu eshte martuar ne qishbardhe afer kanines...jo ne ardenice.
    manastiri i ardenices eshte ndertuar mbi renojat e tempullit pagan te Artemises pasi e shkaterruan te krishteret, dhe guret i kane marre nga poashtu tempujt e shkaterruar te Apollonise.
    Ylli shumė rremėsh tek kŹto stemat mesjetare e sidomos tek familja Balshaj, vjenė(siē mendohet nga disa historiane) nga Bo de Province, ata mbanin kėtė simbol, por, nuk do thotė kjo se, edhe Balshajt ishin te ardhur me origjine franceze edhese ka dyshime, sepse, ne shumtene rasteve kźto simbole barteshin edhe me martesa, psh. shqipnjen dy krenare e hasim nė kishen e Prizrenit, ngase e bija e Paleologėve ishte martuar me princin serbź Milutinin, prandaj ishte tradit kjo qź te barteshi edhe simbolet nga dera e gruas.

    mė gjėrsishtė:http://renesancailire.blogspot.fr/20...shqiptare.html
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #166
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt

    Skenderbeu dhe letra e Schmitit

    Sikur te donte ta mbronte Skenderbeun, Oliver Schmitt ka patur mundėsi nė kapitullin e librit tė tij aty me disa burime e dokumente tė bashkangjitura nė faqen 532 ku nė Dokumentin e 10 Janarit 1454 nga raporti i dy diplomatve Sceva e Trvulzio qė i drejtohėn mė kėtė mesazh Francesko Sforces ku thuhėt pėrmes kėsaj letre se;

    " ky zoti(ixeenderbek) ėshtė i pa fe dhe se arsyeja e tij pėr ti luftuar turqit ėshtė se ky Skenderbeu i pa fe, ka urrejtje personale kundėr turkut sepse ky turku ia ka vrarė babain e pastaj ky Skenderbeu ėshtė hakmarrur dhe i ka vrarė kėij turkut njė vėlla"...
    Por Schmiti nuk e ka patur qellimin ta mbźshtesi Skendebeun, dihet arsyeja e tij;

    Tani kėtu pėrpiqemi ta ndjekim dhe analizojmi pėrmbajtjen dhe qėllimet e kėsaj letre e shkruar ose nga Sceva del Curte ose nga tjetri, Jacopo Travulzio, qė mbanė datėn 10 Janar 1454 derguar nga Roma por qė kjo letėr ndoshta asnjėherė nuk ia arrijti nė dorėn e marrėsit nź adres te duhur Francesko Sforces sepse, letra e zbuluar nga Schmiti nuk u gjet pranė arkivit tė Dukes nė Milano por diku tjetėr, me ēka pėr mendimin tim i humbėt edhe vlera e kėtij dokumenti, sepse kur ti shohim kėtu mė poshtė qendrimet dhe rrespektin qė tregon Francesko Sforca ndaj personalitetit dhe famės sė Skenderbeut kuptojmi se, kjo letėr e gjetur nga Schmiti qė na vien e futet si njė iriq qė ka nevojėn pėr marrje gjaku, njashtu edhe Schmiti mź duket i till, ringjallet si njė sulltan i ri sikur kėrkon gjakmarrje ndaj heroit tonė Skenderbeut pas 5 shekujve e kjo quhet hakmarrje e gatuar mirź nga ta qe e porositen Schmitin !

    Kėtu sipėr e shkurtova letrėn qė tė bėhėt mė e kjartė, pra Shmit asgjė tjetėr nuk ka bėrė vetėm se ka sjellur njė dokument tė epokės ku bėhėt fjalė pėr njė tė derguar tė Skenderbeut nė Romė dhe emri i tė cilit nuk i dihėt as nuk citohėt se cili ishte ai Ambasador shqiptar, ku ta dijmi se pėr qfarė arsyje apo interesash personale kėta dy perfaqsuesit e Dukes sė Milanos e kanė devijuar mesazhin e tė derguarit tė Skenderbeut duke e pershkruar nė kėtė letėr Skenderbeun pa e parė fare, sepse Skenderbeu nuk ishte prezent aty nź Romė, pra ishte vetem se i derguari i tij, e qė ndoshta ka mujtur te ishte edhe kushdo qoftė ai person pa emėr, njė X personi...ndoshta ishte armik i Skenderbeut ku ti dihėt?

    Le te na gjėje Schmiti pra se cili ishte ky ambasador i Skenderbeut si quhej ai ? te konsultohėt pastaj agjenda e Papes sipas datės, a ishte Papa aty apo jo....nuk ka tte dhāna..kėto letra quhėn mesazhe me permbajtje mashtruse nga dy ambasadoret e Sforces, kur dihet mirė se Sceva punonte pėrsherbimin e mbretit francez, dhe pėr ate ai edhe iku atje nė Francė.

    Pra kėta dy shkruesit e kėsaj letre shenojnė mendime ose thash e theme tė pa sakta, pėr qellime shpifje, kuptohėt se kjo ishte detyra e dy agjentėve tė Sforcės pranė Papes, duhej ta informonin atė se kush hynte e dilte nė oborrin papal..ata informator duhej te shkruanin diēka edhe se nuk kishin informata te sakta..

    Pastaj ėshtė edhe tjetra se, nė vitin 1454, e tėrė bota krishtiane e dinte qė Skenderbeu luftonte kunder sulltanit kėto 10 vitźt e funit, qė nga viti 1443 qe kur e kishte braktisur ushtrinė osmane, pra, kjo letėr e Sceves ėshtė e shkruar 10 vite pasi qė Skenderbeu kishte braktisur sulltan Muratin, si e shihni, po tė ishte kjo letėr e vitit 1443 ndoshta do kishte vlerė mirėpo ėshtė e shkruar 10 vite pasi qė Skenderbeu korrte fitore njėra pas tjetrės kundėr osmanve, prandaj mė duket e pa bazė dhe si njė argument i pa vlefshėm i shfrytezuar nga ana e Schmitt-it kundėr heroizmit tė Skenderbeut.
    (Se do flasim pastaj edhe pėr njė gėnjeshtėr tjetėr kėtu nga Sceva Curte, rreth papes, e keni nė dosjen sipėr ne anglisht tekstin)

    Por ta konsiderojmi se gjoja kjo letra qe ka gjetur Schmiti si dėshmi pėr ta bindur Duken e Milanos (dhe opinionin sot)se Skenderbeu ishte vetėm se njė gjakmarrės

    Si u bė kjo atėhere qė vetė Duka i Milanos nė njė letėr derguar Papes, 10 vite mė vonė, por qė ka rėndėsin e posaēme kjo letėr kundėr tezave Shmitiane se, aty Duka i Milanos ka bindje tjera pėr Skenderbeun dhe krejtė te kunderta ndaj atyre bindjeve qė sot Schmiti i perhap nė opinion pas 500 vitėsh, ku nė kėtė letėr Sforca i lutet Papes qė tė nderhyje edhe tek mbreti i Francės, duka i Savojes, Ferdinandi i Napolit qė ti bashkangjiten Skenderbeut, Gjergj Kastriotit pėr te luftuar nė Shqipėri kundėr Turkut armik te perbashkėt" (nuk jam perkthyes profesinal, kuptohet por kuptojmi kjartė permbajtjen e letres) qe kėtu e keni ne arkivat dukale letren, me ēka kuptojmi se, tentativa e Schmitit me letren e tij qė na paraqet gjoja si hakmarres si qźllim keq pėr te ulur heroizmin e Skenderbeut duket kjartė propagad mashtruese nga ana e tij, sepse kjo leter dėshmon te kundėrten, te gjithė mbretnit e Europes perkrahnin luften e Skenderbeut kundėr turqve.
    Mund te japim perfundimisht opinionin tonė se, sikur te ishte Skenderbeu ndonjė gjakmarrės apo hakmarrės personal, Duka i Milanos nuk do intervenonte me anen e kėsaj letre dhe kjo dėshmi shembė pretendimet e Schmitit i cili ende ėshtė i bindur dhe ka besim tek dokumenti i ambasadorve te Dukės sė Milanos.

    Kjo do thotė se, Shmiti mė shumė iu beson sherbtorve te Sforces se sa besnikeris qė tregon vetė Sforca ndaj Skenderbeuit ?

    Pėr mendimin tim, bindjet e Schmitit nė kėtė rast mbesin te thata e te pa baza dhe mund ti quajmi paragjykime absurde me hamendje feminore dhe asgjź tjetėr !

    Letrėn e keni mė siper edhe nga origjinali por qe kėtu me mundėsit tona e sjellim se paku translatim nė anglishte(lus dashamirė qe njohin mirė italishten e vjetėr te na ndihmoje nė perkthimin e kėsaj letre, flm)

    Parchment 9528
    Publication or manufacture: MILAN, 1464, JULY 30. Date: 1464
    Notes: Notes: MINUTE. - IN ITALIAN. - IN Z. 219. SUP ..

    "Francesco Sforza ALL 'ARCHBISHOP OF MILAN AND DIRECTOR AND SPEAKER AT THE POPE Ducale, STEFANO DE NARDINIS, SEEMS TO ANCONA: FOR 5 OR 6 OF AUGUST, HIS SON WILL TRISTAN' IN COLL 'ARMY Ducale, TOAST FOR EL' ALBANIA, RELATIVE TO JOIN A SCANDERBEG (JOHN CASTRIOT, SAID) AGAINST TURKISH; RECOMMEND TO THE POPE TO BE KING OF FRANCE WITH MODERATE; kinships OF THE DUKE WITH THE MARQUIS OF MANTUA AND WITH THE DUKE OF SAVOY; FERRANDO THE KING OF NAPLES AND THIS MAN ENEMIES. "


    Locations: Perg.9528 Iemale 302

    origjinaliergamena 9528
    Pubblicazione o manifattura: MILANO; 1464, LUGLIO, 30. Data: 1464
    Note: Osservazioni: MINUTA. - IN ITALIANO. - IN Z. 219. SUP..
    «FRANCESCO SFORZA ALL' ARCIVESCOVO DI MILANO E CONSIGLIERE DUCALE E ORATORE PRESSO IL PAPA, STEFANO DE NARDINIS, PARE AD ANCONA: PER IL 5 O 6 DI AGOSTO, IL PROPRIO FIGLIO TRISTANO SARA' IN VIA COLL' ESERCITO DUCALE, PER BRINDISI E L' ALBANIA, AFFINE DI UNIRSI A SCANDERBEG (GIOVANNI CASTRIOT, DETTO) CONTRO IL TURCO; CONSIGLIA AL PAPA DI ESSER MODERATO COL RE DI FRANCIA; DI PARENTADI DEL DUCA COL MARCHESE DI MANTOVA E COL DUCA DI SAVOIA; DEL RE FERRANDO DI NAPOLI E DEI COSTUI NEMICI ».
    Collocazioni: Perg.9528 Iemale 302

    Nė njė libėr qė kam lexuar para do kohe, njė rrėfim i zhanrit historiko romaneske te quajtura opere pėr Skenderbeun ku aty flitet se, gjoja Skenderbeu ka ikur prej oborrit tė Sulltanit pėr shkakun se, ai ishte dashuruar nė vajzen e tij Altaiden, motren e sulltan Mehmetit dhe se gjoja kjo princesha i dergon trupat nė Krujė pėr ta kthyer tė gjallė Skederbeun nė Edrinė tek e dashura e tij Altaida, pra, kėto janė gjėra jo tė dokumentuara por te trilluara qė nė pergjithsi quhen fikcione, prandaj edhe libri i Shmitit mund te quhet vetėm se fikcion, fantezi e thurrur me personazhe historike..".
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #167

    Pėr: Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt

    Hakmarrja shmitiane e Skėnderbeut


    (ose si mund ta perceptojė njė lexues i zakonshėm veprėn e O. J. Schmitt)

    Rralle me ka ndodhur te dal aq i fyer si lexues nga nje liber sic me ndodhi me “Skenderbeun “ e O.J.Schmitt-it . Nuk eshte ceshtja e vleresimit te personazhit, sepse ne gjykimin tim Skenderbeu i ka kaperxyer tashme kufijte historike. Ai, nepermjet nje procesi sublimimi kombetar,eshte shndrruar ne simbol ashtu si flamuri, si himni dhe si i tille mbetet teper refraktar ndaj perpjekjeve per ndryshime. Fyerja lidhet me respektin e autorit per lexuesin. Per Schmitt-in lexuesi , te pakten ai shqiptar,s’eshte tjeter vec nje guak qe gelltit fraza pa i pertypur fare,ndryshe nuk ka si ndodh qe i lejon vetes te deklaroje pa u perpjekur te provoje. Ne librin e vet per Skenderbeun zviceriani O.J. Schmitt krahas shume pikpamjeve jo te zakonshme ne historiografine e heroit, pretendon se kryengritja e tij antiturke e pati zanafillen ne nje motiv personal. Sipas Schmitt-it, Gjon Kastrioti, i ati Skenderbeut, nuk ka patur nje vdekje te natyrshme por eshte vrare me urdher te sulltan Muratit II. Ai e lidh nje leter te zbuluar ne arkivat e dukatit te Milanit me nje ngjarje te ndodhur ne Amasia te Anadollit ku kishte gjetur vdekjen djali i madh i Muratit II, Alaeddin Ali Celebia se bashku me dy femijet e vet te mitur. Kete vrasje, sipas Schmitt-it e ka kryer Skenderbeu per t’u hakmarre ndaj Muratit II per vrasjen e te atit ne maj te vitit 1437. Schmitt-i vete nuk jep ndonje date kur ka ndodhur kjo vrasje hakmarrese por as nuk hyn ne debat me autore serioze qe datojne ngjarjen ne pranvere te vitit 1443.

    Megjithese, sic duket qarte nga pranėvėnia e datave te ketyre ngjarjeve, ne vjeshten e 1443-shit, kur Skenderbeu u ngrit kunder osmaneve, hakmarrja e tij personale , nese do te kish pasur me te vertete,sipas skenarit te Schmitt-it ishte permbushur qe ne pranvere te po atij viti, autori i librit perseri kembengul se kryengritja pati si shkak hakmarrjen e Skenderbeut. Kete pikpamje autori e parashtron dhe e mbron qe ne faqet e para te vepres se vet dhe e perserit si nje leitmotiv here pas here deri ne konkluzionet. Pikpamjeve te meparshme te ngritura nga disa intelektuale shqiptare qe e shikonin Skenderbeun si nje figure mitike, jo reale, te konstruktuar nga Rilindasit,qe e akuzonin se me kryengritjen e tij antiturke e kishte demtuar rende vendin, se ai nuk ishte vecse nje vasal i fuqive te huaja , se nuk pati bere asgje me vlere per bashkimin e popullit dhe vendit,etj., Schmitt-i i shton edhe se Skenderbeu ne luften antiosmane ishte i frymezuar nga motive te vogla personale. Kjo perben te vetmin kontribut te tij origjinal meqenese pikpamjet e tjera qe ai zhvillon ne vepren e vet ishin ne treg prej kohesh. Por pikerisht ketu, ne kontributin e vet original ai deshton me bujshem se kudo.

    Nga shumekush, qe e priti apriori librin e Schmitt-it si nje kryeveper te padiskutueshme e qe hidhte ne kosh te plehrave gjithcka ishte shkruar me pare, pritej qe duke e zhveshur Skenderbeun edhe nga motive te lirise, ta shkurorezonin me ne fund si nje hero kombetar. Por per lexuesin normal qe kerkon te shohe argumenta ne nje veper historike, libri i Schmitt-it nuk ngrihet me lart se nje veper propagandistike. Pikpamja e tij per motivin frymezues te hakmarrjes se Skenderbeut, duke qene nje varg inkonsekuencash logjike dhe e pambeshtetur ne argumenta, eshte ne vetvete pa asnje vlere dhe ndikon se tepermi per ta konsideruar krejt punimin e tij si nje veper tė rendomte me vlera te dyshimta.

    ***

    Duke zbritur ne terrenin konkret ne lidhje me motivin frymezues te fillimit te kryengritjes se Skenderbeut, po kujtojme se prova e vetme e Schmitt-it eshte letra e meposhtme kurse gjithcka tjeter eshte interpretim i tij:

    “Mberriti ketu nje kalores i derguar i nje zoti qe dikush thote eshte nga Greqia e dikush nga Arberia, zot i quajtur Xandrebech , eshte i pafe dhe i kerkon papes qe t’i dergoje 10.000 luftetar e ai do vere te vetet te shumte ne numer per te sulmuar turqit e kete jo per ceshtje feje pasi ai eshte i pafe por per arsye te urrejtjes personale qe ka kunder turkut , se ky turk ka vene t’i vrasin babane e atij zotit e ky zot ka vene te vrasin nje vella te turkut.”

    Kjo leter i eshte derguar dukes Francesco Sforza te dukatit te Milanit prej te derguarve te vet ne Rome, diplomateve apo ambasadoreve Sceva de Curte dhe Jacobo Trivulzio me 10 janar 1454. Letra eshte shkruar e derguar , shtatembedhjete vjet pas vrasjes se supozuar te Gjon Kastriotit(1437) dhe njembedhjete vjet pas fillimit te kryengritjes se Skenderbeut kunder turqve(1443).

    ***

    Po analizojme me poshte gjithe elementet e informacionit qe ofron letra e mesiperme se bashku me interpretimet e Schmitt-it :

    Qe te mbeshtese motivin e hakmarrjes se Skenderbeut Schmitt-it se pari i nevojitet vrasja e Gjon Kastriotit

    Sipas Schmitt-it : “..Ivan Kastrioti pra, me 2 maj 1437 nuk pati vdekur nga nje vdekje e natyrshme, por ishte vrare me urdher te Muratit II.”

    Per Gjon Kastriotin dihet pak se si e kishte perfunduar jeten e vet. Schmitt-i sjell nje te re, qe Gjon Kastrioti nuk kishte vdekur sic pranohej gjeresisht, por ishte vrare dhe vrasesi ishte Sulltan Murati II. Kete date Schmitt-i e vendos duke iu referuar nje perfundimi te historianit bullgar I. Dujcev. Por edhe ne dokumentet serbe te studiuara nga Dujcev, si dhe te disa kronisteve turq , thjesht permendet vdekja e Gjon Kastriotit, pa bere fjale per ndonje vrasje. Schmitt-i e konfirmon perfundimisht vrasjen e Gj.Kastriotit duke sjelle si prove raportin e dy ambasadoreve milaneze zbuluar se fundmi prej tij. Ende pa i hyre brenda permbajtjes se raportit ne fjale eshte normale te shtrohet pyetja nese versioni i vrasjes se Gjon Kastriotit ka ndonje mbeshtetje tjeter. Si rregull ne shkencen historike cdo e dhene burimore kerkohet te jete e mbeshtetur nga nje tjeter alternative, qe te mund te jete seriozisht e perdorshme. Per shembull, ne rastin e Barletit, eshte i pergjithshem opinioni se te dhenat historike qe ai jep mund te perdoren vetem kur ato verifikohen nga burime te tjera direkte apo terthorazi, perndryshe mbeten vetem hipotetike ne pritje per t’u provuar apo hedhur poshte.Vetkuptohet se po te kishte ndonje te dhene tjeter Schmitt-i do ta kishte sjelle. Pra mbetet vetem nje e dhene, letra e dy diplomateve milaneze qe ben fjale per motivin e kryengritjes se Skenderbeut. Qe ketu, ngrehina e Schmitt-it ndertuar vetem mbi kete te dhene, behet e brishte ne pikpamje historike.

    Nje dyshim serioz vjen nga Gjon Muzaka, bashkekohes dhe bashkeluftetar i Skenderbeut. Si i tille ai mund te konsiderohet nje deshmimtar sypames(ocular) dhe cdo e dhene e tij nuk mund te anashkalohet lehte. Edhe per vete Schmitt-in Muzaka eshte nje deshmimtar i besueshem, sipas tij “..nuk ka ndonje arsye te mos besohen shtjellimet e tij per origjinen e Kastrioteve.”, por dhe i rendesishem sepse “…[Muzaka].. pasqyron kujtesen e fisnikerise arbere, nuk ndjek pra rrefimin disi zbukurues te Barletit qe glorifikon Skenderbeun.” Sipas perkthimit ne anglisht te R.Elsie, Gjon Muzaka deklaron : “When his father died, he escaped from the sultan..” . Pra Muzaka flet per vdekje, jo per vrasje. Ketu, se pari, mund te diskutohet se, ndonese Muzaka perdor “ vdekje” nuk mund te perjashtohet “vrasja” nisur nga nje logjike semantike. Pra mund te kete qene nje vdekje shkaktuar nga nje vrasje. Mund te thuhet qe Muzaka i bie shkurt, thote vdiq duke mos u marre me shkakun e vdekjes qe mund te kete qene vrasja.

    Formalisht eshte nje logjike qe qendron. Por ne histori asnje e dhene sido qe te jete nuk mund te neglizhohet, sidomos ne kete rast konkret kur te dhenat jane minimale. Atehere, pra, eshte fare me vend te shtrohet pyetja perse Muzaka flet kaq thate, nuk jep asnje detaj per vdekjen e Gjon Kastriotit ne kundershtim me zakonin e tij per te dhene hollesira pothuaj ne te gjitha rastet qe permend madje edhe per persona fort me pak te rendesishem se Gjon Kastrioti .(“.. whose husbands had been slain in fighting”, “..his brother, was slain in warfare with the aforementioned sultan, “The sons died in Hungary, and the father, Lord Gjin, was slain by the Turks”, “The Turks captured all the five sons and murdered them by breaking their bones with hammers.”, “murdered the two of them for what they had done..”,”.. father died a little earlier, not only of old age, but also of suffering and despair,”.. who was slain in Persia.” etj.) Vete Gjon Kastrioti ishte nje nga personat me te rendesishem te kohes se vet ne Arberi, por ai u be akoma me i rendesishem me pas si i ati i Gjergj Kastriotit . Muzaka eshte fare i ndergjegjshem per kete. Megjithate Gj.Muzaka flet fare shkurt per rrethanat e vdekjes se Gjon Kastriotit, ketij personi kaq te njohur. Ai thote vetem “pas vdekjes..”

    Ne kete rast ka dy mundesi: ose Muzaka nuk e ka ditur kurre se Gjon Kastrioti ishte vrare nga sulltani, pra s’mund te shkruante gje per vrasje ose Gjon Kastrioti thjesht ka pasur nje vdekje te natyrshme, nuk eshte vrare, dhe Muzaka ka treguar ate qe ka ndodhur besnikerisht duke folur shkurt sepse vdekja natyrale e nje plaku nuk eshte ndonje ngjarje e jashtezakonshme. Per rastin e pare duket vertet e pamundur qe Muzaka te mos kishte dijeni ne rast se Gjon Kastrioti ishte vrare nga sulltani. Ata ishin fqinj, “nje vrap pele” i ndante kullat e tyre. Eshte e pamundur te supozosh se gjema e vrasjes se Gjon Kastriotit te mos arrinte dot ne oborrin e Muzakajve, qe keta te mos merrnin pjese ne zine e Kastrioteve e aty te degjonin c’kishte ngjare e si kishte ngjare. Vrasja nga sulltani e Gjon Kastriotit do te kishte qene nje eveniment per gjithe hapesiren arberore, jo vetem per fqinjin Muzaka. Por Muzakajt kishin edhe lidhje krushqie me Kastriotet. Gjon Muzaka sqaron se : “The said Scanderbeg married the daughter of Lord Arianiti Comnenus and this lord sent my father, Lord Gjin, as a matchmaker because the said Lord Arianiti was the brother in law of my father.” Doniken, gruan e Gjergj Kastriotit vete Gjon Muzaka e kishte vajze halle. Duke qene ne lidhje farefisnore kaq te aferta eshte afermendsh qe Gj.Muzaka duhej te dinte me teper se c’dihej zakonisht per Kastriotet. Dhe ai dinte jo vetem per Gjon Kastriotin si zot i Matit, per marredheniet e tij me sulltanin , por ai dinte edhe per gjyshin e Skenderbeut , Pal Kastriotin, qe :.” He ruled over no more than two villages, called Signa (Sinja) and Gardi Ipostesi.(Gardhi poshtem)”, dinte edhe qe:”.. how they were related to the Marquis of Tribalda. Let me inform you that they were related to them through his wife..” Ishte pra fort i informuar per familjen Kastrioti dhe nuk mund t’i shpetonte nje ngjarje e shenuar si ajo e vrasjes se Gjon Kastriotit nese vertet kishte ndodhur. Por Muzaka flet vetem per thjesht “vdekjen” e Gjon Kastriotit pa asnje te dhene tjeter.

    E pare nga nje kah tjeter, nese vrasja e Gjon Kastriotit do te perbente arsyen e pare te nisjes se kryengritjes se Skenderbeut kunder sulltanit, sic pretendon Schmitt-i , Muzaka nuk mund ta linte jashte kete arsye madhore kur tregon me saktesi marrjen e Krujes dhe fillimin e organizimit te kryengritjes. Fakti qe nuk e permend as terthorazi, do te thote se nuk ka qene realisht ne vargun e arsyeve madje as preteksteve per te nisur kryengritjen. Muzaka ishte edhe pjesemarres ne kryengritje, ishte bashkeluftetar kunder sulltanit dhe do te ishte jashtzakonisht e cuditshme te mos dinte se per c’arsye kishte filluar kjo kryengritje. Dhe po aq e cuditshme eshte njekohesisht te mos flase ne kujtimet e veta per kete arsye madhore te fillimit te kryengritjes. Si perfundim, eshte rrjedhoje logjike, qe per Gjon Muzaken , vdekja e Gjon Kastriotit ka qene nje vdekje natyrale dhe jo nje vrasje. Mirepo Gjon Muzaka eshte nje deshmimtar shume i rendesishem i epokes dhe deshmia e tij shkon perkunder tezes se Schmitt-it se Gjon Kastrioti u vra nga sulltan Murati II. Deshmia e Muzakes ne mos e rrezon tezen e vrasjes se Schmitt-it e ve ate ne nje pozite shume te veshtire duke ia lekundur seriozisht themelet. Duke qene keshtu letra e dy ambasdoreve milaneze, nisur edhe nga permbajtja e saj si nje thashethem pazari duket teper e dyshimte per te qene nje dokument historik me vlere.

    Pervec Muzakes mund te sjellim ne vemendje edhe nje tjeter bashkekohes, Papen Piu II,me shkrimin e vet “De Europa” , i cili sipas Schmitt-it “.. i njihte mire rrethanat e familjes Kastrioti, kur tregon per t’ane e Skenderbeut dhe veren se ky si mysliman kishte mbajtur emrin Camusa(Hamza)”.(fq.333) e megjithate nuk permend kund vrasjen e Gjon Kastriotit , megjithese papati ishte njoftuar zyrtarisht nga diplomati i Skenderbeut sipas letres se ambasadoreve milaneze me 1454 sic i rezulton Schmitt-it. Kjo heshtje e bashkekohesve te shquar per nje vrasje politike ne Arberine e kohes perben nje argument serioz perkunder vleres se letres se diplomateve milaneze dhe interpretimin e Schmitt-it.

    ***

    Per t’i dhene besueshmeri motivit te hakmarrjes se Skenderbeut, Schmitt-i i drejtohet Kanunit :

    “Po te kemi parasysh se e drejta zakonore e arberve gjellonte qysh ne mesjete , ai [Skenderbeu] s’kishte tjeter rruge pervec se te ruante nderin e tij. I duhej te merrte gjak nga ajo familje qe kishte derdhur gjak: kjo ishte dera e osmaneve.”(fq.58)

    A eshte e mundur qe nje figure e shquar ne shume fusha ( sic e pershkruan edhe vete Schmitt-i), si ajo e Skenderbeut te binte pre e Kanunit, kjo eshte ne vetvete mjaft e dyshimte. Schmitt-i nuk ndjehet aspak i detyruar ta provoje kete pohim te vetin por atehere duhet te prese qe edhe lexuesi nuk eshte i detyruar ta besoje. Historine ne kete menyre, duke ngjizur fraza pa sjelle prova, mund ta bej kushdo. Po mbushej shekulli qe arberit ishin ne lufte me turqit, Sulltanet kishin vrare e prere por s’ka asnje precedent qe ndonje fisnik arber te kishte kerkuar hakmarrje sipas Kanunit ndaj sulltanit vrases. Asgjekundi nuk ka ndonje deshmi qe mund te na shtyje te pakten te supozojme se edhe me Skenderbeun mund te ndodhte qe te hakmerrej me kanun. Se si e kupton kanunin Schmitt-i s’mund ta dijme por edhe pa patur ndonje njohje te vecante, ka nje logjike elementare qe sugjeron se kanuni mund te zbatohet ne nje territor dhe popullate qe e njeh dhe e pranon ate, kanunin. (Ajo qe quhet personaliteti i ligjit njihet qe ne kohen e romakeve.) Te kerkosh te zbatosh kanunin jashte areal-it te vet eshte po aq pa kuptim sa te kerkosh per shembell, te luash shah me nje partner qe nuk i di rregullat e lojes. Keshtu te pretendosh te zbatosh kanunin me nje te huaj qe as e njeh, as e pranon dhe as e zbaton, eshte jo thjesht nje absurditet , por nje vetevrasje e sigurt. Dhe sado mungese respekti te kemi per inteligjencen e Skenderbeut deri ne kete pike nuk mund te zbresim.

    Po te kerkosh te shikosh pas perdes, nuk eshte e veshtire te kuptosh se elementi “kanun” i nevojitet Schmitt-it per ta shtrenguar personazhin e vet Skenderbe te kryeje hakmarrje ndaj sulltanit me cdo kusht. Pa qene i detyruar nga kanuni Skenderbeu edhe mund te mos e kryente hakmarrjen personale, por atehere motivi vetjak i fillimit te kryengritjes nuk do te mund te formulohej dhe do te mbetej vetem motivi i lirise. Mirepo kjo nuk do t’i shkonte per shtat Schmitt-it sepse per te Skenderbeu nuk eshte luftetar i lirise por nje feudal mesjetar ndonse i talentuar, i motivuar nga interesa vetjake, qe per nje kombinim rrethanash perfundoi ne udheheqje te rebelimit arberor kunder turqve. Per Schmitt-in Kryengritja e 1443-shit duhet te mbetet patjeter nje raison d’etat. Kujtojme se sipas kanunit te Skenderbeut “gjaku shkon per gisht” qe do te thote se gjakmarrja bie vetem mbi vrasesin dhe jo mbi farefisin e tij, ne ndryshim nga kanuni i Leke Dukagjinit ku “gjaku shkon per fis”, qe do te thote se gjithe farefisi preket nga hakmarrja. Ose sipas nje formulimi tjeter “gjaku mbetet per faj” sipas L.Dukagjinit dhe “ gjaku nuk ngelet per faj” sipas kanunit te Skenderbeut. Ne qofte se ne kohen kur jetoi zbatohej vertete kanuni dhe Skenderbeu e nderonte dhe e zbatonte ate , atehere ai ishte i shtrenguar prej kanunit te merrte hak vetem ndaj vrasesit , dmth vetem ndaj Muratit II in persona dhe jo ndaj fisit apo familjes se tij. Atehere pra Schmitt-i duke kerkuar prej Skenderbeut te hakmerrej me kanun i jep automatikisht atij alibine per vrasjen e Alaedinit dhe djemve te tij: Skenderbeut i ndalohej me kanun vrasja e kujtdo nga fisi Muratit II, pervec ketij vete .

    Por Schmitt-i kembengul me papergjegjshmeri feminore kur, ndonese e njeh dallimin midis dy kanuneve dhe pohon se tek “Kanuni i Skenderbeut numri i njerezve qe kercenohen me gjakmarrje eshte shume me i ulet” e megjithate e “detyron” Skenderbeun ne shkrimin e vet te hakmerret ndaj tre personave per te marre gjakun e nje njeriu te vetem,( te te atit te vet) dhe per me teper te hakmerret jo ndaj vrasesit por ndaj fisit duke zbatuar keshtu kanunin e Leke Dukagjinit. Ky eshte nje absurd i paster sepse te mendosh qe Skenderbeu nderonte kanunin e Lekes dhe jo te vetin eshte jashte cdo common sens-i, jashte cdo logjike elementare, jo vetem historike. Rikujtojme se Skenderbeu, gjithnje sipas Schmitt-it, projekton dhe udheheq nje komplot te fshehte me pjesemarrjen e figurave kryesore te oborrit otoman dhe me 1443 realizon vrasjen e princit trashegimtar Alaeddin Ali Celebiut, birit te preferuar te Muratit II. Keshtu per t’u hakmarre per vrasjen e te atit, Gjon Kastriotit, Skenderbeu kishte vrare prej familjes se gjaksit, Muratit II, jo nje por tre anetare , Alaeddinin dhe dy djemte e tij te mitur,6 dhe 18 muajsh, nje vrasje makabre duke i mbytur ne shtrat ndersa flinin. Duke qene se Schmitt nuk jep ndonje date per vrasjen e Alaeddinit, as e kundershton F.Babinger-in qe e daton ne pranvere 1443, atehere nuk kemi pse te mos e pranojme kete te fundit, te pakten per momentin. Pra, para se te fillonte kryengritja, Skenderbeu ne vjeshte te 1443-shit ishte hakmarre tashme. Ai jo vetem ishte krejt ne rregull me Kanunin (madje ishte hakmarre jo nje here por disa here), por edhe e kishte tejkaluar te drejten kanunore. Gjakun e nje plaku e kishte shpaguar me tre te rinj, midis te cileve dy femije, te gjithe te ekzekutuar ne nje menyre te perbindshme.Kanuni ishte zbatuar dhe tejkaluar, hakmarrja vetjake ishte konsumuar dhe tashme ishte Murati, jo me Skenderbeu qe i lindte e drejta e hakmarrjes. Atehere per c’hakmarrje Skenderbeu duhet te mobilizonte krejt principaten e vet, te mblidhte princat ne kuvend ne Lezhe e te mobilizonte pastaj krejt Arberine kur hakmarrja e tij personale ishte realizuar me se miri, madje tejkaluar? S’do mend se jo per hakmarrje personale. Per te kuptuar kaq nuk eshte e nevojshme te jesh historian, jemi gjithnje ne fushen e logjikes.

    ***

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    Kreksi (08-06-2015)

  9. #168

    Pėr: Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt

    Duke u kthyer tani tek letra e diplomateve milaneze per te analizuar se c’konkluzione mund te nxirren.

    Le t’i referohemi edhe njehere tekstit:

    “ Mberriti ketu nje kalores i derguar i nje zoti qe dikush thote eshte nga Greqia e dikush nga Arberia, zot i quajtur Xandrebech , eshte i pafe …..por per arsye te urrejtjes personale qe ka kunder turkut, se ky turk ka vene t’i vrasin babane e atij zotit e ky zot ka vene te vrasin nje vella te turkut.”

    a - ”..eshte i pafe”- qe duhet te nenkuptoje se meqe milanezet ishin te krishtere, “zoteria i pafe “ te jete i fese islamike.

    Eshte e njohur qe ne boten e krishtere , te pafe quheshin vetem islamiket. Pra, per raportuesit milaneze ne vitin 1454 Skenderbeu eshte nje zoteri i fese islamike. Dihet nga shume burime qe Skenderbeu u kthye ne fene e krishtere sapo mori Krujen. Gjon Muzaka thote tekstualisht :”All the rulers of Albania rejoiced at the event and Scanderbeg immediately became a Christian.” Skenderbeu pra me 1454 jo vetem nuk ishte i pafe por vete papa e kishte shpallur “athleta Christi”. Keshtu, se pari, informacioni i dy milanezeve eshte kryekeput i gabuar, se dyti, ata nuk e kane takuar kaloresin ambasador te Skenderbeut sepse perndryshe do te kishin informacion te sakte. Nje informacion kaq i gabuar mund te mblidhet vetem nga burime fare te pasigurta. Qe eshte i tille, pra i pasakte, e pohon vete Schmitt-i , ne shenimin e vete te f.57 ku thote : “Njoftimin se Skenderbeu qenkish nje i pafe, diplomati milanez e korrigjoi pak me vone, por nuk eshte korrigjuar njoftimi per vrasjet.” Ketu , pervec proves qe informacioni i pare prej ambasadorit milanez eshte jo vetem i pasakte por i gabuar (dhe per kete arsye ky me pas e ka korrigjuar), mund te supozojme qe ambasadori te kete bere nje korrigjim te dyte ne lidhje me vrasjet dhe qe ky mund te kete humbur apo Schmitt-i nuk e ka gjetur ende. Gjithsesi duke qene nje informacion i korrigjuar, supozimi i mesiperm eshte legjitim por pertej kesaj, ajo qe mund te konkludohet ne kete rast eshte se i gjithe informacioni i ambasadorit milanez vihet rendshem ne dyshim .

    b - “..dikush thote eshte nga Greqia e dikush nga Arberia..”

    Nga vete teksti rrjedh se ambasadoret milaneze nuk jane takuar me kaloresin e derguar te Skenderbeut. D.m.th. keta nuk e kane degjuar historine e vrasjes nga ambasadori i Skenderbeut in persona sepse formulimi do te ishte ndryshe. Po qe se do ta kishin marre informacionin direkt nga ambasadori Skenderbeut keta do ta dinin sakte se ky Xandrebech ishte zot i Arberise dhe se quhej Scanderbeg. Ketu jo vetem theksohet edhe njehere pasaktesia e informacionit por evidentohet qarte edhe burimi i informacionit i ngerthyer ne togfjaleshin : “ disa thone …disa [te tjere] thone …” . Ambasadori ketu duhej te kishte bere nje korrigjim te dyte te mevonshem, qe Skenderbeu eshte zot i Arberise, korrigjim qe do te ishte me i domosdoshem se ai per perkatesine fetare, meqe asnjehere nuk eshte vene ne dyshim qe ai ishte zot i Arberise. Por Schmitt-i nuk raporton per ndonje korrigjim te dyte, per te cilin perseri mund te supozojme se ka humbur ose nuk eshte gjetur. Por pavaresisht nga kjo, prej ketyre elementeve te permendura evidentohet ne menyre te perseritur qe informacioni i ambasadoreve milaneze rezulton i gabuar. Dhe per pasoje ne teresine e vet i dyshimte. Ky tip informacioni duket qe vjen prej vulgut, me sa duket prej te papunesh, sarhoshash a prostitutash qe terhiqen nga shkelqimi i veshjeve te “ambasadoreve milaneze”, rrugeve e pijetoreve te pazarit te Romes. ( njerezit te zene me pune, ata qe shesin e blejne, s’kane kohe te merren t’iu shpjegojne ambasadoreve milaneze se kush ia vrau t’ane Xandrebech-ut ). Ky lumpen i pazareve mesjetare eshte nga natyra i prirur t’i shnderroje gjerat e medha ne te vogla, te rendesishmet ne te parendesishme. Eshte nje skote njerezore, e paafte te perceptoje ndjenja e ideale te medha, qe dramat mund t’i perjetoje vetem si melodrama, dhe keshtu qe lajmet qe vinin nga bregu tjeter i Adriatikut per luftra e kryengritje i merrte per gerr-verre oborresh e xhelozira haremesh. Por sic thone, e keqja nuk vjen kurre vetem, sepse pas ketij filtrimi te pafajshem te se rendomtes, gjithmone do te gjenden pasionante te shkolluar per ta regjistruar me kujdesin me te madh dhe pastaj interpretues moderne qe ne thelb s’bejne gje tjeter vecse transportojne pleh nga stallat mesjetare ne impiantet e sotme te mbeturinave. Dhe sigurisht, si gjithmone, arradha e sehirxhinjve, admiruesve dhe duartrokitesve.

    Por ajo qe na intereson eshte se, sikunder e provon vete teksti, diplomatet milaneze raportojne c’degjojne rrugeve. A mund t’iu besohet thashethemeve dhe per me teper a mund te ngrihen mbi to perfundime historike sic vepron Schmitt-i, e per me teper pa asnje mbeshtetje tjeter dokumentare? Eshte e pamundur te gjesh nje historian ta aprovoje kete metodologji pune. Megjithate eshte e pashmangshme pyetja se si eshte e mundur qe keta ambasadore milaneze ne Rome te mos kene degjuar kurre per Skenderbeun ne nje kohe kur te pakten ne brigjet perendimore te Adriatikut fama e tij kishte mberritur me kohe. Te kujtojme qe ishte bere dhe rrethimi i pare i Krujes (1450) dhe shpejt pas saj humbesi i madh sulltan Murati II kishte vdekur, nje ngjarje kjo madhore qe nuk mund te kalonte pa u regjistruar ne oborret princerore te Adriatikut dhe Europes. Qe dukati i Milanit kishte jo vetem dijeni por edhe kontakte me Skenderbeun para vitit 1454 kjo eshte e padyshimte. Mjafton te permendim vetem se ne vitin 1451 Skenderbeu kishte nisur prane Sforza-s te derguarin e vet, abatin Lazer, per te kerkuar ndihme. Pergjigja ishte se “dukati nuk kishte anije per te derguar ushtare ne Ballkan” pasi ishin te dermuar nga lufterat e meparshme dhe nga murtaja qe kishte pllakosur vendin. (K.Frasheri,330). Ne keto rrethana mbetet e pashpjegueshme se si ambasadoret e Milanit raportojne sikur te kene degjuar per here te pare per Skenderbeun dhe me nje pasiguri te plote. Sido qe te jete kjo kunderthenie e ben akoma me te qendrueshme arsyen per ta shmangur informacionin e ambasadoreve si te paperdorshem per perfundime historike serioze.

    c - ” ky turk ka vene t’i vrasin babane e atij zotit e ky zot ka vene te vrasin nje vella te turkut.”

    Keta ambasadore milaneze meqe raportojne c’degjojne rrugeve na kane lene nje informacion si nje fjalekryq. Eshte normale te dish kush eshte ky “Turk”, c’emer ka, cilin sulltan perfaqeson. Historia e ka provuar pa asnje dyshim qe Skenderbeu ka pasur te beje vetem me dy “Turq”, Muratin II dhe te birin e tij Mehmeti II. Nese per ambasadoret e Milanit ka qene nje enigme, per Schmitt-in , historianin qe perdor informacionin e tyre, eshte nje detyrim profesional ta sqaroje. Por Shmitt-i e le ne erresire percaktimin e sakte te ketij “ Turku”, qe do te thote nga njera ane se edhe ai vete e pranon pasaktesine e informacionit te milanezeve, por nga ana tjeter duket e sigurte qe nuk mund ta ftilloje dot kete rebus “turqish” dhe e shmang ballafaqimin me te. Schmitt-i thote se ishte Murati II qe vrau Gjon Kastriotin, te atin e Skenderbeut duke u mbeshtetur tek letra e ambasadereve se “ky turk ka vene t’i vrasin babane e atij zotit”. Por sipas po kesaj letre rrjedh qe Skenderbeu te kete vrare te vellane e Muratit II sepse “ky zot ka vene te vrasin nje vella te turkut.” Pra duke e lidhur kete pohim ne letren e ambasadoreve me historine e njohur e te provuar rrjedh se Murati II (ky Turk) ka vrare Gjon Kastriotin kurse Skenderbeu vellane e Muratit II ( te Turkut) meqe perdoret i njejti epitet Turk. Schmitt-i jo vetem nuk ben ndonje perpjekje per te interpretuar e sqaruar kush eshte ky “Turk” sic duhej te prisnim nga historiani me i rendomte, por jep edhe nje kontribut shtese per ta shtuar me shume mjegullen ne letren e ambasadoreve milaneze. Sipas interpretimit te tij ad hoc, eshte Murati II qe ka vrare te atin e Skenderbeut, kurse Skenderbeu ka vrare jo te vellane e Muratit II, por te birin e tij, perkatesisht te vellane e Mehmetit II. Pra, sipas tij fjala“ Turk “ ne letren e ambasadoreve ka dy emertime, nje here Murati II dhe heren tjeter Mehmeti II. Dhe e gjithe kjo dykuptueshmeri jo vetem nuk sqarohet, por edhe as vihet ne dukje. Se sa e palejueshme eshte kjo per historianin eshte e tepert te permendet. Ne kete rast vetem mund te thuhet se interpretimi i botuar, dmth ai i Schmitt-it eshte me te vertete surealist pasi duke huazuar koncepte te mekanikes kuantike, rezulton qe “Turku” here shfaqet si Murati II e here si Mehmeti II.

    Duke supozuar per nje cast se gjithsesi letra e ambasadoreve ruan te verteten ne lidhje me vrasjet, interpretimi me i mundshem do te ishte ai i nje historiani vendas, M.Ylli. Historiani ne fjale ne nje replike ne shtyp jo detyrimisht te nje karakteri rigoroz historik hedh pikpamjen se interpretimi me i besueshem i rremujes se ambasadoreve milaneze ne letren e tyre do te ishte invertimi i vrasjeve reciproke; konkretisht qe Skenderbeu “vrau” te atin e “turkut”, d.m.th. te atin e Memmetit II. Duke u nisur nga fakti se Murati II vdiq shpejt pas humbjes qe pesoi nga Skenderbeu ne rrethimin e pare te Krujes, sipas mendesise popullore ishte Skenderbeu me humbjen qe i shkaktoi qe e coi ne varr Muratin e II. Dhe informacioni i milanezeve, marre rrugeve, mund ta merrte per te vertete opinionin popullor. Per me teper edhe vete teksti i letres se ambasadoreve “ky Turk ka bėrė tė vdesė babanė e kėtij zotėrie” ne nje zberthim kuptimor nuk flet per nje vrasje por “ e ka bere te vdese” (fece morire- ne original, perkthimi i z.Klosi- ‘ka vene t’i vrasin’- eshte letrarizuar duke humbur nuanca qe jane shume te rendesishme per nje dokument historik), me shqip “e ka shpene drejt vdekjes” si pasoje e humbjes se luftes, rrethimit te Krujes. Ky interpretim nuk eshte i pamundshem. Nga ana tjeter “turku’ dmth Mehmeti II vrau vellane e Skenderbeut “ky zotėri ka bėrė tė vdesė njė vėlla tė Turkut”. Edhe kjo eshte me afer se vertetes sepse ne historigrafine e Skenderbeut nuk ka te dhena te sigurta per fatin e vellezerve te tij dhe flitet se sulltani ia ka helmuar. Bile vete Schmitt shkruan fq.56 se :“Ne qarqet e Kastriotit edhe ne fillim te shek . XVI tregonin se sulltani kishte helmuar vellezerit e Skenderbeut c’ka deshmohet se eshte e pasakte , pasi Reposhi vdiq ..qe me 1431, Stanisha jetonte ende me 1445, e vetem gjurmet e Konstandinit humbasin”, duke iu referuar qartazi vetem nje te dhene, asaj te Dh.Frangut.

    Gjithsesi alibia e Schmitt-it, pervecse ne rastin e Reposhit , eshte logjikisht e pamjaftueshme sepse jo vetem Konstandini, te cilit i kane humbur gjurmet, potencialisht mund te ishte helmuar por edhe Stanisha, per te cilin gjithashtu nuk ka me gjurme pas 1445-es , kurse letra e ambasadoreve milaneze eshte e vitit 1454, kohe e mjaftueshme per sulltan Mehmetin II, « turkun » pra, per ta helmuar edhe kete ne hakmarrje per vdekjen e te atit shkaktuar prej Skenderbeut. Pra mjafton t’i zhvendosim reciprokisht termat ‘zoteri’ me ‘turk’ ne letren e ambasadoreve ( kjo s’eshte ndonje gje e pamundur), madje mund te prisnim edhe nje korrigjim te trete, dhe ky interpretim jo vetem ka kuptim por dhe ‘turkun ‘ e njeson vetem dhe vetem me sulltan Mehmetin II. Ne cdo rast interpretimi sipas M.Yllit do te ishte shume here me i mundshem se sa interpretimi fantazmagorik i Schmitt-it qe nderton nje histori te tere nga hici, me kunderthenie te dukshme dhe fantazi te papermbajtur prej letrari, sic do vihet ne dukje edhe me poshte. Sic duket nga sa me siper letra e ambasadoreve milaneze de Curte dhe Trivulzio drejtuar dukes Sforza te Milanit nuk ka me teper vlere se nje thashethem. Mjafton te kujtojme edhe njehere formulimin hapur :”disa thone ,…te tjere thone..” per te arritur ne perfundimin se ajo eshte e paperdorshme per te arritur ne cfaredo konkluzioni. Se si eshte e mundur qe keta diplomate te raportojne formulime te tilla dhe se si dukati Milanit punesonte e mbeshtetej ne keta fare diplomatesh mbetet enigmatike, por ajo qe na intereson eshte thjesht raporti i tyre ashtu sic e ka zbuluar dhe paraqitur Schmitt-i.

    Nderkohe Schmitt-i raporton qe ne faqet e para te vepres se vet se zbulimi i kesaj letre e shtyu botimin nje vit me teper.

    Qe do te thote se ka patur kohe me se te mjaftueshme per te gjykuar teresisht per vleren e saj historike dhe, cuditerisht ne vend ta linte menjane si te pavlere per gjithe arsyet qe u thane me siper, ne te kundert e ben epiqendren e gjithe aventures se vet skenderbegiane. Ajo qe ai konstrukton vetem mbi bazen e kesaj letre te ambasadoreve milaneze eshte e pabesueshme.

    (vijon)

  10. #169

    Pėr: Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt

    (Vijim)



    Nderkohe Schmitt-i raporton qe ne faqet e para te vepres se vet se zbulimi i kesaj letre e shtyu botimin nje vit me teper.


    Qe do te thote se ka patur kohe me se te mjaftueshme per te gjykuar teresisht per vleren e saj historike dhe, cuditerisht ne vend ta linte menjane si te pavlere per gjithe arsyet qe u thane me siper, ne te kundert e ben epiqendren e gjithe aventures se vet skenderbegiane. Ajo qe ai konstrukton vetem mbi bazen e kesaj letre te ambasadoreve milaneze eshte e pabesueshme. Sic u permend, ne pranvere te vitit 1443 Kara Hider pasha, nje nepunes i pallatit, ekzekuton me mbytje princin trashegimtar Alaeddin Ali Celebi, djalin e madh e te preferuar te sulltan Muratit II. Historigrafia nuk jep ndonje te dhene se kush e kishte porositur kete vrasje. Schmitt-i duke persiatur per nje vit te tere letren e ambasadoreve milaneze arrin ne konkluzionin se “ Alaedin Celebiu kishte rene viktime e nje perbetimi, ku fijet kryesore i luante Skenderbeu”. Ne kete perbetim sipas tij pervec kryearkitektit Skenderbe, merrnin pjese dhe njerka e Mehmetit II, gruaja serbe e Muratit II, Mara Brankovic si dhe vete Mehmeti II. Dhe gjithe kjo vetem me nje reference, letren e ambasadoreve. Edhe me nje akuze per Barletin i cili sipas Schmitt-it kishte rrefyer vetem gjysmen e se vertetes “ky eshte ai Mehmeti qe nga etja per pushtet mbyti te vellane ndersa fajin e zoterise se vet ai nuk e permendte me asnje fjale”. Schmitt-i shton gjithashtu se sikur “te mos kishte folur diplomati i Skenderbeut , deri me sot nuk do te dihej asgje per hollesite e kesaj tragjedie ne deren e Osmaneve.”

    Me tej duke u perpjekur te zbuloje bashkepunetoret e Skenderbeut, per te cilin nuk ka asnje dyshim qe ka kurdisur dhe urdheruar vrasjen e Alaeddinit,Schmitt-i konstaton, kete here me plot te drejte, se :“Ne mjedisin e drejtperdrejte te Muratit ishin dy vete qe kishin nje motiv te forte : ne njeren ane bashkeshortja e tij Mara Brankoviq, pasi Murati me 1441 i kishte verbuar dy te vellezerit ne menyre mizore; ne anen tjeter vellai me i vogel i Alaeddin Ali Celebiut, Mehmeti,i cili ne ate kohe vertete qe ishte 11 vjec, megjithate me karakterin e tij kishte aq moshe sa t’i linte pa mend mesuesit e vet” Ne lidhje me karakterin e Mehmetit 11 vjecar, Schmitt-i i referohet biografit te shquar te sulltan Mehmetit II, F.Babinger, por shmang pikpamjen e ketij te fundit se nje lidhje e mundshme e Skenderbeut me Mehmetin II eshte “pure fiction” meqenese me 1443 Skenderbeu “ ..was almost forty years of age,while his alleged playmate was barely eleven”. Keto lloj komplotesh ku burrat bashkepunojne me kalamaj mund t’i gjejme vetem ne filma per femije por megjithate per Schmitt-in “Perzierja e Skenderbeut ne kete veper eshte e sigurt, ajo e Mehmetit me shume gjase.”

    Nje paranteze ketu ne lidhje me bashkepunimin e Mara Brankovicit ne komplot. Mara ishte e bija e despotit serb Gjergj Brankovic, i cili ia kishte dhene Muratit II per grua kur kjo ishte 16 vjec, me shpresen e kote se mund te blinte favoret e Sulltanit per te mbetur ne territoret e veta si vasal i tij. Osmanet kishin nje politike te qarte per tokat qe pushtonin ; ne fazen e pare pranonin vasalitetin kundrejt nje haraci te sundimtarit vendas dhe me pas ne nje faze te dyte ia aneksonin perandorise. Gjergj Brankovici, veproi ashtu si gjithe sundimtaret vendas ballkanas, qe shpresonin me kot se duke u sherbyer osmanve do te mund te ruanin privilegjet e tyre. Por ai nuk mund te bente perjashtim nga kjo praktike e perandorise megjithe sakrifikimin e se bijes. Ia vlen te permendet ketu se i vetmi qe nuk u mashtrua dhe nuk beri kompromis me turqit osmanllinj, ishte Skenderbeu. Ai, qe njihte aq mire filozofine e shtetit turk, nuk e pranoi kurre vasalitetin megjithese iu ofrua disa here cka deshmon edhe per staturen e tij si politikan e burre shteti. Ne maj 1441 Murati II verboi dy djemte e Gj.Brankovicit, vellezerit e Mares, dhe aneksoi plotesisht territorin serb (ku beri mijera skllever qe i degdisi ne Anadoll) te sunduar nga Brankovici,i cili gjeti strehim ne oborrin mbreteror hungarez, ku nuk rreshti se planifikuari hakmarrjen dhe sipas Babinger : “But to his dying day George Brankovic never forgot this humiliation.”

    Pas vdekjes se Muratit II, Mara derisa vdiq me 1487, pati marredhenie shume te mira me thjeshtrin, Mehmet II. Ajo i sherbeu atij si diplomate sidomos ne marredheniet me Venedikun, por dhe ne raste te tjera me shtetet e krishtera europiane si nje keshilltare qe kishte ndikim te sulltani. Mehmeti i la asaj dore te lire per te ndihmuar te krishteret, madje deri ne emerimin apo shkarkimin e patriarkeve te Stambollit si p.sh. ne rastin e emerimit te patriarkut Dionis kur nderhyrjes se Mares ne favor te tij, Mehmeti i eshte pergjegjur: Bej si te duash ! Mara merrte rregullisht ndihma nga thesari sulltanit per nevojat e veta dhe hynte e dilte ne Stamboll pa kufizim kur, pas vdekjes se Muratit II, jetonte ne Dafne, prane Selanikut. Kur shkruan per pavaresine e plote te Mehmetit II nga grate e haremit, F.Babinger shenon : “Pervec Mares, njerkes se tij, duket se asnje grua nuk ushtronte, madje as nuk perpiqej te ushtronte ndonje fare ndikimi tek sulltani.” Por as Babinger nuk jep ndonje arsye te qarte per marredheniet e tyre fort te mira.Kjo marredhenie krejt e vecante dhe mund te thuhet unike pergjate historise osmane, e Mehmetit II me njerken e vet te krishtere, Mara Brankovic, na shpie ne nje terren real per te bere, nese duam, nje hipoteze te mundshme te bashkepunimit mes tyre ne vrasjen e Alaeddinit, njera per hakmarrje per vellezerit e verbuar dhe te atin e shpronesuar, tjetri per t’i hapur vetes rrugen drejt fronit perandorak. Implikimi i Skenderbeut ketu eshte krejt artificial dhe ka shume te dhena qe e bejne te pamundur. Mbi te gjitha Skenderbeu, ne ndryshim nga Mehmeti II dhe Mara , ishte jashte sarajeve ku thureshin e zbatoheshin intrigat perandorake.

    Eshte vendi ketu te verejme se pikepamja gjeresisht e perhapur ( e mbeshtetur edhe nga Schmitt) se Skenderbeu ishte kanakar i sulltanit, se ky i fundit i besonte dhe e ngarkonte me detyra te veshtira e te larta, eshte vetem fantazi. Ajo qe thuhet se Skenderbeu u rrit ne oborrin e Muratit II, duhet kuptuar thjesht se ai u edukua e u stervit si iē-ogllan ne shkollen e sarajeve, qe ishte pjese dhe brenda pallatit perandorak te osmanllinjve. Megjithese ka mungesa e paqartesi per kete periudhe te jetes se Skenderbeut shumica e studjuesve, te cileve u bashkangjitet edhe Schmitt-i, mendojne se ai ka qene nje peng ne oborrin e sulltanit, nje fat fare i zakonshem. Nga ana tjeter Skenderbeu , qe ishte afro 40 vjec kur braktisi turqit dhe u kthye ne Arberi, nuk kishte marre asnje ofiq te vecante dhe s’ishte ngarkuar kurre te komandonte ndonje ushtri osmane ; gjithmone kishte qene nen varesine e ndonje gjenerali tjeter. Duket e arsyeshme te gjykosh se me teper se mosbesim ne aftesite e tij luftarake, ishte mosbesim ndaj personit te tij. Keshtu shpjegohet pse Murati nuk e la gjate ne detyren e subashit te Krujes, pse nuk i dha kurre te komandonte nje ushtri ne menyre te pavarur. Trajtimi i vecante, « si bir » qe gjoja i paska kushtuar Murati II, besimi i vecante qe paska pasur tek Skenderbeu jane nderfutur me pas ne historiografine e tij, nga Barleti e Frangu per te glorifikuar cilesite e tij por edhe prej kronistesh turq me qellimin per ta bere me te thelle kontrastin midis « sjelljes se mire » te Muratit dhe « pabesise » se Skenderbeut bukeshkale e tradhetar. Gjergj Kastrioti , si askush tjeter iu shmang karrieres ne shtetin osman, iu kundervu atij shteti, ku perndryshe do te ishte i harruar si shume te tjere te osmanizuar, dhe ishte pikerisht kjo qe historia e tij eshte pare me nje drite jo te zakonshme, me sy te keq nga historianet osmane ndaj dhe ndoshta ndonje element si ky i trajtimit te vecante nga sulltani ka kaluar prej tyre edhe ne historiografine europiane pa patur kritiken e nevojshme.

    Ne ngjarjen e vrasjes se Alaeddinit eshte nje detaj teper i rendesishem qe hedh drite mbi fajtorin. Sebashku me Alaeddinin u vrane edhe dy djemte e tij te mitur, 18 dhe 6 mujash. Ky detaj e drejton fajesine teresisht ndaj Mehmetit II , sepse vetem ai ishte i interesuar te eleminoheshin gjithe trashegimtaret e mundshem, pra jo vetem i vellai por dhe niperit, nderkohe qe me 1431 kishte humbur jeten edhe Ahmedi, vellai tjeter i Mehmetit, prej nje semundjeje enigmatike qe nuk u sqarua kurre.Keshtu me 1443, Mehmeti mbeti i vetmi trashegimtar i fronit osman. E tille ishte kultura osmane, trashegimtaret hynin ne nje lufte vrastare per te eleminuar njeri- tjerin dhe fronin e gezonte i fundit qe mbetej gjalle. Vriteshin jo vetem te gjithe meshkujt e cfaredo moshe qe perfitonin te drejten e trashegimise, por edhe femijet e palindur ende te sulltanit ne ikje. Grate shtatzana te haremit te tij ekzekutoheshin duke i futur ne thes dhe duke i hedhur ne Bosfor. Mund te mendohet qe Mehmeti II per shkak te moshes e kishte te pamundur te organizonte dhe eleminonte te vellezerit e niperit, por ne emer te tij mund te vepronin tutore dhe klane, qe me kurorezimin e Mehmetit do te kishin perfitimet e tyre. Klani i Mares mund te ishte nje i tille, qe vepronte ne emer te interesave te Mehmetit dhe sigurisht per hir te perfitimeve te ardhshme. Kjo menyre veprimi ne perandorine osmane nuk perbente ndonje perjashtim, mjafton te kujtohet Roxelana, gruaja e Sulejmanit te Madherishem, ndoshta sulltani me i shquar i gjithe dinastise. Ajo e shtyu te shoqin te eleminonte djalin e vet me te talentuar, Mustafane, e pas tij edhe tjetrin Bajazidin me te kater djemte e tij te mitur, ne menyre qe fronin ta treshegonte nje tjeter bir i tij, Selimi II i mbiquajtur Sarhoshi, pa asnje dyshim sulltani me i paafte i gjithe koherave.

    Ne te gjithe kete histori hakmarrjeje te hartuar me kaq detaje (fq.56-62), e qe do ta kishin zili nja dy dyzina shkrimtaresh romanesh policore, Schmitt-i , si nje alkimist i vertete nga nje pike uji me prejardhje te dyshimte krijon nje oqean te tere duke na siguruar se me ne fund i ka dhene fund enigmes “motivit te kryengritjes se Skenderbeut ne vjeshte te vitit 1443 qe kishte mbetur per pese shekuj e gjysme e paqarte.” Sipas tij e verteta eshte se “ Skenderbeu e filloi luften e tij si gjakmarrje per vrasjen e t’et nga Murati II, nje menyre veprimi qe pritej prej tij dhe qe e vendos ate ne traditen e te menduarit pas se drejtes zakonore”(fq.149) por ne nje rast tjeter (fq.272) e absolutizon duke konkluduar se :”Kryengritja kunder sulltanit ishte lufta krejt personale e Skenderbeut.”

    ***

    Pasi ka inaguruar ne piedestal motivin e hakmarrjes se Skenderbeut, Schmitt-i fillon e kujdeset per pasojat , i ndergjegjshem se ka shume vrima per te mbyllur. Ja nje permbledhje e shkurter :

    a - Dhe nderkohe qe pazari i Romes ziente nga thashetheme (“..disa thone…te tjere thone”) , te cilat keta mouchards milaneze i regjistronin dhe arkivonin nga perkushtimi per historine e motiveve te vogla , i ati i viktimes sulltan Murati II, mbetej ne terr te plote megjithe hafijet e panumerta qe i sherbenin sepse sic na siguron Schmitt :“ gjithe keto c’ka i kumtonte papes bajlozi, per Muratin II do te mbetej e fshehte. Ai vajtonte te birin pa i njohur vrasesit e vertete qe me c’dukej ishin te tere rrotull tij” Mirepo Babinger, studjuesi i mirenjohur i Mehmetit II nga ana tjeter na raporton se sulltani “e kishte mbuluar krejt gadishullin ballkanik dhe ndoshta Hungarine e madje edhe Gjermanine me nje rrjet spiunesh te afte..” dhe “Vecanerisht ne shtetet italiane Mehmeti kishte agjente te shumte, aktiviteti zbulues i te cileve shtrihej deri ne sferat me te larta te qeverise” qe arrinin te zbulonin planet me sekrete te fushatave ushtarake kunder tij, sic qe per shembull, ajo e vitit 1443 prej ku Skenderbeu braktisi turqit dhe u nis drejt Krujes. Do te ishte naļve te besohej se kete rrjet Mehmeti II e ngriti nga hici, dmth afermendsh qe rrjetin e spiuneve ne Europe e trashegoi nga i ati Murati II, dhe qe me tej mund ta kete perfeksionuar. A eshte e mundur qe ketij rrjeti profesionist t’i shpetonin c’flitej hapur sokakeve te qyteteve te Italise sidomos per nje problem aq te nxehte per vete padishahun sa c’ishte zbulimi i autoreve te vrasjes se te birit? Kush mund ta besoje kete skenar te pamundur, ndoshta as vete Schmitt-i.

    b - Me tej per te justifikuar mungesen e plote te nje informacioni alternativ per vrasjen nga kronikat osmane te kohes, te cilet te njohur per qendrimin tejet armiqesor ndaj Skenderbeut nuk do ngurronin aspak ta perlyenin me krimin makaber, Schmitt-i shenon se “Mehmeti II u kujdes qe kujtimi i vellait te vet te vrare te zhdukej thuajse krejt nga kronikat osmane..” Kjo presupozon nje censure absolute ne lidhje me ngjarjen per kronistet e kohes por nuk shpjegon dot qe pse edhe pas vdekjes se Mehmetit II askush s’guxoi kurre te thoshte as nje gjysme fjale, as ne perandorine otomane dhe cuditerisht as jashte saj. (Megjithese duke cituar Schmitt-in ,Barleti ‘i gjore’ raporton vetem pas 70 vjetesh se ishte Mehmeti II qe kishte sakrifikuar te vellane per fronin e vet :” ky eshte ai Mehmeti qe nga etja per pushtet mbyti te vellane…”) Ne te vertete kjo eshte nje artifice e kote sepse qe Alaeddini mund te shfaqet sporadikisht neper kronika kjo nuk perben ndonje habi ngaqe kronikat turke merren me sulltanet jo me kandidatet per sulltane. Nga ana tjeter perpjekja e Schmitt-it per ta paraqitur Mehmetin II kaq te shqetesuar per krimin e kryer eshte krejt e pakuptimte kur eshte boterisht e njohur se kalimi i pushtetit tek otomanet nga njeri sundues tek pasardhesi ishte shoqeruar rregullisht me krime te tilla. Madje jo vetem ne perandorine osmane por edhe ne ate te Bizantit, prej nga otomanet kishin mesuar mjaft; eshte nje perjashtim i rralle kurorezimi i nje sunduesi pa luftera e krime brenda familjes midis konkurrenteve per pushtet.

    Me kohe stergjyshi i Mehmetit II, Bajazidi I i kishte dhene mbeshtetje morale vellavrasjes perandorake kur ne betejen e Fushe Kosoves me 1389 kishte ekzekutuar te vellane Jakup fill pas vdekjes se te atit, Murati I. Bajazidi e kishte gjetur mbeshtetjen ne Kuran : “Shume shpesh, kur ata ia nisin revoltes, ata duhen eleminuar bashke me te; dhe nese ata nuk ikin larg prej teje dhe nese ofrojne paqe dhe te shtrengojne doren per te mos luftuar kunder teje, merri dhe vriti kudoqofte qe t’i gjesh”. Sipas tij ishte me ekonomike vllavrasja se sa revolta kunder pushtetit te sovranit, nje logjike qe ne fakt siguronte parimin e mosndarjes se pushtetit dhe per pasoje ekzistencen e panderprere te dinastise dhe qe prej asaj kohe praktikohej rregullisht. Kete praktike kishte ndjekur edhe gjyshi Mehmet I, edhe i ati Murati II duke vrare te vellezerit e tyre. Per ironi ishte pikerisht Mehmeti II, qe legjitimoi krimin midis pasardhesve per te marre pushtetin, qe per here te pare ne perandorine otomane perligji legalisht vellavrasjen, duke shkuar me tej se paraardhesi i vet. Formulimi qe ka lene Mehmeti II eshte : “ Per te miren e shtetit, ai bir i imi qe me ndihmen e Zotit do te trashegoje Perandorine, ligjerisht mund te vrase vellezerit e tij. Ky veprim ka miratimin e shumices se juristeve”. Per me teper, eshte e njohur qe ne ceremonine e kurerozimit ndersa e veja e Muratit II uronte Mehmetin II te sapofronezuar, ne te njejten kohe me urdher te tij i merrej jeta duke e mbytur ne banje te birin e saj te mitur dhe njekohesisht vellait te vet. Per te vllavrasja dhe vrasja ne pergjithesi ishte mbijetese personale e sovranit dhe akoma me tej mbijetese e perandorise. Mehmeti II, nje nga sulltanet me te suksesshem te perandorise, nje vizionar, nuk mund t’u dorezohej emocioneve te njerezve te zakonshem. Per mbijetesen e perandorise vellavrasja per Mehmetin II nuk perbente me teper se nje akt teknik te pashmangshem. Perandoria osmane mbeshtetej ne pushtetin absolut te sulltanit dhe si rrjedhim vrasjet brenda familjes perandorake perbenin nje domosdoshmeri.Tek sovranet otomane vrasja brenda familjes per te siguruar pushtetin personal ishte nje kulture me rrenje te thella. Krime, qe miletet e perandorise osmane i pranonin normalisht ne shkembim te qetesise dhe shmangies se gjakderdhjes se luftes civile. Ishte pikerisht Mehmeti II, bashkekohesi i Skenderbeut, qe jo vetem e beri te tijen kete kulture moralisht, por i dha edhe forcen e ligjit. Nuk kishte pra asgje te fshehte, asgje te paligjshme qe Mehmeti II te eleminonte gjithe vellezerit per te siguruar pushtetin.Kujdesi i Schmitt-it per te hedhur nje vello misterioze ne kete histori te rendomte lufte per pushtet eshte sa i paperligjur aq dhe qesharak.

    c - Eshte normale pyetja se , mire Mehmeti II qe po te besojme Schmitt-in nuk donte te shfaqej duke mos lejuar daljen ne drite te krimit, po Skenderbeu per c’arsye e ruante te fshehten.” Skenderbeu nuk e permendi me kurre hakmarrjen e tij .”- kembengul Schmitt-i. Ai ne lufte ishte me sulltanin, madje mund te krenohej se jo vetem e mundte ne fushen e vet, por dhe i kishte bere gjemen ne fushen kundershtare te Anadollit. Per me teper sipas Schmitt-it ai kishte vepruar pas kanunit dhe s’mund te kishte asnje problem moral. Mund te pyetet gjithashtu se si eshte e mundur qe kete sekret kaq te thelle e kishte mesuar edhe nje bajloz i rradhes i Skenderbeut dhe se per c’arsye ia raportonte Papes me 1454. Cfare perfitimi mund te kishte Skenderbeu t’i zbulonte vrasjen papes mbas nje dekade? Asnje, sepse ne planet e Vatikanit, Skenderbeu ishte figura qendrore ushtarake e kryqezates se krishtere kunder islamit dhe cdo perfitim ai mund ta kishte vetem prej ketij pozicioni. Duke mos i mbetur dot konsekuent fabules se vet ireale vete Schmitt-i pranon se historia e vrasjes se te atit te Skenderbeut nuk mund te kishte ndonje impakt tek papa kur shkruan :”Megjithe kete argumentim jodiplomatik papa Nikolla V u tregua i prirur per ndihme..”(fq.167) . E me tej ne fq.62 Schimitt-i e pranon hapur fare se “..prej papes nuk mori ndonje ndihme ne nje veper gjakmarrje kunder sulltanit , porse si luftetar i kryqit kunder gjysmehenes” Me tej mund te pyetet me ne fund se si eshte e mundur qe renegatet arber si Hamza Kastrioti, Moisi Golemi etj nuk rrefenin krimin e ish zotit te tyre kur arratiseshin e priteshin ne oborrin perandorak dhe qe kishin audience ne Porten e Larte ne rrethana armiqesie me Skenderbeun, apo fundja edhe Gjon Muzaka qe shkruante kujtimet e tij pertej detit, afer thashethemeve e larg sulltanit nderkohe qe Skenderbeu s’jetonte me e ndaj te cilit kishte aq meri.

    Per keto pyetje kaq te thjeshta te lexuesit te vet Schmitt-i , megjithese eshte rropatur nje vit te tere, nuk ka pergjigje dhe tinezisht i le enjane. Dhe per ta mbyllur kete seri kontradiktash evidente ne parashtrimin e Schmitt-it per motivin e luftes se Skenderbeut eshte se , pavaresisht se mund te kete pasur ose jo nje hakmarrje per motive personale, me kanun apo pa kanun, ky motiv, pra i hakmarrjes personale, nuk mund te kete qene motiv i kryengritjes se Arberise kunder turqve nen Skenderbeun per arsyen e thjeshte se kur ne vjeshte 1443 Skenderbeu nisi luften kunder perandorise otomane , hakmarrja e tij personale, nese mund te kishte ekzistuar,ishte permbushur plotesisht qe ne pranveren e vitit 1443 me vrasjen e te birit te Muratit II.Dhe nje motiv i permbushur nuk mund te jete me nje motiv. Duhej nje tjeter motiv ose motive te tjere. Ne vepren e vet per Mehmetin II, F.Babinger flet qarte per krimin e Anadollit, vrasjen e Alaeddinit dhe bijve te tij,jep dhe kohen, pranvere 1443. Me e pakta qe duhej te bente historiani Schmitt do te ishte te polemizonte me Babinger per daten e kryerjes se krimit, me pas te jepte e te mbronte nje date te re qe duhej te ishte pas vjeshtes 1443. Ne te kundert Scmitt-i mban heshtje te plote, sikur deshmia e nje historiani te shquar si Babinger te mos kish ekzistuar kurre. Kjo menyre e te berit te historise per lexuesin s'eshte vecse bizantine.

    ***

    Si perfundim, duke permbledhur gjithe cfare u diskutua me siper nuk mund te mos arrish ne konkluzionin se letra e dy ambasadoreve milaneze eshte pa asnje vlere historike. Asnje konkluzion serioz e i qendrueshem nuk mund te nxirret prej andej. E vetmja vlere qe mund t’i jepet eshte thjesht vlere kureshtie.

    Schmitt-i , si historian,padyshim e njeh sentencen aksiomatike te akademikut dhe historianit freng J.Tulard qe : “ S’ka histori pa burime,por as historian pa kritike burimesh.” Cuditerisht,ne mosperputhje te plote me pritshmerine e lexuesit, ai nuk i kushton as dy rreshta kritikes se letres se dy ambasadoreve milaneze, per besueshmerine dhe vleren e saj. Nderkohe qe eshte i palodhur ne kritiken ndaj autoreve shqiptare qe nga Barleti, Gegaj, Noli,Budes i nxjerr uje te zi,K.Frasherit,…duke kursyer Bicokun qe e paska shoqeruar ne terren ku jane zhvilluar beteja te Skenderbeut dhe ku i shumetalentuari Schmitt duke vezhguar maje kodrash e brigjesh paska kuptuar strategjine e taktikat e Skenderbeut(!). Zoteria jep mesime historie, por nuk do ishte keq te nxinte ca akoma per vete. Nga pikpamja metodologjike , perdorimi i letres se ambasadoreve milaneze ne kete menyre dhe per pasoje edhe gjithe perfundimet e nxjerra nga Schmitt-i prej saj, jane teresisht te palejueshme. Interpretimi i letres se ambasadoreve milaneze prej Schmitt-it s’eshte vecse nje analize e dobet, gjykime te cekta, perfundime te paargumentuara ose te gabuara e shpesh kontradiktore, ne teresi nje pune e pavlere.

    Se ketejmi perdorimi i letres se ambasadoreve milaneze se bashku me interpretimet dhe perfundimet e nxjerra vene ne dyshim krejt vepren dhe me tej profesionalizmin e autorit O.J.Schmitt. Letra perben episodin me flagrant, por pergjate gjithe vepres jane te panumerta rastet e gjykimeve dhe perfundimeve aspak profesionale. Te gjitha keto cojne ne perfundimin se Schmitt-i i ka hyre hartimit te vepres se vet per Skenderbeun me nje paradigme te qarte; e thene me thjesht ka formuluar konkluzionet dhe me pas ka rendur te gjeje prova. Ose , ne rastin me te mire, 38 vjecari zvicerian,me pasionin e pakontrolluar te nje adoleshenti kujton se cdo cope leter gjetur ne kazane plehrash eshte e vetmjaftueshme per te permbysur historine. Dhe ketu eshte me e pabesueshmja, opinionin e tij te paragjykuar nuk e lekundin as referencat qe sjell vete ne librin e vet. Permend shpesh Kritobulos-in, kronistin bizantin te kohes, duke vleresuar “ analizen e holle qe ai u ben motiveve te kryengritjes”(fq.484), madje sa “ asnje bashkekohes tjeter nuk e ka rrokur kaq mire ceshtjen e kryengritesve: ata ishin malesore krenare, qe nuk njihnin asnje perandor..”(fq.238) dhe ky motiv i kryengritesve arber sipas autoreve qe sjell ne mbeshtetje, nuk ishte vecse deshira per liri : “Bashkekohes bizantine si Halkokondil-i dhe Kritobulos-i jane ne nje mendje se shkas per kryengritjen ishte deshira e forte per liri e malesoreve, mospranimi i tyre per te paguar taksa e per t’iu bindur zoterinjve te huaj”(fq.79). E megjithate, perkunder ketyre pohimeve te veta , Schmitt-i mbeten peng i perjetshem i paragjykimit te vet se “Kryengritja kunder sulltanit ishte lufta krejt personale e Skenderbeut.”(fq.272).

    Dhe me ne fund dy fjale lexuesit te lexuesit : autori i ketij shkrimi nuk eshte historian dhe ne kete parashtrim mund te kete mungesa por shpresoj qe thelbi i logjikes se leximit te qendroje.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    Kreksi (08-06-2015)

  12. #170

    Pėr: Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt

    Une personalisht mendoj se i kam lexuar shume nga materialet qe gjenden ne gjuhen shqipe mbi jeten e Gjergj Kastriotit. Mendimi personal qe kam eshte qe materiali me monumental, i detajuar, dokumentuar dhe i zhveshur komplet nga nacionalizmat, idealizmat, mitet etj eshte libri i shkruar nga Virgjil Kule, Gjergj Kastrioti - Kryqtari i Fundit

    Sapo e mbarova se lexuari serisht dhe e them me bindje (duke ju referuar ca kam lexuar me pare) qe ka material te pafund dhe paraqet nje figure reale te nje princi shqiptar mesjetar, nje mjeshter ne prapaskenat politike, nje politikan tejet inteligjent i cili arriti te manovroje fuqite me te medha te kohes qe jetoi, strateg i persosur dhe njeri i kulturuar qe drejtoi me sukses dhe u mundua te mbaje te lire vendin qe e lindi. Autori i eshte referuar gjeresisht arkivave te Vatikanit, Napolit, Milanos, Raguzes, Venediku ne ndryshim nga Schmitt qe bazohet gjeresisht ne arkivat sllave. Sidoqofte komenti im ska te te beje me Schmitt por me nje reklamim te librit te Virgjil Kules per te cilin e keshilloj me force te lexohet nga te gjithe ata qe jane te interesuar ne historine e mesjetes shqiptare e sidomos te periudhes 25 vjecare te drejtimit te Kastriotit.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    Kreksi (08-06-2015)

  14. #171
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Pėr: Diskutime mbi Oliver Jens Schmitt

    “ Mberriti ketu nje kalores i derguar i nje zoti qe dikush thote eshte nga Greqia e dikush nga Arberia, zot i quajtur Xandrebech , eshte i pafe …..por per arsye te urrejtjes personale qe ka kunder turkut, se ky turk ka vene t’i vrasin babane e atij zotit e ky zot ka vene te vrasin nje vella te turkut.”

    Darius, nuk e di se si por, mua me duket qe ne fillim te letres behet fjale per origjinen e te derguarit tė Skenderbeut, se nga na vjen ky i derguar do thote se mos vjen nga More se edhe atje Skenderbeu kishte nje te quatur Konstandin Kastriotin pra ka mundesi se behet fjale per kete te derguar nga More;

    *1.) "i derguri i zotit vjen nga Arberia " ?
    *2.) " i derguari i zotit vjen nga Greqia"..?

    *************************************************
    Tjetra:nuk e kuptoj Shmitin, a i ka pare marredhenjet qe kishte Skenderbeu me Sforcen se sa me rrespekt e nderonte Skenderbeun Duka i Milanos dhe, a nuk eshte ky nje kunderargument per i asaj se ēfare kerkon Shmiti ?
    Rendesi ka se Sforca e Skenderbeu ishin miq, le te thote sa te doje Shmiti se ata ishin armiq mes tyre kur kemi dokmentet se eshte krejte ekudnerta e asja se ēfare kerkonte Shmiti !

    *************************************************
    Parchment 9528
    Publication or manufacture: MILAN, 1464, JULY 30. Date: 1464
    Notes: Notes: MINUTE. - IN ITALIAN. - IN Z. 219. SUP ..

    "Francesco Sforza ALL 'ARCHBISHOP OF MILAN AND DIRECTOR AND SPEAKER AT THE POPE Ducale, STEFANO DE NARDINIS, SEEMS TO ANCONA: FOR 5 OR 6 OF AUGUST, HIS SON WILL TRISTAN' IN COLL 'ARMY Ducale, TOAST FOR EL' ALBANIA, RELATIVE TO JOIN A SCANDERBEG (JOHN CASTRIOT, SAID) AGAINST TURKISH; RECOMMEND TO THE POPE TO BE KING OF FRANCE WITH MODERATE; kinships OF THE DUKE WITH THE MARQUIS OF MANTUA AND WITH THE DUKE OF SAVOY; FERRANDO THE KING OF NAPLES AND THIS MAN ENEMIES. "

    Locations: Perg.9528 Iemale 302
    **************************************************
    origjinaliergamena 9528
    Pubblicazione o manifattura: MILANO; 1464, LUGLIO, 30. Data: 1464
    Note: Osservazioni: MINUTA. - IN ITALIANO. - IN Z. 219. SUP..
    «FRANCESCO SFORZA ALL' ARCIVESCOVO DI MILANO E CONSIGLIERE DUCALE E ORATORE PRESSO IL PAPA, STEFANO DE NARDINIS, PARE AD ANCONA: PER IL 5 O 6 DI AGOSTO, IL PROPRIO FIGLIO TRISTANO SARA' IN VIA COLL' ESERCITO DUCALE, PER BRINDISI E L' ALBANIA, AFFINE DI UNIRSI A SCANDERBEG (GIOVANNI CASTRIOT, DETTO) CONTRO IL TURCO; CONSIGLIA AL PAPA DI ESSER MODERATO COL RE DI FRANCIA; DI PARENTADI DEL DUCA COL MARCHESE DI MANTOVA E COL DUCA DI SAVOIA; DEL RE FERRANDO DI NAPOLI E DEI COSTUI NEMICI ».
    Collocazioni: Perg.9528 Iemale 302
    **************************************************
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Kreksi : 08-06-2015 mė 04:10
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •