Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626

    Kot e mban antiplumbin zoti kryeministėr!

    Kot e mban antiplumbin zoti kryeministėr!

    8 Tetor, 2012 | Postuar nė: Aktualitet,Opinion | Shkruar nga: TemA Online


    Arben Manaj

    Me dhimbje, por mė nė fund edhe kundėrshtarėt po ia njohin meritėn zotit kryeministėr. Po i thonė: Tė lumtė…

    Ndaj ėshtė e kot qė ai ka frikė dhe mban njė jelek tėrė kohėn, qė unė besoj se ėshtė antiplumb, se nuk ėshtė aq keq me lekė sa tė lajė dhe tė thajė njė jelek vetėm, edhe kur ėshtė piku i vapės dhe nuk i duhet.

    Vetėdjegia e grevistit ish-tė pėrndjekur, vetėm pėr njė fraksion sekonde tė rikujton analogjinė mė shumė ėndėrruese me sy hapur sesa realitet, te zhvillimeve ne Tunizi, vend-startin e Pranverės Arabe.

    Kėshtu filloi pak a shumė dhe atje; njė qytetar u vetėdogj dhe u flijua pėr tė ndezur zjarrin nė tėrė botėn arabe tė sunduar nga satrapė dhe diktatorė, nga mbretėr e autoritarė, pranverė, e cila ėshtė akoma pranverė nė Siri edhe pse kemi mbėrritur nė vjeshtė.

    Ndėrsa nė Ballkan, pranvera dhe vera iku bashkė me gushtin.

    Pas dy ditėsh, Shqipėria e krahasuar sforcueshėm me Tunizinė, do marri edhe statusin e vendit kandidat, edhe pse njerėzit vetėdigjen si nė Tunizi.

    Nė Shqipėrinė ballkanike regjimi nuk ka formėn autoritare si nė botėn arabe, edhe pse ka ngjashmėri tė mėdha, dhe kjo pasi jemi shumė afėr kėrthizės sė Evropės dhe nė gjirin e NATO-s.

    Tek ne, ėshtė njė ndėrthurje e Libisė me Azerbajxhanin, mes Rusisė sė Putinit dhe Egjiptit, mes manjatėve tė mėdhenj tė naftės dhe “burrave tė shtetit” gjeopolitik, si Mubaraku.

    Ndaj nuk ka as pranverė, as verė, por vetėm vjeshtė integruese dhe dimėr festiv.

    Ndaj kryeministri shqiptar kot e mban antiplumbin. Atij nuk i hyri gjė nė kėmbė as nė ‘97-ėn, kur shqiptarėt e pakėnaqur nga paratė e tyre “mė tė pastrat nė botė”, u zhduken brenda natės dhe ndaj shqiptarėt rrėmbyen armėt jo kundėr tij, por pėr tė shtirė nė ajėr.

    Nė Vlorė edhe pse u mbush qyteti me shamizeza, atij vetėm tė fikėt i ra nė njė miting pėrpara dhjetė vjetėsh dhe tani shkon si zotni tek vila e rikonstruktuar e Mehmetit.

    Atij nuk i hyri asgjė nė kėmbė as nė Gėrdec, kur u shuan 20 e ca veta, plus kunati, e as nė 21 janar kur mbetėn jetimė fėmijėt e katėr tė vrarėve!

    Shpesh nė dėshpėrim analistėt dhe politikanėt e dėshpėruar ia hedhin fajin popullit, i cili edhe kur ngrihet, e ulin, siē ndodhi pas 21 janarit.

    E kur duhet tė ngrihet nuk e ngrenė, siē pas Gėrdecit.

    Shqiptarėt hakmerren pėr prishjen e vijės sė ujit dhe jo pėr prishjen e ėndrrės apo jetės. Nuk e njohin hakmarrjen politike.

    Praktikisht, populli ose njė pjesė e madhe ėshtė e kėnaqur me kėtė Shqipėri tė drejtuar nga Berisha dhe mėnyrėn sesi shkojnė gjėrat.

    Shikoni mitingjet qė bėn Berisha. S’ke ku tė hedhėsh kokrrėn e mollės. Shiko kur thėrret ambasadori amerikan ACT NOW, i numėron shqiptarėt me gishtat e dorės, edhe ata qė shkojnė, janė mė shumė shokė e miq tė pėrfaqėsuesve tė OJQ-ve tė financuara.

    Madje edhe opozita ėshtė konstruktive deri duke u bėrė Kurban pėr integrimin.

    Pas dy ditėsh merret statusi dhe nėse nuk mė besoni, shikoni sesa vetė do mbledh Berisha ne shesh pėr tė festuar statusin kandidat.

    Grevistėt e urisė do harrohen, pasi populli ka halle dhe preokupime tė tjera dhe tė ngjashme.

    Dhe ndaj nuk i duhet vėnė faj popullit, i cili e meriton kėtė qeveri, pasi edhe qeveria e meriton kėtė popull, nė njė ndėrvarėsi edhe pse jo shumė tė shėndetshme nė pamje tė parė.

    Kryeministri vjen nė pushtet me dy gishtat lart dhe nuk i sheh tre gishtat e tjerė tė pėrthyer, ndėrkohė e udhėheq kėtė popull dhe vendin sėrish me dy gishtat lart, por me pėllėmbėn e kthyer nga vetja dhe mund ti shoh tre gishtat e tjerė tė pėrthyer, nėse mund ta imagjinoni gjestin.

    Nė fund tė fundit, nuk e di juve, por mua mė kujtohet ai Saliu tjetėr, Protopapa, tek “I Teti nė Bronz”, i cili i mbronte fshatarėt nga gjermani, u mbronte bagėtinė etj.

    Andaj dhe nuk i thuhet Saliut tė kohės sonė, ajo qė i tha ndjesė pastė i Madhi Kadri Rroshi, Protopapes. Po sot i thuhet ajo qė i thotė Erjon Braēe: Tė lumtė prapanica…

    Ndaj z. Kryeministėr, kot e mban antiplumbin me kėtė popull qė tė do! Madje, kot e rrethon edhe vilėn dhe parlamentin! Edhe Enveri, a nuk vdiq nga shkaqe natyrore?
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    E mer kelysh i kuq, vazhdon te na besh "leksione demokracie" !
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Ti pelle rregullo ate nenshkrimin tend e beje

    mor berish mor k*rve qemotit,
    ndave tokat e Shqipnise
    me ushqye klyshet e Serbise
    edhe detin ndaj Greqise
    E mos na pellit per demokraci
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Nuk e mban kot antiplumbin or derdimen gazetar ! Berisha i ka te gjitha te zezat dhe antishqiptar me te madh nuk ka ....! Por ti or gazetar per debil nuk mundet ta akuzosh ...!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Ky fare gazetarikur.ve te cilit i digjet zemra per grevistet e per te perndjekurit, haron se ata sot quhen te perndjekur pikerisht sepse babai i tij ish kryetar i kuvendit popullor, firmoste burgosjen dhe internimin e tyre.
    Cfare ironie.
    Krimineli qe i dhimbsen viktimat .
    pfff
    Ptuuuu te dhj.efsha suratin ore pu.sht gazetar qe pasi u tall yt ate me ata njerez tani tallesh edhe ti.
    Jazek.
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  6. #6
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Ky fare gazetarikur.ve te cilit i digjet zemra per grevistet e per te perndjekurit, haron se ata sot quhen te perndjekur pikerisht sepse babai i tij ish kryetar i kuvendit popullor, firmoste burgosjen dhe internimin e tyre.
    Cfare ironie.
    Krimineli qe i dhimbsen viktimat .
    pfff
    Ptuuuu te dhj.efsha suratin ore pu.sht gazetar qe pasi u tall yt ate me ata njerez tani tallesh edhe ti.
    Jazek.
    Ironia behet edhe me e madhe se po ja shkruan nje komunisti tjeter

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ironia behet edhe me e madhe se po ja shkruan nje komunisti tjeter
    Ndersa injoranca me e madhe eshte se ne vend te merremi me zgjidhjen e problemit , merremi me futjen e percarjes dhe te armiqesise !

    Ke frike se te cahen rreshtat e taboreve dhe elektoratit ? Puno atehere dhe mos vidh ! Kjo eshte rruga ! Dhe jo duke etiketuar "komunist" apo ku e di une , shqiptaret qe ngrene problematikat ! Vete problematikat qendrojne perpara gjithe shoqerise shqiptare dhe nese nuk marrin zgjidhje , cenojne stabilitetin e te gjithe Shqiperise !

    Por per injorantet , ekziston vetem fisi dhe klani ! Nuk kane as kulturen dhe as kapacitetin te "luftojne" intelaktualisht ! Prandaj del parrulla qe "une po ta fus , por ti me mire prano te besh qejf me kete timin , sesa te ta "heq" une dhe te bashkohesh me "koministet" ?!?!? Kjo eshte injorance dhe antishqiptarizem i papare !

    Ne Shqiperi duhet te konkurojne VLERAT ! Ai qe eshte ne gjendje te zgjidhe problemet , hajde , bujrum te administroje punet !

    Por na mbyten injorantet dhe prandaj Shqiperia ecen keshtu zvarre-zvarre ! Sepse zvarraniket jane shumica sic duket !

  8. #8
    Rrini ore urte sa te marim statusin dhe pastaj kokat hengshi . Apo keni mar udhezime per te penguar statusin e Shqiprise me cdo kusht ? 50 vjet na ndat nga bota, prap doni ta beni nje gje te tille ?

    Filloji te dale prap ne TV ai qe eshte gati te sakrifikoje 13.000 veta. Pika qe sju bie , ju, dhe atyre qe nuk kan nje gram tru ne koke dhe dalin kurban per karriget e juaja.

    PS-ja ishte nga 98 deri ne 05, pse nuk jua dha parat te perndjekurve ? Edhe po erdhen ne pushtet ( gje qe s'ka per te ndodhur kurre ) prap s'kan per t'jua dhene
    Revolution 1848

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Rrini ore urte sa te marim statusin dhe pastaj kokat hengshi . Apo keni mar udhezime per te penguar statusin e Shqiprise me cdo kusht ? 50 vjet na ndat nga bota, prap doni ta beni nje gje te tille ?

    Filloji te dale prap ne TV ai qe eshte gati te sakrifikoje 13.000 veta. Pika qe sju bie , ju, dhe atyre qe nuk kan nje gram tru ne koke dhe dalin kurban per karriget e juaja.

    PS-ja ishte nga 98 deri ne 05, pse nuk jua dha parat te perndjekurve ? Edhe po erdhen ne pushtet ( gje qe s'ka per te ndodhur kurre ) prap s'kan per t'jua dhene
    E per cfare e duan "statusin" shqiptaret pervecse per stabilizimin demokratik te shtetit te tyre dhe rritjen e nivelit te jeteses dhe mireqenies se tyre ?

    Kur nuk kane asnje nga keto ,as shtet te tyre , as drejtesi , as ligjeshmeri dhe as mireqenie , cfare e duan statusin , si dekorate teneqe e atij brekgrisurit qe me te fryre ere ia ftoh b.ythen me te gjitha ?

    Apo kemi ate fjalen e famshme "Jashte nje kut dhe brenda nje m.ut" ! Une e di qe neve nuk jemi indianet e Amerikes , qe iu jepnin xhamat me ngjyra dhe iu merrnin guret e cmuar dhe arin ......! Megjithese dhe kjo ka ndodhur ne shekullin 16-17 mesa di une ....! Sot atyre pak indianeve qe kane mbetur nuk ka shance t'ua fuse ndonje ....! Apo neve jemi ne shekullin 16 si zhvillim ? Do te na merzitet Gjermania dhe Norvegjia pastaj ....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga violativo : 09-10-2012 mė 03:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •