BISEDIMET ME SERBINĖ


( “Republika e Kosovės ėshtė shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashėm”- Neni 1, pika 1, e Kushtetutės sė RK)


Pas gjithė atij presioni ndėrkombėtar, tanimė ėshtė e sigurt se, shumė shpejtė, do tė kemi edhe njė raund tė bisedimeve me Serbinė. Krahasuar me ato paraprake, kėtė herė, nuk po tentohet t’i vihet ndonjė mbiemėr i pėrshtatshėm kamuflues si mashtrim pėr opinionin (alla teknike apo diēka tjetėr). Po tregohet drejtė, do tė jenė puro politike! Do tė jenė aq politike dhe me vendime kompromisesh, saqė edhe shefja e diplomacisė evropiane, Catherine Ashton, nė takime tė ndara me kryeministrin kosovar Hashim Thaēin dhe me presidentin serb Tomisllav Nikolliq nė Nju Jork, ua ka bėrė tė qartė se kėto dy vende i presin “vendime tė vėshtira”.
Po ashtu, siē paralajmėrohet, ato do tė jenė tė nivelit tė lartė tė pėrfaqėsimit politik-shtetėror, nga palėt negociatore - nė nivel presidentėsh apo kryeministrash. Ndėrsa si lehtėsues (ndėrmjetėsues) nga BE-ja do tė jetė vetė shefja e diplomacisė evropiane, Catherine Ashton, e nga SHBA-tė sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton.
Sė paku, varėsisht nga niveli i paralajmėruar pėrfaqėsues diplomatik, mbase kėtė herė nuk do tė ketė aq hapėsirė pėr taktizime tė qėllimshme zvarritėse tė palėve dhe nga aty patjetėr nė fund do tė del njė marrėveshje e cila sigurisht nuk do ta kėnaq nė tėrėsi asnjėrėn nga palėt bashkėbiseduese. Po ashtu, sikurse nė kėto situata parapregaditore tė diplomacisė perfide ndėrkombėtare diku nė hije, veē po zhvillohen takime tė fshehta bilaterale tė nivelit mė tė ultė.
Sa mė shumė po afrohet dita zyrtare e mbajtjes sė tyre, aq mė tepėr politikanėt tanė nė pushtet po na zotohen se nė kėto bisedime ata nuk do tė lėvizin asnjė milimetėr nga principet e pėrcaktuara si nė “Pakon e Ahtisarit”. Dakord. Por fare nuk e kam tė qartė se pse ne po thirremi nė “Pakon e Ahtisarit” kur pas heqjes sė mbikėqyrjes sė pavarėsisė, edhe ato disa kompetenca qė ishin tė rezervuara pėr pėrfaqėsuesin e ICO-sė nė Kosovė (ndėrkombėtar), i kemi nė Kushtetutė?! Pra “Pakon e Ahtisarit” e kemi qind pėr qind nė Kushtetutė. Nga ana tjetėr, ka edhe tė tillė politikan qė thonė pak si mė drejtė se nė kėto bisedime aspak nuk do tė lėvizim nga parimet dhe dispozitat e Kushtetutės nė fuqi. Bukur! Ata po e thonė shpesh kėtė si automatizėm duke harruar se mosshkelja nė asnjė ēast e parimeve dhe dispozitave kushtetuese ėshtė obligim i tyre parėsor. Pse atėherė ju duhet qė pandėrprerė tė pėrsėrisin (posaēėrisht kur ėshtė fjala pėr ndonjė bisedim dhe marrėveshje me Serbinė) njė gjė qė veē dihet dhe nėnkuptohet? Ata janė tė detyruar ta zbatojnė kushtetutėn dhe pikė!
Tė shkojmė mė tutje!
Janė edhe shumė fakte dhe hamendėsime tjera tė bazuara tė cilat neve qytetarėve tė thjeshtė tė Republikės sė Kosovės na bėjnė qė edhe mė fuqishėm tė kemi frikė se me kėto bisedime tė fundit me Serbinė, Kosova detyrimisht do tė bėj edhe njė kompromis tė dhimbshėm karshi saj.
A nuk pėrcaktohet nė tė gjitha dispozitat e kushtetutės nė fuqi se emėrtimi i shtetit tonė ėshtė “Republika e Kosovės”?! Po! Pse atėherė u desh qė nė bisedimet e kaluara me Serbinė ashiqare tė shkelet kushtetuta dhe dikush aty ta pranoj dhe nėnshkruaj njė marrėveshje, ku tash e tutje, ne, Kosova Republikė, nė takimet rajonale do tė paraqitemi me fusnotė (Kosovo*)? Tė mos harrojmė! Edhe atėherė zėshėm nga qeveritarėt tanė pushtetar premtohej se assesi nuk do tė ketė kurrfarė shkelje tė dispozitave dhe parimeve kushtetuese, por ja qė ajo nė kėtė rast u shkel me tė dyja kėmbė dhe duar. E pėr tė qen e keqja mė e madhe, as qė u pėrgjigj dikush pėr kėtė. As sė paku me njė pėrgjegjėsi morale tė dhėnies sė dorėheqjes.
Hajde t’i besojmė kėtė herė politikanėve tanė se mė nė kėto bisedime nuk do tė shkelet Kushtetuta. Mirė, por pse atėherė shkohet nė bisedime politike me Serbinė ku si tema nė tavolinė do tė jetė e shtruar edhe problemi i veriut?! Logjikisht, nė kėtė rast tė veprohet sė paku ashtu sikur po premtohet - tė zbatohet nė pėrpikėri Kushtetuta e Republikės sė Kosovės nė fuqi, dhe asgjė tjetėr ( Neni 1, pika 1 – “Republika e Kosovės ėshtė shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashėm”).
Nga ana tjetėr, e kam tė qartė edhe atė realitet. Edhe kėtė herė shkohet nė kėto bisedime me Serbinė sepse ashtu po kėrkohet prej nesh. Si gjithnjė, sepse ashtu po na imponohet nga ata qė faktikisht edhe na kanė mundėsuar dhe promovuar tė jemi kėsi shteti , ēfarėdo qė jemi. Por, nėse si rezultat pėrfundimtar i kėtyre bisedimeve tė imponuara, nga pala e jonė, eventualisht nėnshkruhet ndonjė marrėveshje pėr shkėputje apo pėr ndonjė autonomi tė zgjeruara alla “Republik Serpska” pėr serbėt nė veri, mė nuk do tė ketė kuptim arsyetimi se u deshtė tė veprohet kėshtu pėr shkak tė “respektit dhe garancive tė forta nga ana e miqve ndėrkombėtar”, “kompromisi tė dhembshėm por tė duhur”, pėr hir tė “interesit tė pėrgjithshėm tė paqes sė qėndrueshme nė rajon” etj., etj. Tė gjitha kėto broēkulla tė stėrpėrsėritura si pretekste, assesi mė nuk mund ta baraspeshojnė, jo vetėm shkeljen flagrante tė Kushtetutės, por edhe nivelin e lart tė tradhtisė qė do tė bėhet me kėtė akt ndaj njė interesi edhe mė madhor kombėtar.
Krejt nė fund, kėtė artikull desha ta pėrfundoj me njė mesele metaforike popullore si porosi. Kur njė herė nė shaka e kisha pyetur plakun e urtė tė mėhallės sime, mixhėn Dil, se ēka mendon pėr bisedimet qė do mbahen nė mes tė Kosovės dhe Serbisė, ai nė mėnyrėn e vetė origjinale dhe tejet sarkazmatike mu ishte pėrgjigjur kėshtu: “Ehhh...more birė! Sikur edhe testikujt e tu t’i vesh nė tavolinė pėr t’i negociuar me dike, tė jesh i sigurt se nė fund, njėrėn prej tyre do humbasėsh gjithsesi”.

Adnan Abrashi