Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Origjina e protobullgarëve – teori dhe hipoteza të ndryshme

    Autori Vesela Manqeva
    Origjina e bullgarëve të vjetër është një temë, mbi të cilën ka shumë diskutime dhe kundërshtime, megjithë studimet e shumta, të zhvilluara gjatë viteve. Teoria kryesore dhe zyrtare është lidhur me përkatësinë e tyre turko-altaike. Sipas kësaj teorie protobullgarët kanë ardhur nga rajonet lindore të Azisë së Mesme.

    Një prej teorive të tjera të përhapura në fillim të shekullit të XX-të në historiografinë bullgare dhe botërore është se bullgarët janë një grup prej fisesh hune, të cilët kanë populluar brigjet e lumit Ural gjatë gjysmës së parë të shekullit të dytë.

    Gjatë viteve 90 të shekullit të XX-të dolën në pah një sërë publikimesh bullgare me hipoteza alternative për prejardhjen e protobullgarëve. Sipas një prej tyre ata janë një fis iranian, i nënshtruar nga hunët në Azinë Qendrore, i cili ka lëvizur me ta në perëndim.
    Para disa muajsh e përditshmja bullgare “Monitor” publikoi në faqet e saj artikullin e Svetosllav Pintevit, në të cilin ai paraqet pikëpamjen e docentit Ivo Panov. Shkencëtari studion prejardhjen e bullgarëve të vjetër që prej vitesh dhe gëzon një respekt të madh në rrethet shkencore. Ndoshta pikërisht për këto shkaqe ai është shumë i vëmendshëm sa u përket teorive të ndryshme për prejardhjen e protobullgarëve. Docenti Panov ka qenë në dy ekspedita: Në vitin 2008 ai mori pjesë në ekspeditën e parë interdisiplinare kombëtare, organizuar nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” në Taxhikistan, Uzbekistan dhe Afganistan, ndërsa në vitin 2010 mori pjesë në ekspeditën në Iran, ku u has me fakte shumë kureshtare. Radio Bullgaria
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 24-09-2012 më 04:49

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,631
    Citim Postuar më parë nga fegi Lexo Postimin
    Autori Vesela Manqeva
    Origjina e bullgarëve të vjetër është një temë, mbi të cilën ka shumë diskutime dhe kundërshtime, megjithë studimet e shumta, të zhvilluara gjatë viteve. Teoria kryesore dhe zyrtare është lidhur me përkatësinë e tyre turko-altaike. Sipas kësaj teorie protobullgarët kanë ardhur nga rajonet lindore të Azisë së Mesme.

    Një prej teorive të tjera të përhapura në fillim të shekullit të XX-të në historiografinë bullgare dhe botërore është se bullgarët janë një grup prej fisesh hune, të cilët kanë populluar brigjet e lumit Ural gjatë gjysmës së parë të shekullit të dytë.

    Gjatë viteve 90 të shekullit të XX-të dolën në pah një sërë publikimesh bullgare me hipoteza alternative për prejardhjen e protobullgarëve. Sipas një prej tyre ata janë një fis iranian, i nënshtruar nga hunët në Azinë Qendrore, i cili ka lëvizur me ta në perëndim.
    Para disa muajsh e përditshmja bullgare “Monitor” publikoi në faqet e saj artikullin e Svetosllav Pintevit, në të cilin ai paraqet pikëpamjen e docentit Ivo Panov. Shkencëtari studion prejardhjen e bullgarëve të vjetër që prej vitesh dhe gëzon një respekt të madh në rrethet shkencore. Ndoshta pikërisht për këto shkaqe ai është shumë i vëmendshëm sa u përket teorive të ndryshme për prejardhjen e protobullgarëve. Docenti Panov ka qenë në dy ekspedita: Në vitin 2008 ai mori pjesë në ekspeditën e parë interdisiplinare kombëtare, organizuar nga Akademia Bullgare e Shkencave dhe nga Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” në Taxhikistan, Uzbekistan dhe Afganistan, ndërsa në vitin 2010 mori pjesë në ekspeditën në Iran, ku u has me fakte shumë kureshtare. Radio Bullgaria
    I urojmi suksese Ivo Panovit, njêsoj si ky do ishte nê interes te serbeve qe edhe ata të ndjekin kêtê drejtim; te ndermarrin ekspedita ne gjurmet e e te parve të trye pertej kaspikut...E sa iu perket e bullgarve, duhet ta dijmi s e kêta nuk jane te races as te gjuhes sllave, por janê njê popull Polgar, i cili se pari jetonte ne stepe pertej Turkmenistanit, shtyhen pastaj ne rrethin e Volges, kalojne edhe ne Polonin e sotme, nag historianet quhen Polgarë...u versulen drejtê Danubit, me Avaret sulmuan Bizantin, si gjuhê tê tyre kishin gjuhên polgare(jo volgare, gabim interpretimi ) mirëpo nê shekullin e IX-tê, kur sebêt u strehuuan tek keta polgaret, eshte e pabesueshme por, kêta ua mesuan gjuhen sllave brenda tri vitesh !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •