Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Uji i pijshem dhe trashegimia, shkak per gure ne veshka

    Tartari: Uji i pijshem dhe trashegimia, shkak per gure ne veshka

    Sonila Isaku

    Mjeket urologe te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" kane vertetuar se lageshtia ne vere dhe temperaturat e larta favorizojne krijimin e gureve ne veshka, sidomos tek femijet qe preken nga diarrete. Nje studim i Klinikes se Urologjise ne QSUT, i kryer tek 3800 paciente gjate nje periudhe 10-vjecare u vu re se 11 per qind e femijeve me diarre pas 6 muaj iu krijuan guret ne veshka. Mjeku urolog, prof. Dr. Flamur Tartari, tha se Shqiperia renditet ne Europe nder vendet e para per numrin e te semureve me gure ne veshka, te cilat prekin edhe moshat e vogla. Sipas tij, zonat bregdetare jane me te prekurat nga guret e veshkave, nderkohe qe eshte vertetuar se shkak per kete eshte fortesia e ujit te pijshem. Nderkohe, lageshtia dhe temperaturat e larta, qe shkaktojne dehidratim kryesisht tek femijet, favorizojne krijimin e gureve ne veshka, sidomos tek femijet qe preken nga diarrete. Nga ana tjeter, vete Shqiperia perfshihet ne zonat endemike, sa i takon urolitializen, ose guret ne veshka, te kanalit te veshkave dhe fshikezes urinare. Dr. Prof . Flamur Tartari shpjegoi edhe dukurine "Duke konsideruar zonat ku jane gjetur rastet me te shpeshta, lageshtia ne vere dhe temperaturat e larta, shkaktojne humbje te lengjeve. Nga nje studim, qe mori ne analize 3800 paciente gjate nje periudhe 10-vjecare u vu re se 11 per qind e femijeve me diarre pas 6 muaj-1 viti iu krijuan gure ne veshka". Rol kryesor ne formimin e gureve ne veshka luajne uji i pijshem dhe trashegimia. Sipas tij, vitet e fundit edhe pse nuk ka incidence te rritur ne vend te rasteve me gure ne veshka, problematike mbetet paraqitja ne spital ne stade te avancuara te semundjes. "Incidenca per 10 mije eshte rreth 5-6 te semure, por guret ne veshka duhet te zbulohen sa me heret, madje duhen zbuluar qe me anomalite e femijeve gjate shtatzenise", - tha Tartari. Por, ne QSUT, rastet me gure ne veshka vijne te veshtira dhe te renda, per pasoje nje pjese e madhe tyre detyrohen t'u heqin veshken. "Rajonet me te shpeshta me gure jane Shqiperia, Dalmacia, Egjipti, Pulia etj., nderkohe qe ne rajonet bregdetare te vendit, fortesia e ujit te pijshem eshte faktori kryesor", - tha Tartari. Sipas tij, vitet e fundit nuk ka incidence te rritur ne vend te rasteve me gure ne veshka, perkundrazi eshte shenuar renie, por kjo per shkak te shperndarjes se popullsise. Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo, nga ana e tij, tha se per diagnostikimin e rasteve tashme eshte jo vetem staf te kualifikuar ne QSUT dhe ne spitalet rajonale te vendit, por edhe infrastruktura. "Kemi me shume infrastrukture diagnostikuese dhe intervenuese ne dispozicion te qytetareve, kemi me shume skanera dhe rezonanca kemi me shume Litotrope, madje kemi dhe spitale e klinika private shume te specializuara e komplementare me sistemin publik", - ka pohuar Tavo. Sipas mjekeve, teknologjia ne fushen e Urologjise ka avancuar shume ku heqja e gureve mund te behet thjesht me nje prerje 2 centimeter.

    Koha Jone

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Uji i pijshem dhe trashegimia, shkak per gure ne veshka

    Gjashtė Mėnyra Natyrale Si Tė Eliminoni Gurėt Nė Veshka

    Gurėt nė veshka formohen nė momentin kur keni kristale tė ngurta.

    Kėtu pėrfshihet kalēiumi, oksalati dhe acidi urik, tė cilat nuk mund tė treten.

    Nė kėtė artikull tė AgroWeb.org do tė mėsoni pėr 6 mėnyra tė lehta se si tė trajtoni problemin e gurėve nė veshka.


    Uthull Molle

    Uthulla e mollės ėshtė e pasur me acid citrik dhe ndihmon nė shkrirjen e gurėve nė veshka.

    Ajo rikthen nivelin e alkalinės nė gjak dhe urinė dhe eliminojnė toksinat.

    Pėr tė shfrytėzuar kėto pėrfitime, pėrzieni 2 lugė gjelle me uthull molle nė 200 ml ujė dhe pijeni gjatė ditės.

    Sasia e rekomanduar ditore e kėsaj kure ėshtė mė pak se njė gotė uji nė ditė.

    Nėse konsumoni mė shumė, uthulla e mollės mund tė ulė nivelet e kaliumit dhe tė shkaktojė osteoporozė.


    Uji

    Uji ndihmon nė pėrshpejtimin e nxjerrjes sė gurėve nga organizmi.

    Mungesa e ujit ėshtė nė fakt njė nga shkaqet kryesore tė formimit tė gurėve nė veshka.

    Njerėzit qė kanė gurė nė veshka rekomandohet tė pijnė tė paktėn 12 gota me ujė nė ditė.

    Ata duhet tė shmangin nė ēdo mėnyrė dehidratimin.


    Selinoja

    Selinoja ndihmon nė eliminimin e toksinave qė kontribuojnė nė formimin e gurėve nė veshka.

    Ajo gjithashtu pėrshpejton nxjerrjen e toksinave nga trupi.

    AgroWeb.org rekomandon zierjen e njė ose mė shumė kėrcenj selinoje nė ujė tė pijshėm.

    Lėngun pijeni disa herė gjatė ditės.

    Megjithatė, njerėzit qė vuajnė nga tensioni i ulėt i gjakut duhet tė mos e konsumojnė kėtė tonik.


    Fasulet

    Fasulet janė njė burim i shkėlqyer magnezi, njė mineral qė zbut simptomat e gurėve nė veshka.

    Lėngu i fasuleve tė ziera pėrmirėson shėndetin e pėrgjithshėm tė veshkave dhe thėrrmon gurėt nė veshka.

    Ju mund t’i zieni fasulet pėr rreth 6 orė dhe mė pas ta kulloni lėngun nė njė kavanoz tė pastėr.

    Lėngun mund ta konsumoni gjatė gjithė ditės.


    Lulerradhiqja

    Lulerradhiqja ėshtė njė aleate e veshkave.

    Lėngu i saj konsiderohet si njė tonik i shėndetshėm pėr veshkat dhe pėr prodhimin e lėngjeve biliare.

    Lulerradhiqja ėshtė e pasur me vitaminat A, B,C,D dhe kalium, hekur dhe zink.

    Ju mund ta zieni atė si ēaj dhemund tė shtoni edhe lėkura portokalli, xhenxhefil e mollė.

    Doza e rekomanduar e kėtij toniku ėshtė 3-4 filxhanė ēaji nė ditė.


    Lėngu i Shegės

    Lėngu i shegės ul nivelin e aciditetit dhe shmang rrezikun e formimit tė gurėve nė veshka.

    Ky lėng shėrben si pastrues pėr organizmin dhe thėrrmon gurėt nė veshka.

    Lėngun mund ta pini sa herė tė doni gjatė ditės, sepse ofron vlera tė panumėrta pėr tė gjithė trupin.


    /AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/gjashte-...ret-ne-veshka/

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •