Tartari: Uji i pijshem dhe trashegimia, shkak per gure ne veshka

Sonila Isaku

Mjeket urologe te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" kane vertetuar se lageshtia ne vere dhe temperaturat e larta favorizojne krijimin e gureve ne veshka, sidomos tek femijet qe preken nga diarrete. Nje studim i Klinikes se Urologjise ne QSUT, i kryer tek 3800 paciente gjate nje periudhe 10-vjecare u vu re se 11 per qind e femijeve me diarre pas 6 muaj iu krijuan guret ne veshka. Mjeku urolog, prof. Dr. Flamur Tartari, tha se Shqiperia renditet ne Europe nder vendet e para per numrin e te semureve me gure ne veshka, te cilat prekin edhe moshat e vogla. Sipas tij, zonat bregdetare jane me te prekurat nga guret e veshkave, nderkohe qe eshte vertetuar se shkak per kete eshte fortesia e ujit te pijshem. Nderkohe, lageshtia dhe temperaturat e larta, qe shkaktojne dehidratim kryesisht tek femijet, favorizojne krijimin e gureve ne veshka, sidomos tek femijet qe preken nga diarrete. Nga ana tjeter, vete Shqiperia perfshihet ne zonat endemike, sa i takon urolitializen, ose guret ne veshka, te kanalit te veshkave dhe fshikezes urinare. Dr. Prof . Flamur Tartari shpjegoi edhe dukurine "Duke konsideruar zonat ku jane gjetur rastet me te shpeshta, lageshtia ne vere dhe temperaturat e larta, shkaktojne humbje te lengjeve. Nga nje studim, qe mori ne analize 3800 paciente gjate nje periudhe 10-vjecare u vu re se 11 per qind e femijeve me diarre pas 6 muaj-1 viti iu krijuan gure ne veshka". Rol kryesor ne formimin e gureve ne veshka luajne uji i pijshem dhe trashegimia. Sipas tij, vitet e fundit edhe pse nuk ka incidence te rritur ne vend te rasteve me gure ne veshka, problematike mbetet paraqitja ne spital ne stade te avancuara te semundjes. "Incidenca per 10 mije eshte rreth 5-6 te semure, por guret ne veshka duhet te zbulohen sa me heret, madje duhen zbuluar qe me anomalite e femijeve gjate shtatzenise", - tha Tartari. Por, ne QSUT, rastet me gure ne veshka vijne te veshtira dhe te renda, per pasoje nje pjese e madhe tyre detyrohen t'u heqin veshken. "Rajonet me te shpeshta me gure jane Shqiperia, Dalmacia, Egjipti, Pulia etj., nderkohe qe ne rajonet bregdetare te vendit, fortesia e ujit te pijshem eshte faktori kryesor", - tha Tartari. Sipas tij, vitet e fundit nuk ka incidence te rritur ne vend te rasteve me gure ne veshka, perkundrazi eshte shenuar renie, por kjo per shkak te shperndarjes se popullsise. Ministri i Shendetesise, Vangjel Tavo, nga ana e tij, tha se per diagnostikimin e rasteve tashme eshte jo vetem staf te kualifikuar ne QSUT dhe ne spitalet rajonale te vendit, por edhe infrastruktura. "Kemi me shume infrastrukture diagnostikuese dhe intervenuese ne dispozicion te qytetareve, kemi me shume skanera dhe rezonanca kemi me shume Litotrope, madje kemi dhe spitale e klinika private shume te specializuara e komplementare me sistemin publik", - ka pohuar Tavo. Sipas mjekeve, teknologjia ne fushen e Urologjise ka avancuar shume ku heqja e gureve mund te behet thjesht me nje prerje 2 centimeter.

Koha Jone