Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1

    Gaqo Bushaka (Letërsi për fëmijë)

    Gaqo Bushaka


    Gaqo Bushaka është një nga autorët për fëmijë më të suksesshëm në Shqipëri. Ka lëvruar prozën e gjatë, dhe sidomos romanin për fëmijë. Ka shkruar përmbledhjet me përralla: "Arushi që kërkonte babanë", "Në ishullin e dallëndysheve", "Amaneti i dhelprës", "Përralla u la për nesër".
    Vepra që e bëri tepër të njohur ishte triologjia: "Aventurat e Çufos", pjesë përbërëse e së cilës janë përrallat: "Çufoja dhe Bubi kaçurrel", "Pushimet e Çufos", "Çufoja në shtëpinë e çudirave".




    "Pushimet e Çufos"
    (fragment)




    Si u bë Çufoja kujdestar!

    - Mjaltë kullokan fiqtë o Tipi!
    - Mjaltë vëllaçko, mjaltë, po..ohhh - rënkoi ai me të madhe dhe rrasi duart në xhepin e majtë të pantallonave të shkurtra ngjyrë pjepri.
    - Mbaje veten, je goxha djalë, fundja nuk janë liko, fiq janë. Por nuk ke faj more buçkan se ti e ke zemrën mu në mes të stomakut dhe gjithë ditën të gudulis.
    Papritur Tipi vërejti i hutuar Çufon. Iu bë vërtet sikur zemra i kishte rrëshqitur në stomak dhe po i tretej si kasatë. Tipi u gëlltit në të thatë dhe ndjehu gjuhën t'i ngjitej pas qiellzës. Çufoja nuk shqetësohej fare për gjendjen e shokut.
    Duke ecur anës kopshtit, Çufoja ndaloi e këputi një trëndafil të kuq e tër kujdes futi noçkën mes petaleve.
    - Ka erë të mirë? - e pyeti Tipi Çufon.
    - Ç'më vë në mundim, provoje vetë - ia priti Çufoja.
    - Këputja e luleve ndalohet - ia ktheu Tipi duke lëvizir duart nëpër xhepa sikur të kërkonte dicka.
    - Ndalohen vetëm për arinjtë që nuk kanë hundë të ndiejnë aromat. - foli Çufoja.
    Papritur te gardhi i kopshtit u duk Zebo rojtari. Çufoja bëri sikur nuk e pa dhe nisi të këndonte.
    Seç ke dalë në derë
    më qëron një ftua
    gjysmën haje vetë
    gjysmën ma jep mua.
    - Ejani t'ju qeras me fiq - tha Zeboja, - Sot do bëj vjeljen e parë e dua ta nis me ju!
    - Nuk kemi kohë- tha Çufoja.
    - Epo udhë e mbarë - tha Zeboja.
    Tipi këputi një trëndafil e që të mos fliste, mbushi gojën me petale trëndafili.
    Pak më tutje iu hodh Çufos.
    - Ç'qe kjo gjëmë që na bëre? Si më le pa fiq?
    - Ja që e kam gojën pa frena - tha Çufoja.
    Shokët vazhduan rrugën drejt shkollës Rrezet e Arta.
    Mbledhja kishte filluar
    - Futu Çufo - tha Tipi.
    - Ku?
    - Në kavanoz! Në mbledhje o, ku?
    - Nuk e sheh që ka filluar, e për këtë fajin e ke ti. - tha Çufoja.

  2. #2

    Gaqo Bushaka (Letërsi për fëmijë)

    - Uff... plasa
    - Plac!
    - S'të rrihet ëëë? Çfarë ke që shfryn ashtu?- tha Çufoja.
    - Më vjen inat që ti nuk dole gjë? - tha Tipi
    - E përse nuk dola gjë?
    - Po ja as kujdestar për shkumësat nuk u bëre!
    - Doemos - tha Çufoja - Kur kam shokë si ty, të pagdhendur, të paedukuar e që në vend të fletlavdërimeve merr titullin "vjeshtuk". Ti ke fat se kot nuk thonë... nga lulja e bukur pi ujë dhe qypi.
    Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipin...
    - Leri ato se nuk të shkojnë tek unë; puna është se, po të ishe ti në mbledhje do të dijë t'i mbrojë ngjyrat e mia, me...
    - Petulla, - ia pat Çufoja.
    - Me gjak mor tuaf. Kështu dhe unë do t'i bëja gjysëm i gëzuar pushimet me ju. Nëna do të qetësohej. Ah, kjo aritmetika! Kush ta ketë shpikur vallë?
    Me siguri ndonjë zevzek...
    -E e ashtu thua ti por mësuese Mjellma do bëjë si të jetë më mirë për ty.
    Tipi i dha një të duartrokitur të madhe, Çufoja iu afrua që të ndalonte por se si u pengua e ra sipër Tipit.
    Në këtë gjendje i gjeti, Pulëdetja, pastruesja e shkollës, që kishte veshur në kokë një shami me pika dhe ishte mbështetur pas fshesës.
    - C'bën ashtu more Çufo?? - pyeti ajo e habitur.
    -Po i mësoj Tipit mundje sambo - ia ktheu fap e fap Çufoja.

  3. #3

    Gaqo Bushaka (Letërsi për fëmijë)

    Pak minuta tek dentisti

    Tak...tak...tak..
    - Hyr!
    Dera u hap dhe dentisti, një goxha ari pa fytyrën e një derrkuci.
    - Jemi dy.
    - Të dy hyni!
    Çufos iu tha pështyma "Mos kujton ky që unë kam dhëmballë për të hequr!"
    Derrkucit iu mbajt fryma nga frika.
    Dera u hap më shumë dhe brenda hynë Çufoja bashkë me Tipin.
    - Mirëdita - përshëndetën shokët.
    - Mirë se erdhët.
    - Ulu! - i tha dendisti Çufos duke i treguar poltronën.
    - Ulu, mos ia prish xhaxhit - i tha Tipi aq i qetë, sikur të kishte ardhur për Çufon e jo për veten, por shoku e mori veten.
    - Doktor, Tipit i dhemb dhëmballa, ka gjithë natën pa fjetur.
    - Epo ulu ti Tipi atëherë.
    - Mua nuk më dhemb më...
    - Uluuuuuuuuuu... - i foli dentisti.
    - Ha shumë ëmbëlsira ai - tha Çufoja.
    - Le të hajë - tha doktori, - por pas të ngrënit duhet të lani dhëmbët, madje mirë është të hani dhe një kokërr mollë.
    - Për mollë, unë ha një koshë - tha Tipi
    - Një kokërr, të thashë, e shumta dy - tha dentisti sërish.
    - Po ti i lan dhëmbët? - e pyeti dentisti Çufon.
    - Të dielave - foli Tipi.
    - Të lutem doktor, unë përgjigjem vetë. Sigurisht që i laj...
    - O doktor, fillove ti me mua... - u hodh Tipi.
    - Mbarova - tha doktori.
    - Sa lehtë, çu djersita kot. Çufo hiqe dhe një ti që ta kesh kujtim nga pushimet.
    - Më mirë e ndajmë përgjysmë kujtimin tënd - tha Çufoja.
    Doktori qeshi dhe shokët u larguan pa harruar të përshëndeteshin me të.

  4. #4

    Gaqo Bushaka (Letërsi për fëmijë)


    Ardhja e Cirkut


    Gëzimi i kampistëve të vegjël ishte i madh. Do të vinin artistët e cirkut e do luanin për ta... Në rrobat e artistëve dukej sikur kishin çelur lulet e mollëve, shegës, qershisë.
    Mes të lumturuarve ishin dhe dy shokët tanë, Çufoja dhe Tipi.
    Cirku do të fillonte së shpejti. Çufoja porositi Lepurushin që t'i zinte dy vende në radhën e dytë... Për një Lepur kjo s'ishte e lehtë, por ai i zuri vendet në sajë të autoritetit që kishin vetë Çufoja dhe Tipi mes kampistëve...
    Rrugës Çufoja me Tipin takuan kukuvajkën Kuku, që ishte me të vërtetë kuku.
    Ajo fshiu me një shami të mëndafshë xhamat e syzave dhe më pas u tha shokëve "pritni" me një zë vajtues por aq të lartë sikur po u fliste yjeve dhe jo një derrkuci e një ariu vjeshtak me pantallona të shkurtra bluxhins.
    - Cili është më i butë se ju? - pyeti kukuvajka.
    - Të dy të egër jemi? - ia ktheu Çufoja.
    - Ti je ai zevzeku që ke mbetur për vjeshtë - vazhdoi Kukuja.
    - Unë që mos qofsha, - tha Tipi.
    - Ke mësuar gjë? - vazhdoi kukuvajka.
    - Shumë - ndërhyri Çufoja për të ndihmuar Tipin.
    - Nuk të pyeta ty - foli Kukuja sërish.
    - Po ky kujdeset për mua, shoqja kukuvajkë. E ka caktuar mësuesja, - foli si i qarë Tipi.
    - Dëgjo, kë mësuar?
    - Shumë - ulëriti Tipi.
    - Kush bën pjesë në familjen e kompozitorëve? - bëri pa të keq pyetjen kukuvajka.
    - Po tipi nuk ka mbetur në muzikë. - shtoi Çufoja.
    - Fol Tipi fol... - u hodh Kukuja.
    - E mo fol, Ç'më rri ashtu, ti i ke mësuar këto që kur të këndonte arushi baba.
    - Eh, edhe atëherë kam pasur një ngatërresë - tha Tipi.
    - Një ditë babai i thoshte nënës të më këndonte një nina nana që të pushja së qari. Nëna ia kthente: "Tunde ca se jam e zënë, fundja përgjysmë e kemi" Dhe babai i përgjigjej që nga dera "Unë ika, gjysmën time lëre të qajë. Kështu që ajo gjysma që qante më ngatërron gjithmonë.
    Çufoja e pa në fytyrë Tipin sikur kërkonte t'i gjente gjysmën qaramane, po vuri re që e kishte gjithë fytyrën njëlloj dhe tha me vete... prindërit e paskan lënë Tipin të qajë komplet.
    Kukuvajka u duk sikur vuri buzën në gaz, por u vrenjt menjëherë.
    - Mos e zgjat se kam punë, përgjigju.
    - Kjo nuk e ha fare shakanë, mendoi Çufoja - Duhet të jetë e rrezikshme.
    Tipi ndërkohë fshiu ballin nga ca bulëza djerse dhe ia nisi: - Në familjen e kompozitorëve bëjnë pjesë gjyshi, gjyshja dhe sa fëmijë të kenë sepse siç dihet përbërja e fëmijëve është e ndryshme.
    Kukuvajka shqeu sytë nga pergjigja e Tipit saqë Çufoja nderi duart se mos i binin përtokë.
    - S'marke vesh fare, - tha Kukuja, - Në familjen e kompozitorëve bëjnë pjese luleshtrydhja, luledielli, kamomili etj.
    - Pse dhe këto dine t'i bien pjanos? - pyeti Tipi.
    - Jo, legenit, - ia ktheu e xhindosur kukuvajka.
    dhe vazhdoj të pyeste.
    - Po krimbat nga e kanë prejardhjen?
    - Nga plehu - iu pergjigj Tipi fët e fët.
    - Ti qenke tap - shpërtheu kukuvajka...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •