-
Adelina Mamaqi (Letërsi per fëmijë)
Adelina Mamaqi
Adelina Mamaqi ka lindur në vitin 1939 në Tiranë, nga një familje atdhetare e letrare. Ka kryer shkollën e mesme pedagogjike, universitetin e Tiranës, në degën Letërsi dhe Gjuhë shqipe. Punoi në Shtëpinë Botuese “N. Frashëri” në redaksinë për fëmijë. Më vonë kaloi redaktore në revistën “Nëntori”. Për 20 vjet punoi në revistën “Fatosi”, “Pionieri”. Vepra e parë e saj titullohet “Ëndrra vashërie”. Në vitin 1963 botoi “Bubi i vogël”.
Për 30 vjet botoi poezi, tregime, fabula, përralla.
Orizi i milngonave (poemë)
Bregu i kaltër (vjersha)
Goni trazovaçi (poemë)
Fishekzjarrët (vjersha)
Klloçka dhe kotelet (poemë)
Si thoni ju ? (vjersha humoristike)
Kaltëroshi tekanjozi (poemë)
Një zog gëzimi (vjersha)
Mësoi Adi shkronjën A
Çerdhen do ta ruaj
Dallëndyshe moj
Udh'e mbarë moj!
Në pranverë për ty
Çerdhe do ndërtoj
Djal' i vogël o
duarshkathët o
çerdhe tjetër s'dua
ti këtë ma mbro!
Në pranverë prap
do të vij me vrap
zoçkëza të reja
këtu do të hap
Moj krahshigjetë
fluturo e qetë
çerdhen do ta ruaj
si të ishe vetë!
Qukapik o qukapik
Qukapik o qukapik
të kam shok e të kam mik
pik-pik-pik Ç'po bën kështu?
Gëlltis krimba dru më dru
Kribmin unë e kam armik
sepse është shumë i lig
se ha gjethe e lëkurë
nëpër lule nëpër drurë
Mësuesja
Dhe sot ia dëgjoj zërin e ëmbël,
Dhe sot ia vështroj sytë zjarr.
E desha, o miq, me gjithë zemër,
Mësuesen e klasës së parë.
Ajo më mësoi si të shkruaj
Dy emrat: Atdhe e Nënë,
Këshillat, qortimet e saj,
Ç’mbresa n’shpirt m’kanë lënë!
Një tufë me vjollca e lila
Gjithmonë ia vë mbi varr,
N’zemër me zgjohet dëshira
Ta kem at’ pranë Si më parë.
Ajo zë e flet sërish me mua
Ashtu si kur isha fëmijë!
Në gjirin e kohës së shkuar
Kthehem me mall përsëri.
Dhe dorën që dridhej nga pak
Ndër flokë sërish e ndiej,
Endërrimet e mia miturake
Në sytë e saj prapë i gjej.
Ah, ç’gaz kur dëgjoj zën’ e ëmbël,
Këshillat e saj kur kujtoj!
E desha, o miq, me gjithë zemër
Dhe s’mundem askurr’ ta harroj.
-
Anetarët më poshtë kanë falenderuar Askusho për postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt