Banesat e ish-pronarëve, miratohet akti normativ. Tahiri debaton ashpër me Topallin
TIRANË- Kuvendi pas debateve të ashpra të cilat dërguan edhe në ndërprerjen e tij ka miratuar me 67 vota pro projektligjin “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë të subjekteve të shpronësuara". Ndërkohë që 4 deputetë abstenuan.
Ashtu sic pritej, projektligji “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë" ka ngjallur debate të ashpra mes ligjvënësve demokrat dhe socialist në Kuvend. Deputeti socialist Saimir Tahiri kërkoi kohë që akti për shkak të rëndëisë që mbartëtë diskutohet me qetësi. Por kërkesa e këtij të fundit nuk u mor parasysh.
Ndërkohë që akuzat e lëshuara nga deputeti socialist Sajmir Tahiri dhe replikat e ashpra me kryeparlamentaren Topalli dhe ligjvënësit te majte sollën si pasojë edhe ndërprerjen e seancës.
Kryeparlamentarja: Partia Socialiste urren pronarët.
Tahiri: Nga ky ligj përfitojnë Nishani. ministra dhe deputetë të PD
Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat Gert Bogdani, duke akuzuar opozitën për mëndësi komuniste, i bëri thirrje që të votojë aktin, për ti dhënë fund padrejtësisë që u është bërë pronarëve të vërtetë. “Arsyeja reale është se keni mëndësi komuniste dhe mospajtimi me faktin se kjo është një hap për të cuar para padrejtësinë që iu është bërë familjve Tiranase. Rama i tha atyre shkoni tek partia juaj”,- deklaroi Bogdani.
Në emër të grupit socialist, Sajmit Tahiri akuzoi qeverinë se ka keqësuar konfliktin pronave duke dhënë statistikën alarmante të vrasjeve për këto cështje. “Një fjalë e urtë thotë nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim. Të jesh injorant nuk është turp se sa të refuzosh të hapësh sytë. Akti normativ që vjen sot vjen pas du nismave të qeverisë, të këtij kryeministri të dyja të hedhura poshtë nga Gjykat Kushtetuese, se nuk i japin zgjidhje pronarëve dhe qiramarrëves. Hapni sytë. Znj. Topalli e di që ju vjen më për mbarë të silleni si kujdestare të nndonjë konvikti vajzash dhe j si kryetare. A e dini sa problem ka me pronat. Janë vrarë 8 mijë 100 qytetarë në mbarë vendin. Më shumë se 1 qytetar në ditë. Konston e mban klasa poltike. Ju thoni le të vriten”,- akuzoi Tahiri.
....
Deri në datën 1 nëntor, 3289 persona që banojnë në shtëpitë e pronarëve të ligjshëm duhet të ndjekin në mënyrë të përshpejtuar të gjitha procedurat për të përfituar kredi me interes 0% për një afat deri në 30 vjet. Enti Kombëtar i Banesave dorëzoi para pak ditësh pranë Bankës Kombëtare Tregtare listën e të gjithë personave që banojnë në shtëpitë e ish-pronareve dhe që përfitojnë kredi me interes zero për një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit te tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht. Konkretisht, lista përmbante peshën kryesore nga Bashkia Tiranë, me 908 raste, duke vijuar me atë të Durrësit me 869 raste dhe të Shkodrës me 605 të tilla në total.
(e.m/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt