Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 24
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17

    Kuvendi: Ligj për kalimin e banesave të zena ilegalisht tek pronari i ligjshëm

    Banesat e ish-pronarëve, miratohet akti normativ. Tahiri debaton ashpër me Topallin

    TIRANË- Kuvendi pas debateve të ashpra të cilat dërguan edhe në ndërprerjen e tij ka miratuar me 67 vota pro projektligjin “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë të subjekteve të shpronësuara". Ndërkohë që 4 deputetë abstenuan.

    Ashtu sic pritej, projektligji “Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë" ka ngjallur debate të ashpra mes ligjvënësve demokrat dhe socialist në Kuvend. Deputeti socialist Saimir Tahiri kërkoi kohë që akti për shkak të rëndëisë që mbartëtë diskutohet me qetësi. Por kërkesa e këtij të fundit nuk u mor parasysh.

    Ndërkohë që akuzat e lëshuara nga deputeti socialist Sajmir Tahiri dhe replikat e ashpra me kryeparlamentaren Topalli dhe ligjvënësit te majte sollën si pasojë edhe ndërprerjen e seancës.

    Kryeparlamentarja: Partia Socialiste urren pronarët.
    Tahiri: Nga ky ligj përfitojnë Nishani. ministra dhe deputetë të PD

    Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat Gert Bogdani, duke akuzuar opozitën për mëndësi komuniste, i bëri thirrje që të votojë aktin, për ti dhënë fund padrejtësisë që u është bërë pronarëve të vërtetë. “Arsyeja reale është se keni mëndësi komuniste dhe mospajtimi me faktin se kjo është një hap për të cuar para padrejtësinë që iu është bërë familjve Tiranase. Rama i tha atyre shkoni tek partia juaj”,- deklaroi Bogdani.

    Në emër të grupit socialist, Sajmit Tahiri akuzoi qeverinë se ka keqësuar konfliktin pronave duke dhënë statistikën alarmante të vrasjeve për këto cështje. “Një fjalë e urtë thotë nuk ka gjë më të frikshme se injoranca në veprim. Të jesh injorant nuk është turp se sa të refuzosh të hapësh sytë. Akti normativ që vjen sot vjen pas du nismave të qeverisë, të këtij kryeministri të dyja të hedhura poshtë nga Gjykat Kushtetuese, se nuk i japin zgjidhje pronarëve dhe qiramarrëves. Hapni sytë. Znj. Topalli e di që ju vjen më për mbarë të silleni si kujdestare të nndonjë konvikti vajzash dhe j si kryetare. A e dini sa problem ka me pronat. Janë vrarë 8 mijë 100 qytetarë në mbarë vendin. Më shumë se 1 qytetar në ditë. Konston e mban klasa poltike. Ju thoni le të vriten”,- akuzoi Tahiri.
    ....
    Deri në datën 1 nëntor, 3289 persona që banojnë në shtëpitë e pronarëve të ligjshëm duhet të ndjekin në mënyrë të përshpejtuar të gjitha procedurat për të përfituar kredi me interes 0% për një afat deri në 30 vjet. Enti Kombëtar i Banesave dorëzoi para pak ditësh pranë Bankës Kombëtare Tregtare listën e të gjithë personave që banojnë në shtëpitë e ish-pronareve dhe që përfitojnë kredi me interes zero për një afat deri në 30 vjet për të zgjidhur problemin e strehimit te tyre dhe për të liruar ambientet ku banojnë aktualisht. Konkretisht, lista përmbante peshën kryesore nga Bashkia Tiranë, me 908 raste, duke vijuar me atë të Durrësit me 869 raste dhe të Shkodrës me 605 të tilla në total.

    (e.m/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Shtëpitë e ish-pronarëve, përçahet mazhoranca, abstenon LSI dhe Islami

    Fejzi Braushi

    Vetëm 1 votë e ka shpëtuar dje mazhorancën nga “rrëzimi” në rastin e Aktit Normativ për lirimin e shtëpive të ish-pronarëve. Tërheqja e papritur e socialistëve nga votimi ka gjetur të papërgatitur shumicën e djathtë në Kuvend, e cila ka mundur të sigurojë vetëm 71 vota për këtë akt (aq sa është dhe kufiri minimal për kuorumin e nevojshëm që një votim të quhet i vlefshëm), megjithëse dhe ato të përçara, pasi tre deputetët e LSI-së, Ilir Meta, Nasip Naço, Lefter Koka dhe deputeti i pavarur Kastriot Islami kanë abstenuar. Kështu akti në fjalë ka mundur të marrë vetëm 67 vota pro, 4 vota abstenim, ndërsa opozita është tërhequr nga votimi.

    Debati

    Debati i nisur disa ditë më parë në komisionet e përhershme për Aktin Normativ për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë ka vijuar edhe dje në seancën plenare, ku opozita dhe mazhoranca janë përballur me qëndrime të kundërta. Njëra palë në mbrojtje të banorëve të pastrehë dhe tjetra në mbrojtje të pronarëve legjitimë. Debati më kryesor është përqendruar mes deputetit Sajmir Tahiri nga njëra anë dhe ministrit Olldashi, ministrit Mediu e kryetares së Kuvendit, Topalli, nga ana tjetër. Duke folur në emër të opozitës, Tahiri ka deklaruar se qeveria po kërkon që të bëjë fushatë elektorale me pronarët, por duke penalizuar në mënyrë të padrejtë dhe pa i dhënë një zgjidhje tjetër banorëve të pastrehë që kanë zënë këto banesa. “Ish-pronarët nuk e gëzojnë pronën, se të jesh qytetar i ndershëm në këtë vend, të të jetë njohur prona, nuk e merr dot sepse e marrin pushtetarët. Të kesh një pronë në bregdet nuk e merr dot, sepse e marrin pushtetarët dhe sekserët. Edhe po të jesh gjykatës nuk e merr dot, sepse të hedhin në erë me bombë në mes të rrugës. Pushtetarët i pengojnë pronarët me gjykatat dhe kur hidhen ato goglat, zgjidhen vetëm ato të Jozefinës”, – deklaroi Tahiri, ndërsa theksoi se akti vjen edhe në kundërshtim me Kushtetutën. Por i ashpër ka qenë reagimi i mazhorancës, e cila ka akuzuar opozitën se është kundër shtresës së pronarëve duke vijuar politikat e persekutimit që sistemi komunist u bëri atyre duke iu marrë pronat. Si propozues i aktit në fjalë, ministri Olldashi, ndryshe nga sa foli në komisione, dje ka paraqitur emra konkretë personash, të cilët sipas tij kanë zënë me forcë këto banesa gjatë sistemit komunist duke shfrytëzuar pozitat e tyre në atë kohë dhe që sot i mbajnë ato të mbyllura, ndërsa pronarët nuk i gëzojnë dot. “Ju thoni që njerëzillëk është ai që shpallët ju dje me protesta. Po kë nxorët në protestë? I pashë, familjen e Luan Babametos, ish-ministër, familjen e Rahman Makut, ish-ministër, familjen e Petro Dodes, ish-kryetar i Planit të Shtetit, familjen e Prokop Murrës, ish-ministër, familjen e Skënder Kosovës, hierark i Sigurimit, familjen e Sotir Koçollarit, në Bashkimet Profesionale, familjen e Kristo Themelkos, Reshat Hysit, ish-drejtor i Sigurimit të Shtetit, familjen e Koço Priftit, familjen e Aleks Vendit, familjen e Pilo Peristerit, familjen e Vasil Nathanailit, ish-ministër që rri në shtëpinë e Jorgo Kllakit, ditëziut që rri në Korçë”, – tha ministri Sokol Olldashi.

    Votimi

    Në emër të LSI-së, deputeti Koka është shprehur parimisht pro iniciativës së shumicës, por ka kërkuar shtyrjen e saj si mënyra e vetme për të gjetur një zgjidhje konsensuale. “Më duket se janë ndërtuar mbi 1 mijë banesa sociale. Nëse këto 1 mijë banesa do të ishin dhënë, do të kishim rehabilituar dy shtresa sociale, të pastrehët dhe ish-pronarët. Nuk është meritë vetëm të ndërtosh, meritë është edhe si do t’i ndash këto banesa. Mendoj, jemi të shpejtuar për të marrë një vendim sot me këtë Akt Normativ. Unë besoj se duhet një diskutim më i gjerë dhe më i specializuar, ndaj dhe grupi i LSI-së mendon që ky akt të shtyhet në një seancë tjetër parlamentare”, – tha Koka. Kërkesë kjo që nuk u mor parasysh nga pjesa tjetër e mazhorancës, e cila vijoi votimin duke votuar fillimisht me konsensus dy marrëveshjet për financim rrugësh dhe më pas në votimin e aktit. Opozita është përpjekur ta zërë në befasi mazhorancën dhe duke përfituar nga disa mungesa në sallë nga të djathtët, në këtë moment ka tërhequr kartat e votimit nga aparaturat duke lënë vetëm deputetët e shumicës në votim. Pavarësisht kësaj manovre, në votim kanë marrë pjesë 71 deputetë, të mjaftueshëm për të bërë kuorumin e nevojshëm që një votim të quhet i vlefshëm. Por ashtu siç edhe kishte lajmëruar me kreun e grupit, Lefter Koka, LSI ka mbajtur qëndrim jo të njëjtë me mazhorancën duke abstenuar.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Lirimi i banesave, qiramarrësit i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

    N.Perndoj

    TIRANË Para se në Kuvend të diskutohej gjerësisht akti normativ i Këshillit të Ministrave “Për lirimin e banesave të pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë”, Shoqata e Qiramarrësve në Shtëpitë Shtetërore ish-Pronë Private depozitoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e këtij akti normativ, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Burime nga Gjykata Kushtetuese deklaruan dje për gazetën “Mapo”-n se kërkesa është protokolluar, ndërkohë që relatori i çështjes do të jetë Vladimir Kristo. Banorët, që jetojnë në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara, i kanë paraprirë kërkesës për në Kushtetuese duke paraqitur një numër të konsiderueshëm ankesash edhe pranë institucionit të Avokatit të Popullit. Gjatë këtyre ankesave, ata kanë evidentuar momente ku vihet në dyshim kushtetutshmëria e këtij akti normativ, bazuar edhe në trajtimin ligjor që Gjykata Kushtetuese i ka bërë çështjes në fjalë. Shoqata e Qiramarrësve në kërkesën e saj i referohet të drejtës së individit për strehim, edhe pse ky debat mes tyre dhe ish-pronarëve ka zgjatur prej vitesh, duke pritur një zgjidhje përfundimtare nga ana shtetit. Qiramarrësit i referohen dy vendimeve që Gjykata Kushtetuese ka marrë për çështjen në fjalë, ku arsyetohet shkelja e parimeve kushtetuese, që lidhen me të drejta të njohura dhe të garantuara në Kushtetutë. Edhe Avokati i Popullit në një letër drejtuar Kuvendit për çështjen në fjalë konstatonte se “dy vendimet e Gjykatës Kushtetuese lidheshin me shkeljen e parimit të sigurisë juridike, një trajtim diskriminues ndaj shtresës së qiramarrësve duke u cenuar të drejtën e tyre për të jetuar dhe të drejtën për pasjen e një strehe”. Avokati i Popullit, Igli Totozani, njoftonte në letrën e tij se për shkak të boshllëkut ligjor të krijuar, në të dy vendimet e saj, Gjykata Kushtetuese i ka rekomanduar Këshillit të Ministrave dhe Kuvendit marrjen e masave për plotësimet e nevojshme në ligj. Ndërkohë, me miratimin e djeshëm në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës, Akti Normativ hyn në fuqi menjëherë. Jo vetëm për këtë arsye, por edhe për afatin e vendosur në aktin normativ, atë të lirimit të banesave nga qiramarrësit brenda datës 1 nëntor, Gjykata Kushtetuese është e detyruar që të marrë një vendim sa më shpejt. Në Aktin Normativ thuhet se brenda dy ditëve nga lirimi i banesës, Enti Kombëtar i Banesave konfirmon me shkrim se qytetari i pastrehë është në listën për trajtim me kredi me 0% interes në vit, për një afat kohor deri në 30 vjet. Fondet e parashikuara për kredi për të pastrehët në familje me ish-pronarë, i rialokohen buxheteve vendore, njësitë e të cilave kanë sistemuar qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara brenda tremujorit të parë të vitit 2013, për programin strehim.

    MAPO

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Po zgjidhim nje padrejtesi 68-vjecare

    Nga Sokol Olldashi

    Si minister i kesaj mazhorance, si anetar i ketij kabineti, si sendertues, materializues i nje akti, ne konceptin tone madhor, te vendosjes se drejtesise ne vend, dua te them qe ne fillim dy gjera. Se pari, ndjehem krenar qe e kemi sjelle kete akt sot ketu, ndjehem krenar, sepse zgjidhim nje padrejtesi 68-vjecare, duke zgjidhur ne te njejten kohe edhe problemet e atyre qe kane hyre ne shtepite e pronareve te ligjshem dhe prej 68-vjetesh i zoterojne keto shtepi. Kemi sjelle nje zgjidhje qe eshte perfundimtare. Nuk eshte nje zgjidhje qe e sollem befas! Kemi qe ne vitin 2006 qe po punojme per kete zgjidhje. Kemi marre nga njesite e qeverisjes vendore, nga bashkite e vendit, shume prej tyre te drejtuara nga socialiste, listat e te gjithe qiramarresve ne shtepite e pronareve; kemi filluar te perpunojme kuadrin ligjor dhe administrative; kemi filluar qe nga viti 2009 te veme ne dispozicion te qiraxhinjve kredi me interes zero, si instrument nga i cili mund te perfitojne, te strehohen ne ate qe neser do te jete prone e tyre, dhe jo prone e tjeterkujt. Per te zgjidhur keshtu problemin e atyre qe kane qe nga viti 1944 qe presin t'u lirohet shtepia, por edhe problemin e atyre qe aktualisht banojne ne keto shtepi. Kemi sjelle nje zgjidhje te ligjshme, ne asnje pike ne konflikt me vendimet e gjykates Kushtetuese, pavaresisht se ish-kryetari i gjykates Kushtetuese te kohes, ka qene ne konflikt flagrant interesi, i kredituar nga qeveria socialiste, si banor ne shtepi ish-pronari. Megjithate, kemi respektuar vendimin e gjykates Kushtetuese dhe ky akt nuk konfliktohet ne asnje rrethane me te. Kemi respektuar dy parime baze kushtetuese. Parimin e te drejtes se prones, nje parim bazik per te gjitha kushtetutat e vendeve demokratike te planetit dhe parimin e sigurise juridike.

    U kemi garantuar qiraxhinjve sigurine. U kemi vene ne dispozicion kredi me interes zero, nderkohe qe te gjithe qytetaret e thjeshte te vendit, jane te detyruar qe t'i adresohen bankave me nje interes qe varion nga 10 deri ne 12 per qind. Dhe, po te beni nje kalkulim, eshte nje vlere monetare qe e tejkalon vleren e apartamentit qe do te blejne, te cilen shteti ua fal. Ua fal dhe u jep mundesine qe te behen pronare te shtepive te tyre dhe jo shtepive te tjeterkujt. Kemi marre nje mase qe shkon ne favor te shtetit shqiptar, jo te qeverise shqiptare. Vetem tre vendime te Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut, per ceshtjet e shtepive te zena te pronareve te ligjshem, konkretisht rastet Beshiri, Treska dhe Vrioni, shteti shqiptar eshte denuar perkatesisht me 450, 74 dhe 126 mije euro. Ne tre raste, shteti shqiptar eshte penalizuar nga Gjykata Europiane ne nje vlere prej 650 mije euro. Projektojini tre rastet ne tre mije, sa eshte vlera. Sa eshte kosto qe shoqeria shqiptare duhet te paguaje per te mbajtur ne shtepite e pronareve te ligjshem, "nomenklaturen" e dikurshme te regjimit komunist?! Sa eshte kosto qe cdo qytetar shqiptar duhet te paguaje per te mbajtur ne shtepite e pronareve, biznesmenet e Partise Socialiste. Do t'ju jap raste:

    Agron Papuli, biznesmen, pronar i ish-stabilimentit Mihal Duri, pronar fshatrash turistike, me investime ne te kater anet e Shqiperise, mban shtepine e pronarit dhe ju keni guximin dhe vini dhe thoni qe ky eshte hallexhi!!!

    Spartak Melcka, biznesmen, me fshatra turistike dhe hotele, ka shtepi pronari, dhe ju keni guximin dhe thoni qe ky eshte nje "ditezi" qe nuk ka mundesi te strehohet dhe t'i liroje shtepine te zotit!!!

    Dikush nga ju foli per njerzillekun. Do t'ju tregoj dicka. Ka qene nje biznesmen ne Durres qe quhej Aristidh Leka. E groposen deri ne fyt dhe, pasi i kishin marre gjithcka, i moren edhe unazen e marteses. Ne pallatin e Aristidh Lekes sot jeton Adriatik Muka, ish-kryetar dege, Basri Bedini, funksionar i larte i Ministrise se Brendshme, familja e Lilo Zenelit nje nder shefat e ministrise se Brendshme dhe xhelatet e diktatures, Qemal Klosi, (as Fatos Klosi nuk paska mundesi ta strehoje babane), Beshir Laci, Kryetar komiteti, Shemsi Spaho, zevendeskryetar dege, Shefki Hoxha, sekretar komiteti partie.

    Ne shtepine e Erebarave ne Tirane, - Gezim Erebara vdiq pa e marre dot shtepine e tij - jeton familja e Bato Karafilit, njeri nga monstrat e sigurimit te shtetit.

    Ne shtepine e familjes Krroqi jeton biznesmeni Sokol Muco Saliu dhe Muco Saliu, per ata qe s'e kane njohur, ka qene nje nga kryekriminelet e sigurimit te shtetit. I vdiq ne duar gjate torturave Ali Begeja. E hodhi kufomen nga dritarja e birucave dhe tha qe u vetevra. I biri eshte biznesmen, jeton prej 15-vjetesh ne Suedi dhe familja e Gjon Krroqit nuk e gezon dot shtepine e tij, sepse i biri i Muco Saliut i ka vene drynin dhe ka ikur prej 15-vjetesh. Dhe ju keni guximin dhe thoni qe te lirosh shpine e Gjon Krroqit nuk eshte njerezore?!?!

    E veja e Gjylani Shehut jeton prej 15-vjetesh ne Kanada, por prej 15-vjetesh mban te mbyllur pronen e Xhaferr Viles, i cili nuk e gezon dot shtepine e tij, megjithese qiraxhiu eshte ne Kanada.

    Ne rrugen Fortuzi, ne pronen e familjes Kondi apo Hatibi, qe ne 40 vjet mori emrin "Pallati i Gjeneraleve", nje e vetmuar me emrin Hariklla Korini mban kater dhoma te mbyllura. Po aty, Xhuxhi Bitraj, person i vetem mban 150 meter katrore dhe pronari nuk guxon te hyje dot atje. Dhe ju thoni qe kjo eshte drejtesi sociale?!?! Nje individ i vetem mund te mbaje 160m/2 prone te tjeter kujt, nderkohe qe nuk di nese shumica juaj e ka apo jo kaq siperfaqe banimi.

    E njejta gje me Agim Kapaj jeton ne Itali prej 15-vjetesh, mban shtepine mbyllur. Idajet Elmazi kater dhoma nje ish-oficer sigurimi i vetem.

    E njejta gje ne Durres me pronen e Llambi Martos. Djali ish-shefit te policise se Durresit, Rexhep Kajosha mban 6 dhoma nje njeri i vetem dhe pronaret e ligjshem duhet te presin pafundesisht??!

    Dhe ju, ne vend qe te mbeshtesni nismen, nxisni ne fakt protestat e gjoja shoqates se qiraxhinjve. Po ke nxoret ne proteste?!

    Familjen e Luan Babametos ish-minister; familjen e Rrahman Hankut ish-minister; familjen e Petro Dodes ish-kryetar i planit te shtetit, familjen e Prokop Murres ish- minister, familjen e Skender Kosoves hierark i sigurimit, familjen e Sotir Kocollarit; te bashkimeve profesionale, familjen e Kristo Themelkos, familjen e Koco Priftit kryetar i gjykates kunder krimineleve te luftes, familjen e Aleks Verlit, ish-minister; familjen e Pilo Peristerit, anetar i Byrose Politike; familjen e Sul Bahollit, sekretar i pare dhe minister; familjen e Vasil Nathanailit, ish-minister, qe rri ne shtepine e Jorgo Kllapit, nderkohe qe ky i fundit detyrohet te rrije ne Korce. Ka vilen ne mes te Tiranes, ia banon nje ish-minister i Enver Hoxhes dhe nuk jeton dot ketu, jeton ne magazina, ne Korce.

    Kush eshte drejtesia sociale, kush eshte paqja sociale qe kerkoni ju?

    Beme nje verifikim: nga 251 shtepi qe verifikuam, 93 prej tyre jane te kycura. Nuk jeton askush. Thjesht i mbajne mbyllur! Dhe ju cfare beni?! Ju nxirrni dy perfaqesues te pushtetit vendor qe dalin dhe iu thone pronareve te ligjshem te ketij vendi, faljani shtepite, pronen tuaj, qiraxhinjve. T'ju bej nje pyetje shume te thjeshte. Ky kryetari bashkise se Durresit, i cili ka ndertuar 15 pallate ne ate qytet, a i ka falur nje apartament te vetem dikujt? Atehere ky njeri qe ka ndertuar 15 pallate me cfare morali qytetar i drejtohet pronareve dhe i thote, faljani shtepite tuaja, faljani shtepite atyre qe ju groposen neper bodrume!

    Mos hajdeni ketu te thoni brockulla per gjoja strategjine socialiste te pronave se nuk genjeni dot njeri. Mos hajdeni ketu e te beni sikur u keputet shpirti per pronaret se nuk genjeni dot askend syresh.

    Ju jeni klasore dhe jeni vetem ne vijim te asaj qe kryetari juaj ka shpallur publikisht.

    Sepse ka dy momente publike qe nuk i fshihni dot. Deklaraten e z Rama, i cili i pyetur ne 2007 nga Agim Toro, kryetari i shoqates se pronave, per strategjine qe do te ndiqte, iu pergjigj: "ti qerohu te partia jote".

    Se dyti, deklaraten qe z. Rama beri gjate intervistes me gazetaren Mimoza Picari ne vitin 2009, "Pronat nuk jane prioriteti yne".

    Ky eshte qendrimi qe keni ju dhe eshte ky qendrim eshte kryekeput klasor.

    Na akuzoni per cinizem. Nuk po themi ne asnje rast qe keta qiraxhinj te dalin rrugeve. Ju urojme pleqeri te mbare te gjithe atyre qe jane te moshuar. Por ama duhet te vendosim drejtesine ne vend. Po u japim mundesi te blejne shtepite e tyre dhe shteti do t'u subvencionoje kredine. Nje mundesi qe nuk e kane pasur kurre, nje mundesi qe nuk ua dhate ju qe i konsideroni flete votimi te kuqe. Po u japim mundesi te blejne shtepi, te kene pronen e tyre dhe te lirojne pronen e tjetrit. Ky nuk eshte cinizem, por eshte pergjegjesi qeverisese ndaj nje kontingjenti te popullsise.

    Ne nuk mund t'u themi qiraxhinjve "rrini sa te doni ne shtepite e pronareve" dhe pronareve t'u themi "vdisni ne bodrume duke pare pronat tuaja me dylbi".

    Ju po vazhdoni te kerkoni luften e klasave. Nderkohe, ne po kthejme ne kete vend paqen sociale, paqen sociale mes dy grupimeve qe jane shume te pabarabarte.

    Nuk mund te vije paqja mes dy grupimeve si status quo ku njeri te jetoje dhe te vdese ne bodrum dhe tjetri te gezoje pafundesisht nje prone qe nuk i perket.

    Paqja sociale vjen kur secili merr ate qe i takon. Kur qiraxhinjte marrin mundesine per strehim dhe kur pronaret marrin pronen e tyre.

    Dhe une i garantoj se pronaret do ta marrin pronen e tyre. Nuk do te kete asnje instrument qe t'i bllokoje. Nga data 1 nentor, Enti Kombetar i Banesave do te vere ne veprim te gjithe mekanizmat dhe instrumentet per zbatimin e aktit.

    Pronaret te marrin ate qe e kane te tyren, qe e kane paguar me gjakun e familjareve te vdekur neper tortura e neper burgje. Ndersa qiraxhinjte, ata qe kane vertet nevoje per ndihme, do te marrin kredine e subvencionuar nga shteti. Secili do te shkoje ne shtepine e tij, por ne shtepine e tij dhe jo ne shtepine e tjetrit. Kjo eshte paqe sociale, kjo eshte drejtesi.


    Koha Jone

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Nje hap perpara drejt Shqiperise kapitaliste dhe nje hap me larg te shkuares komuniste. Eshte interesant te shikosh qe edhe pas 20 vjetesh, opozita shqiptare e majte, eshte nje bije e denje e Partise se Punes se Shqiperise qe i shpronesoi e zhveshi shqiptaret nga dinjeteti i njeriut te lire.

    Albo

  6. #6
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Çfare eshte kjo teme e shkrete ??? Si ka mundesi nje lajm kaq i forte per "adhururesit e vertete" te demokracise dhe asnje koment !!!

    M'duket se i erdhi momenti me u zbyth ketyre "adhuruesve te demokracise".
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  7. #7
    Ku eshte ligji qe eshte miratuar, se s'po e kuptoj se cfare synohet me kete ligj. Ajo kredia me 0% per 30 vjet per cfare eshte?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    po token ore zotrinj kur? apo
    toka i takon atij qe e zapton
    Ndryshuar për herë të fundit nga xhori : 17-09-2012 më 11:10
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,315
    Postimet në Bllog
    17
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ku eshte ligji qe eshte miratuar, se s'po e kuptoj se cfare synohet me kete ligj. Ajo kredia me 0% per 30 vjet per cfare eshte?
    Te gjithe familjet qe sot jane qerraxhinj e jetojne ne pronen e dikujt tjeter, pasi te nxirren jashte nga godina, kane te drejte te blejne shtepi me kredi te garantuara nga shteti shqiptar per 30 vjet me interes 0%. Prona i kthehet pronarit te ligjshem dhe te gjithe ata qe jetonin ne keto prona kane te drejte te blejne shtepite e tyre ne treg me kredi me interes 0% per 30 vjet.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 17-09-2012 më 10:59

  10. #10
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Jaaaa, i paskan dhene interes 0% ktyne legenave !!! Po sa leke apo €uro kane te drejte te kerkojne per kredi ???

    Sa i ecen shonci maskarenjve e qelbanikeve mer jahu !!!
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  11. #11
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Po pra! C'eshte Kjo Pune kshu atje?! Rregullo nje gje, shkel nje tjeter. Kjo nuk eshte e drejte! Si gjithe te tjeret dhe ato nese duan kredi. Pak se zaptuan banesat e te tjereve , thyen ligjin tani na u jepkan kredi pa interes! Wow.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  12. #12
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Te gjithe familjet qe sot jane qerraxhinj e jetojne ne pronen e dikujt tjeter, pasi te nxirren jashte nga godina, kane te drejte te blejne shtepi me kredi te garantuara nga shteti shqiptar per 30 vjet me interes 0%. Prona i kthehet pronarit te ligjshem dhe te gjithe ata qe jetonin ne keto prona kane te drejte te blejne shtepite e tyre ne treg me kredi me interes 0% per 30 vjet.

    Albo
    Keta jane qerxhinj qe kane marre apartamente me qera nga persona qe kane ndertuar pallate pa te drejte ne token e dikujt tjeter?

    Me duket pa kuptim tu jepet kredi pa interes. Atyre thjesht u duhet gjetur nje shtepi tjeter me qera. Se nuk po u merret prona qe tu sigurohet nje prone tjeter.

  13. #13
    Dhe puna e qeraxhinjve si eshte zakonisht ne Shqiperi? A kane kontrate me kohezgjatje te caktuar? Si p.sh per 1, 2, apo 5 vjet? Nuk mund te presin sa tu mbaroj kontrata dhe te nxirren nga shtepia qe kane marre me qera?

    Nuk besoj se qiradhenia eshte e perjetshme.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Keta jane qerxhinj qe kane marre apartamente me qera nga persona qe kane ndertuar pallate pa te drejte ne token e dikujt tjeter?

    Me duket pa kuptim tu jepet kredi pa interes. Atyre thjesht u duhet gjetur nje shtepi tjeter me qera. Se nuk po u merret prona qe tu sigurohet nje prone tjeter.
    qyfyre ketu behet fjal per shtepit e konfiskuara ne 45
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  15. #15
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    qyfyre ketu behet fjal per shtepit e konfiskuara ne 45
    Pak rendesi ka se kur jan marre. Flas per problemin e qeraxhinjve qe qenka kaq problem per ti nxjerre nga shtepia. Ata jane thjesht qeraxhinj dhe mund te marrin shtepi me qera diku tjeter.

    Por mbase s'po e kuptoj mire une problemin. Prandaj dhe pyeta ne fillim se ku mund te lexohet i plote ligji?

  16. #16
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Pak rendesi ka se kur jan marre. Flas per problemin e qeraxhinjve qe qenka kaq problem per ti nxjerre nga shtepia. Ata jane thjesht qeraxhinj dhe mund te marrin shtepi me qera diku tjeter.

    Por mbase s'po e kuptoj mire une problemin. Prandaj dhe pyeta ne fillim se ku mund te lexohet i plote ligji?


    Qyfyre, keto qeraxhinjte jane ish-funksionaret e mesem dhe te larte te PPSH. Zakonisht banonin ne katet e larta te vilave te pronareve te paraçlirimit. Pra kane 60 e ca vjet qe jane uzurpatore. Kur u privatizuan shpiat, keta nuk kishin te drejte privatizimi pasi jetonin ne prone te huaj, jo shteterore. Gjate ketyre 20 vjeteve kane paguar nje qera simbolike, 20/30 mije leke te vjetra, nqs nuk gabohem. Prandaj eshte 100% e sigurte qe nuk do te pranojne te kalojne nga nje qera simbolike ne nje qera 5-6 fish me te larte.
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Pak rendesi ka se kur jan marre. Flas per problemin e qeraxhinjve qe qenka kaq problem per ti nxjerre nga shtepia. Ata jane thjesht qeraxhinj dhe mund te marrin shtepi me qera diku tjeter.

    Por mbase s'po e kuptoj mire une problemin. Prandaj dhe pyeta ne fillim se ku mund te lexohet i plote ligji?
    erdhen cecenet e zaptuan tokat e tjetrit ne tirane dhe ndertuan shtepite e tyre me vone ngrihet dulla nga varri dhe ua kthen atyre qe e kishin dhe cecenet i dergon ne ceceni nga erdhen, pastaj zgjohet sala dhe ua kthen prap ceceneve,, shaka kjo, po pak a shume keshtu qendron.
    ti nuk dike fare historin o burre
    me mbarimin e luftes u vendos pushteti popullor, regjimi i dulles dhe kush kish qen i pasur ne ate koh iu mor cdo gje me shpi tok e katandi dhe jua dha fshatareve dhe qytetareve, keto shtepia tanime i perkisnin shtetit qe strehoi me qera njerzit e vet
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    erdhen cecenet e zaptuan tokat e tjetrit ne tirane dhe ndertuan shtepite e tyre me vone ngrihet dulla nga varri dhe ua kthen atyre qe e kishin dhe cecenet i dergon ne ceceni nga erdhen, pastaj zgjohet sala dhe ua kthen prap ceceneve,, shaka kjo, po pak a shume keshtu qendron.
    ti nuk dike fare historin o burre
    me mbarimin e luftes u vendos pushteti popullor, regjimi i dulles dhe kush kish qen i pasur ne ate koh iu mor cdo gje me shpi tok e katandi dhe jua dha fshatareve dhe qytetareve, keto shtepia tanime i perkisnin shtetit qe strehoi me qera njerzit e vet
    edhe ti e qan historin

    dulla va mori pronarve qe i kishin ndertu em gjak e va dha mongolve lab (shaka kjo )
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  19. #19
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Qyfyre, keto qeraxhinjte jane ish-funksionaret e mesem dhe te larte te PPSH. Zakonisht banonin ne katet e larta te vilave te pronareve te paraçlirimit. Pra kane 60 e ca vjet qe jane uzurpatore. Kur u privatizuan shpiat, keta nuk kishin te drejte privatizimi pasi jetonin ne prone te huaj, jo shteterore. Gjate ketyre 20 vjeteve kane paguar nje qera simbolike, 20/30 mije leke te vjetra, nqs nuk gabohem. Prandaj eshte 100% e sigurte qe nuk do te pranojne te kalojne nga nje qera simbolike ne nje qera 5-6 fish me te larte.
    Mendoj se pak rendesi ka nese qeraxhiu pranon te levize apo jo. Nese un kam nje qeraxhi ne shtepine time, nuk besoj se duhet ti siguroj kredi para se ta nxjerr nga shtepia. Thjesht u duhet dhene nje kohe e pranueshme per te gjetur apartament tjeter me qera.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Mendoj se pak rendesi ka nese qeraxhiu pranon te levize apo jo. Nese un kam nje qeraxhi ne shtepine time, nuk besoj se duhet ti siguroj kredi para se ta nxjerr nga shtepia. Thjesht u duhet dhene nje kohe e pranueshme per te gjetur apartament tjeter me qera.
    ore merr vesh ti apo jo deri ne daten 1 kan afat, nuk po flitet per qeraxhinj qe ti ke fut te shtepia jote
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •