Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360

    Die Welt“: Kosova – liria e një shteti të dështuar

    Është mashtrim të besohet se një territor dikur i përfshirë nga lufta është shndërruar në shtet stabil dhe prosperues. Por për këtë problem përgjegjësit në Prishtinë nuk bëhen merak. Elita politike e vendit, e prirë nga ish-lideri i UÇK-së dhe kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi, tani e tutje mund të pasurohet edhe më shumë nga ato pak gjëra që ka Kosova dhe për këtë ajo (elita) do të kalojë edhe më tutje pa u dënuar

    Stefanie Bolzen, 10 Shtator 2012

    Nën hijen e krizës së euros, pothuaj pavërejtur, në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës, ranë kambanat e orës historike. Parlamenti i ish-protektoratit të OKB-së festoi kalimin në sovranitet të plotë. Që nga përfundimi i luftës në verën e vitit 1999 ekspertët e huaj dhe ushtarakët përcaktonin fatet e ish-krahinës jugosllave. Në të ardhmen, së paku zyrtarisht, nuk do të përzihen më teknokratë të dërguar nga bashkësia ndërkombëtare, kur shteti i vogël do të vendosë për të ardhmen e tij.

    Projekt i dështuar

    Sikur Bashkimi Europian të merrte guximin të bënte një analizë të ndershme në këtë ditë historike, atëherë do të duhej të arrinte në përfundimin se projekti i quajtur Kosovë ka prodhuar në pjesën më të madhe një shtet të dështuar (“failed state”) – përkundër 3,3 miliardë eurove, të cilat janë derdhur në Ballkan nga të gjithë qypat e BE-së.

    Përkundër angazhimit të dhjetëra-mijëra ushtarëve, të cilët atje kanë garantuar paqen. Përkundër konferencave të panumërte dhe artit diplomatik të Brukselit për t’i mbajtur nën kontroll me karotë e shkop serbët, të cilët këmbëngulin në pushtetin e tyre.

    Është mashtrim të besohet se një territor dikur i përfshirë nga lufta e ka bërë hapin e parë drejt një shteti stabil apo madje prosperues. Ende gati çdo i dyti është i papunë, një e treta e njerëzve atje jeton nën pragun e varfërisë.

    Barrierat e zhvillimit

    Veriu i vendit mbetet fuçi baruti, edhe 13 vjet pas mbarimit të luftës atje kontrollin e kanë në dorë serbët. Rajoni është jostabil, sepse u shërben bandave që operojnë ndërkombëtarisht si qendër për kontrabandë drejt BE-së.

    Peshë edhe më të rëndë ka fakti se elita politike e vendit, e prirë nga ish-lideri i UÇK-së dhe kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi, tani e tutje mund të pasurohet nga ato pak gjëra që ka Kosova dhe për këtë ajo (elita) do të kalojë edhe më tutje pa u dënuar. Aq më tepër që shteti (i Kosovës) nuk pranohet nga pesë vende të BE-së dhe nuk është anëtar i OKB-së – një pengesë e madhe për zhvillimin ekonomik.

    Përgjegjësit në Prishtinë nuk bëhen merak për këtë pengesë. Kështu ata mund t’ia hedhin fajin bashkësisë ndërkombëtare për mjerimin.

    Perktheu Enver Robelli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    kjo gazete po e quan pavaresine e kosoves projekt. sa qesharake.
    mos u merzitni zonja stefani, se se shpejti ne kosove do zhduken bandat serbe per te cilat ju kini simpati.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Bild uron në gjuhën shqipe për sovranitetin e plotë të Kosovës




    10.09.2012 12:46 Gazeta gjermane Bild e cila ka tirazhin më të madh të shitjes në Gjermani, mbi 6 milionë ekzemplarë ka uruar sot në ballinën e saj ambasadorin e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu dhe me këtë popullin e Kosovës për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë.

    Në rubrikën e përditshme fituesi(Gewinner) dhe humbësi(Verlierer), në faqen e parë, gazeta shpall fituesin e ditës (Gewinner) Kosovën dhe uron në gjuhën shqipe me fjalën “Urime” ambasadorin e Kosovës në Berlin, zotin Xhakaliu për fundin e mbikëqyrjes së Pavarësisë.

    Në tekstin e gazetës Bild thuhet: “Një ditë e lumtur për ambasadorin kosovar në Berlin Skënder Xhakaliu(44). Pas pesë vitesh mbikëqyrje ndërkombëtare, Republika e Kosovës fiton sot sovranitetin e plotë. Me këtë sot Xhakaliu bëhet përfaqësues i një shtetit plotësisht të pavarur. Me këtë rast Bild thotë: URIME!” (fjala urime është shkruar në shqip). (RTK)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Peshë edhe më të rëndë ka fakti se elita politike e vendit, e prirë nga ish-lideri i UÇK-së dhe kryeministri i tanishëm Hashim Thaçi, tani e tutje mund të pasurohet nga ato pak gjëra që ka Kosova dhe për këtë ajo (elita) do të kalojë edhe më tutje pa u dënuar. ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •