Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,348
    Postimet nė Bllog
    17

    Kompozitori Aleksandėr Lalo

    INTERVISTA/ Flet kompozitori Aleksandėr Lalo: Artisti shikon pėrtej malit, shikon detaje


    Artisti ėshtė “mall” me pakicė, ndaj tė vlerėsohet

    Ja tė vėrtetat e Festivalit tė 11-tė


    Albert ZHOLI

    Pasi thith cigaren fillon e tregon historinė e jetės sė vetė sikur ta ketė regjistruar nė njė shirit magnetofoni. Duhanin e ka shok tė pandarė dhe me zjarrin e njėrės ndez cigaren tjetėr. Ashtu, mes shtėllungave tė tymit nėn shoqėrinė e koreografit tė madh Besim Zekthi tregon arritjet, momentet delikate, vėshtirėsitė, planet pėr tė ardhmen. “Mė thonė je shumė i rreptė dhe i sertė”, tregon, por nė fakt nuk ėshtė ashtu. Jam konkret dhe rigoroz. Nuk pajtohem me tė padrejtėn dhe i jap gjithkujt aq sa i takon. Jeta e tij artistike ėshtė lidhur mes Kukėsit dhe Tiranės. Kukėsi ishte pjesa mė e bukur e rinisė sė tij ku ai hodhi bazat e krijimtarisė artistike, ndėrsa Tirana i hapi dyert e suksesit duke i dhėnė hapėsirat e dėshiruara pėr njė krijimtari tė spikatur.

    Prodhimtaria juaj artistike mė e madhe ka qenė nė muzikėn e filmave artistikė. Pse keni zgjedhur kėtė gjini muzikore?

    Nuk ėshtė se kam kėmbėngulur, por ndonjėherė gjėrat vijnė dhe tė rastėsishme... Unė muzikėn e parė tė filmit e kam bėrė diku nga viti 1971, pikėrisht nė filmin “Odisea e tifozėve”. Ndoshta ėshtė ajo se, ai qė merret me art do ta tregojė veten nė ēdo gjini dhe akomodimi im nė kėtė gjini erdhi ndoshta spontanisht mbasi deri diku isha bėrė i njohur nė botėn e muzikės sė lehtė shqiptare. Rreshtimi nė kėtė zhanėr erdhi pasi kisha krijuar formacionet orkestrale nė atė kohė, bėja kėngė, orkestroja, ēoja kėngė tė ndryshme nė anketėn muzikore, nė Festivalin nė RTSH. Ecja nė kėto rrugė tė muzikės sė filmit ndoshta erdhi pėr kėto arsye qė nxitėn regjisorin e filmit tė mė ofronte pėr tė bėrė muzikėn e kėtij filmi, me orkestrėn e Gaspėr Ēuēisė. Diēka spontane, por qė mė hapi njė dritare tė re nė fushėn e krijimtarisė artistike.

    Po t’i bėni njė rezyme krijimtarisė suaj, sa gjini keni shkelur?

    Sot pasi i bėj njė rezyme punės sime shikoj se i kam shkelur tė gjitha gjinitė (zhanret) e fushės sė muzikės, qė nga gjinia mė e vogėl e kėngės, tek filmat, muzika e dhomės, veprat simfonike (ku tashmė punoj mė shumė pėr to), komeditė muzikore, etj….Duke qenė se unė kam punuar 20 vjet nė Varietenė e Tiranės, plus tetė vjet nė Estradėn e Kukėsit, preka gjinitė e humorit, paroditė, kupletet, pantonimėn qė janė elementė, tė cilat mė plotėsuan biografinė time artistike. Preka edhe kėtė zhanėr qė ėshtė diēka e veēantė plus pėrpunime tė kėngės popullore, valle, hulumtova folklorin, kėshtu qė nė Kukės, ku preka dhe kėngėt pėr fėmijė e kompletova edhe nė zhanre specifike kurorėn time artistike.

    Nė tėrė kėtė krijimtari ēfarė ke pasur parasysh?

    Unė gjithmonė bėj atė qė di tė bėj, qė mendoj se e bėj. Gjėrat qė kam menduar se nuk mund t’i bėj nuk i bėj. Aty ku kam parė se nuk kam pasur kėllqe, ato zhanre nuk i kam ngacmuar. Gjithmonė nė punė kam punuar pak nga pak. Por dua tė them se muzika e filmit mė ka zhdėrvjelltėsuar, sepse, ėshtė njė urė lidhėse midis gjinive tė vogla dhe gjinive tė mėdha tė muzikės. Jam detyruar tė sinkronizoj muzikėn nė kėto filma pasi kjo muzikė ėshtė gjini serioze. Kjo nuk ėshtė njė muzikė ilustruese. Kompozitorėt e muzikės sė filmave, jo vetėm qė janė tė specializuar nė kėtė fushė, por kanė dhe njė bagazh tė mjaftueshėm artistikė, dhe jo ēdo kush mund tė bėjė, sepse nė kėtė muzikė duhet edhe tė sinkronizohesh, tė abstrogosh, etj…

    Ju pas Festivalit tė 11-tė, ju transferuan nė Kukės. Mund tė na thoni disa detaje pėr kėtė Festival kaq tė lakuar?

    Ato vite kanė qenė vitet e liberalizimit tė jetės shoqėrore, pra janė vitet 1965-1972. Unė nė kėto vite kam qenė student nė Institutin e Lartė tė Arteve plus qė kam kompozuar dhe punoja nė radio. Para Festivalit tė 11-tė, ėshtė bėrė njė Festival i dytė i studentėve nė Institutin e Lartė tė Arteve, ku kėndonin studentė, kompozonin dhe kompozitorė pedagogė por dhe tė tjerė. Ky Festival ishte njė Festival liberal sepse dolėn kėngė si “Adresa” e Franēesk Radit, si dhe shumė kėngė tė tjera dhe mbaj mend se nė sallė, po thyheshin dyert dhe dritaret pėr tė marrė pjesė nė kėtė shfaqje. Mbaj mend se nė sallė ishte dhe Nefo Myftiu (gruaja e Manush Myftiut) atėherė drejtore e Radio Tiranės, e cila e pėlqeu shumė kėtė Festival. Madje, ajo u thotė drejtuesve nė Radio dhe organizatorėve tė kėtij Festivali qė, “ėshtė njė festival i mirė dhe na duhet dhe njė festival i tillė nė RTSH”. Ndoshta ishin orientimet e asaj kohe, (pasi ishin vitet e liberalizmit, qoftė nė modė, qoftė muzikė), qė nė transmetimet e radios gjithmonė jepeshin edhe muzikė e pėrzgjedhur e huaj. Nga ana vizuale nuk kishin dalė ende formacionet orkestrale tė Alqi Karecos, Gaspėr Ēuēisė, Kujtim Laros, Ferdinand Dedės, kėshtu qė nė Festivalin e 11-tė pėr herė tė parė dolėn vizualisht kėtė formacione orkestrale. Pėr herė tė parė nė kėtė Festival u fut dhe moda e veshjes siē ishin maksifundet. Mbaj mend se atėherė na mblodhi Todi Lubonja, (unė nė atė kohė kam punuar dhe si redaktor muzikor nė Radio Tirana), na tha: “Djema duhet bėrė njė Festival rinor, festival tė bukur, kėngėt do paguhen mirė, (njė kėngė 5 mijė lekė baras me njė rrogė mujore). Kjo bisedė ishte shumė domethėnėse pėr ne, pra na inkurajuan dhe na hoqėn shpengimin. U bė njėfarė konkursi midis organizatorėve, qė tė bėhej diēka sa mė e bukur, mė profesional pėr kohėn. Mos tė harrojmė se, kėto vite janė vitet e lulėzimit tė muzikės sidomos asaj tė lehtė nė gjithė Europėn. Ishin vitet e shpėrthimit tė muzikės. Kjo valė kishte ardhur edhe nė Shqipėri. Festivali i 11-tė, sigurisht kishte kėngė shumė tė bukura, ishte jashtė kornizave tė kohės dhe nėn ndikimin e Festivalit tė dytė tė Institutit tė Lartė tė Arteve, pra ishte njė Festival me risi, me krijime model, me kėngėtarė tė aftė, nuk ishte njė ēudi e madhe por ishim disa herė mė tė ēliruar se Festivalet e tjerė. Duke i bėrė njė analizė jo politike por artistike, njė pjesė tė gabimeve nė Festival i kemi bėrė dhe ne padashje. Kėtu kam parasysh thashethemet artistike qė bėhen nė aktivitete artistike, xhelozitė, egot, ku secili nga ne nė atė kohė shfaqte mendime tė ndryshme se ka modele amerikane, franceze, italiane, etj… Kėto ishin thashetheme artistike, ku deri diku janė dhe tė bukura pėr njerėz qė mbajnė peshė aktivitetet, por tė mos harrojmė qė nė studiot e televizionit nė atė kohė hynin dhe dilnin dhe fėmijėt e tė mėdhenjve, anėtarėve tė Byrosė politike, qė disa i kishim dhe shokė i kishim dhe kolegė, qė shikonin dhe provat e festivalit dhe bėheshin pjesė e dėgjueshmėrisė sė thashethemeve artistike. Sipas mendimit tim, kėto thashetheme, kėta fėmijė i pėrcillnin tek prindėrit e tyre, familjet e tyre. Kėshtu qė u hap njė tymnajė se nė Festivalin e 11-tė, po bėhej nami. Pra, u pėrhap njė nam pėr nam. Nė provat gjenerale erdhi Ramiz Alia. I ndoqi me interes kėngėt dhe orkestrimet u shpreh qė i pėlqeu shumė dhe na dha dorėn. Por pas zhvillimit, befas festivali u dėnua.


    Ēfarė kėnge ke pasur nė kėtė festival?
    Unė kam pasur formacionin tim orkestral dhe kam orkestruar njė kėngė tė Enver Shėngjergjit, njė tė Aleksandėr Peēit, plus kam bėrė dhe njė kėngė qė e kėndoi kėngėtarja Suzana Qatipi nga Elbasani. Pra, isha dhe si krijues edhe si dirigjent. Ka pasur tre formacione orkestrale nė kėtė festival.

    Si filloi lufta ndaj kėtij festivali?
    Unė mund tė them ato ēka kam parė unė. Nė radhė tė parė, filluan me ndalesat nė radio. Unė nė atė kohė isha sėrishmi redaktor muzike nė Radio -Tirana, ku na erdhi urdhri qė disa kėngė tė hiqeshin nga transmetimi. Por njė gjė mė ka bėrė pėrshtypje. Urdhrat pėr heqjen e kėngėve nga transmetimi nuk kanė ardhur asnjėherė me urdhėr me shkrim. Gjithēka vinte nė mėnyrė gojore. U hoqėn disa kėngė qė kishin solo saksi dhe redaktorėt disa herė pėr tė qenė brenda hiqnin dhe gjėra tė tjera (siē bėhet nė ēdo vend tė botės nė kėsi rastesh). Pikėrisht nė kėtė vit unė mbarova dhe shkollėn e lartė.

    Pra ēuarja nė Kukės nuk ishte rrjedhojė e Festivalit tė 11-tė?
    Pėr tė qenė i sinqertė jo. Gjithė kursi ynė i atij viti (pra qė mbaruam atė vit), u shpėrnda nė gjithė Shqipėrinė. Edhe pa u bėrė ky festival, njė pjesė e muzikantėve nuk do tė rinin nė Tiranė. Kishte politika kuadri “Aty ku ka nevojė atdheu”. Ēdo gjė ishte e planifikuar. Por sigurisht Festivali i 11-tė, influencoi shumė nė dhėnien e emėrimeve. Qoftė nė kursin tim, qoftė kursin pas meje, studentėt qė mbaruan Artet i ēuan nėpėr rrethe. Shteti ishte i organizuar, ku ēdokush qė mbaronte shkollėn e lartė do i gjendej punė patjetėr. Kėshtu mua mė ēuan nė Kukės ku punova plot 8 vjet.

    Nė Kukės a gjete ambient tė pėrshtatshėm pėr tė punuar?

    Unė u largova nga Tirana me njė emėr, nuk isha i panjohur nė botėn e muzikės dhe nė Kukės mė pritėn si njė diamant tė vogėl, paēka se na kishin vėnė dhe njė si damkė si pjesėmarrės i Festivalit tė 11-tė. Nė kėtė qytet interesant u mundova tė bėj gjithēka dija dhe mundesha pėr vetė kushtet e vendit. Bėra njė formacion tė vogėl tė muzikės sė lehtė qė atėherė ishte shumė e parakohshme pėr kushtet e atij qyteti, me vegla muzikore tė temperuara, vegla popullore. Nė varietenė e Kukėsit qoftė dhe nė koncerte me mundėsitė qė kishim ngritėm kėtė formacion tė vogėl orkestral me njė tromp, saksofon, kitarė, kitar- bas, bateri me djem shumė tė talentuar, qė mė shikonin nė sy dhe punonin pa orar. Ishin shumė tė dhėnė pas punės dhe shumė tė dėgjueshėm. Unė nė Kukės fillova tė punoj edhe me Festivalin e Gjirokastrės, kam punuar me Festivalin e Fėmijėve qė solli njė revolucion nė Kukės, sepse organizuam Festivalet e Fėmijėve me kore tė mėdha. Me njė fjalė nė Kukės mora dhe provova eksperienca shumė tė bukura qė mė kanė dhėnė shumė kėnaqėsi, por dhe mėsova shumė. Ishin vitet e rinisė sime, kisha shumė vrull, shumė dėshirė pėr tė parė larg, por dhe pėr tė mėsuar, pasi punoja dhe studioja.

    Flitet se Aleksandėr Lalo nė festivalet nė RTSH ka marrė vetėm ēmime tė dyta. Si qėndron ky fakt?

    Unė gjithsej nė festivale kam marrė tre ēmime. Njė kolegu im kompozitor mė thoshte: Lalo mos eksperimento shumė nė festivale pasi nė festivale duhen gjėra qė tė bėjnė bam… Ėshtė si puna e njė fotografie qė po dole i qeshur pėr njė moment tė gjithė do thonė sa mirė ja ke kaluar me gruan nė atė kohė, pa menduar se ajo foto ėshtė njė ēast, njė moment nga jeta. Njė ēast nuk mund tė identifikohet me dhjetė apo 15 vjet. Unė nė fakt kam eksperimentuar njė ēikė, jam munduar qė nė krijimtari tė fus edhe elemente tė reja, qė ndoshta nuk gėlltiteshin menjėherė nga publiku, por qė kėto krijime kanė qėndruar mė vonė. Nė ato momente kur unė kam qenė mė i drejtpėrdrejtė kam marrė dhe ndonjė ēmim si tek kėnga “Grurė dhe kėngė” , “Bashkė tė dy”. Sigurisht, nė atė kohė pas vitit 1980 kur erdha si kompozitor nė Varietenė e Tiranės hapa dhe ciklin e kėngėve pėr fėmijė. Konkretisht, flas pėr ciklin e kėngėve tė Luan Zhegut me fėmijėt qė nė atė kohė filluan tė qarkullojnė llafe se po imitoja, por nė fakt kėto cikle qė mė vonė u shtuan me Irma Libohovėn, Liljana Kondakēi, patėn sukses. Kėto kėngė “Bashkė me fėmijėt”, “Shi nė plazh”, “Kompozitori dhe fėmija” etj… ishin njė risi pėr krijimtarinė artistike muzikore pėr atė kohė qė patėn goxha akses nė masėn e njerėzve.


    Sot diskutohet shumė kėrkesa e mėsimdhėnies nė Universitetin e Arteve nė raport me regjimin komunist. Ka shumė diferenca kjo kėrkesė?

    Kur japim mendime pėr njė kohė tė caktuar, ndoshta nuk japim mendime tė sakta, pra ka subjektivizėm, pasi nė momente tė caktuara futet dhe elementi i nostalgjisė. Ekziston dhe njė lloj nihilizmi i brezit pėr brezin. Edhe kjo pyetje me kėtė ka tė bėjė, sepse ne pėr tė ruajtur nostalgjinė tonė themi hė mo se ky brez nuk bėn. Por do tė theksoja qė shkolla ka tė bėjė shumė, por nė fakt po kaq ka tė bėjė dhe individi. Brezi im ose pak para ose mbrapa meje, ata qė kanė dashur tė marrin nga shkolla kanė marrė. Ata qė s’kanė dashur s’kanė marrė. Edhe sot unė se di se ēfarė bėhet konkretisht nė shkollat e muzikės, por di njė gjė qė nga bisedat qė bėj me kolegėt e mi, se ka studentė shumė tė talentuar, tė cilėt marrin maksimumin e shkollės, por studiojnė, edhe vetė. Ne nuk duhet tė kėrkojmė qė nga shkollat e muzikės tė dalin ēdo vit, kompozitorė, instrumentistė, dirigjent tė shkėlqyer, sepse me kaq vend sa jemi ne sikur tre ose katėr tė tillė tė dalin nė njė dekadė ėshtė shumė mirė. Fakti tregon se, nga shkollat tona tė muzikės, por edhe tė fushave tė tjera kanė dalė talente qė kanė zėnė vende kyēe nėpėr institucione muzikore shumė tė rėndėsishme tė Europės dhe mė gjerė. P.sh Inva Mula, Eda Zari, apo baletmajestėr etj., kanė bėrė famė dhe janė tė shkollės sonė nė etapa tė ndryshme dhe jo tė njė gjenerate. Pra, nuk dua tė them qė shkolla dje kishte mė nivel mėsimdhėnie, pasi shkollat sot kanė shumė mė shumė informacion, por kjo ka tė bėjė mė shumė me pasionin qė kanė individėt qė marrin kėtė rrugė. Obligimi qė ata kanė. Kėtu hynė dhe pasioni, geni, dhuntia, adrenalina, dashuria pėr profesionin, studimi i mėvonshėm. Ti mund tė kesh dalė me 10-ta, nė mėsime, por n.q.s s’ke kėto elementė jetėsorė nuk do ecėsh pėrpara. Shumė kompozitorė, dirigjent, kėngėtarė, po t’u bėsh skanerin nuk ėshtė se kanė shkėlqyer nėpėr shkolla por kanė pasur kėto elementė tė tjerė pas shkollės.


    A ka sot huazime tė muzikės sė lehtė shqiptare nga muzika e lehtė e huaj?

    Vetė nuk jam ulur t’i bėjė njė analizė kėtij problemi, dhe s’dua t’i bėj njė analizė tė shpejtuar. Nė pėrgjithėsi sot krijimtaria ėshtė tepėr e lirė, nuk ka censurė artistike, se politike s’ka dhe s’ka. Duke mos pasur censurė artistike, e cila vjen nga vetė krijuesi, (pra krijuesi tė ketė njė autocensurė) edhe nga institucionet, ku paraqitet krijimtaria, kjo do tė thotė se nuk ekzistojnė filtrat, pra siē vijnė ujėrat nga burimi ashtu pėrhapen edhe nė rubinet. Duke mos pasur kėto filtra, krijimtaria ėshtė lėnė plotėsisht nė dorė tė krijuesit, pra n.q.s do ai tė huazojė apo jo. Profesionistėt e muzikės (kjo s’do tė thotė vetėm se kanė mbaruar vetėm shkollėn e lartė, pas ka shumė artistė, shkrimtarė qė se kanė mbaruar kėtė shkollė dhe kanė pas sukses tė madh), qė e bėjnė mirė punėn e tyre e bėjnė kėtė autocensurė vetė. Ata qė janė tė paaftė ta bėjnė kėtė punė, jo, se s’duan ta bėjnė autocensurėn, por nuk dinė ta bėjnė dhe atėherė doemos qė do tė huazojnė. Ata edhe kur marrin informacion e marrin bllok ndėrsa profesionisti kur dėgjon muzikė tė huaj, seleksionon dhe merr atė qė duhet. Diletanti e merr burimin e informacionit pa e seleksionuar kėtu qėndron diferenca. Por kėtė huazim duhet ta bėjė mė mirė kritika muzikore, e cila ėshtė shumė e mangėt nė Shqipėri dhe njė nga mangėsitė qė muzika dhe artet nuk ecin nė rrugėn e duhur ėshtė se nuk ekziston kritika. Artistėt janė “mall” me pakicė. Krikė do tė thotė vlerėsim.


    A ndihen tė vlerėsuar artistėt sot nga shteti?
    Sot artistėt punojnė pėr veten e tyre. Nė kėtė koncept shteti nuk hyn fare kėtu. Kur them nuk hyn, s’do tė thotė qė nuk hyn fare. Nė ekonominė e tregut i afti ēan. Pra janė aftėsitė individuale ato qė bėjnė diferencimin. Kjo nuk do tė thotė qė vlerat e mėdha artistike intelektuale qė ka Shqipėria, tė mos vlerėsohen tė mos nėnvizohen dhe tė mos inkurajohen nga shteti. Nė aktivitetet e ndryshme qė zhvillon shteti, nėpėrmjet Ministrisė sė Kulturės apo RTSH, TOB, TK, duhen mbajtur afėr krijuesit e vėrtetė gjė qė nuk ndodh nė mėnyrė reale. Kėtu shteti nėpėrmjet institucioneve tė specializuara duhet tė ketė njė strategji qė tė pėrkrahė ato projekte qė i mungojnė artit shqiptar, projektet serioze, profesionale dhe tė mos bėhen pėrkrahje projektesh nė bazė tė bindjeve partiake. Pra, tė jepen ose tė pėrkrahen projekte nė ato fusha tė muzikės qė ka boshllėk muzika dhe ka projekte profesionale… Privati investon aty ku shumėfishohet paraja, ndėrsa shteti investon dhe duhet tė investojė aty ku bėhet art i mirėfilltė. P.sh shteti mban sot TOB-in, ku bota habitet qė njė popullsi kaq e vogėl ka njė TOB (Teatri Operės) qė investohet nga shteti, pasi harxhon shumė para.

    Keni ndonjė peng?

    Pengje s’kam, por kur kthej kokėn pas mė duket sikur s’kam bėrė asgjė, por tani kur kam filluar t’i shikoj mirė ēka kam bėrė them, qė kam bėrė diēka. Po shfrytėzoj nė maksimum kohėn qė tė lė dhe diēka tjetėr. Peng them ėshtė ajo qė duhet tė kisha punuar mė shumė dhe pse mė duket se kam punuar jo pak. E thashė dhe mė lart ne jemi “mall” me pakicė qė tek ne nuk vėrehet sasia sa ke bėrė por cilėsia, se ēfarė dhe sa tė bukur e ke bėrė njė vepėr. Tani po punoj nė vepra simfonike. Artisti ka nevojė pėr pėrkrahje, pėr njė fjalė tė mirė.

    Dita mė e vėshtirė nė jetėn artistike?
    Perėndia mė ka bekuar nė jetė. Jam munduar tė jem korrekt dhe skam pas vėshtirėsi. Nė dukje jam njeri i sertė por nuk ėshtė ashtu. S’ka shpirt artisti tė jetė i sertė. Aparenca nuk vėrteton gjithēka. Kam krijuar ndonjėherė konflikte artificiale me njerėz, por kėto konflikte tė vogla nuk janė Aleksandri i vėrtetė me shpirt artisti. Artisti shikon pėrtej malit, shikon detaje ndaj quhet artist, pėr kėtė vlerėsohet.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo

    ALEKSANDĖR LALO: Krijimtaria muzikore po ēalon, krijuesit e rinj nuk kanė krijuar stil nė muzikė

    Aleksandėr Lalo ėshtė njė nga kompozitorėt mė tė vlerėsuar shqiptarė. Autor i shumė kėngėve, muzikė filmash dhe muzikė serioze, kompozitori Aleksandėr Lalo ka zėnė njė vend nderi nė artin shqiptar. Tė flasėsh mbi krijimtarinė e tij ke shumė pėr tė treguar, ku dekada me muzikėn ka dhuruar pėr publikun tinguj tė mrekullueshėm. Kėngėt e tij dhe sot nuk harrohen nga publiku, i cili gjithmonė e ka vlerėsuat kompozitorin e njohur. Kur pyetet sot pėr muzikėn dhe ndėrtimin e kėsaj karrierė tė rėndėsishme, kompozitori pohon se nuk ka qenė e lehtė, ka qenė njė aktivitet muzikor qė ka pasur dhe vėshtirėsitė e tij. Ishte viti 1968, qė kompozitori do tė shkruante pjesėn e parė nė muzikė, pėr tė vijuar mė pas dekada me radhė duke pėrcjellė tek publiku vlerat e njė krijimtarie tė bukur. Nė intervistėn e tij, kompozitori Lalo flet dhe pėr problemet qė po kalon sot muzika dhe kėnga. Sipas tij, duhet qė kompozitorėt e rinj tė krijojnė stilin e tyre nė muzikė dhe tė jenė origjinalė nė krijimtari. Kompozitori tregon se problem janė dhe tekstet e kėngėve, tek tė cilat nė jo pak raste nuk kuptohen fjalėt. E pėr tė gjithė ata qė kompozitorin e kanė njohur vetėm pėrmes muzikės, nė kėtė intervistė ai zbulon dhe pjesėn tjetėr tė tij. Sot ėshtė njė gjysh i lumtur, qė krijon muzikė edhe pėr nipat e tij. Tregon pėr marrėdhėnien qė ka me dy djemtė dhe kėshillat, qė i ka dhėnė gjithmonė. Nėse vazhdon tė mos shkėputet nga muzika, kompozitori Aleksandėr Lalo zbulon se peshkimi ka qenė njė tjetėr pasion i tij qė nė rini.



    -Si po kalojnė ditėt e marsit pėr kompozitorin Aleksandėr Lalo?


    Nė dimėr janė ditėt e shkurtra dhe netėt e gjata, kėshtu qė mė shumė i bie tė rrimė brenda, por edhe dalim. Ditėt tani i kaloj si zakonisht. Pi kafenė tek lokali poshtė shtėpisė sime, dhe mė pas vjen pazari pėr shtėpinė, por dhe gatuaj. Mė vonė mund tė ulem nė piano. Nė drekė vijnė pjesėtarėt e tjerė tė familjes. Vjen pasditja sėrish njė kafe, takoj ndonjė shok, dhe kthehem nė shtėpi, ku sigurisht qė ulem nė piano nė mbrėmje. Pas koncertit, qė u bė nė muajin dhjetor me krijimtarinė time, sigurisht qė tashmė vazhdoj tė shkruaj sėrish pėr muzikėn.



    -Kur flasim pėr krijimtari tė re nė muzikė, po shkruani kėngė apo muzikė serioze?

    Ju e dini, qė kėto vite nuk kam shkruar kėngė pėr festivale. Jam marrė mė shumė me krijimtarinė e muzikės serioze. Kjo ndoshta se ėshtė mosha, pjekuria ime, qė tani kėrkon diēka tjetėr pėrveē kėngės, sikur jam larguar nga kėnga. Jo se nuk mė pėlqen kėnga, por kam dėshirė qė tė shkruaj krijimtari mė tė madhe.



    -U shprehėt sė gjatė kėtyre viteve mė shumė keni hedhur nė partitura krijimtari tė muzikės serioze. Por janė dhe kėngėt tuaja ndėr vite, tė cilat ju kanė dhėnė njė vlerėsim tė madh. A keni njė numėr se sa kėngė keni krijuar?

    Kam shkruar shumė, por nuk e mbaj shifrėn e tyre. Por ėshtė shumė e vėrtetė, qė shumė autorė janė njohur me kėngėn. Por tani si ka ardhur koha ndoshta kėngėt tona pėr llojin e muzikės, qė kultivohet mund ti quajnė dhe jashtė mode. Dhe unė jo se kam frikė tė marr pjesė nė aktivitete, por nuk dua qė tė krijohen fjalė artificiale nga njerėzit, sepse unė vazhdoj stilin tim nė muzikė. Shikoj qė tani ėshtė dhe njė treg shumė i ngatėrruar i muzikės, dhe ndoshta krijimtaria ime apo dhe tė ndonjė autori tjetėr do tė ndihej pak si jashtė mode, dhe kjo ka qenė njė arsye qė nuk kam shkruar. Por mua jo vetėm kėngėt, por dhe filmat kanė qenė tė rėndėsishėm, muzika e tyre ka qenė me rėndėsi nė krijimtarinė time.



    -Nė Kukės keni qėndruar pėr gati 8 vjet dhe ishte viti 1980 qė ju u rikth u rikthyet nė Tiranė, kur pėr disa vite punua vite punuavite punuat pranė Varietesė sė arietesė sėarietesė sė Tiranės. Ka qenė nga trupat artistike mė tė vlerėsuara nga publiku. publiku.publiku. Por shkrirja e saj, shkrirja e saj, si ishte pėr ju?

    Jam rikthyer nga Kukėsi nė vitin 1980, dhe vazhdova tė punoja si kompozitor pranė Varietesė sė Tiranės, Estrada e Shtetit. Atje kam punuar deri nė vitin 2000. Si fillim hoqėn orkestrėn, dhe unė qė nga viti 2000 deri sa kam dalė nė pension kam qenė i papunė nė shtėpi. U dhanė disa variante. U tha se do tė ishte me projekte, por asgjė nuk u bė. Nė fillim u shkri orkestra mė pas hoqėn dhe aktorėt. Por unė di qė nė rrethe ka trupa tė estradės, dhe nuk e di pse vetėm Tirana nuk ka asnjė trupė tė tillė. Sot ėshtė njė qytet i madh dhe nuk kemi njė Variete tė Tiranės. Mė vjen keq, qė mungon sot. Duhet tė kishte vazhduar tė funksiononte ajo trupė artistike sė bashku me orkestrėn.



    -Festivali i Kėngės nė RTSH vjen me krijimtari tė re nė kėngė, vjen me krijimtari tė re nė kėngė, por vazhdojnė problemet. Nė ēdo edicion tė tij kėngėt diskutohen jo pak pėr atė qė pėrcjellin?

    Ēdo festival qė zhvillohet, themi qė festivali qė shkoi ishte mė i mirė se ky, etj. Sigurisht qė RTSH qė organizon festivalin e pėrvitshėm qė ėshtė dhe tradicional, ai aktivitet varet dhe nga prurjet nė krijimtarinė muzikore, varet nga kėngėt qė bėhen. Nėse nė njė festival vijnė krijime tė mira muzikore, sigurisht qė ai festival do tė dalė mirė. Por sigurisht qė organizatorėt kanė detyra tė tjera nė kėtė festival, se si do tė ekspozojnė, si do ta etiketojnė, dekori, cilėsia e fonisė, etj. Por festivali i RTSH ėshtė njė traditė, qė duhet ta ruajnė si njė institucion qė ka mė shumė se 50 vjet. Pėr mua si kompozitor duhet ruajtur autonomia, qė ka pasur festivali pėr kėngėt, jo stile kėngėsh. Kjo pėr arsye se ka festivale tė tjera, qė organizohen nė televizione dhe janė tė gjinive tė ndryshme tė kėngės. Mendoj qė festivali nė RTSH duhet tė ruajė me fanatizėm traditėn e tij tė kėngės dhe jo tė rrymave tė ndryshme, sepse kanė se ku tė shpalosen kėto rryma nė televizione tė tjera. Por sigurisht ka haluēinacione nga festivali nė festival. Kjo varet nga shijet e atyre, qė drejtojnė, pėrzgjedhja qė bėhet qė ka shumė rėndėsi, por kryesore ėshtė krijimtaria.



    -Si janė pėr ju kėngėtarėt?

    E kam thėnė dhe nė intervista tė tjera, qė ne kemi ekzekutues, kėngėtarė tė mirė apo dhe instrumentistė, por pėrgjithėsisht niveli i krijimtarisė nė muzikė duhet tė jetė mė lart. Nė kėtė festival nuk marrin pjesė shumė kompozitorė tė mirė, ndoshta duhen afruar mė shumė. Duhen stimuluar qė ta kenė vendin e hapur nė atė festival, pa kaluar nėpėr filtra, sepse kompozitorėt e njohur nuk kanė nevojė pėr emėr, por ata duhet tė kenė derėn tė hapur. Kemi plot kompozitorė tė tillė sot, por qoftė kjo dhe pėr kėngėtarė tė njohur qė kanė 30 vjet nė skena apo mė shumė, nuk kanė pse tė largohen nga festivali.



    -Gjatė kėsaj bisede ndėrsa po flisni mbi krijimtarinė muzikore, u shprehėt se dhe filmat kanė qenė tė rėndėsishėm, muzika e tyre ka qenė me rėndėsi nė aktivitetin tuaj si krijues?


    Unė kam shkruar muzikė filmi qė nga viti 1971, dhe kėnaqėsia mė e madhe e njė autori ėshtė kur pas 30, 40, 45 vitesh njerėzit tė vlerėsojnė, kritika po ashtu pėr muzikėn e filmave. E kanė thėnė dhe tė tjerėt, qė tek gjinia e filmit kompozitorėt shqiptarė kanė shkėlqyer mė shumė se tek gjinitė e tjera, kėtu duke futur dhe veten, por dhe kompozitorė tė tjerė si Kujtim Laro, Haig Zacharian, Aleksandėr Peēi, etj, qė kanė shkruar muzikė filmash. Unė gėzohem nga opinioni publik, njerėzit e thjeshtė qoftė dhe nga kritika, qė marr vlerėsime pozitive, mė jep shumė kėnaqėsi. -Por sot dhe muzika e filmave diskutohet jo pak? Sot bėhen shumė pak filma dhe me sa di janė nė bashkėprodhim me vendet e tjera dhe ata pėrfaqėsues tė huaj kanė dhe kushtet e tyre. Pra dhe kjo ndikon tek krijimtaria muzikore, ku ka pasur dhe krijimtari tė kompozitorėve shqiptarė nė filma, por dhe tė huaj. Por problemi sot ėshtė se ka shumė pak filma artistikė, qė prodhohen nė vit. Sigurisht dhe regjisorėt kanė tė drejtė, qė tė pėrzgjedhin kompozitorėt qė ata kanė dėshirė, por mirė do tė ishte qė tė angazhohen mė shumė krijues shqiptarė, qė kanė pėrvojė nė krijimtarinė muzikore.



    Kur flasim pėr kėngėn e lehtė shqiptare, sipas jush ēfarė i mungon sot?

    Kompozimet. Nuk ka krijimtari tė mirė qė tė jetė e papėrsėritshme, tė jetė origjinale, ndoshta akoma krijuesit e rinj nuk kanė krijuar fizionominė e tyre qė tė njihen, qė nė tingullin e parė se cili autor ėshtė. Ajo qė shikoj, krijuesit e rinj nuk kanė krijuar stilin nė muzikė. Sigurisht qė nė festivale kėnge marrin pjesė dhe kompozitorė, qė kanė njė lloj pėrvoje, por pėrgjithėsisht krijimtaria muzikore ēalon. Mund tė flas dhe pėr tekstet. Por mua dhe tekstet e kėngėve nuk mė vijnė fort nė vesh, pėr arsye tė ndryshme, diksioni, ka raste qė mezi kuptohen fjalėt. Rrallė qėllojnė kėngė qė unė marr vesh fjalėt. Mė bėn ēudi se tek kėngėt para viteve '90 unė i merrja vesh fjalėt, por nuk besoj se mund tė jetė vetėm difekt i diksionit tė kėngėtarėve. Besoj qė hyjnė dhe probleme tė tjera, dhe mėnyra se si futen fjalėt nė njė kėngė, thekset e forta muzikore me ato letrare, etj. Teksti i kėngės ka shumė rėndėsi, por kur nuk arrin qė tė vijė i tėri nė vesh atėherė ka probleme me kėngėn qė dėgjon. Kėto janė probleme tė kėngės shqiptare, qė janė probleme tė vetė krijuesve. Kur tė rritet niveli dhe pėrvoja e vetė krijuesve atėherė dhe kėnga shqiptare do tė jetė mė lart nė nivel.


    Ishte maji i vitit 1968 kur unė kam shkruar krijimin e parė me Orkestrėn Simfonike. Kur hedh ur hedh vėshtrimin pas nė gjithė aktivitetin tuja muzik tuja muziktuja muzikor, si ndiheni?


    Kur nuk i kisha mbledhur materialet e arkivės, mė dukej sikur nuk kisha bėrė gjė, por pashė qė kisha bėrė goxha krijimtari muzikore. Por pėr kohėn qė na ka mbetur, them qė ndoshta mund ta kisha administruar dhe mė shumė e mė mirė kohėn mė parė. Ja kėto kohė mendoj dhe filloj tė shkruaj, sepse ndoshta nuk kam aq kohė sa kur isha 20 vjeē. Sapo mbroj njė pjesė, nis tjetrėn menjėherė. Por nuk ndihem i penduar. Jam i plotėsuar artistikisht, kam dhėnė pėr muzikėn shqiptare siē kanė dhėnė dhe krijues tė tjerė. Mendoj se kam lėnė njė gjurmė nė muzikė. -Kur thoni arti ėshtė sakrificė, ur thoni arti ėshtė sakrificė, sa e vėshtirė ka qenė pėr ju tė arrini deri kėtu? Ka qenė e vėshtirė tė ndėrtosh karrierėn muzikore. Vėshtirėsia mė e madhe nė zanatin tonė ėshtė qė tė jesh i papėrsėritshėm, tė jesh origjinal dhe tė krijosh stilin tėnd nė muzikė. Por qė tė krijosh stilin tėnd do vite tė tėra, dhe je ti ai qė duhet t'ia imponosh kėtė stil tė tjerėve. Tė tė pėlqejnė me atė stil qė ke ti dhe jo me atė qė duan tė tjerėt. Kėto vite pas '90, kur ju e dini qė ėshtė komercializuar dhe muzika, ėshtė vėshtirė tė mbash emrin dhe personalitetin tėnd. Por ne si brez i vjetėr e kemi tė vėshtirė qė tė komercializohemi. Unė pėr vete kam mbajtur stilin tim dhe njerėzit pėr atė lloj muzike mė pėlqejnė.



    Larg krijimtarisė muzikore, kompozitori Aleksandėr Lalo ėshtė sot dhe njė gjysh i lumtur?

    Jam gjysh i dy nipėrve, Joel 6 vjeē dhe Aleks 3 vjeē. I takoj zakonisht njė herė nė javė kur mė vijnė nė shtėpi. I dua shumė. Madje dhe nė koncertin qė u zhvillua nė dhjetor bėra njė pjesė muzikore kushtuar atyre, qė titullohej "Mjalti i mjaltit", njė pjesė orkestrale. Tė jesh gjysh ėshtė njė lloj emocioni, qė nuk pėrkthehet dot. Duhet tė jesh gjysh qė ta kuptosh se sa duhen nipat.



    Babai i dy djemve, si janė ndėrtuar marrėdhėniet me ta?


    Nė familjen time jam i rrethuar nga stomatologėt. Djali i madh qė ėshtė i martuar ėshtė stomatolog, por ka dhe bashkėshorten, djali i dytė stomatolog i cili bashkėjeton me njė vajzė, ku dhe ajo ėshtė me kėtė profesion, por dhe gruaja ime Marga ėshtė stomatologe. Kėshtu qė janė 5 stomatologė qė mė kanė rrethuar, dhe unė nuk kam probleme me dhėmbėt (qesh). Tė gjithė janė nė zanatet e tyre. Djali i madh jeton veē, i vogli jeton me ne. Marrėdhėniet tona? Qė tė jesh i saktė me fėmijėt duhet qė tė mos u ndėrhysh shumė. Kam qenė gjithmonė kėrkues, madje ndonjėherė dhe i bezdisshėm sepse ja pėrsėrit njė gjė disa herė. Por tani qė janė tė rritur nuk para i ngacmoj shumė, madje mė thotė dhe ime shoqe Marga: Lėri djemtė. (qesh).



    Kėshillat, qė gjithmonė ia keni pėrsėritur?

    E vetmja gjė qė i kam bezdisur ka qenė, qė nuk i kam mėsuar me para shumė. Nė familjen time jetojmė mirė, kishim mundėsi qė ti jepnim mė shumė para xhepi, por unė dhe ime shoqe i kemi mėsuar me shumė pak. E dyta, ne kemi investuar shumė pėr ti shkolluar tė dy djemtė. Kemi shpenzuar para pėr ti shkolluar ata, ashtu si bėjnė shumė prindėr shqiptarė. Gjithmonė u kam thėnė, kur ta keni vetė paranė atėherė do ta kuptoni vėrtetė vlerėn, ndėrsa kur e keni nga prindėrit nuk e ndjeni shumė. Kjo ka qenė primare. Kryesore, ata tė mos shpenzonin kurrė mė shumė sa duhet. -Marga bashkėshortja juaj, sa ju ka mbėshtetur nė aktivitetin tuaj? Marga ka qenė mbėshtetja ime e madhe nė gjithė aktivitetin tim. Por ka qenė ajo edhe qė na ka mbajtur ekonomikisht si familje, pasi unė qė nė vitin 2000 nuk kam punuar. Unė e kam pensionin 161 mijė lekė tė vjetra. Madje kur shkoj dhe marr pension, qė iu lė ndonjė bakshish tė vogėl, mė thonė: maestro me kėtė pension qė merr duhet tė tė lemė ne ty. Kam njė pension jashtėzakonisht tė vogėl. Unė jam natyrė qė nuk kam kėrkuar kurrė as tituj as pensione tė veēanta. Kjo sepse duhet tė mendojnė tė tjerėt qė ti japin, dhe jo ti kėrkosh vetė.



    Dekada me muzikėn, por sot ju nuk keni dhe njė titull?



    Nuk kam titull. Madje duke qeshur i them Margės, kur tė vdes tek pllaka e varrit do tė ketė vetėm emėr, datėlindje dhe vdekje, nuk ka asnjė titull dhe ai qė do gdhendė gurin do tė kėrkojė mė pak para. (qesh). Unė nuk kam pėr ta kėrkuar ndonjėherė, por duhet vetė qė tė kujtohen institucionet. Unė nuk dua tė lyp, as nuk dua qė tė japin me zor titull, po u bė le tė bėhet nė mėnyrė tė natyrshme.



    Pėrveē muzikės, kush janė pasionet e tjera tė Aleksandėr Lalos?



    Nuk ndahem nga muzika. Por kur isha i ri kam pasur qejf peshkimin, dhe tani gjatė verės kur kam mundėsi peshkoj ndonjėherė pėr qejf. Gjuaj peshk kur shkoj nė fshat, por jo shumė, mė tepėr pėr qejf.



    Koncerti juaj i fundit qė u zhvillua me krijimtarinė tuaj nė Kishėn Ortodokse nė Kishėn Ortodokse nė Tiranė u mirėprit shumė nga publiku dhe kritika. Si ndiheni nga kjo?



    Ishte njė atmosferė e jashtėzakonshme me datė 10 dhjetor tek Katedralja. Njė koncert i ndėrtuar me tre formacione, njė kuintet harqesh, njė kuintet tunxhi dhe njė tjetėr saksofonesh. Ishte pėrmbledhur muzika e filmave tė mi, krijime origjinale, muzikė nga literatura botėrore dhe kėngė popullore tė stilizuara. Ishte me tė vėrtetė njė koncert elitar, dhe i punuar nė atė formė qė tė ndiqej dhe nga njė publik i thjeshtė. Jam shumė i entuziazmuar nga pritja e publikut, dhe me kėtė rast dua tė falėnderoj dhe sponsorėt e mi, Kliti Nano dhe Kadri Morina, qė mundėsuan zhvillimin e koncertit, duke mos harruar dhe RTSH.


    Intervistoi: Julia Vrapi


    http://www.sot.com.al/kultura-interv...%C3%AB-krijuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 10-03-2016 mė 10:50

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo



    Irma Libohova - "Zgjodha njerinė"
    Liljana Kondakēi - "Gėzimin njerėzve tua shtoj"
    Luan Zhegu - "Emri i njė rruge"
    Irma Libohova - "Kur vij tek ti"
    Liljana Kondakēi - "Njė vonesė e vogėl"
    Luan Zhegu - "Kur ishim tė vegjėl".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 27-06-2016 mė 14:21

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo



    Kjo kenge eshte kenduar naten e pare te festivalit te 19, me 25.12.1980. Muzika Aleksander Lalo. Teksti Jorgo Papingji. Perseritur nga Luan Zhegu. Ka marre ēmim te trete.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo



    Nje perle nga Aleksander Lalo i cili ja ka kushtuar bashkeshortes se vet dhe e kenduar me mjeshteri nga tenori i madh Kastriot Tusha.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo

    Shkroi muzike te bukur gjithe jeten dhe po mes muzikes iku befasisht, parakohe .......



    Spektakli I fundit ne te cilen I paharruari Mjeshtri Aleksander Lalo percillte mesazhe te vyera per muziken, interpretimin e kenges & publikun artdashes .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-11-2017 mė 10:07

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo

    Nje In Memoriam i Elton Dedes me fjale zemre per nje ARTIST TE MADH !

    Ndėr personat qė kanė shkruar mesazhe ngushėllimi pėr ndarjen nga jeta tė kompozitorit tė njohur Aleksandėr Lalo, ėshtė edhe kantautori Elton Deda. Nė njė postim nė rrjetin social Facebook, Deda i kushton fjalė tė ndjera Lalos duke shkruar:

    “Ti ishe miku i muzikės, ti ishe unikali me shpirt tė brishtė dhe i pėrkėdheluri i Perėndisė.”

    Postimi i Elton Dedės:

    Zakonisht e takoja me humor tė mirė. Shpesh mė merrte nė telefon dhe mė thonte “mos e lėr krijimtarinė pas dore”. Njė natė u ulėm dhe morėm nga njė fėrnet. Folėm gjatė me miq pėr hallet e panumėrta qė kanė artistėt kėtu.
    Sot, ti nuk je mė. Unė kam ndėrmend t’i buzėqesh jetės dhe jo t’i mbaj mėri se u dorėhoq prej teje. Ashtu ėshtė ajo, ka qejf tė bėjė kapriēo ndonjėherė e kur i do qejfi, si ato femrat xanxare.
    Ti ishe miku i babait tim, ishe miku im, ishe miku i gjithė muzikantėve tė ndershėm. Ti ishe miku i muzikės, ti ishe unikali me shpirt tė brishtė dhe i pėrkėdheluri i Perėndisė.
    Mos harro tė punosh me korin e ėngjėjve atje ku u nise mbrėmė. Dhe je i lutur qė mos t’i marrėsh as Zotit leje nėse do tė shkosh e tė bėsh drekėn. Lamtumirė o i madhi Sandėr Lalo.


    http://konica.al/2017/11/elton-deda-...uri-perendise/
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-11-2017 mė 10:11

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo

    Nje nga dedikimet & kenget me te bukura te Mjeshtrit Lalo !

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-11-2017 mė 10:11

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo

    Nderim, Respekt & Mirenjohje per gjithe krijimtarine tuaj Mjeshter i Madh i Muzikes Shqipe, Maestro Lalo !

    U prehshi ne paqe!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 21-11-2017 mė 10:19

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo


  11. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo


  12. #12
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anėtarėsuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo

    Iku nje gjeni i muzikes shqiptare nje njeri i rralle gjithmone i cilter i sinqerte i thjeshte!
    I lehte te qofte dheu xhaxhi Sandri.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Kompozitori Aleksandėr Lalo

    In memoriam - Aleksander Lalo krijmtaria artistike, kėngėt mė tė bukura e kujtimet mė tė vecanta

    ( Vijnė pėrmes Luan Zhegut dhe Vikena Kamenices & Top Show Band )

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sirena_adria : 25-11-2017 mė 13:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •