PETRO PAPAKOSTA(ka botuar edhe me pseudonimet Elit Jorgji dhe Arian Bogdani)
U lind mė 29.01. 1966 nė Vlorė. Ka luajtur nė moshėn 13 vjeēare nė rolin e Velos nė filmin "Partizani i vogėl Velo", 1980. Eshte pjesemarres ne Festivalin Nderkombetar te Poezise "POETEKA. Nė kohėn e lirė ushtron edhe pikturėn.
Ka botuar librat me poezi:
Enarksi - 2000
Ciler 32 - 2002
En Delphois El - 2002
Atje dhe pastaj - 2002
Pėrkthimi i vetes, botimet Ideart, Tiranė 2009
Ka botuar librin me essé:
Shpirti dhe lėnda, botimet Ideart, Tiranė 2009
NJOHJE
Njoh vokalizmin e asaj marrėdhėnieje
prej dėnimit qė kryej (bėj).
Ndjej ēka fort mė shtyn
e nė tė njėjtin vend mė le.
Shkas nėpėr gabime tė pjerrėta
veē pėr tu fuqizuar me hamendje.
Njėherė nė kaq emėrtoj
dhe vigjėloj atė qetėsi
qė shpėrthen nė heshtje.
ĖNDĖRR
Ndoshta janė fjalėplazmime tė pathėnash
kjo zhaurimė mjegullthyese.
Majė godinash rrėnjoset Kuptimi
me dimensione asnjanėse.
Poshtė nesh njė tokė qė na qaset
dhe na mplekset nėpėr kėmbė.
Njė frazė nokturne
cilėson lugatin iks (x).
Hyn nė hartėn e Tundimit
pėr tė qėnė minimum i vetes.
Fryma e Prishėsit pėrplaset
nė kohėn e mermertė
dhe shembet.
HULUMTIM
Atė natė
sinonimet mė ndihmuan
ti shkojė zanafillės
mė tej se sa gjuhėtari.
Nėpėr disa pantomima
ku pasqyrohej gjithė elokuenca
e njė ligji.
Nėpėr disa gjeste
ku krejt rruzullimi
pėrfshihej.
KOLAZH
Ėshtė lehtėsia
e prejardhur nga ajo gjė
qė pėrbėn peshėn.
Edhe njė fjalė me ngarkesė mitike
ėshtė vetė miti.
Tė ngarkuara janė ditėt
me shkarkime netėsh.
I ngarkuar mbetet boshi
me njė lutje tė zbrazėt.
ZHDUKET DUKE U SHFAQUR
E qortueshme sipas rreptėsisė mungesa.
Po pėr ēgjė qortohet ajo qė sėshtė?
Ekziston, por sndodhet.
Kėshtu ėshtė natyra e saj:
Fillon dhe zhduket
duke u shfaqur.
Sido qė tė jetė,
e pėrmbushur, e mjaftueshme ,
e plotė ėshtė mė rrėnqethėse
dhe sia di shpagimin.
I ka edhe drita gjithė mbrapshtitė
qė tė ēojnė tek pėrkryerja.
NĖ PRAG TĖ PREJARDHJES
Mėsuam netėve bregdetare
tė dėgjojmė zemėrgjerėsinė e guaskave,
dhe tmerrin e njė puthjeje
tė pipėtijė psalmodi erėzash.
Nė verbėri tė shohim dritėn e skėterrės,
ne tė mbetur nė prag tė prejardhjes.
Kureshtarė tė heshtjes fjalosėse,
kaq ngadalė u rritėm
sa na u desh tė kapėrcejmė veten
Ndonėse skeletosemi si pasardhės tė rrjedhės,
do tė duhen dėnesat e ėngjėjve
tė na pėrmendin.
TRADITA
Kjo mesditė synon karakterin
gjelbėrues tė ajrit.
Sajon padukshmėrinė ku cungimi
justifikohet si mirėqėnie.
Pėr shtresat e njė keqkuptimi pagan
lyp mjeshtėrinė e shkoqitėsit.
Ia ka dalė ndonjėherė tė reagojė
si vetėdije largvajtėse
Nė kufijtė e njė vetasgjėsimi
bėn fjalė dhe gjeste pėr shenjtėrinė e Tij.
Ka ndodhur njė herė tė vetme
tė rikthejė mėngjesin,
atė mėngjes
qė zgjon traditėn.
PĖRNGJASIM
Vringėllijnė dy, tre epoka
si tė metalta.
Xixė lėshon shpatė e kohės.
S mund tė kemi qenė ne nė ato frymėmarrje
Nė ato rrethore gjithnjė e mė pėrmbyllėse.
Nėpėr vertikalitetin ende luhet
njė mizanskenė me diēka prej nesh,
prej mishi a floku
veē jo prej fjale.
Shtriqet njerėzia me veti horizontalitetin.
Skuqet pėr njė paralele
tė hequr me tokėn
Pėr njė pėrngjasim
me dheun
tundohet.
ANTITEZĖ
Mbetemi me gjurmė shqelmimesh
nga mėri kujtimesh.
Me vendosjen e syzeve,
risjellim nė zgavra
sytė e dikurshėm,
pėr tu bėrė edhe tė tanishėm.
Dhe ti kėsaj i thua ekzistencė?
Unė tkurrem,
dhe brenda meje
nga paraditja e sė shtunės
deri nė pasdreken e sė dielės,
ndėrhyn njė javė e plotė
me insistimin pėr mė tej
edhe mė tej akoma
pėrpara fillimit,
nė puqje me fundin.
Dhe ti kėsaj i thua humbje?
MONOLOG PĖR DY
Ajo qė pėr kohėn ėshtė ecje
sėshtė rrjedha jote.
Tė ndjej, ashtu si ti
kur thua se mė parandjen.
Ia dua trishtimin atyre qerpikėve,
edhe pse ka kohė qė zėri yt
nuk thotė fjalėt e tua,
por ėshtė njė klithje qė nis erėn.
Zhbėhen kėto gjuhė flakėsh,
e kjo prushanė rretherrotull
mbledh endecakė tė brishtė,
tė padukshėm e hyjnorė.
Atje ku ska mė brigje,
ngrihet njė tallazitje
e na lė ndėr duar ndėrgjegjen e detit.
Atė pjesė qė mė ofrove
brenda dhe jashtė asaj mbrėmjeje,
bėje krejt veten tėnde.
Dora jote ende sėshtė bėrė domethėnie.
Mė afėr dielli sguxon
tė gjejė ato fraza,
nėse ka tė tilla
qė provokojnė mizorinė.
Ka ēaste kur tė shkon ai belbėzim
pa ndrydhjen qė i bėn.
Pėshpėritje tė forta thua
me zėrin melankolik tė potencės.
Ndonėse vėshtrimi yt ende
sėshtė bėrė gjest,
as fjala tragjedi,
ndaj jepmė ēfarė mbeti para
dhe pas fjalės,
pėr tė pėrkufizuar durimin
ose mposhtjen.
Ētė them pėr mos-njohjen e vdekjes,
tė heshtjes!
Tė rriteshim fėmijė tė mungesės,
bij fillim-fundesh!
Tashmė nėnshtron zhurmat
nėn hapat e tu
dhe vė rregull nė qetėsinė tėnde.
Kėrcitjen e prekjes tėnde
jepu ditėve,
qė tė jenė zgjimet e mia.
Tė ndjej, ashtu si ti
kur thua
Rrjedha e gjuhės ėshtė koha jote.
ZBRAZĖTIRĖ PLUS-MINUS HESHTJE
I hyj dhe dal prej saj
fshikulluar nga hapėsira.
Stė mbushnin as heshtjet
qė thosha,
as fjalėt qė sthosha.
Me fjalė heshtja.
Kėshtu ishte e thėnė:
Ajo zbrazėtirė kur mbushej me heshtje,
bėhej njė emėr
me mbiemrin nė tė kaluarėn.
Kjo plotėri e privuar nga heshtja
bėhet njė me mua
nė kundėrdritė.
Petro Papakosta - foto (nė rolin e Velos)
http://img707.imageshack.us/img707/4307/073mg.jpg
Petro Papakosta - foto (e tanishme)
Krijoni Kontakt