Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Agim Vinca

  1. #1

    Agim Vinca

    POEZI NGA AGIM VINCA


    Kam nderin tė botoj kėtė cikėl qė mė dėrgoi pėr Gazetėn e Athinės Profesori Agim Vinca, lindur nė Veleshtė, mė 1947. Ai ėshtė sot njė ndėr figurat e shquara tė figurės mbarėshqiptare. Poet, kritik letrar, historian i letėrsisė, pėrkthyes dhe antologjist, Vinca bėn njė jetė tė gjallė artistike dhe mendimi i tij ka peshė tė veēantė. Ka botuar deri tani librat me poezi: Feniksi (1972), Bregu i mallit (1975), Nė vend tė biografisė (1977), Buzėdrinas (1981), Arna dhe ėndrra (1987), Kohė e keqe pėr lirikėn (1997), Dri' (1999), Sonet i vetmuar (2001). Poezia e Agim Vincės ėshtė pėrfshirė nė pjesėn dėrrmuese tė antologjive tė poezisė shqipe dhe ėshtė pėrkthyer nė gjuhėn frėnge, angleze, italiane, gjermane, turke, arabe, ruse, polake, rumune, bullgare, serbokroate, maqedonase etj. Ajo ėshtė pėrfaqėsuese e denjė e poezisė mė tė mirė shqiptare. Nė tė ndjenja, sinqeriteti dhe mendimi shkrihen lirshėm e pa sforcim, pėr tė shkuar te lexuesi duke mos e lodhur.


    POETI

    Mjellmė e pikėlluar nė ujėrat kristalore tė liqenit
    A rosak i shėmtuar i Hans Kristian Andersenit?

    Trumcak i gjorė shkurresh a shqiponjė majė mali
    Zgalem mes stuhish a bretkosė moēali?

    Brenda njė ēasti vjen e shkon e shkon e vjen sėrish
    Nė ferr e parajsė; nė Parnas e Paris;

    Nė Tomorr e Korab; nė Drin e nė Bunė
    “Veshunė me diell, mbathunė me hėnė”.

    Sa ēel e mėshel sytė hyn e del nė burg e nė bordel
    Zbret nė horizontin e nėntė a ngjitesh nė Kullėn Eifel!

    Bilbil parėverak me kėngė e vaj nė buzė
    Qiellin ke jatak e liqenin - muzė.

    Pėrherė i dashuruar marrėzisht gjer nė pleqėri
    Ishnje a s'ishnje, vallė, grua a shajni?

    Azilkėrkues plak nė kantonin e shpresėkotės
    A Arlekin i pėrlotur nė cirkun e fundbotės?

    Ėshtė i marrė poeti e i urtė nė marrėzinė e vet
    Nuk i bėn ballė lotit, pret me dorė rrufetė!

    1998

    LIRIA

    “... se njeriu qenka njė pleh
    e liria lule...”.

    Mbiu si njė lule erėmirė
    Erdhi si njė ėndėrr e bardhė.
    Ajo qė aq shumė e pritėm
    E e ujitėm me lot e gjak.

    Nga dritė e saj na u morėn sytė.
    Zemrat gufuan, u bėnė mal.
    Flamuri i kuq sakaq nė shtizė
    Skuqi si asnjėherė mė parė.

    Emrin e saj Pol Elyari
    E shkroi nė tokė e nė qiell.
    Nė gjoks si medaljon e vari
    Adem Jashari zemėrdiell.

    Erdhi si njė puhizė e lehtė
    Pėrftoi prajshėm si njė pėrrallė.
    Ne qė dikur digjeshim pėr tė
    U sulėm kush mė shumė tė marrė.

    Nga dritė e saj na u lėbyrėn sytė.
    Zemrat gufuan, u bėnė mal.
    Flamuri kuq e zi nė shtizė
    Skuqi si asnjėherė mė parė.

    URNĖ E GJALLĖ
    Te varri i A. Moisiut

    Mars zviceran. Qiell i hirtė.
    Na prit, Moisi, sot nė vizitė!
    Te varri yt, pėrpjetė Morkotės
    Ngjitem si Krishti majė Golgotės.

    Mė rėndon kryqi. Jo. Njė pikė loti.
    S'jam Jezu Krishti, as Don Kishoti.
    Shqytar i marrė, Ikar pa fletė
    Pakėz Faust, pakėz Hamlet.

    Mars zviceran. Diell me dhėmbė.
    Njė lutje shqip mbi varrin tėnd.
    Shkronja tė zeza, mermer i bardhė.
    Pyes: ku shkoj? E nga kam ardhė?

    Mars zviceran. Qiell me hile.
    Zonja Evropė, e moēmja-skile,
    Ē'dramė luhet sot atje nė Ballkan
    Absurd-teatėr - plumb e temjan!

    Mars zviceran. Diell me dhėmbė.
    Qėndroj i heshtur pranė varrit tėnd.
    Nė turmė i vetėm. Pa zė, pa fjalė.
    E mė ngjan vetja - urnė e gjallė.

    Lugano, 1994

    PROVIM

    Salla gjysmė e zbrazėt. Pak studentė.
    Cerberė nė postblloqe rrugės pėr Prishtinė.
    Mungon Drenica e Dukagjini ...
    Tani atje jepet tjetėr provim.

    Prishtinė, 21 qershor 1998

    Ē'KA KJO ERĖ E MARRĖ?

    Ē'ka qė vrapon kjo erė e marrė
    Rrafshit tė gjerė pa gjeth e fletė;
    Kėrkon tė thotė njė lajm, njė fjalė
    E s'e thotė dot, haj medet?!

    Ē'ka qė vajton kjo erė e marrė
    Krejt e shushatur si plaka Nicė?
    Hidhet pėrpjetė e pėrmbi varr
    Thėrret ēapraz: Drenicė, Drenicė!

    Ē'ka qė gjėmon kjo erė e marrė
    Nė kėtė natė pa gjumė nė sy;
    Kėrkon tė tundė viganin mal
    Apo vajton fatin e zi?

    Ē'ka qė rėnkon kjo erė e marrė?!

    Prishtinė, 5. 3. 1998

    MĖRZI DIMRI

    Ka ditė kur zgjohesh nė mėngjes
    i mbushur helm e mėrzi
    ēdo lajm i keq nė gazetė
    tė ther nė shpirt si syngji.

    Dhe s'di ē'tė bėsh me veten tėnde
    nė dhomė i vetėm, oshėnar
    tė qash, tė qeshėsh a tė flesh
    apo tė nxish letrėn e bardhė.

    Tė bredhėsh botės si Hamlet
    ngarkuar dhembjen kaliboē
    tė vjen tė ēirresh pėrnjėmend:
    Tė rrosh a tė mos rrosh!

    2001

    HAMLETIANE

    Si erdh koha unė i shkreti
    hijen time ta heq osh.
    S'jam Hamlet, por si Hamleti
    pyes: tė rrosh a tė mos rrosh?

    S'jam Hamlet, por si ai
    pėrpėlitem me njė fantazmė.
    Edhe gojės i vė dry
    si dikur nė Danimarkė.

    Nuk jam princ, por e di mirė
    ē'do tė thotė helmi nė vesh.
    Dhe e di se qesh mė mirė
    ai qė i fundit qesh.

    S'jam Hamlet, por Ofelinė
    e kam njohur vetė dikur.
    Flokėt ngjyrė trėndelinė
    s'pyesin ē'je: djalė a burrė.

    Si erdh koha unė fakiri
    jetėn time ta heq osh.
    S'jam Fan Noli as Shekspiri
    por - tė rrosh a tė mos rrosh?

    GRYKĖ E KAĒANIKUT...

    Grykė e Kaēanikut mbuluar me borė
    Lepenci zvarritet si gjarpėr i hollė.

    Rrugės patrullojnė uniforma blu,
    Me helmetė nė sy e helm gjithashtu.

    Shtėpizat nė shpat pa fjolla tymi,
    As borė e bardhė s'e fsheh dot krimin.

    Grykė e Kaēanikut mbuluar me borė,
    Lart bjeshkės sė sharrtė sogjon
    njė grykėhollė.

    18 mars 1999


    PARALOJĖ

    Mbyllemi herėt nė shtėpi.
    Dėgjojmė lajme, lexojmė gazeta.
    Krrokasin sorrat mbi ēati.
    Prapa ēdo dere patrullon frika.

    Mbyllemi herėt nė shtėpi.
    Kyēim derė e qepim gojė.
    Qyteti fle si nė kllapi.
    Sa e gjatė ėshtė kjo lojė!

    Mbyllemi herėt nė shtėpi.
    Ndjekim lajme, shfletojmė gazeta.
    Tė gjallėt varret i kanė zili.
    Pėr fije t'perit varet jeta.

    Mars 1999

    SI QEN TINĖZAR

    Si qen tinėzar nata qaset mbi qytet
    Kori i zi si futa nis kėngėn e vet.
    Kra-kra pa pushim sorrat mbi ēati.
    Njerėzit thekin hapin kthehen nė shtėpi.

    Nėnat mbledhin cullėt kyēin derė e portė.
    Sorrat tek ullukėt krakėrijnė mė fort.

    Po tė ishte gjallė ati im i urtė
    do thosh veē njė fjalė: do tė kemi luftė!
    Do tė kemi luftė do tė bėhet gjėmė!
    Stėrqokat mbi kulm ndjellin erė kėrmė.

    Si qen tinėzar nata bie mbi qytet
    Kori korb si futa kėndon kobin e vet.

    1999

    SILUETĖ

    Si augurėt e lashtė romakė
    Vėshtroj zogjtė qiellit larg
    Zogjtė ikin, fluturojnė
    E mė lėnė kėtu tek jam
    Si augurėt e lashtė romakė.

    Refugjat nė tokėn time
    I mėrguar nė vendlindje
    Fill i vetėm midis turme
    Sodis ujėra, yje, brigje
    Refugjat nė tokėn time.

    Si augurėt e lashtė romakė
    Vėshtroj zogjtė qiellit varg
    Zogjtė ikin, fluturojnė
    Pėrmbi kokat, pėrmbi retė
    E mė lėnė kėtu siluetė

    Mua, augurin mjekėrbardhė.

    1999

    Augurėt nė Romėn e vjetėr parathoshin tė ardhmen nė bazė tė fluturimit tė zogjve.

    BETIMI. (ANNO DOMINI 1999)

    Jam fis me fijet e barit
    Jam fis me lisat e malit
    Jam fis me valėt e detit
    Jam fis me vajin e poetit
    Mė plaēin sytė e ballit
    U bėfsha shkrumb prej mallit
    Trupi mė dysh m'u ēaftė
    M'u thaftė krahu i djathtė
    E qiellza nė gojė
    U bėfsha lojė e plojė
    Mos shtifsha gjumė nė sy,
    Nėse tė harroj ty!

    E zjarr e hi reshtė mbi mua
    Nė mos u kthefsha nė viset e tua!

    NJĖ NATĖ

    Si njė shtegtar i vonė qė vjen nga larg
    Do tė tė shfaqem njė natė nė gjumė.
    Mos ma mbyll derėn me lloz e kanat
    Mos mė lėr jashtė nė rrugė.

    Do tė hyj si somnambul e do tė tė ulem pranė
    Do tė t'i pėrkėdhel flokėt nė errėsirė
    E do tė tė puth lehtė nė buzė e nė ballė
    Kaq. Lamtumirė!

    LARG

    Kur bota fle e ėndėrron
    Me mall e shpresė e frikė;
    Unė flas me ty nė telefon
    E shtrenjta ime, yllkė.

    Mbuluar pak a gjer nė grykė
    Ti rri e pret nė shtrat;
    Mė vjen i ngrohtė zėri yt
    Pėrgjumshėm nėpėr natė.

    Mė vjen i ngrohtė zėri yt
    Pėrmallshėm nėpėr gjumė;
    Dhe fjala flakadan nė fund:
    Shumė, shumė, shumė!

    Gusht '98

    SĖRISH

    Ndoshta gabimisht u deshėm
    ndoshta gabimisht u ndamė.
    Duke lexuar mbrėmė Ndoc Gjetjen
    unė tė ndjeva sėrish pranė.

    Sėrish pranė, ndonėse larg
    hapi yt m'u shfaq nė derė.
    Kurrė nuk shuhet ai zjarr
    kurrė nuk kthehet ajo verė.

    Dhe s'di ē'tė bėj dot tani.
    S'di, pasha jetė-vdekjen.
    A tė shkruaj njė varg pėr ty
    a tė ndez qiri pėr veten?!

    1998

    NINULLĖ DIMRI

    Mbesės sime, Borės

    Fli, Borėz, princesha e gjyshit. Mbylli sytė e kaltėr -
    njėri liqen i Prespės, tjetri liqen i Ohrit - dhe fli.
    Dimėr ėshtė e nata ėshtė e gjatė.
    Jashtė bie shi e flokon borė; pikojnė strehė e ēati.
    Po ti fli. Fli!
    Fli, bijėz. Mos ki frikė. Rritu e ėndėrro.
    Le tė turfullojė sa tė dojė matufi plak
    e era qorre le tė bredhė tutje-tėhu!

    Njė ditė do tė vijė patjetėr princi i kaltėr.
    Dasmė e madhe do tė bėhet nė Dardani.
    Atėbotė unė gjyshi yt i fjetur
    do ta shoh botėn me sytė e tu.

    2006

    E SHIU LAG FUSHAT DHE XHAMAT

    Bashkudhėtari nė tė majtė
    lexon gazetėn.
    Bashkudhėtari nė tė djathtė
    gjithashtu.
    Bien nė sy titujt pėr Kosovėn.
    Pėr Kosovėn,
    sidėn,
    modėn,
    disidencėn...

    Bashkudhėtari nė tė majtė
    heq syzet, palon gazetėn.
    Bashkudhėtari nė tė djathtė
    mbyll sytė, gėrhet.
    Koten udhėtarėt.
    Gėrhasin gazetat.
    Germat kėrsasin si plumbat.

    Jashtė
    Shiu lag fushat dhe xhamat.

    1987

    SHĖTITJE NĖ WAYNE

    Mbesave tė mia tė Amerikės: Lules, Disit, Gimes...

    Kėtu gjithēka ėshtė e pastėr.
    Kėtu gjithēka ėshtė - okej!
    Po mua njė mall i kaltėr
    Ma ēan ballin tejpėrtej.

    Nė park ketrat e butė si mace
    Miqėsisht i pėrshėndes.
    Dhe ėndėrroj liri e paqe
    Nė tokėn time njė mėngjes.

    1999

    DHOMA IME NĖ PARIS


    Nė Paris nuk ndalen dritat kurrė.
    As uji kurrė s'pushon sė rrjedhuri.
    Trenat janė tė saktė si sahati.
    Ēdo gjė funksionon pėr mrekulli.

    E mua, megjithatė, mė mungon Prishtina
    Mė merr malli pėr Ulpianėn, Kurrizin, Qafėn,
    Gėrminė,
    Pėr ditėt pa drita, pėr netėt me qirinj.

    Parisi ka rrugė tė pastra, parqe tė qethura
    Sa tė duash sheshe, bulevarde, ura
    Teatro, kinema e muze me mijėra.

    Dhoma ku banoj ėshtė e ndritshme, me dy dritare,
    Po nuk e di pse nganjėherė mė duket
    si qelia ime nė burgun e Lipjanit.

    Parisi tė jep, por edhe tė merr shumė.
    Parisi ėshtė liri, por edhe burg!

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė: "Gazetėn e Athinės")


    Agim Vinca - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •