Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Alisa Velaj

  1. #1

    Alisa Velaj

    POEZI NGA ALISA VELAJ



    Alisa Velaj u lind mė 1982, nė Vlorė. Ka kryer studimet nė Fakultetin Histori-Filologji pėr Gjuhė-Letėrsi. Mė 2008 ka mbrojtur Master pranė departamentit tė Letėrsisė me temėn: “Katarsisi nė prozėn Kuteliane”
    Ka botuar librin e parė poetik: “Themelet e erės”, Tiranė, 2007. Ka botuar poezi nė gazeta e revista letrare si: “Fjala”, “Poeteka”, Albania, etj.
    Ėshtė bashkėautore nė antologjinė poetike “Poesie Albanaise” Belgjikė, (Pėrmbledhje me poezi tė pėrzgjedhura shqiptare botuar nė Bruksel nė gjuhėn frėnge).
    Velaj ėshtė njė nga moderatorėt e aktivitetit “Poeteka 3” pėr poetėt e rinj nga 2006 e nė vazhdim. Pjesė e bordit tė revistės sė pėrdymuajshme letrare “Fjala”, Mars 2007.
    Poezi e Alisa Velajt ėshtė njė poezi imazhi, ku ndihet njė frymė misticiteti.
    Ka njė kursim fjalėsh, njė vizatim tė natyrės, objekteve dhe ndjenjave njerėzore me sa mė pak penelata, veēori kjo e poezisė cilėsore. Ndihet mallėngjimi pėr ikjen. Duke lexuar vargjet e Velajt ndjen se ke tė bėsh me njė poete tė pjekur, megjithė moshėn e re tė autores, e cila para pak kohe ka debutuar me librin e saj tė parė “Themelet e erės”. Nė poezinė tonė tė pas ’90 ka njė prurje avangardiste tė njė brezi tė ri poetėsh qė frymėmarrin dhe krijojnė nė njė “ambient tė lirė”, tashmė janė shembur muret ideologjikė, po fryn njė erė e re dhe tepėr e mbarė pėr poezinė shqipe, do tė thosha se “po vjen pranvera” dhe lulet e para sapo kanė ēelur, njė nga kėto ėshtė padyshim poezia e A. Velajt.


    (Pėrzgjodhi poezitė dhe shėnimi biografik nga Andi Meēaj)


    RRĖFENJĖ PELEGRINĖSH

    Askush s’merr mundimin
    Ta dėgjojė rrėfenjėn prej fillimit.
    Gjethja ėshtė gjethe
    Dhe pema ėshtė pemė.
    E gjelbra prore mbetet
    Iluzion pamor,
    A shtrat i drunjtė i pavetėdijes.

    Njėherė dashurova bredhin qė s’ishte bredh
    Dhe tremba vetminė me degė kaltėrsie.
    Pastaj aq shumė mė lodhi pagjumėsia,
    Sa rashė e lehtė pupėl mbi kurora pemėsh.

    E pikėrisht kėtu nis pėrralla,
    E asaj ē’ka pelegrinėt tė thanė pėr mua;
    Se njėherė paskam qenė krejt prej mishi,
    Por mė pas-thurinė gjethnaje,
    Njė natė shtatori humba aftėsinė
    Qė tė ndiej afshet e kurmit tėnd.

    E ftohtė si nė genet e origjinės,
    Frymoj netėve nėn hije qirinjsh
    Pa kuptuar kurrfarė gjėje
    Nga loja e brishtė e flakėzės.

    ...Dhe rrėfenja mbaron ēdo natė me hėnė
    Kur ti i dehur nga lėbyrje trupash
    U falesh Venerave me fytyra tė mjegullta.

    Pelegrin i trishtė
    I udhėve ku pemėt s’kanė gjethe!

    ABSTRAKSION

    Dhe hėna e njohu vetveten
    Kuptoi se dritėn e merrte prej diellit.

    Unė,
    Unė dhimbja vjeshtake,
    S’kuptova asgjė…

    Vėshtrova veē gjethet qė iknin prej meje
    Nėn njė ndriēim tė hėnės-pjepėr.

    Pastaj,
    Pastaj nuk fola kurrė mė!

    LAMTUMIRĖ MBI NJĖ GJETHE


    Po tė lė me vetminė e drurėve
    E tė bredhave qė s’njohėn tjetėr stinė
    Veē gjelbėrimit.

    Po largohem nėn njė qiell tė hapur, tė hapur
    Me idenė se kjo stinė nuk ishte utopi.

    Ty, po tė lė ngrehinės sė lulėzimit...

    NJĖ MIKU

    Drurėt kanė vetmitė e tyre
    Vjeshtėn
    Dimrin
    Erėrat.

    Unė tė kam ty,
    Fiksuar mbas drurėve
    Me keqardhjen tėnde prej bredhi!

    JERMI

    Ra shi me gjyma
    e u derdh qielli nė tokė.

    Lule-mėllaga s’di mė kujt t’i lutet!

    TINGUJ NĖ MUZG

    Ēdo tingull nė muzg
    Tė bėn tė heshtėsh.

    Ti mė vjedh ngjyrat
    E mė prin
    Kah drita e fshehur
    O natė!

    UJI

    -1-
    Uji qė rrjedh nėpėr qenien time
    I ngadaltė
    I rrjedhshėm
    I lėngshėm
    Uji

    Freski e lagėsht
    Buzėve mishtore.
    Pėrherė rrėmbyese
    Shkatėrruese si uji.

    Lumenj tė pandalshėm
    n’ajri marrafrymėse.
    Lumenj pėrmbytės
    tė barėrave jeshilė
    Qė bėjnė tė dukshme
    tejpashmėrinė e ujit.

    -2-
    Ujė mėrmėritės
    Shpateve tė malit.

    Ujė tronditės
    Thellėsive tė errėta.

    I kthjellėt
    I prekshėm
    Oazeve tė tua.

    Lėng trallisės prej oksigjeni tė etshėm
    I njė kopshti ujitur me aroma.

    Pa cak
    Pa zanafillė
    Uji.

    THEMELET E ERĖS

    Themelet e erės
    Gjenden nė shtegtimet e Odiseut.

    Pėlhura e shthurur
    Ėshtė ngrehina

    AKORD I VONUAR


    Mbi telat e kitarės, fluturėz
    Dridhesh si akord i vonuar.

    Ėshtė e heshtur nata, fluturėz
    Strehė vorfnore lakuriqėsh tė verbėr.

    I mban pezull tingujt,
    I bėn tė heshtin fjalėt,
    I merr frymėn kėngės.

    Ti dridhesh e dridhesh si njė shpirt nė erė

    Pemė e lulėzuar zgrip greminash vullkanike!

    NJĖ PLAKU MALĖSOR

    (Camajt 100-vjeēar)

    Ti bacė s’ke dashtė me u plakė
    e sytė bojė qielli
    i ēon kah drita.
    Kandilin e shpėrfill
    nė ēdo shuarje duhani,
    ndanė lisave
    ku jetėn shkon andrra...

    RITUAL

    Ai qėron pėrherė lėvozhga vetmie.
    Nė kopsht, unė lakmoj ēdo ēast harlisjen e zambakėve.

    Ka perėnduar!

    ANTINARCIZE


    Rebelimet
    Janė shpesh tė denja
    Pėr njė djalė plangprishės,
    Lule-kaktusi im!

    Askush s’e lejoi
    Vjedhjen e eleksirit,
    Rrėkėllyer etshėm
    Thatėsirave zhuritėse...

    Gjembat e tu janė devetė e njė kohe
    Kur oazet mėrguan prej shkretėtirės!

    MEFISTOFELIANE

    Jam Orakulli i Delfit.

    Me fjalėt e mia tė dykuptimta
    Ēorodis gjithė njerėzit.

    Njė mėngjes u thashė atyre
    Se qielli ėshtė kthjelltėsisht i turbullt
    Dhe ata vranė mendjen pėr ditė me radhė
    Tė gjenin misterin.

    Kur njė mbrėmje njėrin prej tyre
    E gjeta tė vetmuar ndanė lumit Leto,
    I thashė se adhuroj meskiniteti

    LAKMI
    Ndrymė mes gjanash mortore
    (Edhe qielli yllsue ka me mbarue)
    Pėrse lakmoj Zot?
    G.Ungaretti


    Mbaruan Moxartėt!

    E mbramja melodi e Rekuiemit
    Tingėlloi mbrėmė
    nė orėn dymbėdhjetė tė mesnatės.

    Salierėt putheshin qetėsisht me tė dashurat e tyre
    Nė kopshtin ku u shua melodia,
    Dhe asnjėri prej tyre nuk e vuri re,
    Se trėndafili mė i bukur
    U shkėrrmoq nė njė pluhur rozė.

    Ata putheshin!

    Pa mundur tė kuptonin dot asnjė shenjė.
    Nuk e dinin se (s) ishin tė pėrjetshėm

    QENIE

    Qenia jam unė
    dhe ti
    dhe ai
    QĖ S’E NJOHĖM KURRĖ.

    Ėshtė Guri
    mbi
    gurė.

    Fundi i librit
    Pas librit

    SHTĖPIA

    shtėpia qė mend po shembet ėshtė e jotja
    dhe drurėt qė rrėzoi mbrėmė stuhia ishin tė oborrit tėnd

    mė lėr tė t’i konturoj pėrmasat nė njė tjetėr hapėsirė
    ku trarėt e ēative janė mė tė sigurtė
    dhe rrėnjėt kanė zėnė vend nė dhera tė parrėshqitshėm

    pastaj tė tė pėrqafoj pa patur frikė nga asgjė

    NĖNTOKĖSORE


    asnjė tingull nė muzg
    s’e gėrvisht dot heshtjen

    asnjė kėrcitje dere
    s’mė ngjall mė parandjenjė

    strukem kraharorit tėnd si pulėbardhė e plagosur
    nga uturima erėrash qė shurdhojnė dhe tė marrėt
    e frikėra boheme
    mos humbas gjėrat
    qė kurrė nuk i pata...

    KARAFILA TĖ KUQ

    karafila tė kuq
    vetmojnė nė vazo qelqi

    pėrgjumur mbi nėnkresė
    frymon qenia ime

    e karafilat janė gjak
    gjak tė kuq po tė them

    MITURAKE

    vogėlushi mėrmėrin njė kėngė tė pakuptueshme
    e pret qė kėrmilli tė dale prej guackės

    rreth tij thuret gardhi me bredha tė lartė
    aq pranė njėri-tjetrit sa kockat e rrashtės.

    QIRINJ

    Mbaj qiej mė tė ftohtė se tė tutė mbi supe
    E plot qirinj tė ndezur
    Pėr torta qė s’di ku i humba.

    Ti mė thua tė hesht sonte
    Nė performancėn e yjeve
    E tė vėshtroj rėnien e tyre
    Me tė njėjtėn uri
    Qė lakmoja dikur shkumėzime dallgėsh.

    Po tash qirinjtė mė shkrinė ndėr duar
    E unė s’po di ku t’i vė…

    ZOG I LINDUR NĖ KAFAZ

    Mė e vogla heshtje
    ėshtė mė i tmerrshmi kob
    pėr tė voglin zog
    lindur nė kafaz

    Si tė ta shpjegoj konceptin e lirisė
    kur di se ke ditur kurrė
    ēdo tė thotė tė kesh flatra

    Tė hesht ende me dashje
    ėshtė si tė mohoj qiellin
    ėshtė si tė mohoj ajrin

    Fllade tė shqetėsuara mė fryjnė nė shpirt
    kur ti bie, bie nga ēdo fl(u)turim
    pėrmbi plagėn time
    hapur sa njė shegė

    Qiellin s’ta mėsova dot as si nostalgji!

    PUTRAT E VDEKJES

    Vdekja i ka putrat e bardha
    me push tė butė lepurushėsh
    dhe bardhėsi verbuese
    si tė dhėmbėve tė tigrit

    Me push lepurushėsh
    fėrkohemi butė-butė
    nėpėr gjithė lėndinat
    ku ēelin lulet narcise,
    por liqeni mes lėndinės
    s'na e shfaq kurrė
    pasqyrimin e tigrit...

    MESHIM

    Klith
    sa tė duash
    nė ashtin tim

    Nė kraharorin tim
    sa tė duash
    klith

    e nė muzg klithmėn tėnde
    mbyte nė ujėrat e kėtij deti

    tė qetohem kur mė meshon shpirti
    me shijen e klithmės
    nė qiellzė e nė gjuhė

    KUFIJ

    Dielli verbon mes ishuj resh
    ishujsh tė tretshėm
    ishujsh tė ikshėm

    Dielli pėrflaket nė kreshta resh
    kreshtash tė tretshme
    kreshtash tė avullta

    I dashuri i cigankės
    me pishtar ndėr duar
    kėrkon kasollen
    ku ngrica shkrin gjymtyrėve...

    PĖRTEJ ZJARRIT
    Joelit

    Ē’vėshtron pėrtej flakėve
    vogėlush i ėmbėl?

    Ky oxhak mendimesh tė shastisi krejt!

    Shih zjarrin
    si zjarrmon
    nė sytė e gjyshit

    Ē’ka pėrtej tij
    i pėrket veē bablokut

    tash pėr tash…

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, janar 2008)


    Alisa Velaj - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2

    Poezi e recituar

    Poezia: "DEDIKIM" e Alisa Velajt, realizuar dhe recituar nga Gentjan Banaj, nė emisionin "POETICUM", tė TV APOLLON.

    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Askusho : 06-09-2012 mė 07:53

  3. #3
    ALISA VELAJ
    (Pėrditėsim i biografisė)



    Alisa Velaj u lind mė 1982, nė Vlorė. Ka kryer studimet nė Fakultetin Histori-Filologji pėr Gjuhė-Letėrsi. Mė 2008 ka mbrojtur Master pranė departamentit tė Letėrsisė me temėn: “Katarsisi nė prozėn Kuteliane”
    Ka botuar librat poetike: Themelet e erės", Tiranė 2007 dhe "Drejt ajrit", Tiranė 2009. Ka botuar poezi nė gazeta e revista letrare si: “Fjala”, “Poeteka”, Albania, etj. Eshtė pedagoge nė universitetin “Aleksander Moisiu” tė qytetit tė Durrėsit..



    Agron TUFA
    Parathėnie e librit Themelet e erės
    Apoteoza e lėvizshmėrisė



    Ndoshta gjithė trajektorja qė lė njė frymor mes kėsaj bote, me dėshirat, pikėllimet, shpresat dhe ravgimet shpirtėrore na paraqitet nė trajtėn e ornamenteve, lajleve, arabeskave apo shenjavepiktografike, tė cilat e ruajnė mistikėn e deshifrimit larg kuptimėsisė sė mendimit tė arsyeshėm. Dhe lavdi Zotit qė larmia e kėsaj bote njeh njė dimension tjetėr pėrveē diellit, atė tė dritės sė hėnės. Kėtė trasfigurim tė botės – apoteozė tė lėvizshmėrisė - nė shfaqjen e saj tė shumllojtė, ėshtė nė gjendje ta bėjė poeti, si instrumenti mė i ndjeshėm i gjuhės dhe si vazhdim i pėrjetėsimit mimetik, tė parė papėrsėritshėm nga njė subjekt i papėrsėritshėm.
    Apoteoza e njohur e Platonit mbi shumllojshmėritė e shfaqjeve dhe dukurive se “nė gjithė botėn nuk mund tė gjesh dy gjethe njė-soj”,do tė kishte vlerė identike edhe pėr sytė qė i kundrojnė kėto shfaqje dhe, mė sė pari, pėr soditjen e kulluar poetike. Prandaj dhe origjinaliteti i njė poeti qė synon kthimin e jehonės sė gjėrave - nė gjuhė, qėndron, nė thelb, nė “pastrimin e shikimit tė tij”, qė rrezja e pikėshikimit tė tij tė mos jetė e papastėr, e huaj. Sa mė e pastruar dhe individuale tė jetė soditja, aq mė i shėndetshėm dhe konceptual do tė jetė ligjėrimi. Duke lexuar poezitė e kėtij vėllimi tė parė poetik tė Alisa Velajt, kam pėrshtypjen e fortė se ka ndodhur njė pikėtakim fatlum i kėtyre dy komponentėve vendimtarė, pėr tė krijuar njė formacion tė qėndrueshėm nė ligjėrimin origjinal tė poezisė. Prirja pėr tė patur njė pikėsoditje autentike nė marrėdhėnien me botėn e sendeve dhe dukurive, ka sjellė si rezultat njė strukturė konceptuale dhe meditative nė njėsinė e poezisė sė saj, duke ruajtur njė ekuilibėr “spartan” nė procedimet me tropet dhe stolitė e tjera retorike tė prozodisė. Pėrbėrėsit e kėsaj poetike qė na paraqitet e organizuar nė tre nėndarje kompozicionale – lirikat meditative, lirikat intime dhe lirikat e pejsazhit – janė dy llojesh: detaji pamor dhe distanca meditative. Atmosfera e krijuar nga pėrplasja e detajit me meditimin krijon figurshmėrinė dhe shkallėn e ngjeshur semantike tė tablosė, e cila, duhet thėnė se krijon njė perspektivė tė brendshme, tė maskuar si me retiēencė:
    E unė si hėna...
    zbardhur prej mendimeve
    qėndroj pezull nė hapėsirat e dritė-hijes sate
    pa mundur tė pushtoj asnjėrėn kullė

    Vetė ligjėrimi i kursyer pėrcakton edhe tipologjinė e metaforės dhe metaforikės askete, pėr t’ia lėnė tė lirė recepientit pėrjetimin. Gjithēka qė ofron poetja ėshtė njė ashtnor i kushtėzuar vargjesh, ndėrmjet tė cilėve pulson njė shtjellė e harlisur mendimesh hipotetike. Sepse gjurmėt e soditjes sė instrumentarit tė saj ofrojnėvizatime efemere, ornamente e arabeska tė ikshme si shkrimet mbi xhamin e avullt nga hukama.
    Vetė titulli i vėllimit “Themelet e erės” na orienton se kuptimet dhe figurshmėria janė gjithnjė nė evolucion tė pasosur shpėrrndėrrimesh dhe se tufat e emocioneve mund tė shpėrngulen si popujt endacakė, aty ku plas sensacioni i marrėdhėnieve me dukuritė dhe shfaqjen e ekzistencave. Nė kėtė libėr tė parė, lexuesi i vėmendshėm i poezisė e ka tė lehtė tė dallojė sė paku njė gjė: pėrkushtimin pėr tė krijuar konstrukte konceptuale tė ligjėrimit poetik, njė pjekuri e pazakontė kjo pėr librat e parė. Poezitė mjaftohen me ngėrthimin miniaturesk tė objektit, me pak vargje, sa pėr tė skicuar paksa profilin e maskuar brenda dhe ndėrmjet rreshtash. Ky shfrytėzim i efekteve tė intonacionit nuk ėshtė dominues nė traditėn e poezisė shqipe, me pėrjashtim tė Martin Camajt, i vetmi, me qė ra fjala, i pranishėm, mė tepėr si erė respekti nė poezinė e Alisa Velajt. Ndoshta fryma mbrojtėse e Camajt, prirja pėr kah ai gen i lirikės sė freskėt shqiptare, tregon se anija e Velajt ėshtė lėshuar me erė tė mbarė nga kalthėron uji i ri i detit...



    Ta shkruash poezinė edhe nė verbėri
    Nga Arian Leka


    Dhe kėshtu pra, duke pranuar se Poeti ėshtė krijesa qė, nga tė gjitha funksionet qė i mvishen gjuhės, zgjedh pėrdorimin e saj veēse pėr qėllime estetike, gjej rastin tė shkruaj shkurt pėr Alisa Velaj dhe librin e vet tė parė me poezi , “Themelet e Erės” (Ideart, 2007).
    Po ndalem menjėherė tek gjuha poetike, tek ky element apo mė drejt, tek ky instrument me tė cilin thurim pėr vete dhe tė tjerė petkun e pėrfytyrimeve dhe tė botės sonė pėrsiatėse, pasi kjo ėshtė substanca lehtėsisht e dallueshme me tė cilat kjo autore mpiks marrėdhėnien me veten dhe botėn reale apo botėn e krijuar prej asaj qė mund t’i shpikė edhe shiun edhe tingujt si vetėdije e shkruar mbi qelq.
    Them mpiks, pasi kėto poezi, mė tepėr sesa lėndė, materie tingullore apo forma grafike, janė lirika tė pastra, thurima imcake dhe gjendje poetike qė mėtojnė tė rivendosin njė lidhje me mė tė rrezikshmen dhe mė tė rrezikuarėn: asaj ēka trashėguam nga “klasiko-romantizmi” ynė poetik dhe gjendjes tjetėr, kryekėput tė ndryshuar tė natyrės sė ligjėrimit nė poezinė e re shqipe, apo klasikes sė gjallė siē edhe ka filluar tė thuhet sė fundi. Zakonisht kėto sprova e sfida nuk vijnė qė nė librin e parė, sidomos nė rastet kur poeti gėzon e rreket tė nxjerrė nė dritė sikur dhe ndonjėrin prej atyre vezullimeve qė sheh mėnjanė dhe vetėm. Por Alisa Velaj ka pranuar ta bėjė kėtė duke ndarė fillimisht gjuhėn poetike si shenjė e madhe ndarjeje dhe afrimi njėkohshėm. Ndryshe nga mjaft autorė qė nė librat e tyre tė parė tė magjepsin me aftėsinė e vetvetishme tė fjalėve pėr ndenjur pranė, pėr tė sajuar rima e asonanca, Alisa Velaj zgjedh pėr ndihmėse e shoqėruese tė parė vijėn, linjėn e skicės, ngjyrat e peizazhit dhe jo ritmin e muzikėn qė tė pėlqejnė vetiu e ta bėjnė mė tė lehtė rrugėtimin. Vargjet e saj thuajse janė ta “pakatalogueshėm” nė metrikė e mjete prozodike, por edhe kėsisoj ajo arrin tė veēohet, tė pėrftojė e tė ruajė pėr veten njė formė mes kėsaj bote gjithmonė e mė tolerant ndaj pėrdroimit tė fjalės poet e qė gjithmonė e mė shumė quan poezi ēdo performancė tingujsh tė pranėvendosur e me prirje tė thekshme pėr pavarėsi kuptimore.
    E kam dėgjuar shpesh mendimin se poezia ėshtė gjuhė. Thėnies kokėfortė do t’i shtoja vetėm diēka: poezia ėshtė edhe gjuhė. Pėrtej kėsaj poezia mbetet po ajo ėndėrr qė mund ta shohėsh syēelėt e nuk pėrjashtohet rasti ta shkruash edhe nė verbėri. Alisa Velaj i vesh paksa me mug e vagulli pėrfytyrimet e veta, sajon sfonde e dekor ėndrre, gjendje opake gjithmonė qepur e prerė prej fjale ku jo ēdo gjė shquhet mirė. Janė shėmbėlltyra qė na ofrohen si simetri tė rrejshme me gjethe qė mbeten gjedhe, me pemė qė duan tė jenė veē pemė, ndėrkohė qė diku larg farfurijnė rrėnjė e themele ere, mbase tė re letrare tė atyre qė vijnė.
    Titulli i librit ėshtė njė pėrjashtim i thekur, krijuar po prej tė njėjtės autore qė ka zgjedhur dhe pėrcaktuar se si dhe pėr kė i shkruan poezitė e saj, sė njėjtės autore ka zgjedhur mjetet vokale e shkrimore, qė pėrdor mirė aftėsitė e anzave tė shqipes duke qenė gjithėpoaq asketike nė mjete, njė autoreje qė ka pėrcaktuar shkollėn dhe mjeshtrit e denjė pėr nderim qė nė librin e vet tė parė, sidomos tani kur askush nuk merr mundimin ta dėgjojė edhe njė herė prej fillimit rrėfenjėn se si njė vajzė, njė ditė nisi tė shkruajė dhe ia doli tė shkruajė njė libėr tė mirė me poezi dhe aq.

    Alisa Velaj - foto

    http://img171.imageshack.us/img171/7663/foto2alisa.png

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •