Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1

    Rudian Zekthi

    RUDIAN ZEKTHI


    Rudian Zekthi u lind mė 1970 nė qytetin e Elbasanit. Studioi dhe u diplomua pėr gjuhė dhe letėrsi nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė U.T. Ka studiuar edhe nė Institutin e Letėrsisė “A.M.Gorki” Moskė 1994-1995. Aktualisht ėshtė pedagog i Letėrsisė sė Huaj tė shekullit XX nė Universitetin “Aleksandėr Xhuvani” Elbasan. Botimet e para tė cikleve me poezi tė Rudian Zekthit lidhen me gazetėn: “Zėri i Rinisė” 1990-1994, e kryesisht me grupin e poetėve tė mbledhur rreth gazetės: “E pėr-7-shme”, shpirti frymėzues i tė cilėve ishte. Ėshtė bashkautor i antologjisė sė kėtij grupi: “O moj Shqipni dhe lirika tė tjera”. Ka botuar vėllimet: “Poezi”, Elbasan 1990 dhe “Poezi”, SH.B “Marin Barleti” 1995. Ka fituar disa ēmime tė para poetike nė konkurse kombėtare. Lėvron dhe gjininė e prozės sė shkurtėr dhe ese-sė.

    FILLIM PER FSHATRAT

    Nėpėr fshatra hyj gjithmonė
    i alivanosur. Mė godet
    ajo lakuriqėsi e gjėsė sė gjelbėr
    ajo vdekje dhe lindje,
    vdekje dhe lindje
    e ajrit mbi ēati.
    mė godet nė qelizė
    ajo trajtė e lashtė e fshatit,
    trajtė muresh e degėsh,
    oxhaqesh, gardhesh e hudhrash
    tė dala pėr njė ēast vetėm
    nga kockat e fshatarėve
    dhe veglapunėt e tyre.
    shkretėtira e kėrcėnuar pezullore
    e mesditės mė godet,
    trishtimi i praruar
    i njė kopeje dhish-nėna,
    fėmijė mes muzgut
    qė aq pa zor janė pranė dheut
    dhe Secili i fortė
    rend tė kridhet nė gjumin e tij
    mė i sigurt se kurrė
    tė kridhet nė ringjallje.

    NGADALESIM

    Kisha humbur dhe s’mė gjente dot
    Asnjeri. Kurse vetė ēuditesha si qenkam njėsoj
    Siē isha pas njėzet vjetėsh.
    E nisa pėr nė varreza si ēdo mėngjes
    Shpjegonte mėsimin ime ėmė, veē mėngjes si ky
    S’mė kishin zėnė sytė, i plasaritur
    Si puthjet e babait tė tij. Dritėshkurtri
    Dritėshkurtėr mbetet, humb, ta dija kaq idiot
    S’ia kisha bėrė kokėn fare.
    Peisazhi i ri ku u arratisa ishte njė mur
    Ndėrmarrjeje, njė arė e lindur pėr t’u mbjellė
    Me misėr dhe shtėpia e njė shoku
    Tė krupierit tė vendbanimit. Flisja me vete
    Shpesh se nuk isha vėrtet idiot, por bota
    Atė punė ka tė shpifė, ndonjėherė tė bėjė
    Sikur s’mė gjen. Po unė s’e kam pėr herė tė parė
    Qė humb moj nėnė pra qė mė duket
    Se unė me pėrparėsen e bardhė jam gogoli
    I vendlindjes tėnde ndėrsa rreptėsia e kodrave
    Mė duket mjaltė e helikopter. Eja tė kėrkojmė
    Sė bashku se kėtu rrotull duhet t’kem humbur
    Ti e di reumatizmėn qė m’ėmbėlson gjunjėt
    Ke ngrohur shumė tjegulla pėr t’poshtėruar dhimbjet.
    O Zot, pse na nxore nė kėtė botė pėr tė vuajtur
    Kam humbur pikėrisht kur pėrvėlohesha nga dashuria
    Pėr vajzėn tė gjatė njė metėr tė doktorit
    Me tė cilin bėn dashuri krupieri. Dashuroj
    Si i ēmendur edhe atė rosėn me kėpucė tė vjetra.
    Pėr mua thonė se jam i ngathėt po ē’tė bėj
    Kur shkrimtarėt mė duken si shokėt dhe unė
    Shokė shoh pėrditė dhe dot s’i takoj sytė
    Me edukatoren kur personaliteti im ka dėgjuar
    Se ajo ha-ra-go-pet me jetimin
    Me floksė si qime miu qė banon pėrbri nesh.
    Mė kėrkonin edhe andej nga thoshin se rrinin
    Si nė pulari melekėt, edhe aty ku kishin korrur
    Grurė me djersė tė verdhė, brenda nė kanalin e varfėr
    Kurse unė jam kaq afėr nė juglindje tė filozofisė
    Aty ku do t’ishte vendi mė i mirė
    Pėr tė nderė rrobat, po tė kishit pak tru.
    Ishte i bukur shumė si dash me qershi
    Po thonė kėto gratė qė s’e dinė as vetė
    Pse jam i shėmtuar. S’patėm faj thonė
    Atė e tėrhiqnin mė shumė derrat se recitimet,
    Mjafton, eja mė gjeni shpejt, dua tė ha
    Dhe babai s’bėn mirė qė mė kėrkon mė me zell
    Se krupieri, do t’ju ndihmojė drejtpėrdrejt
    Me gjithė ndikimin tim po ta kaloj natėn kėtu
    Do mė shqyejnė bretkosat dhe misrat
    Reumatizma do fluturojė sė bashku me shpirtin
    E do t’ju torturojė
    Duke zėnė vend nė fotografitė e mia.

    RRYMA

    Butė-butė, nėpėr ajėr
    m’afrohet nga pas njė njeri
    me mrekullinė e vet
    qė i kundėrmon deri larg.
    Mor’ njeri-lule, i mirė,
    Dashamirėsi im,
    falmė qė shpinėn kaq tė bukur e kam,
    vertebrashquar, elektrikė!
    kur tė kthehem fytyrė pėr fytyrė
    do e lė nė dorėn tėnde
    pėrqafimin –
    magnetin dikur tė madh
    sot tė coptuar, tė verbtė.

    PUNE DASHURIE

    U ngrita nga gjumi, thashė:
    aq sa i do
    askush nuk tė do.
    Ėshtė punė titanėsh dashuria, lule titanėsh,
    ata krijojnė rryma tė trasha ndjenje,
    po s’qe aq i fortė e aq i zoti
    mos i hyr fare punės sė dashurisė –
    punės sė dhurimit tė ndjenjave.
    Bie mėngjesi
    por ty s’tė vjen zor
    ta mbash hapur dritėn
    tė dėshmosh pėr natėn.
    Dikush u tregua i dobėt
    pluskon neveria pėrzier me mall,
    qielli i njerėzve qė njohim
    ėshtė jeta e shpirtit tonė.
    Mė mirė tė jepesh pas ideve
    se tė mallkosh
    kur s’ke mall.

    VLERA E ĒASTEVE

    Atėherė kur unė jetoja ēdo ēast
    me atė qė kisha jetuar
    dhe tani qė rroj ēdo ēast
    me atė qė do tė vijė…
    ēdo gjė nuk ishte nė vendin e vet
    por mė lart, mė dlirė, mė lirė,
    varionte jeta nė qiej,
    ēaste tė madhėrimit
    tė shijės sė talentit, tė dashurisė,
    atėherė dhe sot
    mė lidh me kėtė botė
    e tashmja qė s’ka se si tė mė pėlqejė
    gjersa veē e tashme ėshtė
    dhe e atėhershmja
    ėshtė thjesht ardhmėri…

    MENYRE IDILI

    Njeriu nė moshė me fytyrė ēunaku
    dhe me tru prapė nė vendin e zemrės
    nuk e njeh mė mirė se unė kėtė grua
    tė largėt
    lėkurėsapune
    madje tė gjitha i njoh mė mirė
    tė pėrhimta
    rrinė tė pėrhumbura dy orė pasi ka lindur
    dielli
    nė prani tė meshkujve i ndjellin hundėt
    me bezdi pėr fytyrat me push
    tė mesoburrave
    gruaja rrinte kaluar pėrmbi njė stol
    ndaj atij rrezatimi tė dėmshėm
    pėr hapėsirėn.

    17. VII. ‘91

    SONET

    je aq e vogėl sa njė zot e di
    si tė shoh edhe nė ėndėrr e dinė ata
    mes eterit me luspa yjesh, nėpėr shatrivanė
    tė vegjėl si manaferra me zell mė del
    n’ėndėrr
    ledhatuar nga duart e mia si njė lėndė
    e ēuditshme fetare
    nuk shohin ėndėrr sytė e mi
    por gjėndrra seksuale, pa pikė mėshire
    tė shoh nė ėndėrr, prapė aq aq e vogėl
    me sytė fotografikė. Ka diell si gjithmonė
    dhe drita drogon turbullirėn
    qė ta kthjellojė, shkurrja e qafės tėnde
    m’shkatrron anusin, ata t’i fermentosh
    n’ėndėrr
    shoh veten duke pirė qumėsht nė gjoksin
    tėnd

    hapen dritaret si atdheu i pėrgjysmuar.

    17. VII. ‘91


    TRENDAFILAT QE S’JANE

    Lumi ose hesht ose murmurin pėrherė
    e farfurijnė pėrbrenda
    peshqit me duar e kėmbė tė prera kėshtu
    kjo do tė thotė
    opinion ose do tė thotė kur tė heshtė
    ta dijė mirė
    qė nuk po murmurin kurse n’vetėdije
    tė peshqėve ėshtė e qartė
    ujėrat ua shndrrojnė dhimbjen nė diēka
    memece pėr dhimbjen
    e prerjes sė gjymtyrėve o Zot mė shumė
    dhemb kurmi prapė i pėrsosur.

    14. IV. ‘91

    ZHDUKJA E KENAQESISE

    Kisha njė orė qė jetoja larg rrobave tė mia
    Kur nga ato filloi tė rridhte gjak. Njė grishje
    Tė tillė pėr ta ndier veten tė pėrbuzur
    Nuk mund ta pėrballosh -
    Kėtė mundėsi tė pėrzierjes sė gjakut me vajin e rrėshqitshėm.
    Nė kockat e mia pranvera e ndjente veten bosh
    Gjerkur kaq shpejt ranė gjethet
    U mbaruan rrobat e zhveshura kurse mishin
    Ia dhashė hua vrasjes nga njė kėngė
    Me sipėrfaqe tė paprekshme. Tani i dukshėm
    Ėshtė vetėm gjaku im teksa ndjej njė pėrbuzje
    Tė papėrballueshme pėr mbarimin e kėngės.

    DORA MORALE
    - Ia kam falur Rudit me E -

    Dora ndjeu njė tė mirė
    Me lėkurėn e saj rėnduar nga gishtat
    Prej krahut gjer nė ēastin
    Qė kisha kohė pa fjetur gjumė.
    Dorės iu mblodh rreth vetes
    Rėndesa e lėvizjes pėrballė figurave tė mbuluara
    Plot me dritė prania e dritės
    Bėnte tė qartė nga skajet nė vazhdim vazhdimin.
    O, unė do pi ujė
    Duke mbajtur freskinė me vete
    Pastaj trupin mbėshtetje nė lėkurė
    Tė mirėn e zemrės qė prodhon brenga
    Pėr ta mbajtur larg trupin nga zhdukja e dėshirave fillestare
    Pėr tė shmangur njė dėmtim tė pjesshėm tė vetmisė
    Dhe i kushtohemi pėrhapjes nėpėr trup tė kufijve tė kohės.
    Ajėr i mirė pėr largėsitė e ndryshme tė pjesėve tė trupit nga
    Vetmia
    Dritare e lehtė ku shfaqet dashuria pa zhurmė
    Lėkura s’ka asnjė kokrrizė pluhuri
    E mira e lirshmėrisė ku ka kuptim fjala ha
    Vetėm kur ha dhėmbėt e tu tė ėmbėl.
    Ēasti po sfilitet nga ngjashmėria ime me ujin.
    Ekziston njė sforcim i tillė i rrjedhės sė shpjegimit
    Dua qė gjilpėra qė mė shpon gishtin tė jetė e kuqe
    Si djersė fėmije nėn njė ēadėr tė kaltėr
    Sa mė shumė kohė kalon ngjarja ndjen mė shumė kėnaqėsi
    Ngaqė sa vjen e bėhet mė e vogėl lumturia.

    HORIZONTALISHT

    Duke hequr brekėt pashė
    Nė bredhat e kaltėr shtresa tė gjera
    Gjėmimesh. Gomerėt hidheshin si susta
    Sepse nuk mund tė shohėsh
    Gomerė qė hidhen si susta e t’mos tė shkojė
    Ndėrmend qė revolen mund ta kishe
    Shpikur kur tė doje
    Nga e para. Gjėmime tė ftohta
    Si hekura qė i prek me vonesė
    Kundėrpėrgjigje ndaj reve
    Ku pak mė parė s’kishte pluhur.

    Rudian Zekthi - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •