Rudian Zekthi u lind mė 1970 nė qytetin e Elbasanit. Studioi dhe u diplomua pėr gjuhė dhe letėrsi nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė U.T. Ka studiuar edhe nė Institutin e Letėrsisė A.M.Gorki Moskė 1994-1995. Aktualisht ėshtė pedagog i Letėrsisė sė Huaj tė shekullit XX nė Universitetin Aleksandėr Xhuvani Elbasan. Botimet e para tė cikleve me poezi tė Rudian Zekthit lidhen me gazetėn: Zėri i Rinisė 1990-1994, e kryesisht me grupin e poetėve tė mbledhur rreth gazetės: E pėr-7-shme, shpirti frymėzues i tė cilėve ishte. Ėshtė bashkautor i antologjisė sė kėtij grupi: O moj Shqipni dhe lirika tė tjera. Ka botuar vėllimet: Poezi, Elbasan 1990 dhe Poezi, SH.B Marin Barleti 1995. Ka fituar disa ēmime tė para poetike nė konkurse kombėtare. Lėvron dhe gjininė e prozės sė shkurtėr dhe ese-sė.
FILLIM PER FSHATRAT
Nėpėr fshatra hyj gjithmonė
i alivanosur. Mė godet
ajo lakuriqėsi e gjėsė sė gjelbėr
ajo vdekje dhe lindje,
vdekje dhe lindje
e ajrit mbi ēati.
mė godet nė qelizė
ajo trajtė e lashtė e fshatit,
trajtė muresh e degėsh,
oxhaqesh, gardhesh e hudhrash
tė dala pėr njė ēast vetėm
nga kockat e fshatarėve
dhe veglapunėt e tyre.
shkretėtira e kėrcėnuar pezullore
e mesditės mė godet,
trishtimi i praruar
i njė kopeje dhish-nėna,
fėmijė mes muzgut
qė aq pa zor janė pranė dheut
dhe Secili i fortė
rend tė kridhet nė gjumin e tij
mė i sigurt se kurrė
tė kridhet nė ringjallje.
NGADALESIM
Kisha humbur dhe smė gjente dot
Asnjeri. Kurse vetė ēuditesha si qenkam njėsoj
Siē isha pas njėzet vjetėsh.
E nisa pėr nė varreza si ēdo mėngjes
Shpjegonte mėsimin ime ėmė, veē mėngjes si ky
Smė kishin zėnė sytė, i plasaritur
Si puthjet e babait tė tij. Dritėshkurtri
Dritėshkurtėr mbetet, humb, ta dija kaq idiot
Sia kisha bėrė kokėn fare.
Peisazhi i ri ku u arratisa ishte njė mur
Ndėrmarrjeje, njė arė e lindur pėr tu mbjellė
Me misėr dhe shtėpia e njė shoku
Tė krupierit tė vendbanimit. Flisja me vete
Shpesh se nuk isha vėrtet idiot, por bota
Atė punė ka tė shpifė, ndonjėherė tė bėjė
Sikur smė gjen. Po unė se kam pėr herė tė parė
Qė humb moj nėnė pra qė mė duket
Se unė me pėrparėsen e bardhė jam gogoli
I vendlindjes tėnde ndėrsa rreptėsia e kodrave
Mė duket mjaltė e helikopter. Eja tė kėrkojmė
Sė bashku se kėtu rrotull duhet tkem humbur
Ti e di reumatizmėn qė mėmbėlson gjunjėt
Ke ngrohur shumė tjegulla pėr tposhtėruar dhimbjet.
O Zot, pse na nxore nė kėtė botė pėr tė vuajtur
Kam humbur pikėrisht kur pėrvėlohesha nga dashuria
Pėr vajzėn tė gjatė njė metėr tė doktorit
Me tė cilin bėn dashuri krupieri. Dashuroj
Si i ēmendur edhe atė rosėn me kėpucė tė vjetra.
Pėr mua thonė se jam i ngathėt po ētė bėj
Kur shkrimtarėt mė duken si shokėt dhe unė
Shokė shoh pėrditė dhe dot si takoj sytė
Me edukatoren kur personaliteti im ka dėgjuar
Se ajo ha-ra-go-pet me jetimin
Me floksė si qime miu qė banon pėrbri nesh.
Mė kėrkonin edhe andej nga thoshin se rrinin
Si nė pulari melekėt, edhe aty ku kishin korrur
Grurė me djersė tė verdhė, brenda nė kanalin e varfėr
Kurse unė jam kaq afėr nė juglindje tė filozofisė
Aty ku do tishte vendi mė i mirė
Pėr tė nderė rrobat, po tė kishit pak tru.
Ishte i bukur shumė si dash me qershi
Po thonė kėto gratė qė se dinė as vetė
Pse jam i shėmtuar. Spatėm faj thonė
Atė e tėrhiqnin mė shumė derrat se recitimet,
Mjafton, eja mė gjeni shpejt, dua tė ha
Dhe babai sbėn mirė qė mė kėrkon mė me zell
Se krupieri, do tju ndihmojė drejtpėrdrejt
Me gjithė ndikimin tim po ta kaloj natėn kėtu
Do mė shqyejnė bretkosat dhe misrat
Reumatizma do fluturojė sė bashku me shpirtin
E do tju torturojė
Duke zėnė vend nė fotografitė e mia.
RRYMA
Butė-butė, nėpėr ajėr
mafrohet nga pas njė njeri
me mrekullinė e vet
qė i kundėrmon deri larg.
Mor njeri-lule, i mirė,
Dashamirėsi im,
falmė qė shpinėn kaq tė bukur e kam,
vertebrashquar, elektrikė!
kur tė kthehem fytyrė pėr fytyrė
do e lė nė dorėn tėnde
pėrqafimin
magnetin dikur tė madh
sot tė coptuar, tė verbtė.
PUNE DASHURIE
U ngrita nga gjumi, thashė:
aq sa i do
askush nuk tė do.
Ėshtė punė titanėsh dashuria, lule titanėsh,
ata krijojnė rryma tė trasha ndjenje,
po sqe aq i fortė e aq i zoti
mos i hyr fare punės sė dashurisė
punės sė dhurimit tė ndjenjave.
Bie mėngjesi
por ty stė vjen zor
ta mbash hapur dritėn
tė dėshmosh pėr natėn.
Dikush u tregua i dobėt
pluskon neveria pėrzier me mall,
qielli i njerėzve qė njohim
ėshtė jeta e shpirtit tonė.
Mė mirė tė jepesh pas ideve
se tė mallkosh
kur ske mall.
VLERA E ĒASTEVE
Atėherė kur unė jetoja ēdo ēast
me atė qė kisha jetuar
dhe tani qė rroj ēdo ēast
me atė qė do tė vijė
ēdo gjė nuk ishte nė vendin e vet
por mė lart, mė dlirė, mė lirė,
varionte jeta nė qiej,
ēaste tė madhėrimit
tė shijės sė talentit, tė dashurisė,
atėherė dhe sot
mė lidh me kėtė botė
e tashmja qė ska se si tė mė pėlqejė
gjersa veē e tashme ėshtė
dhe e atėhershmja
ėshtė thjesht ardhmėri
MENYRE IDILI
Njeriu nė moshė me fytyrė ēunaku
dhe me tru prapė nė vendin e zemrės
nuk e njeh mė mirė se unė kėtė grua
tė largėt
lėkurėsapune
madje tė gjitha i njoh mė mirė
tė pėrhimta
rrinė tė pėrhumbura dy orė pasi ka lindur
dielli
nė prani tė meshkujve i ndjellin hundėt
me bezdi pėr fytyrat me push
tė mesoburrave
gruaja rrinte kaluar pėrmbi njė stol
ndaj atij rrezatimi tė dėmshėm
pėr hapėsirėn.
17. VII. 91
SONET
je aq e vogėl sa njė zot e di
si tė shoh edhe nė ėndėrr e dinė ata
mes eterit me luspa yjesh, nėpėr shatrivanė
tė vegjėl si manaferra me zell mė del
nėndėrr
ledhatuar nga duart e mia si njė lėndė
e ēuditshme fetare
nuk shohin ėndėrr sytė e mi
por gjėndrra seksuale, pa pikė mėshire
tė shoh nė ėndėrr, prapė aq aq e vogėl
me sytė fotografikė. Ka diell si gjithmonė
dhe drita drogon turbullirėn
qė ta kthjellojė, shkurrja e qafės tėnde
mshkatrron anusin, ata ti fermentosh
nėndėrr
shoh veten duke pirė qumėsht nė gjoksin
tėnd
hapen dritaret si atdheu i pėrgjysmuar.
17. VII. 91
TRENDAFILAT QE SJANE
Lumi ose hesht ose murmurin pėrherė
e farfurijnė pėrbrenda
peshqit me duar e kėmbė tė prera kėshtu
kjo do tė thotė
opinion ose do tė thotė kur tė heshtė
ta dijė mirė
qė nuk po murmurin kurse nvetėdije
tė peshqėve ėshtė e qartė
ujėrat ua shndrrojnė dhimbjen nė diēka
memece pėr dhimbjen
e prerjes sė gjymtyrėve o Zot mė shumė
dhemb kurmi prapė i pėrsosur.
14. IV. 91
ZHDUKJA E KENAQESISE
Kisha njė orė qė jetoja larg rrobave tė mia
Kur nga ato filloi tė rridhte gjak. Njė grishje
Tė tillė pėr ta ndier veten tė pėrbuzur
Nuk mund ta pėrballosh -
Kėtė mundėsi tė pėrzierjes sė gjakut me vajin e rrėshqitshėm.
Nė kockat e mia pranvera e ndjente veten bosh
Gjerkur kaq shpejt ranė gjethet
U mbaruan rrobat e zhveshura kurse mishin
Ia dhashė hua vrasjes nga njė kėngė
Me sipėrfaqe tė paprekshme. Tani i dukshėm
Ėshtė vetėm gjaku im teksa ndjej njė pėrbuzje
Tė papėrballueshme pėr mbarimin e kėngės.
DORA MORALE - Ia kam falur Rudit me E -
Dora ndjeu njė tė mirė
Me lėkurėn e saj rėnduar nga gishtat
Prej krahut gjer nė ēastin
Qė kisha kohė pa fjetur gjumė.
Dorės iu mblodh rreth vetes
Rėndesa e lėvizjes pėrballė figurave tė mbuluara
Plot me dritė prania e dritės
Bėnte tė qartė nga skajet nė vazhdim vazhdimin.
O, unė do pi ujė
Duke mbajtur freskinė me vete
Pastaj trupin mbėshtetje nė lėkurė
Tė mirėn e zemrės qė prodhon brenga
Pėr ta mbajtur larg trupin nga zhdukja e dėshirave fillestare
Pėr tė shmangur njė dėmtim tė pjesshėm tė vetmisė
Dhe i kushtohemi pėrhapjes nėpėr trup tė kufijve tė kohės.
Ajėr i mirė pėr largėsitė e ndryshme tė pjesėve tė trupit nga
Vetmia
Dritare e lehtė ku shfaqet dashuria pa zhurmė
Lėkura ska asnjė kokrrizė pluhuri
E mira e lirshmėrisė ku ka kuptim fjala ha
Vetėm kur ha dhėmbėt e tu tė ėmbėl.
Ēasti po sfilitet nga ngjashmėria ime me ujin.
Ekziston njė sforcim i tillė i rrjedhės sė shpjegimit
Dua qė gjilpėra qė mė shpon gishtin tė jetė e kuqe
Si djersė fėmije nėn njė ēadėr tė kaltėr
Sa mė shumė kohė kalon ngjarja ndjen mė shumė kėnaqėsi
Ngaqė sa vjen e bėhet mė e vogėl lumturia.
HORIZONTALISHT
Duke hequr brekėt pashė
Nė bredhat e kaltėr shtresa tė gjera
Gjėmimesh. Gomerėt hidheshin si susta
Sepse nuk mund tė shohėsh
Gomerė qė hidhen si susta e tmos tė shkojė
Ndėrmend qė revolen mund ta kishe
Shpikur kur tė doje
Nga e para. Gjėmime tė ftohta
Si hekura qė i prek me vonesė
Kundėrpėrgjigje ndaj reve
Ku pak mė parė skishte pluhur.
Krijoni Kontakt