Tė ngopun me habinė,
sytė dinė pėr trėndafilin,
Ruzalemin e aromave.
Mendja kap
sall anėn e ndritshme tė gjanave,
paqen e njė akordi
tė shkrimė nė Tansinė.
Nji Zot nga nalt
mundėson pajtimin e dritės
me hijet qė zgjohen.
E PANJOFTUN
Drita klith kur puqet
me grunin e lėkurės tėnde,
qullun nga aq zogj parajse.
Nė ēdo hukamė shembesh
e nė mue gėrryen humnera.
Kur tjenė ndezė
dhe tmbramėt hyjzi tArushės,
dhe zanet e bulkthave
mbi tshtrueme,
zanin e mishit
mund ta ndjesh
si dorzani tlumtunisė.
NE FLUGER...
Nkopshtet e veta, mshira
me dorė i prek shpesh zambakėt,
kur sa fillojnė me hapė kunorė.
Krishtin nfluger e kam pa
e masht dukė njaty nmajė
frut i pjekun ndegė tvet.
Shiu mejti dhe tash shifet
vetėm rava qė lanė mbi ujė
kambėt e Jezuit,
qė u nis me u pėrnda
si vesė mshire mbi krena.
NE BRIGJE...
Nė brigje shtegton zhaurima e lashtė
nė kukurė argjendi.
Peshq kėndojnė nė qiparise,
Ngashėrehet materia e ageve,
kur nėn vile jep frutin Perėndia,
tek vesh me fėrgėllima krandet.
BAR I BUTE
Fėrfėrima e flatrave
ēan ajrin si kamė e mėndafshtė:
vjen zi zotim britma e turtullit,
qė fshik ujėrat.
Bir i njė blatimi tė pėrvuajtun,
pėrqafmė, bar i butė,
nė pėrkundjen e ambėl tė agimit
plot hije laresh, ku vaji lartėsohet.
***
Si atėherė para teje shtanget agu sot
dhe sdi a asht nji nga ēastet e tua
ai qė e kuptimson me bukuri andrrėn.
Jam pėrplot me zanin tėnd,
por prapė fillikat ballė njė tjetėr vetmie.
SHTRATI
Nga shtroja ngrihej njė aromė ftonjsh,
qė ndėrkallej me gjithė atė dremitje.
Rritej drita ngadalė,
pėr tu shndėrrue nė njė kopsht tė harlisun
me shufra hijesh pėrreth shtratit,
ku paqja mė nė fund arrihej.
Ēarēafėt, si bestiarė, mbulonin
me gjumė mija bisha.
Njė landė e panjohun marramendjeje
pllakoste papandehun.
Binte si pupėl pėrmbi prekla
dhe, sakaq, muzika ia niste.
VEGIM FEMINIE 1
Grafullon shkuma e pėrroit,
pėrplot fshatarė tė butė nė brigje.
Shtėllunga aromash drejt agut
e dritės sė kunorave.
Kashtėn e Kumtrit e fshin dora e pacak
e amės qiellore.
Gjyshi ulet butė si blerim nė kujtesė.
Pak fakte kanė mbetė nė gėmusha,
dhe veē psherėtima e pafundėsisė
npėrgushjen e pellgut.
VEGIM FEMINIE 2
Ulė nmbramje rranzė pusit,
prej nga ngrihet
nji grahmė e randė gjethesh,
pleqtė flasin pėr velin e bardhė tė aromės
qark kunorės sė akcieve,
si pėr shpirtna tė ngijun me tejdukshmėni.
Bie muzgu me ata ishuj zukamash
mbi syprinėn e nartė tė rrėkasė.
Shtėpitė shtrihen pėrgjumshėm
nėn cipėn e hollė tninullės sė bulkthave.
VEGIM FEMINIE 3
Asht ngritė
nji urė prej zanesh.
Shinat
shplajnė gugatjen e pėllumbave
nėn strehė.
Ai ag portokajsh, - lter pėr elegjiakėt, -
u qepte fretėnve lulekambana nė zhgune.
A ishte shtog ai qė pėrndante jambet
prej gushės sė shpesėrisė nėpėr grunaja?
Krilla kėlthiste nė gajushė, por doli
se qe kerubin, lavdi e pupuluar e Zotit,
me parzmak e klloēikė korali,
qė i kanosej kohės me aromėn e mellanit.
Azem Qazimi - foto
Krijoni Kontakt