Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1

Tema: Nexhat Hakiu

  1. #1

    Nexhat Hakiu

    POEZI NGA NEXHAT HAKIU
    (1917-1978)


    Nexhat Hakiu u lind nė Vlorė mė 1917 nė njė familje me tradita patriotike. Ai ishte njė poet lirik i viteve ’30-40 dhe botoi me pseudonimet Ali Dervalla e Nexhat Mahmut Hakiu. Publikoi nė shumė organe tė shtypit tė kohės. Pas hedhjes sė bombės nė Ambasadėn Ruse filloi persekutimi ndaj tij duke e akuzuar se nxiste rininė nė disidencė. Nė fund tė viteve ’50-tė, arriti tė botojė librin: “Kėndoj”, mė pas “Zėri i fyellit”, 1959; “Fjala ime”, 1961; “Njė lule mbolla”, 1973; “Nė garė me stinėt”, 1977.
    Vdiq nė Tiranė nė moshėn 61 vjeē, mė 1978.
    Njė poet qė mbeti deri nė fund poet. Lirik nė shpirt, lirik nė kėngėt qė kėndoi. Nexhat Hakiu debutoi nė poezinė tonė nga mesi i viteve '30. E nisi me atė grup vjershėtarėsh tė rinj, qė hodhėn hapat e parė nėn ndikimin marramendės tė poezisė sė L.Poradecit. Tė gjithė pothuaj u bėnė lasgushianė, epigonė tė tij dhe askush nuk arriti tė krijojė individualitetin e vet. "Pėrjashtim do tė bėnte vetėm Nexhat Hakiu, i vetmi nga shokėt qė do tė fitonte emėr nė poezinė shqipe tė kohės me zėrin e tij origjinal", shkruan Nasho Jorgaqi, qė ka mbledhur dhe redaktuar krijimtarinė e tij. Nexhat Hakiu kish lindur nė Vlorė mė 1917, ku kish kryer dhe shkollėn tregtare, prej nga dolėn dhe shkrimtarėt e ardhshėm Sh.Musaraj, P.Marko e A.Varfi. Pasi studioi nė Institutin e Lartė Teknik tė Selanikut, punoi si gazetar e mė vonė u bė mėsues i letėrsisė nė shkollat e Tiranės.
    Ndoshta rastėsi, por ne u rritėm nė tė njėjtėn shtėpi, rrėzė kodrės sė Budakut, ku sot ndodhen varrezat e dėshmorėve. Babai e bleu atė pas lufte. Vonė mora vesh se Nexhati ishte rritur aty. Shtėpia qe e rrethuar me mure tė lartė. Dikur duhet tė kenė qenė saraje me pallate tė larta. Dukej tė ishte djegur me dhjetėra herė, sepse nuk mbaronin shtresat e hirit dhe tė tjegullave tė thyera. Qe e mbushur me pemė tė rralla e plot mistere: cisternė uji pėr kohė rrethimesh, njė pus i thellė me ujė tė ftohtė e tė kulluar, qypa tė mėdhenj, ēibukė balte tė pjekur, qė ndoshta pėrdoreshin pėr nargjile, strehime tė nėndheshme pėr raste bombardimesh. Unė shpesh fshihesha aty, mes lakuriqėve tė natės, dhe fantazoja, gjė qė padyshim e ka bėrė nė fėmijėrinė e tij edhe Nexhati.
    U rritėm nė tė njėjtėn shtėpi, por pa e njohur njeri-tjetrin... Ndaj me respekt tė thellė po i botoj kėto poezi qė i gjeta me vėshtirėsi, sepse nuk kam asnjė nga librat e tij...


    PESHPERITJE VJESHTE


    Ja po piqet, mike, rrushi
    deg' e pjeshkės mė njė thyhet,
    t'i ka zėnė faqet pushi
    edhe gjiri po tė fryhet ...

    Eja, mike, bashk tė bredhim
    Erdhi koha qė t'i mbledhim:
    Un’i zgjedh ti i kėput
    Ca nė dorė e ca nė futė.

    Nė se degėt nuk arrin,
    Do tė kap, moj, mu nė mes:
    Tė tė ngre, moj, mi peqin
    Me njė zemėr; me njė shpresė.

    Kokrrat fshehur nėpėr fletė
    Hajt i mbledhim mė nuk rriten,
    Eja, mike, se un' vetė
    Ti kėpus kam frik' se vriten!

    "Kėngėt e Zambares" - 1939


    MADRIGAL


    Prapa drrasash ther e kalbur, gojėn pash tė pėrgjėruar
    Kur po ēelte e zilepsur afshe gazi mirėsie,
    U thethiva i mahnitur se nė buzn' e ngashėruar
    -M’u duk zemra - kur mė fale njė pėrshtypje miqėsie.

    Nė tė ēarat, nėpėr vrymat t'asaj portės mykur tėnde,
    Pash dy syt' e tu qė nxinin tė groposur, tė brengosur.
    Dhe me zi pash kėmb't e zbathur qė po shkelnin n'ato vende,
    Ku, mes drrasash thyer e kalbur, po mė fshihe e rreckosur...

    Mos vallė turp ka dashuria qė soditė fshehtėsinė,
    Apo druhe se je veshur me njė zhele tė arnosur?
    Hape portėn, vajz'e vrerit, nuk pėrbuzė varfėrinė,
    M'a do xhani pranė teje qė ēdo breng' tė ketė sosur.

    "Pėrpjekja shqiptare" - mars 1937


    VITIT TĖ RI


    Prag mė prag duke trokitur ndezė mallin dhe kujtimin
    Sa i rėndė dhe me ngadalė!
    Falė shpresa mė tė reja duke zbutur zemėrimin!
    Zemėrdjegurit me fjalė,
    1 freskove zagushinė (kur pėr ty uroi ēupa
    Kur tė priti me tė tok...)
    Qeshi buza, zemra deshi pranė mikes tė ngre kupa,
    Miqėsia: shoqe-shok.
    E mallėngjyer prapa krahėsh me ca lemza u lėndua;
    Dhe porsi bashkim i mitur
    U fjalos me sytė e vakėt, me njė qeshje u kuptua,
    Por mė pas si e koritur
    Vesh mė vesh zu pėshpėriti njė pėrrallė tė harruar,
    Njė pėrrallė tė paditur:
    Jetė e bukur je e kremte, jetė je pėr t'u kremtuar!

    "Pėrpjekja shqiptare" - janar 1938


    STINĖT E TUA


    I
    Ngrohen gjethet, shkrihet vesa,
    Ēelen gonxhet ndaj agimi
    Si ēel malli nga kujtimi
    Larg mikeshės ku lind shpresa.

    Mallin mike ta kėndova
    Tė pash vetėm moj nė sy
    Prushin tėnd e flakėrova
    Mall' i kohės, mall pėr ty.

    Mė shiko, moj sy mushqerre
    Mes qepallash pika loti,
    Vashė - vashėzo pranvere
    Ēelu, moj, si ēelet moti!


    II
    Zė e bėn njė vap - e madhe
    Zė fryn afshi nė livadhe
    Verdhėrojnė male, fusha,
    Ndizen gjokse, ftohen gusha.

    Dil, mikeshė, mos rri brenda
    Nuk sheh shoqet si jan' turrur?
    Gjoksin hapur, leshrat ēthurur
    Nėpėr hijet u ka ėnda.

    Buzėqeshmė se mė there
    Drejt qepallash pika loti,
    vashėzo, ti vashė vere
    Ēelu, moj, si ēelet moti.


    III
    Verdhėron mbi bar kalliri
    Ndrin nė gusha dhe floriri,
    Ndizet malli mikja ime
    Kur lind shpresa me kujtime.

    Tė pėlqeva nė tė ndritur
    Tė kėndoj moj nė tė rritur,
    Po kam frikė, vashėzo,
    Nė mė njeh e nė mė do.

    Eja afėr moj bajrake,
    Pranė qepallash pika loti,
    Vashė - vashėzo vjeshtake
    Ēelu, moj, si ēelet moti.


    IV
    Zė e bėn njė ftomė e madhe
    Fshihet gėrxhes njė sorkadhe,
    Ndizet malli i gjahtarit
    Pėr planozat e beharit.

    Dridhet bura pa do ngrohur,
    Ndizet zemra, pa do ftohur
    Mblidhet fshati - do fėrkuar
    Edhe qafa pėrqafuar.

    Pėrqafomė shėnllazore
    Se kam ngrirė prej sė ftohti
    vashėzo, moj dimėrore,
    Ēelu moj, si ēelet moti!

    "Kėngėt e zambares", korrik 1939


    -----------------------------------------------------------
    (1) Planoze - zog qė mbahet nė kafaz pėr tė ndjellė shpezėt e tjera



    Ē'ĖSHTĖ DASHURIA


    Ti nga gazi, nga mėrzia
    Pyet ē'ėshtė dashuria
    Por ajo nuk ka fytyrė,
    Nuk ka tingull, nuk ka ngjyrė!

    Ajo s'ndihet as me fjalė,
    Vjen e fshehur dhe ngadalė,
    Vjen njė herė' e prap s'e njeh
    Brenda zemrės ti s’e sheh!

    Po t' ish lule, fshehur barit,
    Do kėputesh, do tė thahesh,
    Po t'ish perlė, fij’ e arit
    Do rrėmbehesh, do tė ndahesh;

    Po t'ish zog, do tė vajtonte
    Brenda zemrės nė kuvli,
    Ta liroje, do kėndonte
    Larg nga ty, nga ēdo njeri!
    S'ėshtė lule pėr nė fushė,
    S' ėshtė perlė pėr nė gushė,
    S'ėshtė as zog pėr nė kuvli:
    Ajo zemrėn ka shtėpi....

    Ja se ē'ėshtė dashuria!
    Ėsht' a s'ėshtė nuk e di,
    Por un' di se lumturia:
    Nuk ėshtė vetėm dashuri!


    ZEMRA NĖ AKANT


    Merrni zemėr kush do zemėr!
    Ej, ju vasha, doni zemėr
    E kish marrė lozonjarja
    Nga kraharor' i njė poeti!
    E si mund ta mbante zemrėn
    Me tallazet e njė deti
    Lundr' e thyer, pėlhur’-ējerrėe,
    Pa timon e kiē tė shtrembėr?

    Po bėrtet pėrsėri kasneci
    Se nė dorė zemra i ngeci:
    Ej ju vasha, doni zemėr?
    Kjo nuk shitet, as nuk blihet,
    Kini zemėr, o ju vasha,
    Se me zemėr kjo shkėmbehet!

    Ėshtė zemra nė furtunė,
    Ėshtė zemra e njė poeti
    Qė pėrplaset nė shkėmbinjtė
    Posi vala e njė deti!…

    Ja kasneci ēirret prapė,
    Se njė vashė pas tij u kap:
    Merre zemrėn, merre zemrėn
    A dėgjove ti moj vashė?
    Jepet zemra e njė poeti
    Qė gufohet posi deti!
    A dėgjove ti moj vashė,
    Se tė dhimbsur ty tė pashė,
    Merre zemrėn merre jetėn,
    Ėshtė mall'i njė poeti!…

    Prap' kasneci po bėrtet,
    Se asnjė nuk qaset vetė:
    Ėshtė zemra e njė poeti
    Qė gufoi posi deti,
    Posi vala qė lė valėn
    Dhe lėkundet me tallas,
    Kur mbi ranė vjen e ikėn,
    Le guaska, shkumė pas,
    Merre zemrėn, merre jetėn,
    Esht' dėshir' e njė poeti!

    Po kasneci ra nė hall,
    Kush pėr zemrėn pyet vallė?
    Qeshnin lozonjarėt, qeshnin
    Vinin dorėn pėrmbi buzė,
    Porse zemra s'mund tė lidhet
    As me fjal' as me tėrkuzė,
    Ajo hidhet e pėrdridhet,
    Kėrkon zemėr, ngashėren
    Dhe thesarėt porsi deti
    I mban brėnda s'i rrėfen!

    Ja kasneci mbet' i ngjirrur
    Po nje nėn' i pati thirrur:
    - Ej, kasnec, zemėr' e poetit
    S'jepet kurrė me pahir,
    Falma mua se mė ngjan
    Porsi zemra e tim bir!


    TOKA FLET.....


    Gryk'e malit po gjėmon,
    zemr'e fushės po rėnkon:

    -Tė kam dhėnė pyje plot,
    grur e misėr, pem' e lule,
    ē'paska ngjarė qė ti sot
    mua zemėrėn ma ēkule?

    Foli mali, foli fusha,
    u drodh lisi dhe gėmusha!

    -O poet, mos fol pėrēartė,
    penda jote flet mbi kartė,
    s'mund tė flasė, jo ky dhe,
    ėndėrro, po mos gėnje!

    -Pėr agimin e lirisė,
    pėr mėngjezin kur kam lindur,
    pėr njė lot tė dashurisė,
    flet vėrtet' e jam e bindur!-

    U betua ky poeti,
    fjal'e tij plot zemra gjeti...

    Un'e dija se tėrmeti
    e bėn tokėn qė tė flasė,
    nga rrėmuja nga rrėmeti:
    gjiri nis qė t'i buēasė,
    po ē'po shohin syt' e mi
    tundka tokėn njė njeri?

    Ē'pon me sonda, me tyrjela,
    pistoleta, hedh ēengela,
    ēan shkembinjtė me dinamit,
    i thotė tokės: "Dil, tė dal"
    mali: fushė, fusha: mal!

    Mali bėhet fushė,
    fusha bėhet mal,
    si gjerdan nė gushė
    barin shoh tė dalė..
    Gjethe, gjelbėrim,
    lule bojalli
    mbushin vendin tim...

    Tok' e ēarė nxorri ar,
    ar tė zi si katran:
    shatėrvan qė spėrkati
    lulet pranė..

    Pranė shatėrvanit
    mbijnė lulet pėrsėri
    cirka-cirka kuq e zi!

    Ngjyr' tė zezė nėpėr lule
    s'kam dėgjuar, nuk kam parė,
    qėkur zemrėn ti ja ēkule,
    ndroi toka rrėnje'e farė!

    Sa e bukur: kuq e zi,
    lulja mbin pran' arit zi,
    sepse ari, ar'i zi
    ėsht' si nata plot yllsi,
    porsi nata qė dha ditėn,
    ar'i zi na fali : Dritėn!


    NJĖ RE E BARDHĖ



    Njė re e bardhė qenar- praruar
    e zuri diellin,
    po rrezet prapė puhia shpejt
    do t'i zbulojė...
    Do zhduket reja nga sytė tanė
    vėrdallė qiellit
    te Rrug' e qumshtit, ku prap' sputniku
    diē do kėrkojė....

    Sputnik po t'isha pėrveē nė qiell
    pėr tė kėrkuar,
    do tė kisha zgjedhur kraharorin tėnd
    krijes- njeri!
    Atje do kishte me mijra gjėra
    pėr tė zbuluar,
    atje njė botė mban tė panjohur :
    Zemra-ēudi!


    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, janar 2009)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •