Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2

Tema: Zef Zorba

  1. #1

    Zef Zorba

    ZEF ZORBA
    (1920-1993)



    Zef Zorba u lind mė 1920 nė Kotorr tė Malit tė Zi nė njė familje shqiptare. Mbas mbarimit tė gjimnazit nė Shkodėr mė 1941, regjistrohet nė Fakultetin e Shkencave Shoqėrore, dega e Studimeve Politike nė Universitetin e Padovas nė Itali. I ndėrpret studimet mė 1943 pėr arsye tė Luftės sė Dytė Botėrore dhe kthehet nė Shkodėr, ku fillon punėn si nėpunės banke. Nė vitet 1945-1946 punėsohet si regjisor nė Shtėpinė e Kulturės sė Shkodrės, ku vė nė skenė mjaft pjesė dramatike me tingėllim tė qartė desident si "Juda Makabe" e Fishtės, "Armiku i Popullit" i Ibsenit etj. Ndoshta edhe pėr kėtė arsye arrestohet mė 1946 dhe burgoset nėn akuzėn e agjitacion e propagandės. Vuan dėnimin ndėr kampet e punės dhe "riedukimit" deri nė vitin 1951. Mė vonė punon ndėr ndėrmarrje tė rrethit tė Shkodrės si llogaritar deri nė vitin 1980, kur dhe del nė pension. Ndėrron jetė nė janar 1993 nė Shkodėr.


    HENE TE REJA


    Tash qiellnash enden
    me qindra hėnė
    tė reja.

    Njeriu s'krijoka tjetėr veēse kobe:
    Ēelik e gizė e refraktarė;
    zogjtė artificialė,
    lindur ndėr ofiēina-inkubatriēe,
    si hėna tokėn pėrgjojnė,
    e pėrpunojnė
    epshe tinzare
    trofesh e pėrdhunimesh.

    E kush s'i ka tė vetat kėto hėnė
    vihe e sendėrgjon
    namė e terratisje.


    TJERA BLERIME
    Terezės


    Si lule dylli gjethet
    veshur me vapė e t'zberė
    e nuk lėvizin...
    e merrnin frymė me zor
    e...oh...
    S'andejmi
    ku paskeshim ngelur kujtesė brymore
    zgjohen flauri
    tjera blerime,
    rinore
    (A tė kujtohet? Atė verė
    burimet heshtja na i trazonte.
    Kėndoja vijat e fatit
    nė dorėn tėnde flakė.
    Endeshin rrugėsh tė ēuditshme,
    pa folė.

    Pastaj, n'teatėr; njė Gjido
    i larė me djersė
    pėrpėlitej i falisur.
    Ti shkuleshe n'gaz me tė madhe,
    por nė sy tė vetėtinte
    stuhia e Shtatorit..
    A tė kujtohet?


    SHKALLA E KAKARRIQIT


    E kapėrthyer me lugetėr hėna
    njollat e territ pėrgjakė
    e nata,
    tinėzare fėrshėllen mbas pritash,
    si nė kohėn e cubave
    kur thika vetėtinte e ftohėt;
    e buzagaz me pezėm.

    Harbon pėrbindshėm rrėpira
    e ngeshme nė perspektivė
    pėr t'u qepur nė njė kėnd
    me qiellin e detin.

    (Mė rrashtė e mė tepėr ferr
    shkrepat ceporė,
    kėrcėnuese pėr m'u shprazė nė rrenojė
    pėrmbi eshtra
    qė vetėm lėkura i lidhė
    e vullneti).
    O natė, o natė,
    mos ky na qenka pikėsynimi?

    Tė ngrysura ėndėrrimet sėrish vėrshojnė
    lėvyrėse e me tė lutura,
    por ndalem nė vend:
    shuplake
    kulla picingule e katallanit tė lashtė.


    LODHJE


    Nganjėherė trishtimi fjollė mbidhet
    mullan nė zemra tė plasura,
    nganjėherė pėrmallimi bėhet liman vajtimesh
    ngushulluese;
    tė pėrgjumur ndehemi pėrmbi pellgje brengash
    ndehemi shtijakė ndėr gėzime qė s'kanė jetė
    e biem lėmuē
    - thėllėnza tė rreshkura - ndėr pasqyra.
    Cekonet qielli prej vigmash pikė-e-vrer,
    Cekohet guximi;
    ushton ndėr veshė e papushim
    "pusho nė paqe,
    pusho nė paqe..."
    Ah, s'mundem mė, nuk mundem;
    mė ēoni...


    NJE GOZHDE


    Njė gozhdė e ngulur thik nė mur, njė gozhdė
    e ngulur thik nė mur, njė gozhdė e ngulur...

    Njė gozhdė e futur thellė nė mur, njė gozhdė
    e futur thellė nė mur, njė gozhdė e futur.

    Njė gozhdė e mbetur thatė nė mur, njė gozhdė
    e mbetur thatė nė mur, njė gozhdė e mbetur.

    e ngulurthik...
    e futur thellė...
    e mbetur thatė...


    VAJTIMI I PLAKUT NE SHTEPINE E SHKRETUAR


    Mė lini. Unė vetė ankohem me vetvete;
    harrohem ndėr rrėnoja e ngushllohem.

    Deri kėtu - a dole shpirt! - me zor u kapa,
    gėrmuē e kalamendas anėsh sė rrugėve;
    (thellimin si me ēa m'e avull tė pakėt?)

    Tė zhigatura, por prap nė kėmbė kėto mure
    qėndrojnė
    kėtu nė qoshe sytė veri nuk i shikė
    e nė lotokan, lotojnė pėrmallė...

    Mė lini. Unė vetė ankohem me vetvete:
    "Qetėsia ndėr kthina jehonte,
    fėmia......."


    RRUGET NE VJESHTE


    Hone tė ndėrlikuar
    ku era faliset
    e mbledh ndėr praqe dyersh
    shtėllunga gjethesh tė thatė
    pėrralla tė marra.


    SHAKESPEARE


    Je kryqi im;
    ngėrthyer me pezėm,
    nė skaj tė murit, lart
    -shkarravinė e zezė
    pėrbluan pusi.

    Ah, shporru, shporru; ja, pritė!

    Por menjėherė
    fijet e kėputura vihesh e lidhė.


    NE VEND TE HYRJES


    I errėt ky shteg. Nuk mundem
    rrugėn me gjetė pa dritėn
    tande. (Ēka me sėmbon?)

    Nė cep tė greminės
    qė josh e ngujon
    a nuk shef si po lėkundem?


    KRUJA
    (e parė nga Fushė-Kruja, natėn)


    Gjerdan margaritarėsh
    mbi gjoksin tėnd
    t'irnuar

    o atdhe.


    PA ELEMENT


    Sado tė largohemi
    o dhimbje
    mos ti cekohesh?

    Ē’e mjerė
    kėnaqėsia jonė
    dritshkurtėr.


    - ALEGRO FURIOSO -


    …e shpesh kam pa liqenin tė shpupurishur
    kundėr reve tė mbarsura
    me shkreptirė tė dhunshme
    me kordha shumėsh tė pareshtura
    me gjithė sa kishte frymė
    sulmonte, e gėrmushej;

    por shi vazhdoi me ra…

  2. #2

    Zef Zorba - foto

    Zef Zorba - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •