Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1

    Skėnder Hasko

    SKĖNDER HASKO



    BYREKĖT E SHEGĖS

    (Tregim i pashpikur...)




    Shega ėshtė njė fqinja jonė me njė moshė rreth tė pesėdhjetave. Fqinjėsia ėshtė goxha e vjetėr, mbi njėzetėvjeēare dhe, si i thonė, i njohim dhėmbė e dhėmballė njeri-tjetrit e njėra-tjetrės. E si tė mos njihemi aq mirė, kur kemi marrė pjesė nėpėr dasmat e secilės palė, kemi lindur fėmijėt nė tė njėjtin pallat e nė tė njėjtin maternitet?… Edhe fėmijėt aty u rritėn e u bėnė ca nga tetėmbėdhjetė e ca nga njėzetvjeēarė. E, pra, ne i njohim shoshoqit edhe kollėn kur ngjitemi nėpėr shkallė, tė mos themi se i njohim edhe ato “kollitjet” e zonės sė poshtme…
    Unė nė kėtė tregim nuk do tė merrem me shumė gjėra, por do t’u rrėfej vetėm njė esnafllėk tė Shegės, atė tė byrekbėrjes. Ky esnafllėk ndodhte aty nga mesi i ēdo jave, herė tė mėrkurėn e herė tė enjten, rreth orės njėzetė e njė, kur tė gjithė dyqanet e ushqimoreve ishin mbyllur. Shega, me ndonjė filxhan ēaji, filxhan kefeje apo gotė uji nė dorė, trokiste te dera e njėrės nga fqinjėt dhe kėrkonte atė pėr ēka kishte nevojė.
    Javėn e parė tė muajit qė shkoi, fiks nė orėn njėzetė e njė e pesė minuta, trokiti nė derėn tonė dhe, pa hyrė mirė brenda, duke buzėqeshur e tėrė pėrkėdhelka, i tha gruas sime:
    - Uuu, pika mė rėntė, moj Shanisha, si paskesha harruar tė blija miell? E dija se kisha, po kur hapa dollapin, shiko e shiko, nga tė gjitha llojet e ushqimeve kishte aty brenda, vetėm miell s’kishte… Mirėpo dua t’u bėj njė byrek kalamajve, se u kam dhėnė llafin. I thashė tim shoqi, Rustos: “T’u bėfsha, hidhu njė vrap deri te dyqani i ushqimores dhe blijna njė qillo miell, se mė paska mbaruar!…” Ai m’a ktheu: “Po ku ka dyqan hapur nė kėtė orė, moj tė qėlloftė! Merr ndonjė gotė te komshinjtė, pa ua kthen nesėr…” E, ja, erdha, moj Shanisha motra… Tė ndodhet ndonjė gotė miell? Ta bie motra nesėr…
    Shanishaja i merrte gotėn nga dora dhe ia mbushte dingas. Shega ēelej nė fytyrė, e rrėmbente gotėn me miell, sikur kishte frikė mos i kthehej mendja Shanishasė sime, dhe nisej tė ikte. Nė tė dalė tė derės, i thoshte Shanishasė:
    - Tė rruashin kalamajtė, se mė shpėtove! Mos u bėj merak, ė, se ta bie nesėr!
    - Ik, moj Shegė, ik, dashke tė mė biesh njė gotė miell!… Nuk e dua! U bėftė gjak e dhjamė kalamajve e Rustos byreku qė do bėsh me kėtė miell!
    - Uuu, paē e dhėnē, paē e dhėnē! - thoshte Shega dhe zbriste me nxitim shkallėt e pallatit, pastaj dėgjohej hapja dhe mbyllja e derės sė apartamentit tė vetė, qė e kishte njė kat mė poshtė nesh.
    Gruaja, pasi mbylli derėn, mė tha mua:
    - Hallall e pastė atė gotė mielli, se tė gjitha harrojmė tė blejmė ndonjė yshqyrat e detyrohemi tė marrim hua te fqinjėt.
    - Hallall, - ia ktheva unė dhe mirė bėre qė ia fale, se nuk do fukarepsemi pėr aq gjė!…
    Nė mesin e javės tjetėr (mė duket se qe e enjte), Shega erdhi e trokiti pėrsėri nė derėn tonė, duke mbajtur nė dorė njė filxhan kefeje. Pasi lėshoi atė buzėqeshjen, qė mė tepėr i ngjante njė ngėrdheshjeje, tha:
    - Shankė, t’u bėftė Shega kurban, ke tė mė huash njė filxhan vaj? S’dua vaj ulliri, jo, po nga ai i kikirikut-a, i misrit-a, ē’tė kesh!… Mė rėntė pika, mė rėntė, qysh paskesha harruar tė blija vaj… Ēdo gjė kisha nė dollapin e ushqimeve, veē vajit…
    Dhe, me njė tė folur monotone, qė tė mėrziste veshėt, tha ato qė na kishte thėnė pėr miellin javėn e parė, tamam si t’i kishte regjistruar nė kasetė magnetofoni…
    Shanishaja ia rrėmbeu filxhanin nga dora dhe ia mbushi me vaj luledielli. Ndėrkohė Shega vazhdonte tė fliste:
    - Bėfsh hajr, Shankė, se desh mė mbeti byreku pa bėrė … Dhe pėrse? Pėr kaq vaj… Mos u bėj merak, se ta bie nesėr, ė!…
    Gruaja, si edhe njė javė mė parė, ia ktheu:
    - Ik, moj Shegė, ē’mė llafos! S’mbetemi keq pėr njė filxhan vaj ne! Bėne byrekun e t’u bėjė mirė kalamajve e Rustos! Dhe dėgjo: se mos tė shkon ndėrmend tė ma sjellėsh vajin,ė, se tė zemėrohem!
    Shega iku duke uruar e duke ecur me terezi, se mos i derdhej vaji nga filxhani, meqėnėse Shanishaja ia kishte mbushur buzė mė buzė.
    Shega erdhi edhe herė tė tjera, po jo mė pėr miell a pėr vaj, por pėr ndopak gjizė, pėr kripė, madje edhe pėr ndonjėēikė mish tė grirė… Gruaja i jepte Shegės ēdo gjė qė kėrkonte dhe, meqė ishin sasi tė pakta, gjithmonė ia falte.
    Pasi kishin kaluar nja dy-tre muaj, gratė e pallatit, tė mbledhura nė ditėlindjen e fqinjės Hatixhe, ku Shega mungonte, mėsuan njė marifet interesant tė saj.
    - Moj, pse nuk ka ardhur Shega? - pyeti Afėrdita.
    - Hė de, pse s’ka ardhur, - ia ktheu Semihaja. - S’besoj tė ketė ndonjė hall, se s’ka gjysmė ore qė ishte tek unė e mori njė gotė nga ato tė ujit me miell, se kishte harruar tė blinte e i duhej pėr tė bėrė byrek pėr kalamajtė. Ia mbusha gotėn dhe ia fala, se ishte turp t’i kėrkoja tė mė kthente njė gotė miell… Uh, njė gotė miell… Harron njeriu tė blej ndonjė gjė. Edhe ne harrojmė.
    - Se mos kishte harruar tė blinte vetėm miellin, - tha Diana, - ajo edhe pėr tė blerė vaj kishte harruar, se erdhi tek unė e mė kėrkoi njė filxhan borxh, po unė ia fala.
    - Uaaa, - ia bėri Shkėndija, - prandaj erdhi e mori gjizė tek unė ajo?! Ashtu mė tha dhe mua: “Kam harruar tė blej gjizė, se tė tjerat i kam”.
    Biseda u hap si petėt e byrekut tė Shegės… Fol njėra e fol tjetra, trego njėra e trego tjetra dhe doli qė Shega, ēdo javė, i bėnte byrekėt duke e marrė ēdo gjė hua. Te njėra fqinje merrte miellin, te tjetra vajin, tek e treta gjizėn apo mishin e grirė e kėshtu me radhė. Veēse nė kėtė punė bėnte njė marifet: atje ku merrte miellin javėn e parė, javėn e dytė merrte vajin e javėn e tretė mishin e grirė, gjizėn apo kripėn…
    Kėshtu, nė atė ditėlindje, nė vend qė nė qendėr tė bisedave tė ishte Hatixheja, “hyri” Shega me marifetin e saj. Gratė herė qeshnin e herė zemėroheshin ngaqė u vinte inat se, siē thoshin, “i kishte bėrė budallaēka njė copė Shegė…” , por ama nė fund e morėn njė vendim: “Qė sot e tutje, asnjė gram miell, gjizė, kripė e ēdo gjė tjetėr ushqimore nuk do t’i huet Shegės, edhe sikur kėmbėn tė tundi, se na ka bėrė lolo! Betohemi!”
    Ky vendim i grave tė pallatit bėri qė Shega tė bėnte tėrė pėrpjekjet pėr tė ndėrruar pallatin dhe ia arriti: e shkėmbeu apartamentin me njė familje qė banonte nė njė pallat njė kilometėr mė tutje. Kjo do ta ndihmonte tė mos “harronte” zanatin e byrekbėrjes… Ama nuk i duhet mohuar edhe njė meritė: ajo la edhe njė si punė proverbi… Sa herė mungonte ndonjė send ushqimor nė shtėpinė tonė dhe lindte ideja pėr tė marrė hua te fqinjėt, nėna ime thoshte:
    - Mos e bėni si Shega, po shkoni e blini ushqime nė dyqan!…
    Pas fjalėve tė nėnės, mua mė vinte ndėr mend ajo fjala e urtė popullore, qė thotė: “S’mbahet shtėpia me miell hua!” dhe bėrtisja: Grua, shpejt nė dyqan, se u bėmė si Shega!…

  2. #2

    Skender Hasko

    Skender Hasko - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,345
    Postimet nė Bllog
    17

    Pėr: Skėnder Hasko

    Ndahet nga jeta shkrimtari i librave pėr fėmijė Skėnder Hasko

    TIRANĖ - U nda sot nga jeta nė moshėn 77-vjeēare shkrimtari i njohur i librave pėr fėmijė Skėnder Hasko. Ceremonia mortore e shkrimtarit do tė zhvillohet nesėr nė Dukat tė Vlorės, nė vendlindjen e tij. Skėnder Hasko u lind mė 2 mars tė vitit 1936. Gjatė karrierės sė vet ka punuar nė revistėn “Hosteni”, nė Shtėpinė Qendrore tė Krijimtarisė Popullore, kryeredaktor i revistės “Pionieri” dhe drejtor i Teatrit Kombėtar tė Fėmijėve. Aktualisht ishte redaktor nė shtėpinė botuese “Toena” - sektori i letėrsisė pėr fėmijė.

    Libri i tij i parė ėshtė “S’jam i vogėl”, botuar nė vitin 1971. Gjatė gjithė periudhės ka botuar 7 romane pėr fėmijė e tė rritur, 1 vėllim me pėrralla, 2 poema, 6 pjesė pėr Teatrin e Kukullave; 14 drama, komedi e radiograma, si dhe 2 skenarė filmash pėr fėmijė. Shumica e librave tė tij ėshtė ribotuar disa herė, jashtė dhe brenda vendit. Ndėrsa disa prej tyre janė pėrkthyer nė gjuhė tė ndyshme tė botės, si rusisht, greqisht etj. 14 vepra tė tij janė nderuar me ēmime kombėtare, si: “La Fonteni”, “Viktor Eftimiu”, “Xhani Rodani”, “Tasim Gjokutaj”.

    Njėzet vjet mė parė, shkrimtari Skėnder Hasko do tė bėhej i famshėm me librin pėr fėmijė, ”Njė gjeneral kapet rob”, i cili nė Konkursin Kombėtar, u vlerėsua me ēmimin e parė. Ndėrsa mė vonė ai u bė film, po me tė njėjtin titull. Kurse me romanin pėr fėmijė, ”Gjashtė muaj nga jeta e Besianit”, ai u nderua me ēmimin ”Libri mė i mirė pėr fėmijė, i vitit 2005”.

    Veprat:
    Romane: “Tė burgosurat e Xhuxhumit”, Sh.B. “Toena”-1997; “Legjenda e fshatit tim” (pėr tė rritur), Sh.B. “Alta”, Tiranė-1998; “Njė “gjeneral” kapet rob”, Sh.B. “N. Frashėri”-1997 dhe Sh.B. “Extra” -2001; “Arratisja e Tupe Xhelos”, Sh.B. “Toena”-2000; “Dimri iku duke qarė”, Sh.B. “N. Frashėri”- 1982, Enti Botues “Lira”-1998 dhe Sh.B. “Mėsonjėtorja”-2003; “6 muaj nga jeta e Besianit”, Sh.B. “Toena”-2002; “Dardanėt janė aty”, Sh.B. “Toena”-2007.

    Novela: “Ne ishim partizanė”, Sh.B. “N. Frashėri”-1979; “Ēimi dhe roboti budalla”-1982 dhe 2003; “Ēudirat dhe e fshahta e Zamirit”, Sh.B. “N. Frashėri”-1983 dhe Sh.B. “Extra”- 2002; “Mbreti i tigrave” (pėrrallė), Sh.B. “Toena”-1996; “Ata qė tė bėjnė pėr tė qeshur”, Sh.B. N. Frashėri”-1987 dhe e ripunuar me titull “Oh, ē’na bėnė tė qeshim”, Sh.B. “Toena”- 2004; “Arushi hundėkavanoz” (pėrrallė), Sh.B. “Toena”-1998; “Lepur ishte-lepur mbeti” (pėrrallė), Sh.B. “Toena”- 2001; “Njė sherrxhi mustaqemi (pėrrallė), Sh.B. “Pegi”-2004; “Kocomiu tekamadh” (pėrrallė), Sh.B. “Toena”- 2004.

    Monografi: “Xhafer Peēi- Njeriu qė nuk u lodh kurrė”, Sh.B. “Toena”-2007.

    Pėrmbledhje me tregime: “Nė do nuse-gjej taksi” (tregime humoristikė pėr tė rritur), Sh.B. “N. Frashėri”-1976; ”Faqemolla mundi Hundėpinokun”, Sh.B. “N. Frashėri”-1985; “Me litar tė botės, mos hyr nė pus”, Sh.B. “Toena”-1996; “Ndodhitė e Ēaēo Gabimit”, Sh.B. “Toena”-1996; “Maēoku i katrahurės”, Sh.B. “Neraida”- 2000 dhe 2008; “Byrekėt e Shegės”, (satirė pėr tė rritur), Sh.B. “Toena”- 2007.

    Pėrmbledhje me pėrralla tė shkurtėra: “Dinakja me vesh tė grisur”, Sh.B. “N. Frashėri”-1990, Sh.B. “Rozafa”-1999 dhe Sh.B. “Extra”- 2003.

    Poema: “Drita e Drinit”, Sh.B. “N. Frashėri”-1972; “Orkestra “Vijnė pisokėt”, Sh.B. “OMBRA GVG”- 2002.

    Vėllime me poezi: “S’jam e vogėl”, Sh.B. “N. Frashėri” -1971; “Vallja e shkronjave”, Sh. B. “N. Frashėri”-1975, “Rilindja”-Prishtinė-1984 dhe Sh.B. e Librit Shkollor-Prishtinė nė vitet 1985, 2000, 2001 dhe 2002, Sh.B. “Extra”-2003 dhe 2008; “Qeshin kafshėt shtėpiake”, Sh.B. “N. Frashėri”- 1975 dhe Sh.B. “Mėsonjėtorja”-2002; “Vaje halli, kėngė malli”, Botimet “ASD”-2000; “Eh, mor Teli, ē’na gajase”, Sh.B. “Mėsonjėtorja”- 2002; “Ah!...” (poezi pėr tė rritur), Botimet “ASD”-2004.

    Drama dhe komedi (tė botuara, tė vėna nė skenė dhe tė transmetuara nė radio): “Vendi nuk mbetet bosh” (dramė pėr tė rritur), “Pas mėsimit”, “Lulushi ra nga teli” (komedi), “Tip-tap 5x5” (komedi), “Dy netė nė kasollen tonė”, “Kjo nisi nė autobus”, “Pėllumbat e hekurudhės”, “Nė ditėt e luftės”, “Na llogarisni edhe ne”, “Dhe drit’ e diturisė pėrpara do na shpjerė”, “E papritura e njė nate”, “Njė ngjarje pas lojės”, “Gabimet e Altinit”.

    Pjesė pėr teatrin e kukullave (tė vėna nė skenė nė Teatrin Kombėtar tė fėmijėve nė Tiranė, si dhe nė teatrot e Peshkopisė, Beratit e Vlorės): “Kalorės tė rinj”, “Ariu i vogėl Ēiēitak”, “Kacamicri kėrkon shokėt”, “Gėzojmė e thumbojmė”, “Kush po vjen?”,

    “Kocomiu tekamadh”, “Veza “bum” e zogu “ciu” etj.

    Skenar filmi artistik:

    “Njė “gjeneral” kapet rob”(nderuar me diplomė nė Festivalin e Salernos-Itali)

    Janė vlerėsuar me ēmime nga Juritė Kombėtare tė Ministrisė sė Arsimit e Kulturės, tė Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve, tė Shtėpive Botuese dhe tė Shoqatės Mbarėshqiptare tė Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj:

    “Njė “gjeneral” kapet rob”, “Qeshin kafshėt shtėpiake”, “Dinakja me vesh tė grisur”, “Ēudirat dhe e fshehta e Zamirit” (me dy ēmime), Oh, ē’na bėnė tė qeshim”, “Ēimi dhe roboti budalla”, “Pas mėsimit” (pjesė teatrale), “Nė ditėt e luftės” (pjesė teatrale), “Tip-tap 5x5” (komedi).

    Gjithashtu janė nderuar: novela-pėrrallė “Mbreti i tigrave”, me ēmimin “La Fonten” dhėnė nga ambasada franceze; novela-pėrrallė “Arushi hundėkavanoz”. me ēmimin “Viktor Eftimiu” nga ambasada rumune, romani-pėrrallė “Tė burgosurat e Xhuxhumit” me ēmimin “Xhani Rodari” nga ambasada italiane (njė kopje e diplomės sė kėtij ēmimi ėshtė vendosur nė muzeun e Xhani Rodarit, nė Itali); romani “Arratisja e Tupe Xhelos” me ēmimin “Tasim Gjokutaj” nga Shtėpia Botuese “Toena”; romani “6 muaj nga jeta e Besianit” u cilėsua si libri mė i mirė i vitit nė Panairin 2005 nga Drejtoria Arsimore e Tiranės dhe Shoqata Mbarėshqiptare e Shkrimtarėve pėr Fėmijė e tė Rinj.

    Ka marrė “Dėshmi Mirėnjohjeje” nga Shoqata Atdhetare pėr Dėshmorėt e Atdheut” dhe “Ēertifikatė Mirėnjohjeje” nga Qendra Kombėtare Kulturore e Fėmijėve, nė tė cilėn thuhet: “Mirėnjohje pėr jetė pėr veprat tuaja tė mrekullueshme letrare, nėpėrmjet tė cilave janė edukuar breza tė tėrė nė Shqipėri. Mirėnjohje pėr kontributin Tuaj tė shquar pėr edukimin e fėmijėve me ndjenjėn e dashurisė pėr Njeriun, Atdheun, pėr shkencėn e diturinė, pėr ēdo gjė tė bukur qė fisnikėron shpirtin e njeriut.” (04.04.2006)
    Pjesė tė krijimtarisė tė tij janė pėrkthyer nė greqisht, rusisht etj.

    (er.nu/BalkanWeb)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •