Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Agim Gjakova

  1. #1

    Agim Gjakova

    AGIM GJAKOVA




    E BUKURA
    (tregim)





    Gruaja e re u ngrit nė kėmbė bashkė me tė tjerėt. Mjeku e pėrvodhi me bisht tė syrit gjatė njėmbėdhjetė hapave sa kaloi paradhomėn dhe kur u fut nė sallėn e vogėl, vizioni i saj iu nde nė pardesynė e bardhė. Tek po e vishte, sytė i kaluan nėpėr tė dy shtretėrit dhe ai ndjeu cytjen tė kthehej dhe t’i bėnte me shenjė asaj: “Ju”,por atė ēast u hap dera dhe infermierja thirri:
    - Urdhėroni sipas radhės.
    Ato ditė i ishte shtuar puna, sepse me kėmbėnguljen e tij, u qe mbushur mendja edhe eprorėve tė rritnin ēmimin pėr dhėnien e gjakut. Mjekut tė ri, i sapo ardhur nga jashtė, i qenė dhimbsur ta trupa tė hajthėm. Ndonėse nuk qe ndonjė rritje e madhe e pagesės, pėrsėri u ndje efekti. Dhėnėsit qenė shtuar.
    Nė dhomė hyri njė burrė. Mjeku e njihte se i kishte marrė gjak dy herė. Ndėrsa infermierja pėrgatiti pacientin, ai shėnoi emrin, tė dhėnat patologjike dhe grupin e gjakut. Para se tė shkruante gramaturėn, i hodhi njė vėshtrim tė shpejtė dhenta pamja e pacientit, gjallėrinė e tė cilės nuk i shkoi ndėrmend ta lidhte me ēmimin e ri, pėrcaktoi:
    - Treqind gramė, Beti.
    Sytė e pacientit shprehėn gėzim.
    Atė ditė nuk do t’i vinte infermierja tjetėr dhe ai do tė punonte vetėmve njė shtrat. U kujtua se mund ta thėrriste edhe njė pacient tjetėr e ta shtrinte nė shtratin e dytė tė qetėsohej.
    - Beti, thėrrit tjetrit.
    Pėrsėri hyrinė burrė. Edhe atė e njihte. Pėr njė orė e njė ēerek ai mori dy litra e njė]qind gramė. E kishte caktuar qė pėr atė ditė tė grumbullonte tri litra gjak. Kishte njė rezervė prej mė se dhjetė litrash dhe ajo sasi pėrballonte jo vetėm operacionet e mundshme brenda qytetit, por edhe tė rrethinės. Spitali nuk pėrgjigjej pėr aksidentet qė mund tė ndodhnin. Nė ato raste tė sakatuarit i ushqenin me gjak tė afėrmit e tyre.
    Sipas radhės u fut njė grua. Pėrsėri mjekut i shkoi mendja te vizioni qė pėrvodhi nė paradhomė. Infermierja e zgjoi:
    A t’u them tė tjerėve tė shkojnė?
    Mjeku hezitoi njė ēast. Vizioni iu ngri diku dhe ai nuk mundi ta shkulte nga sytė e mendjes. Megjithatė ia preu:
    Po. Mund tė rrinė edhe katėr. Tė tjerėt tė shkojnė.
    Ai pėrcaktoi grupin e gjakut tė pacientes,pyeti pėr sėmundjet dhe i bėri njė vizitė tė shkurtėr. Pastaj iu drejtua infermieres:
    - Dyqind e pesėdhjetė gramė, Beti.
    “Vizioni u duk i dhjeti. Dhjeta e kishte ndihmuar gjithmonė. Nė anatomi dhe nė sėmundjet infektive, ku kishte shkėlqyer, kishte tėrhequr tezėn numėr dhjetė. Kishte lindur me dhjetė tetor, pra muajin e dhjetė dhe ky numėr e kishte ndjekur deri nė lotari. U afrua pranė gruas sė re. Vizioni qė kishte pėrvjedhur nė dhomė u tret dhe vendin e tij e zuri qenia e gjallė. E shikoi gjatė. Gruaja e shmangu vėshtrimin.
    - Shtrihuni kėtu, - tha ai duke bėrė me dorė nga shtrati. U hutua. Nė vend qė ta vizitonte e pastaj tė pėrcaktonte nėse mund t’i merrej gjak, ai e kaloi drejt e nė veprim. Gruaja e re u shtri, mblodhi kėmbėt, dhe i mbuloi me fundin e saj dy gishta nėn gjunjė. Ajo hasi sytė e mjekut nė tė sajtė dhe u detyrua tė vėshtronte tavanin, ndėrsa ndjeu se hija e tyre po i shėtiste nėpėr trup, nė fillim flokėve, hundės, gojės, qafės, gjinjve tė mbuluar me trikon e lehtė limon, tė spėrkatur me lule pjeshke, barkut, kofshėve qė nuk kishin “formė”, nga qė ishin mbuluar me fund, kėmbėve me ēorape “satapurė” ngjyrė kafe dhe kėpucėve tė zeza, pak tė pėrdorura. Dhe ndėrsa ajo vėshtronte tavanin, mjeku i ktheu prapė sytė tek sytė e saj.
    - Keni dhėnė gjak ndonjėherė?
    Nė pėrgjigjen mohuese ai tha me vete se “ishte gjynah tė jepte gjak njė grua e tillė”. E kishte afėr. Do t’i thoshte tė zhvishej, tė shtrinte duart drejt trupit tė saj, t’i prekte lėkurėn, qafėn, shpinėn, gjoksin, t’ua dėgjonte zemrėn, t’ia shtypte barkun. Por...?! Jo. Gjithēka do tė zbehej, do tė pėrhumbej nė zanat dhe s’do tė mbetej asgjė e fshehtė, joshėse. Papritur e pa veten tė pėrkulur mbi. U largua njė hap.
    - Dyqind gramė, Beti.
    Gruaja hapi sytė si tė donte tė thoshte “pak, doktor”, por ai bėri sikur s’kuptoi. Pothuajse tė gjithė pacientėt vinin tė shitnin gjakun, se u duhej tė jetonin.
    Gjaku i gruas kaloi nga damari nė shishe. Krahu i saj u mbulua me bluzė, pastaj me trikon limon me lule pjeshke.
    Pas njėzetetetė ditėve ajo erdhi pėr herė tė dytė. Pėrsėri mjeku e vėzhgoi me tundimin tė prekte trupin e saj. Pėrsėri dyqind gramė. Por kėsaj radhe, kur ajo u ngrit nga shtrati e po rregullonte veshjen, po atė bluzė, po atė triko, po atė fund, ai e pyeti:
    - Pėrse jepni gjak, zonjė,ju qė... – deshi tė thoshte “qė jeni kaq e bukur”, por ngeci.
    - Jam e detyruar, zotni doktor.
    Mjeku harroi pėr njė ēast motivet qė i shtynin kėta njerėz tė vinin e tė shitnin gjakun. Dhe kur ajo doli e ndoqi prapa deri te dera e jashtme dhe deshi t’i shtrinte dorėn tė ndahej, ēka nuk e kishte bėrė me asnjė pacient,por ajo ia priti:
    - Ju lutem, mos mė pėrcillni.
    Diēka e pashpjegueshme shtyri tė mos kthehej nė klinikė. I la tė dy infermieret tė mbaronin punė me ata pacientė qė njiheshin dhe zbriti nė kafe “Kristal”.
    Herėn tjetėr ajo erdhi pas tridhjetė ditėsh. Ai ndjeu se atė ditė do tė bėnte njė hap para, por gjatė kohės qė ajo qe shtrirė dhe gjaku i saj kalonte nga damari nė shishe, ai tundua me mendimin ed prekjes sė trupit tė saj. Vetėm kur krahu i saj i bardhė u mbulua me po atė bluzė e triko, ai u hodh nga karrigia e tha:
    - Kush ju detyron tė shitni gjakun, zonjė?!
    - Jam e detyruar, zotni doktor.
    - S’ka njeri nė botė qė mund tė ju detyrojė pikėrisht juve qė tė shitni gjakun. Ju s’keni...! Ju jeni...! Pastaj ju keni mundėsi tė tjera. Ju keni...! Ju keni...!
    Goja i mbeti hapur. Gruaja e re hapi derėn dhe doli. Ai i ra pas nė paradhomė, nėpėr shkallė dhe ndodh pranė saj.
    - Ju lutem mos mė pėrcillni, zotni doktor.
    - Fundi i fundit ju mund tė..., jo tė shitni, por gjejeni vetė fjalėn e pėrshtatshme, ndoshta...po them tė manovroni qenien tuaj nė mėnyrė krejtėsisht tė padėmshme..., - ai s’po i ndahej.
    Ajo u skuq flakė dhe ai ndjeu epėrsinė qė mund ta bėnte tė skuqej njė grua e tillė, e cila nxitoi hapin dhe kthejnė qoshe. Por ai nuk ia pa lotėt qė i rrodhėn. U kthye. Beti po bėnte regjistrimet. U afrua pranė dritares dhe vėshtroi oborrin e spitalit. Pranvera kishte futur jetė edhe nė shpirtrat e tė sėmurėve. Qė po rrinin nėpėr stola.
    Mjeku priti dhjetė ditė. U end nėpėr rrugė se mos e haste papritur. Gruaja e re nuk u duk nė klinikė. Kot qė vuri kusht me dhjetė ditė. Nė kėtė rast nuk e ndihmoi numri i fatit tė tij. U mundua tė merrte me mend kushtet, rrethanat ku jetonte, tė pėrcaktonte gjendjen familjare... Dhe ajo erdhi pikėrisht kur nuk e priste. Njė ditė tė bukur vere hyri nė klinikė dhe pa fjalė u shtri nė shtrat e u bė gati. Ai vuri re se ajo ishte dobėsuar edhe mė.
    - Ju nuk duhet tė jepni gjak, - tha ai.
    - Jam e detyruar, zotni doktor, - dhe ajo mbylli sytė. Ai e vėshtroi si herėn e parė dhe pati po atė tundim. “Njeriu nuk mund tė dalė jashtė natyrės sė tij”, - tha me vete.
    - Po ju them edhe njė herė, se nuk ėshtė mirė pėr shėndetin tuaj tė jepni gjak. Ju... ju mund tė mė pėrgjigjeni nė ato fjalė qė ju thashė atė ditė. – dhe pa ia vėnė veshin Betit qė po dėgjonte, ia preu: - Mė pėlqeni.
    - Ju lutem, zotni doktor, kam ardhur pėr tė mė marrė gjak, - tha ajo me njė zė tė dridhur dhe mbylli sytė e shtrėngoi qepallat.
    Mjeku u step. Pastaj tha ngadalė:
    - Dyqind gramė, Beti.
    Krahu i bardhė i gruas qė nuk po hapte sytė ndriti si brisk hėne. Ai nuk pati guximin ta shihte se si Beti shpoi damarin. Doli nė oborr, pastaj rrugė dhe shkoi e zuri vend nė qoshe pas njė shtylle qė ajo tė mos e shihte kur tė dilte.
    Kur gruaja e re mori kthesėn pas spitalit, ai i ra pas deri sa ajo kaloi rrugėn e asfaltuar dhe ktheu nė] njė rrugicė tė lagjes me shtėpi pėrdhese. Mendimi se mėsoi ku banonte e qetėsoi pak. Zbriti nė kafe “Kristal”. Nuk ndenji shumė dh u nipėr shtėpi.
    Atė natė e shtyu gjumin deri vonė. Iu tek tė lexonte njė libėr tė vjetėr pėr disa vrojtimi mbi psikikėn. E hodhi me neveri. Qenia e tij i kundėrshtoi tė dhėnat nė atė libėr. Iu duk se edhe vetėto bėhej objekt i vėzhgimeve.
    Tė nesėrmen e bija e avokatit e thirri nė telefon, por ai gėnjeu se kishte punė dhe nuk shkoi. Tri ditė u end si nėpėr njė mjegull, pastaj iu resht punės si i ndėrkryer nė studimin qė po bėnte pėr disa ndryshime tė gjakut tė malarikėve. Por gjatė gjithė kohės nuk e la tė qetė “vizioni i paradhomės”.
    Pa qenė plotėsisht i vetėdijshėm ai pėrshpejtoi procesin e marrjes sė gjakut, sikur kjo ta ndihmonte qė vizioni tė dukej mė shpejt, por vizioni ordhinė fund tė verės, kur ai kishte kryer gjysmėn e studimit. Numri i fatit tė tij kishte zbritur nė tetė. Gruaja e re hyri brenda dhe zuri vendin. Atė ditė i kishte vizituar tė gjithė pacientėt, tė njohur e tė panjohur.
    - Ju lutem zhvishuni pėr vizitė, - i tha Beti gruas. Ajo u ēua ulur. Mjeku u afrua dhe qėndroi disa ēaste. Tundimit tė dikurshėm i ishte zbehur diēka.
    - Jo,nuk ka nevojė pėr vizitė. – tha ai dhe u ul nė tavolinė tė bėnte vetė regjistrimin. Gruaja iu duk edhe mė dobėsuar. Kur “brisku i bardhė i hėnės” u mbulua,ai tha prerė:
    -Ju duhet tė ushqeheni mė mirė.
    Gruaja e vėshtroi mjekun si me ēudi. U takuan sytė. Tė sajtė thanė: “Jo, ajo qė mendon ti nuk mund tė bėhet. Mjeku u ēapit te dritarja. Vjeshta po pėrgatitej tė vinte.
    “Ajo po shet veten pikė pėr pikė e grimė pėr grimė!”, - tha ai me sytė nė kupė tė qiellit. Nė kaltėrsi iu duk se figura e tij nuk ishte mė e mjekut, por e dikujt tjetėr qė pa kuptuar ishte futur nė tė. Por edhe ajo tjetra nuk ishte figura e gruas sė re. Diēka kishte ndryshuar nė mendimet e tij.
    Ai u thyet atė natė edhe mė nė studimin e tij. Mostrat e gjakut, njerėzit qė kishte vizituar, fėmijėt e sėmurė, gratė shtatzėna me anemi Kule, shitėsit e gjakut..., tė gjitha e hodhėn nė vorbullėn e gjerė tė mendimeve. Gruaja e re e tundonte. “Njeriu nuk mund tė dalė nga lėkura e vet”. Por ky mendim i solli tjetrin: “A mund tė dalė jashtė mjedisit, jashtė natyrės sė njerėzve qė e rrethojnė?” Pėrfytyroi fytyrat e pacientėve, gjendjen e tyre familjare, ekonomike e shoqėrore dhe u ndal te vizioni i gruas sė re. Iu bė e qartė se ajo nuk mund tė dilte mė nga mėhalla me shtėpi pėrdhese. Pikėrisht nė ato ēaste e kuptoi se ajo qe ligur dhe nuk mund tė shite mė gjak. Dhe disi iu duk se kishte bėrė krim duke i marrė gjak asaj qė nuk kishte pėr vete dhe pėrfytyroi se si do tė lėngonte, tė shtrihej nė shtrat dhe tė bėhej objekt i studimit tė tij.
    Vjeshta kishte shkelur njė javė nė shtratin e saj sė bashku me erėrat e shiun. Ai iu afrua spitalit. Vizioni i gruas ia mbushi perspektivėn dhe ai deshi ta largonte, por e kotė. Gruaja qe atje. “Fantazma e mėhallės me shtėpi pėrdhese kishte mbirė aty!” Atė ditė kishte anuluar seancėn e marrjes sė gjakut. Kur u afrua zbehtėsia e saj i ra nė sy menjėherė. Iu duk se ajo po dridhej.
    - Paske ardhur?! – tha ai pa kurrfarė kuptimi.
    - Po, - zėri iu drodh, u skuq si atėherė kur tha “mė merrni gjakun, zotni doktor”.
    - Sot s’ka seancė pėr marrje gjaku, - tha mjeku dhe diēka zemėrimtare e cyti.
    - Isha e detyruar tė vija, - tha ajo.
    - Tė shesėsh gjakun edhe kur nuk ke?! – bėrtiti mjeku
    Ajo ēoi sytė. Buza iu drodh, qepallat iu pėrpėlitėn, tė zbehtit e tė skuqurit luftuan nė fytyrėn e saj. Mėrmėriti:
    - Kam nevojė, zotni doktor.
    - Eja. – e urdhėroi ai me zė tė stisur.
    Mjeku e la gruan e re nė paradhomė. Hyri brenda dhe iu afrua Betit qė po merrej me klasifikime. Nxori nga xhepi disa bankėnota.
    - Tė lutem Beti, thirre atė dhe jepja kėto.
    Ia lėshoi nė dorė tė hollat dhe u drejtua nga porta qė shpinte nė sallėn e operacioneve, jo i bindur plotėsisht se gruaja e re do t’i pranonte.
    - Kujt, zotni doktor? Asaj sė bukurės? – pyeti Beti, por ai nuk e pati mendjen kur Beti numėroi tė hollat. Me ato blihej njė’ litėr gjak.
    Kaloi prapa spitalit, andej nga morgu. Pa orėn. Kishte kohė tė zbriste deri nė sallėn e bashkisė, ku do tė diskutohej pėr estetikėn komplekse tė njeriut modern nė kėrkesat e tij pėr rregullimin e qytetit. Ashtu i shpartalluar, i dėrmuar, i goditur diku nė thellėsi, ndjeu nevojėn tė kishte pranė njė shok qė t’i bėnte pak humor e ta fuqizonte shpirtėrisht.
    Nė sallė zuri vend nė rreshtin e fundit. Pothuajse tėrė tė pranishmit ishin tė njohur. E bija e avokatit i hodhi njė sy tė shpejtė qė nga presidiumi dhe i dha tė kuptonte qė ta priste kur tė mbaronin. Kur filluan tė flisnin,ai e humbi fillin, u zhyt diku nė vete dhe nuk qe nė gjendje tė ndiqte bisedėn. Ata po flisnin aq larg sa qė atij iu duk se po thoshin gjėra tė pakuptueshme. Papritur i erdhi njė e qeshur dhe ai qeshi me zė, pa pasur fare turp nga tė pranishmit qė kthyen kokat. U ngrit e doli jashtė. U nis sheshit teposhtė rrugės duke shkelur nėpėr gjethet e para tė rėna tė vjeshtės me njė qeshje dehėse dhe me njė vaj qė iu dha nė fillim nė zemėr, pastaj nė sy e nė buzė.

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė “Gazeta e Athinės”, korrik 2009)

  2. #2

    Agim Gjakova



    Agim Gjakova - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3

    Agim Gjakova - poezi

    ME SYRIN TĖND E SHKREP VETĖTIMĖN


    Poetin Agim Gjakova e kam njohur sėpari nė vitet e rinisė studentore. I gjithė brezi ynė i poetėve tė rinj tė asaj kohe ka ushqyer respekt pėr poezinė e tij dhe nė mėnyrė tė veēantė pėr natyrėn e tij njerėzore. Agimi dinte me pak fjalė t'i nxiste tė talentuarit e t'i afronte. Pikėrisht ky respekt mė bėri t'i kėrkoj tė mė dėrgojė kėtė cikėl me vlera pėr ta botuar tek "Gazeta e Athinės".
    Agim Gjakova u lind mė 11 qershor1935 nė Kavajė. Ka studiuar nė Universitetin e Beogradit, pėr Filozofi, 1966, nė fakultetin filologjik pėr gjuhėn dhe letėrsinė angleze e shqiptare nė Tiranė. Nga 2000 deri mė sot ėshtė redaktor i kulturės nė gazetėn "Bota". Ėshtė sekretar i Pen Klub Kosova.Ka botuar: librat me poezi: "Dhe thonė se paqe ka nė botė", 1962 Tiranė, "Kėnga e Drinit tė bardhė", 1967, Tiranė, "prespektiva", 1972, Tiranė," "Obelisk", 1985, Tiranė, "I gjuaj ėndrrat me gurė", 1995, Tiranė, "Deti", 1998, Tiranė, etj. Lėvron me sukses edhe gjininė e prozės. Ka marrė shumė ēmime kombėtare pėr poezi dhe prozė.


    GJAKIMI

    Ku e ka ēatinė qielli i Shqipėrisė
    tė varem lėvarem ndėrvarem kacavarem
    tė lėshoj ēengelat e fatshkimurit tėrbim
    tė ngjitem universalisht
    nė gėzhojėn e ėndrrės

    mbi varkėn mbretėrore tė zhgėnjimit
    zbehem pėrditė pėrnatė pėrvjet pėrshekull
    ku e ka ēatinė qielli i Shqipėrisė

    trarin e ekuilibrit e mbajnė duar tė flliqta
    dhe e lėshojnė anojnė sharrojnė pshurrojnė
    kur ua kėrkon lavirja.

    KTHIMI

    Kthehem nga kryeqytetet e Evropės
    ende sytė e maces sė zezė mė pėrgjojnė nėpėr terr,
    ende supermjaullimat veshėve mė ushtojnė nė eter;

    nga qielli i kaltėr i Atdheut vėshtroj tokėn time
    njė afsh mė trazon deri nė rrėnjė tė flokėve:
    me padurim pres tė thith ajrin,
    tė shkrydh mushkėritė e tė shtendos mendjen,
    tė dėgjoj zėrat e qeshjet e shokėve...

    Ah, ē’pėrmallim shkallėve tė avionit mė fėrfėrit,
    me krahė hapur marr ngrykė mė tė dashurit!

    GRUAS SIME

    E pėrhershmja gjethe e gjelbėr nė albumin e jetės
    kur mė pehaten erėrat dimėr para vetės
    mė e ēelur se dita mė e paskajshme se nata
    shigjetim i agut nėpėr kėto vite tė gjata
    ndėrsa qielli im ishte fytyra jote nėpėr hekura
    hapėsirė mė mbeteshin buzėqeshjet e tua tė rreshkura

    ...

    Buzėqesh edhe njė herė pėr mua, e dashur,
    drita mbi fytyrė tremb terrin e egėr nė njė skutė
    dhe vėshtrimin e luanit dalėngadalė ma zbutė,
    buzėqesh edhe njė herė pėr mua
    si njė karvan thneglash mendimet ma pickojnė trurin
    helmin ma thith si shpendi kokėrr pėr kokėrr grurin,
    buzėqesh edhe njė herė pėr mua
    le tė mė lėvizin ngjyrat pėrtej kohės mė thellė
    ah, ēfarė ndjesish, vrullesh, shpėrthimesh tė valėta ndjell!

    Pėr njė buzėqeshje ēdokujt ia kam zili
    ka vite zemra e ka harruar atė stoli.

    THONĖ SE...

    Thonė se paskam hyrė tinės
    e nėpėr terr qenkam endur rrugėve me kalldrėm,
    si i pari i stėrgjyshėrve me nėntė pushkė hedhur shpinės,
    thonė se nė mahallė
    zemrėn ia paskam turbulluar asaj qė del nė dritare
    dhe njė natė qenkam dehur
    duke pirė me pijanecėt e pijanecėve njė Krenė raki
    e duke ngrėnė njė Ēabrat meze
    e kjo qenka kėnduar nė kėngėn e gjyshit tė gjyshėrve,
    thonė se xhandarėt e shtatė regjimeve
    mė paskan kėrkuar si turbullues
    nėpėr skutat e mahallėve
    e nė pushkėn e stėrgjyshit qenė prerė shtatė vija,
    thonė se asnjėherė derėn e kishės a tė xhamisė
    nuk e paskam shkelė as mbarė as mbrapsht
    e ujkun nė shpinė e paskam sjellė tė vrarė
    e dhelprės ia paskam bėrė betė
    ashtu siē bėnte be katragjyshi nė derėn e shtėpisė,
    thonė se m’i paskan hapur shumėkush dyert
    bukė duke ngrėnė
    vetėm nėpėr magjet e trimeve
    e pas buke gjyshi pat gdhendur fyejt,
    thonė se paskam njė ēelės
    qė ēel burgje e zemra, qė mbyll gojė e arkivole
    e paskam besim t’ia jap ēdokujt
    e askush nuk mė paska tradhtuar
    baba ma pat lėnė tė besės,
    thonė se pranverėn e dimrin
    tė dyja i paskam nė ballė
    si qielli qė ka retė e diellin
    im vėlla trim e bujar,
    thonė se mė paskan lindur njė djalė e njė ēikė
    qė mė ngjakan aq shumė mua
    si buka bukės
    si uji ujit pikėmpikė,
    thonė se shumė plagė paskam nė trup e nė shpirt
    e vdekjen kurrkund s’ma paskan shkruar perėnditėØ
    nė kujtim tė vyer edhe pėr stėrnipėrit.

    THIRRJE

    O zog, ma jep ėmbėlsinė e ēerdhes maje peme
    po tė bėj roje syhapė kundėr gjarpėrinjve
    po t’i tremb skifterėt, sorrat, gjeraqinat,
    shkarpat po t’i lyej me dyllė blete
    po t’i vesh palė palė me lesh tė butė
    rrėzė trungut ditenatė po tė rri zgjutė!...

    Era tund degėn e ēerdhes sė verdhė
    ia lėkund dy fije kashtė
    ciu-ciu shpėrndahet lugjeve tė Ēabratit
    i buzėqesh jehonės me kėtė dėshirė tė lashtė.

    EVROPĖ

    As nuse as plakė
    as dashnor as xheloz,
    tė mos kishe qenė ti
    do tė isha unė,
    mėrzi tė tė kėrkoj
    vetmi tė tė gjej,
    ti peshon nė mua e mė ndrydh
    unė tė mbaj e ēlirohem…
    a ka shteg tjetėr?!

    SOFIZMI QYTETIT PĖR NJĖ BURRĖ

    Solli njė kafaz prej ari
    e quajtėn mendje gomari,

    mori njė gotė ujė nė lumė
    qeshėn me atė etjeshumė,

    nė qiell shėnoi njė yll
    e lanė tri net nė pyll,

    erdhi ngadalė duarbosh
    e vunė me nderim nė njė qosh.

    BABĖS

    Me syrin tėnd e shkrep vetėtimėn
    me fjalėn tėnde e lėshoj bubullimėn
    me lotin tėnd e rigoj shiun
    me qeshjen tėnde e rrezoj diellin
    me gjumin tėnd e perėndoj hėnėn
    me britmėn tėnde pyllit ia shtoj gjėmėn...
    njeri a perėndi!

    SHKON I GJALLI ME TĖ VDEKURIN

    Nuk keni me m'gjetė as nė parajsė as nė ferr
    e kam ngrėnė bukėn e valtė
    e kam pirė ujin e kristaltė
    kam menduar se di me lexue nė libėr
    qė pėrshkruan nė fletė tė zverdhura
    pėruljen e tė vdekurve tė lodhur

    nuk keni me m'gjetė as nė tokė as nė qiell
    e kam fshirė nga fjalori i jetės mordjen
    zigzaget e rrufesė qė kam lėshuar
    nėpėr detin e trazuar
    janė pėrrallosur nė mendjen e engjėjve
    kam mburrur veten se di me kuptue pezmin
    qė ngėrthen mitin e pushtetimit
    fryti mė i lavdėruar i ferrit tokėsor

    gjashtėdhjetedy vjetėt e endur nėpėr avullim
    kanė nisė me marrė formėn e pėrsėritjes.

    MUZGU

    M'u kujtua vdekja dhe i dhashė fund jetės
    u shtriva nė varr dhe ndeza qiriun e vetmuar
    yjet u gremisėn ranė xixėllonjat
    shpėrfillshėm dielli m'i mbylli qepallat

    kafshova dheun pėrbetimin e amshueshėm
    i lava mėkatet dhe u ngrita nga varri.

    KAMELEONIZMI

    Katėr fotografitė
    nga teserat e katėr partive
    mbi pllakėn e varrit m'i vendosi dikush
    ma vranė orėn pėr tė hyrė nė qeveri

    porosita njė kolltuk te tapicieri
    mos kėrko mė shumė nga unė se njėzetė fytyrė
    kaq ngėrthen banka kombėtare kapital tė shtetit.

    PROMOVIM LETRAR

    Dashnorja e parė mė thur lavde buletinesh
    kėrrusem nė koshin e radiotelevizionit
    dhe e mistifikoj veten sinqerisht

    fallkritiku i parė mė praron me ngrehinė publike
    mbėshtillem me llojlloj gazetash tė ditės
    dhe e ngjyros veten pėrēudnisht

    pushtetari i parė ma deformon vuajtjen nė ėmbėlsi
    zhytem nė kolltukun pronėsi tė shtetit
    dhe filozofoj mbi kotėsinė pėrdhunisht

    lavdi zotit qė s'kam shkruar mė shumė libra.

    Ē'ĖSHTĖ AJO QĖ MUNGON

    Nuk u ndodha kur u ndanė kolltukėt
    tash mė mungon jorgani

    nuk arrita pranė kasafortės
    tash mė mungon kuleta

    nuk u ngjita nė zulmė tė famės
    tash mė mungojnė kėpucėt

    nuk e di kush m'i shpėrlau mendtė!

    NOKTURNO

    Sa mė premtuan mua tė pėrsharin tė pėrqenosurin
    tė pėrqenefosurin qytetar
    mua qė zbrita nga maja e Olimpit njerėzor
    nė hapėsirėn e sėmundjes sė verdhė mjegullore
    tė dashurisė pėr birin e Evės
    sa mė deshėn si kalė apo gomar i mirėfilltė
    i duartrokitjeve tė zeshkėta
    sa mė ndjenė nė helmimin e kėsaj mendjeje tė vrerosur
    mua tė pėrlavdėruarin tė pėrēudnuarin
    tė pėrshkumėlėshuarin votues pa zarar

    i zhveshur ankesash mbi njė dėrrasė tė kalbur
    lyhem me bojėn e rekrutit tė gėrmuqur
    si shpend i errėt
    horizontin e pėrhimė thėrras dėshmitar
    nėn ēatinė e kombit

    o i lumi dhe i mjeri unė!

    MITI I DYTĖ
    (ose Shkapėrderdhje)

    Shtatė ditė e net pėrsėrita me vete
    se jam njeri
    iu ofrova zotave tė mė bėjnė tė shenjtė
    m’u thanė kėmbėt
    iu dola njerėzve tė mė bėjnė dreq
    m’u mpinė duart
    e vendosa kokėn time nė tempullin e kohės
    m’u thinjėn flokėt

    atėherė mė ndodhėn mrekullitė
    kur gjithēka u shemb.

    DERI TE RETĖ

    E pashė hijen time nė muze
    dhe bėrtita

    lėshoma rrugėn histori
    mbi tė vrapova si i ēmendur
    nėn tė mė mbeti vetėm buza nė gaz

    nuk di si shpėtova nga paharrimi
    mė ndihmoi padituria.

    KOSOVA NĖ KRYQĖZIM SHEKULLI


    Nėnė
    pashė ata eshtra
    ēoma njė lėkurė tė ujkut
    tė kafshoj

    tė krokodilit
    tė pėrpij

    tė akrepit
    tė pickoj

    tė gjarprit
    tė helmoj

    tė qen rrugaēit
    tė jargavitem…

    nuk mė bėn as mė nxė mė lėkura e njeriut.

    SHUSHURIMĖ

    Mė erdhi loti
    e ruajta nė teh tė botės
    e ngriva nė kristal tė kohės

    e thava nė tingull tė fjalės
    e pushtova nė buzė tė vashės
    e mbolla nė brazdėn e tokės
    e fshiva me vuajtjen e nėnės
    e spėrkata me erėn e furtunės

    jehona s’ka me u pėrsėritė kurrė mė.

    LĖKURA E LUFTĖS

    Nė ēdo karrige tė parlamentit
    po mbjell lule

    mbi bajga pleh i jashtėzakonshėm
    i fenomenit politiko-bujqėsor

    kėtu duhet ecur zbathur
    tė mos tronditet lavirja

    aspak zoti nuk ka ndėrmend tė zbresė
    nė kėtė tokė tė mrekullueshme

    shqiptarizimria verbuese.

    PROMETEU

    Promete i vetvetes
    kėrkoj ta ndez njė flakė nė brendi
    ma fik shpirti
    me tė njė tė fryrė tė fuqishėm
    shkrep me dhėmbė zemėrimtarė
    e lag gjuha shkėndijėn
    me llojlloj fjalėsh
    i jap zemrės si eshkė

    e paskam harruar mitin e zjarrit.

    TEPĖR VONĖ

    Po tė bėhesha edhe njė herė njėzetvjeē
    do ta shkėrdheja botėn mbarė e mbrapsht...

    tash jam plakur
    s’mė mbetet tjetėr
    vetėm t’i pėrkulem asaj

    nė botėn tjetėr
    do ta kryej hakmarrjen.

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė "Gazeta e Athinės", gusht 2007)

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •