PROZĖ NGA FAIK KONICA
Malli i atdheut
Kur vete njeriu, i lirė e i vetėm, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ėmbėlsia e udhėtimit e njė mijė gjėra qė vihen re ndėr popuj tė huaj, tė gjitha kėto ta pėrgėzojnė zemrėn e tė bėjnė jo tė harrosh Shqipėrinė, po tė mos tė vejė tek ajo aq dendur mendja. Mė tutje, si ngopen sytė sė pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ē`tė mungon, s`di se ē`tė duhet. Njė hije trishtimi ta mbulon fytyrėn; e, pikė sė pari herė-herė, mbastaj mė dendur e mė nė fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindėrve, i miqve e shokėve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtėm foshnja e ku lozėm djelm, kujtimi i atyre maleve larg tė cilėve nuk rron dot mirė njė shqiptar, kujtimi i kombit, qė, me gjithė ca tė liga qė ka, ėshtė kombi ynė, e mė tepėr kujtimi e dėshira e etja e gjuhės sonė ta shtrėngojnė e ta dėrrmojnė me tė vėrtetė zemrėn. Ah, malli i Shqipėrisė, malli i atdheut tė dashur, i shenjtė mall e dashuri e shenjtė, kush ėshtė ai shqiptar qė s`e ka pasur nė dhe tė huaj! Duhet tė jeshė jashtė Shqipėrisė, e tė jesh larg, pėr tė kuptuar se ē`forcė e ē`bukuri tė ėmbėl ka pėr veshėt kjo fjalė: Shqipėri! Ajo mė e zbrazura letėr, ajo fjala mė e vogėl, na sjell, kur vjen nga Shqipėria, njė gaz tė parrėfyeshėm, se na sjell si njė copė tė atdheut...
I urti i malit
Tre miq, tė quajtur Rėmbi, Gjėmbi dhe Shkėmbi, mbarojin sė ngrėni. Plloska me verė shkoi nga duar nė duar. Rėmbi nisi tė dredhė cingare, Gjėmbi mori lahutėn, Shkėmbi ia nisi kėngės. Pastaj folėn. Pėr ēka mund tė flasin tre miq, kur janė tė rinj e kur mblidhen bashkė? Pėr qėllimet, pėr shpresat e tyre. Rėmbi, qė shumė kohė e kish ndėr mend tė dilte nė vise tė huaja pėr fat, Gjėmbi donte tė merrte udhėn e Stambolli pėr tė zėnė punė. Shkėmbit zemra i thosh ta shkojė jetėn e tij nė mes tė arave, tė vreshtave e tė bagėtive tė veta. Ētė mira, ētė liga e prisjin sicilndo nė udhė tė jetės?
Ēgėzim, ētrishtime fshihte nė gji tė vet koha pėr tė ardhur? Tė tre miqve u vate mendja tek i Urti i Malit. Dhe Rėmbi, duke ndezur njė cingare tė re: Pse, tha, svemi tė pyesim magjistarin e madh, tė na shfaqė fatin tonė? I Urti i Malit rrinte nė mes tė njė pylli; njė vrimė shpelle ish shtėpia e tij. Magjistari me famė skish shok pėr tė kėnduar nė kohė pėr tė ardhur, dhe dija e tij qaste njerėz nga gjithė anėt e Shqipėrisė. Kur vanė tė tre miqtė nė shpellė, dolli ti presė njė plak i ēuditshėm: tripėllėmbėsh i gjatė, njė hundė sa njė opingė i ndante tunrinjtė nė dy, dhe njė mjekėr e bardhė porsi bora i briste gjer nė dhe e i binte nėpėr kėmbėt; njė rrobe e ngjyrė hiri i mbulonte trupin, dhe, nė vend tė brezit, njė gjarpėr i shtrėngonte mesin, gjithė jeta e kėtij njeriu ishė nė sy tė tija, dy pishė tė ndezira.
I urti i Malit se ai ish ua preu fjalėn tė tre miqve qė deshėn ti thonė pse erdhėn: - E dij pse erdhtė. Hyni Hyjtin nė njė odė tė skalisur nė gur, e tė ndritur prej shtatė shandanesh. Shtatė misurė tė gjelbėr ishin duke zier nė mes tė odės. Magjistari mori njė stap tė verdhė: tė shtatė qirinjtė u shuan njėri pas tjatrit, dhe misurėt pushuan sė zieri. Ahere plaku ra me stap tri herė, e, nė fund tė odės, si nė njė teatėr kur hapet perdja, u hap njė qytet i bukur. Njė qytet i bukur me pallate tė larta, me rrugė tė gjera, ku vejin e vinin karroca tė ndritshme, kuaj tė lehtė, zonja me rroba tė hijshme, njerėz tė gėzuar a tė ndrojtur, tė nxituar a tė ngadalshėm. Dhe pastaj karroca tė tjera e kuaj tė tjerė, e automobila, e botė nė tė gjitha anėt. Si e vini re, tha plaku, duhet njė zakon i madh pėr tė ecur nėpėr kėto rrugė pa qenė i shkelur njeriu. Njė fshatar i ardhur qė pak kohė nga katundi i tij ėshtė nė rrezik tė shtypet nė ditė tė para.
Tani, rruga kėtu ėshtė pasqyra e jetės: jeta, shoqėria, janė aqė tė koklavitura nė kėto vise, aq tė ngatrruara e tė errėta, sa duhet njė mjeshtri e madhe pėr tė ecur, dhe kush sėshtė i mėsuar me kėto zakone, shpejt shtypet. Mos kujtoni se tregtia, punėt etj, bėhen nė ato vise me atė mėnyrė tė kulluar qė bėhen nė Shqipėri! Jo Aty, tregtia ėshtė njė shkencė, punėt janė njė sėrė luftash tė ashpra e tė pamėshirshme. Qė tė fitosh me tė vėrtetė, duhet me njė mėnyrė tė jesh njė dijetar e njė ushtar bashkė. Jeta, aty ėshtė njė luftė, thashė - dhe nė luftė, o djem, ka mundės, vėrtetė, po ka dhe shumė tė plagosur e tė vrarė. Plaku i ra prapė tri herė stapit tė verdhė, dhe nė vend tė qytetit tė largmė, dolli njė qytet anės detit, me shtėpi prej druri, me minare shumė, e me mijra qen rrugėve. E njohėn Stambollin. Plaku shtroi pėrpara syve tė miqve punėt, me ēdredhira me ēė unjura, e, shumė herė, me ēposhtėrsira. Kėtu, tha prapė plaku, jeta sėshtė njė luftė, por njė lodėr...
Sa pėr ty qė kėrkon ta shkosh jetėn tėnde nė mes tė arave, tė vreshtave e tė bagėtive tha i Urti i Malit, si lum ti! se nė qoftė se breshri a vapa a kėlbaza, tė prishin drithin a tė pakėsojnė bagėtinė, ajo prishje e ai pakėsim sdo jenė tė rrėnjshme, dhe as kėlbaza, as vapa, as breshėri smund tė vihen mė njė me ligėsinė e njerėzve.
Rėmbi, Gjėmbi edhe Shkėmbi, si u pėrshėndoshėn me tė Urtin e Malit dualėn nga shpella e, mejtuar, muarėn udhėn e katundit. Nata po afrohet...
Nata po afrohet...
Nata po afrohet. Drita e ditės tretet dalė nga dalė: e mbi tjegullat e shtėpive, mbi rrasat e gurėve, mbi fletėt e pemėve, pėrmbi trupat e epta tė ēupave qė shkojnė, njė ngjyrė manushaqe - njė ngjyrė gushėpėllumbi, si thonė nė ca male tona - shtrihet e i mpshtjell.
Mbasandej, pak nga pak manushaqet shfletohen. Hijet bėhen tė dendura, me tė zeza. Njėri pas tjetrit, yjtė ēpojnė qiellin, e pikojnė dritė. Nata u afrua. Nata erdhi.
E kur afrohet nata, kur vjen nata, mė pėlqen tė vete tė rri anės liqenit. S'ėshtė si liqeni i Ohrit me ujra tė kulluara si tė njė rrėkeje, si liqeni i Janinės qė shkėlqen si njė fushė e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrės, det i vogėl i rrahur tej e kėtej nga lundra tė metshme sa Shkodra e nė anė tė cilit gjallojnė malsorė tė rreptė. Ėshtė njė liqen jo mė i madh se njė kopsht, nė mes tė njė pylli tė punuar, liqen i ndyrė, i ndyrė sa uji i qelbet, i bukur se pemėt qė e rrethojnė mvarin degėt e tyre gjer mbi faqen e tij, edhe mbi faqe tė tij hėna ndrit e lot. Nė pushim tė natės bretkosat kėndojnė. Herė-herė njė peshk, njė tjetėr, e njė tjetėr, shumė peshq tingėllojnė ujėt. Uji pėrsėri pushon e fle. Po njė erė e ngadaltė (oh, shumė e ngadaltė!), unjet mbi liqen e i zubravit faqen.
Nė liqen
Murat beg Toptanit
Fletė tė thata kanė rėnė, nga lista e rreth-e-rrotullma, mbi liqen, edhe duken si njolla ari nė njė pasqyrė tė vjetėr.
As erė, as zė zogu. Njė pushin i trishtitshėm. Vetėm, larg sė largu, ushtimi i ēapeve tė ndonjė ėndėrrimtari... Rremat herė-herė, e nė njė hop qė tė dyja, i bien ujit: qark hapen qė venė duke u zmadhuar e duke shtyrė fletėt; shuli shket duke u shaluar. Pėrtej u ndez njė dritė qė rrezon nė njė copė tė liqenit.
Bora
Kthielltėsia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me veren. Vjeshta e trishtimshėm erdhi e iku. Tani, po hyn dimėri, edhe qiellin e kanė mbuluar re tė qeta e tė ftohta. Edhe sot, pėr tė parėn herė, zuri tė bjerė bora
Prapa qelqeve tė dritores, po shikonj. Ngadalė, ngadalė, si kur ka frikė tė ndegjohet, bora fluturon flokė-floke e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kėrkon tė ndreqė e tė zbukuronjė: Dy ēupa tė vockėla shkojnė, e, nė leshėrat e arta tė tyre, tė lėshuara mbi shpatullat, bora shkruan trėndafile tė ergjenda. Djelmtė qeshin, hidhen, lozin, e lėftojnė me topa. Zoqtė vėrtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, njė thrimė buke! Si nė verė, gjithė bota janė veshur nė tė bardha.
Flokė-flokė, ngadalė, po bie bora
Dita e verės
Miqve, shokėve tė Lidhjes Shqipėtare Verore, u dėrgoj kujtime miqėsie, urime tė zemrės, pėr Ditėn e Verės qė na afrohet. Se festuam dot sivjet kėtė ditė tė bukur: po ne mos e festuam me trup, do ta festojmė me zemėr.
Ēėshtė Dita e Verės? Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshėrit tanė, kur skish lindur edhe krishtėrimi, kremtojin bashkė me Romanėt dhe me Grekėt e Vjeter, perėndit e luleve, tė shelgjeve, tė krojeve. Kur ēkrin dimėri, kur qaset Vera buzėqeshur e hollė dhe e gjatė si nė piktyrė te Botticelli, zemra e njeriut ēgarkohet nga njė bare, shijon njė qetėsi, njė lumtėsi tėmblė. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit tanė ndiejin njė detyrė tu falen perėndive qė sillnin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė quajme Dit e Verės.
Nė pakė ditė, nė Shqipėri, besnikėt e funtmė tė paganismit, besnikė pa dashur dhe pa ditur, do trethojnė me verore degėt e thanave, tė dėllinjave, tė dafinave, tė gjithė shelgjeve tė nderuara. Do t kėputin degė tė gjelbėra dhe do ti vėnė pėrmbi dyert e shtėpive dhe todave.
Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetėra tė races sonė. Nuk i bėjnė dėm njeriu. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpitė. Nė njė vėnt ku jeta e tė vegjėlve ėshtė aq trishtė, djelmuria dhe vajėzat kanė njė rasė tė rallė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shie poetike tė hollė e tė rrallė.
Ēipi i palaēove
Avropa dhe Evropi janė bisedimet e ditės dhe tė orės nė Shqipėri. Po Evropa spėrfillet aspak. Ēėshtė Avropa ose Evropi? Pas besimit tė shqiptarėve, ėshtė njė vend i ēuditshėm, larg nga Shqipėria. Qė Shqipėria ėshtė edhe ajo njė pjesė e Avropės ose Evropit asnjė shqiptari nuk ia qas mendja. Njė njeri niset nga Vlora tė vejė matanė tė kanalit, fjala vjen nė Pidochisull Adriatico, dhe miqtė e tij thonė: Shkoi nė Avropė ose shkoi nė Evropi. Pėr tė zbuluar pėrsenė e errėt tė kėtij mendimi, u bėra njė pyetje katėr njerėzve mė tė kuptuar qė ka Shqipėria dhe mė patundėrisht tė sigurt nga vetja e tyre.
Selim Qeroz-Fodulli mė pėrgjigjet:
Efendėm, ēdo vend ku populli mban shapkė dhe ku ska bėrė hyqm devlet-i-alie-osmanie-ja, ėshtė Avropė.
Napoleoni i Gjirizave mė thotė: Tradhtor, tallesh me mėmėdhetarėt! Ti e di shumė mirė ku ėshtė Avropa, dhe nė ke harruar, tė ta pėrmend unė: Avropa njihet tėrė ai vend ku venė kapella, ku ka makina shumė, ku burrat skanė trimėrinė tonė dhe ku gratė sjanė tė ndershme.
O Anaksagoras Uliksi mė shkruan: En onomati tu patras tu iu, qe tu ajiu pnevmatos, amin. Ne orthodhoksėt besojmė se, atje ku mbaron i panajioteti imon anatoliqi ekslia dhe merr fund kalendari ynė i palajthitur, nis Evropi. Dhila-dhi Evropi ėshtė tėrė ai vend ku urdhėron Pap dhe kisha latine me protestantėt dhe mesonėt dhe ku shkon i lajthitur, i cili shkel urdhrin eks anothen dhe i ha 13 ditė hakė Perėndisė. Po mė duket, zot, se tallesh, tutesti peripezis. Prosohin, se nė Amerikė kemi ton Papa laga Dyztabanin, kampionin e shpifjeve, i cil s'pret veē se njė shenjė pėr tė nisur nga zanati i tij, Lipon, prosohin!
Gazi Punikua hedh nga goja jargė, njė erė tė qelbur dhe kėto fjalė: Avropa ėshtė vendi ku shanė mish tė mbajtur nė akull, pasta dhe shumė gjėra tė tjera, qė ne, aziatikėt e ndershėm, nuk i pėrfillim. Mesela, pinė verėra tė gėnjeshtra tė Francės, qė skanė aspak erė rrushi. Nėm verė tė Negozhdit qė ndjehet njė orė lart! Nėm raki! Nėm bozė! Atje ku si gjen kėto, atje ėshtė Avropė.
Dhe me tė mbyllur kėto bileta, gjej nė tryezė njė kėngėzė qė kisha shkruar pak javė mė parė nė mes dy shakave me ca Vatrane. Kėngėza e ka titullin Avropa, Evropi dhe Evropa, dhe ja ku e shtyp pėr tė zbavitur kėndonjėsit njė minutė:
Lot Avropa, me Evropin
Njėra-tjetrės i hedh topin
Edhe Evropa bėn sehir.
Njė tė shtėnAvropa topit:
Nėpėr dori shkoi Evropit.
Dhe evropa bėn sehir.
Pyet Avropa: Ēu bė topi?
-E ke ti! i thotEvropi.
Dhe Evropa bėn sehir.
Hop! Avropa me Evropin
Zihen, goditen pėr topin.
Dhe Evropa bėn sehir.
Bam Avropa, bam Evropi!
Ulėrijnė: Ku ishte topi?
Evropa sbėn sehir
Po mbledh dhe nė xhep vė topin
Dhe pastaj na rrėmben shkopin,
Dhe as qesh, as do sehir!
1922
Ai qė ėshtė i qytetėruar
E njihni tė gjithė atė qė ka parė botė, qė ėshtė i qytetėruar. Ēdo qytet i Shqipėrisė e ēdo katund sadomos i madh ka tė tijėn. Njeriu qė ėshtė i qytetėruar i lag pėrditė me vaj leshrat, vishet me tė ngushta (ca pak tė idikura), mban njė stap tė lehtė nė dorė - e shikon sipėr-poshtė gjithė botėn.
Vajzat ēuditen, pleqtė shkėndallėzohen, djelmtė i bien prapa, duke thirrur e duke vėrshėllyer a duke i hedhur gurė, - mjeshtri i shkollės i qaset tė lidhė fjalė. Mendjet e larta merren vesh aq udobisht njėra me tjatrėn! Si vete sot? Si vini?, - thonė nė Evropė! Vėrtet, ju kėrkoni ndjesė! Si vini, si shkoni? Si kurdoherė, mė pėlcet zemra. Ku rrohet nė kėtė vend, me kėta njerėz qė sdinė tė vishen, tė hanė, tė flasin! Ah, Evropa e shkretė! Kur isha nė Evropė... Kur ish nė Evropė, ish si peshku nė ujė. Gjithė shijen, gjithė hollėsinė e shoqėrisė sė qytetėruar i ka thėthitur. I ka parė tė gjitha sa janė pėr tė parė e ca tė tjera, i njeh tė gjithė. Ka folur, ka lidhur miqėsi me fytyrat e njohura tė Evropės sė tėrė.
Po ku ka lindur, nė pyeē, ky njeri aq i hollė e aq i ēuditshėm? Pa dyshim, do tė jetė rritur nė Rue de la Paix tė Parisit, nė Strand tė Londonit a nė Grahen, tė Vjenės. Mos kėrko aqė larg... Ka parė ditėn nė Dardhė, nė Mollė, a nė breg tė Pulės. Eshtė rritur nė mes tė bajgave tė gomarit a tė kakardhisė sė deles.
Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar nė "Gazeta e Athinės:", mars 2007)
Krijoni Kontakt