Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 3 prej 3

Tema: Faik Konica

  1. #1
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime

    Faik Konica

    PROZĖ NGA FAIK KONICA




    Malli i atdheut



    Kur vete njeriu, i lirė e i vetėm, larg atdheut - viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ėmbėlsia e udhėtimit e njė mijė gjėra qė vihen re ndėr popuj tė huaj, tė gjitha kėto ta pėrgėzojnė zemrėn e tė bėjnė jo tė harrosh Shqipėrinė, po tė mos tė vejė tek ajo aq dendur mendja. Mė tutje, si ngopen sytė sė pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S`di ē`tė mungon, s`di se ē`tė duhet. Njė hije trishtimi ta mbulon fytyrėn; e, pikė sė pari herė-herė, mbastaj mė dendur e mė nė fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindėrve, i miqve e shokėve, kujtimi i dheut ku u lindem e u rritem, ku qajtėm foshnja e ku lozėm djelm, kujtimi i atyre maleve larg tė cilėve nuk rron dot mirė njė shqiptar, kujtimi i kombit, qė, me gjithė ca tė liga qė ka, ėshtė kombi ynė, e mė tepėr kujtimi e dėshira e etja e gjuhės sonė ta shtrėngojnė e ta dėrrmojnė me tė vėrtetė zemrėn. Ah, malli i Shqipėrisė, malli i atdheut tė dashur, i shenjtė mall e dashuri e shenjtė, kush ėshtė ai shqiptar qė s`e ka pasur nė dhe tė huaj! Duhet tė jeshė jashtė Shqipėrisė, e tė jesh larg, pėr tė kuptuar se ē`forcė e ē`bukuri tė ėmbėl ka pėr veshėt kjo fjalė: Shqipėri! Ajo mė e zbrazura letėr, ajo fjala mė e vogėl, na sjell, kur vjen nga Shqipėria, njė gaz tė parrėfyeshėm, se na sjell si njė copė tė atdheut...



    I urti i malit



    Tre miq, tė quajtur Rėmbi, Gjėmbi dhe Shkėmbi, mbarojin sė ngrėni. Plloska me verė shkoi nga duar nė duar. Rėmbi nisi tė dredhė cingare, Gjėmbi mori lahutėn, Shkėmbi ia nisi kėngės. Pastaj folėn. Pėr ēka mund tė flasin tre miq, kur janė tė rinj e kur mblidhen bashkė? Pėr qėllimet, pėr shpresat e tyre. Rėmbi, qė shumė kohė e kish ndėr mend tė dilte nė vise tė huaja pėr fat, Gjėmbi donte tė merrte udhėn e Stambolli pėr tė zėnė punė. Shkėmbit zemra i thosh ta shkojė jetėn e tij nė mes tė arave, tė vreshtave e tė bagėtive tė veta. Ē’tė mira, ē’tė liga e prisjin sicilndo nė udhė tė jetės?
    Ē’gėzim, ē’trishtime fshihte nė gji tė vet koha pėr tė ardhur? Tė tre miqve u vate mendja tek i Urti i Malit. Dhe Rėmbi, duke ndezur njė cingare tė re: “Pse, tha, s’vemi tė pyesim magjistarin e madh, tė na shfaqė fatin tonė?” I Urti i Malit rrinte nė mes tė njė pylli; njė vrimė shpelle ish shtėpia e tij. Magjistari me famė s’kish shok pėr tė kėnduar nė kohė pėr tė ardhur, dhe dija e tij qaste njerėz nga gjithė anėt e Shqipėrisė. Kur vanė tė tre miqtė nė shpellė, dolli t’i presė njė plak i ēuditshėm: tripėllėmbėsh i gjatė, njė hundė sa njė opingė i ndante tunrinjtė nė dy, dhe njė mjekėr e bardhė porsi bora i briste gjer nė dhe e i binte nėpėr kėmbėt; njė rrobe e ngjyrė hiri i mbulonte trupin, dhe, nė vend tė brezit, njė gjarpėr i shtrėngonte mesin, gjithė jeta e kėtij njeriu ishė nė sy tė tija, dy pishė tė ndezira.
    I urti i Malit – se ai ish – ua preu fjalėn tė tre miqve qė deshėn t’i thonė pse erdhėn: - “E dij pse erdhtė. Hyni”” Hyjtin nė njė odė tė skalisur nė gur, e tė ndritur prej shtatė shandanesh. Shtatė misurė tė gjelbėr ishin duke zier nė mes tė odės. Magjistari mori njė stap tė verdhė: tė shtatė qirinjtė u shuan njėri pas tjatrit, dhe misurėt pushuan sė zieri. Ahere plaku ra me stap tri herė, e, nė fund tė odės, si nė njė teatėr kur hapet perdja, u hap njė qytet i bukur. Njė qytet i bukur me pallate tė larta, me rrugė tė gjera, ku vejin e vinin karroca tė ndritshme, kuaj tė lehtė, zonja me rroba tė hijshme, njerėz tė gėzuar a tė ndrojtur, tė nxituar a tė ngadalshėm. Dhe pastaj karroca tė tjera e kuaj tė tjerė, e automobila, e botė nė tė gjitha anėt. “Si e vini re”, tha plaku, duhet njė zakon i madh pėr tė ecur nėpėr kėto rrugė pa qenė i shkelur njeriu. Njė fshatar i ardhur qė pak kohė nga katundi i tij ėshtė nė rrezik tė shtypet nė ditė tė para.
    Tani, rruga kėtu ėshtė pasqyra e jetės: jeta, shoqėria, janė aqė tė koklavitura nė kėto vise, aq tė ngatrruara e tė errėta, sa duhet njė mjeshtri e madhe pėr tė ecur, dhe kush s’ėshtė i mėsuar me kėto zakone, shpejt shtypet. Mos kujtoni se tregtia, punėt etj, bėhen nė ato vise me atė mėnyrė tė kulluar qė bėhen nė Shqipėri! Jo” Aty, tregtia ėshtė njė shkencė, punėt janė njė sėrė luftash tė ashpra e tė pamėshirshme. Qė tė fitosh me tė vėrtetė, duhet me njė mėnyrė tė jesh njė dijetar e njė ushtar bashkė. Jeta, aty ėshtė njė luftė, thashė - dhe nė luftė, o djem, ka mundės, vėrtetė, po ka dhe shumė tė plagosur e tė vrarė. Plaku i ra prapė tri herė stapit tė verdhė, dhe nė vend tė qytetit tė largmė, dolli njė qytet anės detit, me shtėpi prej druri, me minare shumė, e me mijra qen rrugėve. E njohėn Stambollin. Plaku shtroi pėrpara syve tė miqve punėt, me ē’dredhira me ē’ė unjura, e, shumė herė, me ē’poshtėrsira. “Kėtu, tha prapė plaku, jeta s’ėshtė njė luftė, por njė lodėr”...
    “Sa pėr ty qė kėrkon ta shkosh jetėn tėnde nė mes tė arave, tė vreshtave e tė bagėtive” tha i Urti i Malit, “si lum ti!” se nė qoftė se breshri a vapa a kėlbaza, tė prishin drithin a tė pakėsojnė bagėtinė, ajo prishje e ai pakėsim s’do jenė tė rrėnjshme, dhe as kėlbaza, as vapa, as breshėri s’mund tė vihen mė njė me ligėsinė e njerėzve.”
    Rėmbi, Gjėmbi edhe Shkėmbi, si u pėrshėndoshėn me tė Urtin e Malit dualėn nga shpella e, mejtuar, muarėn udhėn e katundit. Nata po afrohet...



    Nata po afrohet...



    Nata po afrohet. Drita e ditės tretet dalė nga dalė: e mbi tjegullat e shtėpive, mbi rrasat e gurėve, mbi fletėt e pemėve, pėrmbi trupat e epta tė ēupave qė shkojnė, njė ngjyrė manushaqe - njė ngjyrė gushėpėllumbi, si thonė nė ca male tona - shtrihet e i mpshtjell.
    Mbasandej, pak nga pak manushaqet shfletohen. Hijet bėhen tė dendura, me tė zeza. Njėri pas tjetrit, yjtė ēpojnė qiellin, e pikojnė dritė. Nata u afrua. Nata erdhi.
    E kur afrohet nata, kur vjen nata, mė pėlqen tė vete tė rri anės liqenit. S'ėshtė si liqeni i Ohrit me ujra tė kulluara si tė njė rrėkeje, si liqeni i Janinės qė shkėlqen si njė fushė e shtruar me pasqyra, si liqeni i Shkodrės, det i vogėl i rrahur tej e kėtej nga lundra tė metshme sa Shkodra e nė anė tė cilit gjallojnė malsorė tė rreptė. Ėshtė njė liqen jo mė i madh se njė kopsht, nė mes tė njė pylli tė punuar, liqen i ndyrė, i ndyrė sa uji i qelbet, i bukur se pemėt qė e rrethojnė mvarin degėt e tyre gjer mbi faqen e tij, edhe mbi faqe tė tij hėna ndrit e lot. Nė pushim tė natės bretkosat kėndojnė. Herė-herė njė peshk, njė tjetėr, e njė tjetėr, shumė peshq tingėllojnė ujėt. Uji pėrsėri pushon e fle. Po njė erė e ngadaltė (oh, shumė e ngadaltė!), unjet mbi liqen e i zubravit faqen.



    Nė liqen
    Murat beg Toptanit



    Fletė tė thata kanė rėnė, nga lista e rreth-e-rrotullma, mbi liqen, edhe duken si njolla ari nė njė pasqyrė tė vjetėr.
    As erė, as zė zogu. Njė pushin i trishtitshėm. Vetėm, larg sė largu, ushtimi i ēapeve tė ndonjė ėndėrrimtari... Rremat herė-herė, e nė njė hop qė tė dyja, i bien ujit: qark hapen qė venė duke u zmadhuar e duke shtyrė fletėt; shuli shket duke u shaluar. Pėrtej u ndez njė dritė qė rrezon nė njė copė tė liqenit.



    Bora



    Kthielltėsia e qiellit shkoi me diellin, me lulet, me veren. Vjeshta e trishtimshėm erdhi e iku. Tani, po hyn dimėri, edhe qiellin e kanė mbuluar re tė qeta e tė ftohta. Edhe sot, pėr tė parėn herė, zuri tė bjerė bora…
    Prapa qelqeve tė dritores, po shikonj. Ngadalė, ngadalė, si kur ka frikė tė ndegjohet, bora fluturon flokė-floke e shtrohet mbi dhe. Bie kudo, e duket se kėrkon tė ndreqė e tė zbukuronjė: Dy ēupa tė vockėla shkojnė, e, nė leshėrat e arta tė tyre, tė lėshuara mbi shpatullat, bora shkruan trėndafile tė ergjenda. Djelmtė qeshin, hidhen, lozin, e lėftojnė me topa. Zoqtė vėrtiten rreth e rrotull prakeve: ciu, ciu, njė thrimė buke! Si nė verė, gjithė bota janė veshur nė tė bardha.
    Flokė-flokė, ngadalė, po bie bora…



    Dita e verės



    Miqve, shokėve tė Lidhjes Shqipėtare “Verore”, u dėrgoj kujtime miqėsie, urime tė zemrės, pėr Ditėn e Verės qė na afrohet. S’e festuam dot sivjet kėtė ditė tė bukur: po ne mos e festuam me trup, do t’a festojmė me zemėr.
    Ē’ėshtė Dita e Verės? Ėshtė dita nė tė cilėn stėrgjyshėrit t’anė, kur s’kish lindur edhe krishtėrimi, kremtojin bashkė me Romanėt dhe me Grekėt e Vjeter, perėndit’ e luleve, tė shelgjeve, tė krojeve. Kur ēkrin dimėri, kur qaset Vera buzėqeshur e hollė dhe e gjatė si nė piktyrė te Botticelli, zemra e njeriut ēgarkohet nga njė bare, shijon njė qetėsi, njė lumtėsi t’ėmblė. Nė kėtė gėzim, stėrgjyshėrit t’anė ndiejin njė detyrė t’u falen perėndive qė sillnin kėto mirėsira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qė quajme Dit’ e Verės.
    Nė pakė ditė, nė Shqipėri, besnikėt e funtmė tė paganismit, besnikė pa dashur dhe pa ditur, do t’rethojnė me verore degėt e thanave, tė dėllinjave, tė dafinave, tė gjithė shelgjeve tė nderuara. Do t’ kėputin degė tė gjelbėra dhe do t’i vėnė pėrmbi dyert e shtėpive dhe t’odave.
    Tė mos i lėmė tė humbasin kėto festa tė vjetėra tė races s’onė. Nuk i bėjnė dėm njeriu. Sjellin njė gėzim tė kulluar nė shtėpitė. Nė njė vėnt ku jeta e tė vegjėlve ėshtė aq trishtė, djelmuria dhe vajėzat kanė njė rasė tė rallė pėr tė dėfryer. Pėr tė mėdhenjtė, Dita e Verės ka njė shie poetike tė hollė e tė rrallė.



    Ēipi i palaēove



    “Avropa” dhe “Evropi” janė bisedimet e ditės dhe tė orės nė Shqipėri. Po Evropa s’pėrfillet aspak. Ē’ėshtė “Avropa” ose “Evropi”? Pas besimit tė shqiptarėve, ėshtė njė vend i ēuditshėm, larg nga Shqipėria. Qė Shqipėria ėshtė edhe ajo njė pjesė e “Avropės” ose “Evropit” – asnjė shqiptari nuk ia qas mendja. Njė njeri niset nga Vlora tė vejė matanė tė kanalit, fjala vjen nė Pidochisull – Adriatico, dhe miqtė e tij thonė: “Shkoi nė Avropė” ose shkoi nė Evropi”. Pėr tė zbuluar pėrsenė e errėt tė kėtij mendimi, u bėra njė pyetje katėr njerėzve mė tė kuptuar qė ka Shqipėria dhe mė patundėrisht tė sigurt nga vetja e tyre.
    Selim Qeroz-Fodulli mė pėrgjigjet:
    “Efendėm, ēdo vend ku populli mban shapkė dhe ku s’ka bėrė hyqm devlet-i-alie-osmanie-ja, ėshtė Avropė”.
    Napoleoni i Gjirizave mė thotė: “Tradhtor, tallesh me mėmėdhetarėt! Ti e di shumė mirė ku ėshtė Avropa, dhe nė ke harruar, tė ta pėrmend unė: Avropa njihet tėrė ai vend ku venė kapella, ku ka makina shumė, ku burrat s’kanė trimėrinė tonė dhe ku gratė s’janė tė ndershme.”
    O Anaksagoras Uliksi mė shkruan: “En onomati tu patras tu iu, qe tu ajiu pnevmatos, amin.” Ne orthodhoksėt besojmė se, atje ku mbaron i panajioteti imon anatoliqi ekslia dhe merr fund kalendari ynė i palajthitur, nis Evropi. Dhila-dhi Evropi ėshtė tėrė ai vend ku urdhėron Pap dhe kisha latine me protestantėt dhe mesonėt dhe ku shkon i lajthitur, i cili shkel urdhrin eks anothen dhe i ha 13 ditė hakė Perėndisė. Po mė duket, zot, se tallesh, tutesti peripezis. Prosohin, se nė Amerikė kemi ton Papa laga Dyztabanin, kampionin e shpifjeve, i cil s'pret veē se njė shenjė pėr tė nisur nga zanati i tij, Lipon, prosohin!”
    Gazi Punikua hedh nga goja jargė, njė erė tė qelbur dhe kėto fjalė: “Avropa ėshtė vendi ku s’hanė mish tė mbajtur nė akull, pasta dhe shumė gjėra tė tjera, qė ne, aziatikėt e ndershėm, nuk i pėrfillim. Mesela, pinė verėra tė gėnjeshtra tė Francės, qė s’kanė aspak erė rrushi. Nėm verė tė Negozhdit qė ndjehet njė orė lart! Nėm raki! Nėm bozė! Atje ku s’i gjen kėto, atje ėshtė Avropė.”
    Dhe me tė mbyllur kėto bileta, gjej nė tryezė njė kėngėzė qė kisha shkruar pak javė mė parė nė mes dy shakave me ca “Vatrane”. Kėngėza e ka titullin Avropa, Evropi – dhe Evropa, dhe ja ku e shtyp pėr tė zbavitur kėndonjėsit njė minutė:

    Lot “Avropa”, me “Evropin”
    Njėra-tjetrės i hedh topin
    Edhe Evropa bėn sehir.

    Njė tė shtėn’Avropa topit:
    Nėpėr dor’i shkoi “Evropit”.
    Dhe evropa bėn sehir.

    Pyet “Avropa”: Ē’u bė topi?
    -E ke ti! – i thot’Evropi.
    Dhe Evropa bėn sehir.

    Hop! “Avropa” me “Evropin”
    Zihen, goditen pėr topin.
    Dhe Evropa bėn sehir.

    Bam “Avropa”, bam “Evropi”!
    Ulėrijnė: Ku ishte topi?
    Evropa s’bėn sehir –

    Po mbledh dhe nė xhep vė topin
    Dhe pastaj na rrėmben shkopin,
    Dhe as qesh, as do sehir!


    1922


    Ai qė ėshtė i qytetėruar



    E njihni tė gjithė atė qė “ka parė botė”, qė ėshtė i qytetėruar. Ēdo qytet i Shqipėrisė e ēdo katund sadomos i madh ka tė tijėn. “Njeriu qė ėshtė i qytetėruar” i lag pėrditė me vaj leshrat, vishet me “tė ngushta” (ca pak tė idikura), mban njė stap tė lehtė nė dorė - e shikon sipėr-poshtė gjithė botėn.
    Vajzat ēuditen, pleqtė shkėndallėzohen, djelmtė i bien prapa, duke thirrur e duke vėrshėllyer a duke i hedhur gurė, - mjeshtri i shkollės i qaset tė lidhė fjalė. Mendjet e larta merren vesh aq udobisht njėra me tjatrėn! – “Si vete sot? – Si vini?, - thonė nė Evropė! Vėrtet, ju kėrkoni ndjesė! – Si vini, si shkoni? Si kurdoherė, mė pėlcet zemra. Ku rrohet nė kėtė vend, me kėta njerėz qė s’dinė tė vishen, tė hanė, tė flasin! Ah, Evropa e shkretė! Kur isha nė Evropė...” Kur ish nė Evropė, ish si peshku nė ujė. Gjithė shijen, gjithė hollėsinė e shoqėrisė sė qytetėruar i ka thėthitur. I ka parė tė gjitha sa janė pėr tė parė e ca tė tjera, i njeh tė gjithė. Ka folur, ka lidhur miqėsi me fytyrat e njohura tė Evropės sė tėrė.
    Po ku ka lindur, nė pyeē, ky njeri aq i hollė e aq i ēuditshėm? Pa dyshim, do tė jetė rritur nė “Rue de la Paix” tė Parisit, nė “Strand” tė Londonit a nė “Grahen”, tė Vjenės. Mos kėrko aqė larg... Ka parė ditėn nė Dardhė, nė Mollė, a nė breg tė Pulės. Eshtė rritur nė mes tė bajgave tė gomarit a tė kakardhisė sė deles.

    Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
    (Botuar nė "Gazeta e Athinės:", mars 2007)

  2. #2
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime

    Faik Konica

    Faik Konica - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #3
    Pasioni pėr shkencėn Maska e KILI MERTURI
    Anėtarėsuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropė
    Postime
    1,848
    Faleminderit
    8
    14 falenderime nė 10 postime

    Pėr: Faik Konica

    Nasho Jorgaqi: 1896, sherri i Konicės me vėllezėrit Frashėri

    Nga: Nasho Jorgaqi


    Nė vijim tė punės pėr gjurmimin e trashėgimisė sė Konicės, kohėt e fundit shtiva nė dorė me ndihmėn e prof. I. Dermakut njė tufė letrash tė tij tė hershme, nga tė cilat do tė veēoja tė parėn letėr qė njohim deri tani nga ai. Ėshtė fjala pėr letrėn e 24 janarit 1896, dėrguar Nikolla Naēos, kryetarit tė shoqatės shqiptare "Drita" nė Bukuresht, e cila hedh dritė mbi personalitetin e F. Konicės nė fillimet e veta. E shkruar nga Parisi, kur sapo ka mbushur njėzet vjeē, ai ėshtė nė kėrkim tė lidhjeve me lėvizjen kombėtare tė diasporės dhe liderėt e saj. Nė kėtė kohė, pas 7 vjetėsh qėndrimi nė Francė, djaloshi shqiptar ka kryer Fakultetin e Letrave nė Universitetin e Dizhonit dhe studion pėr Filozofi romane nė College de France. Me kėtė formim intelektual dhe i brumosur e i frymėzuar nga ideale patriotike, ai vendos tė mos kthehet nė Shqipėri, por t'i kushtohet nė Evropė kauzės sė ēlirimit tė atdheut. Ka zgjedhur tė bėhet shkronjėtor [shkrimtar -NJ.] dhe ndonėse shumė i ri e fill i vetėm, nis veprimtarinė e tij patriotike nė kryeqendrėn e metropolit evropian. Shkruan nė frėngjisht dhe dėrgon pėr botim librin "Shqipėria ē`ka qenė, ē'ėshtė, e ē'do tė bėhetė", (kur njė vepėr me tė njėjtin titull S. Frashėri do ta botojė mė 1899-ėn) si dhe studimin prej 80 faqesh "Ese mbi tė ardhmen e Shqipėrisė dhe pėrpjekjet e saj pėr pavarėsi nė shek. XIX", qė ia ēon "revistės mė tė madhe tė Europės", dy vepra kėto qė pėr fat tė keq nuk na kanė arritur. Por ē'ėshtė mė e rėndėsishme, tamam nė kėtė vit ideon dhe pėrgatitet tė themelojė njė revistė politiko-kulturore me emrin "Albania".

    Ndryshe nga patriotėt e tjerė, ky intelektual me frymėzim perėndimor e ambicie tė mėdha, mendon dhe pėrpiqet tė krijojė njė vatėr tė lėvizjes shqiptare, jo nė Stamboll, as nė kryeqytetet ballkanike, por nė mes tė Evropės. Ėshtė tepėr i ri pėr kėtė ndėrmarrje, po plot besim nė vetvete dhe i vendosur t'ia dalė nė krye kėtij misioni atdhetar.

    Nė kėto rrethana i shkruan letrėn N. Naēos, ku i prezantohet se kush ėshtė dhe ē'mendon pėr gjendjen e Shqipėrisė. Me sa duket, nuk ėshtė e rastit qė ky militant i ri i lėvizjes kombėtare, i drejtohet liderit tė "Dritės" nė Bukuresht, jo vetėm si njė prej veteranėve tė saj, por dhe si pėrfaqėsuesi mė i njohur i krahut radikal e revolucionar. Nga shumė pikėpamje, ata kanė gjetur njėri-tjetrin, po tė kemi parasysh pozicionin e tyre tė pėrbashkėt, qėndrimin kritik dhe vėshtrimin realist qė mbajnė ndaj problemeve shqiptare. Kjo ėshtė arsyeja qė Konica i ri nuk u drejtohet liderėve tė "Dritės" nė Stamboll, Naimit e Samiut, qė kanė diferenca pėr sa u takon taktikave dhe mjeteve tė luftės kundėr pushtuesve turq. Ata ndjekin rrugėn e propagandės atdhetare, e punės pėr hapjen e shkollave shqipe, botimit tė librave dhe gazetave, nė njė kohė qė N. Naēo ėshtė pėr njė vijė luftarake. Kėsaj vije do t'i bashkohet qė nė fillim dhe Faik Konica, duke iu kundėrvėnė platformės sė "Dritės" sė Stambollit. Strategjia e tij politike do tė jetė: "Ka disa libėrtha tė gjora tė kėnduar nga nja dhjetė djelmosha (sepse) nuk sillet nė jetė njė popull qė po vdes me njė apo dy abetare ...", po krijimi i njė partie kombėtare, i njė shoqėrie sekrete nė shembullin e karbonarizmit nė Itali apo filiki-etėria nė Greqi.

    Ky qėndrim i hershėm radikal i Konicės do tė vijė mė pas duke u thelluar, aq sa do tė ēojė nė njė konflikt nė mes tij dhe vėllezėrve Naim e Sami Frashėri, tė cilėt, jo vetėm nuk do ta mirėpresin, por dhe do t'i kundėrvihen.

    Nga njė letėr qė do t'i dėrgojnė dhėndrit tė tyre Murat Toptani, aktivist i lėvizjes shqiptare dhe adhurues i Konicės, do t'i shkruajnė se "qėndrimi i Faikut ėshtė i dyshimtė", sado erudit e i zoti tė jetė, bile arrijnė deri atje sa ta akuzojnė se "synon shembjen e punėve tė realizuara qė prej 25 vitesh". Pėr ta, "Epiqendra e kėtyre punėve sot ėshtė Stambolli. Jo Brukseli e Bukureshti". Prandaj e kėshillojnė dhėndrin se "ai qė do t'i shėrbejė Shqipėrisė e shqipes, duhet tė bashkohet me ta".

    Po Faiku dėshmon qė nė hapat e para, se nuk bashkohet me ta, pėrkundrazi u kundėrvihet. Kjo duket nė botimin e "Albanias", ku i shmanget alfabetit tė Stambollit, po dhe nė qėndrimin qė mban dhe ndaj vėllezėrve Frashėri, sidomos ndaj Samiut, tė cilin e stigmatizon dhe e akuzon rėndė nė letrėn e parė dėrguar Naēos. Po kryesore nė kėtė letėr janė pėrkushtimi dhe shqetėsimi i Faikut pėr gjendjen dhe fatin e atdheut tė robėruar. Sipas tij, s'ka nė Evropė vend mė tė bukur e mė tė pasur se Shqipėria e megjithatė shqiptarėt e gjorė vdesin nga uria dhe fajin pėr kėtė e kanė pushtuesit turq qė s'bėjnė asgjė pėr zhvillimin ekonomik dhe kulturor. Duke parė ngjashmėritė nė mes atdheut tė tij dhe Zvicrės, Faiku bėn krahasime konkrete dhe arrin nė konkluzione praktike kur arsyeton se ēfarė tė mirash do t'i sjellė Shqipėrisė turizmi. me bukuritė dhe begatitė e saj. Por turqit nuk bėjnė asgjė dhe harrojnė tė mirat qė u kanė sjellė shqiptarėt me gjakun e tyre. Nė kėtė gjendje tė rėndė ėshtė atdheu i shqiptarėve kur vendet e tjera tė Ballkanit janė ēliruar. "Shqipėria po fle akoma" dhe ai pyet "Kur do to zgjohet, e shkreta?".

    Dhe ėshtė ky moment, kur Konica nuk pėrmbahet dhe stigmatizon rėndė Sami Frashėrin, duke e akuzuar deri nė dyfytyrėsi.
    Qėndrimi politik e bėn Faikun tė nėpėrkėmbė me pa tė drejtė figurėn politike tė Samiut, kontributet e tij tė pamohueshme nė fushėn e kulturės e tė shkencės. Ėshtė e vėrtetė se kėto kontribute i dha kryesisht nė kulturėn turke, pėr rrethanat nė tė cilat u ndodh, por nė tė njėjtėn kohė, ai u bė dhe ideologu i Rilindjes Shqiptare me veprėn programatike "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė e ē'do tė bėhetė", me alfabetin qė hartoi dhe abetaret shqipe. Nė kushtet qė ishte Shqipėria, ai nuk mund tė bėnte shkencė dhe art, ndaj dhe mendja e tij e ndritur do tė rrezatonte vepra iluministe, qė nė njė farė mėnyre do t'i bėnin nder dhe kombit shqiptar.

    Nga ana tjetėr, Konica e kritikon Samiun dhe pėr njė ēėshtje delikate e tė ndėrlikuar, siē ėshtė konvertimi i shqiptarėve nga tė krishterė nė myslimanė, duke e cilėsuar kėtė dukuri historike burimin e "tė gjitha tė ligave". Sipas arsyetimit tė tij, pėrqafimi i myslimanizmit prej shqiptarėve goditi unitetin e tyre shpirtėror dhe kjo nuk qe pa pasoja. Pėr Konicėn, nė qoftė se shqiptarėt do tė kishin mbetur tė tėrė tė krishterė, ata do tė kishin fituar tanimė si fqinjėt lirinė e pavarėsinė dhe shembulli qė ai i sjell Naēos ėshtė Rumania ku ai jeton. I edukuar nė Francėn liberale dhe i ushqyer nga idetė volteriane, me njė shpirt liridashės, siē pohon nė njė autobiografi tė tij (1922), ai nė vitet e rinisė joshet aq shumė nga kisha katolike, sa e frekuenton atė, sidomos pėr muzikėn, dhe krahas emrit zyrtar mban dhe emrin Dominik. Nga burime tė tjera, mėsojmė se mė vonė, ai u konvertua nė fenė e Krishtit, por pėr arsye etike-politike nuk e shpalli publikisht.
    Njė gjė ėshtė e vėrtetė, qė ēėshtjes sė fesė sė shqiptarėve, Konica i ėshtė kthyer mė vonė herė pas here nė publicistikėn e tij dhe veēanėrisht nė veprėn "Shqipėria, kopshti shkėmbor i Europės Juglindore". Nė kėtė cikėl esesh, ai do t'i kushtojė njė kapitull mė vete, ku shpalos mendime dhe arsyetime objektive, qėndrime realiste, me argumente tė sjella nga historia dhe lėmenjtė e pasur tė dijes, duke e analizuar ēėshtjen e myslimanizmit tė shqiptarėve nė njė kontekst historik e social. Konica konstaton se ata, tė ndrydhur nė mes sllavėve dhe grekėve, benė njė pėrpjekje tė dėshpėruar pėr mbijetesė, kur, pėr tė mbetur zotėr tė trojeve tė veta, vendosėn tė pėrqafojnė fenė e pushtuesve, me tė cilėn fituan prestigj politik e ushtarak nė Perandori. Kėshtu shpjegohet sipas tij qė "Shqipėria, vendi i fundit nė Evropėn Juglindore qė iu nėnshtrua turqve, ishte gjithashtu vendi i fundit qė fitoi lirinė". Prandaj kėshillon se "meqė historia nuk ecėn kurrė sė prapthi dhe ne nuk mund ta zhbėjmė tė kaluarėn, ėshtė e kotė t'i gėrmojmė mė tej kėto ēėshtje".

    Letra e njėzetvjeēarit Faik Konica qė po ia paraqesim lexuesve, mė e hershmja qė njohim deri mė sot, paraqet interes nga shumė pikėpamje dhe nė radhė tė parė se ajo pėrmban embrionin e mendimeve kryesore, prej tė cilave ai do tė udhėhiqet nė veprimtarinė e tij politike tė mėvonshme. Vetėm pas dy muajsh, nė letrėn e radhės, ai do t'i paraqesė Naēos, udhėheqėsit tė tij shpirtėror, programin e vet pėr lėvizjen kombėtare shqiptare, qė shėnon njė stad tė ri nė mendimin e Rilindjes sonė.
    (e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

    Edhe njė dėshmi qė Konica ishte atdhetar dhe njė mendje e ndritur kombėtare!
    Kili
    SHQIPĖRIA ETNIKE ĖSHTĖ GJAKU IM QĖ NUK FALET!
    Nė dreq tė mallkuar tė gjithė antishqiptarėt dhe tradhtarėt e kombit!

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •