Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 2 prej 2

Tema: Vedat Kokona

  1. #1
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime

    Vedat Kokona


    VEDAT KOKONA


    Vedat Kokona lindi mė 8 gusht 1913, nė Izmir, tė Turqisė, nga njė familje intelektuale shqiptare. I ati, Elmazi, ishte avokat. Mė 1920 kthehet nė Tiranė, ku kreu shkollėn fillore. Mė 1935 pėrfundoi Liceun e Korēės, pastaj ndoqi studimet e larta nė Paris pėr drejtesi. Qė kur ishte nxėnės, ra nė sy prirja e tij pėr mėsimin e gjuhėve tė huaja. Gjuhėn frėnge e pėrvetėsoi mjaft mirė. Pas pėrfundimit tė shkollės, u emėrua nė gjykatėn e Krujės, ku nuk shkoi tė merrte detyrėn. Mė vonė, emėrohet mėsues i Gjuhės Shqipe nė Liceun e Korēės. Aty, Kokona, u dallua si njė mėsues i zoti dhe intelektual neutral. Nė fillim tė viteve “40 e emėruan nė gjimnazin e Tiranės. Me pushtimin fashist, kur Kokona punonte si mėsues, do t“i kėrkohej qė tė spiunonte nxėnėsit dhe tė merrej me punė, qė nuk mund t“i pranonte karakteri i tij. Kėshtu, kjo ishte dhe arsyeja qė dha dorėheqjen nga profesioni i mėsuesit. Pas luftės shėrbeu si mėsues nė gjimnazin “Qemal Stafa”. Mė 1949 emėrohet redaktor dhe pėrkthyes nė Shtėpinė Botuese “Naim Frasheri”. Pėr njė kohė tė gjatė punoi si pedagog nė Universitetin e Tiranės. Ai shėrbeu si mėsimdhėnės nė katedrėn e gjuhės frėnge, gjersa doli nė pension. Vedat Kokona mban tituj, urdhra dhe dekorata tė shumta. Ai ėshtė doktor “Honoris Causa” i Universitetit tė Tiranės, “Kalorės i Urdhrit tė Arteve dhe tė Letėrsisė”, “Oficeri i Palmave Akademike Franceze”. Vedat Kokona ja kushtoi pjesėn mė tė madhe tė jetės dhe tė punės rrezatimit tė gjuhės frėnge. Ai ishte njė nga leksikologėt mė tė mirė tė kėsaj gjuhe. Nga mendja dhe dora e tij dolėn mjaft fjalorė shqip-frėngjisht dhe anasjelltas. Fjalorin e parė e botoi nė vitin 1932. Fjalori i fundit ėshtė me 40-mijė fjalė. Ai ėshtė autori mė i rėndėsishėm nė fushėn e leksikologjisė dhe leksikografisė. Kokona ėshtė njė nga pėrkthyesit mė tė njohur tė vendit tonė. Qysh nė moshė tė re dha kontribut tė ndjeshėm nė lėmin e pėrkthimeve nė poezi dhe nė prozė. Nga ai janė pėrkthyer nė shqip vepra tė tilla si “Ana Karenina” e Leon Tolstoit, “Fundėrinat” e Maksim Gorkit, “Saga e Forsajtėve” e Xhon Goll-Suarthit, “David Koperfild” tė Dikensit, “Udha e Volokolamskut” e Aleksandėr Bekut, “Stuhi nė Gang” e Rabindranat Tagores etj. Kokona ka sjell nė shqip rreth 15 mijė vargje nga poezia botėrore. Ai ishte njė nga pėrkthyesit kryesorė nga frėngjishtja, italishtja, anglishtja dhe rusishtja.


    DUETTO
    (botuar mė 1937)


    E njoh prej kohėsh. Kur erdhi pėr tė parėn herė nė shtėpinė t’ime ishte ende e vogėl, e bardhė, si pambuku. Rinte si e huaj. Mė shėkonte, e habitur, me njė vėshtrim ku shprehej njė ndjesi e butė, njė dėshirė e pakuptuar. E mirnja pranė edhe e gėzonja lehtazi dyke ia shkuar dorėn t’ime mbi flokėt e pambukta. Nuk lėvizte dhe unė vazhdonja t’a pėrkėdhelnja.
    U-rrit shpejt. Hodhi shtat nė pak kohė e sipėr. Syt i ndritnin edhe mė shumė, edhe mė shumė i qeshte fytyra e saj e vogėl, por ajo mbeti gjithmonė ashtu e bardhė, ashtu e bardhė si pambuku. Sot u-mbushnė tre vjet qė nga dita q’e kam njohur pėr tė parėn herė. Mė duket tashti sikur e njoh prej shumė vjetėsh. Sikur ka qėnė kurdoherė pranė meje dhe sikur mė ka shoqėruar gjithmonė nė gėzimet dhe nė mjerimet e mia. Sikur s’mė ėsht ndarė kurrė!

    ***
    Mbrėmanet kur kthehem nė shtėpi e dij sigurisht qė do t’a gjej te pragu i portės. Mė shėkon qė prej sė largu dhe shpejton nė drejtimin t’im. Mė vjen pranė dhe unė e pėrkėdhel, i gėzuar. Njė natė, koha ishte e bukur. Qielli i llambaritur. Yjzit xixėllonin pafundėsit kristalore. E pashė nė rrugė kur zbardhėllente nė rrezet e hėnės. M’u duk m’e bukur, mė ledhatare, mė dashnore se ēdo herė tjetėr. Dola fushave me tė dhe shėtitėm bashkė mbi barin e njomur nga lotėt e natės. Ishte e gėzuar, i gėzuar isha dhe unė. I thashė se mos ishte e lodhur dhe nė se donte tė pushonim pak mbi njė gur, n’anėn e rrugės. Nuk mė foli. Mė shėkoi me syt e saj tė vegjėl, me njė vėshtrim t’ėmbėl, kokėn pak t’anuar. Ndėnja pak mbi gurin e math q’ishte n’anėn e rrugės edhe ajo erdhi e pushoi pranė meje. E mora edhe mė pranė, e gėzova lehtazi dyke ia shkuar dorėn t’ime mbi flokėt e pambukta nėrsa ajo e shėkonte rolen e hėnės pa folur.

    ***
    Kur vjen dimri dhe thėllimi, ajo nuk del te pragu i portės qė tė mė presė si ē’bėn nė prendverė. Por e dij se do t’a gjej prapa derės dhe do tė hidhet sapo tė mė shėkojė. Rimė sė bashku natėn vonė, pranė vatrės, unė me njė libėr nė dorė edhe ajo pranė meje. Kur lodhem sė kėnduari e syt mė vriten nga gėrmat e vogla shėkoj gjarpėrimin e zhdėrvjelltė tė flakave. Rimė sė bashku dyke e shėkuar zjarrin, pėr njė kohė tė gjatė, unė dyke i-a pėrkėdhelur lehtazi flokėt e pambukta dhe ajo dyke i mbyllur pėrgjysmė syt e vogjėl. E kam shoqen mė tė mirė nė jetė. Mė rri pranė dhe mė kupton shumė herė. E dua shumė qenin t’im Titi, tė bardhė, si pambuku.

  2. #2
    askushi Maska e Askusho
    Anėtarėsuar
    27-08-2012
    Postime
    668
    Faleminderit
    0
    14 falenderime nė 12 postime

    Vedat Kokona

    Vedat Kokona - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •