Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1

    Shpėtim Gina

    SHPĖTIM GINA



    Mė sė shumti i njohur nė vitet ’70 si dramaturg, Shpėtim Gina ishte emri qė qarkullonte mė dendur nė kėto vite nė rrethet artistike tė Tiranės, ku bashkėpunoi si skenarist pėr disa dokumentarė. Iu ndalua nė fazėn e provave drama “Armiqtė” me regji tė M. Luarasit, ndėrsa la papėrfunduar dramėn e tij tė fundit “Venema”, pasi nė gusht tė ’74-ės Gina u gjet i mbytur nė rezervuarin e Tiranės nė rrethana misterioze. Kjo histori ėshtė ndjekur nga e motra, Adelina, nė njė libėr tė botuar nė vitin 2002, ku gjithė dyshimet e ēojnė tek Sigurimi i Shtetit.



    SHIJA E VETMISĖ!




    A nuk qau. Mė kot ai mendoi se pas disa hapash do tė kthehej pėrsėri. Ajo iku. Tani dukej tek ngjitej shpatit tė kodrės.
    “A thua nuk mė dashuron?”, mendoi Mensuri. “Jo, jam i bindur se edhe tani ajo mė do, ndoshta edhe mė shumė se mė ka dashur ndonjėherė. Po unė… unė… a thua e dua?”
    Ai mundohej tė besonte se tashmė qė ajo e kishte fyer, i kishte pėrplasur nė fytyrė fjalėn, largohej pėr diku, ndoshta pėr tė mos u kthyer mė kurrė, tani ai s’e donte…
    “Po kush nėnqesh shtrembėr?” E ndiej se dikush nėnqesh. Ku ėshtė? Ku?
    Ai ktheu kokėn nga tė katėr anėt i shqetėsuar. Por asgjė. Pėrreth: mbrėmja e ngrohtė dehėse nė fshat. Ashtu si nė rakinė e fortė hidhnin gjethe molle tė kėtyre anėve, dukej sikur dikush kish hedhur nė ujėt e rezervuarit disa rosa tė bardha. Kundėrmonte lagėshti. Ajo po largohet. Silueta bėhet gjithnjė e mė e vogėl. Si njė prush i ndezur qė zvogėlohet pak nga pak prej hirit nė vatrėn e shuar, ndoshta edhe siluetėn e saj mbrėmja mundohej ta zhdukte prej syve tė tij duke I hedhur grushte me errėsirė. Mensuri vazhdoi tė vėshtronte nga ajo anė. I dukej se kėto ēaste jetonte nė njė ambient pa ajėr. S’ishte hera e parė qė ai qėndronte i vetmuar, por megjithatė tani ndjente diēka tė re nė shpirt. Ē’tė ishte kjo? Ēfarė kishte kuptuar ai? Mos vallė se dashuria lind me njeriun qė do tė dashurojė dhe pėr kėtė disa janė tė aftė dhe tė tjerė jo? Mos vallė…jo!
    Ai e dinte qė ajo e dashuronte. E dinte se buzėt e saj digjeshin zjarr dhe do vazhdonin tė digjeshin, tė kishin etje, megjithatė kurrė s’do pėrkuleshin mbi oazin e fytyrės sė tij.
    Mensuri kėto ēaste shijonte vetminė. Kush e kishte gatitur atė? Nė ē’mėnyrė? A thua e gatiti vetė? Shija e saj ishte e ėmbėl si luleshtrydhe, ishte si tė thuash njė lloj opiumi nė ngjyrėn dhe fizionominė e gangrenės, qė ndoshta tani i buzėqeshte me dhėmbėt e saj tė bardhė dhe njėkohėsisht, duke fshirė jargėt ngjitėse nė mendimet e tij. I kafshonte ndjenjat, damarėt, organet.
    Pėrse ata u ndanė? Pėrse? A nuk e dashuronin njėri-tjetrin? A nuk e dashuroi ai me tė gjithė forcat Gretėn ashtu si bėri edhe ajo pėr tė? Pėrse ngjau kėshtu? Dashuria, vėrtet nuk ėshtė njė hekur, qė do shumė kohė tė skalitet por mund tė ftohet shumė shpejt, po atėherė? Ndoshta kjo ndodhi se ndjenjat e tij i nxiti naiviteti i saj. Ajo ishte aq naive dhe e mirė. E ndruajtur nga ambientet e huaja, ishte gati t’i dhuronte cilitdo buzėqeshjen e saj tė ēiltėr, t’i dhuronte cilitdo bisedėn e saj. Sytė e mėdhenj, sikur pafajėsia donte tė hapte mė tepėr ato dritare pėr tė parė shpirtin e bardhė tė asaj vajze, ishin aq tė ngrohtė! Tė ngrohtė edhe kur ambienti pėrreth ishte i ftohtė, i akullt. Ndoshta prandaj ata shpesh ishin mbuluar me mjegull (sikur tė gjithė mjegullat e Tomorit tė ishin ulur gjer mbi sytė e saj). Kjo i bėnte ata mė tė bukur. Kjo e bėnte bashkėbiseduesin tė vėshtronte fjalėt e tij nė sytė e saj. Nė qoftė se ato ishin tė ngrohta, si prej njė flladi mjegulla largohej nga sytė e saj dhe ai mund tė shikonte atė shpirt tė kristaltė ku ēdo skaj kishte njė notė tingėllonjėse. Nė rast tė kundėrt mjegulla bėhej mė e dendur dhe ai vėshtirė tė shihte kur tė shkelte pėr tė ecur pėrpara, megjithėse po tė ngecte nė ndonjė moēal zėri i saj do tė thėrriste: ju do tė mbyteni! Ju do tė mbyteni! Kthehuni mbrapa!
    “Unė pėrsėri e dashuroj Gretėn”, i pohoi vetes ai. Priti tė dėgjonte pėrgjigjen e saj. Heshtja. Diēka lėvizi, sikur u hap kanata e njė dritareje brenda nė trupin e tij. Dikush nxori kokėn prej andej. Sa e tmerrshme! Ajo kokė e shėmtuar kishte grabitur sytė e saj. E vėshtroi me ngulm dhe si duke tallur Mensurin u fut brenda. U dėgjua po ajo zhurmė. Dikush mbylli atė dritare.
    Pėrsėri heshtje. “Kush ishte ajo?”, pyeti veten ai. Askush s’u pėrgjigj. Rreth tij e pėrballė njėri-tjetrit njė zė i ėmbėl qeshi me tė madhe, kurse tjetri, i ngjirur sikur dikush tė kishte avulluar ngrohtėsinė, u mundua tė thoshte diēka, formoi nja dy rrokje tė shkėputura, pa kuptim, po qė nuk mundi dot tė krijonte atė fjalė dhe heshti.
    “Cilėt ishin?” Ai ia bėri disa herė me radhė kėtė pyetje vetes. Kishte diēka tė veēantė kjo mbrėmje vjeshte e fshatit. Diēka tė lagėsht, tė trishtueshme. Gjithēka sikur kishte ngrirė, sikur ishte ngurtėsuar. Edhe ato dhjetra drita tė shpėrndara pa kujdes, dukeshin si xixėllonja qė dikush i ngriu pėr tė mos ikur nė shtegtim vendeve tė ngrohta. Dikush s’i lejoi tė iknin, por i shpėrndau rreth e qark qė tė ndrisin pranverėn e gjatė.
    Ja shkolla. Dritaret e klasave nė radhė, tė ndriēuara. Ajo ishte larg. Larg… larg si edhe Greta. Greta! Ku ishte tani ajo? Silueta e saj humbi, u zhduk. Unė jam i vetėm, i vetėm. Vallė gjithė jetėn do jem i tillė? Gjithė jetėn do largohen prej meje? Fryma ime patjetėr qelb vetmi. Ku shkuat? Ju u fshehėt, mė latė tė vetėm, ju u zhdukėt, o tė dashurit emi. Hė!
    Maskarenj! Prapsuni! Mbathjani! Ashtu, ashtu! Ha, ha, ha, shikojini si ikin, shikoji Mensur. Ata tremben nga ty, ti i tremb ata. Ha, ha, ha… po ikin. Ikėt. Mirė! Sa po qesh kur ju shoh duke vrapuar. Kėmbėt tuaja, s’duken mė. Kushdo pandeh se trupat tuaja me ata krahė pėrpėlitės si ca balona fluturojnė mbi asfalt. Ha, ha, ha… kush mė thotė tė pi? Pėrse tė pi. Ti qė mė thua kėshtu ik bashkė me ata. Mė mirė i vetėm se sa me miq frikacak. Ē’pret? Ik edhe ti! Hajt, zhduku nga sytė! Lėri edhe ti kėtu si tė tjerėt kėmbėt e gjata dhe mbath protezat fluturuese tė fushės! Iku edhe ai. Ja shkolla. Dritaret e klasave tė ndriēuara nuk duken si kapat dhe jakat e bardha tė njė skuadre ekzekutimi qė afrohet, afrohet kėtej?
    Unė dėgjoj hapin e tyre. Ata po vijnė. Ku shkove? Ti u largove pėrgjithmonė nga unė Gretė? Pėrse mė dridhet gjithė trupi? Mė mbuluan djersėt, sikur tė kisha rendur kilometrave tė ndjenjave tė njė rruge tė gjatė…
    Phtu! Filozofi boshe! Sikur tė dinte mendimet e mia tani, ajo patjetėr do tė kthehej. E duke kafshuar cepin e djathtė tė buzės sė poshtme do tė thoshte serioze: “…dhe megjithatė ti ke tendenca mendjemadhėsie Mensur”.
    Mbrėmje e qetė. Kalldrėmi i bardhė i rrugės qė zbriste poshtė gjer nė fushė nė atė sfond tė errėt, dukej si njė fashė reje, e hirtė, e gjatė.
    “Ē’them budallallėqe!”, mendoi dhe kopsiti xhaketėn e shkurtėr verore. “Ajo iku. Ata po vijnė t’mė ekzekutojnė. Janė vėnė nė rresht. Shikojeni kapat e tyre tė bardha qė u shndrisin si kafka. Tmerr! Jo, jo! Ata ma s’do mė vrasin. Ata s’do mė drejtohen mua! Ata bile s’mė shikojnė fare. Po pėrse vijnė? Ndonjė person i dyshimtė? Ndonjė vjedhės i padukshėm? Armėt e tyre ata i kanė drejtuar tek unė. U afruan. Ja… ja erdhėn. Tehet e bajonetave mė prekin trupin. Doli ca gjak. Asnjė dhimbje. Si kėshtu? Gjer tani s’kam ndier asgjė. Mos jam nė ėndėrr… Gretė! Si ka mundėsi? Por… ē’ėshtė kėshtu… por… oh… mjaft… nėnė moj nėna ime, mua mė dhemb… oh, mjaft… Gretė! Gretė! Ndiej dhimbje tė tmerrshme. Ēfarė prekėn ata nė trupin tim? Mos janė paralizuar dhe vetėm diēka, vetėm njė nerv jeton tek unė? Oh… mjaft… unė po vuaj. Gretė! Ti nga ike kėshtu?”

    ***
    Tani m’u qetėsuan pak dhimbjet. Ti dole lart nė qafė dhe shikon kėtej. Ti po mė flet? Pėrsėrite…Pėrsėrite edhe njė herė. S’dėgjoj. Kush bėn kaq zhurmė? Ē’dreqin lėviz kėtu nė gjakun tim? Kush i pėrplas si dy pjata bande muskujt e mi, ndaj unė ndiej dhimbje.
    Ti thua se ato tehe prekėn mendimet e mia, ndaj unė ndiej dhimbje. Ah Gretė, Gretė! Kėto janė naivizma, ndaj unė ndiej dhembje. Ti s’mund tė kuptosh mendimet e mia se ėshtė vetė seksi yt qė me shqetėsimin e tij s’ta lejon atė. Juve vajzat ju shqetėson dashuria- e panjohura e frikshme (pėr ju) tė cilėn e hasni nė vėshtrimet e kujdesshme tė prindėrve, nė sytė e ndritshėm tė njė djali, nė vetė qenien tuaj kur ndieni t’ju fryhet gjoksi nėn trikon e ngurtė, kur mendoni se dikush nė gjoksin tuaj ka filluar tė shtrojė rrugėt e bardha tė qumėshtit, tė vazhdimėsisė. Phtu! Pėrsėri nisa tė filozofoj. Kam dhimbje. Oh!
    Sa herė them njė fjalė ndiej se dikush mundohet tė shkulė rrėnjėt e saj ende pa mė dalė nga buzėt e thara. Kam etje… Gretė!
    “Ti ike Gretė…” Mensuri vazhdonte po nė atė vend pa lėvizur. Thuajse vetmia qė e rrethonte ishte njė dobėsi e bardhė ku atij i kishte ngrirė gjithė trupi, veē dy qepallave qė vazhdonin ritmikisht tė zėvendėsonin mendimet. Tutje nga deti nisi tė fryjė njė erė e ftohtė.

    ----------------------
    *Tregim marrė nga antologjia “Shqipėria kujton” (1944-1991), lėnė dorėshkrim, titulli ėshtė redaksional


    (Gazeta "Standard")

  2. #2

    Shpetim Gina

    Shpetim Gina - foto
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •