BASHKIM SHEHU


-Ka lindur nė Tiranė nė vitin 1955.
-1975-1979 Ka kryer studimet e larta pranė Fakultetit
tė Historisė dhe Filologjisė nė Universitetin e Tiranės, dega Gjuhė-Letėrsi.
-1979-1981 Ka punuar si skenarist nė Kinostudion "Shqipėria sot".
-1981-1991 Gjatė kėsaj periudhe, ka qenė tetė vjet nė burgjet e diktaturės komuniste, si edhe njė vit e gjysmė internim.
-1991 Me ndryshimet demokratike qė ndodhėn nė vendin tonė lirohet nga burgu.
-1991-1992 Rikthehet tė punojė si skenarist nė Kinostudion "Shqipėria sot".
-1992-1995 Shkon tė jetojė nė Budapest, ku pėrveēse merret me krijimet e tij, ai ndjek njė kurs pasuni¬versitar pėr sociologji nė Institutin e Shkencave Sociale e Politike pranė Universitetit tė Budapestit.
-1995-1997 Kthehet pėrsėri nė Tiranė, ku vazhdon tė merret me krijime dhe pėrkthime.
-1997 Viti i trazirave, gjatė tė cilit ai largohet pėrsėri nga Shqipėria. Me ndihmėn e Parlamentit Ndėrkombėtar tė Shkrimtarėve, vendoset nė Barcelonė, ku vazhdon tė jetojė edhe sot.
-2001-2006 Vazhdon tė punojė si kėshilltar pėr Europėn Lindore nė Qendrėn e Kulturės Bashkėkohore tė Barcelonės.

Botime:

ROMANE :
"Vjeshta e ankthit", roman autobiografik, Tiranė 1994, Lublanė 1994, Prishtinė 1997.
"Gostia", roman, Tiranė 1996, Prishtinė 1997.
"Rrėfim ndanė njė varri tė zbrazėt", roman autobiografik, Prishtinė 1997, Tiranė 1998.
"Rrugėtimi i mbramė i Ago Ymerit", roman, Prishtinė 1995, Tiranė 1996. "Rrethi", roman, Prishtinė 2000.
"Orfeu nė Zulululandėn e Re", roman, 2003.
"Udhėkryqi dhe humnerat", roman, 2003.
"Gjarpri dhe heronj tė tjerė", roman, 2004. "Angelus Novus", roman, 2005.

TREGIME DHE NOVELA:
"Njė kohė tjetėr", tregime, Tiranė 1977.
"Idhulli prej tymi", tregime, Prishtinė 1996.
"Letėr nga ēmendina nė vitin 2000", tregime, Prishtinė 1998.
"Mallkimi, ose mbi mosqenien e autorit", tregime, Tiranė 2001.
"Mulliri qė gėlltiste shpirtra", novelė, 2004.



AL MIRAJ MOGUT
(tregim)




Ēudi sesi kėto fjalė m'u tiposėn nė tru, pėr t'u shndėrruar shumė shpejt nė diēka si namatisje. Al miraj mogut. Kėtė shprehje nė gjuhėn katalane e dėgjova kalimthi njė ditė prej ditėsh nga mė tė zakonshmet nė njė nga rruginat e Lagjes Gotike, mes mijėra fjalėsh qė m'i kapte veshi, nė spanjisht, katalanisht, anglisht, frėngjisht, gjermanisht dhe nė tė gjitha gjuhėt e tjera qė mund tė dėgjosh nė njė ditė vere nė Barcelonėn e dyndur me tė huaj nga tė katėr anėt e botės. Nė kėtė labirint gjuhėsh, bėra tė gjej shtegdaljen duke hamenduar se duhej tė ishte shprehje vendase dhe prandaj do tė pyesja ndonjė tė njohur vendas. Natyrisht, sadoqė pėr ēudi, kjo qe shndėrruar ndėrkaq nė namatisje, duke u pėrsėritur ashtu vetvetiu pareshtur brenda meje, e mua kjo ma nxiste kureshtjen pėr t'ia mėsuar kuptimin. Ishte vetėm kureshtje, sepse kuptimi s'kishte rėndėsi. Nuk qe hera e parė qė ndonjė fjalė mė tiposej nė tru, kot sė koti nė dukje, dhe pastaj po kėshtu mė pėrsėritej pėr njėfarė kohe. Mirėpo tani ishte tjetėr gjė. Tani kjo tingėllonte pėr mua gati si formulė magjike, si thėnie e tejjetėshme, apo si urdhėr qė gurronte sė brendshmi, thellash tė panjohura, e jo thjesht togfjalėsh qė vinte sė jashtmi nga goja e njė kalimtari tė rastėsishėm e gjithsesi tė panjohur. Gjithsesi. Al miraj mogut.
Pyeta, pra, njė mikun tim vendas ēfarė do tė thoshte. Dhe ai mė shpjegoi se ishte nė pasqyrėn qė lėviz. Ai, i habitur, mė pyeti pse. Kot, ia ktheva, e kam dėgjuar rastėsisht, nuk di pse mė ka lėnė mbresė, duke e mbyllur me kaq bisedėn. Pra, ishte njė shprehje sadokudo e rrallė nė pėrdorimin e pėrditshėm, ndonėse do tė mė rastiste ta dėgjoja pėr sė dyti e sė treti, dhe gjithherė prej tė panjohurish, tė cilėve, madje, as fytyrėn nuk do tė arrija t'ua shihja, siē nuk ua kam parė fytyrat mė sė shumti lexuesve tė mi tė mundshėm. Nuk di kur ndodhi kjo pėrsėritje pėr herė tė dytė e tė tretė, apo mos vallė nuk ka herė tė tretė, dhe as tė dytė ndoshta, po vetėm se ishte njė shajni e imja e pėrsėritur. Sidoqoftė, koha e pėrsėritjes mė bėhet shumė e shkurtėr, pėr aq sa ėshtė njė shprehje tejet e rrallė, siē thashė, po edhe mė bėhet shumė e gjatė, shumė mė vonė sesa kur e dėgjova herėn a parė, pra, gjermėsa tashmė prej kohėsh kjo shprehje kumbonte vazhdimisht brenda meje. Dhe, mbas tė tilla pėrsėritjeve, do tė endesha vazhdimisht rrugėve duke vėrvitur shikimin majtas e djathtas pėr tė proftasur sė paku njėrin qė tė hapte gojėn e ta thoshte, mirėpo askush nuk do ta thoshte mė.
Kuptimi i saj pėr tė tjerėt, siē thashė, nuk do tė kishte rėndėsi pėr mua asnjėherė. I kisha dhėnė sakaq, ndonėse jo mesaduket qysh nė krye, njė kuptim tė vetin, sipas kumbit qė kishin fjalėt. AL miraj mogut, fluturim dhe rėnie. Pjesa e parė, al miraj, ēka unė e ndjeja si njė fjalė tė vetme, ishte vrull, kėrcim nga lartėsia, dhe ishte fluturim dalldisės nė qiellin e paanė, pezull nė ajėr. Pjesa e fundit, mogut, ishte rėnie, rėnie e beftė dhe e menjėhershme.
Al miraj mogut.
Ja, ballkoni nė katin e shtatė, nė qiellin e shtatė, ashtu i zgjatur e i pėrhedhur para, a thua synon tė shkėputet vrulltazi nga ballina e ndėrtesės, nė kėtė mbasdite me njė diell verbues, dhe parmaku me gdhendje zbukurimore tė njė bimėsie tė dendur, tė harlisur, prej njė bote tjetėr, dhe pėrtej tij hapėsira pėr t'u hedhur me njė tundim tė pashmangshėm tashmė. Kėrcim nė zbrazėti, fluturim, koha ėshtė ndalur tashmė dhe unė qėndroj pezull. Dalldisje, apo diēka si dehje, sė lartmi tė gjitha gjėrat kanė njė pamje tė tjetėrllojtė, ashtu tė vogla, aq sa tė kaplon njėfarė ndjenje dhembshurie pėr gjithēka. Kurorat e pemėve anash trotuareve i shquaj tė parat pasi jam mėsuar sakaq me dritėn verbuese tė diellit, befas rruzulli i tij shumė pranė fytyrės sime dhe mė duken ato pėr habi tė stėrbukura, s'i kam parė ndonjėherė nga lart, sė paku jo nga kjo lartėsi, ngase gjithherė, e gjithherė e mė shumė, kam pasur aq frikė tė vėshtroj poshtė nga ballkoni ose dritarja, porse tani jo, tani s'kam frikė dhe i vėshtroj atje poshtė dhe mė bėhen si duar tė gjelbra fėminore, ngritur e zgjatur drejt reve hollake dhe drejt meje dhe miqėsisht mė pėrshėndesin. Pastaj shquaj makinat e panumėrta qė mbushullojnė rrugėn time dhe mblidhen e mblidhen grumbull diku dhe ndalen. Sepse dhe koha dhe gjithēka ėshtė ndalur. Luzma njerėzish janė grumbulluar aty poshtė dhe mė vėshtrojnė tė palėvizshėm. Unė jam nė ajėr ndėrkaq dhe e ndiej se vazhdoj tė ngrihem, sikur diēka mė shtyn sė poshtmi. Ēatitė dhe tarracat mė tė larta matanė rrugės, dhe mė tej kullat dhe kupolat e kishave dhe kambanoret, mė bėhen fare pranė, por kjo nuk ėshtė pėr t'u ēuditur, se kėshtu duken gjithmonė edhe po t'i shikosh nga dritarja ose ballkoni, ku e ku mė pranė sesa po ta pėrshkosh qytetin duke ecur atje poshtė mė kėmbė. Sidoqoftė, ndėrsa koha ėshtė ndalur, unė vazhdoj e vazhdoj tė ngrihem, dhe me sa duket jo thjesht nga hovi i vrullit tė parė tė hedhjes sė vetvetes nė zbrazėti. Shpresoj tė arrij kėsisoj gjer nė majėn e kodrės sė Monzhuikut pėrkundruall dhe atje tė zbres, tė ulem butė, pa pėrplasje. E pse jo? Vėshtroj sėrishmi poshtė, luzmėn e njerėzve qė sa vjen e zmadhohet, njerėz qė ngrenė dorėn, ndoshta pėr tė pėrshėndetur, ose pėr tė mbrojtur sytė nga dielli. Tė gjithė ndjekin ashtu fluturimin tim dhe midis tyre duhet tė ketė patjetėr tashmė gazetarė, fotoreporterė, kameramanė tė kanaleve tė ndryshme televizive, gati-gati e ndiej praninė e syve tė rrumbullt prej qelqi tė kamerave atje poshtė, gati-gati i paraprij kohės sė ndalur dhe qysh tani i shikoj njoftimet mbi fluturimin e jashtėzakonshėm, tė paparė, tė pabesueshėm tė shkrimtarit mysafir tė largėt nė qytetin e Barcelonės, e shikoj veten tashmė nėpėr foto dhe ekrane, sė poshtmi, si nėpėr pasqyra zmadhuese, ndėrsa interesimi i lexuesve dhe i tė tjerėve qė s'mė kanė lexuar sa vjen e rritet, pėr kėtė qė po ndodh, qė po shkruaj tani, e qė do tė shkruaj mė tej, shumė e shumė herė mė i madh interesimi sesa pėr ato qė kam shkruar, qė i kam lėnė mbrapa, ta harruara nė vetminė e dhomės sime tė angėsht. Ja, po fluturoj pėrmbi qytet, po shkėputem nga labirinti i kėtij qyteti, mesaduket vazhdoj tė ngrihem, sepse sytė mė lėbyren nga dielli dhe mė puliten vetvetiu qepallat, paskam shkuar pėrtej Monzhuikut, mesaduket, sepse shikoj detin qė poshtė me je duhet tė jetė, njė syprinė e madhe e pjerrėt, njė pasqyrė e shumėfishuar pafundėsisht nė valėzat e tij ku dielli thėrrmohet. nė regėtima tė drithshme, ndaj dhe m'u lėbyrkan sytė dhe qepallat mė puliten drithėrueshėm. Ja, tani sytė m'u mėsuan, tek vazhdoj tė gjendem pezull nė ajėr ndėrsa koha e ndalur aq gjatė po fillon tė lėvizė, nuk shoh mė detin tani, qė m'u mėsuan sytė, po pasqyra sėrishmi ėshtė atje poshtė, njė sy qė mė shikon, luzma e njerėzve qė mė ndjekin me sy tė shqyer dhe qė hapet paksa duke lėnė aty nė mes njė zbrazėti nė trajtė syri dhe nė mes tė kėtij syri tė madh, tejet tė madh, ėshtė vizatuar pėrmbi trotuar njė siluetė nė trajtėn e njė njeriu tė dergjur, tė shkapetur aty, mbi trotuar, ku unė bie me njė zhurmė tė shurdhėt. Mogut.

Barcelonė, gusht 1997