-
Ferdinand Laholli
FERDINAND LAHOLLI
Ferdinand Laholli u lind mė 6 qershor 1960 nė Gradishtėn moēalore, ku familja me prejardhje nga Vidohova e Korēės, si pasojė e emigrimit tė atit tė tij nė Amerikė, qe dėrguar tė pėrjetonte ferrin e regjimit enverhoxhian. Mė pas familja Laholli dėrgohet nė kampin e internimit Savėr, ku pėr tridhjetė vite vuajti mohimin total tė sistemit monist. Shkollimin tetėvjeēar e mbaroi nė Savėr mė 1974, ndėrsa vijimi i gjimnazit pėrbėnte herezi. Pas tetė vitesh iu lejua tė frekuentojė mbrėmjeve shkollėn e mesme, tė cilėn e mbaroi nė vitin 1987. Mė 1990 emigron nė Gjermani ku jeton edhe sot. Shkruan poezi dhe prozė e gjer mė sot ka botuar kėto vėllime poetike:
Mjaft ky paradoks i hidhur" Tiranė 1992.
"Nė ishullin e vetmisė / Auf der Insel der Einsamkeit" - shqip-gjermanisht, Tiranė 1993. Pėrkthimi nga: ROBERT SCHWARTZ.
"Libri i dėshirave" Tiranė 1994.
"Te kjo vajzė e pėrgjakur / An diesem blutüberströmten Mädchen" shqip / gjermanisht, Tiranė 1994. Pėrkthimi nga ROBERT SCHWARTZ.
"Suicidio delle foglie" (Vetėvrasja e gjetheve) - shqip-italisht, Frosinone (Itali) 1995. Pėrkthimi nga: NOE
"Shtrigani i ėndrrės" Tiranė 1996.
"Urrejtja nuk ėshtė dashuria ime" Prishtinė 1997.
"Paolo" Tiranė 1999.
"Nė Bykeburg bie shi / Es regnet in Bückeburg" shqip-gjermanisht, Tiranė 2000.
"Antologji e poezisė moderne shqipe / Anthologie der modernen albanischen Lyrik" - shqip / gjermanisht, Holzminden (Gjermani) 2003.
-
-
Ferdinand Laholli
Nga libri Libri i Dėshirave
DIELLI
Qiellit lart,
dielli i artė,
qė shikon mbi gjithėsi,
si piktori
furēėn nxorri,
botėn leu me flori.
Mirėmėngjes!
E pėrshėndes
e me shokėt rend nė shkollė,
buzagas
na ndjek pas,
na puth faqet porsi mollė.
Dhe kur retė
mblidhen shpejt,
u fsheh dielli kurrė sthamė,
se ēdo herė,
dimėr-verė,
ai qesh tek sytė tanė!
KUR PĖR BABIN MĖ ZU MALLI
Shkroi gishti im mbi rėrė
fjalėbukurėn: baba!
Erdhi vala, ēkisha bėrė
ma rrėmbeu, mė su pa.
Po unė smbeta pa babanė,
kėtė vala smund ta thotė.
Brenda zemrės unė e kam
e nga zemra sma merr dot!
SONTE
Sonte qielli pėrmbi krye
mbjellė me yje, yje, yje.
I sheh Linda edhe thotė:
-Dua njė ta kem nė gjoks!
Nė dy faqet motrėn puth,
marr gjilpėrė e pe tė kuq.
Pastaj sytė sa hap e mbyll
ia zbres nga lart njė yll.
SYTĖ E KALTĖR
Sytė e kaltėr
qė kam unė
e gėzojnė
babin shumė,
kur nė dhomė
hyn ēaplehtė,
pas peshkimit
nėpėr det.
Ēgjė tė bukur
kam nė sy?
Babi detin
sheh aty.
HĖNA
Pėrmbi retė
hėna shket,
del prej tyre pėr njė ēast,
si piktore,
bojė hėnore
i jep botės rreth e qark.
Me njė fill,
ah, ta lidh,
si tė ishte njė balonė,
ta afroj,
tė shikoj
bukuritė e vendit tonė!
DĖGJOJ ERĖN
Dėgjoj erėn
qė shtyn derėn,
qė dritaren e grind prapė.
Ēqejf do tishte,
nė njė shishe,
qė ta mbyllja me njė tapė!
Pastaj natėn
thiqja tapėn
nėpėr rrugė e trotuare,
qė fshesarėt,
duarartėt,
lodhje tė mos ndjenin fare!
-
-
Ferdinand Laholli
DIELLI, UNĖ DHE GJYSHJA E VERBĖR
Lart tek qielli
duket dielli
me shikim dritėar,
plot tė fshehta
qė ka jeta
pėrmbi dhe, ai ka parė.
Sa tė rritem,
do tė ngjitem,
ta zbres diellin qė aty,
qė mbi tokė,
dritėfortė,
gjyshja ime ta ketė sy!
-
-
Ferdinand Laholli - poezi per femije
SHOQĖRI ME DETIN
Vera shkoi,
kėsisoj
dhe pushuesit ikėn larg.
Deti i gjerė
kėtė herė
u mėrzit e ngriti dallgė.
Sot unė vi,
nė vetmi
mos ta lė tė mirin det.
Do mė shohė,
do mė njohė
e do ndjehet mė i qetė...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt