VAJZA QE RENDTE PAS FLUTURES
Olga e vogel ende si ka mbushur te gjashte vjecet.Vjen imcake, keshtuqe , ata qe e njohin e therrasin cironke. Ajo se kupton se cdo te thote cironke, ama qesh me kete nofke. Ne fytyre eshte e zbehte, pasi thuajse gjithe diten rri brenda ne apartamentin e saj. Per te kujdeset guvernantja Gezil, e cila eshte nje grua rreth te dyzetave. Olgen ajo e meson anglisht dhe kompjuter. Deri tashti ne kompjuter Olga di te beje vizatime te ndryshme.Lojrat mete dashura per te jane kukllat. Rrallhere ajo del perjashta ne kopshtin qe ndodhet perpara pallatit, gjithmone nen kujdesin e guvernantes Gezil. Kur prinderit shkojne per vizite tek te afermit , apo duan te kalojne mbremjen ne ndonje taverne, ata marrin me vete dhe Olgen me guvernanten. Tashme , besoj se kuptoni perse vajza e vogel eshte imcake, e zbehte dhe e ploget. Pra, Olgen fare pak e sheh dielli dhe kurre si eshte dhene mundesia te vrapoj neper lendina apo gjetke. Dhe shok e shoqe nuk ka, pasi nuk shkon ne kopesht qe te njihet e te luajne se bashku. Ajo luan vetem me guvernanten Gezil, e cila eshte nje mesuese e mire, por kurre nje shoqe e mire per te.
Nje dite babai i solli ne shtepi nje balon te madh, me nje bisht te gjate dy here sa shtati i Olges . Ne skeletin e tij me ristela te holla ishte lidhur nje spango e bere topth .
-Neser eshte dita e balonave ,- i tha babai i saj. Dhe ti, Olga, tashti qe u rite pak mund te hedhesh balonin tend. A te pelqen?
-Shume...shume,-u gezua ajo.
Olga kish pare ne televizion , ne diten e festes se balonave, se si shume femije, me prinderit e tyre , shkonin ne livadhe , apo ne ane te detit dhe hidhnin balonat, qe fluturonin lart...lart ne qiell. Por ajo kurre skishte shkuar atje, pasi prinderit e saj ishin shume te zene me punet e tyre.
-Dhe, a e di, Olga, kam blere dy toptha me spango qe ti ti lidhesh njeri pas tjetrit, qe baloni yt te ngrihet shume me lart se i te tjereve.
Oh,- ia beri vajza e vogel, - po sikur te me rrembej baloni me vete e te ngjitem ne qiell?!
-Babi , mami dhe guvernantja Gezil qeshen.
-Sdo te leri babi te te rrembej. Pastaj , ti je e fort.
-Une jam cironke , nuk peshoj fare. A nuk me thote keshtu dhe halla?
-Perseri je me e fort dhe me e rende se forca e balonit,- e qetesoi babi.
E nesermja u gdhi dite e bukur, me diell dhe frynte ere e lehte, fare e lehte. Olga , prinderit dhe guvernantja Gezil, hypen ne veture heret ne mengjes qe te ishin nder te paret ne livadhet e Likovit. Rruga deri atje nuk ishte shume e gjate, mbante vetem nje ore. Olga mezi priste qe te arrinte atje. Here pas here kthente koken dhe shikonte balonin e saj , qe ndodhej ne anen e djathte te ndenjses se pasme.
Livadhi i Likovit ishte teper i gjere, me bar te shkurter, te gjelber. Perqark ngrihej pylli i dendur me dushqe dhe dru te tjere. Shume pak njerez kishin ardhur atje. Ende ishte heret. Ajo ,ne televizion , kish pare se ky livadh mbushej plot e perplot me njerez , me femije, qe gezonin per balonat e tyre. Olga doli e para nga makina. Guvernantja Gezil , e ndihmoi te nxirte balonin . Te gjithe u aktivizuan qe ta benin gati balonin per ta ngritur. Spangon e mbante Olga, e cila dukej shume e lumtur. Ndersa baloni ngrihej...ngrihej si nje shqiponje , me ate bisht te gjate qe vertitej sa andej -kendej perpara syve te Olges kaloi nje flutur e bukur me ngjyra te mahnitshme. Vajza u habit. Cishte ajo qe rahu krahet para syve te saj dhe fluturoi me tej duke bere dredha?!
-Cishte ajo gje kaq e bukur?- pyeti kureshtare te atin Olga.
-Flutur,-iu pergjigj guvernantja Gezil. Dhe i spjegoi shume gjera per to.
Flutura u rikthye, u vertik disa here aty rrotull dhe u ul diku me tej. Olga i dha spangon guvernantes Gezil dhe rendi per te kapur fluturen. Sapo Olga u ndodh prane saj, ajo u ngrit me levizje te cregullta , sikur te donte te luante me vajzen. Here ngrihej e here ulej flutura, dhe Olga here rendte e here behej gati per ta kapur ate ...Sa po e lodhte vajzen kjo flutur dredharake. Me docka te hapura , me gishtrinjte e bere si pince e gatshme per te grackuar ate insekt te cuditshem, qe po e mundonte kaq shume, Olga thuajse po i vinte verdall krejt livadhit. Babi i Olges po kenaqej me lojen e re te cupes. Ne nje cast ajo rreshqete rezohet. Gjunjte iu gervishen. Dhe pellembet e vogla iu zhgryene iu bene krejt te gjelbra. O sa po i dhembnin. Ajo smund ti duronte dot dhimbjet, keshtu qe nisi te qaj. Drejt saj , te shqetesuar, vrapuan guvernantja Gezil e me pas babi e mami.
-Mos qaj! Mos qaj!Te lutem! Shpejt do kaloj,-i thoshte guvernantja Gezil.
-Ti duhet te luash me balon, shpirt,- i thoshte babi. - Ti smund te rendesh se je ende e vogel.
Por nderkohe, kur ende lotet i redhnin neper faqe, flutura u rikthye dhe , si per inat, erdhi e u ul fare prane Olges. Vajza, sa e pa, u shkeput nga duart e babit dhe u sul drejt saj. Harroi te qante ne cast dhe rendi e rendi perseri. Dhe qeshte e gezohej kur zhgenjehej nga lodrimi i insektit. Tashme balonin ,qe ishte lartuar kaq shume dhe qe e mbante guvernantja, e kishte harruar. Ajo vazhdonte te vraponte pas flutures, e dersitur, por pa ndjere lodhjen. Madje nuk u rezua me. Vec fluturen nuk mundi ta kapte, pasi sic i tha babit, ishte dinake, dredharake dhe ileqare.
-Mos e shaj, -i tha i ati, -se ajo , moj bije, te mesoi te vraposh, ate qe une e kisha harruar. A nuk u kenaqe keshtu?
-Vajza tundi koken dhe qeshi e lumturuar.
Krijoni Kontakt