Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1

    Gatime shqiptare

    PAĒE KOKE


    Pėr 4-5 persona duhen:
    Lėng koke 1 litėr,
    gjalpė ose vaj 1 filxhan kafeje,
    miell 1 luge kafeje,
    spec djegės 1/2 luge kafeje,
    kripė, piper, uthull 2-3 lugė,
    hudhra 4-5 thelpinj,
    1 qepė, karota 2-3 copė,
    selino, majdanoz

    Koka pastrohet, copėtohet, vihet nė ujė tė ftohtė qė tė lahet e ti ikė gjaku, pastaj vendoset nė tenxhere, mbulohet me ujė tė ftohtė dhe vihet ne zjarr. Kur tė ketė marrė i hiqet shkuma dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė, duke i hedhur qepė karrota, selino, kripė, piper, dafinė majdanoz. Lihen derisa tė jenė zier mirė d.m.th. kur mishi tė ndahet lehtė nga kocka. Kullohet, qėrohet mishi nga kockat dhe pritet nė copa tė vogla kubike. Nė njė tenxhere hidhet yndyrė, pak salcė dhe lėngu i marrė nga zierja e kokės. Kur lėngu tė ketė marrė valė, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen tė ziejnė nė zjarr te avashėm edhe pėr disa minuta duke i hedhur kripė e piper tė zi. Nė fund paēes i hidhen hudhra tė shtypura me uthull.

  2. #2

    Tavė Peshku Qefulli

    Lyejmė peshkun qefull me miell nga tė dy krahėt dhe e skuqim lehtė nė tigan me vaj. Tavėn e lyejmė me vaj dhe e spėrkasim sipėr me bukė tė thekur tė thėrrmuar imėt (galetė). Vendosim nė tavė peshkun e skuqur. Nė vajin e ngelur nė tigan skuqim lehtė qepėt e prera nė formė gjysmė hėne. Shtojmė aty domatet e grira ose nė mungesė tė tyre 1 lugė salcė domate. Shtojmė aty 1 gotė verė ose uthull, piper tė zi tė bluar, kripė. Kėtė masė ja hedhim pėrsipėr tavės me peshk. Nė njė tas pėrziejmė majdanoz tė grirė imėt, hudhra tė shtypura dhe bukė tė thekur tė thėrrmuar (galetė). Kėtė masė ja hedhim tavės sė peshqve pėrsipėr. Shtojmė njė gjysmė gote me ujė dhe e fusim nė furrė pėr ta pjekur.

    Masat: peshk sipas personave, 1 tufė majdanoz, 1 kokėrr hudhėr, 3-4 kokrra qepė, 5-6 kokrra domate ose 1 lugė salcė domate dhe bukė tė thekur tė thėrrmuar (galetė), 1 gotė verė ose uthull, piper tė zi, kripė.

  3. #3

    Tavė Elbasani

    Pėr 4-5 persona duhen:
    Mish 500 g. gjalpė 2 lugė gjelle, vezė 2 kokrra, kos 3 gota uji, miell 2 lugė gjelle, oriz 1 lugė gjelle, kripė.

    Tava e Elbasanit pėrgatitet me mish qengji ose dashi. Po tė jete me mish qengji ai piqet drejtpėrdrejtė ndėrsa me mish dashi zihet mė parė. Mishi pritet nė thela, vendoset nė tepsi, i hidhet pėrsipėr gjalpė dhe futet nė furrė ose nė tavė me korrent. Herė pas herė i hidhet nga pak ujė qė tė mos thahet. Pasi tė piqet hiqet nga furra. Nė tenxhere me gjalpė kaurdiset pak miell derisa tė zverdhet, por jo tė skuqet; shtohet lėngu i mishit tė pjekur i holluar me ujė, pėrzihen dhe vlojnė derisa tė krijohet njė salcė e trashė. Hiqet nga zjarri, ftohet dhe pastaj i shtohen kos, vezė, kripė dhe pėrzihen mirė. Nė tavė hidhet oriz gjysmė i zier, radhiten thelat e mishit, sipėr hidhet masa e pėrgatitur, pak gjalpė dhe piqet nė furrė. Nė qoftė se ėshtė mish dashi, ai mė parė duhet tė ziejė. 10-15 minuta para pėrfundimit tė zierjes sė mishit, hidhet pak oriz. Nė tenxhere rrihen vezėt, shtohet miell, kos, lėng mishi, gjalpė dhe kripė. Copat e mishit vendosen nė tavė sė bashku me orizin, mbi to hidhet masa e pėrgatitur dhe gjalpė i freskėt. Piqet nė furrė derisa nė sipėrfaqe tė krijohet njė cipė e kuqe.

  4. #4

    Revani

    Pėrbėrėsit:

    10 vezė
    10 lugė sheqer
    10 lugė miell

    Sherbeti pasi tė fillojė tė vlojė, vazhdon zierjen edhe pesė min. nė zjarr tė ulėt.

    1 kg sheqer
    5 gota ujė
    1 qeskė sheqer vanilje
    4 rrathė tė hollė limoni

    Pėrgatitja:

    Tunden vezėt me sheqer gjersa tė krijohet njė shkumė e qėndrueshme dhe tė shtojnė vėllimin 4-5 herė. Shtohen tė verdhat e vezėve njė nga njė duke i tundur vazhdimisht. Hidhet mielli me lugė duke e pėrzier nga lartė-poshtė qė tė mos ulet brumi. Masa derdhet nė tepsi tė lyer me yndyrė. Tepsia mbushet nė ¾ e lartėsisė, pasi qė gjatė pjekjes brumi rrit vėllimin. Futet nė furrė tė nxehtė me temperaturė 140 gradė C pėr t’u pjekur pėr afro 1 orė. Gjatė pjekjes furra nuk hapet. Pasi tė ftohet, hidhet sherbeti i vakėt. Pritet nė pjesė.

  5. #5

    Mish ēomlek

    Pėr 4-5 persona duhen:

    mish 500 gr
    qepė l kg
    hudhra 1 kokėrr
    vaj 4-5 lugė gjelle
    salcė 1 lugė kafeje
    pak piper i kuq
    uthull 3-4 lugė gjelle
    kanellė
    kripė
    piper i zi
    2 fletė dafine
    Ēomleku zakonisht pėrgatitet me mish viēi dhe me qepė tė vogla sa njė kokėrr: arre. Nė mungesė tė tyre, mund tė pėrdoren qepė tė thata tė prera nė katėrsh. Thelat e mishit skuqen nė tigan me vaj tė nxehtė sa tė krijohet kore e kuqe pastaj vihen nė tenxhere. Nė yndyrėn qė ka mbetur nga mishi, skuqen qepėt dhe vendosen pėrbri mishit, vihen nė zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellė dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcė domatesh, ujė dhe pėrzihen me lugė druri. Nė fund vihet kapaku, anėt e tė cilit zihen me brumė ose pėrdoret tenxherja me presion. Ēomleku del mė i shijshėm kur pėrgatitet nė enė balte.

  6. #6

    Tavė Dheu Tiranėse

    Pėrbėrėsit pėr 4 persona:

    300g gjizė
    250g mėlēi
    3 domate
    2 speca
    150g vaj ulliri
    3 thelpinj hudhra
    spec i kuq 1 lug gjelle
    2 kokrra qepė dhe kripė

    Pėrgatitja:

    Marrim njė tigan dhe hedhim vajin nė tė. Po ashtu brenda nė tigan hedhim mėlēinė, qepėn dhe pastaj pėrzihen. Mė pas hedhim domatet e grira, hudhrat, specin e kuq, i trazojmė dhe i lėmė pėr 20 min derisa tė zihen. Pastaj hedhim edhe gjizėn. Kjo shoqėrohet me njė gotė raki.

  7. #7

    Tasqebap

    Pėr 4-5 persona duhen:

    500 g mish
    2-3 kokrra qepė
    4-5 lugė gjelle vaj
    1 lugė gjelle me miell
    gjysmė filxhan ēaji me verė
    1 gjethe dafine
    gjysmė lugė gjelle me salcė ose 2-3 kokrra domate mesatare
    3-4 thelpinj hudhra
    kripė dhe pak spec i kuq

    Gatimi:

    Tasqebapi zakonisht pėrgatitet me mish viēi ose dashi. Mishi tul pritet nė shirita tė hollė nė drejtimin e kundėrt tė fijeve ose nė copa katrore. Skuqet nė vaj bashkė me qepėt e prera fije-fije, derisa t’i avullojė uji dhe tė krijohet njė shtresė e kuqe. Shtohet mielli, skuqet dhe pak, shuhet me verė, hidhet salcė domatesh, gjethe dafine, disa thelpinj hudhra, kripė dhe ujė deri sa tė mbulohet mishi.

    Lihet tė zihet nė zjarr tė ngadaltė, deri sa gjella tė jetė gati. Tasqebapi shoqėrohet me salcėn e vet. Sipas dėshirės mund tė shoqėrohet edhe me garniturė perimesh, nė mėnyrė tė veēantė shkon me pure patatesh ose patate tė ziera.

  8. #8

    Supė Me Kokė Peshku Dhe Zarzavate

    Pėrbėrėsit pėr 4 persona:

    8 kokė peshku
    2 karota
    2 patate
    2-3 qepė tė njoma
    njė grusht selino/kopėr
    njė lugė miell e rrafshėt (mund tė pėrdorni dhe miell drithėrash nėse dėshironi)
    3 lugė vaj ulliri
    250 gr ujė (mund ta shtoni pakėz nėse ju duket pak)

    Pėrgatitja:
    Sė pari ziejini kokat nė zjarr tė ulėt deri sa tė zbuten fare. Mė tej hiqini nga tenxherja. Ndėrkohė pritni karotat, patatet, qepėt nė copa tė vogla dhe shtojini nė tenxhere. Lėrini tė zihen sėrish nė zjarr tė ulėt. Nga fundi shtoni dhe selinon/koprėn. Nė njė tigan skuqni vajin e ullirit dhe mė tej shtoni miellin tė cilin e skuqni pakėz sa tė marrė njė ngjyrė mė kafe. Mė tej, hidheni kėtė tė fundit nė tenxheren e supės dhe pėrzieni mirė, pėr tė mos lejuar formimin e topthave tė miellit. Supa ėshtė gati. Servireni tė nxehtė, duke e shoqėruar me lėng limoni.

  9. #9

    Supė Peshku Me Perime

    Pėrbėrėsit:

    Pėr 4-5 persona duhen:
    Lėng peshku 1,5 litra
    patate 2-3 kokrra
    karota 3-4 copė
    mashurka 8-10 copė
    selino
    vaj 3-4 lugė gjelle
    domate 2 kokrra
    kripė, piper, majdanoz, dafinė

    Gatimi:

    Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten nė copa kubike. Nė tenxhere me vaj (mundėsisht vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirė hollė, pastaj shtohen karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen shtohen domate tė freskėta tė cilave u ėshtė pastruar lėkura. Lėngu i peshkut i pėrgatitur qysh mė parė dhe i kulluar, i hidhet pėrzierjes dhe lihet tė marrė valė, shtohen patatet dhe lihen tė ziejnė rreth 10-15 minuta, derisa tė jenė gati. Gjatė zierjes hidhet njė fletė dafine. Supa rregullohet me kripė, piper e majdanoz.

  10. #10

    Supė Me Mish, Vezė Dhe Limon

    Nevojiten:

    mish tul (sa tė dėshironi)
    2 karota
    majdanoz sipas dėshirės
    njė filxhan me oriz supe
    kripė (sipas nevojės)
    piper i zi
    1 kokėrr vezė
    1 gjysmė limoni

    Gatimi:

    E marrim mishin dhe e hedhim nė tenxhere tė ziej. Pasi tė jetė zier mirė e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thėrrmojmė nė copa shumė tė vogla. Mė pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin. Qėrojmė karotėn, e presim hollė, e vėmė tė skuqet nė tigan dhe bashkė me karotėn e vėmė mishin tė skuqet. Pasi t’i kemi skuqur i hedhim nė tenxheren qė e ziejmė mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lėmė tė ziejnė. Mė pas marrim vezėn, e hedhim nė pjatė, shtrydhim gjysmėn e limonit. Ndėrkohė duhet tė trazojmė supėn deri sa tė bėhet gati.

  11. #11

    Salcė Kosi

    Pėrbėrėsit:

    Ju nevojitet vetėm njė trastė napė. Fusni sa kos tė doni brenda saj (psh nga 1,5 kg del nja 500 gr salcė kosi). Lijeni pėr njė ditė nė mėnyrė qė tė pikohet komplet uji i tepėrt. Mė pas kur ta nxirrni mund t’i hidhni pak kripė pėr tė rritur qėndrueshmėrinė, si dhe sipėr mund t’i shtoni pak vaj.

  12. #12
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga kaps'kapprape Lexo Postimin
    Pėrbėrėsit pėr 4 persona:

    8 kokė peshku
    2 karota
    2 patate
    2-3 qepė tė njoma
    njė grusht selino/kopėr
    njė lugė miell e rrafshėt (mund tė pėrdorni dhe miell drithėrash nėse dėshironi)
    3 lugė vaj ulliri
    250 gr ujė (mund ta shtoni pakėz nėse ju duket pak)

    Pėrgatitja:
    Sė pari ziejini kokat nė zjarr tė ulėt deri sa tė zbuten fare. Mė tej hiqini nga tenxherja. Ndėrkohė pritni karotat, patatet, qepėt nė copa tė vogla dhe shtojini nė tenxhere. Lėrini tė zihen sėrish nė zjarr tė ulėt. Nga fundi shtoni dhe selinon/koprėn. Nė njė tigan skuqni vajin e ullirit dhe mė tej shtoni miellin tė cilin e skuqni pakėz sa tė marrė njė ngjyrė mė kafe. Mė tej, hidheni kėtė tė fundit nė tenxheren e supės dhe pėrzieni mirė, pėr tė mos lejuar formimin e topthave tė miellit. Supa ėshtė gati. Servireni tė nxehtė, duke e shoqėruar me lėng limoni.
    sup burgaxhish po na servir.

    ke poezia te hap rruge ndersa ketu te thy m'dysh

  13. #13

    Salcė Domatesh Me Speca

    Pėrbėrėsit:

    725 ml vaj farėrash
    75 gr miell
    7 qepė tė vogla
    4 speca djegės
    2 speca tė gjelbėr
    800 gr domate tė pjekura
    250 ml qumėsht
    hudhėr, kripė, piper

    Pėrgatitja:

    Nė njė tenxhere tė madhe ngrohni vajin me zjarr mesatar. Hidhni pak nga pak miellin dhe vazhdoni ta pėrzieni. Lėren i tė skuqet derisa pėrbėrja tė marrė njė ngjyrė tė praruar. Nė kėtė ēast shtoni qepėn, qė e keni prerė paraprakisht copa-copa. Lėreni tė ziejė pėr rreth 5 minuta, shton i domatet e lara dhe tė prera nė copa. Tėrė kėtė masė pėrziejeni vazhdimisht. Shtoni qumėshtin dhe lėreni sėrish tė ziejė, ulni zjarrin dhe shtoni sheqerin dhe hudhrėn. Hidhini kripė e piper dhe vazhdoni ta pėrzieni. Lėreni edhe pėr 10 minuta tė tjera nė zjarr tė ngadaltė. Nė njė tenxhere tjetėr zieni uji dhe kur tė ketė vluar zieni pėr 5 minuta specat e verdhė. Kullojini dhe grijini nė mikser, derisa tė bėhet si pure. Hidhni salcėn e domateve nė ēdo pjatė dhe shtoni nė secilėn njė lugė pure specash.

  14. #14

    Limona Turshi

    Pėrbėrėsit:

    1 kg limona
    500 gr. kripė tė trashė
    2 lugė gjelle piper tė gjelbėr kokėrr
    1 shkop kanellė
    4-5 gjethe dafine
    vaj ulliri

    Pėrgatitja:

    Limonėt turshi shkojnė mjaft me gjellėt e tenxheres ose me lakrat. Gjithashtu mund ta grijmė nė blender me vaj e uthull dhe ta pėrdorim si sallatė shoqėruese pėr peshk dhe perime tė ziera.

    Lajmė limonėt, u heqim kėrcejtė dhe pak nga pjesėt anėsore dhe i ziejmė siē janė tė plotė nė njė tenxhere me ujė tė valuar, pėr rreth 15 min. Nė vazhdim i heqim nga tenxherja dhe i lėmė tė ftohen. U bėjmė disa prerje diagonale, por jo plotėsisht, nė mėnyrė qė tė ruajnė formėn e tė mos ndahen nė copa. Marrim kripėn dhe me ndihmėn e njė luge kafeje e vendosim nė tė ēarat e krijuara. I vendosim limonėt nė njė vazo tė sterilizuar sė bashku me beharnat. E mbushim vazon me vaj ulliri dhe e lėmė nė njė vend tė freskėt ose nė frigorifer pėr rreth 2 javė.

  15. #15

    Patėllxhanė Turshi -

    Ēajmė patėllxhanėt pėr sė gjati me majėn e njė thike, po nuk e ēojmė deri nė fund. I hedhim nė njė tenxhere me ujė tė vluar dhe kripė tė cilėn e kemi hequr ndėrkohė nga zjarri dhe i lėmė pėr disa minuta sa tė fillojnė tė zbuten. Pastaj i nxjerrim nė njė kullonjėse dhe u vėmė pėrsipėr njė peshė qė t’u dalė lėngu i tepėrt. I lėmė kėshtu gjithė natėn. Tė nesėrmen i shtrydhim edhe njė herė mirė patėllxhanėt dhe pėrgatisim mbushjen. Grijmė nė njė enė disa speca tė kuq e jeshilė, shumė hudhra dhe majdanoz (tė gjitha kėto tė grira hollė), hedhim kripė, piper dhe spec djegės sipas dėshirės. I pėrziejmė mirė dhe i spėrkasim me uthull. Me masėn e pėrgatitur mbushim patėllxhanėt e shtrydhur mirė dhe po tė duam kėta patėllxhanė mund t’i lidhim me njė fije majdanozi ose selino qė tė mos hapen, por edhe pa i lidhur nė rregull janė. Patėllxhanėt e mbushur i rreshtojmė nė njė enė dhe i spėrkasim me uthull e kripė dhe u vėmė pėrsipėr njė peshė. I lėmė kėshtu pėr rreth njė javė deri nė dhjetė ditė. Patėllxhanėt do tė jenė mbuluar ndėrkohė nga lėngu qė kanė nxjerrė. I heqim nga lėngu duke i lėnė tė kullojnė mirė dhe i rreshtojmė nė njė enė (mė mirė do tė ishte qelqi ose qeramike) dhe i mbulojmė me vaj ulliri. Ndėrmjet patėllxhanėve mund tė shtojmė edhe thelpinj hudhre tė freskėt tė paprerė qė do tė marinohen me kalimin e kohės. Por ndėrkohė turshia ėshtė gati.

    SPECA TĖ MBUSHUR ME PATATE

    Pėrbėrėsit:

    6 speca
    4 patate
    200 g domate
    50 g oriz
    4 qepė
    2 karota
    piper
    200 ml vaj
    Erėza bimėsh

    Pėrgatitja:

    Specave tė larė ua hiqni farat dhe i pėrgatitni pėr mbushje. Nė vajin e ngrohur i fėrgoni qepėt e grira imėt. Kur tė zbuten pak, ia shtoni karotėn dhe patatet e prera nė forma katrore dhe i fėrgoni edhe ato. Ia shtoni pak ujė dhe e zini derisa tė zbuten perimet. E pėrzini edhe orizin e zier dhe filtruar mė parė, si dhe domatet e qėruara dhe tė prera nė forma katrore. Ia shtoni erėzat dhe biberin. Me kėtė pėrzierje i mbushni specat, i radhisni nė njė enė paksa mė tė thellė, shtoni ujė dhe i zini nė temperaturė tė ulėt. Kur gjysma e ujit tė jetė avulluar, specat i vendosni nė furrėn e ngrohur dhe i piqni pėr 40 minuta.

    SPECA TĖ MBUSHUR ME DJATHĖ

    Pėrbėrėsit:

    200 gr oriz me kokrrėn e gjatė
    1 lidhje majdanoz
    50 gr ullinj jeshil pa fara
    100 gr djathė feta
    1 vezė
    krip
    piper
    4 speca tė mėdhenj
    2 lugė vaj ulliri
    250 gr domate tė vogla – domate Cherry
    1 lugė ullinj tė zinj (ullinj tė shtypur – tė bėrė krem)

    Mėnyra e pėrgatitjes:

    E ziejmė orizin sipas kėshillave nė ambalazh. Ullinjtė jeshil dhe majdanozin e lajmė dhe i vėmė nė mikser dhe i pėrziejmė deri sa bėhen krem. I heqim orizit ujin dhe e pėrziejmė me kremin e formuar nė mikser. Shtojmė dhe 50 gr djathė tė thėrrmuar, vezė, krip dhe piper. E ngrohim furrėn me flakė mesatare. Pėrgatisim specat, i presim pėr gjysmė dhe i vendosim nė njė tavė termorezistente. Mbushim gjysmat e specave me kompozicionin me oriz dhe ullinj dhe i spėrkasim me vajin e ullirit. Shtojmė mbi specat djathin qė na ka ngelur, domatet e vogla dhe kremin e ullinjve tė zinj. Tava vendoset 15 minuta ne furrė. Nė fund zbukurohet me borzilok tė freskėt.

    MISH PULE ME VEZĖ E LIMON

    Pėrgatitja pėr 6 persona:

    1,5 kg mish pule,
    3 qepė mesatare tė prera trashė,
    12 kėrpudha tė prera nė feta,
    1,2 kg kunguj tė freskėt tė prera nė copa,
    lėngė tė gjysmė limoni,
    1 l lėng mishi,
    kripė dhe piper.
    Pėr vezėt dhe limonin: 2 vezė, lėng tė gjysmė limoni, 1,5 lugė tė korn-flaur.

    Vendosni tenxheren me pulėn nė zjarr mesatar. Shtoni qepėt dhe kėrpudhat, shtoni dhe kungujt e freskėt. Hidhni kripėn dhe piperin. Hidhni lėngun e limonit, 2 filxhanė ujė dhe kubikun e lėngut tė mishit dhe e zini gjellėn nė zjarr pėr 30-40 minuta. Rrihni vezėt. Shkrini nė lėngun e limonit korn-flaur dhe kėtė pėrzierje e hidhni tek vezėt me limon duke mos pushuari sė rrahuri. Hidhni tek vezėt me limon disa lugė nga lėngu i ngrohtė i pulės dhe kur pėrzierja tė ngrohet mjaft, e hidhni brenda nė tenxhere me pulėn. E lini pulėn nė zjarr pėr disa minuta dhe e servoni.

  16. #16
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    http://www.facebook.com/Treyza.org

    se mos na lodhesh tu bo pastasciuta

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Dhe une peshkun nuk e ha dot supe me leng. Tave me qepe te grira imet me pelqen. Pa karota.
    Feelings change - memories don't.

  18. #18

    Patate tė skuqura me salcė djathi dhe vezė

    Pėrbėrėsit pėr 4 persona:


    600 gr. patate ,
    200 gr. djathė kaēkavall, i butė, i grirė ,
    2 thelpinj hudhre tė prera hollė ,
    100 ml. verė e bardhė ,
    200 ml. krem qumėshti ,
    2 tė kuqe vezėsh ,
    2 lugė gjelle majdanoz ,
    60 gr. gjalpė ,
    kripė dhe piper.


    Pėrgatitja:

    Lani shumė mirė patatet; i lyeni me pak gjalpė dhe nė vazhdim i mbėshtillni me letėr alumini. I piqni nė furrė pėr 1 orė, derisa tė zbuten, Menjėherė mė pas u hiqni cipėn: i prisni nė copa tė mėdha dhe i vendosni nė njė enė tė lyer me gjalpė. Sipėr patateve hidhni pak djathė tė trashė tė butė, tė grirė trashė. Rrihni kremin e qumėshtit me verėn, tė kuqet e vezėve dhe kripėn e piperin. Shtoni djathin e grirė, hudhrėn, majdanozin dhe i pėrzieni mirė tė gjitha materialet. I spėrkatni patatet me masėn prej djathi dhe I piqni derisa djathi tė shkrijė. E servoni gatimin menjėherė.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •