IVAN BUNIN
(1870-1953)



Nobelisti i parė rus, Ivan Alekseyevich Bunin, ka lindur mė 22 tetor 1870. Vdiq mė 8 nėntor tė vitit 1953. Teksti i poezive dhe tregimeve tė tij, i quajtur edhe “Bunin brocade”, ėshtė njė prej teksteve me gjuhėn mė tė pasur tė shkruar ndonjėherė. Nė vitin 1889, ai ndoqi tė vėllanė nė Kharkov, ku mori njė detyrė zyrtare dhe u bė asistent i redaktorit tė gazetės lokale. Bunin ka pasur korrespondencė me Anton Ēehovin, me tė cilin mė vonė do tė kishte marrėdhėnie shumė tė mira dhe do tė ishin miq tė ngushtė. Marrėdhėnie tė mirė, por jo si me Ēehovin, Bunin ka pasur edhe me dy shkrimtarėt e tjerė rusė, Maksim Gorki dhe Leon Tolstoi. Ai njihet edhe si pėrkthyes dhe vepra mė e njohur e pėrkthyer prej tij ėshtė “Kėnga e Hiawatha”, pėr tė cilėn Bunin mori ēmimin “Pushkin” nė vitin 1903. Pėrveē kėsaj ka pėrkthyer vepra tė Bajronit, Tennysonit dhe Mussetit. Nė vitin 1909 ai u bė anėtar i Akademisė Ruse. Njihet edhe si njė oponent i fortė i nazizmit dhe dihet se ka mbajtur nė shtėpinė e tij nė Grasse pėr njė kohė relativisht tė gjatė njė shkrimtar hebre gjatė pushtimit nazist. Vdiq nga njė atak nė zemėr nė njė apartamanet nė Paris, ndėrkohė qė libri i tij me vlerė tė jashėtzakonshme mbi kujtimet me Ēehovin mbeti i papėrfunduar.



KAUKAZI



Me tė mbėrritur nė Moskė, unė zura njė nga ato dhomat, qė nuk binin nė sy, nė rrugicėn pranė Arbatit, dhe, i fshehur aty, i kalova ditėt si njė heremit i lodhur, duke shkuar me tė nga njė takim nė tjetrin. Gjatė kėtyre ditėve, ajo erdhi tek unė, gjithėsej tri herė, dhe ēdo herė hynte nė dhomėn time duke nxituar dhe, me njė frymėmarrje tė shpeshtuar, thoshte tė njėjtat fjalė:
-Do tė rri, vetėm njė minutė…
Ajo ishte e zbehtė, me atė fshehtėsinė e saj tė bukur e tė mrekullueshme tė grave tė dashuruara. Zėri i saj ndėrpritej herė pas here, dhe mėnyra e saj aq e veēantė dhe misterioze, kur hidhte ēadrėn, shpejtonte tė ngrinte nga fytyra rrjetėn e kapeles, dhe tė mė pėrqafonte, mė trondiste nga njė ndjenjė keqardhjeje tė pėrzjerė me ngazėllim.
-Mua mė duket, - tha ajo, - se ai dyshon pėr diēka, madje, ai di diēka. Ka shumė mundėsi qė ai tė ketė lexuar ndonjė nga letrat tuaja. Thjesht, ka gjetur ēelėsin e komodinės sime… Unė e njoh mirė, dhe ai ėshtė i aftė pėr gjithēka… Karakteri i tij i ashpėr dhe egoist, flet shumė. Njė ditė, madje, ma tha troē: “Unė nuk ndalem para asgjėje pėr tė mbrojtur nderin tim, nderin e burrit dhe tė oficerit!” Dhe, qė nga ajo ditė, sidomos, ai mė ndjek hap pas hapi, ngado qė tė shkoj. Pra, qė plani ynė tė realizohet, ti e kupton vetė, qė unė duhet tė jem jashtėzakonisht e kujdesshme. Por, mos u mėrzit dhe, madje, mundet tė gėzohemi qė tanimė, ai pothuaj mė ka dhėnė leje, qė unė tė shkoj e tė shoh jugun, detin… I kam folur kaq shumė pėr dėshirėn dhe pengun tim tė madh pėr tė parė jugun, detin. Do tė vdes, po nuk i pashė, i kam thėnė… Dhe, dije, e kam bindur, prandaj, pėr atė Zot, jini i durueshėm!
Plani ynė ishte i guximshėm: tė shkonim bashkė nė bregdetin kaukazian me tė njėjtin tren (sigurisht nė kompartimente tė ndryshėm), dhe pėr tri-katėr javė, tė jetonim bashkė nė ndonjė vend krejt tė humbur dhe sa mė larg nga sytė e botės.
Unė e njihja mirė kėtė bregdet. Dikur, atėherė isha i ri, i vetėm, pata jetuar pėr disa kohė aty, pranė Soēit, dhe gjithmonė i kujtoja me nostalgji ato net vjeshte midis qiparisave tė zinj, pranė valėve tė ftohta gri…
Dhe, kur tani, para nisjes, unė i thosha: “Kurse tani, tani atje do tė jem me ty, do tė jemi vetėm tė dy… nė xhunglat malore, tek deti tropikal…”, ajo zbehej nga emocioni.
Realizimi i planit tonė, na dukej njė lumturi aq e madhe, saqė, deri nė ditėn e fundit nuk mund ta besonim dot.
Nė Moskė zunė shirat e ftohtė, dhe dukej sikur vera iku dhe nuk do tė kthehej mė. Gjithēka dukej e pistė nė rrugėt e mbytura nga vrenjtėsia e lagėshtia. Edhe mė tė errėta i bėnin rrugėt ēadrat e hapura tė kalimtarėve dhe tė atyre mbi karrocat e hapura me kuaj, qė tundeshin e shkundeshin nga nxitimi.
Edhe dita kur unė duhej tė nisesha dhe mora rrugėn pėr tek stacioni i trenit, ishte e errėt, e zymtė, e shpifur fare m’u duk. Gjithēka brenda meje nxinte nga shqetėsimi, ankthi dhe tė ftohtėt. Stacionin e trenit dhe platformėn e tij e pėrshkova me vrap, me kapele tė ulur mbi sy dhe fytyrė tė ngjeshur nė jakėn e palltos.
Mbi kanapenė e kompartimentit tė vogėl tė klasit tė parė, ku hyra, dhe tė cilėn, sigurisht, e kisha prenotuar qysh mė parė, shiu binte litarė dhe me njė zhurmė ferri. Ula me nxitim perden e dritares dhe, sapo punonjėsi i trenit, duke fshirė dorėn me pėrparėsen e tij, mori porosinė pėr ēajin, mbylla derėn me ēelės. Pak ēaste mė vonė, e hapa paksa perden dhe ngriva , me sy tė ngulur tek turma laramane pėrtej xhamit, qė endej poshtė e lart pėrgjatė vagonit, nėn dritėn e fenerėve tė stacionit hekurudhor.
Ne, paraprakisht, kishim rėnė dakord, qė unė tė vija sa mė herėt tė mundesha, kurse ajo, sa mė vonė, nė mėnyrė qė, siē vetkuptohet, nė platformė tė mos ndeshesha me tė dhe asnjeri tė mos na shikonte bashkė, pėr asnjė ēast.
Tashmė, mendova, ajo dhe ai, qė, sigurisht, do ta pėrcillte gjer tek treni, duhej tė ishte aty. Gjithė tension, vėshtrova sėrish nga ata, por ata tė dy, sėrish, nuk ndodheshin aty. Ra sirena e dytė, unė shtanga nga frika: ajo u vonua, apo ai, papritur, nė minutėn e fundit, u pendua dhe i tha tė kthehej nė shtėpi?! Por, fill pas kėsaj, shtanga, kur mė ranė sytė te figura e tij e gjatė, me kapele oficerėsh, me pardesy tė ngushtė, dhe me dorashkė kamoshi, tė cilėn ai, duke ecur me hapa tė mėdha, e mbante nė dorė.
Unė u sprapsa nga dritarja dhe rashė nė cep tė kolltukut tė vagonit. Aty afėr ishte vagoni i klasit tė dytė, dhe ndėrsa po vrisja ende mendjen tė kuptoja ēfarė bėhej, pashė qė ai, bashkė me atė hyri nė vagon, pa rreth e rrotull – mirė e kishte rregulluar ambientin punonjėsi i shėrbimit. Ndėrkaq, ai hoqi dorashkėn, hoqi kapelėn dhe, duke u puthur me tė, i bėri kryqin… Sirena e tretė e trenit, ajo qė nisi trenin, mė shurdhoi, por dhe mė futi nė nė gjendje hutimi… Por, mė nė fund, treni, duke u tundur e lėkundur, lėvizi dhe, njė ēast mė pas, me gjithė shpejtėsinė, mori drejtimin… Fatorinos, i cili e shoqėroi dhe e pėrcolli atė dhe rrobat e saj deri tek unė, i futa nė dorė njė kartėmonedhė dhjetėrubėlshe me dorėn time tė ftohtė akull…
Ajo hyri, por as qė mė puthi, siē bėnte zakonisht. Nė fytyrė kishte njė buzėqeshje tė lodhur dhe keqardhje, dhe, duke u ulur nė ndenjėse hoqi, mė saktė, shkuli nga flokėt kapelen dhe e hodhi aty pranė.
-Nuk munda tė fusja gjė nė gojė, asgjė, - tha ajo. – Mendova se nuk do ta luaja dot deri nė fund kėtė rol tė frikshėm. Kam njė etje tė tmerrshme. Mė jep pak ujė, - tha – duke m’u drejtuar pėr herė tė parė me “ti”. – Unė jam e bindur qė ai do tė bjerė nė gjurmėt e mia. I dhashė dy adresa: Gelenxhik dhe Gagre. Dhe, ja, prit, kur pas tri-katėr ditėsh tė jetė nė Gelenxhik… Por, Zoti qoftė me tė, mė mirė vdekja, sesa kėto vuajtje!...
Nė mėngjes, kur unė dola nė korridorin e vagonit, kishte diell. Madje, bėnte vapė, por nga tė larėt dhe kujdesi i shėrbimit, binte erė sapun, kolonjė dhe ēdo gjė e kėndshme nė njė vagon tė klasit tė parė me njerėz, nė mėngjes herėt.
Pas dritareve tė nxehta dhe tė mjegullta nga pluhuri u shfaq stepa e nxehtė dhe e sheshtė, dhe zunė tė dukeshin plot pluhur arabatė dhe qetė e bukura. Ndėrkaq, zunė tė shkėlqenin shtėpizat e hekurudhės, mes kopshteve tė vogla dhe rrathėt e verdhė tė luleve tė diellit e mėllagat e kuqe, qė mbulonin ēdo gjė, veē ēative tė shtėpive… Mė tej, u shfaq njė hapėsirė e pafundme fushash me kodrina dhe varreza tė vjetra, dielli i thatė dhe i padukshėm, qielli i ngjashėm me njė re gjigante pluhuri; mė pas, nė horizont zunė tė shfaqen hijet e maleve tė parė.
Nga Gelenxhiku dhe Gagri, ajo i dėrgoi atij nga njė kartolinė dhe i shkruajti, se ende nuk e kishte vendosur se ku do tė ndalej pėr tė pushuar.
Ne zbritėm dhe u ndalėm diku gjatė bregut, mė nė jug. Gjetėm njė vend gati tė humbur e tė virgjėr ku rriteshin pyje rrapore, me shkurre tė lulėzuara, me pemė tė kuqe, me manjola e me shegė, midis tė cilave ngriheshin palmat nė formė erashke; qiparisėt nxinin… Dhe aty zumė njė dhomė tė vogėl.
Unė u zgjova herėt nė mėngjes. Ndėrkohė, qė ajo do tė flinte deri nė orarin e ēajit, tė cilin ne e pinim nė orėn shtatė, zura tė shėtisja nė korijat e pyllit. Dielli i nxehtė, tashmė ishte bėrė i fortė, i kthjellėt dhe i gėzueshėm. Nė pyje, kaltėrueshėm, shkėlqente, shpėrndahej dhe shkrinte mjegulla e nxehtė. Nė majat me pyje mė tej, ndriste e vezullonte e bardha shekullore e maleve me dėborė.
Kur po kthehesha, kalova pėrmes pazarit tė nxehtė tė fshatit, nga oxhaqete e shtėpive tė tė cilit, ngrihej era e djegur e oxhakėve. Atje ziente tregtia. Nuk kishe ku tė hidhje kokrrėn e mollės nga njerėzit e shumtė, nga kuajt e shalės dhe gomerėt. Mėngjeseve, kėtu zbrisnin malėsorė tė fiseve tė ndryshme. Ndėrkaq, qetė-qetė zinin tė zbrisnin ēerkezet me veshje tė zeza, tė gjata deri nė tokė, me kėpucė tė lehta, tė kuqe, me njė lloj rrobe tė mbledhur rreth kokės dhe me vėshtrime tė shpejta si tė zogjve, qė shkėlqente nė sfondin e mbėshtjellės sė zezė.
Mė vonė, ne dolėm nė bregun, gjithmonė krejt bosh, tė detit, dhe qėndruam nė diell, deri nė orarin e mėngjesit. Pas mėngjesit, - me peshk tė pjekur nė skarė, verė tė bardhė, fruta dhe lajthi, - nga hija e errėt e shtėpisė sonė tė vogėl, mund tė vėshtroje pėrherė ēatitė prej qerpiēi tek zgjateshin tejpėrtej rrezet e nxehta e tė gėzueshme tė dritės.
Kur binte vapa dhe ne hapnim dritaren, mes qiparisėve, qė qėndronin poshtė nesh, shfaqej pjesa mė e bukur e detit. Ai merrte njė ngjyrė tė mrekullueshme manushaqeje dhe qėndronte kaq uniform dhe i qetė, sa tė dukej se kurrrė nuk do t’i vinte fundi kėsaj paqeje dhe bukurie tė rrallė.
Nė perėndim, shpesh, nė horizont, por edhe mbi det, grumbulloheshin ca re tė ēuditshme. Ato shkėlqenin me njė ndriēim kaq hyjnor, saqė ajo, herėpashere, duke e parė atė bukuri magjike e shtrirė nė minder, mbulonte fytyrėn me shall dhe ia plaste tė qarit: -O Zot, edhe dy-tri javė, - dhe pėrsėri Moska!
Netėt ishin tė nxehta dhe shumė tė errėta. Nė atė terr tė madh fluturonin, xixėllonin dhe shkėlqenin xixėllonjat me njė dritė pluskuese dhe kumbonin bretkocat. Ndėrkaq, syri mėsohej me errėsirėn dhe lart shfaqeshin yjet dhe kreshtat e maleve, kurse mbi fshat shquheshin pemėt, tė cilat, ditėn, nuk i vinim re. Dhe, gjithė natėn e natės, nga pijetorja vinte trokitja e shurdhėt e daulles, e zėrit melankolik dhe e vajit tė trishtuar e tė pafund tė po sė njėjtės kėngė.
Jo shumė larg prej nesh, pranė lumit tė tahtė, aty tek bregu, kėrcente me vrull nga njė shtrat guri, njė pėrrua i cekėt dhe i tejdukshėm. Ujėt e tij copėtohej, vėrtitej e shkėlqente nė mėnyrė misterioze. Ndėrkohė, gjithė kėtė pamje tė rrallė e shikonte njė krijesė e mrekullueshme, - hėna e orėve tė vona, e cila shfaqej pas maleve e pyjeve.
Nganjėherė, netėve, nga malet afroheshin re tė frikshme. Shpėrthente stuhia e frikshme dhe nė errėsirėn sterrė tė zezė tė zhurmave tė pyjeve, shfaqeshin humnera magjike jeshile. Dhe, ē’tė dėgjoje, kur jehona e goditjeve tė bubullimave dhe vetėtimave merrte qiellin. Atėherė, nė pyll fillonin tė zbrisnin dhe tė lėshonin zėrat dhe klithmat e tyre shqiponjat, panterat; ēakenjtė ulėrinin…
Meqenėse afėr dritares sonė tė ndriēuar u turrėn tufa tė tėra, – nė netė tė tilla ato gjithmonė afrohen drejt banesave – ne, pasi ato u larguan, hapėm njė natė dritaren dhe i shikonim nga larg. Ata qėndronin tė palėvizur nėn rrebeshin e shiut, qė shkėlqente nėpėr natė, dhe lėshonin tinguj e dukeshin sikur qanin e luteshin tė rrinin tek ne… Ajo qante me gėzim, duke parė dhimbsurisht nga ata.
Ai e kėrkoi atė nė Gelenxhik, nė Gager, nė Soē. Ditėn tjetėr, nė mėngjes, me tė mbėrritur nė Soē, ai u la nė det. Pastaj, u rruajt, veshi rroba tė tjera, tė pastra, njė xhaketė tė bardhė si bora. Hėngri mėngjes nė verandėn e restorantit tė hotelit, piu njė shishe shampanjė, piu kafe selfion, mė pas dhe pa u ngutur, piu njė puro.
Pastaj, u kthye nė dhomė, u shtri nė divan, dhe e qėlloi veten, nė tė dy tėmthat, me dy revolverė.