GUNTER GRASS

Gunter Grass u lind nė Danzica, mė 1927. Ėshtė autor i disa prej veprave mė tė rėndėsishme nė prozė tė gjysmės sė dytė tė shekullit xx. Mė 1999 i ėshtė dhėnė Ēmimi Nobel.

Pėrktheu: Ornela Canaj


ZJARRI


S'mė mbetet gjė tjetėr veēse tė pėrsėris atė qė shėnova edhe nė procesverbal. Nuk kam qenė e dashura e tij. Nė ēdo rast e besuara e tij, nėse ekziston njė term i tillė. E ashtuquajtura jonė besueshmėri, pėr tė cilėn do tė pyes pareshtur, pėrkufizohej nė profesionalizėm. Kjo do tė thotė: nga profesori de Groot mėsova mė tepėr unė se zonjusha Manthey, tė cilės i ishte dhėnė leje nga muzeu Kassler, ashtu si dhe mua nga muzeu Wallraf-Richartz, sepse qė tė dyja duhet tė pėrfundonim studimet me njė kurs
restaurimi gjysmėvjeēar nė Amsterdam. Profesori de Groot ishte njė gjeni i shquar ndėrkombėtar. Gjithė nxėnėsit si dhe zonjusha Manthey, e cila u shpreh se ishte ndier e shpėrfillur, u janė mirėnjohės mėsimeve tė tij.
Vetėm dy herė mė ėshtė dhėnė mundėsia ta ndihmoj profesor de Groot pėr pėrzgjedhjen e sfondit tė pikturės nė studion e tij private, pjesėn tjetėr tė kohės, ashtu siē pohoi dr. Janku, punonim tė gjithė sė bashku, nė sallėn e restaurimit. Gjithsesi, ėshtė plotėsisht e vėrtetė qė nga tė gjithė nxėnėsit, profesori de Groot mė merrte vetėm mua kur aparati i tij fliste pėr rėnie zjarri nė qendėr tė qytetit. Pėr fatin tim, jo gjithmonė kėto shėtitje mė shkėputnin nga puna, tė cilėn e ndiqja me mjaft interes. Kolegėt e mi mund tė vėrtetojnė se sa mė nevrikosnin kėto parapėlqime, por, pėr kėtė
gjė nuk mund tė mėrziteshe hapur me profesorin de Groot.
Siē ėshtė e njohur gjithkund, edhe mėsuesi ynė, kur ulej tė punonte, dėgjonte vazhdimisht stacionin e njoftimeve policeske. Pėr kėtė veēanėsi tė tij, kisha dėgjuar
tė flitej e tė tregohej nė Kėln. Atje thoshin: "I zoti, por tekanjoz".
Aksidentet automobilistik, zėnkat e tė shtunės, po edhe vetė vjedhjet nė dyqanet e argjendarive kurrė nuk e linin profesorin de Groot tė ngrinte vėshtrimin nga puna, sidoqoftė atė e shkėpusnin komentaret me sarkazėm qė ne i pėrqeshnim, puna delikate e tij nuk mund tė shkėputej nga ajo sallatė gjuhėsore qė vijonte e qė na ishte bėrė zakon. Dr. John e kuptoi qė ne e parodizonim atė, padisnim djegien e njė dėrrase tė ēatisė. Ende e shoh profesorin de Groot duke rrėmuar nė xhepin e xhaketės dhe duke tringėlluar ēelėsin e makinės: "Do tė vini zonjusha Schimmelpfeng?"
Gjatė njė gjysme viti pashė 4 zjarre tė mėdhenj - 2 nė Heeren Gracht, njė nė Dirnen pranė kishės ė vjetėr dhe njė nė Waterloo Plein - krahas kėtyre edhe njė dyzinė zjarresh tė mesėm, sepse nė Amsterdam bie shpesh zjarr. Profesori de Groot i shihte kėto zjarre qetėsisht dhe me gjakftohtėsi, shpeshherė disi i zhgėnjyer, por pėrherė i interesuar shkencėrisht, siē e mėsova gjatė punės nė sallėn e restaurimit. Kėto zjarre - kjo ėshtė thėnė dhe, nėse dėshironi, ėshtė shėnuar edhe nė procesverbal - shpesh kundėr dėshirės sime, mė shqetėsonin, madje, mė nevrikosnin aq shumė sa shpeshherė mė ngacmonte ideja e pamotivuar se profesori de Groot e vazhdonte kėtė lojė me mua pėr njė qėllim tė caktuar. Me vendosmėri vėrtetoj: kjo gjė pėrjashtohet plotėsisht.
Unė dėshtova kryekėput. E papjekur dhe pa shumė qėndresė, lashė tė mė shkiste nga duart ēdo disiplinė shkencore. Profesorin de Groot, me vetėpėrmbajtjen e tij tė theksuar mund ta kisha shembull: kur luftohej me zjarrin, ai zakonisht heshtte. Dhe nėse fliste, biseda vėrtitej gjithmonė rreth piktorit tė tij tė preferuar Turner, veēanėrisht pėr pasionin e zjarrit, pikturuar mė 1835, djegia e parlamentit, ose djegia e Romės, pra, pėr ēdo pikturė pikturuar nga Turner i frymėzuar nga djegia e parlamentit, qė e kishte parė me sytė e tij. Pėr kėtė, dhe vetėm pėr kėtė gjė thashė, po,
kur nė maj tė njė viti mė parė, profesori de Groot pati mirėsinė tė mė ftonte pėr njė ekskursion tre ditor nė Londėr. Shumė kohė qėndruam nė galeri. Nė tė famshmin libėr skicash tė Turnerit, gjetėm shumė herė e rastėsisht tė sipėrpėrmendurėn djegie tė parlamentit dhe u ndalėm gjatė tek ajo. Nėse tani do tė them se mėsuesi im, profesori de Groot u miqėsua me mua gjatė atyre ditėve tė shkurtra dhe tė lumtura pėr tė dy, vetėm mund tė shpresoj se me kėtė thėnie, jo ēdo dyshim pėrtėrihet dhe ėshtė i gatshėm pėr gjykatėn e lartė. Nuk e dija qė, edhe nė shtėpi, profesori de Groot dėgjonte stacionin me lajme policore. Pėr shtėpinė, ai fliste pėrgjithėsisht rrallė, kurse nė Londėr nuk foli kurrė pėr tė. Vjet u ftova dy herė pėr darkė nga e shoqja nė shtėpinė e tij, njė tė diel qershori dhe njė tė diel tė fillimkorrikut. Gruaja e profesorit de Groot mė krijoi njė pėrshtypje tė ndrojtur, tė ngurtė - mė dukej e lodhur, e dėrrmuar - por kurrė nuk do tė mė kishte shkuar ndėr mend se radioja, vesi i zakonshėm i ēdo nxėnėsi, kishte varrosur shėndetin e saj, sepse profesori de Groot - sipas mendimit tim - ēdo natė e linte ndezur aparatin me tė gjithė volumin e zėrit dhe ndėrkohė qė ai flinte, e shoqja mezi vinte gjumė nė sy.
Kėshtu qė ashtu sapo e mora vesh njoftimet pėr rėnie zjarri, tė gjitha njoftimet pėr rėnie zjarri e zgjonin menjėherė dhe e shoqja, shpesh pa dėshirė, ishte detyruar tė vishej dhe ta shoqėronte atė nė vendet ku njoftohej pėr zjarr. Sa mė shumė e gjykoj
kėtė gjėegjėzė, aq mė tepėr e bėj tė vlefshėm vėrtetimin se vetėm interesat profesionale, pra ato shkencore - si parėsore, studimet e lartpėrmendura tė Turnerit - i ofruan profesorit de Groot kėtė sjellje tė pazakontė. Sot, kur e di se si u dogj nė shtėpinė e vet mėsuesi im, Henk de Groot, kur duhet tė pranoj se ai ka dėgjuar nė radio pėr zjarrin nė shtėpinė e tij, kur pėrfytyroj pareshtur se si ėshtė pėrpjekur tė shpėtojė vetė dhe dorėshkrimet nga dhoma e gjumit tė katit tė sipėrm pėr nė papafingon e shtėpisė, e cila si gjithė shtėpitė e vjetra tė qytetit digjet nga poshtė lart, sot, kur nuk mund ta shfajėsoj dot gruan e profesorit de Groot, e cila paditet pėr vėnie
zjarri me paramendim pėr qėllim vrasjeje - sepse mė kujtohet vazhdimisht vėrejtja gjatė darkės, afėrsisht "Ndonjė ditė do tė djegėsh gishtat...", sot e kėsaj dite qortoj veten qė nuk u pėrpoqa tė ndikoj me maturi tek mėsuesi im aq mė tepėr qė isha e sigurtė pėr besimin e tij, edhe pse kurrė nuk kam qenė e dashura e tij, siē hamendėsohet, as edhe nė Londėr gjatė ekskursionit tė shkurtėr treditor. Sė fundmi, alibia ime tregon qartė qė gjatė natės sė zjarrit, unė me kolegen time, zonjushėn Manthey, ishim nė kinema, nė njė shfaqje tė orėve tė vona.