Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6

Tema: Hajnrih Bėl

  1. #1

    Hajnrih Bėl

    HEINRICH BOLL (HAJNRIH BĖL)
    (1917-1985)


    Heinrich Boll u lind nė Kėln mė 1917. Iu dha Ēmimi Nobel mė 1972. Nė veprat e tij tė shumta ka denoncuar me njė mėnyrė satiriko-groteske tragjedinė e luftės, varfėrinė e pasluftės dhe hipokrizinė e Gjermanisė sė re kapitaliste. Nga librat e tij janė pėr tu shėnuar: “Opinioni i njė klouni”, “Nderi i humbur i Katerina Blumit”, etj.

    Pėrktheu Afrim Koēi

    FYTYRA IME E VREROSUR



    Kur qėndroja nė skelė duke parė pulėbardhat, fytyra ime e vrerosur i ra nė sy njė polici qė patrullonte nė kėtė zonė. Unė kisha humbur krejt pas kėtyre zogjve zevzekė, qė mė kot ngjiteshin si shigjetė dhe pastaj rrėzoheshin me vėrtik nė kėrkim tė ndonjė ushqimi; skela e shkretuar, ujė i blertė i trashė dhe i ndyrė nga vajrat, mbi koren e syprinės sė tė cilit notonin lloj-lloj hedhurinash, asnjė anije pėr be, vinēat tė ndryshkur, depo tė mėdha tė rrėnuara; as edhe minjtė nuk e prishnin qetėsinė e thellė qė mbulonte gėrmadhat e zeza tė skelės. Po bėheshin vite qė ishte ndėrprerė ēdo lidhje me jashtė.
    I kisha vėnė syrin njė pulėbardhe dhe po ia ndiqja fluturimin me kujdes. E trembur, si njė dallėndyshe qė ka nuhatur stuhinė, ajo mė tė shumtėn rrinte pezull fare pranė ujit dhe vetėm mė tė rrallė guxonte tė vėrvitej lart me klithmė pėr t'u bashkuar me shoqet. Tė ishte e mundur tė mė plotėsohej njė dėshirė, do tė kisha dashur njė bukė qė tė ushqeja pulėbardhėn, ta bėja atė copa-copa dhe t’i shėnoja njė pikė tė bardhė fluturimit tė shqetėsuar, t'i caktoja njė fund zbritjes sė saj; me anė tė asaj cope buke t'i tendosja rravgimet e ngatėrruara tė endjeve kėlthitėse, duke i pėrmbledhur nga brenda si njė tufė fijesh. Mirėpo unė vetė isha i uritur si ajo, i lodhur, sido qė edhe i lumtur nė gjithė atė pikėllim, sepse ishte gjė e bukur shumė tė qėndroje atje, me duar nė xhepa, duke soditur pulėbardhėn dhe duke pirė pikėllimin.
    Befas njė dorė zyrtare mbėshtetet nė supin tim dhe njė zė shqipton:
    - Ejani me mua!
    Ndėrkaq dora nė sup rrekej tė mė kap dhe tė mė ngrerė lart.
    Unė qėndrova nė vend, e shkunda dorėn tej dhe thashė qetėsisht:
    - Ju s'jeni nė vete.
    - Shok, - vazhdoi i padukshmi, - kini kujdes.
    - Zotėri, - ia ktheva unė.
    - Nuk ka mė zotėrinj, - thirri ai me zemėrim. - Jemi shokė tė gjithė.
    Dhe ai bėri pėrpara, mė vėshtroi anash dhe unė qeshė i detyruar ta ktheja vėshtrimin tim, qė deri atėherė bridhte i lumtur, dhe ta kridhja nė sytė e tij tė rreptė: ai ishte serioz sa edhe njė buall, qė pėr dhjetė vjet ėshtė ushqyer vetėm me detyrė.
    - Pėr ē'arsye... - desha tė filloja unė.
    - Arsye ka plot, - tha ai, - fytyra juaj e vrerosur.
    Unė qesha.
    - Mos qeshni!
    Zemėrimi i tij ishte i vėrtetė. Nė krye pata menduar se ai do tė ishte mėrzitur, meqė nuk gjente asnjė lavire, asnjė detar tė dehur, asnjė vjedhės ose tė arratisur pėr ta arrestuar, mirėpo tani e pashė se e kishte me tėrė mend: donte tė mė arrestonte.
    - Ejani me mua...!
    - Po pėrse? - pyeta unė qetėsisht.
    Pėrpara se tė merrja vesh se ē'bėhej, njė zinxhir i hollė mė pėshtolli kyēin e dorės tė majtė dhe nė atė ēast e kuptova qė isha i humbur pėrsėri. Pėr herė tė fundit u ktheva nga pulėbardhat rravguese, vėshtrova qiellin e mrekullueshėm gri dhe u pėrpoqa tė hidhesha me njė vrull nė ujė, sepse mė dukej mė e mirė tė mbytesha vetė nė kėtė ēorbė tė ndyrė, sesa tė mė mbyste me duar ndonjė rreshter, diku nė ndonjė kazermė ose ta shihja veten pėrsėri nė kamp.
    - Po pėrse? - pyeta unė sėrish.
    - Ka njė ligj qė thotė se duhet tė jeni i lumtur.
    - Unė i lumtur jam! - thirra.
    - Fytyra juaj e vrerosur... - tundi ai kokėn.
    - Por ky ligj ėshtė i ri, - thashė unė.
    - Ėshtė tridhjetegjashtėorėsh dhe ju e dini qė ēdo ligj hyn nė fuqi njėzet e katėr orė pas shpalljes sė tij.
    - Unė nuk kam dijeni.
    - Kjo nuk ju shfajėson. Pardje u shpall me anė tė radios, u botua nė tė gjitha gazetat dhe pėr ata, - kėtu ai mė hodhi njė vėshtrim pėrbuzės, - pėr ata qė nuk dinė tė pėrfitojnė as nga tė mirat e radios, as tė shtypit, ai u bė i njohur me anė tė fletushkave qė u hodhėn nė tė gjitha rrugėt e Rajhut. Kėshtu qė tani ju shok, duhet tė vėrtetoni edhe se ku keni qenė kėto tridhjetė e gjashtė orėt e fundit.
    Dhe mė tėrhoqi pas. Vetėm tani e vura re se ishte ftohur dhe unė nuk kisha pallto, vetėm tani e ndjeva me tamam urinė tek trokiste nė portat e stomakut, vetėm tani e kuptova se isha edhe i palarė, i parruar, i leckosur dhe se kishte ligje qė kėrkonin nga ēdo shok tė ishte i larė, i rruar, i lumtur dhe i ngopur. Polici me shtynte pėrpara, si njė dordolec qė hajdutėt nuk e lėnė nė vendin e ėndrrave tė tij, aty buzė arės. Rrugėt ishin tė shkreta dhe posta e policisė nuk ishte larg, dhe, megjithėse e pata ditur qė ata do tė gjenin njė shkak pėr tė mė arrestuar pėrsėri, ndieja, megjithatė, njė rėndėsim nė zemėr, sepse ai po mė ēonte nėpėr vendet e fėmijėrisė, tė cilat unė kisha pasur ndėrmend t'i shihja; pasi tė kthehesha nga skela; kopshte tė mbuluara nga shkurret dhe tė bukura nė braktisjen e tyre, udhė tė mbajtura me kujdes, tė rregullta, tė pastra, tė gjera, tė ndėrtuara me plan enkas pėr skuadronet patriotike, qė zhvillonin kėtu marshimet e tyre edhe tė hėnė, tė mėrkurė dhe tė shtunė. Vetėm qielli ishte ai i pari dhe ajri si i atyre ditėve kur zemra ime ishte e mbushur me ėndrra.
    Tė gjithė njerėzve qė ndeshnin rrugės, u lexohej qartė nė ballė vula e zellit dhe veli i hollė i dėshirės pėr t'u dukur tė bindur i mbėshtillte ata, sidomos sapo shihnin policin; tė gjithė shpejtonin hapin duke marrė njė shprehje dashamirėsie, ndėrsa gratė, qė dilnin nga dyqanet, pėrpiqeshin t'i jepnin fytyrės atė shprehjen e gėzimit qė kėrkohej prej tyre, sepse kishte porosi qė tė tregoheshin tė gėzuara dhe tė kėnaqura me punėn e amvisės, e cila kishte pėr detyrė qė t'u pėrgatiste ushqim tė mirė e tė freskėt punėtorėve shtetėrorė.
    E megjithatė tė gjithė kėta njerėz na shmangeshin me mjeshtėri, asnjė nuk kryqėzohej me ne; me t'u shfaqur ndonjė gjurmė jete nė rrugė, ajo zhdukej njėzet hapa para nesh dhe secili pėrpiqej tė futej nė ndonjė dyqan, tė kthente qoshen e rrugės ose tė fshihej pas ndonjė porte tė huaj e tė priste atje gjithė frikė gjersa tė mekej zhurma e hapave tanė.
    Vetėm njėherė, kur sapo kaptuam njė kryqėzim, na doli pėrballė njė plak, nė jakėn e tė cilit mė zunė sytė kalimthi distinktivin e mėsuesit; ai nuk kishte mė si tė na shmangej dhe u pėrpoq, pasi pėrshėndeti mė parė policin, sipas urdhrave nė fuqi (duke goditur tri herė rresht me pėllėmbė ēaēkėn e kokės sė vet, nė shenjė nėnshtrimi absolut), u pėrpoq, pra, tė kryente detyrėn, e cila i kėrkonte tė mė pėshtynte tri herė nė fytyrė, duke e shoqėruar atė veprim me thirrjen e detyrueshme: “Derr tradhtar!” Ai kishte nishan tė mirė, por dita qėlloi e nxehtė, grykėn ai duhej ta kishte tė thatė, dhe mua mė arritėn vetėm disa cirka tė mjera, thuajse tė palėndėta, qė unė - nė kundėrshtim me urdhrat - u pėrpoqa padashur t'i fshihja me mėngė, pėr kėtė polici mė dha njė shkelm bythės dhe njė grusht nė mes tė shtyllės sė kurrizit, duke shtuar qetėsisht me zė “shkalla njė”, qė donte tė thoshte: shkalla e parė dhe mė e butė e dėnimit qė kishte tė drejtė tė jepte njė polic.
    Mėsuesi, ndėrkaq, ia kishte mbathur me tė shpejtė. Tė tjerėt arritėn tė na shmangeshin, hiq kėtu, mbase, njė grua, qė, pėrpara se t'u kushtohej gėzimeve tė mbrėmjes nė kazermat e dashurisė, po bėnte shėtitjen e detyruar, njė leshverdhė e zbehtė dhe e fryrė, qė mė dėrgoi njė puthje nga lart, pėr ēka unė i buzėqesha me mirėnjohje, ndėrsa polici u shtir sikur nuk vuri re gjė. Ata ishin porositur t'u lejonin kėtyre grave ca liri, qė pėr cilindo shok tjetėr do tė kishte pasur pasoja shumė tė rėnda; por, meqenėse ato ndihmonin shumė pėr ngritjen e gėzimit tė pėrgjithshėm tė punės, atyre u ishte lejuar tė shkelnin ca ligjin, njė rrethanė, kjo, tė cilėn filozofi zyrtar, dr.dr.dr.Biajgot, e damkosi nė revistėn e detyruar tė filozofisė (zyrtare) si njė shenjė qė dėshmonte pėr fillimin e njė procesi liberalizimi. Kėtė e pata lexuar njė ditė mė parė, tek kthehesha nė kryeqytet, nė disa fletė tė revistės nė fjalė, tė cilat i gjeta nė nevojtoren e njė fshatari, qė njė student, me siguri djali i fshatarit, i kishte qėndisur me disa epitete fort tė goditura...
    Pata fat qė arritėm stacionin e policisė, sepse pikėrisht nė atė ēast ushtuan sirenat, shenjė, kjo, qė rrugėve do tė vėrshonin mijėra njerėz me shprehjen e njė lumturie tė matur nė fytyrė (sepse urdhri thoshte qė nė mbarim tė punės tė mos tregohet gėzim i madh, meqė kjo do tė merrej sikur puna ishte barė; ndėrsa kur fillonte puna, po, atėherė duhej tė mbretėronte ngazėllimi, ngazėllimi dhe kėnga) dhe tė gjithė kėta mijėra do tė ishin tė detyruar tė mė pėshtynin nė fytyrė. Megjithėse, ē'ėshtė e vėrteta, sirenat binin dhjetė minuta (pėrpara mbarimit tė orarit, sepse ēdo punėtor ishte i detyruar qė nė kėto dhjetė minuta tė bėnte njė pastrim rrėnjėsor, sikundėr e kėrkonte parulla e kryetarit tė shtetit tė asaj kohe: lumturi dhe sapun.
    Dera e postės tė policisė tė kėsaj zone, njė katror betoni, ruhej nga dy roja, qė, kur u kalova pranė, mė dhanė racionin e zakonshėm tė “ndėshkimeve trupore”; mė goditėn fort nė tėmtha me kondakėt e pushkėve dhe mė shembėn klavikulat me tytat e revoleve tė tyre, nė pėrputhje me nenet e ligjit Nr.1 “Ēdo polic ka tė drejtė qė kundrejt ēdo tė kapuri (me kėtė nėnkuptojmė tė arrestuarin) ta shfaqė veten si pushtet, me pėrjashtim tė atij qė e ka kapur vetė meqenėse ky do tė ketė fatin tė marrė pjesė nė ndėshkimet e nevojshme trupore gjatė marrjes nė pyetje. Vetė ligji penal ka kėtė formulim: “Ēdo polic ka tė drejtė tė dėnojė cilindo, ai ka pėr detyrė tė dėnojė cilindo qė ka bėrė faj.”
    Kaluam pėrmes njė korridori tė gjatė e tė zhveshur, me dritare tė mėdha nė tė dyja anėt; sė fundi u hap automatikisht njė derė, sipas lajmėrimit qė kishin bėrė ndėrkohė rojat pėr ardhjen tonė, sepse nė atė kohė, kur mbretėronte lumturia, kur ēdo gjė ishte e mirė, e rregullt dhe kur secili pėrpiqej qė ta harxhonte brenda ditės racionin e sapunit, nė ato ditė, pra, ardhja e njė tė kapuri (tė arrestuari) ishte ngjarje mė vete.
    Hymė nė njė dhomė thuajse tė zbrazėt, ku kishte vetėm njė tryezė shkrimi me telefon dhe dy kolltukė. Unė duhej tė rrija nė kėmbė nė mes tė dhomės, kurse polici hoqi helmetėn dhe u ul.
    Nė fillim u bė heshtje dhe nuk ndodhi gjė; ata kėshtu veprojnė pėrsėri, kjo ėshtė mė e keqja; unė e ndieja se si fytyra ime brengosej gjithnjė e mė shumė, isha i lodhur dhe i uritur dhe ishte zhdukur edhe gjurma e fundit e asaj lumturie tė pėrzitur i bindur tashmė qė isha i humbur.
    Disa sekonda mė vonė hyri i heshtur njė burrė i gjatė e fytyrėzbehtė, me uniformėn e murrme tė kryehetuesit. Ai u ul pa thėnė asnjė fjalė dhe zuri tė mė vėshtronte.
    - Profesioni?
    - Shok i thjeshtė.
    - Ditėlindja?
    - 1. 1. - i thashė unė.
    - Puma e fundit qė keni bėrė?
    - I burgosur.
    Ata tė dy u vėshtruan nė sy.
    - Kur dhe nga ku jeni liruar?
    - Dje, shtėpia 12, qelia 13.
    - Vendqėndrimi i lejuar?
    - Kryeqytet.
    - Dokumentin.
    Nxora nga xhepi vėrtetimin e lirimit dhe ia dhashė. Ai e mbėrtheu atė me kartelėn e gjelbėr qė pati filluar tė mbushte me tė dhėnat e mia.
    - Krimi i mėparshėm?
    - Fytyrė e gėzuar.
    Ata tė dy u vėshtruan nė sy.
    - Shpjegohuni, - tha kryehetuesi.
    - Asokohe, - thashė unė, - njė polici i ra nė sy fytyra ime e gėzuar nė njė ditė kur ishte urdhėruar zi e pėrgjithshme. Ishte dita e vdekjes sė shefit.
    - Masa e dėnimit?
    - Pesė.
    - Sjellja?
    - E keqe.
    - Arsyeja?
    - Zell i pamjaftueshėm nė punė.
    - E qartė.
    Kryehetuesi u ngrit, m'u afrua dhe me njė goditje tė saktė mė theu, tri dhėmbėt e parė; shenjė, kjo, qė mė damkoste si pėrsėritės, njė masė rėnduese, qė unė nuk e kisha llogaritur. Pastaj kryehetuesi doli nga dhoma dhe hyri njė djalosh trashaluq me uniformė tė murrme hetuesi.
    Ata mė rrahėn tė gjithė: hetuesi, hetuesi i parė, kryehetuesi, pėrveē atyre ndėshkimeve trupore qė mė dha polici im, sipas sė drejtės qė i jepte ligji. Dhe mė dėnuan dhjetė vjet burg, sepse kisha pasur fytyrė tė vrerosur, ashtu siē mė patėn dėnuar para pesė vjetėsh me pesė vjet, sepse kisha pasur fytyrė tė gėzuar.
    Tani, nė dalsha i gjallė nga kėta dhjetė vjet me lumturi e sapun, do tė provoj tė mos kem fare fytyrė...

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Askusho pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2

    Tregim nga HAJNRIH BĖL

    Pėrktheu Eqrem Biba



    PESHORJA E FAMILJES BALEK



    Nė vendlindjen e gjyshit tim, njerėzit merreshin kryesisht me rrahjen e lirit dhe fitonin me kėtė bukėn e gojės. Gjatė pesė brezave, ata thithėn pluhurin qė ngrihej lart nga kėcenjtė e bluar dhe helmoheshin pak e nga pak prej tij.
    Kur ktheheshin fėmijėt nga shkolla, qėllonte qė shkonin nė pyll dhe mblidhnin kėrpudha dhe barėra.
    Pyjet ishin pronė e familjes Balek; edhe fabrikat e lirit ishin pronė e tyre. Nė fshatin e gjyshit tim ishte kėshtjella e Balekėve, dhe gruaja e ēdo kryetari familjeje tė Balekėve kishte, pranė kuzhinės njė dhomė tė vogėl, ku peshoheshin e paguheshin kėrpudhat, barėrat dhe lulet. Atje, mbi njė tryezė, Balekėt kishin njė peshore tė madhe - njė peshore tė vjetėr, tė lyer me bojė ari, njė peshore para sė cilės edhe gjyshėrit e gjyshit tim qėndronin nė kėmbė, duke mbajtur nė duart e tyre tė ndyta prej fėmijėsh shporta plot me kėrpudha, paketa me lule, dhe qė shikonin me kujdes se sa drehem do t'i duheshin frau Balekut, nė mėnyrė qė akrepi i lėkundur tė qėndronte pikėrisht te vija e zezė, tek ajo vijėz e hollė e drejtėsisė, qė duhej shėnuar ēdo vit rishtas. Pastaj, frau Baleku merrte njė regjistėr tė madh me kapak meshini bojė kafe, shėnonte nė tė peshėn dhe paguante paratė - pfeningė ose solda dhe shumė, shumė rrallė ndonjė mark. Dhe, kur gjyshi im kishte qenė ende fėmijė, atje kish patur njė kuti tė madhe me sheqerka tė athėta, nga ato qė kushtonin njė mark kilogrami kur frau Baleku, qė drejtonte atėherė punėt e dhomės fuste nganjėherė dorėn nė atė kuti dhe i jepte secilit njė bonbone, fytyrat e fėmijėve ēeleshin nga gėzimi, ashtu sikundėr ēeleshin kur nėna, me rastin e festave tė mėdha, u hidhte nė gotat e kafes ca qumėsht, prej tė cilit kafja merrte njė ngjyrė pėrherė e mė tė ēelur, gjersa zbardhėllehej, si gėrshetat e vajzave flokėverdha.
    Njė ligj i familjes Balek, sipas tė cilit jetonte fshati, thoshte: Askujt nuk i lejohet tė mbajė peshore nė shtėpi. Ky ligj ishte aq i vjetėr saqė asnjeri nuk dinte sesi dhe kur kish dalė ai: ai ligj duhej respektuar patjetėr, sepse shkelėsit e tij dėnoheshin nga fabrika dhe atyre nuk u pranoheshin mė as kėrpudhat, as barėrat e lulet dhe Balekėt ishin njerėz aq tė fuqishėm, saqė edhe nė fshatrat rreth e pėrqark askush nuk e merrte shkelėsin nė punė, askush nuk i blinte barėra pylli.
    Im gjysh qe i pari qė guxoi tė kontrollonte drejtėsinė e Balekėve, tė atyre qė jetonin nė kėshtjellė, qė kishin dy karroca tė bukura, dhe tė cilėve, me rastin e vitit tė ri, 1900, Kaizeri u dha njė titull fisnikėrie.
    Gjyshi im kishte qenė njė djalė i zgjuar dhe i zellshėm; ai futej thellė nė pyll dhe shkonte mė larg se gjithė fėmijėt e tjerė; futej gjer atje ku, sipas gojėdhėnės banonte Bilgani - njė gjigant qė mbronte thesarin e Balderėve. Por gjyshi im nuk kish frikė nga Bilgani; ai hynte thellė nė pyll dhe, qė nė moshė tė njomė, mblidhte njė mori kėrpudhash; nganjėherė gjente bile edhe disa lloj kėrpudhash tė rralla, qė frau Baleku i blente me nga 60 pfeningė kilogramin. Pata fletės sė kalendarit, im gjysh shėnonte gjithshka qė u dorėzonte Balekėve: ēdo kilogram kėrpudha dhe barėra, dhe me shkrimin e tij prej fėmije shėnonte aty pranė se sa tė holla kishte marrė pėr to; kėshtu kish vepruar ai pėr ēdo pfening, qė kishte marrė nga mosha 7 gjer nė 12 vjeē; dhe kur kish mbushur 12 vjeē, kishte hyrė viti 1900. Me kėtė rast, Kaizeri u kishte dhėnė Balekėve titullin e fisnikut dhe ata i kishin falur ēdo familjeje tė fshatit nga 120 gram kafe puro, nga ajo qė sillej prej Brazilit.
    Kafeja u shpėrnda njė ditė para festės, nė dhomėn e vogėl, ku qėndronte pothuaj prej njėqind vjetėve peshorja e Balekėve, tė cilėt: quheshin tani Balekė fon Biltan, meqenėse. sipas njė legjende mbi Bilganin kėshtjella e kėtij vigani kishte qenė pikėrisht nė vendin ku ngriheshin shtėpitė e Balekėve.
    Gjyshi im mė tregonte shpeshherė se si kish shkuar atje, pasi kish dalė nga shkolla, pėr tė marrė kafen pėr katėr familje: Cehėt, Baidlerėt, Voolin dhe pėr familjen e vet - Bryher, Kjo kish ndodhur njė natė para festės sė Vitit tė ri: duheshin stolisur dhomat, duheshin pjekur byrekėt dhe pėr kėtė duheshin aktivizuar fėmijėt, duke i dėrguar nė kėshtjellė pėr tė marrė 120 gram kafe.
    Dhe ja, im gjysh kish ndenjur nė dhomė, nė njė fron tė vogėl prej druri, dhe po priste qė Gertruda, shėrbėtorja, t'i jepte paketat e gatshme me nga 120 gram kafe secila, katėr paketa, dhe rrinte duke shikuar peshoren, nė pjatėn e majtė tė sė cilės ishte njė peshė prej njė gjysmė kilogrami. Frau Baleku ishte i zėnė me pėrgatitjet e festės. Dhe ja, kur Gertruda desh t'i jepte tim gjyshi njė sheqerkė tė athėt, befas pa se kutia ishte bosh: kutia mbushej njė herė nė vit, dhe nė tė futej njė kilogram sheqerka, nga ato qė kushtonin nga njė mark kilogrami.
    Gertruda ja plasi gazit dhe tha: «Prit se do tė sjell tė tjera», dhe im gjysh, me katėr paketa kafe, tė mbėshtjella me ambalazh fabrike, me nga 120 gram secila, kish qėndruar pėrpara peshores, ku njėri kishte harruar njė peshė gjysmė kilogramėsh; atėherė gjyshi mori katėr paketat e kafes dhe i vuri nė pjatėn e zbrazėt tė peshores, dhe zemra e tij filloi tė rrihte fort, kur pa se akrepi i zi i drejtėsisė kaloi nga e majta e vizės; pjata me peshėn gjysmė kilogramėsh mbeti poshtė, kurse gjysmė kilogrami i kafes u ngrit mjaft lart; zemra filloi t'i rrihte mė fort se sa nė pyll, atėherė kur ai i fshehur prapa njė gėmushe, priste viganin Bilgan: atėherė nxori nga xhepi disa gurė tė vegjėl, qė i mbante gjithnjė me vete, pėr tė vrarė me llastik harabelat, qė fluturonin mbi lakrat qė kish mbjellė nėna e tij - ju desh tė vinte tre, katėr, pesė gurė tė vegjėl pranė katėr paketave tė kafes, nė mėnyrė qė pjata me peshėn gjysmė kilogramėshe tė ngrihej lart dhe akrepi tė qėndronte, mė nė fund, pikėrisht nėn vizėn e zezė. Gjyshi im hoqi nga peshorja kafen, i mbėshtolli gurėt nė njė shami, dhe kur erdhi Gertruda me njė qese tė madhe prej njė kilogrami (tė mbushur me bombona tė athėta, qė duhej tė mjaftonin pėrsėri pėr njė vit tė tėrė, nė mėnyrė qė tė ēeleshin fytyrat e fėmijėve) dhe i hodhi bombonat nė kuti, djali i vogėl dhe i zbetė po qėndronte aty pranė, dhe dukej sikur asgjė nuk kishte ndryshuar. Im gjysh mori vetėm tri paketa, dhe Gertruda pa plot habi dhe frikė se djali, i zbetė, e hodhi sheqerkėn e athėt pėrdhe, e shtypi me kėmbė dhe tha: «Dua tė bisedoj me frau Balekun».
    «Balek fon Bilgan», - e korrigjoi Gertruda.
    «Mirė, Balek fon Bilgan». Por Gertruda qeshi me tė, dhe ai u kthye nė mes tė errėsirės nė fshat, u shpuri kafen Cehėve, Vaidlerėve, Voolit dhe, pasi tha nė shtėpi qė kish pėr tė shkuar te prifti, doli jashtė.
    Por ai doli jashtė, nė errėsirėn e natės, me tė pesė gurėt e tij tė mbledhur nė shami. Ju desh tė ecte njė copė herė tė gjatė, pėr tė gjetur ndonjė njeri qė kishte peshore, ndonjė njeri qė ishte i lejuar tė mbante peshore. Ai dinte qė nė fshatrat Blaugau dhe Bernau nuk kishte asnjeri peshore, prandaj, pa u ndalur fare, vazhdoi rrugėn. Vetėm pas dy orėsh arriti nė qytetin e vogėl Dilhajm, ku banonte farmacisti Hening.
    «Jo, nuk kam ardhur pėr ndonjė ilaē, desha vetėm...» «Gjyshi hapi shaminė, nxori tė pesė gurėt dhe ja zgjati Heningut, duke thėnė: «Desha t'i peshoj pak kėta». Vėshtroi tėrė frikė Heningun, por, kur pa se ky nuk u pėrgjigj fare, nuk u zemėrua dhe nuk pyeti pėr asgjė, im gjysh tha: «Kjo ėshtė ajo qė i mungon drejtėsisė», - dhe atėherė, nė atė dhomė tė ngrohtė, gjyshi ndjeu se i ishin lagur kėmbėt. Dėbora i kish hyrė nga kėpucėt; nė pyll dėbora i kish rėnė pėrsipėr nga degėt dhe tani ishte shkrirė; ai ishte i lodhur dhe i uritur, dhe befas ja dha tė qarit sepse kuptoi qė kishte humbur shumė kėrpudha, barėra e lule; ato ishin peshuar nė njė peshore, sė cilės i mungonin pesė gurė pėr tė arritur kufirin e drejtėsisė. Dhe kur Heningu, duke tundur kokėn dhe duke mbajtur nė dorė tė pesė gurėt, thirri tė shoqen, im gjysh mendoi pėr prindėrit e tij, pėr tė parėt e tij dhe pėrfytyroi njė peshore tė madhe tė padrejtėsisė; pasi u nxeh e qau mė shumė se pėrpara, u ul pa marrė leje nė njė karrige nė dhomėn e Heningut, ju hodhi njė vėshtrim petullave dhe njė filxhani me kafe tė nxehtė, qė frau Heningu, njė grua trashaluqe, ja vuri pėrpara, dhe pushoi sė qari, vetėm kur u kthye Heningu nga dyqani dhe i tha sė shoqes me ngadalė, duke i hedhur gurriēkat nė pėllėmbėn e dorės: «Pesėdhjetė e pesė gram... plot».
    Im gjysh u kthye pėrmes pyllit. Arriti pas dy orėsh nė shtėpi. Nė shtėpi e qortuan rėndė, por ai heshti, dhe kur e pyetėn pėr punėn e kafes, ai nuk tha asnjė fjalė, por ndenji gjithė ditėn duke bėrė llogarira nė fletushkėn e tij, ku ishte shėnuar gjithshka qė ai i kish dhėnė frau Balekut. Kur nė mesnatė, sahati i madh i kėshtjellės ra 12, nga kėshtjella u dėgjuan krisma topi, dhe nė gjithė fshatin shpėrthyen britma e daulle; kur gjithė familja u puth e u pėrqafua, ai tha pastaj, nė qetėsinė qė mbretėroi nė dhomė, me rastin e Vitit tė ri: «Balekėt mė detyrohen 18 marka dhe 32 pfening», Dhe pėrsėri mendoi pėr fėmijėt e fshatit, mendoi pėr vėllain e tij, Fricin, qė mblidhte plot kėrpudha, mendoi pėr tė motrėn e tij Ludmilėn, pėr qindra fėmijė qė mblidhnin pėr Balekėt kėrpudha, barėra dhe lule, por kėsaj radhe nuk qau, vetėm se u tregoi prindėrve, vėllait dhe motrave atė qė kish zbuluar.
    Kur ditėn e parė tė vitit tė ri, Balekėt fon Bilgan vajtėn nė kishė pėr tė dėgjuar meshėn dhe stema e tyre e re, e blertė, qė paraqiste njė vigan qė rrinte ulur nėn njė pishė, spikaste nė karrocėn e tyre, ata panė fytyra tė zbehta e tė ashpra njerėzish dhe sy qė ishin mbėrthyer mbi ta. Ata prisnin tė gjenin nė fshat kurora me lule, tė dėgjonin nė mėngjes serenata dhe pėrshėndetje, me rastin e krishtlindjeve, por, kur kaluan pėrmes fshatit, patėn pėrshtypjen se ky ishte i vdekur dhe fytyrat e zbehta nė kishė ishin drejtuar nga ata, fytyra tė heshtura dhe armiqėsore. Pastaj, kur hypi prifti nė tribunė pėr tė mbajtur fjalėn e zakonshme, me rastin e festės, ai e ndjeu ftohtėsirėn e atyre fytyrave, qė zakonisht ishin tė qeta e tė qeshura dhe, pasi e mblodhi shuk fletėn ku ishte shkruar fjalimi, u kthye i djersitur tek altari; kur dolėn Balekėt nga kisha, pasi mbaroi mesha, kaluan pėrmes njė rreshti fytyrash tė heshtura e tė zbehta. Por zonja e re, Balek fon Bilgan qėndroi pėrpara, pranė frenave tė fėmijėve, kėrkoj me sy fytyrėn e tim gjyshi, tė vogėlushit tė zbetė Franc Bryher, dhe pyeti nė mes tė kishės: «Pse nuk e more kafen pėr nėnėn tėnde?- Atėherė im gjysh u ngrit e tha: «Nuk: e mora, sepse ju mė detyroheni edhe aq para sa bėjnė pesė kilogram kafe». Dhe ai nxori nga xhepi pesė guriēkat, ja zgjati asaj zonje tė re dhe tha: «Ja, se sa, 55 gram pėr njė gjysmė kilogrami peshė - kaq i mungon drejtėsisė suaj».
    Nė kohėn qė Balekėt ndodheshin nė kishė, Vilhelm Vooli, njė gjahtar, kishte hyrė nė dhomėn e vogėl, kish marrė peshoren bashkė me regjistrin e madh me kapak rneshini, ku ishte shėnuar ēdo kilogram kėrpudha, ēdo kilogram luleje, qė kishin blerė Balekėt nė fshat, dhe gjithė ditėn e parė tė vitit tė ri burrat ndenjėn nė dhomėn e stėrgjyshėrve tė mi. dhe llogaritėn, stėrllogaritėn ēdo gram qė kishin shitur, por, kur llogaria e tyre arriti nė disa mijėra talera dhe akoma nuk kishte pėrfunduar, befas erdhėn xhandarėt, duke qėlluar me armė dhe duke pėrdorur bajonetat; ata u futėn nė dhomėn e stėrgjyshit tim dhe muarėn me forcė peshoren, bashkė me regjistrin. Me kėtė rast, vranė motrėn e tim gjyshi, vogėlushen Ludmila, plagosėn disa tė tjerė, por Vooli vrau me thikė njėrin prej xhandarėve.
    Kėshtu ngriti krye jo vetėm fshati ynė, por edhe fshatrat Blaugau dhe Bernau, dhe pothuajse gjatė gjithė njė jave nuk punoi asnjėri nė fabrikat e lirit. Mirėpo ja behėn njė numėr i madh xhandarėsh, tė cilėt ju kėrcėnuan burrave e grave me burgosje, dhe Balekėt e ngarkuan priftin tė kontrollonte botėrisht peshoren nė shkollėn e fshatit dhe tė provonte se akrepi i drejtėsisė nuk bėnte asnjė mashtrim Atėherė burrat e gratė nisėn pėrsėri nga puna nė fabrikėn e lirit.
    Prindėrit e tim gjyshi u detyruan tė largoheshin nga fshati, tė linin varrin e freskėt tė vajzės sė tyre tė vogėl; ata zunė tė thurnin shporta, pa u ngulur pėr shumė kohė nė asnjė vend, sepse nuk mund tė shihnin me zemėr tė qetė sesi i mashtronin kudo njerėzit akrepi i drejtėsisė. Ata bridhnin prapa karrocės sė tyre me plaēka, qė ecte me ngadalė nėpėr rrugėt e fshatrave; kishin me vete edhe njė dhi thatime, dhe njerėzit qė kalonin pranė karrocės, dėgjonin nganjėherė se brenda nė karrocė dikush kėndonte pėr padrejtėsinė. Dhe kush dėshironte tė dėgjonte, mund tė mėsonte historinė e Balek fon Bilganėve, drejtėsisė sė tė cilave i mungonte njė e dhjeta pjesė.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Askusho pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3

    Tregim nga HAJNRIH BĖL

    Pėrktheu: Anrila Spahia (Kove)


    NJERIU QĖ QESH



    Kur mė pyet ndokush pėr profesionin, shushatem fare: skuqem, belbėzoj. Dhe kush pa, unė qė njihem si njeri i sigurt nė vetvete. I kam zili ata, qė mund tė thonė me zė tė lartė: unė jam murator. Berberėve, librashitėsave, shkrimtarėve gjithashtu ua kam zili, pėr thjeshtėsinė mė tė cilėn pohojnė punėt qė bėjnė, pasi nuk ka nevojė tė shpjegosh a sqarosh mė tej njerėzit. Ndėrsa unė jam i detyruar tė jap sqarime kur mė pyesin. Unė jam njeriu, qė qesh. Njė pohim i tillė duhet shpjeguar mė tej, pasi unė pėr hir tė sė vėrtetės edhe pyetjes sė dytė: "Jetoni nga kjo punė?", duhet ti pėrgjigjem me "po". Dhe nė fakt unė jetoj nga e qeshura ime, dhe jetoj mirė, sepse e qeshura ime, po ta shohim si mall, ėshtė shumė e kėrkuar. Unė jam njė profesionist i mirė dhe me pėrvojė i sė qeshurės. Askush tjetėr nuk mund tė qeshė si unė, askush nuk i zotėron nuancat e artit tim. Pėr njė kohė tė gjatė jam pėrpjekur tė shmang sqarimet bezdisėse, duke u paraqitur si aktor, por aftėsitė e tė folurit dhe tė mimikės sime janė shumė tė paplota, pėr ta bėrė tė besueshėm kėtė pohim, dhe meqė mua mė pėlqen tė them tė vėrtetėn, e vėrteta ėshtė kjo: unė jam njeriu, qė qesh. Nuk jam as klloun e as humorist, nuk i gazmoj njerėzit, por e prodhoj gazin. Unė qesh si njė perandor romak, si njė maturant i ndjeshėm, e qeshura e shekullit tė 17-tė mė ėshtė po aq e zakonshme sa dhe ajo e shekullit tė 19-tė, dhe nėse ėshtė e nevojshme, unė qesh pėr tė gjithė shekujt, pėr tė gjitha klasat shoqėrore, pėr tė gjitha grupmoshat: kėtė zanat unė e kam mėsuar, ashtu siē mund tė mėsojė ndokush tė riparojė kėpucė. Qeshja alla-amerikanēe ma shungullon gjoksin, e qeshura e Afrikės, e qeshura e bardhė, e kuqe, e verdhė - tė gjitha, pėrkundrejt pagesės, i lė tė gurgullojnė prej meje, ashtu siē e pėrcakton regjia. Unė jam bėrė shumė i domosdoshėm, qesh nėpėr disqe, qesh nėpėr shirita manjetofoni, madje vetė regjizorėt e radiodramave mė trajtojnė me shumė kujdes. Unė qesh si melankolik, me maturi, me histerizėm, qesh si faturino autobuzi, si shitės fruta-perimesh; bėj qeshjen e mėngjesit, qeshjen e mbrėmjes, qeshjen e natės, dhe tė agut; shkurt, i bėj tė gjitha llojet dhe mėnyrat e mundshme, kur dhe ku duhet qeshur. Duhet tė mė besoni, njė profesion i tillė ėshtė shumė i lodhshėm, madje dhe pėr mua. Specialiteti im ėshtė dhe e qeshura ngjitėse: unė jam bėrė i pazėvendėsueshėm edhe pėr komedianėt e shkallės sė tretė apo tė katėrt, tė cilėt me tė drejtė dridhen pėr suksesin e tyre, ndaj jam ēdo mbrėmje nė variete, t'iu ngjis tė qeshurėn dhe duartrokitjen tė tjerėve. E qeshura ime e pėrzemėrt apo e tėrbuar duhet tė jetė njė punė krejt e pėrpiktė, nuk duhet tė jetė as shumė herėt e as shumė vonė, duhet tė vijė nė momentin e duhur - unė ja plas vetėm sipas programit, gjithė spektatorėt buēasin mbas meje, dhe kėshtu suksesi ėshtė i garantuar. Pastaj shkoj vjedhurazi i dėrmuar drejt garderobės, hedh pallon sipėr supeve, i lumtur, qė mė nė fund do kem orėt e mia tė lira tė mbrėmjes. Nė shtėpi gjej njė tufė telegramesh: "Kemi nevojė urgjente pėr tė qeshurėn tuaj. Regjistrimi bėhet tė martėn.", dhe kėshtu, vetėm pak orė mė vonė shullarem nė njė tren me ajėr tė rėndė duke mallkuar fatin tim. Gjithkush e kupton, qė nė kohė tė lirė apo nė pushime nuk kam fare dėshirė tė qesh. Mjelėsi ėshtė i lumtur vetėm kur harron lopėn, dhe muratori kur harron llaēin, marangozėt shpesh kanė nė shtėpitė e tyre dyer dhe rafte, qė me zor iu hapen. Pastiēierėt pėlqejnė turshitė, kasapi-ēokollatėn; toreadorėt dashurojnė pėllumbat, boksierėt mehiten, kur fėmijėve tė tyre u del gjak nga hunda: unė i kuptoj tė gjithė, ndaj edhe vetė nuk qesh kurrė mbrėmjeve. Unė jam njeri i zymtė, ndaj dhe njerėzit, ndoshta me tė drejtė mė mbajnė pėr pesimist. Nė vitet e para tė martesės, gruaja mė thoshte shpesh: "Qesh njėherė!", por me kohė u bė e qartė dhe pėr tė, qė kėtė dėshirė nuk mund t'ia plotėsoja. Unė jam i lumtur, kur muskujt e stėrlodhur tė fytyrės sime, dhe kur shpirtin tim tė strapacuar, mund t'i shplodh pėrmes seriozitetit tė thellė. Po, edhe e qeshura e tė tjerėve mė nervozon, sepse mė kujton menjėherė profesionin tim. Kėshtu ne jemi bėrė njė familje e heshtur dhe e paqtė, se edhe gruaja ime e ka harruar tė qeshurėn: herė pas here mė rastis ta kap atė duke u ngėrdheshur, e pastaj ngėrdheshem edhe unė. Ne flasim lehtė me njėri-tjetrin, sepse unė e urrej zhurmėn e varieteve, e urrej edhe zhurmėn, qė pllakos nė sallat e regjistrimit. Njerėzit, qė nuk mė njohin, mendojnė se jam i mbyllur nė vetvete. Ndoshta dukem i tillė, se gojėn e hap vetėm, kur mė duhet tė qesh. Me pamje tė tendosur pėrshkoj gjithė udhėn e jetės sime, dhe shumė - shumė i lejoj vetes vetėm ndonjė buzėqeshje tė lehtė, duke mos ditur nė kam qeshur ndonjėherė me gjithė shpirt. Nuk e besoj. Motrat e mia thonė, se kam qėnė gjithmonė njė djalė serioz.
    Unė, qė qesh nė qindra mėnyra, ende nuk e njoh tė qeshurėn time tė vėrtetė.

  6. #4
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Hajnrih Bėl

    Nderi i humbur i Katerina Blumit



    Fragment nga romani “Nderi i humbur i Katerina Blumit”, pėrkthyer mė ‘93 nga Robert Shvarc



    Hajnrih Bėl



    katerinaPersonat dhe veprimet e kėtij tregimi janė tė shpikura nga mendja. Por, nė qoftė se gjatė pėrshkrimit tė disa praktikave gazetareske, do tė vihet re, njė ngjashmėri me praktikat e pėrdorura nga Foto-Gazeta, mė duhet tė theksoj se kjo nuk ėshtė bėrė as me qėllim dhe nuk ėshtė as rastėsi, por ėshtė e pashmangshme.

    1.

    Pėr tregimin e mėposhtėm ekzistojnė disa burime anėsore si dhe tre burime kryesore, tė cilat do t’i pėrmendim kėtu nė fillim dhe pastaj nuk do t’i zėmė nė gojė. Burimet kryesore janė: procesverbalet e hetuesisė, avokati dr. Hubert Blorna, dhe shoku i tij i shkollės e mė vonė i universitetit, prokurori Peter Hah. Ky i fundit – vetėkuptohet, nė mirėbesim – i plotėsoi procesverbalet e hetuesisė me disa hollėsira tė veēanta dhe shpjegoi disa masa tė policisė si edhe disa pėrfundime tė kėrkimeve tė saj, nė ato raste kur kėto gjėra nuk pėrmendeshin nė procesverbalet; dhe kėtė e bėri – gjė qė duhet theksuar medoemos – jo pėr pėrdorim zyrtar, por vetėm pėr pėrdorim privat, sepse e kishte prekur thellė nė shpirt brenga e shokut tė vet Blorna, i cili nuk arrinte t’i shpjegonte dot tė gjitha ato qė ndodhėn e qė, megjithatė, thoshte: “Po ta mendoj hollė-hollė kėtė punė, nuk mė duket e pashpjegueshme, por pothuajse logjike”. Meqė ēėshtja e Katerina Blumit, po tė nisemi nga qėndrimi i tė pandehurės dhe nga pozita shumė e vėshtirė e avokatit tė saj mbrojtės, dr. Blorna, do tė mbetet patjetėr pak a shumė fiktive, mund tė themi se ndoshta disa pasaktėsi tė vogla shumė njerėzore te Hahut janė jo vetėm tė kuptueshme, por edhe tė falshme.

    Pėrsa u pėrket burimeve anėsore, disa prej tė cilave janė mė shumė e disa mė pak tė rėndėsishme, nuk del nevoja qė t’i pėrmendim kėtu, meqėnėse ndėrthurjet, ngatėrresat, njėanshmėria, befasimet dhe konstatimet e tyre do tė sqarohen vetė nė vazhdėn e kėtij tregimi.



    2.

    Po qė se ky tregim – meqė po flasim kėtu kaq shumė pėr burime- tė krijon herė pas here pėrshtypjen e “rrjedhės” – na duhet tė kėrkojmė ndjesė pėr kėtė: kjo gjė ishte e pashmangshme. Kur ke tė bėsh me “burime” e me “rrjedhė”, nuk mund tė flasėsh pėr kompozicion; nė vend tė tij mund tė pėrdorim ndoshta nocionin e kanalizimit, dhe ky nocion ėshtė i qartė pėr kėdo, i cili, kur ka qenė fėmijė (por ndoshta edhe i rritur), ka lojtur me pellgje uji, duke i lidhur ata me njėri-tjetrin me anė hullish e brazhdash tė vogla, duke i zbrazur e duke i devijuar, gjersa arrinte ta mblidhte tė gjithė sasinė e ujit tė pellgjeve nė njė kanal tė pėrbashkėt… Pra, nė kėtė mes nuk bėhet gjė tjetėr veēse njė lloj drenazhi ose tharjeje. Kemi tė bėjmė thjesht me njė proces rregullimi! Prandaj, nė qoftė se kėtė tregim e merr vende-vende rrjedha, na duhet t’i lutemi lexuesit qė tė bėjė pakėz durim, mbasi nė kėtė mes luajnė njėfarė roli edhe ndryshimet ose barazimet e nivelit, sepse fundja ekzistojnė edhe ndalesa, prita, grumbullime rėre, kanalizime gjysmake dhe burime qė “nuk vijnė dot tė gjitha njėherėsh”, si dhe rryma tė nėndheshme etj., etj.



    3.

    Faktet, tė cilat ndoshta do tė ishte mirė t’i parashtronin qysh nė fillim, janė brutale: tė mėrkurėn, mė 20.2.1974, nė vigjilje tė festave tė karnavaleve, njė grua e re njėzeteshtatėvjeēare del nė njė qytet rreth orės 18.45 nga shtėpia e saj dhe niset pėr tė marrė pjesė nė njė mbrėmje dėfrimi private.

    Katėr ditė mė vonė, pas disa ngjarjes h dhe rrethanash dramatike – jemi tė detyruar tė shprehemi kėshtu, duke marrė parasysh pikėrisht ato ndryshime tė nivelit qė shkaktojnė rrjedhėn – pra, katėr ditė mė vonė, tė dielėn mbrėma, nė thuajse po atė orė (ose mė saktė: nė orėn 19.04), gruaja e re i bie ziles nė derėn e apartamentit tė komisarit tė policisė tė Valter Mėding, i cili tamam nė atė kohė ishte duke u maskuar, – jo pėr arsye private, por pėr shkaqe shėrbimi – me njė veshje sheiku; ajo i deklaron Mėdingut tė shastitur se nė drekė, aty nga ora 12.15, kishte vrarė nė apartamentin e vet gazetarin Verner Tėtges; ai, komisari, le tė interesohej qė ta shpėrthenin derėn e saj dhe “ta hiqnin” tė vrarin qė andej, ajo vetė paskėsh bredhur midis orės 12.15 dhe 19.00 nėpėr qytet nė kėrkim tė pendesės, por pendesė as nuk kishte gjetur e as nuk ndiente; gjithashtu lutej qė ta arrestonin, sepse kishte dėshirė tė ndodhej atje ku ndodhej edhe “Ludvigu i saj i dashur”.

    Mėdingu e njihte atė grua, meqė ato ditėt e fundit ajo ishte marrė nė pyetje disa herė; ai ndiente njėfarė simpatie pėr tė dhe nuk dyshoi pėr asnjė ēast nė fjalėt e saj. Me veturė e ēon drejt e nė komisariatin e policisė, njofton eprorin e vet, kryekomisarin Bajemenė, jep urdhėr qė ta shpien gruan e re nė njė qeli dhe, njė ēerek ore mė vonė, takohet me Bajemenen pėrpara derės sė apartamentit tė saj, ku disa specialistė tė policisė e shpėrthejnė derėn dhe vėnė re se deponimi i gruas ishte i saktė.

    Kėtu nuk do tė flasim, shumė pėr gjak; atij qė i pėlqen gjaku i tepėrt, mund t’i rekomandojnė tė ndjekė disa programe televizive e filma kinemaje, ku tė tilla tmerre ka me bollėk, bile edhe me muzikė! Ne e kemi hallin qė tė rrjedhė diēka tjetėr e jo gjak.

    Shumė-shumė mund tė pėrmendim, nė lidhje me tė vdekurin, disa efekte ngjyrash: Tėtgesi i vrarė mbante nė trup njė kostum tė improvizuar sheiku, qė ishte sajuar prej njė ēarēafi mjaft tė pėrdorur, dhe ēdokush e di se ē’pamje ka e kuqja mbi tė bardhėn dėborė; tė gjithė kėtė le ta marrim mė mirė si njė pikturė moderne, meqė kemi tė bėjmė me beze e me njolla tė kuqe.

    Nė rregull! Pra, kėto ishin faktet.



    4.

    Edhe njė fakt tjetėr u duk pėr njėfarė kohe jo krejt i pabesueshėm: lindi dyshimi nė kishte qenė po viktimė e Katerina Blumit edhe fotoreporteri Adolf Shėner, i cili u gjend gjithashtu i vrarė nė njė kėnd pylli, nė pjesėn perėndimore tė qytetit nė festė; por mė vonė, pasi u vendos njėfarė rregulli kronologjik nė rrjedhėn e ngjarjeve, kjo pandehmė doli “ absolutisht pa baza”. Njė shofer taksie deponoi se e kishte pasė ēuar Shėnerin (edhe ky i veshur si sheik me rastin e karnavaleve) se bashku me njė femėr (tė veshur si andaluziane) me makinėn e vet gjer tek ai kėnd pylli. Por kryesorja ishte se Tėtgesi qe vrarė qysh tė dielėn nė drekė, kurse Shėneri tė martėn nė drekė.



    5.

    Njė funksionar i lartė pėr organizimin e festės sė karnavaleve, qė merrej edhe me shitje verėrash dhe shampanje dhe qė mund tė mburrej se kishte kontribuar nė ngritjen e humorit tė njerėzve, u tregua fort i kėnaqur e i lehtėsuar qė tė dyja vrasjet u bėnė tė njohura vetėm tė hėnė pėrkatėsisht tė mėrkurėn, domethėnė pas sė dielės. “Kur ndodhin tė tilla gjėra nė fillim tė kremtimeve gazmore,- kėshtu u shpreh ai, – e merr lumi si humorin ashtu edhe punėn! Po ta marrė vesh njerėzia se maskimi me kostume karnavalesh shfrytėzohet pėr akte kriminale, atėhere e gjithė atmosfera prishet dhe puna dhe fitimet venė nė djall. Tė veprosh ashtu, ėshtė njė sakrilegj i vėrtetė. Hareja dhe gjullurdia kanė nevojė pėr besim. Besimi ėshtė baza e tyre”.



    6

    Nė njė mėnyrė mjaft tė ēuditshme u soll Gazeta pasi u bėnė tė njohura vrasjet e dy gazetarėve tė saj. Shqetėsim i jashtėzakonshėm! Faqe speciale! Numra tė posaēėm! Njoftime vdekjeje nė pėrmasa tė papara! A thua se – meqė u shitka nė kėtė botė – vrasja e njė gazetari qenkėsh diēka e veēantė, diēka mė e rėndė sesa vrasja, pėr shembull, e njė drejtori, nėpunėsi apo vjedhėsi banke!

    Ėshtė e domosdoshme tė nxirret nė pah ky fakt i supervemendjes sė shtypit, sepse jo vetėm GAZETA, por edhe gazeta tė tjera e trajtonin vrasjen e njė gazetari si njė kiamet tė madh, si diēka tė tmerrshme, pothuajse si dhunim tė njė shenjtėrie. U tha, bile, se Tėtgesi, “ra viktimė e profesionit tė vet” dhe, natyrisht, GAZETA vetė ngulte kėmbė fort se edhe Shėneri qenkėsh njė viktimė e Katerina Blumit. Por, edhe nė u dashtė ta pranojmė qė Tėtgesi nuk do tė ishte vrarė aspak sikur mos tė qe bėrė gazetari (por ndonjė copė kėpucari apo furrxhi), prapseprapė do tė qe e udhės sikur tė ishin bėrė ca pėrpjekje pėr ta pėrcaktuar ndryshe vdekjen e tij, pėr shembull si “njė vdekje e kushtėzuar nga profesioni” – pėr mė tepėr, meqė do tė sqarohet mė poshtė se pėr ē’arsye njė femėr aq e menēur dhe pothuajse e ftohtė, si ajo Katerina Blumi, jo vetėm qė e planifikoi, por edhe e kreu vrasjen, se pėr ē’arsye ajo, nė ēastin vendimtar e tė pėrgatitur prej asaj vete, jo vetėm qė e nxori revolverin, por edhe e shkrehu.

    http://www.standard.al/nderi-i-humbu...terina-blumit/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #5
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Pėr: Hajnrih Bėl

    Xhuje, qenka gjithe viruse kjo gazeta Standard. Uroj te kesh ndonje antivirus te mire ne computerin nga shkruan. lol

  8. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Hajnrih Bėl

    boke,

    te gjitha gazeta shqiptare jane plenty of viruses,

    especially forums.///

    jemi nen vizhgimin e serviceve komplet.


    p.s

    prandaj bje shpesh edhe garipi knej nga shqypnia etnike...lol
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •