Nga Kopi Kyēyku, Akademik


Nė dallim nga poezitė e mjaft vendeve tė tjera, nė poezinė rumune mund tė thuhet se ėshtė shkak habie kur del ndonjė poet i rėndomtė e jo njė i pazakontė.


I papėrsėritshmi Dostojevski, krahas veprave madhore, na ka lėnė edhe mjaft thėnie-perla pėr nga hijeshia e thellėsia e mesazhit. Ja njėra syresh: „Bukuria do ta shpėtojė botėn”. E, sikurse dihet, njėra nga kėto bukuri, poezia, mbetet gur prove pėr imazhet plot dritė e beftėsinė e stileve. Nė hapėsirat e imagjinares, e pėrfytyrimit, pėrftohet „minuta e amėshuar”, ndjesia e „bllokimit” tė kohės, ndjesia e dėshirės pėr ta pavdekėsuar shembėlltyrėn e gjithēkaje qė vdes apo qė ėshtė e vdekshme. Poezia, kjo „pasqyrė magjike e kohės”, zhbiron epoka, qėnie, gjendje shpirtėrore dhe i fikson nė „celuloidin” e vet imaterial. Aq kėndellės mund tė bėhen vargjet, saqė tė shtyjnė tė mendosh se mrekullitė e botės nuk janė shtatė, por tė panumurta: mjaft tė pėrpiqesh t’i zbulosh tek njė Dante, njė Shekspir, njė Gėte, njė Pushkin...
Jo rastėsisht poezia rumune ėshtė cilėsuar nga kritika evropiane si njė ndėr mė tė fuqishmet e novatoret nė Kontinentin Plak e jashtė tij. Buruar nga njė folklor ballkanas me epje mė tepėr lirike se sa epike, kjo poezi nxori gjatė dy shekujve tė fundit njė sėrė viganėsh tė vargut, tė cilėt bėnė tė mundur jo vetėm ngjizjen e rumanishtes moderne, por edhe tė njė poetike krejt tė veēantė.
Nė dallim nga poezitė e mjaft vendeve tė tjera, nė poezinė rumune mund tė thuhet se ėshtė shkak habie kur del ndonjė poet i rėndomtė e jo njė i pazakontė. Veē talenteve dhe kėndvėshtrimeve nga mė befasueset, poezinė rumune e mbėshtet, por edhe e udhon, nė kohė e nė hapėsirė, njė kritikė letrare tejet serioze, e cila tradicionalisht ka hequr dorė nga cakimet e ngushta, pėr t'iu kushtuar kryekėput mbarėvajtjes sė kėsaj pasurie kombėtare, poezisė pra, qė e ndihmon rumanishten tė mos ndihet "gjuhė e vogėl" nė koncertin e gjuhėve tė qarkullimit ndėrkombėtar.
Vlen tė theksohet se, megjithė pėrkimet, shkėmbimet dhe huazimet e ndėrsjella e tė natyrshme qė poezia rumune kryen me poezinė e madhe tė vendeve dhe tė gjuhėve tė tjera, bie nė sy njė dukuri mjaft interesante: pėrpara se tė ndikohet nga vizionet dhe risitė e simotrave tė tjera, poezia rumune i zbulon ato nė vetvete, nė bėrthamat e poezisė sė folur e tė kėnduar vendase.
Deri mė sot, pa zėnė nė gojė pėrkthimet e shumta nga vepra e Emineskut, Eftimiut, Argezit etj, shqipes i janė dhuruar edhe poetė tė tjerė tė nivelit evropian, si Nikita Stėnesku, Marin Soresku, Ana Blandiana, Xheo Bogza, por mė fort krijime autorėsh jo dhe aq tė njohur, qė shqipėruesit pėrkatės i kanė tėrhequr vėmendjen.
Nė Rumani, qysh nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar janė botuar disa antologji tė poezisė kombėtare. Nė dhjetėvjetshin e fundit, tri kanė qėnė antologjitė mė tė pranuara e njėherazi mė tė diskutuara: „megaantologjia” e kritikut tė njohur Laurenciu Uliē (10 vėllime, 300 autorė, 1001 poezi, Bukuresht, 1997), "Antologjia e shkurtėr e poezisė rumune" e kritikut tjetėr rumun Dan-Silviu Boeresku (1 vėllim, 66 autorė, 66 poezi, Bukuresht, 1999) dhe "Poezia e pyllit" (10 vėllime, 300 autorė, Bukuresht, 2001) e poetit dhe botuesit rumun Radu Kėrneē.
Kuptohet qė zgjedhja e autorėve nga gjiri i njė populli, qė ka pasur e ka njė yllėsi tė vėrtetė poetėsh, mes tyre edhe tre kandidatė pėr Ēmimin Nobel, - poetėt Luēian Blaga, Nikita Stėnesku e Marin Soresku, - nuk ėshtė e lehtė.
Mund tė them se nė lėmin e pėrkthimeve u futa me pasion, zell e durim qysh nė fillimvitet '60 tė shekullit tė shkuar, kur guxova tė pėrkthej e tė botoj nė shtypin rumun poezi tė Nonda Bulkės. Vazhdova me shqipėrime tė krijimeve tė mjaft autorėsh turq, italianė, rumunė, rusė, maqedonas, francezė etj dhe vetėm paskėtaj mendova se isha nė gjendje dhe gėzoja tė drejtėn tė dilja para bashkėkombėsve tė mi me njė antologji me 100 poetė rumunė, tė cilėn e dorėzova nė Tiranė, nė Shtėpinė Botuese „Mėsonjėtorja” (me sugjerimin entusiazt tė poetit Xhevahir Spahiu) e mė pas (2001) edhe nė Shtėpinė Botuese „Toena”...
Koha rrodhi e unė nuk ndenja duarlidhur. Antologjinė e mėsipėrme e pasurova ndjeshėm dhe mendoj se tani ajo ėshtė edhe mė e plotė, edhe mė e arrirė. Si gjithmonė, kam bėrė kujdes qė tė jem „traduttore”, jo „traditore”, pra pėrdorimin e begatisė shprehėse, tė figurave letraro-artistike dhe gjuhėsore-stilistike tė shqipes, tė mos e bėj nė kurriz tė vlerave origjinale tė poetėve pėrkatės, por duke respektuar me fanatizėm shkencor pėrmbajtjen, frymėn, traditėn, formėn, metrin, rimėn e mesazhin e secilit. Se sa ia kam dalė mbanė, fjalėn shpresoj ta thonė lexuesit, njohėsit e rumanishtes e tė shqipes, kritikėt e studiuesit e letėrsisė, nė veēanti tė poezisė.
Jam pėrpjekur qė secila nga „moshat” e lirikės rumune tė pėrfaqėsohet nga njė numur bindės autorėsh dhe krijimesh. Poetėt, qė tashmė konsiderohen klasikė, pėrbėjnė padyshim mbėshtetjen e natyrshme, pa tė cilėn krijuesit e rinj pasmodernė as qė do tė kishin arritur tė shfaqeshin nė arenėn e letėrsisė. Nė kėtė vėshtrim kjo antologji duhet lexuar edhe si njė homazh, aspak polemik, pėr moshat poetike qė tashmė janė historizuar nga pikėpamja estetike.
Pėrzgjedhja nis me disa autorė, qė paraprijnė mė tė rėndėsishmin poet modern rumun, Mihai Emineskun. Sidomos nė raport me veprėn e tij, poetėt e periudhės dyzetetetė (Heliade, Grigore Aleksandresku, Kėrlova), madje edhe mė i hershmi ndėr ta, Dosoftei (1624-1693), na shfaqen si paramodernė.
Me Emineskun gjendemi para njėsimit tronditės me hierarkinė e poezisė sė madhe, pėrtej kufijve tė njė vendi apo tė njė historie tė letėrsisė. Prandaj poezitė e pėrzgjedhura pėr kėtė antologji shpalosin nė tėrėsi veprėn lirike emineskiane, e cila gjallon pėrherė nė situatėn e rimarrjes sė elementėve poetikė dhe protopoetikė tė mėparshėm e tė krijimit njėheresh tė tharmit tė ndryshimeve tė mėpasme nė lirikėn rumune. Kjo sintezė fillestare, njėherazi retrospektive dhe perspektive, gjen shprehje tė jashtėzakonshme nė njė krijimtari tejet tė ngjeshur dhe tepėr domethėnėse.
Ndikimi i Emineskut mbi disa poetė shqiptarė shfaqet nė mėnyrė tė natyrshme mbi bazėn e mjaft tė dhėnave ontologjike qė i kanė tė pėrbashkėta tė dyja kulturat tona: kėrkimi i identitetit, kulti i „Motit tė Madh” (tek Eminesku – koha protohistorike dake), kalimi nga kanuni ritualor i orientalizuar, nė diskursin social dhe kombėtar tė pjekur nė poezinė shqiptare tė gjysmės sė parė tė shekullit XIX (poetė shqiptarė tė mėvonshėm, qė do tė trajtonin tė njėjtat tema e motive, do tė gjenin nė „Letrat” e Emineskut njė model). Pėrveē kėsaj, Eminesku besonte nė ekzistencėn e njė nėnshtrese kulturore tė pėrbashkėt iliro-trake: „Trakėt dhe ilirėt ishin popuj tė farefisnuar. Pasardhėsit e ilirėve janė shqiptarėt e sotėm, nė Trakė janė lindur rumunėt. Miklosich na ka kumtuar nja pesėdhjetė fjalė, njė pjesė e tė cilave kanė nė tė dyja gjuhėt trajtė dhe kuptim tė posaēėm. Njė numur i madh fjalėsh latine kanė kaluar nga rumunėt jo vetėm nė gjuhėn bullgare, por edhe nė tė gjitha gjuhėt e Gadishullit” (Shih: Eminesku-tretem nė flakė, Dialogje me emineskologė tė botės, realizuar nga Mihai Ēimpoi, Shtėpia Botuese Litera-David, Kishinjev-Bukuresht, 1999, f. 129).
Eminesku ka dėshmuar njė dashuri tė madhe ndaj Shqipėrisė dhe ndaj popullit shqiptar. Pėr shembull, nė gazetėn „Timpul” (1880), kur bėnte fjalė pėr familjen Gjika, nga e cila rrjedhin princi Albert dhe Dora d’Istria, ai shkruan: „Ndėr sundimtarėt fanariotė, vetėm njė familje ėshtė shquar pėr dashuri ndaj viseve rumune, pėr vetėflijim me jetė dhe pėr integritetin e atdheut: Gjikajt. E po mirė, Gjikajt nuk kanė qėnė fanariotė tė mirėfilltė, por shqiptarė”. Ca mė shumė: Eminesku ka pohuar se i pėlqente jashtė mase gjuha shqipe dhe se ishte duke e mėsuar (shih Xh. Kalinesku, Jeta e Emineskut, monografi e pėrkthyer nė shqip nga Kopi Kyēyku dhe e botuar nė Tiranė mė 1993). Nė poezinė „Dojna”, ku „Qė nga Nistri gjer nė Tisė / Qėnka nderė perde e zisė / Dhe rumuni qan me lot, / Nga tė huajt s’po ēan dot”, apo nė „Letrėn I”, Eminesku nuk i pėrmend e nuk i trajton shqiptarėt si tė huaj.
Cekėm pak mė lart faktin qė Eminesku ka pasur ndikim nė poetėt shqiptarė. Nė bazė tė tė dhėnave qė kemi grumbulluar, del se nė periudhėn midis dy luftrave, Eminesku, ashtu si nė mbarė Evropėn, edhe nė Shqipėri ėshtė cilėsuar njėzėri si poeti mė i madh i rumunėve, madje, pėr rezonancėn e fuqishme tė fjalės sė tij, duke u cilėsuar jo vetėm poet rumun, por evropian, me kalimin e kohės Eminesku u bė gjithēka e vlefshme qė ka Rumania si pėrmasė shpirtėrore.
Shumė shqiptarė, njerėz tė kulturės, shkrimtarė etj, kanė shprehur admirimin pėr nivelin e lartė tė mendimit e tė ndjesisė sė poetit kombėtar rumun. Qysh nė bankat e shkollės sė lartė nė Bukuresht, poeti, prozatori dhe pėrkthyesi i shquar shqiptar, Dhimitėr Pasko (me pseudonimet Mitrush Kuteli e Dr. Pas), kur vazhdonte aty studimet nė Akademinė e Shkencave Ekonomike, botoi njė studim pėr veprėn e Emineskut, sidhe artikuj e shėnime qė i bėjnė jehonė mesazhit tė poetit tė madh rumun. Nė vitet qė u mor me pėrparėsi me filologjinė romanike, Eqrem Ēabej, i cili do tė bėhej gjuhėtari mė i madh shqiptar, mbajti nė Tiranė njė kurs tė posaēėm pėr gjuhėn e figurat e stilit emineskian. Mė 1959, duke u vėnė nė ballė tė pėrpjekjeve pėr botimin e njė vėllimi poetik, qė synonte tė rrokte pjesėn mė tė madhe tė veprės sė Emineskut, Lasgush Poradeci (1899-1987), qė mbahet si liriku mė i madh shqiptar, i formuar nė Austri e nė Rumani, ka dėshmuar se, gjatė tėrė karrierės sė vet letrare, e pat bėrė pėr vete sidomos kompleksiteti i domethėnieve dhe i vlerave letrare tė pėrfshira nė veprėn emineskiane. Qysh mė 1930, i ndodhur nė Bukuresht, L. Poradeci ka shprehur admirimin e pamatė pėr Poetin rumun, ēka e nxiti tė shqipėrojė afro 5000 vargje tė tij. Ndėrkaq, Dh.Pasko botoi dhjetra tė tjera, poezi tė plota ose fragmente poemash.
Po tė shqyrtojmė ndikimin e Emineskut mbi romantikėt shqiptarė, por edhe mbi poetėt e sotėm, mbase do tė hapnim njė dritare nė letėrsinė e krahasuar. Ėshtė gati-gati e papėrfytyrueshme njė histori moderne e mendimit eurojuglindor nė dhjetėvjetshin e nėntė tė shekullit XIX, pa ndėrmarrė njė studim tė hollėsishėm tė ndihmesės qė ka sjellė nė kėtė fushė Mihai Eminesku. Ndėr poetėt ballkanas, mbi tė cilėt Eminesku pati ndikimin mė tė prekshėm, pėrmendim nė radhė tė parė Asdrenin. Te ky i fundit ndjehet fuqishėm toni i poezisė sociale emineskiane. Asdreni mbante nė vend nderi nė bibliotekėn vetjake veprat e plota tė Emineskut. „Poezia e tij ka qėnė pėr mua libėr jastėku” shprehej Asdreni. Modeli emineskian i huazuar nga Asdreni ėshtė njėherazi social dhe etik.
Rasti e solli qė vetmimi i dy poetėve tė shquar tė letrave shqipe e rumune, Lasgush Poradeci e Mihai Eminesku, me tė dhėna tė afėrta apo tė ngjashme nė jetėshkrimet e nė veprimtarinė krijuese, poetė qė hullojnė e udhojnė vijat orientuese tė tė dyja letėrsive tė sapopėrmendura nė etapat pėrkatėse tė zhvillimit tė tyre, tė mos i pengojė tė bėhen tė ndjeshėm ndaj problemeve madhore tė bashkėkohėsisė. Ashtu si Eminesku, edhe Lasgush Poradeci ka qėnė liridashės, antifashist dhe, nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar, kur ekzistenca e kombit ishte vėnė nė rrezik, i kushtoi vargje sublime Pavarėsisė sė atdheut, tė fituar me aq sakrifica e mundime shumėshekullore.
Eminesku dhe Poradeci janė poetė tė natyrės e tė dashurisė. Nė kėto „treva letrare” bie nė sy fare qartė se liriku shqiptar ėshtė ndikuar thellėsisht nga ai rumun. Nė njė numur tė madh poezish, Poradeci e merr si model Emineskun, me tė cilin ishte lidhur shpirtėrisht. Kėshtu, „Ku shtrohet vala”, „Mėrgim” , „Malli” , „Qė larg” etj, janė shkruar nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me „De-a[ avea” (Sikur tė kisha), „Din str`in`tate” (Qė jashtė vendit), „Speran]a” (Shpresa), „Dorin]a” (Dėshira)...
Nėn ndikimin e Emineskut, Lasgush Poradeci e pasuroi fondin leksikor tė gjuhės letrare shqipe me terma e kuptime tė reja. Tė tilla janė, bie fjala, mall, magji, dhemkė etj, pėr tė cilat ka pasur njė dobėsi tė veēantė, si tė ishin fjalė kyēe, sikurse ve nė dukje studiuesja Luēia Xhamo-Diakonicė edhe pėr rastin e Asdrenit, me domethėnien dor, durere, farmec etc. Qė ta shtjellojmė mė tej kėtė ide, nė poezinė e Lasgush Poradecit fjala mall nuk mbart vetėm kuptimin e dėshirės sė fuqishme pėr tė parė dikė apo diēka, por, si nė gjuhėn rumune, ka edhe kuptimin tė dashurosh, tė vuash nga dashuria, por sidomos kumton edhe dėshirėn, aspiratėn, shpresėn (kuptime polisemantike, qė i ka tė vetat gjuha poetike e Emineskut). Pó nėn ndikimin e poezisė emineskiane, nė krijimtarinė e Lasgush Poradecit termi magji e ka zgjeruar frymėmarrjen tematike duke nėnkuptuar edhe ēmėsyshje, lidhje intime, ngazėllim, mrekullim, ngazėllim, shkrehje ēlodhėse, shijė qiellore, tundim, ngasje, cytje, bukuri, harmoni, kėnaqėsi...
Duke qėnė tė dy studentė nė Austri e nė Gjermani, Eminesku dhe Lasgush Poradeci u ndikuan nga Zhan Pol Rihter, Hėlderlin, Shkolla e Jenės, Novalis, Shkolla e Hajdelbergut. Nga ana tjetėr, Eminesku dhe Lasgush Poradeci u dhanė fort pas kozmogonisė indiane. Nė tė vėrtetė, tėrheqja e kėsaj force krijuese ka njė fuqi tė pamatė, pėrmes sė cilės mjegulla e pėrjetshme shpėrbėhet nė shirita (Shih Amitha Bhose, Kozmogonia indiane dhe Eminesku, Letra I). Bota, hėna, dielli dhe fantazmat shfaqen nga lugjet e mjegullt tė kaosit. Pra, kjo ėshtė lidhja midis qėnies dhe mosqėnies. Ėshtė njėlloj si me dėshirėn e Kamas si lėvizje intelektuale dhe shtysė e sė tashmes. E, pra, Kama ėshtė e pranishme nė tė dy poetėt.
Sikurse ka vėnė nė dukje akademiku Mihai Ēimpoi (Shih: Eminesku – tretem..., v. cit., f. 134), Eminesku, Asdreni dhe Poradeci dėshmojnė unitetin kulturor tė hapėsirės iliro-trake.
Pjekuria artistike, inkandeshenca, vertikaliteti, guximi, ēiltėrsia e mendimit emineskian kanė frymėzuar edhe autorė shqiptarė tė ditėve tona, ēka u jep njė pėrfytyrim tė ri vendit e pėrmasave tė Emineskut nė botėn shpirtėrore shqiptare. Mund tė thuhet se Eminesku ėshtė simbol dhe motiv poetik. Njė motiv i verifikimit dhe i konsolidimit tė vetėdijes estetike, etike, sociale dhe simbol (model) i pėrfaqėsueshmėrisė, i eksponencialitetit tė veprės poetike nė kuptimin e romantikėve tė shquar.
Krahas botimit tė njė numuri tė madh poezish tė Emineskut, tė pėrfshira nė vėllime tė ndryshme tė vėna nė qarkullim nė dhjetėvjetashat e gjysmės sė dytė tė shekullit tė kaluar, janė transmetuar edhe mjaft emisione radiotelevizive, artikuj e studime etj. Vitet e fundit hulumtues shqiptarė janė marrė seriozisht me nxjerrjen nė pah tė disa anėve thelbėsore tė krijimtarisė emineskiane.
Dua tė theksoj se poezitė e kėsaj antologjie, qė jam pėrpjekur tė mos i prek as me „pambuk”, janė njė mendim i gjallė, i drejtpėrdrejtė, i kumtuar me masė e me natyrshmėri, me freskinė e figuracionit tė begatė e tė larmė, me gjerėsinė e thellėsinė e pėrfytyrimeve, por edhe me njė ton bashkėbisedor nė rrafshin ndjesor. Shpirti u flet shpirtrave, ngaqė pėr kėta mjeshtra tė penės shpirti mbetet mė i rėndėsishėm se gėrma, e cila jo rrallė ndodh tė vetizolohet, tė vetmohet, tė ngurtėsohet.
Nga njė lexim i vėmendshėm i vargjeve tė poetėve rumunė, por edhe i krijimeve popullore, nuk mund tė mos shquash piktoresken si element i pėrbashkėt e mbizotėrues i tyre, pavarėsisht nga tematika a stili i autorit pėrkatės. Kėtė element e rigjejmė edhe nė mjaft piktorė rumunė, tė cilėt kur i bėjnė portretin njė malėsoreje apo njė malėsori, sikur „pengohen” tė depėrtojnė nė thellėsi tė qėnies, nė individualitetin e modelit, sepse i magjeps, madje i „robėron” bukuria e kostumeve, motivet dhe ngjyrat e tyre e, kėsisoj, ndalen te kėsula qė mban malėsori, apo te shalli qė i mbėshtjell qafėn malėsores...Fill paskėtaj, „tė ēlodhur” gjatė asaj „ndalese”, e kanė mė lehtė ta pėrshkojnė udhėn qė i ēon drejt shpirtit tė fshatarit dhe i japin plotėsisht tė drejtė poetit tė madh rumun, Luēian Blaga, qė ka thėnė se pėrjetėsia ka lindur nė fshat. Kėtė ka parasysh, me sa duket, edhe hulumtuesi italian Xhulio Karlo Argan kur thotė se nuk duhet tė flasim thjesht pėr folklor, po pėr njė qytetėrim tė vėrtetė fshatar. Ndėrsa njė italian tjetėr, shkrimtari Xhorxho Basani, ka nxjerrė nė pah faktin qė pikturat kishtare pėr rumunin kanė luajtur qysh herėt rolin qė kanė gazetat nė kohėt moderne.
Piktura ka ngjyrat, muzika-notat, ndėrsa poezia-figurat artistike. Bota po kalon sot nėpėr njė moment shpirtėror qė ka nevojė pėr ato pasuri qė vetė qėndrimi plot mirėdashje i ka shpėtuar dhe i ka ruajtur tė pacėnuara. E tillė ėshtė edhe poezia rumune e tė gjitha kohrave, qė ka vlagėn e dheut amtar e shkėlqimin e modernes sė mirėfilltė.

Pėrgatiti pėr botim Hiqmet Meēaj
(Botuar me shkurtime nė “Gazetėn e Athinės, shkurt 2006)