Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Spartak Ngjela tregon..

    Kam hap tem me kujtimet e Tak Ngjeles po spo e shoh..

    Di gje modersatori?



    “Lufta” pėr Helenėn e Trojės dhe heronjtė qė vinin nga Moska



    Nga Spartak Ngjela



    Kuptohet se viti 1955 kaloi me andrallat e goditjes politike nė Bllok, kurse shkolla pėrfundoi nė fillim tė qershorit tė vitit 1956. Nėna ishte shtatzėnė dhe tė gjithė nė familje prisnin fėmijėn e tretė, i cili lindi nė shtator, mė 20 shtator dhe ishte djalė. Ne tė gjithė bashkė i vumė emrin Sokol. Megjithatė, qė nė vogėli unė atė e quajta Linz dhe kėshtu i mbeti gjatė gjithė jetės; madje ai vetėm kėshtu u thirr gjithmonė.

    Unė isha bėrė me njė vėlla, e kjo sesi mė dukej, sikur mė jepte mė tepėr siguri pėr tė ardhmen dhe familja sikur ishte bėrė mė e gėzuar. Por shkolla mė kishte mėsuar shumė e mė shumė gjėra sesa alfabetin e shqipes, sepse befas isha pėrballur realisht me varfėrinė e shoqėrisė ku jetoja. Megjithatė, kėtė varfėri nuk isha nė gjendje ta konceptoja aq saktė, sepse nuk mė linte propaganda, e cila kishte aftėsinė tė deformonte gjithēka. Por gjithsesi, duke e parė nga sot krejt atė kohė e kuptoj se shoqėria atėherė ishte shumė mė e ngrohtė nga sa u bė mė vonė, sidomos po tė shohėsh si erdhi e u bė ajo pėrgjatė viteve ’70. Ndoshta kjo ndodhte sepse, siē duket, edhe distanca nga viti 1944 ishte shumė mė e vogėl. Njerėzit ishin krejt mė ndryshe dhe vetė shkolla ishte shumė mė klasike. Ndėr nxėnėsit nuk kishte thuajse fare diferencim, ndonėse unė sikur ndihesha qė isha djali i njė ministri tė rėndėsishėm dhe kaq. Por, edhe nxėnėsit e tjerė kishte qėlluar qė tė ishin ose fėmijė oficerėsh, ose fėmijė nėpunėsish, ose fėmijė punėtorėsh me tė cilėt rrinim bashkė dhe nuk dallonim pėr ndonjė superioritet shtresor. Mua mė dukej se tė gjithė sikur jetonim njėlloj nė fillim, por mė pas dallova qė unė jetoja nė kushte ku e ku mė tė mira se tė gjithė ata. Dhe kjo prapė sikur kapėrdihej si njė gjė normale, sepse siē dukej gjendja ishte e karfosur jo vetėm nga propaganda, por edhe nga izolimi, edhe nga luksi. Kėto tė gjitha ishin mungesa qė i preknin tė gjithė ndėrsa rrinim tė bashkuar me mėsuesit tanė, tė cilėt ishin ēuditėrisht shumė tė dashur dhe gjithmonė reklamonin njė frymė barazitiste.

    Unė e kam mbajtur gjatė gjithė jetės sime nė kujtesė tregimin e “Iliadės” dhe tė “Odisesė”, qė na bėnte nė shtėpinė e saj mėsuesja e vjetėr e historisė dhe drejtoresha e shkollės “11 Janari”, Sila Gjika. Ndonėse autoritare, siē e kam pėrmendur mė lart, ajo ishte njė grua shumė elokuente dhe shumė e dashur, qė na tregonte e na tregonte pareshtur, pėr orė tė tėra historitė e “Iliadės”, mua dhe moshatarėve tė mi, kur mblidheshim te shtėpia e saj me rast ditėlindjesh. Dhe ishin tregime tė sakta, tė cilat mė pas, tek i ndeshja nė letėrsi, mė dukej se i kisha ditur gjithmonė. “Ju vetė duhet ta zgjidhni pas vite e vitesh enigmėn,” thoshte qetė-qetė, zonja Gjika, me zėrin e saj tė plotė prej baritoni: “Kishte vepruar drejt ose jo Odisea, kur kishte projektuar Kalin e Trojės dhe vetė Kalin e Trojės duhet ta gjykoni gjithmonė e gjithmonė nė jetėn tuaj.” Dhe mua s’mė dolėn asnjėherė nga mendja kėto fjalė tė mėsueses sime tė historisė, gjatė gjithė jetės, ndonėse atėherė, kur i dėgjova pėr herė tė parė nuk isha mė tepėr se shtatė-tetė vjeē. Nuk i harrova asnjėherė ato fjalė sepse vetė e provova se kjo jetė ishte pikėrisht ashtu, e vėshtirė, njė luftė ku gjithmonė pashė se triumfonte Kali i drunjtė i Trojės, gjithmonė ai qė, pasi prishte Trojėn, ngarendte pėr tė prishur qytete e qytete me radhė, e tė vriste njerėz e dashuri si ajo e Helenės. Kjo paskėsh qenė vetė jeta jonė, madje, mė tepėr njė rrugė e gjatė si ajo e Uliksit, tė cilėn, qyshse ma tregoi zonja Gjika si histori e deri mė sot, e kam imagjinuar si njė rrugė pa kthim, ashtu e kotė, brenda njė iluzioni tė paqartė, sepse edhe Uliksi pėr mua ende nuk ėshtė kthyer, e ndoshta edhe vetė qytetėrimi ynė do tė shpėtojė nga absurdi qė e rrethon, vetėm pasi tė jetė kthyer Uliksi nė Itakė.

    Tek dėgjoja Sila Gjikėn, unė kurrė nuk mund ta mendoja se isha duke dėgjuar historinė e pėrbotshme tė tė gjitha kohėve, ndonėse shumė shpejt e kuptova se ajo paskėsh qenė historia mė e bukur, tregimi mė i gjatė e mė i plotė pėr historinė e njeriut, i veēuar dukshėm nga tė gjitha tregimet e tjera, qė gjithmonė mė janė dukur sikur tė ishin edhe ato pikėrisht ajo histori e vjetėr e Trojės, rrėnimi i saj. Ato vijonin si njė film i gjatė qė zhvillohej me tė njėjtėn ngjarje, paēka se ndryshonin sipas rastit emrat e personazheve dhe datat, ose emrat e qyteteve e tė shteteve tė pėrfshira edhe ato nga flakėt, tė drobitura nga rrethimet e gjata dhe tė gjunjėzuara me hekur, pasi ishin gėnjyer sipas rastit nga njė lloj kali i drunjtė. Por dikush kishte fituar gjithmonė ama, njėlloj si nė Luftėn e Dytė Botėrore, tė cilėn unė e kisha tė freskėt si histori, sepse na e tregonin gjithmonė me gjithė heronjtė e saj, tė cilėt vinin nga Moska si mareshalė, ose qė pėrmendeshin nė Shqipėri si dėshmorė ose me ngjarje tė veēanta tė heronjve tė popullit. Luftė gjithmonė! Qė i vogėl kam qenė i ambientuar me luftėn e me tė rėnėt, por “Iliada” ishte ndryshe, sepse qėkurse e tregonte Sila Gjika e pėrherė mė vonė, madje edhe tani qė shkruaj kėto rreshta, mė ėshtė dukur krejt njė tjetėr gjė; ishte bėrė njė luftė pėr tė bukurėn, pėr Helenėn dhe mė kujtohet se edhe unė disa vjet mė vonė, atėherė kur isha vetėm dymbėdhjetė vjeē shkrova njė vjershė tė gjatė pėr Helenen. “Mė e bukura ėshtė mė e drejta” kishte deklaruar Orakulli i Delfit, dhe unė tek kujtoj evolucionin tim pėr shijen dhe tė bukurėn, kthehem ngaherė te kuzhina e zonjės Gjika dhe kujtoj nisjen ose odisenė time drejt njohjes sė historisė, duke kėrkuar ku i ka rrėnjėt e bukura dhe ku i ka po rrėnjėt e veta e shėmtuara, por edhe frika. Gjithmonė luftė dhe gjithmonė frikė kishte pasur, por ngaherė edhe njė adhurim pėr tė bukurėn dhe grekėt e lashtė kėtu ishin shkėputur nga tė gjithė popujt e tjerė, e mė vonė edhe ne europianėt kėtu ishim ndarė nga tė gjitha qytetėrimet e tjera. Edhe luftėn mė tė madhe, epiqendrėn e tragjedisė sė tyre e kishin bėrė pėr tė bukurėn, pėr Helenėn. Por unė tani, tek rrėshqas pėrmbrapsht nė kohė, e pasi kam pėrcaktuar faktin e frikės, kategorinė e armikut, nuk kam sesi tė mos bėj lidhjen e njė vargu tė tėrė psikik qė tė ndėrton koshiencėn, qė tė ngul nė frikė tė pėrjetshme apo tė shkėput drejt heroikes. Por, natyrisht, vetėm nėpėrmjet tė bukurės! Kėshtu mė kishte thėnė gjithmonė njė zė i brendshėm, i cili vinte e bashkohej ngaherė nėpėr vitet e mia tė jetės, bashkė me zėrin e sofistit Gorgias, tek thoshte se “Bukuria e parezistueshme e Helenės, e shfajėson atė pėr tė gjitha vuajtjet qė ajo ka shkaktuar”.

    MAPO

    ..

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Sipas legjendes dhe opinionit ne pergjithsi shkaku i luftes qe Helena
    qe tradhetoi Menelaun dhe shkoi gili-vili me Parisin.
    Parisi ska faj,e para nuk e dinte qe Helena ishte e martuar,Helena kurre nuk ja permendi qe kish qene e martuar me Menelaun
    dhe e dyta Parisi e kuptoi qe Helena e pelqeu Parisin
    dhe qe Helena qe shkoi te Parisi dhe jo Parisi shkoi te Helena.
    Parisi e mbajti Helenen,ata rane ne dashuri.Helena ndenji me Parisin,pasi
    Parisi jo vetem e donte por e trajtonte Helenen si princeshe,me super respekt.
    Helena iku se gjeti dashurine e re nje dashuri qe nuk e kish pare fare te Menelau.
    Menelau u be xheloz dhe dergoi ushtrine ne Troje.
    Ne fakt fajin e ka komplet Menelau qe nuk e trajtoi right Elenen,prandaj Elena iku.
    Shkaku i luftes qe nje urdher idiot i Menelaut ne bashkepunim me Agamemnonin.
    ====
    Konkluzioni dhe morali i historise ne shkolla,libra dhe media eshte qe faji eshte i Helenes dhe Helena qe shkaku i luftes dhe eshte gabim.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ben.. un kujtoja se ka shkruar ndoj gje per bllokun ki taku.. prandaj e postova..
    mirpo e paska me helenen..
    ahuu..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Sejfulla Malėshova dhe Rrethi i Dytė i nomenklaturės komuniste

    Spartak Ngjela

    Shumė herė mė vonė, gjatė pjekjes time si koshiencė dhe tė vetėdijes time mbi kulturėn historike e kam menduar atė kohė, e cila ziente pėr tė krijuar patjetėr njė ndryshim cilėsor nė raport me cilėsinė e jetės, materialisht dhe shpirtėrisht. Prandaj gjithmonė e kam kujtuar atė Rreth tė Dytė tė nomenklaturės komuniste shqiptare qė ishte nė beh atėkohė pėr tė parė ndryshim, dhe ndonėse isha ende pa mbushur dhjetė vjeē e kuptoja, nga gjestet, nga fjalėt dhe nga mėnyra e sjelljes se kėto rrethe ishin kundėr Enver Hoxhės dhe frymės sė Byrosė Politike qė drejtohej prej tij. Isha i bindur se kėtė e dinin dhe tė gjithė tė tjerėt. Pastaj duke qenė se shumica e kėtij Rrethi tė Dytė ishin intelektualė qė i kishin njohur tė dyja sistemet, tani jam shumė i qartė kur them se ata, thellė- thellė, e ndienin se sistemi komunist nuk kishte tė ardhme. I pari kishte qenė Sejfulla Malėshova, i cili duke qenė nė rangjet shumė tė larta tė regjimit kishte ngulmuar qė politika e pasluftės tė ishte e barabartė ndaj aleatėve, edhe anglo-amerikanėve, edhe sovjetikėve. Por nuk ia kishte arritur dot. Nė tė vėrtetė ai kishte jetuar shumė vjet nė Moskė, madje kishte dhėnė atje edhe leksione nė Shkollėn e Partisė “V.I Lenin”, por miqve tė tij tė afėrt u fliste me rezerva pėr Bashkimin Sovjetik. Ishte njohės i thellė i rusishtes dhe i disa gjuhėve perėndimore, por gjithashtu, dhe pėrkthyesi mė i mirė i Maksim Gorkit, paēka se tė dy pėrkthimet e tij, edhe Zgalemi, edhe Kėnga e skifterit, nga arritjet mė tė medha tė pėrkthimeve nė gjuhėn shqipe, mbetėn gjithonė anonime pas eliminimit tė tij si armik i Partisė dhe i popullit. Ishte gjithashtu edhe pėrkthyesi i tekstit tė Internacionales, kėngė kjo qė gjithmonė nė kohėn e komunizmit ėshtė kėnduar nė Shqipėri mė tepėr se Himni i Flamurit. Sejfulla Malėshova, pa dyshim ka qenė njeriu mė i ditur nė lėvizjen komuniste shqiptare, dhe nga veprimtaria e tij kuptohet se ai i ka ditur dėshtimet e sistemit socialist qė drejtonte Moska. Qė nė fillim nuk ka qenė pėr shtetėzimet duke dashur njė ekonomi qė tentonte mė shumė nga tregu i lirė sesa nga centralizimi. Fjalimi i tij nė themelimin e Bankės sė Shqipėrisė nė vitin 1946, e vėrteton kėtė. Ai me njė tekst plotė theks komercial tė njė ekonomie tregu u drejtohej industrialistėve: “Industrialė, kjo ėshtė banka juaj qė do t’ju pasurojė ju dhe shoqėrinė”, njė gjė e rrallė kjo pėr njė komunist. Prandaj ai kishte qenė i pari, i cili donte qė politika e re shqiptare tė udhėtonte midis dy sistemeve. Por ishte e pamundur. Enver Hoxha nuk njihte rrugė tjetėr veē asaj qė ndoqi sepse koha e vėrtetoi qė vetėm dogmatizmi i shėmtuar i doktrinės mund ta bėnte atė njė satrap. Hoxha ishte nė fakt njė mediokėr qė nuk dinte asgjė, njė aventurier qė iu qep Partisė Komuniste Shqiptare, sepse e dinte se nuk mund tė kishte rrugė jetėr pėr pushtet. Ai ishte njė mashtrues gjithashtu qė nuk e pati tė vėshtirė tė gėnjente Koēo Tashkon e ndonjė tjetėr pėrreth tij, por sidomos dy jugosllavėt qė u caktuan pėr tė themeluar Partinė Komuniste nė Shqipėri. Dhe ky i dridhej Sejfulla Malėshovės. “Qė nga themelimi e derisa erdhi Sejfullai nė Shqipėri,” thoshte Kiēo Ngjela, “ne e prisnim si shpėtimtar, tė gjithė, por sidomos Ymer Dėshnica, qė e kishte njohur nga pranė. Por Enver Hoxha e kishte tmerr tek e dėgjonte se tė gjithė po prisnin atė…” Dhe Kiēoja e kishte njohur shumė mirė Malėshovėn ashtu si edhe Enver Hoxhėn, dhe disa herė mė ka pėrsėritur se qė tė dyja rastet e mundshme tė drejtimit tė Partisė nga intelektualė tė niveleve tė larta na u shuan, edhe Qemal Stafa, edhe Sejfulla Malėshova”. “Shpejt e mora vesh – mė tha ai mė vonė – “se kjo jona do tė ishte njė betejė e humbur sepse e ndieva qė Enver Hoxha nuk mund tė drejtonte shoqėrinė pėr nė prosperitet”. Kishte komplekse dhe konflikte tė brendshme,” mė thoshte shpesh tek bisedonim pas burgosjes sė tij, por edhe Shemsi Totozanit mė ka theksuar se Enver Hoxha ishte njė hakmarrės patologjik qė ta ruante dhe dhjetė vjet mllefin pėr njė kundėrshtim tė vogėl.

    Ėshtė normė e vėrtetuar tani se mediokriteti dhe paaftėsia e gjejnė strehėn e vet mė tė sigurt tek dogmatizmi i njė doktrine apo tek egėrsia e njė morali shterpė, madje edhe nė gjirin e njė religjioni tė vjetėr. Kėshtu veproi mesjeta e errėt europiane, po kėsisoj veproi edhe Stalini, edhe Hitleri, e pra, ēfarė mund tė thuhet pastaj pėr njė figurė periferike tė njė vendi tė vogėl e tė prapambetur siē ishte Shqipėria, qė sigurisht e ka pasur shumė mė tė lehtė pėr ta pėrmbushur kėtė. Dhe Enver Hoxha ishte i palodhur nė kėtė rrugė, vrasės gjakftohtė dhe i pamposhtur. Nga tė dhėnat indirekte qė kemi, ai ėshtė autori kryesor i eliminimit tė Sejfulla Malėshovės, por pėr tė arritur kėtė ai pati edhe shtysėn por edhe ndihmėn e jugosllavėve. Eliminimi i Sejfulla Malėshovės i la pa njė lider tė gjithė intelektualėt e lartė qė militonin nė Partinė Komunistė Shqiptare dhe prandaj, kur erdhi koha e paskongresit tė XX dhe e fjalimit sekret tė Hrushovit nė kėtė Kongres, Rrethi i Dytė nuk pati mundėsi tė triumfonte. Politika shqiptare e mesit tė viteve ‘50 kishte ngrirė midis dy rrethesh me bindje dhe interesa tė ndryshme, tė cilat militonin brenda Partisė sė Punės. Do tė vinte njė ditė qė kėto rrethe do tė pėrplaseshin, sepse, edhe nė rast se nuk do tė kishte ndodhur fenomeni Hrushov nė Bashkimin Sovjetik dhe sovjetikėt do tė vijonin ta pėrkrahnin Hoxhėn pa mėdyshje, konflikti midis Hoxhės dhe Rrethit tė Dytė tė nomenklaturės do tė ndodhte sėrish. Nė kėtė rast, konflikti midis Rrethit tė Dytė dhe Enver Hoxhės do tė kishte qenė i barazvlefshėm edhe me sovjetikėt, dhe, prandaj, do tė ndodhte patjetėr qė nė Shqipėri do tė kishim njė pėrplasje midis forcave komuniste liberale shqiptare dhe konseravorizmit stalinian sovjetik. Njėlloj si nė Pragė, nė Budapest apo nė Varshavė sepse ai Rreth i Dytė, ndonėse ishte komunist i gjithi e kishte shumicėn e individėve tė arsimuar nėpėr shkolla perėndimore dhe e kishin tė njohur kriticizmin perėndimor kundėr Stalinit dhe Bashkimit Sovjetik. Natyrisht qė kėta, si komunistė, nuk e kishin pranuar, por mė pas, tek po u binte nė shpinėn e tyre nga Partia qė vetė kishin krijuar, patjetėr qė tė gjitha ato qė kishin dėgjuar nė Perėndim, po i rivlerėsonin nėn njė optikė konkrete. Kjo ėshtė arsyeja qė Rrethi i Dytė dhe tė gjitha forcat liberale nė Partinė e Punės e pritėn me entuziazėm Kongresin e XX.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ben.. un kujtoja se ka shkruar ndoj gje per bllokun ki taku.. prandaj e postova..
    mirpo e paska me helenen..
    ahuu..
    po mir o **** ti der ne thes poston, apo si gjithmon
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •