Intervistė me Arian Lekėn mbi tezėn e viteve ’30 nga Krist Maloki, kur Naim Frashėri dhe Lasgush Poradeci zhvishen nga atributet e poetit kombėtar.

Intervistoi Besiana Lushaj


Cili ka qenė roli i poetit nė formimin e kombit shqiptar dhe si shihet sot Maloki nė vėshtrimin e publikut?

Nė kėrkim tė njė reagimi mbi tezėn e Krist Malokit, mbi konceptimin e tij se ēfarė atributesh duhet tė kėtė njė poet tė quhet kombėtar, njė temė e rigjetur nė shkrimet publicistike tė disa autorėve bashkėkohorė kosovarė dhe shqiptar tė Maqedonisė, kemi intervistuar poetin dhe botuesin Arian Leka. Nė mendimin e tij mbi poetėt kombėtarė si tregon sesi procesi i komb-formimit shqiptar ka kaluar nėpėr duart e poetėve, aq sa figura e tij ėshtė kthyer nė njė “shenjt” gati parathėnės i fatit nė botėkuptimin shqiptar, lidhur me fatet e trazuara tė kombit. Sipas Lekės, nė pjesėt shqiptare tė Maqedonisė edhe sidomos Kosovė, figura e poetit kombėtar ėshtė ende tema qė gjen pėrqasje nė formimin e identitetit tė pavarur, si shtet ose minorancė kombėtare. Ndėrsa pėr vetė konceptimin e tij, tashmė poeti ka hequr dorė nga ky rrol patriotik, po i frymėzohet lirikės dhe asaj qė buron si krijim poetik, metabolizėm i shijeve dhe ndjesive tė sė sotmes dhe personales.

Si e quani tezėn e studiuesit tė viteve ’30, Krist Malokit, kur argumenton se Naim Frashėri dhe Lasgush Poradeci nuk mund tė quhen poetė kombėtarė?

Kjo e Krist Malokit, ėshtė shumė e vjetėr si tezė dhe ėshtė hedhur poshtė. Ka njė rimarrje tė kėsaj polemike, kur njerėzit i pyet direkt, por kjo ėshtė tezė rreth shtatėdhjetėvjeēare dhe ėshtė rrėzuar. Kėtė tezė studimi e ka patur edhe Konica apo Koliqi e ndėrsa Konica niset nga disa arsye personale pėr tė sulmuar Naimin, Koliqi ėshtė mė i ftohtė dhe mė i logjikshėm.

Po atėherė pse nė Kosovė dhe Maqedoni Krist Maloki ėshtė njė studiues qė pėrflitet dhe debatohet?

Nė Maqedoni dhe Kosovė, u intereson sepse ata ende debatojnė figurėn e poetit kombėtar. Por pėr mua ėshtė e ezauruar nga vetė pyetja. Epoka e poetėve kombėtar ėshtė e mbyllur. Emėrtimi poet kombėtar ka ardhur duke u bjerrė nga koha, sepse vetė poetėt nuk marrin mė barra kombėtare dhe kėtu nuk kam parasysh Shqipėrinė, Kosovėn ose Maqedoninė, ku poetėt po kthehen gjithmonė e mė shumė tek republika poetike, duke iu shmangur letėrsisė kombėtare, pėr tė mbrojtur simbolet.

Cila ėshtė atėherė kjo lidhje mes poetit dhe kombit shqiptar qė e kanė bėrė poetin tė largohet nga natyra e tij e lirė dhe tė krijojė pėr kombin?

Shpesh qėllon, qė poetė tė shquar t’u rikthehen temave kombėtare e nė kėtė moment ata titullohen si poetė kombėtar, nė momentin kur lėnda e tyre poetike lidhet me elementet e kombit, si gjuha, krijimi i historisė paralele pėrmes letėrsisė. Kėto kanė bėrė tė ngihen pyetjet, si nė kėtė rast, me Naimin dhe Lasgushin, sesa kėta poetė kanė ndikuar nė formimin e kombit. Nėse pyetja ėshtė kjo “A janė kėta tė dy poetė kombėtarė?”- atėherė unė them qė po. Ata, Naim Frashėri dhe Lasgush Poradeci janė poetė kombėtar. Sepse, ndodh njė fenomen dhe kėtu dua tė hap njė parantezė lidhur me marrėdhėniet qė ka patur kombi shqiptar me poetin, mė shumė sesa me poezinė. Qė nė fillimet e veta, poeti ka qenė struktura shpirtėrore, i cili i ka dhėnė shumė kombit, duke krijuar njė marrėdhėnie tė tillė, qė mė vonė rezultoi jo e saktė, duke i dhėnė idenė popullit qė gjithēka ta priste prej poetit.

Po thoni qė nė Kosovė edhe Maqedoni, ekziston ende kompleksi i poetit nė shėrbim tė kombit?

Ky nuk ėshtė kompleks nė kuptimin e tij, por ėshtė e vėrtetė qė nė Kosovė dhe Maqedoni ata janė nė kėtė fazė, kur formatimi shpirtėror i poetit ndikon nė formatimin shpirtėror tė kombit, paēka qė ata nuk janė komb tjetėr. Janė shtet tjetėr, por nė kėrkim tė mėvetėsisė.
Kombi shqiptar ėshtė krijuar nga poetėt
Duke filluar qė nga fillimet, mund tė them se kombi shqiptar ėshtė njė komb i bėrė nga poetėt. Qė tė mos jetė njė tezė e hedhur nė tym, po them disa argumente pėr kėtė: librin e parė e bėri njė njeri i cili pa njė ėndėrr poetike dhe ky ishte Gjon Buzuku. Pjetėr Budi, krijoi letėrsinė e parė autoriale. U mblodhėn poetėt, sepse ata kryesisht poet ishin, qė e bėnė kombin me alfabet kryesuar nga Gjergj Fishta. Ishin poetėt dhe kėtu dua tė pėrmend qoftė Luigj Gurakuqin, i cili ishte pjesėmarrės nė aktin final tė krijimit tė kombit, nė ngritjen flamurit tė pavarėsisė. Duhej njė himn kombėtar dhe doli njė poet, Asdreni qė e krijoi dhe tha merreni edhe himnin. Nuk kishim histori kombėtare edhe Naimi krijoi historinė e Skėnderbeut, versionin paralel tė historisė sė letrarizuar tė shqiptarėve. Po pastaj nuk kishte vjersha pėr shkollėn e ēunave, siē e quante Naimi dhe ai krijoi abetaren dhe vjersha nė shqip pėr shkollat shqiptare. Nė kėtė kuptim, aspekti komb-formues tek poetėt e kėsaj radhe ėshtė i dorės sė parė dhe jashtėzakonisht i rėndėsishėm. Ky pėrkushtim, krijoi njė marrėdhėnie shumė tė ēuditshme ndėrmjet kombit dhe poetit. Nė kėtė pikė, kombi, pra populli gjithēka e priste nga poeti dhe kjo ka mbetur reminishencė edhe nė kohėt tona, kur njerėz tė thjeshtė pyesin poetėt: “Si mendon, do ta fitojė Kosova pavarėsinė?” ose “Do tė demokratizohet mė tej Shqipėria?”. Kėto janė funksione jo mė poetike, nė momentin qė kombit i duheshin alfabeti, shkolla, pavarėsia, poeti e kreu funksionin e tij edhe i ngjiti si komb shqiptarėt, ndėrsa sot poetėt merren me poetikėn.