Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 29

Tema: Andi Meēaj

  1. #1

    Andi Meēaj

    Andi Meēaj u lind mė 6 qershor 1975, nė Vlorė. Mė 1994 ka mbaruar liceun artistik pėr pikturė po nė Vlorė dhe nė kėtė vit vendoset nė Greqi, Athinė, ku hap njė ekspozitė pikture vetiake tė vlerėsuar nga shtypi vendas.

    Botime:
    “Puthje ujore”, poezi, 2001.
    “Tokė e bekuar”, poezi, 2002.
    “Nga letėrkėmbimi me njė fantazmė”, poezi, 2003.
    “Qyteti fle nė xhepin tim”, poezi, 2006.
    “Njė stacion si njė valixhe”, poezi 2009.

    Ėshtė pėrfshirė nė antologjitė poetike:
    "Portat e Harresės", Tiranė, Toena 2001, (me shkrimtarėt shqiptarė nė Greqi, 1990-2001.)
    “Antologjia e poetėve tė Vlorės”, Triptik 2004.
    "Qiejt e Shpirtit", Tiranė, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, (me shkrimtarėt shqiptarė nė Greqi, 1990-2006.)
    dhe nė antologjitė e tregimit:
    "Shtėpia mbi rrota", Tiranė, Toena 2001, (me shkrimtarėt shqiptarė nė Greqi, 1990-2001.)
    "Maska e Ditės", Tiranė, Bota Shqiptare & Meda Dea 2006, (me shkrimtarėt shqiptarė nė Greqi, 1990-2006.)
    “Antologjia me tregime tė zgjedhura tė autorėve vlonjatė”, Botimet Europrint 2006.

    Nė vitin 2008 ėshtė pėrfshirė nė kapitullin e tekstit universitar pėr poezinė moderne tė pasviteve '90-tė, me autor Prof. as. Roland Zisi.
    Boton rregullisht nė shtypin shqiptar dhe atė tė Diasporės.

  2. #2

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    KU VETE KĖSHTU

    Ku vete kėshtu,
    mes ngatėrresash kaq e sigurtė
    dhe ikėn, ikėn si ditė nga kafazi i natės,
    pėr tė hedhur vellon nė krahėt e virgjėrisė sonė,
    duke pirė qiellin nė kupė ēaji,
    rrugicėn tonė nė ēantėn e tualetit e fut,
    pasqyrė tė vogėl, e vogėl por e lumtur pėr ne,
    pėr grimcat e rėrės qė rrėshqasin duarve
    si kujtimet,

    gjurmėt e limonave mbinė tė kaltėr,
    karafili dhe shega mbi buzėt e tua puthen.

    Ti erė, ku vete kėshtu?!

  3. #3

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    GJETHE QĖ SHKRIHET

    Gjethe qė shkrihet nė gushė
    qeshja jote,
    sytė qiellorė tė vėshtrojnė,
    dhe ndihesh i varfėr nė vetminė tėnde,
    instrument i ēakorduar,
    zemėr,
    njė zemėr e bardhė,
    ku fjalėve u vjen tė vdesin.

    Gjethe qė shkrihet nė gushė!?

  4. #4

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    ROMANCĖ

    Jam kthyer pėrsėri, pėrsėri nuk dihet se ku shkova,
    njė tjetėr qė rrobat dhe hapat e mia kishte veshur,
    si zakonisht nė ora tetė mbėrriti. Tė hapur e gjeti derėn,
    zemrėn e gruas si zakonisht tė mbyllur.
    Tė parėn shqelmoi veten, pastaj muret,
    dritaret nga frika shkundėn xhamat dhe shkoi tė shtrihej
    nėn zhurmėn e ėndrrave, qė vetė urdhėroi,
    tė flinin.

  5. #5

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    PĖRGJIM

    Shtėpia rėnkon nėn kornizat varur mureve
    dhe ti njė ditė do tė mbyllesh atje, muret pėrsėri
    do tė ankohen, ti, jo, nuk ke kujt t’i bėrtasėsh,
    fjalėn e tyre tė fundit dyert e thanė,
    tė trokiturat ndalohen me ligj,
    tashmė ka humbur fletankesa jote,

    dhe trupi rebelohet, duart thyejnė kornizat,
    kėmbėt shqelmojnė dyert, mishi trokitjet rikujton,
    muret rėnkojnė, pėrsėri rėnkojnė muret, nuk ka mė korniza,
    vetėm sy nėpėr dritare.

  6. #6

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    NINULLĖ

    Ai iku, mbylli derėn,
    jo, dera e mbylli atė.
    Rruga me shami nė duar, (duke e tundur),
    e pėrcolli gjer tek deti,
    jo, shamia me rrugėn nė duar, (duke e tundur),
    e pėrcolli gjer tek deti.
    Deti me pulėbardhat e zeza dhe
    kapelen e kuqe, e futi nė anije,
    jo, pulėbardhat e zeza dhe kapelja e kuqe
    me detin, e futėn nė anije.

    Anija u pėrkund,
    u pėrkundėn dhe duart e nėnės.

  7. #7

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    VOGĖLUSHI DHE DETI

    Ecėn duke u lėkundur,
    nga hapat qė qeshin lėkundet toka.
    Putrėn zgjat qenushi pullali,
    me gjuhėn e gjatė, tė kuqe.
    Detin godasin,
    guralecėt nė duart e vogla.

    Tre marinarė kėrcejnė nga deti
    dhe tre anije me lodra nė duar.

  8. #8

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    FJALĖT VDESIN NATĖN

    Dėgjoji fjalėt e erės,
    mbirė mes gjethesh,
    statuja peisazhesh drithėruese.
    Ėshtė ora e dritareve tė ēelen,
    gonxhe dritash dhe hijesh.
    Tė vjen t’i shtrihesh barit tė gjelbėr,
    lagur fjalė qė natėn vdesin.

  9. #9

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    SHTĖPIA

    Kam hapur krahėt,
    sigurisht duhet tė pėrqafoj dikė,
    ndoshta shtėpinė e viteve qė ikin sėprapthi,
    ndoshta shiun qė do t’u rikthehet réve,
    apo atė qenin e zi tė zotit Andon,
    kur flet nė tre gjuhė tė huaja kafshėsh.
    Zgjas krahėt, i hap, i hap, i hap,
    pėrqafoj shtėpinė, e shkul dhe rrėnjėt
    ia hedh.

    Mbi dhé
    bien lodra, lodra, lodra
    dhe koka ėndrrash tė prera
    mbi dhé.

  10. #10

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    PIKTURĖ SUREALISTE

    Anės rrugėve do tė gjesh sy
    varur nėpėr pemė, frutat i hėngri toka
    duke na goditur me farat e tyre.

    Do tė gjesh njerėz tė mbirė fushave,
    lulėkuqet i hėngri toka
    duke na konturuar me tė kuqen e tyre.

    Anės rrugėve do tė gjesh sy tė pjekur,
    tė kuq, qė u rėndohen pemėve.

  11. #11

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    FRIKA QĖ BĖN PĖR TĖ QESHUR

    E vesha krahėve
    kėtė ngjarje tė vrarė,
    jo se kam ftohtė,
    por tėshtij
    dhe nėse tėshtij,
    nxjerr ndodhira
    me arinj dhe njerėz,
    dhelpra dhe jashtokėsorė,
    domethėnė kam frikė,
    frika tė bėn pėr tė qeshur,
    unė qaj,
    dhe iki me kokėn nė duar,
    ta nxjerr shėtitje.

  12. #12

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    Ē’DHĖMBĖ TĖ TMERRSHĖM

    Duke parė njė buburezė tė balsamosur
    nė dritare, loti qau, bashkė me tė unė.

    E di, njė ditė do tė kthehet, ushtria
    milionėshe do tė shqyejė mishin.

    Ndėrsa ne mbas dritareve do tė mėrmėrisim
    “Ē’dhėmbė tė tmerrshėm paskan buburezat?”

  13. #13

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    BALADA E MOHAMEDIT

    Kėpucėt veshėn kėmbėt e zeza
    tė Mohamedit,
    njėrin sy e ka tė lagur,
    njėrėn mėngė tė ngrėnė,
    hunda i ka ngrirė, e heq, e fut nė xhep,
    hunda fillon tė kėndojė
    njė melodi kurvash,
    Mohamedi dėgjon
    megjithėse pa vesh.
    Rruga fillon tė ecė,
    ecin dhe kėpucėt
    veshur kėmbė tė zeza
    kėpucėve u del bisht dhe katėr kėmbė.
    Dikush sheh njė kalė,
    dikush dy kėmbė tė zeza,
    njė tjetėr gjen hundėn e ngrirė
    duke fshikulluar me kamzhikun - pemė.

  14. #14

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    PLAKU LODĖR

    Ēapon, godet bastunin
    nė rrugėn drejt kishės,
    troket orėt e tij tė mbetura,
    asfaltin e zi qė hap derėn,
    nga del e bukura e dheut
    shndėrruar nė flutur,
    krahėt e ylbertė pėrplas,
    nė flokėt e tij shekullorė vendos,
    tė jetojė dhe tė vdesė.
    Dora kurdis zemrekun,
    ecėn dy hapa, ndalon,
    rikurdiset, vazhdon.
    Nga qoshja del fėmija kaēurrel,
    me sytė e dielltė,
    duke bėrtitur, duke ulėritur
    nga gėzimi pėr plakun lodėr,
    pėr kėtė gjigand tė rrudhur,
    me tesha tė ngrėna kohėve,
    me kėtė bastun qė ka hedhur
    rrėnjė nė shpirt.

    Kujdes biri im,
    ka nevojė pėr shumė dashuri
    dhe pak kurdisje.

  15. #15

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    KUR BIE SHI

    Bie shi nė oborr dhe nė
    shpirtin tim, nuk kam ombrellė,
    strehė nuk kam, vetėm njė qiell
    dhe katėr mure qė ma rrethojnė
    qenien, duke u vyshkur,
    tkurrur brenda meje.
    Macen e zezė e shoh tė laget,
    tavolinėn tė gjėmojė si tambur,
    mbulesat, fantazma tė vallėzojnė,
    krevatin tė ngrihet, tė shkundet si qen,
    nga pikturat tė dalin njerėzit-hije,
    me sytė dhe duart e ndritshme.
    Ndėrsa erėn tė shtrihet mbi dysheme,
    tė lotojė nga dhimbja dhe trishtimi.

  16. #16

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    ĖNDĖRR BRENDA FĖMIJĖS

    Dikur ėndėrr
    brenda fėmijės
    ngrija kėshtjella,
    kujtoj pemėt
    tek i ngjyrosja,
    gomėn qė i fshinte
    dhe gishtat kur dhembnin
    nga gėzimi i balonės
    qė era ngrinte,
    brenda saj
    fusja dhomėn,
    oborrin me cicėrimat,
    rrugicat fytyrzverdhura
    dhe qytetin gjigand
    me njerėzit
    milingona.

  17. #17

    Poezi tė zgedhura nga libri: "QYTETI FLĖ NĖ XHEPIN TIM"

    FEMIJERIA

    Pėrplaset dera, hyn ai,
    sytė i ka tė verdhė,
    duart jeshile,
    kokėn katrore,
    brėnda xhepave rri fshehur fėmija,
    e nxjerr, i blen akullore,
    lodra, tė puthura,
    rrotullon botėn nė karuzel,
    tregon rrugėn ku u rrit,
    shtėpinė e vogėl me baēen e madhe,
    qėnin larush tek bredhėrinte
    dhe gjyshen topolake qė rrudhte kohėn.

  18. #18

    Andi Meēaj ėshtė thellėsisht poet i rrafshit intelektual*

    Andi Meēaj u lind nė Vlorė mė 6 qershor 1975. Nė qytetin e lindjes mbaroi liceun artistik pėr pikturė dhe mė vonė emigron nė Greqi, ku merret me ekspozita pikture, tė cilat janė vlerėsuar pozitivisht nga shtypi kulturor grek. A. Meēaj, veē pikturės shkruan edhe shumė poezi. Vėllimin e parė me vjersha tė titulluar: “Puthje ujore” e botoi nė vitin 2001. Shumė nga poezitė e kėtij autori janė pėrfshirė nė antologjinė poetike “Portat e harresės”. Mė pas ka botuar librat: “Tokė e bekuar”, poezi, 2002; “Nga letėrkėmbimi me njė fantazmė”, poezi, 2003 dhe “Qyteti fle nė xhepin tim”, poezi, 2006. Kėto pėrmbledhje poetike janė pritur ngrohtė nga kritika letrare dhe lexuesit e shtresave tė ndryshme. Andi Meēaj lėvron edhe gjininė e prozės, shkruan tregime tė cilat pjesėrisht tyre janė botuar nė shtypin letrar dhe nė antologji tė ndryshme. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė. Megjithėse nuk jeton nė Shqipėri, ai ėshtė i pranishėm e boton periodikisht nė shtypin letrar tė Tiranės. Pėr krijimtarinė e tij dhe vlerat e saj, A. Meēaj ėshtė nderuar e ėshtė vlerėsuar me disa ēmime letrare. Boton vazhdimisht edhe nė revistėn letrare “Admet”.
    Nė krijimtarinė poetike tė A. Meēajt formėsohen dhjetėra motive metafizike e universale, si: malli pėr njeriun e dashur qė ndodhet larg, adhurimi pėr format, emocionet, ngjyrat dhe vlerat e bukura tė njeriut e tė natyrės, rivlerėsimi i kujtimeve dhe sjellja e tyre nė jetėn e pėrditshme, me qėllim pėrditėsimin e ēasteve tė paharruara, meditimi pėr jetėn qė shkon dhe atė qė vjen pas saj etj. Nė poezitė e A. Meēajt, sidomos nė ato peizazhiste, shkrihen e kombinohen nė njė tė vetme pėlhura e vargjeve me ngjyrat e pikturės, tonet dhe dritėhijet e ditės apo tė natės me metaforat sugjestive, aq karakteristike e tė dashura pėr frymėzimin e tij. Tė qėnurit larg Atdheut qė domethėnė larg vatrės familjare, larg fėmijėrisė, larg dashurisė, larg detit apo ullinjve, kanė ngjizur tek ky poet kultin e shtėpisė, jo vetėm si objekt banimi, por dhe si institucion shpirtėror, prandaj nė poezinė e tij emėrtohen vazhdimisht pjesė tė saj, si p.sh.: muret, dyert, dritaret, kornizat, xhamat, e tė tjera elemente si kėto, tė cilat krijojnė emocion poetik tė fortė, bazal dhe ekzistencial. Kjo “shtėpi poetike” e A. Meēajt asnjėherė nuk ėshtė bosh, aty do tė jenė gjithmonė tė pranishėm herė e dashura e herė nėna, herė njė mik apo shok, herė vetė ai, i malluar e i lektisur, herė gruaja e dashur e herė “miq-mikesha” tė tillė(a) si era, trishtimi, zbrazėtia, vetmia, heshtja, etj, komponente qė e bėjnė poezinė e tij aq tė ngrohtė, medituese e tėrheqėse. Madje kėrkimi i ekzistencės si qėnie njerėzore tek kėto detaje korrelative tė shtėpisė tė kuptuar jo vetėm si objekt banimi, ėshtė kthyer pėr kėtė poet nė njė obsesion tė pėrhershėm dhe parakusht artistik. A. Meēaj ėshtė thellėsisht poet i rrafshit intelektual. Nė poetikėn e tij ndėrthuren shenja tė kulturės sė tij letrare me ato filozofike, tė pikturės, tė arteve tė aplikuara. Figura letrare mė e pėrdoruar e poetit duket se ėshtė metafora, njė metaforė e plotėsuar me detaje e elemente nga fantazia e tij e pasur, nisur gjithmonė nga njė pikė reale, e thjeshtė dhe natyrale. Njė nga vėllimet mė tė bukura dhe qė ėshtė pritur nxehtėsisht nga opinioni letrar ėshtė pikėrisht libri me poezi “Qyteti Fle Nė Xhepin Tim” i botuar nė Athinė, nė vitin 2006. Meritojnė tė veēojmė nga ky vėllim poezitė: “ROMANCĖ”, “FJALĖT QĖ VDESIN NATĖN”, “SHTĖPIA”, “KU VETE KĖSHTU...”, “GJETHE QĖ SHKRIHET NĖ GUSHĖ”, “KUR BIE SHI”, “MUHAMEDIN”, “PLAKUN LODĖR”, “PĖRGJIMI”, “NINULLA”, “VOGĖLUSHI DHE DETI”, “PIKTURĖ SURREALISTE”, “FRIKA QĖ TĖ BĖN PĖR TĖ QESHUR”, etj., tė cilat spikasin pėr figuracion origjinal, pėr thellėsinė e ideve e tė mesazheve, si dhe pėr ngarkesėn e lartė emocionale qė tė krijojnė pėrgjatė procesit tė leximit. Poeti Andi Meēaj, me paraqitjen e deritanishme poetike, premton tė realizojė nė tė ardhmen njė profil artistik mė tė zhvilluar e mė tė plotėsuar, nė pėrputhje me mundėsitė e mėdha qė sugjeron talenti i tij.

    Nga libri “Qyteti Fle Nė Xhepin Tim” kemi pėrzgjedhur vjershėn e mėposhtėme:

    NINULLĖ*


    Ai iku, mbylli derėn,
    jo, dera e mbylli atė.
    Rruga me shami nė duar, (duke e tundur),
    e pėrcolli gjer tek deti,
    jo, shamia me rrugėn nė duar, (duke e tundur),
    e pėrcolli gjer tek deti.
    Deti me pulėbardhat e zeza dhe
    kapelen e kuqe, e futi nė anije,
    jo, pulėbardhat e zeza dhe kapelja e kuqe
    me detin, e futėn nė anije.

    Anija u pėrkund,
    u pėrkundėn dhe duart e nėnės.

    ---------------------------------------------------------------------------
    *Nė origjinal ėshtė pa titull (A.M.).
    **Meēaj A. “QYTETI FLE NĖ XHEPIN TIM”, poezi, Athinė, 2006.

    Roland Zisi
    Letėrsi Bashkėkohore Shqipe – Poezia.
    Shtėpia Botuese e Librit Universitar – Tiranė, 2008.
    Miratuar nga departamenti i gjuhės dhe letėrsisė shqipe
    mė datė 30. 05. 2008.

  19. #19

    Kritike

    MENDIME RRETH LIBRIT POETIK “PUTHJE UJORE” TĖ ANDI MEĒAJT



    Nė tre nga vargjet e librit tė tij tė parė, Andi Meēaj thotė: “Dua tė vij / aromėn tėnde / tė pėrkėdhel”. Kjo ėshtė poezi. Poqese do kishte thėnė: “Dua tė vij / flokun tėnd tė pėrkėdhel”, nuk do kishim tė bėnim me poezi, por me pėshpėrima telefonike apo epistolare mes dy tė dashuruarish. Ja pra sesi shpėrfillet, nė poezinė tonė tė re, logjika prozaike e jetės sė pėrditshme, pėr t'i lėnė vendin elementit poetik, i cili ka logjikėn e vet, njė logjikė kjo, vėrtet, e ndėrlikuar, por, nga ana tjetėr, nuk i bėhet dhe ndryshe. Edhe tek poezia e Meēajt pikasen njė sėrė tiparesh nga ata qė e bėjnė poezinė tonė tė re tė dallojė sė tepėrmi nga e mėparshmja. Vargjet e kėtij poeti aplikohen nė sajė tė njė gjuhe tė pasur, e cila mbėrrin dikur nė neologjizma tė njėpasnjėshme, neologjizma kėto qė, me siguri, i lind kėmbėngulja pėr tė mėnjanuar barbarizmat e tmerrshme, me prejardhje lindore e perėndimore, qė e kanė mbuluar nga tė gjitha anėt pasurinė mė tė madhe kombėtare qė na ėshtė dhuruar, gjuhėn. Pėr sa i pėrket formės, mendoj se vargu i lirė i Meēajt rrjedh natyrshėm dhe, pėr tė mos u shndėrruar nė prozė, ai pėrmban njė ritėm e harmoni tė admirueshme. Gjithashtu, Andi Meēaj duket sikur ėshtė nė gjendje ta pėrdorė dobishėm peshoren e lėndės qė duhet tė pėrdorė ēdo poet: ndjenja dhe mendimi, nė poezinė e tij, gėzojnė barazpeshėn e nevojshme, gjė qė e bėn ligjėrimin tė mos anohet, tė mos shfaqė shenja rrėzimi. Poezia e Andi Meēajt, nė pjesėn mė tė madhe tė saj, ėshtė njė poezi imazhesh, gjė qė e bėn tė ngjasojė njėfarėsoj e vėshtirė dhe, pėr rrjedhojė, tė lypė njė edukatė tė stėrvitur leximesh. Nėse do na lejohej tė flisnim pėr motive, ai qė hasim mė dendur nė poezinė e Meēajt ėshtė, padyshim, njė motiv i pėrkorė erotik qė ftillohet me manierat e sė ashtuquajturės poezi e kulluar. Si mbyllje, pėr kėtė poet, do thoshja se njė tjetėr tipar qė e afron me disa nga zėrat mė pėrfaqėsues tė brezit tė tij, ėshtė pėrkushtimi ndaj shqipėrimeve.

    ROMEO ĒOLLAKU

  20. #20

    kritike

    nga Faruk Myrtaj

    ANDI MEĒAJ E KA SHKRUAR “PĖRGJIMIN” SIKUR TĖ KĖNDONTE “MAMMY BLUE”

    Nė librin me poezi "Qyteti Fle Nė Xhepin Tim", tė Andi Meēajt*, botuar nė Athinė 2006, ėshtė edhe poezia:

    PĖRGJIM

    Shtėpia rėnkon nėn kornizat varur mureve
    dhe ti njė ditė do tė mbyllesh atje, muret pėrsėri
    do tė ankohen, ti, jo, nuk ke kujt t’i bėrtasėsh,
    fjalėn e tyre tė fundit dyert e thanė,
    tė trokiturat ndalohen me ligj,
    tashmė ka humbur fletankesa jote,

    dhe trupi rebelohet, duart thyejnė kornizat,
    kėmbėt shqelmojnė dyert, mishi trokitjet rikujton,
    muret rėnkojnė, pėrsėri rėnkojnė muret, nuk ka mė korniza,
    vetėm sy nėpėr dritare.

    I jam rikthyer shpesh krijimtarisė sė Andit. Jo veē si “shpresė e pohuar”, por edhe si pashmangshmėri e Hiqmet Meēajt. Prishin punė Etėrit, ndonjėherė, por mė shumė ndreqin! Raporti jo i kollajshėm mė kujton Anil Frashėrin, djalin e aktorit tė madh Naim Frashėri (aktorit). Ia kujtonin babanė, vend e pa vend, ia kthyen nė makth: “Naimi ėshtė Naim, e kėshtu ka pėr tė qenė”, “babai Yt ishte tjetėr Ai, aha...!”, “Nuk bėhemi dot si Ai ne, as ti...”! Po lexoja “Pėrgjim-in” sot dhe (a thua intuitivisht) klikova nė google pėr “Mammy Blue”. Thjesht si emigrant me nėnėn larg, pafundėsisht larg... Aq larg sa mund tė pėrkufizosh ndryshe ekzistencėn fizike... Pėr disa minuta dhe disa minuta tė tjera, sėrish edhe disa minuta, dėgjova kėtė kėngė prej Demmis Roussos, pastaj nė interpretimin e grupit spanjoll Pop Tops, pastaj Ricky Shayne, Bernd Cluver, prej Dalida dhe Nicoletta, prej Julio Iglesias, mė pastaj tė Celine Dion, interpretim i hershėm i saj, Roger Whittaker, Brother Louie group, Franck Pourcel, Juan Torres, Ian Lloyd dhe s’ndenja dot pa iu kthyer Demmis Roussos qė i ngrč himn tokės greke, mesdhetare, diellit dhe dashurisė aty!

    Oh Mammy, oh Mammy Mammy Blue
    Oh Mammy Blue
    .............
    I may be your forgotten son
    Who Wandered off at twenty-one
    It's sad to find myself at home
    Without you
    If I could only hold your hand
    And say I'm sorry, yes I am
    I'm sure you'll really understand
    Oh Mammy...
    ...............
    ...........

    Po e lexoja poezinė e Andit si gjendje-afėrt me Mammy Blue?!
    Nė tė gjitha gjuhėt, nė tė gjitha zėrat, “shtėpia e ndjenjės rėnkon nėn kornizat varur mureve tė zemrės” perifrazojmė poezinė. Nė tė gjitha kohėt, nė tė gjitha moshėt, nė tė gjitha poemat dhe nė secilin prej vargjeve, prej tė gjithė lexuesve, prej njerėzve, tė gjithė tė vdekshėm, tė shndėrrueshėm nė blue... Nė pėrgjim tė qenies njerėzore brenda vetes, brenda shtėpisė, brenda e jashtė atdheut, si i bėhet paracaktimit qė Njeriu “njė ditė do tė mbyllet atje, nė njėrėn nga kornizat” dhe Jeta, ajo qė e ke lindur Ti? Ti, Mammy qė (si mund tė) bėhesh Blue, Ti Mėkėmbėsja e Zotit nė Tokė, Ti Krijuesja qė kurrė nuk e ke ngritur zėrin pėr tu lėvduar si e tillė... si mund tė pranojmė kornizash? Nėse jeta mbetet pas, ėshtė thjesht provė e dėshmi jotja, por pa Ty...E kėngės, pavarėsisht kėngėtarėve, gjuhėve, ndjenja qė prej sė gjalli ka siguruar pėrjetėsinė dhe qė sė vdekuri bėhet qenie e tė gjallit... Muret, si gjithė gjėrat e palėvizshme, ankohen pėr fatin e tyre, e pėrcjellin mėrinė nė pėrplasjet e dyerve qė mbyllen e hapen, prej trokitjeve tė tė panjohurve dhe hyrjes pa trokitur tė Njerėzve tė Shtėpisė. Kėta mbeten without You, mė dhimbshėm se You without them. Ndjehen kėshtu. I shohim kėshtu. E dinė ligjin e jetės, e dinė qė “tė trokiturat nė Botėn Andej ndalohen me ligj”, madje eh, bėjnė gjithēka qė tė qetėsojnė merakun e Mammy tė ngjyruar nė Blue, nė tė gjithė zėrat, nė tė gjitha figurat letrare, pėrjetėsisht tė lidhura me lindjen, me Nėnėn... “Rebelohet”, aq mė shumė kur ka joshur veten nė kahen e krijuesit, muret e zemrės qė gjithnjė ashtu kanė rrahur pėr tė Dėrguarėn e Posaēme tė Zotit pėr Tė, rėnkojnė duke kėngėzuar fjalėsh, rimash, “s’ka korniza” dhe lotėt me se s’bėn duhen ndaluar me ligj, si gjithė gjėrat qė pėrbėjnė Lirinė e njeriut!
    Andi Meēaj e ka shkruar “Pėrgjimin” sikur tė kėndonte “Mammy Blue”. Them kėshtu pėr gjendjen. Sė paku siē e lexova sonte.

    E premte, 11 prill 2008, Toronto, Kanada.

    ----------------------------------------------------------------
    *Andi Meēaj u lind nė Vlorė mė 6.06.1975. Aty mbaroi liceun artistik pėr pikturė. Nė Greqi, njė ekspozitė pikture vetjake, iu vlerėsua nga shtypi vendas. Nė vitin 2001 boton librin poetik “PUTHJE UJORE”. Mė pas boton: “Tokė e bekuar”, poezi, 2002, “Nga letėrkėmbimi me njė fantazmė”, poezi, 2003; “Qyteti fle nė xhepin tim”, poezi, 2006. Ėshtė pėrfshirė nė disa antologji dhe pėrmbledhje dhe ėshtė vlerėsuar me disa ēmime letrare.


    Nga ARIAN LEKA

    MBI LIBRIN POETIK TE ANDI MEĒAJT: “QYTETI FLE NE XHEPIN TIM”, ATHINE 2006

    I dashur Andi, po tė shkruaj edhe njė herė pėr poezitė e tua dhe po tė risjell sėrish ato qė shkruajta mbrėmė natėn, paēka se siē thotė edhe Herakliti nuk mund tė pijmė dy herė ujė nė tė njėjtin lumė. Por sot, kur mė erdhėn edhe fotot e pikturave tė tua, mė vjen mirė qė kam pėrdorur edhe fjalėn sy edhe fjalėn figuracion surrealist edhe pamje dhe vargje tė kompresuara, tė ngjeshura nė njė pamje.
    Urime, miku im se vėrtet mė dhe kėnaqėsi me poezitė pėr tė mė hequr etjen se si shkruaje ti. Ajo qė mė pėlqen mėnjanė ėshtė natyralizimi yt i plotė me tekstin poetik, aty nuk ka fraza as kėrkime figurash qė tė ēmendin me befasinė e kėrkuar pėr tė tė habitur. Aty ka natyrshmėri dhe kjo, sipas meje vjen nga ambientimi me atė ēka ėshtė e jotja dhe qė nuk e ke vėshtirė ta thuash. Ke vėnė re, se pėr shumė njerėz ėshtė mjaft e vėshtirė tė bėjnė njė rreth, ndėrkohė qė pėr rrethin mendojnė se ėshtė forma mė e thjeshtė nė botė. Ti kėtė ke bėrė me kėto poezi. Pikasoja thoshte unė nuk kėrkoj, unė gjej dhe mė duket se ti e ke gjetur nė kėto poezi atė qė ke dashur tė shprehėsh. Mė shumė se ēdo shqisė tjetėr poezia jote ka sy, njė sy qė tė ndjek, tė tregon si i sheh pamjet dhe tė fton tė shohėsh pamje tė tjera, herė ireale, herė surreale, herė gjysmėkubiste e herė tė ngjeshura, pa ajėr, qė tė marrin shpirtin dhe frymėn nga ajo qė ofrojnė. Veēmas mė pėlqyen forma dhe befasia e “KU VETE KESHTU...”, “GJETHE QE SHKRIHET NE GUSHE”, “ROMANCE” (romancė mė tė paqetė nuk kam mundur tė lexoj) “PERGJIMI” me sytė nėpėr dritare..., “NINULLA” veēmas fare (por kėtė dhe tė tjerat, “MOHAMEDIN”, “PLAKUN LODER”... Tė kam shkruar kur m'i nise fillimisht), “VOGĖLUSHI DHE DETI” me anijet qė dhurojnė lodra..., “FJALET QE VDESIN NATEN”, “SHTEPIA”... (sa e pranishme kjo temė tek ti, me tė gjitha elementet e saj, mure, dritare, lloj lloj rrugėsh, korniza dhe paksa det diku nė cep) pikturė surrealiste, “FRIKA QE TE BEN PER TE QESHUR” me atė ikje balade me kokė ndėr duar, horrorin prej buburezave si thyerje tė tipologjisė dhe estetikės sė tyre... “KUR BIE SHI”... Me aq detaje si nje film neorealist.
    Nuk kam fjalė tjetėr veē urimeve pėr ty.

    4 gusht, 2006

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •