nga Faruk Myrtaj
ANDI MEĒAJ E KA SHKRUAR PĖRGJIMIN SIKUR TĖ KĖNDONTE MAMMY BLUE
Nė librin me poezi "Qyteti Fle Nė Xhepin Tim", tė Andi Meēajt*, botuar nė Athinė 2006, ėshtė edhe poezia:
PĖRGJIM
Shtėpia rėnkon nėn kornizat varur mureve
dhe ti njė ditė do tė mbyllesh atje, muret pėrsėri
do tė ankohen, ti, jo, nuk ke kujt ti bėrtasėsh,
fjalėn e tyre tė fundit dyert e thanė,
tė trokiturat ndalohen me ligj,
tashmė ka humbur fletankesa jote,
dhe trupi rebelohet, duart thyejnė kornizat,
kėmbėt shqelmojnė dyert, mishi trokitjet rikujton,
muret rėnkojnė, pėrsėri rėnkojnė muret, nuk ka mė korniza,
vetėm sy nėpėr dritare.
I jam rikthyer shpesh krijimtarisė sė Andit. Jo veē si shpresė e pohuar, por edhe si pashmangshmėri e Hiqmet Meēajt. Prishin punė Etėrit, ndonjėherė, por mė shumė ndreqin! Raporti jo i kollajshėm mė kujton Anil Frashėrin, djalin e aktorit tė madh Naim Frashėri (aktorit). Ia kujtonin babanė, vend e pa vend, ia kthyen nė makth: Naimi ėshtė Naim, e kėshtu ka pėr tė qenė, babai Yt ishte tjetėr Ai, aha...!, Nuk bėhemi dot si Ai ne, as ti...! Po lexoja Pėrgjim-in sot dhe (a thua intuitivisht) klikova nė google pėr Mammy Blue. Thjesht si emigrant me nėnėn larg, pafundėsisht larg... Aq larg sa mund tė pėrkufizosh ndryshe ekzistencėn fizike... Pėr disa minuta dhe disa minuta tė tjera, sėrish edhe disa minuta, dėgjova kėtė kėngė prej Demmis Roussos, pastaj nė interpretimin e grupit spanjoll Pop Tops, pastaj Ricky Shayne, Bernd Cluver, prej Dalida dhe Nicoletta, prej Julio Iglesias, mė pastaj tė Celine Dion, interpretim i hershėm i saj, Roger Whittaker, Brother Louie group, Franck Pourcel, Juan Torres, Ian Lloyd dhe sndenja dot pa iu kthyer Demmis Roussos qė i ngrč himn tokės greke, mesdhetare, diellit dhe dashurisė aty!
Oh Mammy, oh Mammy Mammy Blue
Oh Mammy Blue
.............
I may be your forgotten son
Who Wandered off at twenty-one
It's sad to find myself at home
Without you
If I could only hold your hand
And say I'm sorry, yes I am
I'm sure you'll really understand
Oh Mammy...
...............
...........
Po e lexoja poezinė e Andit si gjendje-afėrt me Mammy Blue?!
Nė tė gjitha gjuhėt, nė tė gjitha zėrat, shtėpia e ndjenjės rėnkon nėn kornizat varur mureve tė zemrės perifrazojmė poezinė. Nė tė gjitha kohėt, nė tė gjitha moshėt, nė tė gjitha poemat dhe nė secilin prej vargjeve, prej tė gjithė lexuesve, prej njerėzve, tė gjithė tė vdekshėm, tė shndėrrueshėm nė blue... Nė pėrgjim tė qenies njerėzore brenda vetes, brenda shtėpisė, brenda e jashtė atdheut, si i bėhet paracaktimit qė Njeriu njė ditė do tė mbyllet atje, nė njėrėn nga kornizat dhe Jeta, ajo qė e ke lindur Ti? Ti, Mammy qė (si mund tė) bėhesh Blue, Ti Mėkėmbėsja e Zotit nė Tokė, Ti Krijuesja qė kurrė nuk e ke ngritur zėrin pėr tu lėvduar si e tillė... si mund tė pranojmė kornizash? Nėse jeta mbetet pas, ėshtė thjesht provė e dėshmi jotja, por pa Ty...E kėngės, pavarėsisht kėngėtarėve, gjuhėve, ndjenja qė prej sė gjalli ka siguruar pėrjetėsinė dhe qė sė vdekuri bėhet qenie e tė gjallit... Muret, si gjithė gjėrat e palėvizshme, ankohen pėr fatin e tyre, e pėrcjellin mėrinė nė pėrplasjet e dyerve qė mbyllen e hapen, prej trokitjeve tė tė panjohurve dhe hyrjes pa trokitur tė Njerėzve tė Shtėpisė. Kėta mbeten without You, mė dhimbshėm se You without them. Ndjehen kėshtu. I shohim kėshtu. E dinė ligjin e jetės, e dinė qė tė trokiturat nė Botėn Andej ndalohen me ligj, madje eh, bėjnė gjithēka qė tė qetėsojnė merakun e Mammy tė ngjyruar nė Blue, nė tė gjithė zėrat, nė tė gjitha figurat letrare, pėrjetėsisht tė lidhura me lindjen, me Nėnėn... Rebelohet, aq mė shumė kur ka joshur veten nė kahen e krijuesit, muret e zemrės qė gjithnjė ashtu kanė rrahur pėr tė Dėrguarėn e Posaēme tė Zotit pėr Tė, rėnkojnė duke kėngėzuar fjalėsh, rimash, ska korniza dhe lotėt me se sbėn duhen ndaluar me ligj, si gjithė gjėrat qė pėrbėjnė Lirinė e njeriut!
Andi Meēaj e ka shkruar Pėrgjimin sikur tė kėndonte Mammy Blue. Them kėshtu pėr gjendjen. Sė paku siē e lexova sonte.
E premte, 11 prill 2008, Toronto, Kanada.
----------------------------------------------------------------
*Andi Meēaj u lind nė Vlorė mė 6.06.1975. Aty mbaroi liceun artistik pėr pikturė. Nė Greqi, njė ekspozitė pikture vetjake, iu vlerėsua nga shtypi vendas. Nė vitin 2001 boton librin poetik PUTHJE UJORE. Mė pas boton: Tokė e bekuar, poezi, 2002, Nga letėrkėmbimi me njė fantazmė, poezi, 2003; Qyteti fle nė xhepin tim, poezi, 2006. Ėshtė pėrfshirė nė disa antologji dhe pėrmbledhje dhe ėshtė vlerėsuar me disa ēmime letrare.
Nga ARIAN LEKA
MBI LIBRIN POETIK TE ANDI MEĒAJT: QYTETI FLE NE XHEPIN TIM, ATHINE 2006
I dashur Andi, po tė shkruaj edhe njė herė pėr poezitė e tua dhe po tė risjell sėrish ato qė shkruajta mbrėmė natėn, paēka se siē thotė edhe Herakliti nuk mund tė pijmė dy herė ujė nė tė njėjtin lumė. Por sot, kur mė erdhėn edhe fotot e pikturave tė tua, mė vjen mirė qė kam pėrdorur edhe fjalėn sy edhe fjalėn figuracion surrealist edhe pamje dhe vargje tė kompresuara, tė ngjeshura nė njė pamje.
Urime, miku im se vėrtet mė dhe kėnaqėsi me poezitė pėr tė mė hequr etjen se si shkruaje ti. Ajo qė mė pėlqen mėnjanė ėshtė natyralizimi yt i plotė me tekstin poetik, aty nuk ka fraza as kėrkime figurash qė tė ēmendin me befasinė e kėrkuar pėr tė tė habitur. Aty ka natyrshmėri dhe kjo, sipas meje vjen nga ambientimi me atė ēka ėshtė e jotja dhe qė nuk e ke vėshtirė ta thuash. Ke vėnė re, se pėr shumė njerėz ėshtė mjaft e vėshtirė tė bėjnė njė rreth, ndėrkohė qė pėr rrethin mendojnė se ėshtė forma mė e thjeshtė nė botė. Ti kėtė ke bėrė me kėto poezi. Pikasoja thoshte unė nuk kėrkoj, unė gjej dhe mė duket se ti e ke gjetur nė kėto poezi atė qė ke dashur tė shprehėsh. Mė shumė se ēdo shqisė tjetėr poezia jote ka sy, njė sy qė tė ndjek, tė tregon si i sheh pamjet dhe tė fton tė shohėsh pamje tė tjera, herė ireale, herė surreale, herė gjysmėkubiste e herė tė ngjeshura, pa ajėr, qė tė marrin shpirtin dhe frymėn nga ajo qė ofrojnė. Veēmas mė pėlqyen forma dhe befasia e KU VETE KESHTU..., GJETHE QE SHKRIHET NE GUSHE, ROMANCE (romancė mė tė paqetė nuk kam mundur tė lexoj) PERGJIMI me sytė nėpėr dritare..., NINULLA veēmas fare (por kėtė dhe tė tjerat, MOHAMEDIN, PLAKUN LODER... Tė kam shkruar kur m'i nise fillimisht), VOGĖLUSHI DHE DETI me anijet qė dhurojnė lodra..., FJALET QE VDESIN NATEN, SHTEPIA... (sa e pranishme kjo temė tek ti, me tė gjitha elementet e saj, mure, dritare, lloj lloj rrugėsh, korniza dhe paksa det diku nė cep) pikturė surrealiste, FRIKA QE TE BEN PER TE QESHUR me atė ikje balade me kokė ndėr duar, horrorin prej buburezave si thyerje tė tipologjisė dhe estetikės sė tyre... KUR BIE SHI... Me aq detaje si nje film neorealist.
Nuk kam fjalė tjetėr veē urimeve pėr ty.
4 gusht, 2006
Krijoni Kontakt