Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498

    Korçë, Shtëpia e Flamurit - Selia e Republikës rrëzohet

    http://a1.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...46557720_n.jpg

    http://a3.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...31371041_n.jpg

    http://a6.sphotos.ak.fbcdn.net/hphot...25656858_n.jpg

    Selia e Republikës rrëzohet, çfarë humbjeje

    Një intelektual në moshë të thyer në Korçë, më tha: “Edhe pse jam në moshë kaq të madhe, do të shkoj në atë pirg gurësh të asaj ngrehine, do të marr një prej atyre gurëve e ta ruaj në shtëpi. Sepse për mua, çdo gur i asaj selisë së qeverisë së Korçës, është i shenjtë.”

    Niko Kotherja*

    Në qendër të Korçës, në një nga bulevardet kryesore të qytetit, i cili mban emrin e ish-kishës së madhe të Shën Gjergjit, përballë bibliotekës “Thimi Mitko”, gjendet një godinë rishtas e rrënuar. Përkujdesja i ka munguar prej dekadash derisa është katandisur në gjendjen që shihet sot. Kjo godinë mbartte vlera të shumëfishta në vetvete. 95 vjet më parë, grupimi i patriotëve të Korçës, me Themistokli Gërmenjin, shpallën aty Krahinën Autonome të Korçës, e quajtur si një nga arritjet më të mëdha të luftës dhe përpjekjeve patriotike të shqiptarëve gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore. Muret ishin po ato, shkallët e gurta që kanë mbetur ende pa u vjedhur, janë po ato, ku ecën me krenari të ligjshme patriotët korçarë drejt vendimit historik. Edhe ballkoni ishte po ai, i njëjti, me zgjatimin e vogël prej hekuri, ku u vendos flamuri dykrerësh nga dora e Themistokliut atë mëngjes dhjetori të vitit të largët 1916. Gjithçka që ka mbetur sot të ngjan me një katrahurë mjerane: plehra të çfarëdollojshme, erë e pakëndshme jashtëqitjesh njerëzore, dërrasa, pirgje gurësh. Këtë pamje dhuron sot kjo godinë, shoqja e vetme e së cilës për nga vlerat historike është selia e qeverisë së Vlorës që ndodhet në skelë. Kjo, sepse qeveria e Vlorës dhe Shpallja e Pavarësisë dha të kuptonte botërisht se ekzistonte një shtet shqiptar, ndërsa selia e rrënuar e Republikës Shqiptare të Korçës, në vitet e vështira të Luftës së Parë Botërore, mbajti gjallë juridikisht emrin e Shqipërisë, në një kohë kur në të gjitha trojet shqiptare kishin vërshuar ushtritë austro-hungareze, serbe, franceze, italiane, greke.GodinaNdërtesa është ngritur rreth viteve 1880-1885 në bulevardin kryesor të Korçës së asaj kohe. Si fillim, ishte pronë e familjes Sugari, prej së cilës ka dalë i shquari profesor i fizkulturës në Liceun francez Sotir Sugari. Ai ishte njëkohësisht nga të parët që organizoi në qytet aktivitetet e ndryshme artistike e fizkulturore, duke dhënë një kontribut tepër të madh në ngritjen kulturale të qytetit. Me nisjen e Luftës së Parë Botërore dhe me hyrjen e trupave e ushtrive të huaja në Korçë, kjo godinë u okupua nga ushtria franceze për t’u bërë qendra e veprimtarisë së tyre politiko-ushtarake. U zgjodh kjo shtëpi, ngaqë në të gjithë atë bulevard ishte e vetmja me ballkonin që shihte nga rruga. Dhe kjo përzgjedhje u bë me qëllim: që në atë ballkon të dukej mirë flamuri francez kur të valëvitej.Duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet e ushtrisë greke me atë franceze, patriotët korçarë fillimisht me anë të një kërkese iu drejtuan kolonelit francez De Burnazel, të cilit i kërkuan që Korça dhe rrethinat e saj të administroheshin nga shqiptarët nën juridiksionin ushtarak francez. Kërkesa e patriotëve shqiptarë u prit menjëherë prej francezit, i cili pasi kontaktoi me komandën ushtarake, me bashkëpunimin e kolonel Dekoenit, vendosën që këtë kërkesë të patriotëve korçarë ta pranojnë. Nga ana tjetër, vetë Themistokli Gërmenji, i kthyer nga Bullgaria, u ndal në zonën e Pogradecit, ku kërkoi kontakte dhe bisedime me autoritetet franceze, me të cilët ra dakord për pikat e programit. Fillimi i muajit dhjetor në vitin 1916 e gjeti Gërmenjin në Korçë. Në shtëpinë e tij u mbajtën mbledhjet për përcaktimin e këshillit dhe administratës shqiptare e u vendos që Korça, për arsye të ruajtjes së tolerancës fetare, të përfaqësohej me 14 delegatë, 7 myslimanë e 7 të krishterë. “Në mëngjesin e datës 10 dhjetor, një turmë njerëzish pritën para shtëpisë së tij Themistokliun, i cili doli në bulevard aty nga ora nëntë e ca e mëngjesit dhe i vënë në krye të turmës, me lumturinë e shpirtit të tij, që i pasqyrohej në sytë, zbriti dhe hyri në godinën e prefekturës franceze”, shkruan dr. Haki Mborja, si dëshmitar i ditës së 10 dhjetorit 1916. Kjo datë është e veçantë në historinë e Korçës dhe po kaq e veçantë ishte edhe ajo ngrehinë dykatëshe, tek e cila u mbrujt me djersë dhe gjak emri i Shqipërisë. Tek ajo godinë, aspiratat e luftëtarëve patriotë u konkretizuan. Por, në shkurtin e vitit 1918, francezët pasi pushkatuan pabesisht prefektin e Policisë së Korçës, Themistokli Gërmenjin, abroguan edhe protokollin e nënshkruar prej të dyja palëve më 10 dhjetor. Godina iu rikthye përsëri forcave franceze, si selia e ushtrisë së tyre. Valoi përsëri në qytet flamuri francez. Kjo vazhdoi deri më 1920-n, kur forcat franceze dhe greke u larguan nga Korça dhe qyteti u bashkua me qeverinë e Tiranës, duke i mbetur përjetë Shqipërisë, brenda kufirit të saj. Në këtë godinë, në maj të vitit 1920 u ngrit flamuri shqiptar për të dytën herë nga dora e patriotit të madh Vasil Tromara, veprim ky që zyrtarizoi Korçën si shqiptare dhe u dha fund provokimeve territoriale të fqinjëve. “Shtëpia e Sugarëve” vazhdoi të ishte akoma në shërbim të administratës shqiptare. Aty u vendosën zyrat e gjendjes civile të Korçës dhe aktet e tjera deri në akomodimin e ndërtesës së Bashkisë së qytetit, e cila ndodhej disa metra më poshtë.Vitet që do të pasonin, do të ishin për këtë simbol të patriotizmit korçar njëherë të gëzuara e më pas gjithnjë të dhimbshme. Duke njohur rëndësinë e saj, autoritetet e pasvitit 1944, vendosën që ta shpallin këtë godinë si “Monument Kulture” dhe në ambientet e saj të vendosej Muzeu Historik i Korçës. Kjo ndodhi në fund të viteve ‘70 të shekullit të kaluar. Shumë pak kohë lulëzimi pati ky institucion, pasi me ndryshimin e sistemit, muzeu ra pre e duarve barbare, të cilat shkatërruan gjithçka gjendej, stenda, materiale që datonin që prej kohës së ilirëve, pushkë, relike etj. Godina po pësonte, me ose pa dashje, rrënimin e saj të parë. Ndërtesa historike në erën e demokracisëPas vandalizmave e shkatërrimeve që iu bënë ndërtesës historike, e cila i dha emër edhe më të madh Korçës, u vendosën mjetet moderne të argëtimit të të rinjve: bilardot dhe lojërat elektronike të fatit. “Shtëpia e Pavarësisë”, siç quhej, nuk e njohu më dorën e rikonstruktimit. Amortizimi i saj bëri që aty të mos luhej më as bilardo e as tavëll. Para rreth 10 vitesh, në katin e parë të ngrehinës u vendos një sallon bukurie për të lyer flokët e vajzave apo për të ngjitur thonjtë fals. Ngjitur me të, në po këtë godinë u hap një “vrimë” tjetër, të cilën e shfrytëzoi dikush në profesionin e vet si argjendar. Lagështia dhe çarja e mureve i detyroi këto biznese që të largohen prej aty. Sot godina gjendet në duar të tre pronarëve të rinj. Dikush kërkon që ta rikonstruktojë, dikush të ndërtojë pallat, e dikush tjetër nuk bie dakord me dy ortakët e parë. Sot ngrehina i ngjan një fantazme prej guri në qendër të qytetit, në të njëjtën kohë kur duhet të shëmbëllente si një vend pelegrinazhi për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen. Shtëpia e Sugarëve nuk e ka më atë madhështi që ka pasur dhe që duhet të ketë, si “Shtëpia e Flamurit” apo “selia e Republikës Shqiptare të Korçës”. Ndërsa, edhe oborri i kësaj godine sot nuk ekziston më. Një qendër tregtare, si bunker betoni, e ka pushtuar atë. Vetëm në ndonjë foto mund të shohësh sesa oborr i bukur dhe karakteristik ka qenë, me pus uji, me lule dhe hapësirë të gjelbër, edhe pse për ata që drejtojnë shtrembër çështjet e monumenteve të kulturës, godina nuk kishte asnjë vlerë arkitektonike(!).Deri para një jave godina po jetonte orët e saj të fundit. Me pamjen që kishte marrë, duket që lëngonte dhe priste një dorë për ta shpëtuar dhe për t’i kthyer imazhin e dikurshëm, lavdinë e dikurshme dhe paraqitjen aq dinjitoze që ka pasur dhe që realisht meriton që ta ketë. Por kjo nuk u realizua… Edhe një pllakë përkujtimore që ishte vendosur në pamjen ballore të godinës e që tregonte se në atë vend patriotët korçarë shpallën Krahinën Autonome, nuk gjendet më. Duar injorantësh të pistë kanë shkrehur mllefin e tyre mbi këtë tabelë guri, duke e shkulur dhe hedhur kushedi se në cilin vend grumbullimi inertesh.Shtëpia e Republikës së Korçës, e cila pati për themel të saj mundin dhe gjakun e gjithë patriotëve që e realizuan atë, dha shpirt…Tani kujtoj kafen që piva me një intelektual në moshë të thyer në Korçë, i cili më tha: “Edhe pse jam në moshë kaq të madhe, do të shkoj në atë pirg gurësh të asaj ngrehine, do të marr një prej atyre gurëve e ta ruaj në shtëpi. Sepse për mua, çdo gur i asaj selisë së qeverisë së Korçës, është i shenjtë.”

    *Autori është studiues i historisë
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Jalla asnje koment ...neper temat fetare , politike ,presidenti ,kryeministri ,Edi ,Iliri ..me the te thash vu ..
    se humbet histori s'ka gje
    nuk u be nami...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Jalla asnje koment ...neper temat fetare , politike ,presidenti ,kryeministri ,Edi ,Iliri ..me the te thash vu ..
    se humbet histori s'ka gje
    nuk u be nami...
    Saura,nese do qe te vershojne komentet nderroi titullin temes.
    Titull i goditur mund te jete ; ''Greket rrenojne nje nga monumentet historike ne qytetin e Korces, cilat mund te jene qellimet e ketij akti vandal?!''

    Kete duhet t'a besh per faktin se shumica ne forum i quajne banoret e zonave kufitare me Greqine filogreke dhe ..........
    Ndryshuar për herë të fundit nga freeopen : 25-08-2012 më 06:38
    MOS I NDY TEMAT no name

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •