Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Margaritarët e shkrimit Ilir - Guri i zi i Shkodrës

    Emri:  Shaban_Berisha.png

Shikime: 5099

Madhësia:  88.3 KB
    Autori: Shaban Berisha

    Deshi Zoti që në javën e parë të janarit të vitit 2008, të kem në dorë librin e Aref Matit “Shqipëria (Historia dhe gjuha), ose odiseja e pabesueshme e një populli parahelen)”. Përveç tjerash aty gjeta një foto ku dukej një mbishkrim i vjetër ilir i shkruar në një pllakë guri të zi.*

    Emri:  mbishkrim1.png

Shikime: 2186

Madhësia:  82.8 KB Emri:  mbishkrim2.png

Shikime: 1901

Madhësia:  92.6 KB

    Pranë fotos nji tekst ku Aref Mati shkruante: “mbishkrim ilir i Skutarit (Shkodrës), alphabet ilir(apo gërma) çuditërisht të zhdukura.”

    Më kaploi një ndjenjë zhgënjimi për atë që ky shkrim ilir qenka zhdukur fat- keqsisht. Fillova ta shikoj mbishkrimin a mos kuptoj ndonjë shkronjë.

    Duke shikuar me kujdes, vërejta se disa shkronja i kuptoja, sepse ishin afërsi sisht të ngjajshme me shkronjat etruske. Pasi i lidha disa shkronja arrita të identifikoj dy fjalët e para. U mrekullova dhe e falënderova Zotin.

    Ngadale e me kujdes fillova të shkoqisë fjalët e tekstit dhe kuptova se ato janë të njejta me fjalët e gjuhës që flas unë .

    Ditën e parë arrita të deshifroj një pjesë të tekstit në fillim të kolonës së dytë, pjesa tjetër mu duk e paqartë. Të nesërmen iu qasa punës me një vullnet më të madh, pasi që kisha arritur që së paku të hapë derën dhe të hedh hapin e parë në brendinë e kësaj enigme interesante.

    Nga gëzimi fillova të flas me Aref Matin sikur ai të ishte aty para meje.

    O i nderuar, të përgëzoj, të jap lajmin e mirë, se alfabeti ilir dhe ato germa nuk janë të zhdukura, por janë alfabeti dhe germat që sot i ka në përdorim tërë bota. Kjo që deshifrova e dëshmon atë që ti me forcë e pohon në librin tënd, e unë them se ke të drejtë kur thua, “si duket ka ardhur koha që e vërteta më në fund të del në shesh.”

    Nuk e di pse zonja Nermin Vlora - Falaski nuk e ka trajtuar këtë mbishkrim kaq interesant në librin e saj “Pellasgët, Ilirët, Etruskët, Shqiptarët”.

    Në shkurt të vitit 2012 më ra në dorë libri i studiuesit të njohur francez Zaha ri Majani ”Fundi i misterit etrusk”. Ky studiues e kishte parë këtë mbishkrim në vitin 1962, me rastin e vizitës së Muzeut Arkeologjik të Shkodrës.

    Me atë rast i ishte dhënë një kopje e këtij mbishkrimi.

    Zahari Majani e nxjerr këtë mbishkrim si “ një kushtim të shkurtër drejtuar perëndisë Febus të naltit bari”. Nuk e kam idenë se ku e shef fjalën Febus.

    Në kopjen e gurit që ka z. Majani vura re një ndryshim. Në fillim të tekstit të kolonës së tretë figurojnë vetëm dy shkronja NS, ndërsa në pllakën origjina le janë tri shkronja NSU, edhe pse duket qartë se bashkëtingëllorja S është e ndarë nga zanorja U që gjendet poshtë sajë. Bashkëtingëllorja B për të cilën flet z. Majani nuk gjendet fare në këtë mbishkrim.*

    Mendoj se problemi qëndron te mos leximi i drejtë i shkronjës S në fillim të fjalës së fundit të kolonës së dytë, megjithëse pjesa e sipërme e saj është e ndarë nga shkronja tjetër. Prandaj ajo nuk është B-ja por është S-ja bashkë me dy shkronja tjera të cilat duken si një tufë shkronjash të lidhura me njëra tjetrën. Aty nuk është fjala bari por fjala prijës.

    Me këtë që thash më lartë, nuk kam për qëllim të nënçmojë këtë studiues të njohur të kësaj fushe, ndaj të cilit kam rrespekt, ngase ai ka merita të mëdha sidomos në orientimin e drejtë të studimeve etruske. Prandaj nuk desha që ti hy krahasimit të çdo fjale apo shkronje. Mendoj se trajtimi që do ti bëjë këti mbishkrimi do ti thotë të gjitha.

    Shikuar në tërësi, mund të thuhet se është një mbishkrim i rrallë dhe me shumë vlerë, i cili i përket ilirikut jugor. Përnga forma e shkrimit i njëjtë me të është mbishkrimi i Pllakës Orientuese të Kulinës,* vetëm se kjo i përket një periudhe të mëvonshme dhe nuk është epitaf. Kjo pllakë gjendet në fondin e objekteve të trashëgimisë, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Dardanë.


    Një vështrim i përgjithshëm i mbishkrimit

    Mbishkrimi është i gdhendur mbi një pllakë guri të zi, i gjetur në rrethinën e Shkodër. Pllaka është e ndarë në pesë kolona. Kolonat janë të ndara me vija horizontale. Është një pllakë guri mbivarrezor (stelë), e shkruar me alfabetin dhe gjuhën ilire. Shkrimi shkon kryesisht nga e djathta në të majtë.

    Dimensionet e pllakës janë: lartësia 24 centimetra, gjerësia 14 centimetra dhe trashësia 2. 6 centimetra.

    Edhe pse shkrimi është i ngjashëm me atë etrusk, ai ka disa veçori dalluese, stili i shkronjave është ndryshe, pastaj radhitja e fjalëve në kolona, shkronjat e lidhura në mes tyre etj. Shkronjat janë të drejta dhe të shkruara me një elegancë, si dhe ajo më e veçanta e këtij shkrimi gjendet te kolona e pestë, ku me anën e shkronjave është paraqitur figura e njeriut, gjë që është një rast shumë i rrallë. Bashkëtingëllorja S paraqitet pa ndonjë rregull, sa e kthyer nga e djathta sa nga e majta, gjë që mund ta hutoi studiuesin e pa kujdesshëm.


    Vështirësitë gjatë deshifrimit

    Telashet u shfaqën që në fillim të tekstit. Shenja që është vendosur në kolonën e parë ishte shumë e vështirë të identifikohej. Pastaj bashkëtingëllorja L në fillim të kolonës së dytë ishte vendosur lartë mbi fjalët IU dhe SA, kështu që edhe kësaj ishte vështirë ti gjendej lidhja.

    Pastaj vija horizontale që ishte vendosur pas zanores I dhe në mes të dy psherëtimave OF-OF, po ashtu ishte shumë e vështirë për tu kuptuar. Pas shumë peripecive mezi arrita të kuptoj se cila ishte ajo shkronjë . Vështirë ishte të deshifrohej edhe bashkëtingëllorja S në fillim të fjalës së fundit të kolonës së dytë. Ajo ishte e lidhur me dy shkronja tjera të cilat e bënin të koklavitur dhe shumë të paqartë. Problematike ishte edhe bashkëtingëllorja R e cila ishte shkruar me kokë poshtë.

    Fjalën SU në fillim të kolonës së tretë nuk pata vështirësi ta kuptoj, pasi këtë fjalë e njihja nga shkrimet etrurske. Vështirësi të mëdha më nxori teksti në vazhdim, fundi i kolonës së tretë. Bashkëtingëllorja L, në anën e sipërme ishte e lidhur me një shkronjë tjetër. Fjala shkonte nga lartë poshtë, pastaj shkonte duke u ngritur pjerrtas lartë për tu kthyer sërish poshtë.

    Pa dyshim se telashet më të mëdha mi shkaktoi kolona e pestë. Shkrimi i saj krijonte një bredhje të çuditshme duke shkuar në fillim nga lartë poshtë për tu kthyer djathtas, pastaj majtas, në fund nga poshtë lartë duke përfunduar me bashkëtingëlloren N. Pas të gjitha vështirësive që i pata gjatë deshifrimit,në fund ndjeva një kënaqësi që nuk do ta harroj kurrë.

    Pa dyshim, për këtë, të gjitha falënderimet e mia ia kushtoi HYUT të vetëm, Zotit tim të lartit.

    Deshifrimi i mbishkrimit

    Kolona e parë: Në kolonën e parë figuron një shenjë që ka formën e zanores Y, porë është pak sa tepër e shtrirë dhe e zgjatur në të majtë. Nëse shikohet më me vëmendje aty del një fjalë me dy shkronjaYL. Me këtë fjalë është shënuar emir i Zotit YL, HYL, e cila është theksuar në njejës dhe len të kuptohet besimi i ilireve në një HY (Zot). Nga pozita e shkronjave duket se zanorja Y është djathtas, ndërsa bashkëtingëllorja L është majtas. Nga kjo kuptohet se shkrimi shkon nga e djathta në të majtë.

    Emri:  mbishkrim3.png

Shikime: 4501

Madhësia:  23.2 KB

    Shkrimi ilir ekzisonte,duhet gjurmuar dhe pranuar

    Shkrime te fisit Ilir Lapont jane gjetur ne kantonet zvicrane Graubynden, Tiqino si dhe ne Lihtenshtajn.

    Kolona e dytë: Në kolonën e dytë shkrimi fillon me fjalën IU, pas sajë fjala SA. SA është fjalë e ilirishtes që do të thotë “shumë”. Mbi këto dy fjalë është shënuar bashkëtingëllorja L e cila mund të lidhet me zanoren A të fjalës SA, megjithëse ajo edhe ashtu si është mund të lexohet LA. Kështu këto bashkëformojnë pjesën e parë të fjalisë së kësaj kolone IU LA SA. Dy fjalët e para IU LA janë fjalë ngushëlluese, pra iu la (vdiq), qofshi shëndosh si thuhet në këso raste. Në vijim të shkrimit është fjala ITH. Zanorja I si zakonisht është shkruar me një vi vertikale, ndërsa TH-ja me vi horizontale dhe këtu është shkruar pa rreth, sepse kjo shkronjë zakonisht shkruhet si O me një vi horizontale brenda. Si duket ajo edhe kështu mund të shkruhej.

    Pjesa e parë e shkrimit të kësaj kolone është: IU LA SA ITH (iu la, shumë ith – pikëllim). Shkrimi vazhdon me dy psherëtima OV, OV (of, of), të cilat shkruesi i ka vendosur njërën sipër bashkëtingëllores TH e tjetrën poshtë sajë, sikur ka dashur të kursej hapësirën duke i shkruar ato shumë më të vogla.

    Fjala e fundit e kësaj kolone fillon me bashkëtingëlloren S që do të thotë “ynë”, e cila është shkruar me orientim nga ana e djathtë dhe me bishtin e kthyer lak formon zanoren O. Ndërsa në anën e sipërme, ngjitur me të është shkruar bashkëtingëllorja P në formë të një vije të lakuar si grep.

    Edhe një shkronjë është shkruar në mënyrë të çuditshme, ajo është bashkëtingëllorja R, e cila në alfabetin ilir dhe etrusk shkruhej në formën e bashkëtingëllores P. Në këtë rast ajo është shkruar me kokë poshtë.

    Dy shkronjat e fundit IS janë të çarta kështu që kjo pjesë e mbishkrimit lexohet S O PRIS. Teksti i plotë i kësaj kolone duket kështu: IU LA SA ITH OF-OF S O PRIS (iu la, iku, sa ith – shumë pikëllim, of of o prisi ynë).

    Nga teksti i deshifruar duket se i vdekuri ishte një prijës i Shkodrës apo prijës i ati vendi ku është gjetur pllaka.

    Si Etrurusket ashtu edhe Ilirët rrallë i shkruanin emrat e të vdekurve, andaj vetëm Zoti e din se për cilin prijës është fjala në këtë rast.

    Emri:  mbishkrim4.png

Shikime: 4616

Madhësia:  75.6 KB

    Kolona e tretë: Shkrimi i kësaj kolone fillon me fjalën NSU, e cila është e veçuar nga teksti në vazhdim. Bashkëtingëllorja N është shkruar me apostrof N`SU.Kjo fjalë do të thot “ n`sy.” Bashkëtingëllorja S është shkruar me orientim nga e majta në të djathtë, ajo është vendosur mbi zanoren U dhe është një S e cunguar. Fjalën SU (sy) e kam hasur krejtësisht të njëjtë te mbishkrimet etruske. Fjala e dytë e kësaj kolone është LAT, e cila në mënyrë të pjerrët shkon nga poshtë lartë. Zanorja A në mes ka dimensione shumë më të vogla. Ngjitur me bashkëtingëlloren L në anën e sipërme të sajë është bashkëtingëllorja Z e cila lexohet ZI. Kjo fjalë krejtësisht e njejtë është ruajtur te armenishtja e vjetër në formën LAT`ZI (lot).*Pjesa tjetër e tekstit në vazhdim fillon me bashkëtingëlloren S, e cila duket e ngjitur me T-në por megjithatëë është pak e ndarë. S-ja me pjesën e fundit është e ngjitur me zanoren I, me të cilën formojnë parafjalën SI. Këto dy shkronja me pozitën që kanë formojnë edhe zanoren U, mirëpo në mes të tyre kanë zanoren A me dimenzione të vogla sikur A-ja te fjala LAT.

    Parafjala SI ka orientim nga e djathta në të majtë, ndërsa fjala e fundit AUL ka orientim të kundërt dhe shkon nga lartë poshtë. E plotë kjo pjesë e fjalisë është SI A UL (si lum). Fjalia e kësaj kolone në tërësi është: N`SU ZI LAT SI A UL (n`sy lot zie si lum).

    Ky është momenti më prekës në këtë mbishkrim, ku është shprehur dhimbja e familjarëve për të vdekurin e tyre me fjalët: nga sytë tanë rrjedhin lot pikëllimi porsi lum. Një fjali e shkruar në mënyrë shumë poetike.

    Emri:  mbishkrim5.png

Shikime: 1687

Madhësia:  45.1 KB

    vazhdon me poshte...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-01-2016 më 22:34

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Margaritarët e shkrimit Ilir - Guri i zi i Shkodrës

    Kolona e katërtë: Në këtë kolonë është shkruar mosha e të ndjerit deri në çastin e vdekjes. Kjo mënyrë e të shënuarit të moshës së të vdekurit është hasur edhe në mbishkrimet varrezore etruske.

    Emri:  mbishkrimi8.png

Shikime: 1752

Madhësia:  20.8 KB

    Në fillim është shënuar zanorja A pastaj shenja e cila lexohet me shkronjat CH (kh), pastaj dy numra të njëjtë VV (55). Shenja që do të thotë CH, te mbishkrimet etruske ka formën e shigjetës, ndërsa në këtë rast është para qitur vetëm si maja e shigjetës. Te ky mbishkrim vërehet një dallim nga mënyra se si etruskët e shënonin moshën e të vdekurit, ajo është zanorja A.

    Shkrimi i kësaj kolone në tërësi është: A CH VV (a kohë 55). Sipas asaj që mund të lexohet aty, i ndjeri ka vdekur në moshën 55 vjeçare.

    Kolona e pestë: Në kolonën e pestë, të fundit, është shkruar se nga kush është ngritur kjo pllakë varrezore. Shkrimi i kësaj kolone ishte më i vështiri për tu deshifruar, ngase është një formë e të shkruarit enigmatik. Si i tillë paraqet një shkrim unikat, sa i përket shkrimeve të vjetra. Mënyra e vendosjes së shkronjave është e përzier por shume artistike, madje gjeniale për kohën kur është shkruar. Ky është një tekst i shkruar në atë mënyrë që me anën e shkronjave formohet figura e njeriut të mbështetur, i cili shikon me mallëngjim pamjen e vendit të tij. Kjo lidhet me besimin e ilirëve se shpirti i njeriut të vdekur jeton, madje edhe hanë e pinë, prandaj ata të vdekurve në tumë (varrë), pos gjërave tjera u lenin edhe pije e ushqime.

    Emri:  mbishkrim7.png

Shikime: 1849

Madhësia:  77.5 KB

    Në pikën më të lartë djathtas, teksti fillon me bashkëtingëlloren N. Ngjitur me të poshtë është bashkëtingëllorja G që ka formën e një L-je mbrapsht. Këto dy shkronja formojnë

    kokën dhe kapelën e njeriut. Vazhdohet më tutje me zanoren A, e cila është shkronja më e madhe në këtë tekst, krahu i djathtë i së cilës është shumë i gjatë dhe i lakuar. Kjo shkronjë formon kraharorin dhe këmbën e djathtë të lakuar në gju të figurës së njeriut. Këto tri shkronja formojnë fjalën NGA. Fjala e dytë fillon me zanoren I që gjendet në mes të G-së dhe A-së. Vazhdon me zanoren O të cilën krahu i djathtë i A-së, e formon duke u lakuar. Lëvizja e këtyre shkronjave shkon nga lartë poshtë djathtas, pastaj maj tas ku bashkëtingëllorja C ( k) që gjendet brenda A-së luan dy funksione: së pari krijon vijën horizontale të A-së, së dyti në shtyllën e majtë të A-së ajo formon edhe bashkëtingëlloren T në formë të kryqit. Te shtylla e majtë e A-së lexoh et edhe zanorja I. Bashkëtingëllorja C (k) e formon këmbën e majtë të shtrirë të figurës së njeriut. Nga këto shkronja formohet fjala I OTI.

    Fjala e fundit fillon me bashkëtingëlloren C (k) që u theksua më lartë, e cila po ashtu është e ngjitur me bashkëtingëlloren L, ndërsa lartë ka zanoren A dhe në fund bashkëtingëlloren N, të cilat formojnë fjalën CLAN (klan). Teksti i plotë i kësajë kolone është: NGA I OTI CLAN (nga klani - familja jote).

    Përveç vijës që ndanë kolonën, aty është shënuar edhe një vi tjetër që thek son bazën e figurës së shtrirë. Dy shkronjat e fundit A dhe N, pak sa të largu ara prej të tjerave formojnë pikat e fundit të horizontit, majat e kodrave. Zanorja A në pozitën e parafundit, është krejtësisht e ngjajshme me A-në e alfabetit Lepontian, një fis Ilir mjaft i përparuar, i cili banonte në luginën e lumit Po dhe kishte një ndikim të madh në Italinë Veriore edhe më gjërë. Shkrime të këti fisi Ilir janë gjetur në kantonet zvicërane Graubynden,Tiçino si dhe në Lihtenshtajn, të cilat janë trajtuar në vazhdim të librit.*


    Disa sqarime shtesë të mbishkrimit

    Në vazhdim është paraqitur rrjedha e deshifrimit në mënyrë të përimtuar sipas shkronjave a, b, c, ç, d.

    Emri:  Legjenda.jpg

Shikime: 4005

Madhësia:  22.7 KB

    Nën a. është qartësuar pjesa e parë e tekstit të kolonës së dytë duke e ndarë atë në tri pjesë, në mënyrë që të kuptohet sa më mirë rrjedha e deshifrimit.

    Nën b. është dhënë pjesa e dytë e fjalisë së kolonës së dytë duke qartësuar çdo shkronjë të tekstit.

    d.
    Emri:  mbishkrim10.png

Shikime: 1737

Madhësia:  97.3 KB


    Nën c. është dhënë në tërsi teksti i kolonës së tretë për të qartësuar sidomos pjesën e fundit të saj, e cila ishte ndër më të vështirat për tu deshifruar.

    Nën ç. është dhënë i tërë teksti i kolonës së pestë.

    Nën d. është dhënë skica me pamjen e figurës së njeriut e formuar me shkro njat e tekstit të kësaj kolone.

    * Libri në dorëshkrim me këtë titull, në fillim të të cilit gjindet ky punim.
    * A. Mati libri i cituar faqe 454.
    * Z. Majani Fundi i Misterit Etrusk faqe 326
    * Margaritaret e shkrimit ilir.
    * A. Mati, libri i cituar faqe 485.
    * Margaritarët e shkrimit ilir.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 19-01-2016 më 22:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •