Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 32
  1. #1
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88

    Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Një oficer i doganave shqiptare të Kapshticës Urim Gjata, zbardh me imtësi, me fakte, me emra, gjithë skemën e zhvillimit të kontrabandës së mallrave, në një intervistë për të përditshmen Telegraf, duke pohuar që çdo doganier është i detyruar nga shefi i tij, që çdo mëngjes, të paguajë “taksën” e ryshfeteve, 50 euro, si edhe atë çdo muaj, që është 300 euro dhe zbardh edhe sesi ndahet fitimi i përfituar nga ndihmesa e çdo doganieri në lejimin e kontrabandës.

    Oficeri i doganës Urim Gjata, jep një shembull të këtyre ditëve. Nga dogana e Kapshticës, u lejua të kalojë një autobot me naftë të pastër, por në doganë, u deklarua që ka kerazinë, dhe shteti humbi 15.000 euro, nga mospagimi i taksës.

    Atje, në dalje të parkut të doganës, çdo ditë është edhe një xhip i kontrabandës, i cili duhet të kontrollojë çdo maune, çdo makinë, që del nga zhdoganimi. Si është lejuar ky autobot, me naftë të pastër, të deklarohet se ka kerazinë?

    Kuptohet. Atë shumë të 15.000 euro, që shteti humbi nga mospagimi i doganës, u nda në shuma të caktuara, te drejtuesit e policisë, doganës, antikontrabandës dhe ndoshta edhe më lart.

    - Zoti Gjata, ju jeni dakord që çdo denoncim i juaji për kontrabandën që zhvillohet në doganën e Kapshticës, ta publikojmë në gazetë?

    - Çdo gjë unë e them me fakte dhe dua që kjo kontrabandë, që zhvillohet nga oficerë të doganës dhe të policisë, këtu në Kapshticë, le të botohet.

    - Po, më thuaj gjithçka, unë shkruaj.

    -Po, atëherë këtu asnjë nuk ka të pastër. Unë si Urim, shefit tim i jap deri 1000 euro nga kontrabanda e rrobave kineze apo e autobusit turk.

    - Këto 1000 euro, ia jep çdo muaj?

    - Po, ne dhe emigrantët që vinë në Shqipëri ju marrim euro, që t’i lejojmë të kalojnë, për plaçkat që sjellin.

    - Çdo muaj i jep shefit 800 euro, deri në 1000 euro?

    - Shefit ne i japim aksese, që vijon. Një makinë fut mallra me konfeksione, jep 600 euro.

    - Si quhet shefi yt, që i paguani aksesin e ryshfetit?

    - Çdo makinë jep 600 euro, që të mos kontrollohet e të ikë, pa patur problem me doganën për mallrat që ka.

    - Pa u kontrolluar fare? Paguan shoferi, apo pronari?

    - Jep 600 euro. Nga këto, 1 të katërtën e merr policia, pjesën tjetër e merr drejtori ynë dhe ne marrim fundin.

    - Me çdo automjet bëhet kjo, apo vetëm për fugonat e konfeksioneve?

    - Tani makinat me rroba kineze konfeksione me targa maqedonase kalojnë çdo ditë dhe me “OK” të shefit, pa paguar doganë.

    - Po për maunet? Bëhet e njëjta gjë?

    - Doganierët dhe policët me kombësi maqedonas, janë kushërinjtë dhe pjesë e kontrabandës që sjell mallrat nga Maqedonia në Shqipëri.


    - Policët e Maqedonisë, apo policët tanë?


    - Doganierët dhe policët tanë, me shtetësi maqedonase në doganën e Kapshticës, ku të gjithë kanë blerë shtëpi në Resnjë, të Maqedonisë. Me çfarë euro? Nga rroga që marrin si punonjës? Ç’kujtoni, ju? Dhe cili nga shteti ynë do t’i kontrollojë?

    - Më jep ca emra të doganierëve të Kapshticës që kanë blerë shtëpi në Resnjë.

    - Por të gjithë doganierët kanë vila të padeklaruara dhe janë miliarderë.

    - Më thoni disa emra dhe dua edhe emrin e shefit tënd, të cilit ju i jepni çdo mëngjes e çdo muaj ” taksën” e ryshfetit.

    - Emigrantët që vijnë me plaçkat e tyre, i detyrojmë të paguajnë për rrobat e plaçkat e shtëpisë të tyre, që kthehen, jo më pak se 200 euro dhe më shumë, varet nga volumi.

    - Po emrin e shefit tënd, si quhet?

    - Artan Zaimi është shefi im, i cili, çdo mëngjes merr “taksën” nga ne, doganierët, që është 50 euro në pranim, 100 euro në pikën e hyrjes dhe ……në fizik.

    - 50 euro, në pranim dhe këto 100 në pikën e hyrjes? Çfarë është kjo? Përditë? Nga çdo doganier? Përse 100 euro?

    - Tani te pika e hyrjes paguan çdo ditë 100 euro, ndërsa fiziku i ndan tek e tek. Plus, kësaj “takse” që i paguajmë shefit tonë, paguajmë 300 mijë në muaj për policinë. Ke gjë tjetër?

    - Nuk e kuptova unë. Ç’janë këto 100 euro fiziku? Për kë fizik? Dhe kujt ia paguani 300 mijë në muaj, për policinë? Të reja, kjo 300 mijë?


    - Jo në pikën e hyrjes në doganë për në Shqipëri japim 100 euro shefit, ndërsa fiziku është zona doganore që bën zhdoganimin.

    - Domethënë ty të kërkojnë në pikën e hyrjes 100 euro përditë. Po emigrantët që kthehen, sa paguajnë për plaçkat e shtëpisë që sjellin?

    - Emigrantët që kthehen duhet të paguajnë jo më pak se 300 euro për rrobat e tyre të familjes.

    - Për çdo kamion me konfeksione dhe 100 euro në zhdoganim?


    - Kamioni që futet me rroba emigrantesh.

    - Po për kamionët me konfeksione, si është skema e pagimit ?

    - Emigrantët me dokumente të rregullta që kthehen në Shqipëri. Për kamionët me konfeksione, është tjetër tarifë.

    - E kuptova për emigrantët me plaçka, tani me sqaro, për kamionët me konfeksione? Po emra policësh që janë duke marrë këto euro? Shefa?

    Po policia kontrabandë që ruan atje nuk thotë asgjë që ky emigrant me plaçka nuk pagoi doganë të rregullt?

    - Ua japim ne përgjegjësve të turnit të policisë dhe drejtorit të doganës në mëngjes, tarifën.

    - Më jep emra të përgjegjësve të turnit

    drejtori ai që më përmende më lart, është?

    - Tani 1/4 e merr policia, 900/shefi ynë, ç’mbetet, janë tonat.

    - Më thuaj emrat e disa përgjegjësve të policisë

    - Mos më thuaj, janë tre.

    - Më jep emra dhe shefi juaj 100 euro i do nga secili doganier atje, çdo ditë?

    - Ne paguajmë tarifën tonë çdo mëngjes.

    - Çdo njeri nga ju doganierët, i paguan drejtorit, shefit tuaj, 100 euro, çdo ditë, apo të gjithë bashkë 100 euro?

    - Ndryshe, po nuk pagove sa të kërkojnë….???

    - Më thuaj, këtë çdo doganier, çdo mëngjes i jep shefit 50 euro, apo të gjithë bashkë 50 euro?

    - Jo, tani te pika e hyrjes paguan çdo ditë 100 euro çdo doganier paguan çdo muaj 300 euro taksa e rrugës, fiziku, ndan çdo ditë fitimet.

    - Këto te shefi që më dhe emrin apo jo?

    - Po, aty venë të gjitha.

    - Por dhe policët dhe doganierët me origjinë maqedonase, që kanë tre pasaporta shqiptare, maqedonase dhe bullgare, sikurse inspektori kontrollor K. M. dhe doganierë, nga babëzia e madhe që kanë për të marrë nga cilido që kalon kufirin, pa dallim. Kështu, ky inspektor kontrollor, K. M. disa herë, kontrollon edhe diplomatët grekë, duke i bezdisur ata, për të marrë edhe nga ata diçka dhe ka krijuar incidente me ata në pikën doganore në Kapshticë. Ndoshta, duke e bërë në mënyrë të përsëritshme, kontrollin e tepruar, deri në bezdisje, ky dhe të tjerë, derisa kanë shtetësi të tjera, mund të mendojmë se kryejnë edhe shërbime të porositura, në dëm të Shqipërisë, për të prishur imazhin mes dy shteteve. Incidenti i fundit ka ndodhur me oficerin e kontaktit të konsullatës greke në Korçë me kontrollorin K. M. duke i kërkuar oficerit të konsullatës greke, të kontrollojë dhe numrin e shasisë të makinës me targa diplomatike greke, ku kam qenë dhe unë prezent para 10 ditësh ka ndodhur ky incident.

    - Para disa ditësh, në Kapshticë u bllokuan autobus turk, me mallra kontrabandë. Si është ecuria e kësaj?

    - Po kam bllokuar dy herë autobusët që vijnë nga Turqia me mbi 10 000 euro mall, por , si përfundim, janë zhdoganuar për pesë pare spec.

    - Bukur, u zhdoganuan, se paguan ryshfet? Kur ndodhi kjo?

    - Po të gjithë doganierët dhe policët e doganës kanë blerë shtëpi në Resnjë dhe në Vitola të Maqedonisë, por askush nuk i deklaron. Le t’i verifikojnë këto organet e drejtësisë dhe ministritë përkatëse.

    - Dhe nga kush u paguan, dhe kush urdhëroi që të bëhej zhdoganim fallco? Për autobusët që ti bllokove? M’i jep dot, me data, kur ndodhi?

    - Të gjithë ata që bëjnë kontrabandë me konfeksione janë maqedonas miq të doganierëve dhe policëve shqiptarë, me pasaporta maqedonase.

    - Më konkretisht, ju lutem?

    - Asnjëherë nuk bëjnë zhdoganim, sa herë kalojnë mall për në Shqipëri.

    - Më thuaj, me data, kur u bllokuan autobusët me mall kontrabandë dhe kush morri ryshfetin dhe urdhëroi zhdoganimin me pak taksë, që të zhbllokoheshin, ato dy autobusë që ti bllokove, ikën pa paguar doganë?

    - Tani ta them.

    - Thuama se ky përbën faktin.

    - Po hap procesverbalin.

    - Pres dhe më dërgo edhe një kopje nga ai proces verbali.

    - I pari autobusi turk është bllokuar më datë 1/08/2012 targa 34tr9606 tregtare Flora Kraja me pasaportë BC 7516266, Renato Sinoymeri, me pasaportë BD 2348038, një çantë madhe me konfeksione, Leonard Sokoli, me pasaportë BD 4703113, konfeksione.

    - I shkruaj të gjitha këto janë fakte që nuk kundërshtohen dhe mbaj procesverbalin.

    - Vazhdojmë, Albert Salia, me pasaportë BD 3608861 Konfeksione, Margarita Guzi me pasaportë BD 9777848 Konfeksione, Harti Guzi me pasaportë BI9777835 Konfeksione, Valdete Smakaj me pasaportë BC 6921761, Doganier Urim Gjata dhe Devi Baho, që i kapëm mallin kontrabandë. Ky mall, nuk është më, por është paguar për dy kacidhe.

    - Po i mbaj shënim, po kush e liroi këtë autobus? A u paguan doganat? Plaçkat i morën prapë tregtarët? Ata paguan gjobë?

    - Në datën 02.07.2012 shtetasi me pasaportë BE 9589145 bllokim goma, doganier Urim Gjata. Po të jap edhe një rast tjetër tepër flagrant, po që ndodh shpesh. Para 10 ditësh këtu kaloi një kontrabandë si kerazinë dhe ishte naftë e pastër nga Egjipti dhe i shpëtoi taksës 15 000 euro. Erdhi me kontenier. Në datën 10/02/2012 me pasaportë BA 3174969 Entela Demiraj Autobus targe AA105 AY.

    - Paguan këta te të tjerët dhe i lanë të lirë?

    - Paguan, aq sa një qese bosh.

    - Si shpjegohet që e lëshojnë? Me çfarë justifikimi?

    - Kuptohet, këto pyetje le t’u japë përgjigje, po deshi drejtësia dhe ministritë përkatëse, sesi shteti humbet miliona përditë nga malli që hyn në Shqipëri e që nuk zhdoganohet. Makina me targa 34DD9606 shofer Naser Ballkan, me pasaportë U 001167086 datë 28 07 2012 u bllokuan me forma Naik fundi i autobusit në pronësi të Bashkim Hasanit me pasaportë BG 26714 nga doganieri Urim Gjata. Tjetër, lojëra kompjuteri me pasaportë pas BJ 9642313 është qytetari Fatos Jucja. Goma të përdorura 1050 copë, fugon targa AA 7334 Gs nga Genci Tora. Goma të përdorura Ana Vicu Pasaporta BE 9589145 targa Ca 3544Ç


    -Këto mallra që ti ke bllokuar, domethënë gomat, u zhduken nga magazina e doganës?

    - Gomat (lastikat) nuk ndodhen më në magazinë, ndërsa malli i marrë për butikët u zhdoganua për vjetërsirë.

    - E qartë po për tregtarët u është vendosur gjobë, sipas ligjit?

    - Janë bërë procedurat thjesht pa licencë zhdoganim i thjeshtë, sikur kanë rroba të skaduara

    - Dhe për maunet e mëdha, si paguajnë tregtarët ryshfet?

    - Blloko sa të duash, këta nuk të lënë të flasësh, sepse ditën tjetër i rregullojnë sipas qejfit e interesave të tyre.

    - Më trego si veprohet për maunët e mëdha si paguajnë tregtaret dhe shmangin taksat?

    - Ato kalojnë tranzit.

    - Si tranzit? Për ku? Me shembull policia kontrabandë, që është atje, urdhërohet të mos kontrolloje? Dhe në qytet ku kanë licencën, si e shmangin doganën e vërtetë?

    - Policia do vetëm lekë policët pa turp kërkojnë vetëm 200 lekë.

    - Si është ligji? Maunet e mëdha duhet të marrin transit? Apo të paguajnë doganë? Në Kapshticë?

    - Çfarë ligji? Polici duhet të mbajë radhën e makinave, por këtu është VK, këtu vijnë dhe janë pjesë e doganës kambistët, ata që shesin hamburger dhe tregtarë të tjerë të lidhur me shtetin. Tjetër çfarë do? Bllokoj 10 000 euro mall dhe lëshohet pastaj për 100 euro dëftesa.

    -Ju deklaruat se në doganë bëhet trafik me emigrantë irakianë, kurdë e afganë?

    - Po kështu, me maunet me targë turke, unë gjatë kontrollit, kam hapur mushamanë e maunes, dhe kam parë të fshehur mbi 12 irakianë, afganë. Bile, para 25 ditësh, kur ndodhi kjo më kërcënuan po të denoncoja. E dija, që ata kalojnë me urdhrin e dikujt. Unë mora telefon edhe konsullatën amerikane në Selanik, fola më një nëpunës të saj, që quhet Jorgos Sidheris, por nuk u bë asgjë. Po të doni të verifikoni, në telefonin tim celular, është i regjistruar numri i konsullatës amerikane, që kam folur.

    - Për të gjitha këto që ju denonconi në “Telegraf”, a keni informuar drejtuesit tuaj?

    - Duke ndjerë përgjegjësinë e detyrës, unë kam dërguar mesazh në telefonat që Kryeministri ka vënë në shërbim të qytetarëve, për të denoncuar korrupsionin. Pra, para një muaji kam dërguar mesazh në telefonat e Kryeministrit, 0692099410 dhe 0692000410 dhe nuk kam marrë deri më sot asnjë përgjigje dhe më e keqja, asgjë nuk ka ndryshuar e të jetë shqetësuar për kontrabandën në doganën e Kapshticës.Pokështu i jam drejtuar nëndrejtorit të kontrabandës, zotit Aziz Marku në telefonin 0664151517 dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje. I jam drejtuar edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, zotit, Flamur Gjylysha në telefonin 0664151209 dhe asnjë nuk është shqetësuar për kontrabandën në doganën e Kapshticës, e cila lulëzon dhe shteti humbet miliona lekë në ditë.

    Korrupsioni i kontrabandës në Kapshticë dhe heshtja e shtetit shqiptar

    Derisa Kryeministri përditë propagandon që ka vullnet politik të luftojë korrupsionin e politikanëve besoj se ai nuk do të tolerojë kontrabandën e mallrave në Doganën e Kapshticës, e cila po i shkakton miliona euro humbje arkës së shtetit.

    Përse nëndrejtori i kontrabandës, zoti Astrit Marku, nuk është shqetësuar për akuzat që oficeri i doganës Urim Gjata i ka bërë? Neglizhenca e kryerjes së detyrës nga nëndrejtori i kontrabandës? Kush mund ta besojë, kur zbardhja e skemës të shpërndarjes të tarifave të shpërndarjes të ryshfeteve të kontrabandës përfshijnë edhe drejtorin e doganës?

    Po Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, përse hesht, derisa edhe ai është vënë në dijeni nga oficeri i doganës të Kapshticës? Përgjigjet e këtyre pyetjeve, mos duhet t’i japë, tashmë drejtësia, prokuroria dhe gjykata? Dhe a duhet shteti shqiptar të verifikojë blerjet e vilave nga doganierët dhe policët e Kapshticës në Maqedoni?
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  2. #2
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88

    Lidhjet e Urim Gjatës me drejtuesit e PD dhe me familjen Berisha

    Është për të ardhur keq se si mësojmë që njerëzit që paguhen nga tatim taksat e qytetarëve në vend që të ruajnë qytetarët nga keqbërësit bëhen protagonistë të ngacmimeve seksuale.

    Dhe pikërisht ky ngacmim i bëhet vajzës së njërit nga figurat e njohura të PD dhe ish-drejtues i Lidhjes së Shoqatave të Emigrantëve Shqiptar në Greqi, z.Gjata. Ai për kontributin që ka dhënë në emigracion në të mirë të kombit dhe shoqërisë është vlerësuar me disa Mirënjohje kombëtare dhe Ndërkombëtare

    Por shefi i rendit nuk e ka ditur se ajo vajza tashmë e rritur, dikur është përkëdhelur disa herë me dashuri nga znj.Liri Berisha!? E pra, le ta themi se Liri Berisha sa herë që do vinte në Pogradec patjetër që do takonte vogëlushen, vajzën e Urim Gjatës cili ka njohje të vjetra më familjen Berisha. Shumë Mirënjohje që ka marrë znj.Berisha kanë lobimin e Urim Gjatës, le ti themi gjërat ashtu siç janë.

    Urim Gjata rrjedh nga një familje patriotike shqiptare nga Korça. Gjyshi i tij, Ali Gjata ka qenë njëri nga mësuesit e parë të shkollës shqipe, duke hapur 18 klasa në Gore dhe Mokër në vitet 1918. Daja i tij (xhaxha nga nëna) Pasho Kolaneci ka qenë komandant i Balli Kombëtar, i pushkatuar nga regjimi komunist. Familja e Urim Gjatës i përket atyre familjeve që i kanë dhënë shumë arsimit shqip, ashtu si gjyshi edhe babai dhe vëllai i tij ishin arsimtar të shkollës shqipe.
    Me fillimin e demokracisë në vitin 1990, Urim Gjata u anëtarësua në PD, duke qenë edhe shok e mik shtëpie i të ndjerit Azem Hajdarit. Pasi ndodhën rrëmujat e vitit 1997, Urimi bashkë më dy fëmijët e tij të vegjël të mbetur jetim(gruaja i vdiq nga një sëmundje duke i lënë dy fëmijë të vegjël) emigruan në Selanik. I thirrur direkt nga Sali Berisha, Urim Gjata u bë njeriu kyç i organizimit të PD në Greqi duke themeluar degën e kësaj partie. Në çdo miting të opozitë tashmë të PD, Urim Gjata do të ishte personi kryesor i sigurimit për protestat paqësore që organizonte PD në periudhën 1998-2005.

    Por Urimi qenë edhe njeriu që vendosi lidhjet e PD me partinë greke Demokracia e Re. Sa herë që vinin përfaqësuesit e PD në opozitë Sali Berisha, Besnik Mustafaj, Azgan Haklaj, Genti Strazimiri, Vili Minarrolli, Ridvan Bode.etj, të gjitha shpenzimet, nga kostumet e deri tek hotelet, shoqërimin, të hollat i siguronte Urim Gjata.
    Gjatë luftës së Kosovës Urimi ishte njëri nga zërat e paktë në Greqi që mbronte nëpër mediat greke, UÇK, ai dha një kontribut të veçantë në mbledhjet e ndihmave humanitare për refugjatët e Kosovës më 1999.
    Takimi i Berishës në Selanik më 2003, me përfaqësuesit e partisë demokratike greke patjetër ka kontributin e Urimit, kryetarit të PD të Selanikut. Çdo informacion i lëvizjeve të qeverisë së PS në Greqi do të vëzhgohej nga njerëzit të angazhuar të Urim Gjatës. Për disa figura kyçe të PD së sotme si Tritan Shehu, Genc Pollo, Frok Çupi etj., dosjet për aktivitetet e tyre kundër PD dhe personalisht kundër figurës së Berishës janë siguruar materialet nga grupi i sigurimit vullnetar që udhëhiqte Urim Gjata bashkë me të ndierin ish-punonjës i SHIK, Mithat Mersimllari, i cili u vra aksidentalisht në Selanik në tetor 2003. Po të shfletohet arkiva e gazetës 55, do të lexojmë me qindra shkrime të Urim Gjatës, por Urimi u harruar nga 55.
    Me ardhjen në pushtet të PD, Urimi dhe disa kontribues të PD, që i përkisnin krahut nacionalist menduan se për ta do kishte ndonjë vend pune të rëndomtë, për tu kthyer në atdhe. Por tashmë kishte filluar gjuetia e shtrigave duke eliminuar, izoluar çdo nacionalist që ishte anëtarë i PD. Në mandatin e parë të PD, 2005-2009, Urimi me grupin e tij u lanë qëllimisht anash përsëri, këta mbetën rrugëve të mërgimit, për këtë kategori nuk kishte punë në qeverinë e PD. Tashmë drejtorit, administrata e qeverisë së PD ishin punësuar njerëzit me shpirt dhe zemër greke, për të cilët Urimi me grupin e tij kishin zbuluar në emigracion aktivitetet e tyre në dëm të Shqipërisë.

    Me ndërhyrjen direkt të Ridvan Bodes dhe Jozefina Topallit diku në vitin 2009, Urimi do të punësohej punonjës dogane në Kapshticë. Por hallet e fëmijëve nuk ju ndanë atij. Diku në vitin 2007, Urimi zbulon disa afera të diplomatëve shqiptar në Konsullatën e Përgjithshme të Selanikut dhe i denoncon në PD, por në vend të falënderimit Urimit ju ngritën kurthe për burgosjen e djalit të tij në Greqi i cili punonte në një servis makinash me pretekst tentim për vrasje të një shtetasi grek. (Për aferën e diplomatit shqiptar në Selanik ka dhënë edhe Fiks-Fare një kasetë origjinale).
    Sot Urimi i lodhur nga hallet dhe mosha i ngacmohet vajza jetime që dikur është kujdesur me dashuri znj.Liri Berisha dhe askush nuk merr masa për një drejtues rrugaç dhe dhunues i policisë shqiptare. Kjo është Mirënjohja më e mirë që pushtetarët e PD i bëjnë njërit nga figurat më të njohura të PD dhe emigracionit në Greqi Urim Gjatës.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  3. #3
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    diku eshte prishur ujdia, por mesa duket kete e paskan prekur keq, dmth tek evlati dhe me te shtrejte se evlati ska.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Ka drejte Njeri ketu Kur thote Mafia roze hajdute kaluar hajdutve.
    JO SEKS PARA MARTESE

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    po nuk iku ina rama nuk zhduket korrupsioni.

  6. #6
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    Ka drejte Njeri ketu Kur thote Mafia roze hajdute kaluar hajdutve.
    Eshte shume e kote te merresh me njerez qe vuajne nga "DALTONIZMI"
    Ndryshuar për herë të fundit nga c0d3r : 23-08-2012 më 20:53
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    po nuk iku ina rama nuk zhduket korrupsioni.
    patjeter edhe kriza ekonomike botrore do te zhduket me ni her sa te iki ina rama.
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  8. #8
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    po nuk iku ina rama nuk zhduket korrupsioni.
    Jo more jo, me termend e ke? Hahaha, ca themi ne, e cfare thot ky, lexoje dhe njehere temen Ziti, lexoje mire.
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  9. #9
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88

    Arratiset doganieri që denoncoi rrjetin korruptiv në dogana

    Doganieri që denoncoi me emra rrjetin korruptiv në doganat shqiptare, duket se është arratisur nga vendi. Një burim afër tij, i tha gazetës TemA, se Urim Gjata, të cilin ne tentuam ta kontaktojmë sot, është arratisur drejt Brukselit, pas kërcënimeve që ka marrë lidhur me denoncimet e tij.

    Një intervistë e gjatë me emra konkret zyrtarësh të korruptuar dhe raste konkrete, u botua fillimisht në gazetën Telegraf dhe më pas në gazetën TemA.
    Oficeri i doganave shqiptare të Kapshticës, Urim Gjata, zbardh me imtësi, me fakte, me emra, gjithë skemën e zhvillimit të kontrabandës së mallrave, duke pohuar se çdo doganier është i detyruar nga shefi i tij, që çdo mëngjes, të paguajë taksën e ryshfeteve, 50 euro, si edhe atë çdo muaj, që është 300 euro dhe zbardh edhe sesi ndahet fitimi i përfituar nga ndihmesa e çdo doganieri në lejimin e kontrabandës.

    Nga dogana e Kapshticës, sipas tij, u lejua të kalojë një autobot me naftë të pastër, por në doganë, u deklarua që ka kerazinë, dhe shteti humbi 15.000 euro, nga mospagimi i taksës.
    Kuptohet. Ajo shumë prej 15.000 euro, që shteti humbi nga mospagimi i doganës, u nda në shuma të caktuara, te drejtuesit e policisë, doganës, antikontrabandës dhe ndoshta edhe më lart.
    Prej atij moment doganieri nuk mund të kontaktohet më. /gazetatema/
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,419
    Postimet në Bllog
    17
    Eshte bere e modes tani ne Shqiperi, qe kur njerezit e administrates te korruptuar e ndjejne qe ligji u ka zene bishtin, keta bejne deklarata te tilla bombastike si per te thene: "Une jam i korruptuar dhe kam bere korrupsion, por nuk e kam bere me dashje, fajin e ka Ritvan Bode e Sali Berisha!"

    Albo

  11. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga c0d3r Lexo Postimin
    Doganieri që denoncoi me emra rrjetin korruptiv në doganat shqiptare, duket se është arratisur nga vendi. Një burim afër tij, i tha gazetës TemA, se Urim Gjata, të cilin ne tentuam ta kontaktojmë sot, është arratisur drejt Brukselit, pas kërcënimeve që ka marrë lidhur me denoncimet e tij.

    Një intervistë e gjatë me emra konkret zyrtarësh të korruptuar dhe raste konkrete, u botua fillimisht në gazetën Telegraf dhe më pas në gazetën TemA.
    Oficeri i doganave shqiptare të Kapshticës, Urim Gjata, zbardh me imtësi, me fakte, me emra, gjithë skemën e zhvillimit të kontrabandës së mallrave, duke pohuar se çdo doganier është i detyruar nga shefi i tij, që çdo mëngjes, të paguajë taksën e ryshfeteve, 50 euro, si edhe atë çdo muaj, që është 300 euro dhe zbardh edhe sesi ndahet fitimi i përfituar nga ndihmesa e çdo doganieri në lejimin e kontrabandës.

    Nga dogana e Kapshticës, sipas tij, u lejua të kalojë një autobot me naftë të pastër, por në doganë, u deklarua që ka kerazinë, dhe shteti humbi 15.000 euro, nga mospagimi i taksës.
    Kuptohet. Ajo shumë prej 15.000 euro, që shteti humbi nga mospagimi i doganës, u nda në shuma të caktuara, te drejtuesit e policisë, doganës, antikontrabandës dhe ndoshta edhe më lart.
    Prej atij moment doganieri nuk mund të kontaktohet më. /gazetatema/
    Pasi spiunoi tere shoket ne Greqi.
    Pasi vodhi sa mundi ne dogane
    Pasi peshtyu edhe pjaten ku kishte ngrene
    Tani kerkon te ndihet edhe si i persekutuar.
    Nje faqezi e pis njeri nga ata qe bejne pis ngado qe shkojne.....
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Pasi spiunoi tere shoket ne Greqi.
    Pasi vodhi sa mundi ne dogane
    Pasi peshtyu edhe pjaten ku kishte ngrene
    Tani kerkon te ndihet edhe si i persekutuar.
    Nje faqezi e pis njeri nga ata qe bejne pis ngado qe shkojne.....
    Po shume e drejte. Shumica e atyre qe bejne publike keto skandale nuk i bejne se ja ndjen shume per korrupsionin por sepse ngelin te pakenaqur nga marreveshjet e pista qe bejne vete.
    Nuk ka njeri ne Shqiperi qe mosni dije keto palacolleqe.Shume prej militanteve te PD-se dhe PS-se shperblehen me nje post si doganier pak rendesi ka se sa klase shkolle ke.

  13. #13
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eshte bere e modes tani ne Shqiperi, qe kur njerezit e administrates te korruptuar e ndjejne qe ligji u ka zene bishtin, keta bejne deklarata te tilla bombastike si per te thene: "Une jam i korruptuar dhe kam bere korrupsion, por nuk e kam bere me dashje, fajin e ka Ritvan Bode e Sali Berisha!"

    Albo
    Ne shenje rrespekti per postimin real do deshiroja ta mbyllnit kete teme. Nuk kemi ca diskutojme me! Kjo eshte pergjigja e duhur dhe definitive.
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  14. #14
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga c0d3r Lexo Postimin
    Ne shenje rrespekti per postimin real do deshiroja ta mbyllnit kete teme. Nuk kemi ca diskutojme me! Kjo eshte pergjigja e duhur dhe definitive.


    Meqe e the ti ashtu duhet te jete. Gjithsesi vazhdo lepihu se te vjen per shtat mesa duket.

  15. #15
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Meqe e the ti ashtu duhet te jete. Gjithsesi vazhdo lepihu se te vjen per shtat mesa duket.
    10 vjet ne Dogane ky, e para 10 ditesh e kuptoi qe po behej korrupsion e !? Kthelljohu o Dito! Hih
    Ndryshuar për herë të fundit nga c0d3r : 26-08-2012 më 08:30
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  16. #16
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Citim Postuar më parë nga c0d3r Lexo Postimin
    10 vjet ne Dogane ky, e para 10 ditesh e kuptoi qe po behej korrupsion e !? Kthelljohu o Dito! Hih

    Ndryshuar për herë të fundit nga c0d3r : 26-08-2012 më 14:30. Kot te pyes pse e ndryshove komplet tekstin e meparshem

    Per ate qe ka dy pare mend nuk e ka te veshtire te gjeje se kujt po i lepihesh, dhe une skam ndermend ta vazhdoj gjate me ty, shnet

  17. #17
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Per ate qe ka dy pare mend nuk e ka te veshtire te gjeje se kujt po i lepihesh, dhe une skam ndermend ta vazhdoj gjate me ty, shnet
    Albos mo hahaha Albon e kam bere per hekura ne tema te tjera, por ketu ai ka te drejte, per mua ka, per ty ndoshta s'ka. S'ka lidhje pse ti lepihem kujt, esht pa interes lepirja, pastaj un spunoj llapist ke posta.
    Ai thot nje te vertete por ka qene vet i korruptuar, domethene vet i korruptuari tregon korrupsionin por jo ne ato stade qe e tregon ai. Kjo esht ideja. Cka per lepirje ktu. Nuk ngel me gje per te diskutuar thashe. Ti po ke mendim tjeter kundershtoje. Postimin e ndryshoj, varet c'kisha shkruar gabim.
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  18. #18
    Uuueeeee

    Nuk ma kishte mar mendja qe ne doganat Shqiptare ka korrupsion

    Do jete ndonje gabim se s'ka mundesi
    Revolution 1848

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e freeopen
    Anëtarësuar
    22-07-2011
    Postime
    1,516
    Keto qe denoncon personi ne fjale jane leket per ''kafe'' dhe shpenzimet e dites.
    Imagjinoni 4 - 5 konteinere me cigare te kategorise se pare qe zhdoganohen si per kategori e trete ose nuk zhdoganohen fare. 50 - 60 mije euro per cdo kontainer,beni llogarite vete,ndersa ky merret me rrobat kineze.
    MOS I NDY TEMAT no name

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Pasi spiunoi tere shoket ne Greqi.
    Pasi vodhi sa mundi ne dogane
    Pasi peshtyu edhe pjaten ku kishte ngrene
    Tani kerkon te ndihet edhe si i persekutuar.
    Nje faqezi e pis njeri nga ata qe bejne pis ngado qe shkojne.....
    Mos e shaj or taj se asht malok nga katundet tona ! E kena bash nga "fshati" i Sal Bajraktarit e nuk nihemi mire kur na thone se zgjedhim pikerisht njerez hajna dhe te pabese ne kry te "shtetit" !

    Po t' nigjova edhe i here , kam me ta vu tritolin bash ke shpia dhe kam me t' perjashtu edhe nga Partia ! Ha...ha...ha...

    Po pse e vrisni mendjen ....Ky eshte "shteti" (mafia klanore) shqiptar ! Cfare ka cudi ketu ?

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •