Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Denoncimi i korrupsionit në dogana, si u hakmorën Berisha e Topalli

    Ish-oficeri i doganës së Kapshticës, Urim Gjata, që ndodhet nën mbrojtjen e autoriteteve të qeverisë suedeze flet për korrupsionin që ka mbërthyer doganat tona, për emërimet e personelit me zarfe parash, por mbi të gjitha për sjelljen e autoritete greke ndaj emigrantëve. Gjata gjithashtu thekson se si futet kontrabandë policia greke deri në Bilisht, për të marrë karburant, si janë lidhur fijet e saj me qeverinë shqiptare, ashtu si dhe nuk është e rastit prishja e kompjuterëve në palën greke, e cila ka në përbërjen e saj edhe neo-nazistë. Në këtë intervistë, Urim Gjata flet për dëmet e mëdha që sipas tij i shkaktohen ekonomisë shqiptare nga futja kontrabandë e mallrave të ardhura nga Greqia, me protagonistë policinë shqiptare, për mafien që është lidhur me ministrat e kabinetit Berisha. Me një indinjatë të lartë, ai thekson se “kush denoncon korrupsionin largohet nga puna”. Tashmë larg atdheut dhe nën mbrojtje të autoriteteve suedeze nga kërcënimet e kryeministrit Berisha, ai beson në qeverinë e re për një ndryshim në pikat doganore shqiptare.

    Përse ndodhin bllokimet në doganat greke?

    Bllokimet në doganat greke nuk janë të rastit, ato bëhen shumë herë nuk bëhen vetëm me urdhër të shtetit Grek, por bëhen me urdhër të drejtuesve ekstremistë brenda policisë greke, të cilët nuk janë pak. Rasti i prishjeve të sistemit kompjuterik, apo bllokimi i tyre është një pretendim, aq sa i gënjeshtër dhe qesharak, sepse sistemi i kompjuterëve greke është shumë herë më i avancuar se ai shqiptar. Kur nuk prishet apo bllokohet sistemi kompjuterik shqiptar nuk ka se si të bllokohet ai grek. Për mendimin tim kjo është një lojë e grupeve ekstremiste brenda policisë greke në dogana të komanduar nga lart. Këtë problem e kemi vërtetuar vetë ne në punën tonë. Këta policë në dogana kanë mbrojtje dhe lidhje të ngushta me grupet ekstremiste dhe nacionaliste greke. Ata veprojnë në këtë mënyrë sa here që ka ndonjë problem në Shqipëri, apo ju prishen interesat fetare apo nacionaliste si në rastin e fundit. Shumë herë kam qenë prezentë në takimet e drejtorit të kufirit për këto probleme me palën greke, por këto kanë qenë zgjidhje të momentit. Policia greke duhet të mësohet të respektojë qytetarët shqiptarë në Greqi ,apo dhe turistët shqiptarë, ashtu siç respekton qytetarët Turq apo Maqedonas. Është shteti shqiptar apo Ministrja e Jashtme dhe e Brendshme që duhet të venë pikat mbi marrëveshjet e reciprocitetit dhe jo shefat e doganave, apo policisë doganore. Sepse zgjidhja e këtij problem është afat shkurtër. Po ashtu dhe përfaqësia shqiptare në Athinë duhet të luajë rolin e saj gjatë bllokimeve, apo mbylljes së doganave nga pala greke, që hakmerret ndaj emigranteve sa herë që prekin interesat e tyre në Shqipëri. Bllokimet asnjëherë nuk janë të rastësishme, ato gjithmonë janë për qëllime të caktuara për të treguar forcën shtetit e politikës shqiptare, duke pasur parasysh se rrallë bllokohen kompjuterët me vendet si: Maqedoninë, Bullgarinë apo Turqinë.

    Si bëhen emërimet në doganat tona?

    Emërimet janë politike dhe më shumë kanë lidhje me biznesin, nuk është e rastit. Gjysma e doganierëve në doganat shqiptare, që nuk kanë lidhje me anëtarët apo militantët e partisë demokratike, kanë filluar punë duke u emëruar doganierë, kjo jo në bazë të një konkursi, por janë emëruar duke paguar shuma të konsiderueshme në xhepat e kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike. Ky fenomen nuk është i panjohur as edhe gjë e re, por është një vazhdë e gjatë, kjo gjatë tetë vjetëve në pushtet të PD-se. Pra një qytetar duke filluar punë i emëruar në doganë për periudhën e provës i duhet të likuidonte llogarinë e futjes në punë (zarfin me euro) ndaj kryetarit të partisë, apo dikujt tjetër më lart. Dhe pas gjashtë muajve a më shumë në kundërshtim me kodin doganor, futej në konkursin e radhës sa për të mbushur formularin, si tregues që është futur në punë në bazë të konkursit, të zhvilluar nga drejtoria e doganave dhe ministria e financave. Pra plus emërimeve politike ishin dhe emërimet klienteliste dhe financiare. Gjithashtu një pjesë e doganiereve emërohen në punë nga biznesmenët pranë partisë për të ruajtur të fshehur dhe ndryshuar dokumentacionin e mallit. Si në llojin e artikullit në çmimin e blerjes dhe në peshën e tij, duke i ndryshuar dhe duke bërë pranimin e dokumenteve të dyta me fatura të falsifikuara, duke i shkaktuar shtetit miliona euro dëm. Këta janë një pjesë e doganiereve e biznesmenëve, që sigurisht në ekip i marrin fitimet e vjedhura bashkë, ose më mirë një vjedhje në grup, gjë që vërtetohet shumë lehte, në qoftë se kërkohet nga dogana greke, sa ton kafe dhe nafte, apo cigare janë futur në Shqipëri në periudhën 6 mujore. Sa sasi të tilla janë zhdoganuar në doganat tona, që do nxirrte në pah vjedhjen dhe korrupsionin e paparë në dogana, në këto vite, po ashtu edhe për mallrat e tjera të importit apo dhe eksportit.

    A ka të pleksur nga policia në këtë korrupsion?

    E gjithë kontrabanda dhe korrupsioni në dogana bëhet në bashkëpunim me policinë, ku secili merr pjesën e vet. Natyrisht dogana merr pjesën më të madhe, por policia nuk ngelet pas. Në hije të këtij korrupsioni është dhe krimi ekonomik, apo struktura të veçanta të shërbimit sekret që kanë interesat e tyre në ketë biznes. Gjë që është bërë rregullisht në Kapshticë nën drejtimin e Artan Zaimit, i cili kontrollonte dhe jepte urdhër për çdo gjë në doganë dhe merrte pjesën e madhe për vete, për policinë dhe krimin ekonomik, pasi marrëdhëniet qeveri- doganë janë të lidhura fort me fije të pa dukshme, duke lejuar kontrabandën e mbrojtur njëra-tjetrën. Kjo ka ndodhur rregullisht në Kapshticë, por duke u kontrolluar vetëm dokumentacioni i zhdoganimit do të dalin të gjithë dokumentet e falsifikuara, gjë që do të çonin para drejtësisë jo vetëm doganierët, por shumë të tjerë që janë marrë me falsifikimin, pranimin dhe zhdoganimin me dokumente të falsifikuara. Ku në të vërtetë sasia, vlera dhe çmimi si dhe pesha nuk rakordojnë me mallin. Pra është puna e një ekipi të tërë dhe jo vetëm e një doganieri, kjo e dirigjuar nga shefi i doganës apo shefat e mëdhenjtë në Tiranë. Unë kam deklaruar që në zyrën e shefit në doganë çdo doganier paguante 30.000 lekë të reja, vetëm si taksë rruge policie në çdo muaj, veç ndarjeve të lekëve të kontrabandës çdo ditë doganë-polici. Lekë që shkonin në shefat e mëdhenjtë të policisë apo doganës. Të gjithë pothuajse janë të pleksur në këtë korrupsion, të gjithë mendojnë sikur ditën tjetër nuk do jenë më në pune. Pra kontrabanda e konfeksioneve, kafesë, cigareve, ishte e përditshme nën dirigjimin e policisë dhe doganës dhe mbrojtjen nga “shefat e mëdhenj”.

    Marrë nga gazeta “Fjala Jonë”

    Puna në administratë

    “Megjithëse fitova konkursin më 2007 përsëri nuk arrita të filloja dot punë në administratën doganore, kur të tjerë kishin mbushur zarfat me euro për shefat dhe xhepat e drejtuesve të PD-së, apo të drejtuesve të doganave, si edhe më lart, kishin filluar punë të emëruar pa asnjë procedure ligjore. Pra të emëruar nga lart dhe jo ligj në bazë të konkursit të rregullt. U desh përsëri viti 2009 që unë të futesha përsëri në konkurs dhe ta fitoja atë, ku mbas shumë peripecive më emëruan në Kapshtice, ku aty pashë se shefi i doganës Artan Zaimi dhe të gjithë doganierët ishin nga fshati i Bilishtit, gjë e rrallë në një shtet ligjor. Aty e gjithë procedura e kontrabandës drejtohej dhe dirigjohej nga shefi i kësaj dogane. Ku fatkeqësisht dhe mbas akuzave të mia reale dhe lehtësisht te vërtetueshme për ta shpëtuar ministri Bode e emëroj kryetar PD-je Bilisht dhe z/v prefekt në Korçë dhe më vonë kandidat për deputet në Bilisht. Kjo vetëm për ta shpëtuar nga hetimi i prokurorisë shqiptare dhe për të mbyllur në heshtje gjithë atë kontrabande të frikshme në doganën e Kapshticës”. Megjithëse denoncimi im vinte dhe mbas bllokimit dhe mbylljes se skandalit të kafesë në Kapshtice, ku Artan Zaimi në turnin e tij (në atë kohe përgjegjës turni) i’u kap një maune me kafe në dalje të doganës me dokumente të falsifikuara. Maune që u kthye përsëri me forcë në doganë, dhe me arratisjen për disa muaj të doganierit që falsifikoj peshën, apo dhe të ekipit që bëri pranimin e dokumenteve të falsifikuara. Deri sa prokuroria mbylli hetimet, sigurisht e diktuar nga bosët e krimit dhe politikës. Denoncova i bindur se mbrapa kisha një shtet ligjor, ku dhe gabova, sepse ishte një shtet i korruptuar e klientelistësh, miqsh e shokësh, që s’kishin asgjë të përbashkët me atë vend pune, apo me diploma të falsifikuara. Mbas bllokimeve të njëpasnjëshme nga unë për kontrabandë të përhershme të konfeksioneve, gomave, mishit dhe djathit kaçkavall, apo dhe sheqerit, gjë që mori përmasat e para, në Kapshticë. Të gjithë ishin të lidhur zinxhir me kontrabandën dhe fitimet e saj, dogane, polici kufitare, krimi ekonomik dhe SHIK-u. Pra i gjithë sistemi ishte i lidhur dhe mbronte kontrabandën, të gjithë ishin pjesë e këtij korrupsioni. Kush dilte kundër tyre e pësonte ashtu siç e pësova unë. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave të gjithë drejtuesit, shefat e doganave apo përgjegjësat e turneve, janë ish oficerët dhe shefat e SHIK-ut të ‘92-‘97-tës, të cilët kishin marrë arratinë në ‘97-tën dhe të rikthyer mbas 2005 në vendet drejtuese, në pikat kyçe të shtetit.

    Pas akuzave, më larguan nga puna

    Mbas denoncimit dhe daljes në shtypin e pakët jashtë ndikimit qeveritar të denoncimeve dhe akuzave të mia të drejtpërdrejta dhe të vërteta, i bindur (gabimisht) në drejtësinë shqiptare dhe në shtetin ligjor. Unë qëndrova përsëri në qytetin tim në Pogradec, për t’u përballur dhe vërtetuar akuzat e mia ndaj kontrabandës dhe kontrabandistëve në të gjitha rangjet e pushtetit të korruptuar. Ditën e dytë më erdhi për të marrë denoncimin dhe akuzat shefi i antitrafikut në drejtorinë e përgjithësime të doganave, si dhe ish drejtues i larte i SHIK-ut të viteve 97-të Bujar Vukaj, i cili regjistroj gjithë akuzat dhe denoncimin tim. Por më shumë ishte i interesuar për të ditur se, sa mund dija unë lidhur me këtë korrupsion, kontrabandë në lidhje të frikshme nga baza e deri në qendër. U largua duke më pyetur se deri ku do e çosh këtë punë (akuzat dhe denoncimin për korrupsionin). Kur ju përgjigja se do shkoja deri në dyert e drejtësisë u largua. Natyrisht më larguan! Kush denoncon korrupsionin në këtë sistem të kalbur largohet. Pra nga të dyja institucionet u morr një denoncim i regjistruar. Dhe kur unë prisja reagimin e shtetit ndodhi ajo qe nuk e prisja kurrë. Në vend të mbrojtjes nga shteti, më erdhi goditja për të më eliminuar nga strukturat e fshehta të shtetit, që unë i shërbeja dhe e mbroja, fatkeqësisht dhe drejtorin e SHKB-se mbas marrjes së denoncimit tim dhe mbas arrestimit për korrupsion të komisarit të policisë Korçë. Hakmarrja e Jozefina Topallit ishte e menjëhershme duke e nxjerrë në lirim një kuadër policie të kualifikuar me një stazh pune 30-vjeçare. Gjithashtu as drejtësia shqiptare e gjendur përpara presionit të shtetit dhe pushtetarëve të implikuar në këtë korrupsion dhe kontrabandë nuk arriti dot të vinte në bankën e akuzës, drejtuesit, abuzuesit, si dhe kontrabandistët të veshur dhe të mbrojtur me uniformën shtetërore.

    Përplasja me ambasadën shqiptare në Suedi

    Është e pabesueshme aq sa në ndjekjen e provokimet dhe kërcënimet ndaj meje nuk ngeli as ambasada shqiptare në Stokholm, nëpërmjet sektorit të shërbimeve të fshehta dhe bashkëpunëtorëve të saj disa here dhe në rolin përkthyes të emigracionit, për të mësuar vendndodhjen time, si dhe çfarë kisha denoncuar, por mbi të gjitha dhe çfarë dokumentesh kisha dorëzuar pranë autoriteteve në Suedi. Gjë që detyron policinë Suedeze të më marrë në mbrojtje. Sigurisht që jam realisht i kërcënuar nga strukturat e fshehta të policisë shqiptare. Kjo më shumë dhe mbas denoncimit të kontrabandës së naftës dhe thyerjes së embargos së OKB-se ndaj Millosheviçit, nga strukturat e SHIK-ut shqiptar. Për të ndryshuar gjendja duhet një pastrim rrënjësor i strukturës doganore dhe policore e cila është e lidhur me fijet e fshehta, me ish drejtuesit e lartë të shtetit, por dhe me kontrabandën dhe korrupsionin. Gjithashtu duhet një verifikim i diplomave dhe degët universitare që kanë studiuar. Të mos bëhen emërimet në rang militantësh por nga vlerat që kanë personat. Kam besim te qeveria e re, për të çrrënjosur korrupsionin në doganat tona të cilat dëmtojnë ekonominë e vendit, duke pasuruar individë të veçantë.

    Policia greke shkelje në territorin shqiptar

    Policia greke e veshur me uniformën e saj dhe me armatim futet në orët e vona të natës për të marrë benzinë në Bilisht. Kjo bëhet pa u bërë regjistrimi apo kontrolli, duke bërë një shkelje të rëndë në territorin e Shqipërisë. Ata marrin benzine shqiptare në kundërshtim me çdo ligj kombëtar apo ndërkombëtar. Një mbrëmje në verën e 2013-tës së bashku me një inspektor të qarkullimit kapëm tre makina të policisë greke, duke marrë karburant në dalje të Bilishtit drejt Korçës, që nën xhupa mbanin uniformën e policisë. Në momentin që i ndalojmë dhe ju kërkojmë dokumentet, nuk dinin ku të shkonin dhe mënyrën për t’u larguar, kur ju thamë se do ju shoqërojmë në polici, sepse jeni futur pa dokumente identifikimi. Gjithashtu mos regjistrimi apo kontrolli vazhdon edhe për diplomatet grek apo mësuesit e shkollës greke në Korçë, gjë që është një shkelje e rëndë e policisë shqiptare, apo dymijë lekshat siç ju thërrasin tashmë emigrantët këtyre punonjësve, në një kohë që diplomatët tanë apo dhe ministrat regjistrohen nga policia Greke si në hyrje ashtu dhe në dalje. Incidente janë të shumta, po ju tregojë një rast. Temperatura ishte minus 15 gradë ishin krishtlindjet e vitit 2011, ishte ditë e shtunë, ku mbi 300 makina prisnin radhën për t’u futur në Shqipëri. Ishte ora 6 pasdite, i ftohti dhe era bënte motin akoma më të ashpër. Emigrantët të mbyllur në makina prisnin radhën për t’u futur në Shqipëri, mbasi kishin pritur mbi dy orë në radhë në token greke. Minoritarët (Vorioepiriotët) dhe ata me (tafto homogjenis), pala greke i kalonte pa radhe, në një kohë që fëmijët shqiptarë dridheshin në të ftohtë, edhe pse dogana shqiptare punonte me 5 sportele nuk mundej dot të përballonte fluksin. Sepse një pasaporte do të paktën një minutë të regjistrohet në sistemin Tims. Pra një makinë do 4-5 minuta plus kontrolli doganor. I telefonoj drejtorit të kufirit të qarkut Ismail Elezi, i cili vjen menjëhere. I tregoj çfarë po ndodh, duke i treguar dhe fëmijët qe dridheshin nga të ftohtët, por dhe për ujë apo nevoja personale. Më jep një zgjidhje më thotë. I them e di që je burrë, por tregoje njëherë veten dhe tani si njeri human që je. Çfarë të bëjmë më thotë. Hap doganën i them. Çfarë? – Hap doganën i them përsëri se do na vdesin njerëzit dhe do ta kesh peng gjithë jetën. Në atë kohë na afrohet një fëmijë i vogël. Vinte nga Kreta dhe kishin dy ditë që udhëtonin, pyet: O xhaxhi polic ju jeni të mirë, nuk jeni si policët greke. Unë nuk kam frikë nga ju, unë ju dua, por kam ftohtë dua të shkojë te gjyshi e kam të sëmure. Do vemi në Bulqizë. Për herë të parë pashë drejtorin Elezi që mbushi sytë me lot. Të vejë ku të vejë thotë. Jep urdhër të hapen trarët, të kalojnë të gjithë pa u regjistruar. Këtë veprim e kemi bërë disa here…

    Incident në Kapshticë

    Në pranverën e 2012 ndodhi një incident në Kapshticë, ku një N/komisar policie e drejtorisë së policisë në Elbasan nga Peqini, tentoj të kalonte kufirin pa regjistruar dhe pa kontrolluar, dy fëmijë romë nga Greqia për në Shqipëri, së bashku me një grua. N/komisarja e policisë jashtë çdo rregulli me një makinë “Fiat Uno” me targa italiane (të skaduar afati) kalon në doganën shqiptare pa u regjistruar, merr në doganën greke dy fëmijët romë shoqëruar nga një grua dhe tenton ta fusë në Shqipëri, pa u kontrolluar dhe regjistruar fëmijët dhe gruan rome. Mbas kontrollit tonë dhe një debati të ashpër, zbret fëmijët dhe largohet me shpejtësi drejt tokës shqiptare. U desh të vinim në dijeni autoritetet kufitare në Tiranë si dhe policinë në Elbasan. Mbas shumë debatesh u kthye përsëri me makinë duke sharë dhe bërtitur por duke mos u regjistruar përsëri. Të vjen keq kur shikon shqiptarët që pa bërë asnjë krim në Greqi sillen të lidhur me zinxhirë paturpësisht në prani të policisë shqiptare, apo dhe drejtuesve të saj në doganën shqiptare. Aty ju hiqen zinxhirët dhe dorëzohen në policinë shqiptare ku më pas lihen të lirë mbas një interviste apo verifikimi.

    Doganat duhen spastruat me njehere . Tatimet e Doganat i shkaktojne shtetit shqiptar deme mbi 2 miljard dollar ne vit ! Sa gjysma e buxhetit , qe mjafton per 2 fyshim apo edhe 3fyshim te rrogave !!!! Plus per mbarimin e te gjithe veprave publike !!! A e mjere shqiperi , me keta sahan lepires qe ke

    Ja ky ishte shteti i Berishes . Kjo eshte perse e urrej kete mafjoz shpellar , si edhe pleshtat qe i vene nga pas .

    Turp te keni parazita !!! Ptuuuuuuuuuuuu qenje pa respekt per veten ne rradhe te pare .

    Link : http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=30739&kat=103

  2. #22
    ciao belli !!! Maska e donna76
    Anëtarësuar
    30-08-2005
    Postime
    1,491

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Prandaj s'ka leke shteti shqiptar, keta taksat e mallit qe hyn ne Shqiperi i bejn rrush e kumblla qe ne kufi....
    Nuk tolerohet nje gje e tille, eshte krim, me ca do mbahet ky shtet?!
    "Mi dissero che per farla innamorare dovevo farla ridere. Ma ogni volta che ride, m'innamoro io."

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Keto jane vetem maja e ajsbergut.

    Ta dini sa i thelle eshte korrupsioni ne cdo hallke te shtetit do lebetiteni e nuk do te shkelni me ne Shqiperi.

    Tu jap nje rast nga inspektoriati i sigurise ushqimore.

    Shumica derrmuese e te punesuareve ne kete inspektoriat, si ne shumicen e inspektoriateve te ndryshme te shtetit, nuk kane as kualifikimet minimale e shkolles se larte, e jane thjesht militante partie.

    Nje miku im punonte si shperndares per nje fabrike qumeshti qe nuk po e permendim me emer. Kjo fabrika fillimisht merrte qumesh te skaduar nga jashte dhe i ndryshonte amballazhimin dhe e hidhte ne treg nen nje marke tjeter.

    Me pas filloi dhe me produkte te tjera te bulmetit si djathi etj te gjitha te skaduara.

    Inspektoret e siperpermendur shkonin tek zyra e fabrikes, merrnin 500 mije lekshin edhe nuk futeshin fare te shikonin se cfare behej brenda.

    Njerezit pa dije blinin mallra qe ishin te skaduara 2-3 muaj ne magazine, lere pastaj sa kohe ishin neper dyqane.

    Ajo kompania vitin e fundit me duket se eshte zhdukur ose ka ndryshuar emer, por 7-8 vjet me fitime kolosale per pronaret nuk do te ishte e nevojshme te vazhdonin biznesin.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Korrupsioni nuk luftohet pa konsens te te gjitha forcave kryesore politike dhe te shumices absolute te shoqerise...
    Dhe as kjo nuk do te ishte e mjaftueshme.
    Ne fakt shoqeria shqipetare e ka gati te pamundur luftimin efektiv te korrupsionit ne nje sistem te lire dhe demokratik. Nuk ka arritur ende ate stadium te zhvillimit qe do t'i mundesonte dicka te tille. Ndoshta pas 50 apo 100 vitesh gjerat mund te ndryshojne.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Korrupsioni nuk luftohet pa konsens te te gjitha forcave kryesore politike dhe te shumices absolute te shoqerise...
    Dhe as kjo nuk do te ishte e mjaftueshme.
    Ne fakt shoqeria shqipetare e ka gati te pamundur luftimin efektiv te korrupsionit ne nje sistem te lire dhe demokratik. Nuk ka arritur ende ate stadium te zhvillimit qe do t'i mundesonte dicka te tille. Ndoshta pas 50 apo 100 vitesh gjerat mund te ndryshojne.
    Ti me siguri je nje nga ata qe po u intereson korupsioni .

    Korupsioni zhduket brenda ORESH , mjafton te futen ne burg nja 30-40 si puna jote , edhe masandej te modernizohet sistemi i kontrolit .

    Hapi i pare eshte bere , duke e shporrur EPIQENDREN e MEGAKORUPSIONIT , i cili ishte PARTIA E PD-se .

    Si e tille kjo parti mafjozesh , korupsion , prapambetje edhe vetem regres moral/social/ekonomik ka sjelle .

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    1) Ndeshkimi i te gjithe personave qe kapen ne flagrance te korruptohen me denime MAKSIMALE
    2) Modernizimi me pajsjet me te fundit , te doganave edhe sektorit te tatimeve
    3) Krijmi i nje zyre e cila mund te kontrolloj edhe procedoje personat qe jan te dogana/tatime
    4) Rritja e rrogave te punonjeseve ne sektorin e tatimeve edhe doganave , 3 apo edhe 4 here se c fare eshte sot
    5) Heqja e parazitave pa shkolle edhe venja e njerezeve te kualifikuar ne vende pune kyce
    5) Venja e kamerave te doganat , si edhe mikrofone , te cilat jan te lidhura me zyrat e insitucionit qe eshte pergjegjes per kontrollin e ketyre
    6 ) Sensibilizmi edhe apelimi te qytetaret per te denoncuar cdo tentative marrje korupsioni qofte edhe minimal .

    Mund te vazhdoj edhe me 100000000 pika te tjera ...

    Korupsioni zgjidhet brenda minutash .... mjafton ata qe jan ne krye te shtetit shqiptar te mos te jene shpellar mafjoz , njerez te korruptuar .

    Por nejse ...... ! Me ke merem edhe une !
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 18-09-2013 më 14:37

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Ti me siguri je nje nga ata qe po u intereson korupsioni .

    Korupsioni zhduket brenda ORESH , mjafton te futen ne burg nja 30-40 si puna jote , edhe masandej te modernizohet sistemi i kontrolit .
    ...
    Nuk mund ti fusesh njerezit ne burg vetem pse nuk t'pelqen mendimi i tyre...
    Shteti ligjori, i lire dhe demokratik kerkon me shume se kaq, per te denuar.
    Madje as me i korruptuari nuk do te perfundonte automatikisht ne burg, nese nuk ka prova te mjaftueshme, sic pershkruhen ne ligj. Dyshimi dhe indicjet shpesh nuk jane te mjaftueshme as per ngritjen e aktakuzes, lere me per hapjen e procesit gjyqesor apo denimin me burgim.
    Perndryshe, sa me shume te perfshire ne akte korruptive aq me te sigurte jane shpetimi nga denime dhe mosndeshkimi adekuat. Dhe kjo eshte nje nder arsyet, pse ne Shqiperi, ne shqiptari dhe ne vende te ngjashme edhe shume vite, ndoshta shekuj, nuk do te zvogelohet korrupsioni ne permasa "te tolerueshme".
    Gjithnje duke pase parasyesh shtetin ligjore, te lire dhe demokratik, jo diktaturen qe do te denonte secilin per mendimin e kundert me ate zyrtar.

    Perndryshe, s'me interson Berisha dhe askund nuk kam mohuar korrupsionin gjate qeverisjes se tij.
    Bota nuk eshte e ndare ne njerez pro dhe kunder Berishes! Vetem bota jote, ndoshta...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 18-09-2013 më 15:50

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    1) Ndeshkimi i te gjithe personave qe kapen ne flagrance te korruptohen me denime MAKSIMALE
    2) Modernizimi me pajsjet me te fundit , te doganave edhe sektorit te tatimeve
    3) Krijmi i nje zyre e cila mund te kontrolloj edhe procedoje personat qe jan te dogana/tatime
    4) Rritja e rrogave te punonjeseve ne sektorin e tatimeve edhe doganave , 3 apo edhe 4 here se c fare eshte sot
    5) Heqja e parazitave pa shkolle edhe venja e njerezeve te kualifikuar ne vende pune kyce
    5) Venja e kamerave te doganat , si edhe mikrofone , te cilat jan te lidhura me zyrat e insitucionit qe eshte pergjegjes per kontrollin e ketyre
    6 ) Sensibilizmi edhe apelimi te qytetaret per te denoncuar cdo tentative marrje korupsioni qofte edhe minimal .

    Mund te vazhdoj edhe me 100000000 pika te tjera ...

    Korupsioni zgjidhet brenda minutash .... mjafton ata qe jan ne krye te shtetit shqiptar te mos te jene shpellar mafjoz , njerez te korruptuar .

    Por nejse ...... ! Me ke merem edhe une !
    ik kerko ndonje vend pune, mos u mer me ne. sepse paske ide te mira. dhe harroje berishen sepse korrupsioni nisi me qeverine e majte te nanos, vazhdoi rendshem nga bashkia e tiranes me ne krye edi ramen; u profesionalizua nga kryeministri ilir meta dhe nuk u luftua dot as nga sali berisha.
    ne fakt tirana eshte sa nje lagje e romes. rregulli vihet vetem me dy police, pa i ngrite fare rrogat.

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ik kerko ndonje vend pune, mos u mer me ne. sepse paske ide te mira. dhe harroje berishen sepse korrupsioni nisi me qeverine e majte te nanos, vazhdoi rendshem nga bashkia e tiranes me ne krye edi ramen; u profesionalizua nga kryeministri ilir meta dhe nuk u luftua dot as nga sali berisha.
    ne fakt tirana eshte sa nje lagje e romes. rregulli vihet vetem me dy police, pa i ngrite fare rrogat.
    Ore ti une nga qe kam ide te mira jam pronar 2 binzesesh ne moshen 26 vjecare . Flmnderit por nuk kerkoj pune , une jap pune

    P.S jam dakort qe ky faji nuk eshte vetem i Berishes , por i shoqerise Shqiptare ne total keto 2 dekadad e fundit . Ketu ke te drejte
    Ndryshuar për herë të fundit nga IllyrianPatriot : 18-09-2013 më 16:37

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin

    Perndryshe, s'me interson Berisha dhe askund nuk kam mohuar korrupsionin gjate qeverisjes se tij.
    Bota nuk eshte e ndare ne njerez pro dhe kunder Berishes! Vetem bota jote, ndoshta...
    Bota ime eshte me e madhe se aq ta garantoje . Eshte e vertet qe Berisha ka zene shume kohe ne mendimet e mija .

    Por kjo per shkak se une e kam kuptuar me kohe sa dem i ka kushtuar Shqiperise edhe jetes se miljona shqiptareve ( berisha EDHE qeverija e tij ) , qe sot mund te ishin me te lumtur duke jetuar ne nje shtet me normal , me me shume paga , me me shume rregul , me me shume dinjitet .

    Madjie sot do jetonin edhe shume shqiptare qe kan vdekur , per shkak se nuk ka pasur nje shtet normal , qe nuk i ka cuar kriminelet ne Burg , nje shtet qe nuk e ka zgjidhur ceshtjen e pronave ( me mijera te vrare vetem per kete ) .

    Edhe keshtu me rradhe .

    Berisha tashme nuk eshte nje person , por nje filozofi , qe ka kapur nje pjese te madhe te shqiptareve , nje gangrene qe tenton me cdo kusht pasurimin individual duke shkelur ne kufomat e shqiptareve .

    Nejse

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Citim Postuar më parë nga IllyrianPatriot Lexo Postimin
    Ore ti une nga qe kam ide te mira jam pronar 2 binzesesh ne moshen 26 vjecare . Flmnderit por nuk kerkoj pune , une jap pune

    P.S jam dakort qe ky faji nuk eshte vetem i Berishes , por i shoqerise Shqiptare ne total keto 2 dekadad e fundit . Ketu ke te drejte
    2 biznese i ke dhe e shan berishen>
    shikoje c`fare ka per te bere edi rama. do te beje te ikesh prape ne greqi. e kam sinqerisht. komunistet jane njerez pa fe dhe pa shpirt.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Denoncim tronditës: Ja si ndahen milionat mes njerëzve të Ritvan Bodes në dogana

    Citim Postuar më parë nga Ziti Lexo Postimin
    ik kerko ndonje vend pune, mos u mer me ne. sepse paske ide te mira. dhe harroje berishen sepse korrupsioni nisi me qeverine e majte te nanos, vazhdoi rendshem nga bashkia e tiranes me ne krye edi ramen; u profesionalizua nga kryeministri ilir meta dhe nuk u luftua dot as nga sali berisha.
    ne fakt tirana eshte sa nje lagje e romes. rregulli vihet vetem me dy police, pa i ngrite fare rrogat.
    Korrupsioni filloi rendshem qekur ra busti i xhaxhit.

    Ishte Berisha ai i pari ai i cili jo vetem moli shtetin por edhe popullin. Te gjithe ata qe ishin prane pushtetit gjate kohes se firmave piramidale u bene MILIARDERA e sot kane pallate, prona, vila, gazeta, media, etj etj etj etj etj. Shume te tjere u zhduken ne 1997 jashte shtetit pre tu rikthyer ne prapaskene prapa emrave fallco te biznesmeneve te fuqishem te huaj te cilet do te kryenin investime te papara ne Shqiperi sapo te merrnin tokat per nje Euro.

    Nuk e di sa % e antareve te forumit kane shkuar jashte shtetit per te punuar dhe jane rikthyer me miliarda pound dollare apo euro per te investuar ne Shqiperi...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •