Close
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 8 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094

    Neymar da Silva Santos Júnior

    Pele provokon: Nejmar më i mirë se Mesi e Maradona!



    Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, mendon se talenti 20-vjeçar i Santosit, Nejmar, mund të bëhet më i mirë se Lionel Mesi, madje mund të kalojë edhe Diego Armando Maradonën. Pele e lëshoi këtë deklaratë I ftuar në një event në Sao Paolo. Sipas tij, Mesi është një kopje e Maradonës për nga tiparet, por kampioni i botës në vitin 1986 me Argjentinën nuk ka patur aftësitë e duhura në goditjet e topit me kokë. “Maradona ka qenë një futbollist i madh, por ai luante vetëm me këmbën e majtë dhe nuk njihet si një goditës i mirë i topit me kokë. Mund të them se Lionel Mesi është një kopje e tij. Për këtë arsye mendoj se Nejmar mund të bëhet më i mirë se ata”. Pele konsiderohet si futbollisti më i mirë në historinë e futbollit, pasi ka shënuar 1284 gola gjatë karrierës së tij nga viti 1956 deri më 1977. Ndërsa ylli i Santosit, Nejmar, në moshën 20-vjeçare ka arritur shifrën e 133 golave gjatë 3 viteve si profesionist me Santosin. I pyetur nëse Nejmar mund të bëhet edhe më i mirë se ai, Pele u përgjigj: “Nuk është e lehtë ta thuash këtë, sepse do të jetë shumë e vështirë për Nejmar që të arrijë këto shifra. Ai është një futbollist i jashtëzakonshëm, por ndonjëherë ka treguar se nuk është mjaftueshëm i pjekur për të marrë përsipër disa përgjegjësi.” 71-vjeçari Pele ka luajtur 92 ndeshje me Brazilin, duke shënuar 77 gola, ndërsa tri herë radhazi në vitet 1958, 1962 dhe 1966 ka fituar Kupën e Botës me Seleçaon.


    http://en.wikipedia.org/wiki/Neymar

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    ore po un qenkam prapa botes..
    nashti mora vesh se bota paska nje gjeni.. Neymar i thone..

    uaaaa..


  3. #3
    Original21 Maska e Vjosa
    Anëtarësuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Mosha
    28
    Postime
    1,374
    Ahahaha sa vjec je ti qe ke hapur kete teme??14-15??Ku e ke pare ti gjenine?Une pash lojra olimpike edhe i punoi zbor Mexika pa le me Barcelonen qe skapi top fare. Ne Copa Amerika ishte cop -cop.Kete e kane bere lojtar vetem gazetaret me marketing.Ku u katandis Brazili mburret tani me nje lojtar 19 vjec edhe gjoja duan ta krahasojne me Messin.As me Lavezzin nuk krahasohet ky.Po ca ti bejme Braziljanet shesin edhe ky eshte marketingu me i mire.Lucas Leiva eshte 100 here me i mire se ky edhe le per te pare kush do beje karriere me te mire,
    Duaj aq sa ti do qe te te duan, urre aq sa ti do qe te te urrejne!!

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anëtarësuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    neimar me i mire? futja kot pele ka rrjedhur
    vari leshte

  5. #5
    Musliman Shqiptar Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    2,393
    Neinmar ka nje perdorim perfekt te topit , mos harroni se eshte vetem 20 vjec.
    Pa Islamin Shqiptaret do ishin me teper por s'do ishin Shqiptare F.K

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    536
    si duket ai gomari pele nuk e njef mesijen

    http://www.youtube.com/watch?v=V55BRxdL6lA&feature=youtu.be

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    e mo e..
    thoni cte doni yve.. un do ikinj te Kiu bojaxhiu lagjes e ta lyej bluzen sipas uniformes se Neymarit e do i ve numrin e tij prapa..
    mir mir..kini inat juve..

  8. #8
    Musliman Shqiptar Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    2,393
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    e mo e..
    thoni cte doni yve.. un do ikinj te Kiu bojaxhiu lagjes e ta lyej bluzen sipas uniformes se Neymarit e do i ve numrin e tij prapa..
    mir mir..kini inat juve..
    Braro ketej e tutje bej postime vetem per sportin , lene Salen se per sport qeke njesh
    Pa Islamin Shqiptaret do ishin me teper por s'do ishin Shqiptare F.K

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •