Shqiptari i pare qe takon Alen Delon, edhe pse ne kushte jo te zakonta
Shqiptari perplaset me makinen e Alen Delon
Benzi i bardhe, ne te cilin udhetonin drejt Athines aktori i madh francez Alen Delon, i biri i tij, Antoni dhe e dashura e tij, nuk kishte pershkuar as dy kilometra rruge, kur eshte perplasur me nje tjeter makine, diten e hene. Makina tip Fiat, qe sipas burimeve greke, drejtohej nga shqiptari 22- vjecar Julian Delko, prej shpejtesise, kishte kaluar ne krahun e kundert, duke i prere rrugen, taksise, se drejtuar nga shoferi grek Ilia Panushi, ku udhetonte Delon. Ne momentin e perplasjes, makina ndodhej ne autostrade, per ne Athine, drejt se ciles, po udhetonte aktori me familjen, qe sapo kishin mberritur ne aerodrom nga Franca. Prej perplasjes, makina pesoi demtime, por pa pasoja per udhetaret, te cilet u derguan menjehere me nje makine tip Xhip, per ne spital. Sipas mjekut, qe vizitoi Delonin, gjendja e tij shendetesore, eshte shume e mire, vecse i duhet pak pushim. Sipas mediave greke, aktori me te birin dhe te dashuren e tij, shkonin drejt Athines, per te ndjekur nje sfilate mode, te nje stilisteje te njohur greke.
www.korrieri.com
Krijoni Kontakt