Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Deputeti neonazist në Himarë: Këtu, tokë greke

    Thimi Samarxhiu

    Skandal në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës. “Gazeta Shqiptare” zbulon videon ku deputeti i Parlamentit Grek, Kristo Papa ka lëshuar thirrje antishqiptare nga Himara. Deputeti i partisë neonaziste të “Agimit të Artë”, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më datë 12 gusht në qytezën bregdetare. Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të deklaruar se Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. “Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”, – u shpreh përpara varrit të Aristotel Gumës, deputeti grek.
    Shumëkush mund të thotë se “ai është një ekstremist” dhe këtu nuk ndonjë çudi të madhe. E vërteta është që asnjë “ekstremist” shqiptar nuk do të lejohej të zhvillonte në Greqi një propagandë të tillë: ta zëmë të bënte tubime e të thoshte që Filati e Paramithia janë tokë shqiptare.
    Propaganda e deputetit grek arriti deri në deklarata për lirinë e Himarës, e cila sipas tij është e skllavëruar. “Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar”, – deklaroi Kristo Papa.
    FJALA E PLOTE
    “E kaltër me të bardhë, siç i takon Aristotelit. Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë. Të jeni të sigurtë se, pavarësisht se Nëna Greqi dhe pushteti politik janë bukëshkalë e nuk i mbrojnë djemtë e tyre dhe helenizmin, të jeni të sigurtë se disa, me mendjen e tyre, pavarësisht se janë nëpër zyrat e Athinës, do të jenë gjithmonë në mbështetje të Vorio-Epirit. Dhe të them edhe një të fundit: Themi të gjithë për Vorio-Epirin dhe shumë mirë foli edhe kunati i të ndjerit Aristotel. Por nuk ka Vorio-Epir, Epiri është një. Vetëm një copë ka mbetur e skllavëruar dhe jo e lirë. Është në dorën tonë që të mbajmë këto Termopile. Mbi të gjitha jeni ju të parët, që jeni vendas e që jetoni këtu, që keni gjithë këtë presion të institucioneve shqiptare. Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar.
    I paharruar qoftë kujtimi i Aristotelit! Qoftë i pavdekshëm, vdekja nuk llogaritet. Një është Greqia, për Greqinë luftojmë.
    I njëjti mesazh është edhe në Qipro, në Qipron tonë të skllavëruar. Mbi këtë varr duhet të betohemi për atdheun tonë, për fenë tonë, për idealet tona. Rroftë Greqia!”. http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=120250

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    ky aristoteli ka qene nje halabak, keta e bekan hero. jane bere edhe keta greket gazi i botes. por duhet ta dine se koha e tyre mbaroi. greqia se shpejti do turqizohet me dhune.

  3. #3
    pirdh pirdh se lirohesh o Ziti
    Revolution 1848

  4. #4
    Alter ego Moderatus Maska e yllbardh
    Anëtarësuar
    18-08-2007
    Vendndodhja
    as vetë se di.... :)
    Postime
    808
    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    Thimi Samarxhiu

    Skandal në ceremoninë përkujtimore të Aristotel Gumës. “Gazeta Shqiptare” zbulon videon ku deputeti i Parlamentit Grek, Kristo Papa ka lëshuar thirrje antishqiptare nga Himara. Deputeti i partisë neonaziste të “Agimit të Artë”, ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar më datë 12 gusht në qytezën bregdetare. Ai ka shfrytëzuar këtë mundësi për të deklaruar se Himara është tokë greke dhe se Epiri është një. “Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë”, – u shpreh përpara varrit të Aristotel Gumës, deputeti grek.
    Shumëkush mund të thotë se “ai është një ekstremist” dhe këtu nuk ndonjë çudi të madhe. E vërteta është që asnjë “ekstremist” shqiptar nuk do të lejohej të zhvillonte në Greqi një propagandë të tillë: ta zëmë të bënte tubime e të thoshte që Filati e Paramithia janë tokë shqiptare.
    Propaganda e deputetit grek arriti deri në deklarata për lirinë e Himarës, e cila sipas tij është e skllavëruar. “Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar”, – deklaroi Kristo Papa.
    FJALA E PLOTE
    “E kaltër me të bardhë, siç i takon Aristotelit. Në shumë raste thonë që ky gjak duhet të jetë gjaku i fundit dhe urojmë që të jetë kështu, por kjo tokë, Himara, toka greke, ka treguar në shekuj të shekujve se ka gjithmonë heronj dhe gjithmonë jep djemtë e saj më të mirë, kurban për lirinë. Të jeni të sigurtë se, pavarësisht se Nëna Greqi dhe pushteti politik janë bukëshkalë e nuk i mbrojnë djemtë e tyre dhe helenizmin, të jeni të sigurtë se disa, me mendjen e tyre, pavarësisht se janë nëpër zyrat e Athinës, do të jenë gjithmonë në mbështetje të Vorio-Epirit. Dhe të them edhe një të fundit: Themi të gjithë për Vorio-Epirin dhe shumë mirë foli edhe kunati i të ndjerit Aristotel. Por nuk ka Vorio-Epir, Epiri është një. Vetëm një copë ka mbetur e skllavëruar dhe jo e lirë. Është në dorën tonë që të mbajmë këto Termopile. Mbi të gjitha jeni ju të parët, që jeni vendas e që jetoni këtu, që keni gjithë këtë presion të institucioneve shqiptare. Me ndihmën e grekëve të zgjuar, besoj se nuk do të vonojë koha që kjo copë e tokës greke do të bëhet, edhe nëse përkohësisht, autonome, pasi janë në fuqi vendimet e Protokollit të Korfuzit. Më pas të vijë edhe liria që kemi kërkuar.
    I paharruar qoftë kujtimi i Aristotelit! Qoftë i pavdekshëm, vdekja nuk llogaritet. Një është Greqia, për Greqinë luftojmë.
    I njëjti mesazh është edhe në Qipro, në Qipron tonë të skllavëruar. Mbi këtë varr duhet të betohemi për atdheun tonë, për fenë tonë, për idealet tona. Rroftë Greqia!”. http://www.balkanweb.com/gazetav5/ar....php?id=120250
    Paskan hequr dorë nga Konstantinopoli a?
    Shqiptari që derdhë gjak shqiptari nuk meriton të quhet shqiptarë

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •