Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    615

    Antologjia E Dhembjes Poetike

    Botime tė reja: Naim Kelmendi

    ANTOLOGJIA E DHEMBJES POETIKE


    (101 PĖRKUSHTIME Ali Podrimes)

    Ende pa u bė njė muaj nga vdekja e poetit Ali Podrimja, i cili ndrroi jetė mė 21 Korrik 2012 nė Lodve, Francė, ku kishte shkuar pėr tė marrė pjesė nė edicionin e 15-tė tė festivalit tė poezisė “Zėrat e Mesdheut”, kėtu ditė tė nxehta, nė fillim tė muajit 2012, doli libri me poezi me titull “Antologjia e dhembjes poetike”, (101 pėrkushtime Ali Podrimjes.
    Autori i kėtij libri, i kėsaj antologjie ėshtė Naim Kelmendi, botim i Shtėpisė Botuese “Rugova Art”.

    Nė kėtė libėr, tė titulluar:
    ”Antologjia e dhembjes poetike”-(101 pėrkushtime Podrimjes), zėnė vend 101 poetė me poezitė e tyre pėr poetin, i cili nė muajin e kaluar, mė 21 korrik, 2012, ndrroi jetė...
    Nė kėtė antologji, 101 krijues, qė e kanė njohur, qė e kanė kanė dashur poetin, Ali Podrimja, secili nga poetėt, me pėrkushtimin e tyre poetik, shpreh jo vetėm dhembjen pėr humbjen e poetit Ali Podrimja.
    Antologji prej 101 poezish dhe po prej kaq emra poetėsh, lexohet si njė ndėrkomunikim i bukur poetik. Nis me poezinė "Vdekja dhe Poeti" tė Alma Papamihalit dhe pėrfundon me vargjet e poezisė "Modestisht pėr poetin e madh ALI PODRIMJA" tė poetes Zhorzh Sand (Viktoria Xhako-s), ku ndėr tė tjera, shkruan:

    ”Nė glob janė shpėrndarė nxėnėsit e mi,
    Mbase takim s’do tė ketė ndonjėherė
    Por emrin shqiptar me vete kanė marrė...”

    Njėri nga redaktorėt e kėsaj vepre, P. Buzhala, thotė se poeti nuk vdes! Rekuiemi lirik, toni elegjiak, kujtesa lirike, shndėrrohen nė Ideal Poetik. Shndėrrohet nė idealizim tė kujtimit, nė thellėsi tė konotacionit figurativ, nė fusha referencash tė pasura semantike, nė hapėsira tė pėlleshme asociative, nė ndėrtime tekstesh mbi kodet e pėrzgjedhura, nė transformime ndėrtekstore e mbitekste poetike dhe, sidomos, nė dinamikė tė brendshme tė strukturės kuptimore...
    Librin e autorit Naim Kelmendi “Antalogjia e dhembjes poetike”- (101 pėrkushtime Podrimjes), e botoi “Rugova Art”, Prishtinė, 2012.

    Mexhid YVEJSI, Gjakovė

  2. #2
    E dua letėrsinė Maska e Sorkadhe_Kelcyre
    Anėtarėsuar
    30-07-2005
    Vendndodhja
    me ariun polar
    Postime
    2,219
    Nderime per poetin e madh!!
    What goes around---comes around

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •