Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    72

    Këngët e tyre janë me plotë frymëzim dhe me një ideal të lartë patriotik dhe kombëtar

    Vëllëzërit Mrijaj – Mihilli, Gjevalini me motrën e tyre Klaudijen padyshim se janë këngtarë-rapsod te folkorit Shqiptar të Lugut te Drnit dhe ne rrethin e tyre ata njihen si artistë te mrekullueshem për afro dy dekada ishin dhe janë panderprerë me kengën shqipe ata këndojnë qysh ne kohën e femijerisë se tyre Vllezerit Mrijaj qysh ne vegjeli janë përpjekur që me artin e tyre muzikor të lënë gjurmë te shkelqyera artistike ku edhe ja dolën per mrekulli pra ne rrethin e tyre arriten te krijojnë respekt dhe nje dashuri te mirefillet më këngën folklorike dhe atë popullore në Lug te Drinit te Komunës se Klinës. Vëllëzërit Mrijaj – Mihill Mrijaj, Gjevalin Mrijaj me motren e tyre Klaudijen (Mrijaj)Prenaj, u lindën, në fshatin Zllakuqan te Komunës së Klinës, shkollën fillore e kryen ne vëndlindje në “Atë Shtjefen Gjeçovi”,ne Zllakuqan duke treguar suksese te shkelqyesheme ne mesime me sjellje shembullore duke u marrë me aktivitete artistike pra ata perherë me kengen popullore e folklorike janë te pandalshem.Mirpo pas perfundimit te shkolles fillore ku ne jemi deshmitarë te asaj katrahure te eger barbare u pershkallezua dhuna në Kosovë aty kah fillim vitet 1990 te keqësimit te situates politike ne vendin tonë ,kur pushtuesi serbosllav filloi me metoda diskriminimi dhe helmime masive ne shkollat tona shqipe vëllezerit Mrijaj me motren e tyre Klaudijen sikurse shumë te rinjë te tjerë ne Kosovë u detyruan qe te marrin botën ne sy pra te mergojnë ne Europë ,strehohen ne Gjermani dhe vazhdojnë jetën e tyre atje , perfundojnë pjesen e tjeter te mbetur te shkollimit te mesem në Gjermani me suksese dhe fillojnë me punën e tyre për mbijetesë duke mos kursyer asnjë cent per arsimin ne Kosovë e cila u zhvillonte ne kushte shume te veshtira pra duke qenë perherë afer këshillave per financim te institucioneve te Republikes se Kosovës qe ishin në atë kohë ne okupim njiherit nuk e kursyen veten fare per asnje moment duke financuar rezistencen e armatosur pra luften heroike te UÇK-së ne te cilen mund te deshmojnë kurdoherë. Mirpo kenga e tyre e vëllezerve Mrijaj me Klaudijen per asnje here nuk u ndal kurrë pra as per asnje çast ata me veglat e tyre muzikore pra me çifteli ,sharki dhe lahutë me duete te ndryshme të perbashketa i këndonin çlirimit ,atdheut ,patriotve,deshmorve,martirve te kombit Kosovës dhe Shqiperisë Etnike me zërin e tyre te embël ,mrekullueshem dhe shumë karakteristik me ngjyrë autoktone prej një rapsodi të gjallë pra në te vërtetë, perherë nga ajo kohë edhe sot i qëndrojn besnik këngës së mirëfilltë rapsodike e popullore pa e degjeneruar -çoroditur këngën shqipe. .
    Vllezerit Mrijaj me motren Klaudijen me një mjeshtri të rrallë prej rapsodi popullor, po e ruajnë dhe po kultivojnë me dashuri ,shpirt dhe besnikëri pra ne menyre te shkelqyeshme melosin e vjeter autokton të Dukagjinit, Malësisë së Gjakovës dhe të Rugovës .
    Vllezerit Mrijaj –Mihilli,Gjevalini me motren e tyre Klaudijen janë të lidhur emotivisht në një trup, një shpirtë me këngën e tyre folklorike dhe popullore shqipe. Këngët e tyre janë me plotë frymezim dhe me një ideal të lartë patriotik dhe kombëtar.
    Ata kanë kenduar deri me sot shumë kengë te ndryshme folklorike atdhetare dhe patriotike ne koncerte te ndryshme ne diaspore ne kuader te festave te ndryshme kombetare per diten e flamurit, darsmave e ahengjeve te tjera te ndryshme ku çdo here e treguan veten se janë burim i pashtjerrshem pra ata kanë një bagazh të shkelqyeshem burimi të artit Shqiptar.
    Çfare risie pritet nga Vëllëzërit Mrijaj dhe motra e tyre Klaudija në muajt ne vijim pra per vitin 2012 ?
    Në një të ardhme shumë te afert nga Vëllezerit Mrijaj ,Mihilli ,Gjevali,dhe Klaudija pritet te dalin me një album të ri me këngë të reja te krijuara pra të zgjedhura, folklorike dhe popullore Shqiptare.
    Vëllëzërit Mrijaj me kenaqesi te madhe flasin për adhuruesit e tyre me respekt dhe dashuri duke thenë se ju na mbani gjallë pra ne si kengetar ju duam shumë kudo që ndodheni si ne Lug të Drinit te Kosoves,trojet Shqiptare ashtu edhe ne diaspore të Gjermanisë dhe Europë pra kudo dhe kurdo që na dëgjoni, kemi shumë respekt për juve ,per juve adhuruesit e muzikes folklorike dhe popullore ne jemi të priveligjuar perherë me juve pra siç theksuam me lartë neve degjuesit tanë na japin kurajo-forcë dhe na mbajnë gjallë dhe krenohemi perherë me ta .
    Ju premtojmë ne jetë se me anë te artit- folklorit dhe muzikes popullore kurrë nuk do ju zhgënjejmë perherë do jeni te lumtur me neve gjithëherë do jemi me zemer dhe shpirt me juve do këndojmë per atdheun dhe Shqiperin tone Etnike te perbashket mirpo edhe sipas shijes suaj pra vetem me kenge popullore dhe folklorike do ja dalim te gjithë bashkë të kënaqur. Adhuruest tanë te kenges folklorike e popullore janë me plotë ngrohtësi i përshendesim perzemersisht nga zemra dhe shpirti jonë thonë; Vllezerit Mrijaj ,Mihilli ,Gjevalini me motren e tyre Klaudija (Mrijaj)Prenaj nga Gjermania dhe gjithnje krenohen me adhuruesit e tyre Shqiptarë te Kosovës ,Shqiperisë dhe mbarë Trojeve Etnike te Kastriotit.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    25-06-2012
    Postime
    661
    Bukur bukur, por vendin ke ngaterruar.

    Tek nenforumi I muzikes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •