Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 119
  1. #61
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anëtarësuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,573
    Darwin,

    Tastierës Prektora i mungojnë simbolet e kllapave katrore [ ] dhe gjarpërueshe { }; dhe ka ndryshuar vendin e dy-pikave dhe pikëpresjes. Kjo e bën tastierën të papërdorshme për ata që duan të përdorin kllapat, si për shembull gazetarët, profesorët/studentët e shkencave, programuesit e kompjuterit, etj.

    Zhvendosja e dy-pikave dhe pikëpresjes i detyron përdoruesit të çmësojnë vendet e mërparshme, proces i cili zakonisht është më i vështirë se të mësosh. Ki parasysh se ky çmësim është vetëm për rastin kur ata shkruajnë shqip, se kur janë në një kompjuter me tastierën orijginale amerikane (si për shembull në zyrë), duhet të mbajnë mend se dy-pika dhe pikëpresja janë në vendet origjinale. Pra, përdoruesit duhet të ambjentohen me dy versione të ndryshme tastierash.

    Të gjitha problemet e mësipërmet eliminohen me shtimin e butonit ALT të djathtë. Shkronjat ë dhe ç shtohen pa ndryshuar asnjë funksion të tastierave origjinale. Vendodhja e ë-së dhe ç-së është intuitiv sepse ndodhen tek i njëjti vend si e-ja dhe c-ja. Që të dyja shkronjat shtypen me dorën e majtë, prandaj është zgjedhur ALT që shtypet me dorën e djathtë që është e lirë.

    Butoni ALT nuk është aspak i çuditshëm. ALT e djathtë nuk e shpika unë; shumë tastiera në gjuhë të huaja e përdorin atë buton.

    Për ata që jetojnë në Shqipëri (Kosove, Maqedoni, Mal të Zi) dhe shkruajnë shqip shumicën e kohës, unë do rekomandoja të mësonin gishtat me tastierën origjinale shqip. Për gjithë të tjerët që kanë mësuar gishtat me një tastierë të huaj, ose duhet të ndryshojnë shpesh midis shqipes dhe një gjuhe të huaj, unë do rekomandoja të instalonin një nga tastierat e huaja më lart, të modifikuara për të shkruajtur ë-në dhe ç-në duke kombinuar e-në dhe c-në me ALT e djathtë.
    Edi

  2. #62
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    edi,

    3 mundësi imazhesh kisha.. nuk më shkoi mendja të shtoja dhe 1 shkrim, meqënëse linku ka dhe udhëzime.

    - - - - - -

    Renditja e shkronjave dhe shenjave që përftohen me shtypjen e tastit --> ` (e para majtas, nën "ESC", apo majtas "1"-shit) dhe e tastit përkatëse hyrës. Në secilën nga katër shtyllat dyshe, shfaqen majtas tastat që duhen shtypur pas ` dhe djathtas shenja që del prej këtij kombinimi. Për të nxjerrë vetë shenjën ` e shtypim atë dy herë.

    pra fillimisht shtypet --> `




    dhe shtypja e tastave të tjerë jep këto kombinacione.




    - - - - - - - - - - - - - - -

    Theksoj, se faqosja Prektora e tastierës në shqip (SQ), ruan renditjen QWERTY të tastierave amerikane (EN-us).
    Prektora

  3. #63
    Citim Postuar më parë nga edspace
    Meqë përgjigjet për tastierën e modifikuar kanë qënë pozitive, po hedh më poshtë versione të modifikuara të të gjitha tastierave me gërma latine në Windows XP. I vetmi ndryshim në këto tastiera është funksioni i butonit ALT të djathtë i cili kur kombinohet me shkronjat e, E, c, C, nxjerr ë, Ë, ç, Ç.

    Pra, për të shtypur:
    ë mjafton të shtypni alt e djathtë + e
    ç mjafton të shtypni alt e djathtë + c
    Ë mjafton të shtypni alt e djathtë + shift + e
    Ç mjafton të shtypni alt e djathtë + shift + c

    Të mirat e kësaj metode janë:
    - ndryshimi i tastierës bëhet vetëm njëherë
    - nuk duhet të këmbeni tastierat sa herë që doni të shkruani shqip
    - nuk duhet të mësoni gishtat me një tastierë të dytë
    - të gjithë tastet (gërmat) janë njësoj me përjashtim të tastit ALT të djathtë
    - është e lehtë të shkruani ë-në dhe ç-në sepse shkruhen me e-në dhe c-në.
    Varianti i perdorimit me ALT per mua eshte shume praktik. Nuk mund te ndryshoj dot komplet tastieren pasi me duhet per pune ne anlgisht por modifikimi dhe me pas perdorimi me alt qenka fantastik. Me pare i beja me ALT + NUM...

    Shume postim me vlera

  4. #64
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Edhe per mua varianti me alt eshte shume praktik dhe sme shkon mendja fare te ndryshoj ndonjeher dicka pasi me jane mesuar reflekset
    Sui generis

  5. #65
    Windows XP e ka shqipen në mundësitë e zgjedhjes së gjuhëve. E keqja me shqipen e XP është se i ka gjithë simbolet rrëmujë, sidomos y e ka z dhe z e ka y. Personalisht e përdor prektorën këtu e dy vjet gati. Merrem dhe me përkthime, por anglishten nuk e kam fare në zgjedhjen e gjuhëve, pasi prektora e ka vendosjen e gërmave njësoj si tastierat amerikane, kështu që shkruaj në të dy gjuhët pa asnjë problem.

    Dallimi i vetëm është se meqënëse nga ana praktike ë dhe ç është e domosdoshme të jenë direkt në tastierë sidomos ë-ja pasi ka shpeshtësi përdorimi (numëroni sa herë është përdorur në këtë shkrim), dhe meqënëse këto zënë vendin e kllapave katrore atëherë vetë kllapat nxirren sërish fare thjesht aty ku janë por duke shtypur tastin [ ` ] përpara. Ndryshimi kaq gogol që po diskutohet lart është një tast larg.

    Përshëndetje.

  6. #66
    biotech Maska e Atheist
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    në mal
    Postime
    141
    unë për vete e përdor ktu e 3 muaj që kur pashë këta te forumi ateizmit që shkrunin më ë dhe ç - dhe më duket e thjeshtë fare, s'do ndonjë shkencë. Biles tani nuk shkruj dot pa prektorën dhe e instaloj dhe nëpër internet caffé plus që dhe anglishten e shkru direkt po më duhen dhe ß ä ü ö për gjermanishten që i nxjerr me kombinim të thjeshtë.
    Një shëtitje e rastit në pavijonin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë — Fridrih Niçe

  7. #67
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Varianti i perdorimit me ALT per mua eshte shume praktik. Nuk mund te ndryshoj dot komplet tastieren pasi me duhet per pune ne anlgisht por modifikimi dhe me pas perdorimi me alt qenka fantastik. Me pare i beja me ALT + NUM...

    Shume postim me vlera

    Variant ALT prapë pa ë?
    Prektora

  8. #68
    Skafist i Popullit Maska e kobajashi
    Anëtarësuar
    13-06-2007
    Vendndodhja
    bora bora
    Postime
    9
    kam lap top dhe e instalova prektorën, germat ë dhe ç u instaluan..por problemi eshte se ato u instaluan tek butoni ku ndodhet shenja {[ dhe tek butoni :; .pra me pak llafe si i behet qe keto shenja ti kem diku tjeter sepse momentalisht ngaqe jane zevendesuar spo e di ku jane.flm
    Ndryshuar për herë të fundit nga kobajashi : 25-06-2007 më 15:08

  9. #69
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Jashtëzakonisht shumë falemnderit për këtë shpjegim mëse të domosdoshëm për mbarëvajtjen e gjuhës Shqipe.


    Me tastaturë gjermane qënka kollaj fare, sepse rolin e umlauteve e marrin shkronjat tona të dashura : Ë dhe Ç
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2007
    Vendndodhja
    prishtine
    Postime
    4
    si ta instaloj programin kompjuterik te drejtshkrimit

  11. #71
    Jeta ..... ka fund te keq Maska e Nessus
    Anëtarësuar
    10-06-2007
    Postime
    89
    Shkronja dhe karaktere që nuk janë në tasterë :

    Alt-0128 €
    Alt-0129 ?
    Alt-0130 ‚
    Alt-0131 ƒ

    Alt-0132 „
    Alt-0133 …
    Alt-0134 ?
    Alt-0135 ‡

    Alt-0136 ˆ
    Alt-0137 ‰
    Alt-0138 U
    Alt-0139 ‹

    Alt-0140 Œ
    Alt-0141 ?
    Alt-0142 ?
    Alt-0143 ?

    Alt-0144 ?
    Alt-0145 ‘
    Alt-0146 ’
    Alt-0147 "

    Alt-0148 "
    Alt-0149 •
    Alt-0150 –
    Alt-0151 —

    Alt-0152 ˜
    Alt-0153 ™
    Alt-0154 š
    Alt-0155 ›

    Alt-0156 œ
    Alt-0157 ?
    Alt-0158 ?
    Alt-0159 Ÿ

    Alt-0160
    Alt-0161 ¡
    Alt-0162 ¢
    Alt-0163 £

    Alt-0164 ¤
    Alt-0165 ¥
    Alt-0166 ¦
    Alt-0167 §

    Alt-0168 ¨
    Alt-0169 ©
    Alt-0170 ª
    Alt-0171 «

    Alt-0172 ¬
    Alt-0173
    Alt-0174 ®
    Alt-0175 ¯

    Alt-0176 °
    Alt-0177 ±
    Alt-0178 ²
    Alt-0179 ³

    Alt-0180 ´
    Alt-0181 µ
    Alt-0182 ¶
    Alt-0183 ·

    Alt-0184 ¸
    Alt-0185 ¹
    Alt-0186 º
    Alt-0187 »

    Alt-0188 ¼
    Alt-0189 ½
    Alt-0190 ¾
    Alt-0191 ¿

    Alt-0192 À
    Alt-0193 Á
    Alt-0194 Â
    Alt-0195 Ã

    Alt-0196 Ä
    Alt-0197 Å
    Alt-0198 Æ
    Alt-0199 Ç

    Alt-0200 È
    Alt-0201 É
    Alt-0202 Ê
    Alt-0203 Ë

    Alt-0204 Ì
    Alt-0205 Í
    Alt-0206 Î
    Alt-0207 Ï

    Alt-0208 G
    Alt-0209 Ñ
    Alt-0210 Ò
    Alt-0211 Ó

    Alt-0212 Ô
    Alt-0213 Õ
    Alt-0214 Ö
    Alt-0215 ×

    Alt-0216 Ø
    Alt-0217 Ù
    Alt-0218 Ú
    Alt-0219 Û

    Alt-0220 Ü
    Alt-0221 I
    Alt-0222 S
    Alt-0223 ß

    Alt-0224 ê
    Alt-0225 á
    Alt-0226 â
    Alt-0227 ã

    Alt-0228 ä
    Alt-0229 å
    Alt-0230 æ
    Alt-0231 ç

    Alt-0232 è
    Alt-0233 é
    Alt-0234 ê
    Alt-0235 ë

    Alt-0236 ì
    Alt-0237 ê
    Alt-0238 î
    Alt-0239 ï

    Alt-0128 €
    Alt-0241 ñ
    Alt-0242 ò
    Alt-0243 ó

    Alt-0244 ô
    Alt-0245 õ
    Alt-0246 ö
    Alt-0247 ÷

    Alt-0248 ø
    Alt-0249 ù
    Alt-0250 ú
    Alt-0251 û

    Alt-0252 ü
    Alt-0253 i
    Alt-0254 s
    Alt-0255 ÿ

    ♀Ì#♪|¦├µT↓║►
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nessus : 19-10-2007 më 15:46

  12. #72
    i regjistruar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Diku ne emigrim
    Postime
    709
    shumë faleminderit adash por deshta të të pyes se këto jan njëlloi me kur shtypim Alt+ 0235 per të nxier shkronjën ë?

  13. #73
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga elbasan Lexo Postimin
    ose

    Alt + 211 për Ë

    Alt + 128 për Ç
    Alt + 135 për ç
    Alt + 137 për ë (e vogël e shtypit)
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  14. #74
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    A mundet qe vendin ku eshte w te vendos ë?

    Ngaqe ne Word ë-ne e bej w, dhe ne fund i zevendesoj me replace. Dhe nuk mesohem dot me ë-ne diku tjeter.
    Life's too short to remove USB safely.

  15. #75
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga edspace Lexo Postimin
    Darwin,

    Tastierës Prektora i mungojnë simbolet e kllapave katrore [ ] dhe gjarpërueshe { }; dhe ka ndryshuar vendin e dy-pikave dhe pikëpresjes. Kjo e bën tastierën të papërdorshme për ata që duan të përdorin kllapat, si për shembull gazetarët, profesorët/studentët e shkencave, programuesit e kompjuterit, etj.

    Zhvendosja e dy-pikave dhe pikëpresjes i detyron përdoruesit të çmësojnë vendet e mërparshme, proces i cili zakonisht është më i vështirë se të mësosh. Ki parasysh se ky çmësim është vetëm për rastin kur ata shkruajnë shqip, se kur janë në një kompjuter me tastierën orijginale amerikane (si për shembull në zyrë), duhet të mbajnë mend se dy-pika dhe pikëpresja janë në vendet origjinale. Pra, përdoruesit duhet të ambjentohen me dy versione të ndryshme tastierash.
    Është shumë më e lehtë edspace me prektorën shqip. Ka nja dy javë që e kam instaluar në PC, dhe tashi jam mësuar shumë mirë. Problemi im (dhe i gjithë atyre që përdorin prektorë angleze QWERTY) nuk është te çmësimi i disa prekave të tjera, po përdorimi i ë-së në tekst.

    Dmth deri tani isha mësuar që ë-në dhe e-në t'i shtypja ne një buton, ndërsa tashmë duhet të mësohesha që ë-në ta shtypja te një buton tjetër. Në fillim 30% e tekstit tim kishte ë-në, ndërsa 70 % kishte germën e për ë. Po duke u praktikuar mësohesh pa problem, dhe të duket krejt natyrshëm përdorimi i kësaj shkronje të cilën e kemi nxjerrë në pension.

    Shumica e njerëzve, pjesa dërrmuese, nuk i përdor karakteret []{}, në një shkrim të zakonshëm nuk ke ku i përdor. Po edhe nëse të duhen mjafton të shtypësh njëkohësisht SHIFT ALT, dhe tastiera kthehet EN (pra anglisht), pasi mbaron punë me të njëjtë komandë e kthen prektorën në SQ (shqip).

    Vetëm me një ndryshim duhet të mësohesh: me prekën :;. Po kjo është diçka minimale, që mësohet shpejt.

    Prandaj, atyre që duan ta shkruajnë gjuhën shqipe me të gjithë shkronjat e saj, me ç e me ë, le të përdorin PREKTORËN SHQIP. Është shumë e lehtë, vetëm ditët e para janë të sikletshme, po kaq sakrificë ia vlen të bëhet.

    Po i postoj edhe një herë nyjet e prektorës shqip:

    Dy fjalë (përshkrim)

    Pamjet

    Përdorimi dhe skedari
    Life's too short to remove USB safely.

  16. #76
    S'po e kuptoj këtë problemin e {} dhe []. Këto dalin në versionin shqip dhe nuk ka nevojë ta kthesh në anglisht.

    Unë përdor versionin shqip dhe në pjesën e përparme të butonave kam shkruar ato që ndryshojnë.

  17. #77
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Une i provova te gjitha variantet qe thuhen ketu dhe nuk me dha asnje rezultat.
    Ndoshta ngaqe eshte lap-top.... ?
    Tastjera eshte per gjuhen italiane...
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  18. #78
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Çfar Lap Topi ke zulullandi se edhe unë Lap Top kam por qysh kur e bleva dhe e instalova për herë të parë më dha një opsion gjuhësh dhe unë sigurisht që zgjodha Shqipen si gjuhë të parë. Ishte pak e vështirë në fillim të mësohesha me tastjerën e re por më pëlqente pa mas kur shikoja shkronjat që i kisha mësuar kur isha 6 vjeç në Abetare. Tani nuk më bën ndonjë përshtypje dhe e përdor normalisht pavarsisht se ndonjëherë më shkon dora tek huqi i vjetër.
    Ose ndonjëherë kur jam duke shkruajtur ndonjë punë në anglisht e ngatërroj Y me Z por e korigjoj aty për aty edhe nuk është ndonjë problem
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  19. #79
    EPIROT Maska e EDLIN
    Anëtarësuar
    16-07-2007
    Vendndodhja
    ku bëhen qinglat
    Postime
    1,527
    Çdo gjë në rregull, më në fund e kuptova edhe unë si funksionon, pak e vështirë në fillim sa të ambjentohesh me pozicionin e ri të tastierës....
    Kombinimi dygjuhësh i tastierës të jep mundësinë t'a kthesh ç'do gjë si më parë...
    Sa të rrosh do mësosh..
    Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar ashtu si e krijoi natyra dhe historia - A. Frasheri

  20. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-06-2005
    Postime
    360
    Shum gjë e mir falemners
    Ndryshuar për herë të fundit nga detiad : 21-12-2008 më 19:37

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia e alfabetit të gjuhës shqipe - Stavri Skëndo
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Dy shkronjat e fundit të fjalës./ Fitues ai që mbyll lojën /
    Nga projekti21_dk në forumin Lojra dhe rebuse
    Përgjigje: 1009
    Postimi i Fundit: 14-06-2009, 08:16
  3. Si mund t'i shndërroj shkronjat normale në ***?
    Nga valdetshala në forumin Arti i programimit
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 20-11-2008, 16:46
  4. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 06-04-2006, 13:45
  5. Kodikët e Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 27-12-2005, 15:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •