Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 57
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Një i punësuar shqiptar në Itali fiton sa 4,7 shqiptarë në atdhe

    Të huajt në Itali fitojnë 973 euro në muaj, 316 më pak se kolegët e tyre italianë. Shqiptarët janë të huajt që fitojnë mesatarisht më shumë, 13.368 euro në vit.

    ITALI - Mesatarisht një i huaj në Itali fiton 973 euro në muaj, 316 euro më pak se një italian (ose -24,55). Shifra që përkeqëohen krahasuar me një vit më parë kur mesatarisht fitonin 987 euro në muaj, 294 më pak se kolegët e tyre italianë. Këto janë përfundimet e studimit të fundit të fondacionit Moressa në bazë të të dhënave ISTAT të tremujorit të fundit të vitit 2011.

    Shqiptarët janë komuniteti që mesatarisht paguhet më mirë ndër 5 komunitetet më të mëdha të të huajve në Itali, mbi 1 mijë euro në muaj, rrogat e të cilëve duken në rritje krahasuar me një vit më parë. Në fakt, sipas të njëjtit fondacion, në vitin 2010 shqiptarët fitonin mesatarisht 13.047 euro, ndërsa në 2011-tën arrijnë të marrin mesatarisht 13.368 euro në vit. Ajo që shqiptarët fitojnë mesatarisht në Itali mbetet ashtu si vitin e kaluar sa prodhimi i brendshëm bruto i krijuar nga 4,7 shqiptarë në Shqipëri. Këtë përfundim fondacioni e nxjerr duke pasur parasysh që të ardhurat vjetore të një shqiptari, punonjës i varur në Itali, për vitin 2011 ishin 13.368 euro, ndërsa prodhimi i brendshëm bruto për kokë në Shqipëri ishte, sipas fondacionit, 2.868 euro.

    Në përgjithësi, në studimin e Moressas vihen në dukje edhe dallimet në rrogë mes grave e burrave emigrantë në Itali. Kështu nëse një imigrant fiton mesatarisht 1,122 euro, një emigrante merr 790 euro në muaj.

    Dallime vërehen edhe në sektorë të ndryshëm të ekonomisë apo duke lëvizur nga një zonë në tjetrën.

    Fitojnë më shumë se të huajt e tjerë ata që punojnë në transport (mesatarisht 1.257 euro) dhe pas tyre renditen, me mbi 1.000 euro në muaj, ata që punojnë në fabrika (1.170), në ndërtim (1.159), shëndetësi (1.159) dhe tregti (1.074).

    Gjithashtu të huajt që punojnë në veri të Italisë fitojnë më shumë se ata që punojnë në Italinë e mesme dhe të jugut. Kanë rrogën më të majme të huajt në Friuli Venecia Giulia (1.113 euro në muaj), Trentino Alto Adige (1.093) dhe Lombardi (1.073) dhe fitojnë shumë pak ata që punojnë në Kalabri (674 euro në muaj), Molise (731) apo Sicili (743).

    Gratë e huaja janë ato që fitojnë më pak, mesatarisht 797 euro në muaj, ndërsa meshkujt fitojnë mesatarisht 1.135. Këto janë përfundimet e studimit të fundit të fondacionit Moressa në bazë të të dhënave ISTAT të tremujorit të fundit të vitit 2010.

    Shqiptari i Italisë
    http://www.shekulli.com.al/website/i...=89&Itemid=520

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Sa shpejt e solle lajmin e djeshem :P
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498
    Citim Postuar më parë nga saura Lexo Postimin
    Sa shpejt e solle lajmin e djeshem :P
    ma mir sot se hiqe....
    pagesa e dobte shume.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Citim Postuar më parë nga Bajraku Lexo Postimin
    ma mir sot se hiqe....
    pagesa e dobte shume.....
    Po behet keq dhe per keto ...
    vetem ata/o qe kane pune shteterore jane te sigurt tani ...
    Jo mo e thash per te qesh se e lexova dje
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  5. #5
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    se mos ishte ndonje lajm i ri ky!

    ne itali dhe greqi gjithmone emigrantet kane fituar me pak se vendasit.

  6. #6
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    900 euro ne muaj ne itali?
    E si mund te jetohet me te tille rroge?

    Wow

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    900 euro ne muaj ne itali?
    E si mund te jetohet me te tille rroge?

    Wow
    Ne Itali ka edhe me pak se aq !
    Ka dikush te me tregoje sa eshte mesatarja e rroges ne Shqiperi , per arye se po flitet qe nga ana ekonomike ka permirsime deri sa i ka kalu edhe shtetet ne rajon ?

  8. #8
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Ne Itali ka edhe me pak se aq !
    Ka dikush te me tregoje sa eshte mesatarja e rroges ne Shqiperi , per arye se po flitet qe nga ana ekonomike ka permirsime deri sa i ka kalu edhe shtetet ne rajon ?
    ne Shqiperi mbi 70% nuk paguajn qira...sepse zoterojn nje shtepi ose apartament privat.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    ne Shqiperi mbi 70% nuk paguajn qira...sepse zoterojn nje shtepi ose apartament privat.
    Rroga si eshte ?

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Statistika e ketij viti :


    Në Kosovë shkalla më e lartë e papunësisë , 45 për qind, e ndjekur nga Maqedonia me 33 për qind, me 24 për qind Bosnja, Serbi, me 19 për qind, me 13.3 për qind Shqipëri, Mali të Zi, me 11 për qind dhe Kroacia, me 9.2 papunëve për qind ..

    Une e shofi Shqiperine si shtet qe po ecen perpara me hapa te shpejta..
    Disa shtete te ish -YUG i ka lene pas per nje kohe te shkurter , qe dikur ishin EU per Shqiperine!

  11. #11
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Statistika e ketij viti :


    Në Kosovë shkalla më e lartë e papunësisë , 45 për qind, e ndjekur nga Maqedonia me 33 për qind, me 24 për qind Bosnja, Serbi, me 19 për qind, me 13.3 për qind Shqipëri, Mali të Zi, me 11 për qind dhe Kroacia, me 9.2 papunëve për qind ..

    Une e shofi Shqiperine si shtet qe po ecen perpara me hapa te shpejta..
    Disa shtete te ish -YUG i ka lene pas per nje kohe te shkurter , qe dikur ishin EU per Shqiperine!
    Ku bje shqiperia se dua te shkoj te jetoj atje

    I sjell lajmet nga 55 apo RD e KJ
    Revolution 1848

  12. #12
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    900 euro ne muaj ne itali?
    E si mund te jetohet me te tille rroge?

    Wow
    Edhe shif ca krahasimi me titullin! Lol. Hajde ti bej dhe une nje krahasim me USA - dhe nje adoleshente high school Ben me shume se ne Italy!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ku bje shqiperia se dua te shkoj te jetoj atje

    I sjell lajmet nga 55 apo RD e KJ
    Lajmi eshte zyrtar nga komisioni EU , tani ta sjelli , pa merak ti ..
    Vetem se vet bene perkthimin .

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-06-2012
    Postime
    199
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ku bje shqiperia se dua te shkoj te jetoj atje

    I sjell lajmet nga 55 apo RD e KJ
    Zgjedhe nje nga gazetat : http://www.google.com/search?q=U+reg...hrome&ie=UTF-8

  15. #15
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Po ata te punesuar qe jan ne Gjermani Norvegjo Canada USA nga sa do i binte . Po te ishte aq keq sa e paraqesin evropen disa gurbetqar e qe gjoja i dogji malli per memedhe asnjeri nuk do rrinte neper keto vende te evropes.

  16. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-07-2012
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Lajmi eshte zyrtar nga komisioni EU , tani ta sjelli , pa merak ti ..
    Vetem se vet bene perkthimin .
    ne shqiperi ka 1 milione te mjeruar te papune, 700 mije pensionista me pensione skandaloze tek 100 mije lekshi, ata qe jane ne pune marrin nje rroge afrikane prej 200 mije lekesh te vjetra( as 200 dollare), sigurisht perjashtoi rrogat e ministrave, deputeteve etc.

    papunesia eshte pafrike nja 60%.

    eshte vend ku dhe domatet dhe specat jane te importit, pra s'prodhohet asgje.

    mbijetohet vetem me para emigrantesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TROYAN : 04-08-2012 më 12:30

  17. #17
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    19-07-2012
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    900 euro ne muaj ne itali?
    E si mund te jetohet me te tille rroge?

    Wow
    pse nuk ben pyetjen si mund te jetohet ne shqiperi, me rroge 150 euro ne muaj, dhe me cmimet te pakten 30 % me te shtrenjta se te italise?

    po ja pergjigja eshte smth poetic-u con ca para te veteve ne shqiperi, po ashtu ben dhe troyan, dhe nje milion te tjere emigrante, ndryshe shqiperia vdes nga uria me keq se somalia, fati jone kemi afer europen, fat i keq i somalise ka europen larg.
    Ndryshuar për herë të fundit nga TROYAN : 04-08-2012 më 12:38

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Keto statistika nuk tregojne realitetit 100% per mua ...
    Pse ?
    Ja pse ...
    1-Shumica e shqiptareve meshkuj jane artigan e sidomos ne ndertim qe kane marre para sa jane shqepur dikur ...
    camionista qe gjithashtu paguhen mire ,pronare baresh e restorantesh etjetj
    Dihet qe kur punon per veten nuk do ti deklarosh te gjitha se te kepusin taksat kemi mesuar dhe ne nga vendasit
    2-Mund te perfitojne ne kete menyre qe e paguajne nje te huaj me pak ja shkruajne kategorin me te ulet dhe ben pune per kategorira te tjera me siper ..po kete e bejne dhe me vendasit e vet ...per te hedhur italianet jane te paret as nuk skuqen as nuk zverdhen ...por si ta hedhin edhe mund t'ia hedhesh po te duash lol
    3_I bejne kontrata ku deklarojne pak ore pune qe mos te paguajne shume taksa dikujt i leverdis kjo dikujt jo ...
    psh kush ka shtepia te shtetit nuk i leverdis qe te deklarojne shume te ardhura sepse paguajne qera me shume ...ose nuk marrin perfitimet per femijet qe kane per shkollat etjetj
    Rroga kaq te vogla kane kooperativat (qe jane societa)keto jane krijuar per te vjedhur... kane nje jete qe bejne lufte sindikatat me to per kontrata me te mira ... per rrogat e per gjera te tjera
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  19. #19
    cherry blossom girl
    Anëtarësuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095
    shumica nuk deklaron dhe punon ne te zeze...pra nuk i duhet besuar shume statistikave. gjithsesi rrogat ne pergjithesi jane te uleta ne krahasim me koston e jeteses.
    Ndryshuar për herë të fundit nga broken_smile : 04-08-2012 më 15:21

  20. #20
    Citim Postuar më parë nga Blizoo Lexo Postimin
    Shiko ketu, nuk mund te hedhesh nje lajm duke thene qe ja shikoni shqiperia ka papunsine me te ulet ne rajon, kur edhe ata qe punojne jane pothuajse te papune dhe jetojne ne mizerje. Mezi arrijne fundin e muajit nga rrogat qesharake qe marin, punojne te pa siguruar, mund te flaken ne rruge sa hap e mbyll syte, nuk kan sindikata serioze qe ti perfaqsojne denjesisht e shume e shume e shume halle te tjera per popullin fukara. Te gjitha keto qe permenda me lart i perkasin sektorit privat.
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •