Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 201 deri 216 prej 216
  1. #201
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,791
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Te thuash qe NBA eshte anti basketboll, eshte cmenduri. Fale NBA eshte rritur niveli ne gjithe boten dhe ato shtete pervec SHBA, qe kane lojtare ne NBA jane dhe skuadrat pretendente ne Olimpiada e Kampionate boterore e europiane.

    NBA eshte thjesht ndryshe nga basketbolli ne Europe. Jane dy vende shume larg njeri tjetrit dhe qe per shume kohe nuk kane pasur shume kontakt dhe jane zhvilluar ne menyra te ndryshme. Ato top 10 jane flagrante dhe gjera te tilla mundt egjesh per cdo sport ne cdo lige, por eshte e vertete qe i lejojne pak me shume ato.

    Por dhe FIBA lejon me shume faullat. Basketbolli eshte sport shume preciz ku prekja me e vogel te devijon topin dhe nuk behet kosh. Po FIBA i lejon shume goditjet e renda.

    Secili sport ecen sipas stilit te vet. Ke shembuj dhe ne futboll ku lejohet portieri te mbaj topin 20 sekonda kur lejohet vetem 6.
    flas per NBA te viteve te fundit. e them dhe e perseris. po behet cdo dite e me shume antibasketboll. e ke pare sa zgjat nje ndeshje live???
    te shkon 3 ore.
    po behet me shume si show e jo me sport.
    MENDO QE KE TIME OUT VETEM PER PUBLICITET. cfare ka te beje kjo me sportin?

    sezon ku cdo ekip ben me shume se 80 ndeshje, normalisht qe lojtaret nuk luajne duke dhene 100%... mbajne rezerva.
    nese shikon nje ndeshje te sezonit te rregullt dhe e krahason me play off, jane si dita me naten.

    nese thua qe trajtohen mese njelloj, nuk arrin te dallosh mire kur nje lojtar ben hapa ne nisje apo ne ndalese. amerikaneve u tolerohen veprime te tilla, pasi ne NBA i lejojne. mbi te gjithe lebron. ai eshte i jashtezakonshem.
    http://www.youtube.com/watch?v=EGiBX...eature=related
    Ndryshuar për herë të fundit nga the admiral : 13-08-2012 më 10:07
    Vasudhaiva Kutumbakam

  2. #202
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    3,020
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    nuk e di sa e njeh lojen e basketbollit, por e kam fjalen per HAPAT. sidomos ne nisje.
    amerikanet bejne hapa ne menyre skandaloze.
    gjera te tilla ne NBA tolerohen, pasi privilegjohet spektakli ndaj respektimit te rregullores.
    ja fut lebron 5 hapesh dhe arbitri nuk thote gje. rendesi ka qe te beje nje slam dunk spektakolar.
    ne europe arbitrat respektojne shume me teper rregulloren.
    ja c'behet ne NBA. gjera te tilla jane antibasketboll.
    http://www.youtube.com/watch?v=wSZGCfKvlTI

    p.s. pastaj talenti i lojtareve amerikan nuk diskutohet. thjeshte ajo diferenca me pjesen tjeter te botes sa vjen e zvogelohet.
    Nuk dua te kundershtoje (), por perderisa rregullat vlejne per te gjithe, d.m.th. te gjithe trajtohen njejte, atehere nuk ka rendesi te madhe, nese per spektakel tolerohet ndonje "gabim hapash"...
    Edhe lojetaret e ekipeve tjera luajn ose kane luajtur ne NBA. Pra, nuk mund te thuhet se keta nuk dine te bejne gabim ne hapa.

    Sidoqofte, ekipet tjera duhet dhene maksimumin per te mos u deklasuar nga ekipi i SHBA-ve me loje mesatare. Ne forme te mire, amerikanet jane pa konkurence.
    Kunder amerikaneve mund te fitohet vetem atehere, kur nuk i kane lojetaret me te mire, nuk e marin seriozisht kundershtarin, ekipi tjeter ka fat te madh, amerikanet luajn me nje lojetare me pake, amerikanet nuk luajn fare etj...

  3. #203
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,353
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    flas per NBA te viteve te fundit. e them dhe e perseris. po behet cdo dite e me shume antibasketboll. e ke pare sa zgjat nje ndeshje live???
    te shkon 3 ore.
    po behet me shume si show e jo me sport.
    MENDO QE KE TIME OUT VETEM PER BUBLICITET. cfare ka te beje kjo me sportin?

    sezon ku cdo ekip ben me shume se 80 ndeshje, normalisht qe lojtaret nuk luajne duke dhene 100%... mbajne rezerva.
    nese shikon nje ndeshje te sezonit te rregullt dhe e krahason me play off, jane si dita me naten.

    nese thua qe trajtohen mese njelloj, nuk arrin te dallosh mire kur nje lojtar ben hapa ne nisje. amerikaneve u tolerohen veprime te tilla, pasi ne NBA i lejojne.
    Admiral kam lozur basketboll vete, i dalloj shume mire. Ne ndeshjet e FIBA rregullat jane njesoj per te gjithe. Lejohen faulla me te renda qe nuk lejohen ne NBA, jane me strikt me 3 hapshat, lejohen me shume tu bertasin arbitrave etj etj. Thjesht arbitrojne sipas standartit te FIBA.

    Sa per kohen dhe sezonin, sic te thashe jane kultura te ndryshme. Njerezit duan me shume ndeshje dhe e mbushin stadiumin. Nese do provohej ne Europe, mbase nuk do funskiononte.

    Pastaj reklamat mbajne skuadrat me leke, normal qe do u jepet hapesire. E teprojne, por eshte pjese e sportit modern, qe po dominohet gjithnje e me shume nga leku. Por sic kane amerikanet kete, europianet kane pershembull reklamat ne bluza, apo reklama ne emrat e skuadrave, gje qe nuk konceptohet ne Amerike.

  4. #204
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Postime
    6,399

    Mbyllen Lojrat Olimpike të Londrës

    Mbyllen Lojrat Olimpike të Londrës



    Dita e fundit e Lojrave Olimpike të Londrës përfundoi me ekipin amerikan në krye të listës së medalistëve, duke fituar 104 gjithsej, nga të cilat 46 medalje ari.

    Kina përfundoi e dyta me 87 medalje, nga të cilat 36 ari. Britania e Madhe vendin e tretë për medaljet e arit, duke fituar pesë më shumë se Rusia. Rusia doli e treta për nga numri i përgjithshëm i medaljeve, ndërsa Britania e katërta. 85 vende fituan të paktën nga një medalje.

    Në përfundim të ceremonisë mbrëmë në Londër, Presidenti e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Zhak Rozhë, tha se ishte e kënaqur nga zhvillimi i Lojrave Olimpike, me përjashtim të disa shqetësimeve për shpërndarjen e biletave, dhe shprehu gjithashtu mirënjohjen për punën e mirë të organizatorëve londinezë.

    “Një fshat i shkëlqyer olimpik, pista të nivelit më të lartë, 44 rekorde botërore, 17 rekorde olimpike dhe do të thosha se shumë e shumë atletë hynë në histori”.

    Rozhë përmendi mes tyre notarin amerikan Majkëll Felps, sprinterin xhemaikan Uain Bolt dhe çiklistin britanik Kris Hoi.

    Felps fitoi gjashtë medalje në Londër, katër ari dhe dy argjendi, duke thyer rekordin me 22 medalje që mbahej nga gjimnastja sovjetike Larisa Latinina me 18. 18 nga medaljet e Felpsit janë are, dy herë më shumë se çdo atlet tjetër në lojrat olimpike.

    Ashtu si edhe në Pekin, Bolt fitoi në garat e 100 dhe 200 metërshit, si dhe mori pjesë në garën 4 x 100 metrave duke thyer rekordin botëror. Ai është i pari sprinter që fiton gjashtë medalje ari.

    Hoi fitoi dy medalje ari duke e çuar totalin e karierës së tij në gjashtë medalje, duke u bërë edhe atleti më i sukseshëm britanik i lojrave olimpike.

    Shefi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik amerikan, Scot Blakman th ase ishte i kënaqur me rezultatet e Londrës.

    “Ne prisnim shumë nga pjesëmarrja jonë në këto lojra, dhe mendoj se i kemi tejkaluar parashikimet në të gjitha drejtimet. Një nga objektivat tona kryesore ishte të shikonim sa më shumë atletë amerikanë në podiumin e medaljeve”.

    Blakman tha se duke përfshirë edhe sportet e ekipeve, më shumë se 200 atletë të Shteteve të Bashkuara u ngjitën në podium për të marë medalje ari, argjendi apo bronxi.

    Në fjalën e tij në ceremoninë e mbylljes së Lojrave Olimpike mbrëmë, kryetari i Komitetit Organizator Olimpik të Londrës, Sebastian Coe, përsëriti moton e këtyre lojreave olimpike verore, duke thënë se “fryma e kësaj olimpiade do të frymëzojë një brez të tërë”, dhe shtoi se kur i erdhi radha Britanisë së Madhe ajo bëri më të mirën.

  5. #205
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,353
    Te nje renditje qe pashe qe bente llogarine e medaljeve te fituara per numer banoresh, ishte Grenada e para, Xhamajka e dyta.

  6. #206
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    19,094
    Po Shqiperia?

    A morrem pjese?

    Sa sportiste kishim atje?

    A fituam gje?

    Sa vete kan marre rrog shteti si antar te komitetit olimpik Shqiptar gjat ketyre viteve?
    A dhan rezultat?

    Dhe.. a do shkojme ne RIO si gjith tjeret apo keshtu me turp si ne Londer?

  7. #207
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,791
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Admiral kam lozur basketboll vete, i dalloj shume mire. Ne ndeshjet e FIBA rregullat jane njesoj per te gjithe. Lejohen faulla me te renda qe nuk lejohen ne NBA, jane me strikt me 3 hapshat, lejohen me shume tu bertasin arbitrave etj etj. Thjesht arbitrojne sipas standartit te FIBA.

    Sa per kohen dhe sezonin, sic te thashe jane kultura te ndryshme. Njerezit duan me shume ndeshje dhe e mbushin stadiumin. Nese do provohej ne Europe, mbase nuk do funskiononte.

    Pastaj reklamat mbajne skuadrat me leke, normal qe do u jepet hapesire. E teprojne, por eshte pjese e sportit modern, qe po dominohet gjithnje e me shume nga leku. Por sic kane amerikanet kete, europianet kane pershembull reklamat ne bluza, apo reklama ne emrat e skuadrave, gje qe nuk konceptohet ne Amerike.
    meqe paske luajtur vete, atehere me thuaj. a nuk te duken antibasketboll gjera te tilla???

    do flasim pastaj qe ne NBA nuk mund te mbrosh si te duash???
    deri para pak kohesh nuk lejohej fare mbrojtja ne zone (sepse cenon spektaklin). mbrojtje qe mundet kryesisht me gjaujtje nga jashte e jo me slam dunk spektakolare.
    pra nje ekipi i impunohet menyra se si do mbroje. vetem vitet e fundit kane filluar ta lejojne disi.

    ne europe nuk i jepet perparesi spektaklit. mbetet sporti ne plan te pare. eshte e paimagjinueshme qe te ndyshohen rregullat vetem per hater te reklameve.

    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Nuk dua te kundershtoje (), por perderisa rregullat vlejne per te gjithe, d.m.th. te gjithe trajtohen njejte, atehere nuk ka rendesi te madhe, nese per spektakel tolerohet ndonje "gabim hapash"...
    Edhe lojetaret e ekipeve tjera luajn ose kane luajtur ne NBA. Pra, nuk mund te thuhet se keta nuk dine te bejne gabim ne hapa.
    nuk eshte aspak ashtu, pasi europjanet qe luajne ne NBA jane formuar ne europe.
    dikush qe nuk ben rregullisht hapa deri ne moshen 20-22 vjec, nuk fillon t'i beje me vone. jane gjera qe mesohen qe ne minibasket.
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #208
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,353
    Citim Postuar më parë nga the admiral Lexo Postimin
    meqe paske luajtur vete, atehere me thuaj. a nuk te duken antibasketboll gjera te tilla???
    http://www.youtube.com/watch?v=hH73R9GIbXg
    do flasim pastaj qe ne NBA nuk mund te mbrosh si te duash???
    deri para pak kohesh nuk lejohej fare mbrojtja ne zone (sepse cenon spektaklin). mbrojtje qe mundet kryesisht me gjaujtje nga jashte e jo me slam dunk spektakolare.
    pra nje ekipi i impunohet menyra se si do mbroje. vetem vitet e fundit kane filluar ta lejojne disi.

    ne europe nuk i jepet perparesi spektaklit. mbetet sporti ne plan te pare. eshte e paimagjinueshme qe te ndyshohen rregullat vetem per hater te reklameve.



    nuk eshte aspak ashtu, pasi europjanet qe luajne ne NBA jane formuar ne europe.
    dikush qe nuk ben rregullisht hapa deri ne moshen 20-22 vjec, nuk fillon t'i beje me vone. jane gjera qe mesohen qe ne minibasket.
    Anti basketboll mund te quhet ai grushti i francezit kunder Spanjes. Qe ne NBA zakonisht do ishte perjashtuar direkt lojtari.

    Sic te thashe, lejohen me shume disa gjera, e nuk lejohen te tjera ne NBA. Luhet shume me shpejt ne Amerike dhe prandaj hapat e shumte jane me normale, dhe faullat e renda shume me te rrezikshme. Prandaj lejohen me shume hapat, dhe nuk lejohen shume faulla qe ne Europe lejohen. Por nuk eshte se ne NBA ecin te gjithe me top ne dore, thjesht tolerohet ndonje me shume.

    Ajo qe thua eshte illegal defence, dhe eshte pikerisht per te shtuar spektaklin. Po ashtu dhe 3 sekondshi poshte koshit, gjysme rrehti poshte koshit etj etj. Sporti eshte spektakel. Prandaj dhe rregullat ndryshojne vazhdimisht ne basketboll, futboll e cdo sport tjeter. Sporti nuk luhet qe te nxjerri inatin Lebron kunder Kobe, apo Ronaldo kunder Messi, por per tu kenaqur publiku. Fakti qe NBA eshte liga #1 tregon se ja kan arritur qellimit qe te jene liga me terheqese. Ka ngritur nivelin e basketbollit ne bote, keshtu qe vetem anti basketboll nuk eshte. Thjesht zhvillohet ndryshe nga basketbolli i FIBA dhe ka shume rregulla ndryshe.

    Gjithesesi secili ka shijen e vet. Mua me pelqen NBA, ty mbase te pelqen ndonje lige Europiane. Secili shikon ate qe preferon, sic shikon njeri Premiership e tjetri Serie A.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 13-08-2012 më 11:15

  9. #209
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,353
    Renditja perfundimtare - Top 20


  10. #210
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    3,020
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    Po Shqiperia?

    A morrem pjese?

    Sa sportiste kishim atje?

    A fituam gje?

    Sa vete kan marre rrog shteti si antar te komitetit olimpik Shqiptar gjat ketyre viteve?
    A dhan rezultat?

    Dhe.. a do shkojme ne RIO si gjith tjeret apo keshtu me turp si ne Londer?
    Shqiperia edhe 100 vitet e ardhshme nuk fiton gje, nese nuk ka bashkim kombetar, nuk ka me shume krenari nacionale, me shume investime serioze dhe me shume seriozitet ne te gjitha fushat...

  11. #211
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,353
    Bonuset per atletet qe fitojne medalje ari, ndryshojne nga shteti ne shtet. Singapori qe nuk ka marre asnjehere medalje ari, ofron $800,000. Italia $182,000, Rusia $135,000, Kina $51,000, SHBA $25,000 dhe Britania e Madhe asgje. Por Britania ofron mundesine e fotos se sportistit ne pulla.

    Megjithate keto jane bonuse direkt nga komitetet olimpike pasi sportistet mund te perfitojne me shume nga fama dhe reklamat. Michael Phelps si psh ka nje pasuri pre 45 milion nga noti.

    http://www.investopedia.com/financial-edge/0812/Does-A-Gold-Medal-Guarantee-Riches.aspx#axzz23RNXHW1V

  12. #212
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    3,020
    Citim Postuar më parë nga Qyfyre Lexo Postimin
    Bonuset per atletet qe fitojne medalje ari, ndryshojne nga shteti ne shtet. Singapori qe nuk ka marre asnjehere medalje ari, ofron $800,000. Italia $182,000, Rusia $135,000, Kina $51,000, SHBA $25,000 dhe Britania e Madhe asgje. Por Britania ofron mundesine e fotos se sportistit ne pulla.

    Megjithate keto jane bonuse direkt nga komitetet olimpike pasi sportistet mund te perfitojne me shume nga fama dhe reklamat. Michael Phelps si psh ka nje pasuri pre 45 milion nga noti.
    ...
    Cka ofron Shqiperia...
    Fotografi me Sali Berishen ne pulla postale!?

    Pa investime paraparake ne infrastrukture, organizim dhe talenta, shuma e premive per fitore nuk sjelle asgje...

  13. #213
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,353
    Citim Postuar më parë nga Antiproanti Lexo Postimin
    Cka ofron Shqiperia...
    Fotografi me Sali Berishen ne pulla postale!?

    Pa investime paraparake ne infrastrukture, organizim dhe talenta, shuma e premive per fitore nuk sjelle asgje...
    Pak investim dhe perqendrim ne 2-3 sporte individuale besoj se do na sillte ndonje medalje.

  14. #214
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2002
    Postime
    6,399
    Perseri lojrat olimpike mbyllen ne menyre Masonike

    E hatashme

    Nuk e kuptoj se cfar mesazhi duan te percjellin ne nje eveniment te tille masiv

    Ai bingbengu nuk u shemb gje

  15. #215
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Postime
    6,353
    FIBA po mendon te propozoje futjen e basketbollit 3vs3 ne Lojtar Olimpike te 2016

  16. #216
    i/e regjistruar Maska e Leo_uk
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Postime
    150
    Atmosfera ishte shume e bukur ne Londer gjate Olimpiades... por nuk gjeje dot bileta..
    I want to know God's thoughts...the rest are details.

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •